ME DENIMIN E FATOS NANOS,
PD-ja SYNON TË ELIMINOJË
ALTERNATIVAT E TJERA POLITIKE
- Vendimet e gjyqve - farsë nuk mund ta mbyllin «Çështjen Nano» -
Certifikata juridike që pushteti hodhi në dorë me një firmë të gjykatësit Bendo, nuk arrin ta bindë Evropën dhe politikanët e saj mbi fajësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano. Ndërsa pushteti i Berishës nxit(o)het dita e më tepër, Evropa vazhdon të tregojë durim dhe të dërgojë shanse korrigjimi. Për të karterën herë në tavolinën e politikës evropiane «Çështja Nano», do të zërë vendin e një problemi të rëndësishëm. Deri tashmë e pashkuar nga pushteti dhe qeveria shqiptare, për këtë rëndësinë e saj shumë shpejt u kthye në një çështje debati edhe për politikën evropiane.
Organizma, politikanë, shoqata, parti politike brenda dhe jashtë vendit reaguan menjëherë ndaj arrestimit të kryetarit të PS-së Fatos Nano. Në arrestimin e tij, ata shikonin shkallëzimin në rritje të persekutimit politik të kundërshtarëve nga partia e pozitës. Duke e konsideruar atë si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, jo vetëm protestuan por kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm, duke shënuar kështu hapin e parë të korrigjimit dhe të vënies në jetë të një demokracie moderne. Unioni Ndërparlamentar i Gjenevës, e konsideroi arrestimin dhe mbajtjen në burg të Kryetarit të Partisë Socialiste shqiptare si një rast të paprecedent të paligjshëm dhe politik. Votimi në Parlamentin Evropian dhe kërkesa e tyre drejtuar qeverisë shqiptare duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, ishte një tregues i rëndësishëm që vërtetonte atë se për Evropën arrestimi dhe burgosja e tij ishin vetëm për motive politike. Ndërsa pushteti në Shqipëri, në ditët e marsit, nën ngjyrën blu të politikës bënte gjyqin ndaj Fatos Nanos, parlamentarët e Evropës e diskutuan përsëri, kësaj radhe në Paris «Çështjen Nano» duke ripërsëritur qëndrimin e tyre të mëparshëm. Por edhe pse shteti shqiptar mendon se me një vendim gjyqi mbyllen të gjitha shtigjet, Evropa ka të tjera koncepte. Ndërsa dosja Nano ka marrë rrugën drejt Gjykatës së Apelit për të marrë «bekimin», Evropa përsëri dërgon sinjalin: Nga 11-14 korrik 1994 përsëri në Gjenevë Unioni Ndërparlamentar do të diskutojë për Kryetarin e Partisë Socialiste Shqiptare.
Përballë gjithë këtij interesimi në rritje nga ana e institucioneve evropiane, qeveria shqiptare vetëm ka heshtur ose ka kundërshtuar. Sinjalin e saj të parë e dha z. Brozi, kur e quajti Rezolutën e Parlamentit Evropian ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Vinë më pas «argumentet» që zoti Arb(n)ori u bëri këtyre institucioneve me «dijeninë» e Kryesisë së Kuvendit Popullor, për të përfunduar me «zotimet» që Presidenti i vendit Berisha bëri për një gjyq të hapur e transparent.
Si përfundoi gjyqi Nano- Si një komedi groteske për ata që e inskenuan e zbatuan. Gjyqi ndaj tij bindi edhe njëherë të gjithë se Fatos Nano nuk është futur në burg për aktet abuzive dhe të pabazuara në prova që i bëhen, por vetëm si kundërshtar i regjimit, i Kryetarit i Partisë Socialiste Shqiptare që me votimin për pushtetin lokal, i tregoi Partisë Demokratike se së afërmi do të vinte në pushtet Fatos Nano u arrestua padrejtësisht, u burgos padrejtësisht dhe së fundi për të plotësuar pjesën e fundit të skenarit u dënua padrejtësisht për të plotësuar orkesën e disa segmenteve ekstrem(e) në radhët e pushtetit dhe Partisë Demokratike që terrorizohen dhe trem(b)rohen në kuptimin e plotë të fjalës, nga autoriteti në rritje i Partisë Socialiste.
Arrestimi dhe dënimi i tij edhe pse nuk i arriti qëllimet e veta për të përçarë dhe shkatërruar opozitën dhe veçanërisht PS-në, bindi në Evropën, në atë që pushteti i sotëm, do të eliminojë të gjitha alternativat e tjera politike. Dënimi i Fatos Nanos është barometri politik i gjendjes së sotme në Shqipëri, është treguesi më i qartë i asaj se këtu po shkelet të drejtat dhe liritë themelore të njeriut që përbëjnë alën e një demokracie bashkëkohore.
Për fatkeqësinë e «skenaristëve» të proces(e)ve të tilla, nga kjo betejë Partia Socialiste doli më e fituar. Llogaritë që bëri PD-ja, Sali, Cela e «ideologë» të tjerë të kampit «Anti Nanonist» dolën bosh. Jo vetëm populli nuk u bind në vërtetësinë e akuzave të tilla, por edhe Evropa e institucionet e saj demokratike e denoncuan atë që në ditën e parë si një proces të montuar politik që shërben për të plotësuar ork(e)s(t)rën e grupeve të caktuara në radhët e pushtetit.
Ndërsa pushteti shqiptar mendon se me vendimet e gjyqve «Çështja Nano» mbyllet njëherë e mirë. Evropa vazhdon të ndihmojë duke dhënë rast(e) korrigjimi. Sot që më shumë se kurrë, duam të ftuemi brenda portave të Evropës dhe nuk do e dëgjojnë zërin e tyre. Me mbrojtjen e Fatos Nanos ata duan të mbrojnë demokracinë e re shqiptare që po e marrin në këm(b)ë, ata duan të mbrojnë drejtësinë e re dhe duan që t’i japin asaj vlerat e vërteta, ata duan t’i kthejnë në populli të zgjedhin shoqëritë e më të nesërme më të mirë. Ndërsa për Evropën është a qartë se kjo çështje përfundon vetëm me daljen e Fatos Nanos si i pafajshëm nga burgu, pozita shqiptare ka të tjera mendje. Edhe pse korruptura mban titullin «Onozitar» por vëllezër, themi është ndryshe, bile këtë e di Evropa, pasi ka lexuar deklaratat e Berishës në «La stampa».
Fshtë hera e katërt që po flet, dhe duhet dëgjuar. Ata do të flasin për herë të pestë, gjashtë. Deri sa të binden se në Shqipëri po ndërtohet një demokraci e vërtetë.
ARDIAN MYSLYMI
përi në ditët e marsit, nën ngjyrën blu të policisë bënte gjyqind ndaj Fatos Nanos, parlamentarit të Evropës dhe mendon se me një vendim veçanërisht PS-në, bindja dhe Evropën, në atë se tjera politike. Dënimi i Fatos Nanos është barometri Ata do të flasin për herë të besët, gjithashtu. Deri sa të bindën MYSLYMI vështirë të identifikohet, meqë është në po punojmë për këtë, sepse e konsiderojmë rast skandaloz rrëzimin e nëpunësit të shtetit, thotë lidhur me këtë incident
shtëpia në zyrë e anësjellës, drejtorë ndërmarrjesh. Mirëpo ne kemi këq sepse s’kemi çfarë t’i paguajmë.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Takim me përfaqësues të shoqatës kineze për Mirëkuptim Ndërkombëtar
Zëvendëskryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Dr. Servet Pëllumbi priti në selinë e Partisë grupin kinez të Shoqatës për Mirëkuptim Ndërkombëtar të kryesuar nga zoti Zhao Pingsheng, anëtar i Këshillit Drejtues të Shoqatës.
Dr. Pëllumbi pasi vlerësoi vizitën e suksesshme në Kinë, vitin e kaluar të delegacionit të PSSH të kryesuar nga kryetari i saj Fatos Nano, me ftesë të kësaj shoqate, informoi miqtë kinezë për pikëpamjet e PS të Shqipërisë për zhvillimet e brendshme të Shqipërisë dhe për aspektet të politikës së jashtme.
Në kuadrin e orientimit Europian të Shqipërisë, tha dr. Servet Pëllumbi, Partia Socialiste ka vlerësuar dhe ka kërkuar që, pa asnjë paragjykim, të ripërterihen marrëdhëniet me Kinën. Në kemi çmuar vizitat e pushtetarëve të lartë shqiptarë në Kinë, por natyrisht presim edhe rezultate konkrete nga to.
Partia Socialiste ka vlerësuar arritjet e mëdha të Kinës dhe ritmet e larta të zhvillimit ekonomik të vendit, në rrugën e reformave. Nga këto zhvillime, po mësojnë vende të zhvilluara: duhet të mësojë edhe Shqipëria. Kina mund të ndihmojë shumë Shqipërinë, veçanërisht në raktivizimin e asaj ekonomie dhe teknologjie që ka ndërtuar vetë këtu. Populli shqiptar, pavarësisht nga zhvillimet që morën marrëdhëniet shqiptaro-kineze në vitet 70-80 si rezultat i konflikteve ideologjike dhe i paragjykimeve të diktaturës, ruan një ndjenjë mirënjohjeje dhe dashurie për popullin kinez, çmon ndihmën e pakursyer të dhënë në ekonomi e në fusha të tjera, Populli i Kinës është një popull me traditë të shquar kulturore, me vullnet të madh dhe fantazi krijuese që po e radhit Kinën ndër vendet më të zhvilluara ekonomike në botë.
Në kemi vlerësuar e vlerësojmë gjithashtu rolin e Kinës si anëtare e Këshillit të Sigurimit dhe përpjekjet e mëdha të saj për paqen dhe stabilitetin, veçanërisht në rajonin e Azisë Juglindore.
Nga ana e tij, zoti Zhao Pingsheng, pasi falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe bisedën e hapur, informoi për situatën aktuale në Kinë dhe arritjet e mëdha në rrugën e reformave, të zhvillimit ekonomik-social etj.
Ne i çmojmë tha ai, marrëdhëniet në Shqipërinë mike, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë për rimëkëmbjen e ekonomisë, të zhvillojnë një bashkëpunim të programuar dhe të nxjerrin ajër e firmave dhe investimeve kineze në Shqipëri. Populli kinez ruan ndjenja të sinqerta të miqësisë e mirëkuptimit për popullin shqiptar dhe ato ne duhet të punojmë për t’u çuar më përpara.
Në këtë takim që u zhvillua në një frymë të ngrohtë e miqësore, morën pjesë Gramoz Ruçi, Bashkim Zeneli dhe kryeredaktori i gazetës «Zëri i Popullit» Thoma Gëllçi.
Grupi i miqve kinezë shoqërohej në këtë takim nga sekretari i parë i ambasadës kineze në Tiranë, He Liangsheng.
Zyra e shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste
Qellohet me grushta drejtori i drejtorisë së arësimit
SHKODER
Qellohet me grushta drejtori i drejtorisë së arësimit
Në mëngjesin e ditës së premte, punonjës i komisar(i)atit të policisë, pranë farmacisë në lagjen «Qemal Stafa» të qytetit të Shkodrës, një person ka qëlluar me grushta drejtorin e drejtorisë së arsimit të këtij rrethi, z. Besnik Bekteshi, i cili po shkonte në zyrë si zakonisht. Personin në fjalë, z. Besnik ka pohuar se nuk e njihte. Ai mundi të largohet ç’ka tani është vështirë të identifikohet, megjithëse ne po punojmë për këtë, sepse e konsiderojmë rast skandaloz rrahjen e nëpunësit të shtetit, thotë lidhur me këtë incident një punonjës i komisariatit të policisë, pavarësisht se s’mund ta ketë në shërbim si nxitje. Ndërsa një punonjës i administratës së komitetit, duke komentuar këtë fakt si presion të hapur, shton se mos vallë duhet që edhe ne tani të sigurojmë shoqërues privatë për të na shoqëruar nga shtëpia në zyrë e anasjelltas, pasi me ç’kam dëgjuar, kështu e kanë zgjedhur këtë disa drejtori ndërmarrjesh. Mirëpo ne kemi keq sepse s’kemi me çfarë t’i paguajmë.
Korresp i «Zërit të popullit»
Kronikë
ME KUVENDIN POPULLOR
Të enjten para dite parlamenti u muar me diskutimin e dy projekteve ligjeve. Projekt ligji i parë kishte të bënte me disiplinën në shitjes së mallrave me pakicë dhe me shumicë nga tregtarët shqiptarë.
Sipas tij, tregtarët detyrohen me ligj të afishojnë çmimet e shitjes së mallrave të tyre nëpërmjet etiketave të dukshme.
Projekt ligji i dytë kishte të bëntë me një ndryshim në ligjin mbi partitë politike.
Ndryshimi bëhet në pjesën ku sanksionohen rregullat për subvencionimin e partive politike nga shteti.
Kundërshtimet më të mëdha ndaj këtij ndryshimi i shpreu z. Arben Imami. Sipas tij nuk ka arsye të motivuara për ndryshimin e ligjit ekzistues i cili është miratuar me konsensus midis partive. Ky ndryshim sipas Imamit, pengon konsolidimin e partive të vogla të cilat i dëshën Shqipërisë e cila është në fazën e parë të pluralizmit. Nga ky ligj, tha Imami, fitojnë partitë që janë në koalicion me Partinë Demokratike si PSD-ja dhe PR-ja të cilave partia në pushtet me këtë ligj iu jep një lloj ryshfeti ose rroge. Ai kërkoi që fondet për partitë politike të jepen sipas numrit të deputetëve që kanë në parlament.
Grupi socialist nëpërmjet Leonit ev Çukit duke u shprehur në parim në favor të ligjit i cili synon të rregullojë më mirë shpërndarjen e fondeve, shprehu edhe disa rezerva. Sipas tij ndryshimi i ligjeve të tilla duhet të bëhet me shumë kujdes dhe kur ka arsye të motivuara sepse mund të krijohen precedentë për të ndryshuar edhe ligje të tjera të rëndësishme të miratuara më parë me konsensus. Gjithashtu ndryshime të tilla nuk duhet të prekin interesat e partive të caktuara, të krijojnë dyshime tek njëra parti ose privilegje për një parti tjetër.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Arben Xhaferi dhe Menduh Thaçi janë në Tiranë
Parti në ekzil apo ...
U bënë disa ditë që në Tiranë ndodhet një delegacion i PPD-së.
Është fjala për partinë e shqiptarëve në Maqedoni, pra për gjysmën e saj të ashtuquajtur krahu radikal me seli në Tetovë që kryesohet nga Arben Xhaferi e Menduh Thaçi.
Gjatë këtyre ditëve delegacioni ka patur takime intensive me Eduart Selamin, Tritan Shehun, me deputetë të PD dhe ndoshta edhe me vet kryetarin e shtetit zotin Sali Berisha; i cili po këtë ditë pranoi tjetër kredencialet e ambasadorit të Republikës së Maqedonisë në Tiranë.
Asnjë gazetë nuk shkroi për këtë delegacion. As radioja e Televizioni nuk foli. Pse? Si shpjegohet kjo heshtje kur më parë, çdo vizitë e tyre është pritur me tamtame dhe është pasqyruar hollësisht në TV.
Delegacioni qëndron në vilën 30. Ndoshta sot është larguar. Ndoshta është përsëri aty. E ku ta dish. Vila ruhet me ushtarë e punonjës të SHIK-ut. Po ndoshta janë nisur për Tetovë e mund të kenë qëndruar në Durrës apo Pogradec në rezidencat qeveritare siç i quajnë sot ish vilat e bllokmenëve. Ndoshta pas disa ditësh gazeta e partisë në pushtet e RTV do të thonë: «Bëri një vizitë miqësore në vendin tonë...» njësoj si verbohej dikur për grupet e partive m-l që mbaheshin ilegal e majmeshin vilave të bllokut në Durrës, Vlorë, Pogradec e gjetkë.
Pritja dhe përcjellja e njëri grup të PPD nga Maqedonia nuk ka asgjë të keqe. E keqja qëndron tek heshtja dhe fshehtësia. Aq më keq në se ato bëhen në kurriz të të tjerëve.
G. V.
Çfarë thuhet në një deklaratë të Këshillit Sindikal të rrethit të Laçit
Në një deklaratë të Këshillit Sindikal të rrethit të Laçit, ardhur në redaksinë e gazetës, sonë thuhet ndër të tjera se duke analizuar gjendjen ekonomike e sociale të punonjësve të rrethit këshilli sindikal konstaton; së pari, papunësia në rrethin e Laçit sa vjen e shtohet, si rezultat i privatizimit pa kriter të ndërmarrjeve ekonomike e bujqësore.
Deri tani kjo shifër arrin deri në 21 mijë të pa punë, pa përmendur e papunësisë sezonç, çdo ditë po u ndërpritet ajo. Së dyti; ligji për tokën sidomos në ish-NB-të akoma nuk është zbatuar, në një kohë që raporton në shifrat e 90 përqindshit dhe punëtorët e këtyre ndërmarrjeve nuk marrin në të shumtën e rasteve as asistencë e as përkrahje sociale. Së treti, gjendja e shërbimit shëndetësor, sidomos ai spitalor në rreth është i ulët si rezultat i mungesës së lokaleve dhe të pajisjeve. Së katërti, si pasojë e një politike doganore, që nuk mbron prodhimin e plehrave fosfatike e kimike në përgjithësi uzina e superfosfatit po shkon drejt mbylljes. Së pesti, vendimi ne qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, vajgurit druve të zjarrit; shërbimeve telefonike i konsiderojnë si masa shtrënguese për masën e njerëzve. Së gjashti shërbimet e tjera nuk përballojnë mundësi reale ekonomike të qytetarëve pasi tarifat e tyre janë në shifra shumë të larta.
Këshilli sindikal i rrethit të Laçit duke patur parasysh gjithë këto probleme e sa e sa të tjera aktualisht shqetësuese për jetën e njerëzve u bën thirrje organeve të pushtetit në të gjitha instancat që të tregohen më të matur në veprimtarinë e tyre pushtetare, me qëllim që t’i shërbehet në mënyrë demokratike njerëzve e jo të merren masa shtrënguese duke bërë jetën të pa përballueshme për ta.
BEKTASH ZENELI
Prokuroria në kopshtin e fëmijëve
Në hyrje të Bulqizës, dua metra nga rruga, një godinë trekatëshe me tulla silikate tërheq vëmendjen e kalimtarëve me ballkonet e mbuluara me tenda blavarbe.
«Tash kthemi nga bosht, Bomba... ku nuk lidhej me dimrin e njohur të Bulqizës por me një alarm të...». [pjesërisht e palexueshme]
Në vend të fëmijëve, në dhoma, sallone e ballkone, thuhet e tutje të kishte pajisje prokurorie dhe të bandosur. Një arkë... [pjesërisht e palexueshme]
Pushteti lokal në Bulqizë, me një numër të madh ndërmarrjesh, sektori e objekte socialkulturore në dispozicion (si rezultat i shprëndarjes së tyre) e më të tadhës (dhe më të lehtë) gjeti rrugën e heqjes së fëmijëve nga kopshti i tyre me morgje me avull për të gjetur vend prokurorie.
Kjo në Bulqizë është cilësuar si «gjetje e shkëlqyer» për faktin se fëmijët nuk dinin të flisnin, të bëjnë peticione apo greva.
Prokuroria mund ta zhvillojë punën në qetësi të plotë.
ZALLI
BULQIZË, 4 ...
Lidhjet dhe komunikimi i parlamentarëve me zgjedhësit
- Seminar i IRI në Elbasan -
Përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan organizuan më 22 Prill, në sallën e shtëpisë së kulturës në Elbasan një seminar, i cili kishte në qendër të tij komunikimin e parlamentarëve me zgjedhësit.
Merrnin pjesë deputetë të Kuvendit Popullor, përfaqësues të partive politike të rrethit të zgjedhur në organet e pushtetit dhe të tjerë.
Përfaqësuesit e Institutit Republikan, pasi në atë ekspozitë të shkurtër mbi historinë e IRI-t dhe të rëndësisë e tij në Shqipëri, u paraqitën pjesëmarrësve temat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me demokracinë, p.sh. rregullorja e shumicës; të drejtat e minoriteteve; rregullorja e ligjit; roli i organit legjislativ në demokraci dhe të drejtat ndërmjet të zgjedhurve dhe zgjedhësve.
Dy referatë kryesorë, të mbajtur nga specialistë të mirënjohur amerikanë të fushave përkatëse, u ndalën në rolin dhe detyrat e parlamentarëve, rrugët dhe praktikat konkrete të komunikimit të tyre me zgjedhësit.
Referuesit theksuan përgjegjësitë e parlamentarëve në sistemin demokratik pluralist, reagimin e zgjedhësve për punën e tyre, përgjegjësinë që ka shumica për politikën e qeverisë alternativa që duhet t’i ofrojnë minoranca partitë së shumicës, rolin e masmedia së pavarur etj., etj.
Duke u ndalur në problemet specifike të punës së parlamentarëve, u krijuan i grupeve këshillimore nga çdo deputet për marrjen informacioni dhe zgjidhjen e problemeve në zonën e tij elektorale u bllatuan praktika amerikane dhe ato e parlamentare shqiptare. Deputetët e Kuvendit Popullor të PS, PD, PSD, PR sollën para auditorit praktikën e komunikimit të tyre me elektoratin. Me këtë rast pjesëmarrësit e seminarit u drejtuan mjaft pyetje deputetëve me synimin që praktikat e tyre të komunikimit me elektoratin të mund të pasurohen me disa nga praktikat dhe përvojën e komunikimit të kolegëve të tyre në SHBA.
Ndërsa specialistët amerikanë, me pyetjet që u drejtuan deputetëve të Kuvendit tonë Popullor dhe pjesëmarrësve të seminarit, krijuan klimën e një debati mjaft të lirë, ku u nënvizua edhe njëherë përmes fakteve konkrete përfundimi se deputetët janë shërbëtorë të popullit ata duhet të mbartin shqetësimet e popullit e t’i çojnë ato në parlament e qeveri duke theksuar ndërlikohen e konfliktin e madh që ekziston midis mes partive që përfaqëson deputeti nga njëra anë dhe zgjedhësit nga ana tjetër.
SEJDIIN CEKANI