26/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 prill 1994

ZGJEDHJET E REJA TË PARAKO-HESHME RRUGA E VETME E ZHBLLOKIMIT TË SITUATËS SË SOTME POLITIKE

ZGJEDHJET E REJA TË PARAKO- HESHME RRUGA E VETME E ZHBLLOKIMIT TË SITUATËS SË SOTME POLITIKE Nuk është aspak e vështirë të kuptohet tensionimi politik i situatës, bllokimi i jetës politike dhe i demokracisë në vendin tonë. Ka në fakt një krizë që kalon shoqëria jonë sot. Kriza politike është më e mprehta. Atë e mprehin më tepër edhe rritja drastike e çmimeve, mungesa e investimeve të rëndësishme, mungesa e prodhimit industrial të vendit ose përmasat e vogla të tij; papunësia dhe kostoja e lartë e jetesës, pasiguria e kriminaliteti në rritje. Nga karakteri dhe përmasat e saj kjo krizë përmban rrezike shpërthyese e me pasoja të rënda. Elementë sintetikë, sasiore e cilësore të kësaj krize tashmë nuk mund të kundërshtohen apo të mbulohen. 1. Koalicioni qeveritar, siç e deklarojnë dhe drejtues të partive pjesëmarrëse në koalicion, është në krizë. Mbajtja me vështirësi të mëdha. Tendenca e kësaj krize është mosadministrimi dhe acarimi i mëtejshëm. Shpresat e zymta për të mënjanuar këtë krizë koalicioni, të shoqëruara me thirrjet «na zgjeroni karriget për në qeveri» janë utopike. Nuk i besojmë as ata që i ëndërrojnë. Koalicioni qeveritar; në fakt, siç është shprehur shpesh nga vetë koalicionistët, që qenë më shumë fiktiv se efektiv. Më saktë duhet thënë se ashtu siç u nis ashtu po bitiset. Koalicionit qeveritar, siç u krijua, i mungon baza reale objektive. Kjo kuptohet qartë po të mbahet parasysh fakti që Partia Demokratike ka shumicën absolute parlamentare. Pra, koalicioni që lindi, më tepër, ishte i stisur se sa i nevojshëm. I mungonte elementi i rrugës së domosdoshme për krijimin e tij. Koalicioni krijohet e qëndron vetëm mbi bazën e nevojës së domosdoshme për ta krijuar atë. Kjo nevojë dhe e mban atë, ndryshe ai prishet. Në rastin konkret asgjë nuk ndodh në rast largimi nga koalicioni qeveritar të ndonjë force tjetër politike veç PD, aq më tepër që një nga forcat politike, pjesëmarrëse në parlament, nuk ka mundësinë të formojë as grup parlamentar. 2. Partia në pushtet kaloi një proces përçaktimi të identitetit të saj politik dhe vazhdon kriza brenda saj. Diskutimet për identitetin politik të saj «i qender demokratike» apo e djathtë treguan se nuk ishin diskutime akademike. Ato ishin luftë e brendshme. Ato s'punë në krjillimin e dy partive të reja politike që dalin prej saj, të PAD dhe siç del nga shtypi të partisë demokratike të djathtë. Në kushte të tjera këto procese kanë vlerën e normalitetit. Përsa këtu ekistojnë përmes fraksionesh që herë acarohen e herë paqen. Në jetën e PD këto procese u përcollën me dhimbje, me acarime, etiketim dhe cilësime «armiq», «puhadore» etj. Këto vlerësime nuk mund të jenë pjesë e një normaliteti. 3. Është fakt real që në 22 mars Partia Demokratike realizoi një mbështetje të gjerë të elektoratit. Por në vazhdim u zhvillua një proces që kishte si prirje ngushtimin e kësaj mbështetjeje e përkraheje e quajtur e evidentuar brenda atij viti në zgjedhjet e 26 korrikut për organet e pushtetit lokal. Vazhdon pa u ndalur procesi i zhgënjimit ndaj qëllimeve e premtimeve të bëra nga PD dhe ai i ndryshimit të elektoratit, vendit dhe rolit të forcave politike në jetën politike të vendit. Megjithatë, nisur nga rezultatet e zgjedhjeve të 22 Marsit gradualisht e pa u ndalur u ravijëzua pozicioni politik që i atribuohet PD monopolin e bërjes së demokracisë, monopolin e së vërtetës. Në mjaft raste drejtues të PD, në mbledhje e kanë shpallur se PD ka mandatin e 22 Marsit dhe gëzon besimin e popullit që të bëjë demokracinë në Shqipëri. 4. Në jetën politike të vendit tonë erdhën duke u përvijuar prirja e ngushtimit të hapësirës së ekzistencës dhe veprimit të opozitës që po shkon drejt mohimit dhe eliminimit të saj. Çdo qëndrim ose pohim që vjen ndësh me atë të PD të pushtetit të saj, vlerësohet me egërsi si antidemokratik, madje antikombëtar. Mbi të gjitha ata që mendojnë ndryshe nga PD e regjimi në fuqi qofshin individë, gazetarë, politikanë deputetë apo parti politike, dërdhen sharjet, fyerjet, goditjet me levë arrestimet e burgosjet. Nga forcat politike në qendër të luftës së egër politike janë vënë Partia Socialiste, PAD etj. Qëndrimet e mbrojtura deri më sot ndaj partisë socialiste, që nga etiketime ndaj saj si «sllavokomuniste», «puniste» etj, sulmi brutal ndaj udhëheqjes së saj e përpjekjet për të parçuar, arrestimi, burgosja e dënimi i Kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, mohimi absurd i kërkesave të Partisë Socialiste për tubime e manifestime paqësore në sheshet publike e deri te dhunimi herë pas here i selive të partisë socialiste nga organet e rendit, etj tregojnë qartë synimet për ta copëtuar e likujduar partinë socialiste dhe opozitën në tërësi? Mohimi e shkelja e të drejtave të opozitës janë bërë dukuri shqetësuese e me pasoja të rrezikshme. Sulmet dhe etiketimet e bëra ndaj PD si «puhadore» antikombëtare janë tregues i kërcënimit serioz që qëndron para (Vijon në faqen 2)

Ju nuk keni të drejtë të flisni për dosjet

Kujtesë: Ju nuk keni të drejtë të flisni për dosjet - Drejtuesve të PD-së dhe vëzhguesit të «RD-së» - Kohë më parë, në «Zërin e Popullit» është botuar një shkrim me sa më kujtohet fletë për «Pustrikun» dhe bëmat e tij. Menjëherë të nesërmen mbërriti në redaksi një nga prokurorët e hetimit i cili kërkonte në çdo kusht emrin e autorit, kush e ka sjellë shkrimin, si e ka sjellë tekstin në origjinal etj. për shkak të çështjes së rëndësishme shtetërore. Kjo histori vazhdoi gjatë duke mbajtur nën presion gazetën, duke vëzhguar gjithë bashkëpunëtorët që hynin e dilnin nga redaksia etj. Ndërkohë, gazeta e PD-së në pushtet, pra «Rilindja Demokratike» në numra të tërë pas rastit të «Pustrikut» për të cilin u firmosën edhe fletë-arresti, ka shkruar për dhjetëra e dhjetëra, pushtikë, ka shkruar për pikët e marra e paramorën, për stilo-lapsa e shëmbej, për medicina e koramone, për çifteli e mandolina për pedagogun, holen, dajren, daullen, poezin etj. a thu se «Vëzhguesi» është korrespondenti i saj i fshehtë e SHIK-ut ose punonjës i SHIK-ut në radhët e «RD-së». M’anë e antiligjore i dosjeve dhe përdorja e tyre si mjet për presioni e shantazhi është një veprim ligjërisht i dënueshëm ndaj të cilit nuk duhet heshtur. Por, ndërsa për një pustrik krejt të parëndësishëm u kërkua të ndiqen penalist, duke marrë shkas nga ajo ç'është botuar në «Zërin e Popullit», për shumë raste të tjera në «RD» shteti dhe mekanizmat e tij të specializuar kanë heshtur. Për problemin e dosjeve janë bërë shumë debate e diskutime. Është shkruar dhe është folur gjatë. Edhe është përgjuar dhe sulmuar shumë kush. Por Parlamenti nuk i ka miratuar projektet e paraqitur jo për të mbrojtur spiunët që mund të jenë brenda tij, po për arsye që i di vetëm shumica e PD-së e cila në rastin më oportun duhet të heshtë dhe të mos i zerë më gojë dosjet. Jo më të vërë vëzhguesin e të shkruajë për to duke e detyruar, të bëjë një lojë të pandershme dhe antilligjore. Nëse Vëzhguesit i kanë zgjatur ndonjë dosje dhe me anë të saj e detyrojnë të shkruaj në gazetë jo me emrin e vet, por me emrin që i kanë vënë atë që e kanë bërë synet, zoti Bashkim Gazidede nuk duhet të qëndrojë indiferent sepse ai mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë ligjore dhe morale për abuzimet që bëhen në SHIK-un që drejton. Ndërkaq përdëstit dhe vëzhguesi i tyre nuk kanë të drejtë të flasin dhe të shkruajnë për dosjet. Sepse nëse ata akuzojnë dhe sulmojnë në mënyrë të kundërligjshme z. Prenç Zogaj nuk duhet të harrojnë se Prenç Zogaj ka qenë dikur deputet i PD-së. Edhe kur sulmojnë Petrit Kalakullën ata nuk duhet të harrojnë se vetë e bënë ministër, vetë e bënë deputetë, vetë e bënë kryetar të PD-së për Tiranën. Ata u lëmojnë Baletekën kur e dinë shumë mirë që ai nuk ka qenë «Stiolaps», duke harruar se sa shumë janë mburrur me të kur e kishin deputet të pavarur në listat e PD-së, harrojnë se sa kontribut ka dhënë si për ta. Ose nëse duan të sulmojnë le ti sulmojnë të gjithë: edhe ata që mund të jenë në Parlament, në Qeveri, në Presidencë, nëpër ambasada në PD etj. Nëse ka të tillë edhe në parti të tjera qoftë edhe në PS të mos i kursejnë. Jo vetëm kaq, por kur ne kemi shkruar kundër Baletekës, Neritan Cekës, Petrit Kalakullës dhe shumë të tjerëve në PD, «Rilindja Demokratike» ka mbrojtur me zell dhe devocion të madh. Tani përse i sulmon, përse i quan armiq? A nuk e dinte vëzhguesi atëherë se kush ishin ata që më pas dolën me dosje dhe pse spiunonin? Apo atëherë vëzhguesi nuk ishte vëzhgues, por një njeri i rëndomtë që kishte hallin e spiunomit të vet? Po «RD»-a a i dinte këto? Dhe meqë i dinte përse nuk fillon sëpari nga hapa e dosjeve të disa deputetëve dhe të gazetaverëve të vet? Lëreni lojën e dosjeve dhe të vëzhguesit zotërinj. Po të jeni të ndershëm dhe trim a thu si e pretendoni nëpër mitingje e delegacione, hapini dosjet dhe shohim se cilët janë, të shohim sa do t’ju doj dhe çfarë do t’ju besojë populli. Të shohim në fund të fundit se sa ju vlen lëkura. Nëse ju ka mbetur ndopak kurajo dhe ndershmëri qytetare, bëni atë që bëri Prec Zogaj që të provoni se jeni të vërtetë të palajshëm dhe se nuk i keni rënë në qafë njeriut. LUAN M. RAMA

Banditë me uniformë polici më grabitën makinën

Unë që po ju shkruaj jam një qytetar i thjeshtë nga Durrësi. Para disa ditësh mua në mes të ditës më grabitën, tek prisja në pazarin e makinave për të shitur një makinë që ma kishte lënë dikush. Tek rrija pranë makinës, u afruan tre persona njëri prej të cilëve kishte uniformën e policit. Më pyetën për makinën dhe pasi u rromë vesh për çmimin më kërkuan që ta provojnë një herë duke bërë një xhiro, siç edhe veprohet zakonisht në këto treg. I bindur në sinqeritetin e tyre pranova dhe u dhashë çelat. Ata hipën në makinë dhe pasi bënë një xhiro i larguan menjëherë me shpejtësi në drejtim të rrugës së asfaltuar në drejtim të Kavajës. Prita pak çaste, se ndoshta do të ktheheshin, por me kot. Ata nuk u kthyen. Njoftova menjëherë degën e Rendit Publik në Durrës për ngjarjen në fjalë, duke shpjeguar natyrisht se midis grabitësve ishte edhe një me uniformë policie. Kam ditë që jam vënë në kërkim për grabitësve të makinës sime (Fiat Regota, ngjyrë blu me shpresë por edhe i zhgënjyer se tani po grabi tëmi në mes të ditës dhe grabitësit po vishen me uniformat e policisë). BEQIR META

Brenda javës dy të vrarë

Kodër - Kamëz Është 21 vjeç, i cili erdhi i vrarë më 12 Prill nga një adol- Është lir Leti 21 vjeç, i cili erdhi i vrarë më 12 Prill nga një adoleshent, po ditën e ngjarjes në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit, një dialog që ... është varrim i këtij dialogu që tronditi tërë lagjen e Kodër Kamzës. Katër ditë më pas, fati i tij e pësoi Hamza Fjeri 45 vjeçar, baba i tre fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 19.30 pranë Universitetit Bujqësor, edhe në këtë rast shkak nuk dihet. Dihen ajo që pas kthimit nga varrimi në mesditë, në lagjen e lagjes ndodhi një plasjë me lëndë eksplozive duke shkaktuar ... Vdekja papritur për njerëzit që u ndodhën aty por edhe tërheqje të ... tërmetëve dhe pallateve, ngjarje e shtjelluar dhe PTK-së Kodër Kamëz.

Kur pritet punësim, edhe 100 shkurtime të tjera në gjeologji

BULQIZË: Zëra të shumtë konvergojnë në faktin se numri i punonjësve në ndërmarrjen gjeologjike do të zvogëlohet në kufijtë ekstremë. Zëra të shumtë konvergojnë në faktin se numri i punonjësve në ndërmarrjen gjeologjike do të zvogëlohet në kufij ekstremë. Fjalët për mbi 100 punëtorë të gjeologjisë, sondistë, minatorë, zjarrmëtarë etj. Me këtë shkurtim, raporti midis specialistëve të lartë dhe punëtorëve do të arrijë 1 me 1. Për shkurtimet gjeologësh nuk flitet. Shuarja e punëve që po ndodhin në shërbimin gjeologjik, pasojë të çastit ka lënë në mshirën e fatit të qindra punëtorëve në Bulqizë e në ekspeditat e ekipet gjeologjike në të gjithë Dibrën. Pasojë të largët ka rrymën e papusur të shumta që ... e Dibër ... pasur? të cilat do të mjaftojnë për ta ushqyer e mbajt në nivelin ... një rrymë popullsi disa herë më e madhe se sa ka sot treva e Dibrës dhe më gjerë. Heshtja në gjeologji sot, aludon me egërmanen «Nastradini» ... një përrallë i dëgjohet zëri nesër. B. ZALLI

Krim i rëndë në Çorovodë

SKRAPAR Çorovoda e pa punë, në frikë, në pasiguri përjetoi një ngjarje të rëndë në të dhimbshme të këtyre viteve të fundit. Ajo futi në dhe në ndërsa gjashtë të tjerë të plagosur rëndë i pret me ankthin se do të ndodhë deri nesër Bashkim Pelivani, 9 vjeçari vdiq i pari. Pas pak minutash humbi jetën dhe gjyshja e tij. Fajmjen? e ashtë të i tretë, babai dhe gjyshi i Bashkimit. Agroni dhe Hajrullai janë shumë rëndë. Bukuria Metani gjitone me ta është ende në rrezik. Si ndodhi? Rreth orë 23.30 minuta të datës 29 prill, persona të paidentifikar futen një sasi lëndë plasëse (flitet për pisto[l]?) në një çantë dhe e vunë mbi makinën e një pronari që e kishte lënë, si gjithmonë në hyrje të pallatit ku ndodhi ngjarja. Dikush e pa rastën dhe e mori në flakë, për ajo plasi... Dhe ndodhi ajo që ndodhi. Kriminelët mund të kapen. Edhe mund të dënohen. Hem? mund sepse ku i dihet a përbën krim për ata që janë kompetentë të emërtojnë dhe zgjidhin konfliktin. Po ata që humbën jetën? A do t'i kthehen me familjen së tyre? Po të siguria dhe qetësia a do t'i kthehet qytetit? Pse ndodhin ta tilla krime? Pa dashur të hyj në hollësira, gjithçka është e dukshme. Dikush që s'e pranon paqenësinë, ia vesh këtë tranzicionit. Dhe kjo është vrasja më e rëndë që po i bëhet popullit. Kjo është pasiguria më evidente. E vërteta është se pushtetin SHIK-u e Rendit e kanë marrë në dorë jo njerëzit kompetentë por rogëtarët. Dhe kësisoj ne do t'i dëgjojmë vetëm krisma, vrasje e pasiguri edhe në Çorovodë, siç po dëgjojmë të ndodhë në Shkodër, Tropojë. Gjirokastër e gjithkund. ENVER CAKA

Ndihma humanitare apo emergjencë ushtarake?

Fëmijët po hanë galeta të vitit ’60 të rrënuara për kafshët. Mëmashtë është bërë i njohur fakti i ushtrisë shqiptare, të forcimit të aftësisë në portin e Durrësit të një ruse e cila e ngarku... për në portin e Liverpulit të Anglisë në rreth 3500 tonë mallra të ndryshme si biskota (galeta) bariera transport, struktura betoni, dyshekë, furra buke fushimi e pajisje të tjera. Pa dashur, shtypi (për vetë faktin skandalizues të dërgesë së prodhimit të biskotave që i takon viteve 1960-63 të cillat megjithësa siç ka parë zëdhënësi e Qeverisë në TV nuk janë të dëmshme por janë të vlefshme vetëm për kafshët! po tregohet në rrugët e Durrësit e po konsumohen nga fëmijët) nuk ka marrë me sa shohim konsideratë dhe një fakt tjetër. Natyrën dhe destinimin e kë tyre lloj ndihmash të cilat dhuruesi anglez i kanë nxjerrë nga depot e bazës amerikane në Liverpul. (Sipas referimit që bën «Gazeta Shqiptare»). Pra në kuadrin «e modernizimit të ...», të ushtrisë shqiptare, të forcimit të aftësisë së saj luftarakë, të përgatitjeve që ajo po bën për t’u integruar në strukturat me NATO-n në ndihmë të operacioneve të luftës në Bosnjë, mos vallë përfshihen edhe këto lloj ndihmash? Mos vallë bëhet fjalë për mallra të emergjencës ushtarake? Nuk duam të japim përfundime për këtë fakt, përsa kohë që me gjithë inte-resimin tonë pranë organeve përkatëse kërkush nuk merr përsipër të japë një përgjigje të saktë. Në këtë mënyrë ne vetëm e hedhim një ide, një mendim për t’ua lënë vendin ministrave tanë të ushqimit, të transportit, të mbrojtjes, të Kontrollit të Shtetit etj. të prononcohen zyrtarisht për këtë lloj ndihmash humanitare «emergjente», natyrën vlefshmërinë dhe destinacionin e tyre. ARBEN OSMANI

Nga Velipoja mbushin ujë në Shkodër!

– Vetëm se dikush ka vjedhur 3-4 km linjën e tensionit të lartë – Përditë, me autobuzin që bën rrugën Velipojë - Shkodër e shikon dhjetëra banorë nga Velipoja me bidona kryesisht dhe enë të tjera uji. Ata vijnë në Shkodër, i mbushin këto enë me ujë të pjesshëm dhe përseri po me autobuz, kthehen në Velipojë pranë shtëpive të tyre. U takon vajtje ardhje 60 km udhëtim në ditë, pa llogaritur paratë e shpenzuara. Disa banorë, që takuam tek po merrnin me bidonat e mbushur me ujë tek stacioni i autobuzit të ka-1, saj linjë në Shkodër shpejgojnë se që nga muaji nëntor i vitit të kaluar detyrohen të vijnë e të mbushin ujë në qytet. Më parë jemi furnizuar me ujë të pijshëm nga stacioni i pompimit në Prush. Por dikush i ka vjedhur këty stacioni 3-4 km linjën e tensionit të lartë në muajin nëntor. Veç kësaj thy-en e vodhën edhe shumë shtylla të kësaj linje. Kjo bër gjë të mbetet pa ujë të pijshëm nga koha dhe për këtë shtetëm rrugëgjidhje të tjera, veçse të vijmë në Shkodër. Di-sa e kanë që s’kanë mundësi ta bëjnë këtë rrugë përditë. Në kemi ngritur dhjetëra herë zërin. Bile dhe në dy greva urie që janë bërë në Velipojë, një ndër kërkesat kryesore e grevistëve ka qenë rregullimi i kësaj linje e ndëkshimku masat e trepta ligjore ata që kanë guximin ta venë dorën dhe ta këputen të tilla të rëndësishme. Mirëpo derdhet tani, thëksojnë ata, dime një gjë e vërtetë: që u jepshëm nuk kemi në Velipojë. Përse nuk është riparuar kjo linjë? Asnjë justifikim për lënien e saj të prishur muaj me radhë nuk mund të pranohet. Kjo e ka emrin mungesë së përgjegjësie e preokupacioni të hapur. Vidhen 3-4 km linjë elektrike, e ç’ka bën të ndërpritet uji i pijshëm për afro 7 muaj një zonë të tërë në të cilën me sa dimë banon në mbi 6 mijë frymë e së orshin ter- rëzime ata që e kanë bërë detyrë marrin masa të menjëhershme rregullimi e ruajtje në vazhdimësi. RUSA KURTULAJ

Për dijë me e zgjerimë polici SKRAPAR Ndihma humanitare apo