01/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

1 maj 1994

SOT 1 MAJI

Sot është dita ndërkombëtare e punonjësve. Një ngjarje tragjike e vitit 1878 në Çikago, në SHBA, ku protesta e punëtorëve u la me gjakun e tyre, u kthye në simbol të solidaritetit të punonjësve të mbarë botës për të kërkuar të drejtat e tyre për një jetë më të mirë. Që nga ajo kohë kanë rrjedhur shumë ngjarje dhe bota ka njohur zhvillime të shumta. Zhvillimi i vrullshëm i shoqërisë njerëzore nëpërmjet revolucionit teknik e shkencor në vendet demokratike ka rritur në një masë të madhe konfliktet sociale që më parë përfundonin në format e dhunës. Shoqëria e konsumit me frymët njerëzore u ka dhënë zgjidhje një sërë problemesh jetike të masave punonjëse. Megjithatë 1 Maji vazhdon të përkujtohet nga punonjësit në mbarë botën si ditë e kërkesës dhe protestës për një jetë më të mirë. Përderisa shoqëria e sotme, edhe me stadet më të zhvilluara të saj, nuk mund të plotësojë të gjitha kërkesat sociale të shtresave të ndryshme të shoqërisë, masat e punonjësve kanë të kërkojnë në luftën e tyre. Papunësia, rritja e taksave, problemet ekologjike etj. janë sot baza sociale e kërkesave të punonjësve. Ndërsa në vendet në zhvillim problemet janë më të mprehta. Shqipëria e përkujton 1 Majin e sivjetëm në fillimet e demokratizimit të saj. Të çliruar nga paradat butaforike të një mazhe të viteve të diktaturës, punonjësit shqiptarë sot kërkojnë mundësitë modeste për ta përkujtuar sa më gëzueshëm ditën e festës së tyre. Dekori i kësaj feste këtë vit është i ndryshëm, nga ai i viteve të tjera. Janë shtuar vitrinat luksoze në kryeqytet e në disa qytete të tjera. Lumë i veturave nëpër rrugë dhe veshjet e bukura të rinjve dëshmojnë se diçka pozitive po rrjedh edhe në Shqipëri. Por jeta reale e punonjësve shqiptarë sot nuk mund të identifikohet me vitrinat e disa dyqaneve. Poshtë lustres, që gjithsesi është e pëlqyeshme në një ditë feste, qëndron ende problem e mëdha sociale që shqetësojnë sot punonjësit shqiptarë. Këto janë probleme të krijuara papritur nga faktorë objektivë, të pasmangshëm në një periudhë tranzicioni si kjo që po kalojmë sot. Por janë edhe shumë probleme të krijuara artificialisht nga paaftësia e atyre që qeverisin apo nga politikat e gabuara ekonomike të partisë në pushtet. Papunësia është sot plaga më e rëndë e shoqërisë shqiptare. Rreth 400 mijë të papunë dhe të asistuar janë dëshmia më e qartë e gjendjes ekonomike të mijëra familjeve shqiptare. Shmangia e qeverisë nga përgjegjësia për të krijuar mundësi punësimi për njerëzit, i detyron shqiptarët të kërkojnë vetë mundësi shpëtimi nga varfëria, duke vënë shpesh herë jetën e tyre në rrezik. Ekonomia shqiptare mbahet sot kryesisht me të ardhurat e refugjatëve shqiptarë që punojnë në mënyrë të paligjshme në vende të tjera, të ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha. Mënyra se si po ndahet pasuria kombëtare në procesin e privatizimit të pronës shtetërore është një nga shqetësimet e tjera të mëdha të punonjësve sot. Prona kombëtare po shkon padrejtësisht në duart e pak personave dhe punonjësit që e krijuan këtë pronë me djersën e tyre gjatë 45 vjetëve, shikojnë vetëm të privuar nga e drejta për t’u bërë pronarë. Kriteret politike që janë vënë në bazë të procesit të privatizimit nga partia në pushtet, po i lënë punonjësit me gisht në gojë. Rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe e taksave që zbatohen nga qeveria si rrugë e vetme e mbijetesës së saj, po e rëndon gjendjen ekonomike të njerëzve dhe rrit shkallën e skajshme. Rritja e kostos së jetesës është sot shqetësimi kryesor i shtresave të gjera të njerëzve. Përballë kësaj gjendjeje shqetësuese ekonomike e sociale të vendit, është e natyrshme që një Maji shqiptar të mos ishte vetëm një shëtitje familjare. Punonjësit shqiptarë kanë se ç’të kërkojnë në ditën e tyre. Por ata sot ndihen të përçarë e të tradhtuar nga sindikatat që kanë për detyrë t’i mbrojnë. Çdo ditë po flitet e shkruhet për përçarjen e sindikatave, për servilizmin dhe nënshtrimin e tyre para qeverisë, për pamundësinë e organizimit të punonjësve etj. Kjo gjendje e organizimit të punonjësve shqiptarë është krijuar nëpërmjet një strategjie të përcaktuar qartë nga pushteti i sotëm, sepse vetëm kështu pushteti mund të veprojë si të dojë, pa patur shqetësime nga punonjësit. Kjo është një plagë tjetër e rëndë e shoqërisë shqiptare, sepse organizimi i shëndoshë i punonjësve në organizatat legale të tyre është garanci për ecjen normale të demokracisë në këtë vend, me këtë gjendje të punonjësve shqiptarë që është sot, shoqëria shqiptare do të vazhdojë të thellojë plagët e saj. Partia Socialiste si parti që mbron interesat e masave të gjera të njerëzve ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pranë tyre në kërkesat që ata kanë për një shoqëri me të vërtetë demokratike e humane. demokracinë e vërtetë dhe demokratikë e humane.

Takim përkujtimor me rastin e 5 Majit

Më datën 5 Maj, ditën e enjte, në orën 11.00 Partia Socialiste dhe Forumi i Rinisë Eurosocialiste Shqiptare, organizojnë në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve një takim përkujtimor dhe festiv me rastin e Ditës së Dëshmorëve. Do të marrin pjesë familje të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të veteranëve të LANÇ-it, anëtarë të PSSH dhe FRESSH-it nga e gjithë Shqipëria. Komisioni Organizator

Fatos Nano ndodhet në kushtet e rënda të një izolimi të rreptë policor

- Alibia e takimit të tij me Romiz Alinë është gënjeshtër e trashë - AGIM TIRANA, Avokat Gazeta Shqiptare, në kryeartikullin e saj të datës 26.4.1994, të shkruar nga Edmond Laci, shpallet se funksionarë të drejtorisë së burgjeve i kanë deklaruar se «është e vërtetë që Nano e Alia janë takuar disa herë fshehtas në qelitë e burgut të Tiranës, se qelitë e tyre në katin e dytë kishin qenë pothuajse përballë dhe mjaft pranë, se takimi i parë publik ndodhi kur Nano dhe Alia është bërë gjatë seancave të procesit Nano, kur në 11 marsin e këtij viti ish presidenti Alia foli për herë të parë si dëshmitar në lidhje me skandalin e ndihmave italiane.» Në të njëjtin artikull, të datës 29.4.1994, të shkruar nga Edi Paloka, gazeta RD, shpallet se organet e drejtësisë konfirmojnë që «rezulton me siguri të plotë të jenë takuar Nano e Alia. bile ekziston edhe një fotografi që ata kanë bërë bashkë në qeli. Nga burgu urdhëroi Nano që të kërcënoheshin ekspertja që do të depërtonte në procesin e tij...». Këto dy këta gazetarë paraqesin rrethana të rreme, por deklarojnë se i kanë konfirmuar nga funksionarë të drejtorisë së burgjeve dhe nga organet e drejtësisë. Në bazë të nenit 5 të ligjit për shtypin nr. 7756 datë 11 të ligjës, «shtypi detyrohet të verifikojë të gjitha lajmet para shpërndarjes së tyre si të vërteta në lidhje me vërtetësinë, përmbajtjen dhe burimin e tyre. Dhe mbetet i paprekur». Në vazhdim, sipas nenit 20, pika 2, në rast se «botuesi i shtypit kryen një shkelje që formon vepër penale, përgjigjet penalisht». Po të ishte në nderin e këtyre dy gazetave, që në zbatim të ligjës për shtypin, pasi të bënin verifikimet për vërtetësinë e informacionit që kanë marrë nga funksionarë të drejtorisë së burgjeve dhe organet e drejtësisë të bënin vetë përgënjeshtrimin. Nuk është aspak e vështirë për të vërtetuar në një gjë të tillë. Jam i autorizuar nga z. Nano, t’i bëj të njohur opinionit publik, se ai nuk është thyer për asnjë sekondë përballë veprimeve të tilla të paligjshme, dhe provokimeve nga më të ulët, autorët e të cilëve do të përgjigjen shumë shpejt. Nuk është e vërtetë që janë realizuar takime midis Nanos e Alisë. Gjithashtu nuk ekziston asnjë lloj fotografie (të cilën Gazeta Shqiptare dhe RD-ja nuk do të hezitonin ta botonin), ku ata të kenë dalë të dy, as një burgun e Tiranës. Qelitë e tyre janë përballë njëra - tjetrës. Shërbimi i përforcuar për Nanon gjatë 24 orëve në korridore, lëvizja e tij i lidhur me pranga, i shoqëruar me gardian, bën të pamundur çdo lloj takimi. Më kot janë munduar kundërshtarët drejtues të policisë, z. Adroti e Shëpremte, Shtylla, Vrioni, etj. të sajmojnë të paqenat, veçanërisht dënimin e ndalimit të gardianëve në birucat e policisë së Laprakës. Në këtë rast do të duhej që nga organi epror të kontrollohej baza ligjore në kryerjen e këtyre veprimeve, të cilat kanë filluar menjëherë pas dëshmisë së bërë nga Ramiz Alia në gjyq. Është fakt i pakontestueshëm se shumë punonjës, (Vijon në faqen 2)

Shkatërrohet me dinamit makina e kryetarit të komunës së Kelmendit

Malësi e Madhe Një informacion i ardhhur në redaksi nga Kelmendi i rrethit të Malësisë së Madhe bën të ditur se një nga këto netët e fundit dikush ka vendosur dinamit në makinën e kryetarit të komunës së Kelmendit, Gjek Alla. Nga shpërthimi makina u shkatërrua plotësisht. Gjithashtu dëme nga ky shpërthim pësoi në ...

Tollumbace pëdiste në qiellin e Reçit

Kronikë nga malet e Reçit të Dibrës Përrenjtë e premtimeve elektorale pëdiste kanë bërë që Drini i Zi të bëhet Drini Blu, të dalë nga shtrati e të përmbytë Reçin... 1. Rruga e Reçit do të asfaltohet 2. Stacione pompimi mbi Drinin e Reçit Tokat e Reçit i thanë edhe hëna. Kështu ka qenë por kështu nuk do të jetë. Tash e tutje ato nuk do t’i hajë djelli i korrikut dhe vapa e gushtit. Mbi lumin Drin do të vendosen stacione të fuqishme pompimi që do të ujisin tokat e Reçit...

Katër muaj pa përkrahje sociale

Janë 18 mijë banorë të komunave të Krumës, Fajzë e Gjinaj të rrethit të Hasit të cilët kanë muajin e katërt që nuk kanë mundur të marrin ose moshen e qeverisë demokratike ose siç quhet, përkrahjen sociale. Durimi i këtyre banorëve është i madh, por pyetja që bëhet në këtë rast është se prej kujt presin: prej qeverisë apo organeve të pushtetit lokal? Duke mos marrë asnjë përgjigje nga pushtetarët e rrethit ata i janë drejtuar qeverisë. Të mos marrësh përkrahje sociale në kushtet e mungesës së tokës dhe të gjithçkaje që presupozon burime materiale është tronditëse. Por ç’mund të bëjnë këta banorë fatkeqë? Ata janë munduar të gjejnë përgjegjësinë, duke trokitur derë më derë, por deri tani nuk u ka rënë gjë në dorë për të blerë të paktën bukën e fëmijëve. Përkundrazi u kanë dalë përpara policë dhe kontrolorë shtetërorë të cilët më sa duket kanë marrë përsipër të mbrojnë kariget e shtetarëve. GAFUR MAZREKU

PD-së në Durrës i ka humbur vula fare

Ka kohë që PD-ja në Durrës po tretet e po tretet... Ajo po vuan, po përpëlitet nga ethet e një sëmundje të rëndë që megjithë ilaçet që përpiqet t’i japë edhe njëfarë që e përcjell emrin «Durrësi me atë shoqatë me emrin Durrësi me atë shoqatë me emrin «Durrësi me sa duket ose ato nuk po i bëjnë gjë, duket se mund t’i ketë dhënë edhe ilaçe të tjera për tjetër nga ato që skaduara: që ka sjellë Titari Sheshu skaduara: që ka sjellë Tiranë ... [pjesërisht e paqartë] që në vend me shumë të cilat në vend bëjnë legjendën e koqes, shërojnë, po e lënë në gjendje. Një PD në Durrës këtë ditë e ka gjetur një siklet i madh. I ka humbur vula. Po, po, i ka humbur vula. Disa adoleshentë që shtyrë nga kurioziteti e dashamirësia se në zyrat e PD-së ka të magazinuara rreth e rrotull ... [pjesërisht e paqartë] vitit 1981, zbuluan në vitin ... [pjesërisht e paqartë] se ku ruhej një ... [pjesërisht e paqartë] në një ditë më parë për kuadrin e Partisë Demokratike që vuan nga ... [pjesërisht e paqartë] të infatosur morën vulën e partisë së tyre. Të shohësh varrin e PD-së se me çfarë mjeti tani i bumb vula fare, menduan se kjo ishte vepër terroriste e social-komuniste, të cilët të zemëruar nga policia demokratike e kryetar Luan Hoxhës, që nuk i lejon të bëjnë takime mitingje me deputetë, nga inati kanë organizuar sulmin kundër zyrave të PD-së. Ja kështu e komentuan krerët e PD-së humbjen e vulës së tyre. Por e vërteta ishte ndryshe sepse adoleshentët kuriozë që e kishin kryer sulmin terrorist për bishtkana paskëshin qenë fëmijë të kuadrove të PD-së në Durrës, Internsant me këta fëmijët e kuadrove të PD-së. Një herë u gjetën bashkërisht ... [pjesërisht e paqartë] tan krye të PD-së. Ja kështu u zgjidh enigma e vulës së PD-së e cila u gjet përfundimisht por në një vend që nuk thuhet sepse ajo nuk i duhet më njeriut tani, por megjithatë kjo nuk do të thotë se PD-së nuk i ka humbur vula tjetër, ajo që thotë «organi» për një njeri që qorollur ... [pjesërisht e paqartë] kur e ka humbur toruan i thotë: «I humbe vula, të humbtë!» EDI VULAXHIU

Dëshmi nga brenda komisariatit

Gjirokastër Me datën 27 prill, afër drekës, dy kolegë të mi policë u dërguan dhe morën nga dhentë, ku punonte, kryetarin e Partisë Socialiste të fshatit Kolonjë, në zonën e Taho Xhama, që s’ka njeri nga zona në organin e rendit të mos e njohë. E bien në organ dhe ia pari që e pret është shefi i policisë. Ke organizuar një miting, – i thonë. Mbledhje pune kishim njoftuar, por dhe s’e bëmë kur më sinjalizoi policia. – i thotë Tahiri. Ti duhet të njohësh ligjin. Kaq dija, i thotë prapë Tahiri sërish. Shefi i policisë lidhet në telefon me shefin e komisariatit. Vjen shefi i komisariatit. Ky është ai zotëria? Po. Shefi i komisariatit fillon vëlon e çollon Tahirin në fytyrë. Ti do bustin e Enverit, ti je socialist. Ulet shefi i madh, fillon i djersitur, i madh fliste, i vogli qeltonte: ti mbron PS-në, ti mbron Fatos hajdutin, ikni larg në PS shkruani, pa do t’ua shtypim kokën. E shpien Tahirin në dhomën e oliçerit. Do puçor prapë më pas me ty, i thotë shefi i policisë. E mbajnë nga ora 11 e paradites deri në 9:30 të darkës dhe i thonë kur e lirojnë: ikë, mos u merr më me këtë punë. Po gjithë kjo? Se kryesia e PS e fshatit kishte vënë një shpallje në klubin ku bëjnë mbledhjen e zakonshme socialistët dhe njoftonte anëtarët e simpatizantët për mbledhje për probleme të fshatit, ku ishte i ftuar edhe kryetari i komunës. Polici i zonës e quajti shkelje... Tahiri e hoqi shpalljen, mbledhja u anulua, por prapë në rreth erdhi. Unë i pastë të gjitha dhe u bëra gati të hidhnja kapelen e revolverit kur pthej / njofturi dhe shoku im i një krahinë. Por nuk i hodha, do t’ia dorëzoj Koppikut e Mugarajt për meritat në reformën demokratike në polici. Në këtë kushte jam i detyruar të nënshkruaj: POLO POLICI

1. Rruga e Reçit do të asfaltohet

Një informacion i ardhur nga banorët e Malësisë së Madhe bën të ditur se në në makinë e kryetarit të komunës së Kelmendit, Gjek Alia. shpërthim pësoi në orenditë shtëpiake edhe shoferi i kësaj makine. Mark Pelingu, sepse makina ishte në oborrin e shtëpisë së tij në Tamare. Shumë njerëz këtë veprim e shpjegojnë si shprehje për pakënaqësi ndaj kryetarit të kësaj komune. Përmendim se disa herë është kërkuar nga grupe fshatarësh deri me letra presidentit që të dërgojnë të një kontroll nga lart për të verifikuar si i përdor e shpenzon fondet komuna, pasi kanë patur dyshime në këtë drejtim, çka u përforcuan më shumë kur kryetari u bë me makinë. Në M e ç’funde ia bleu komuna makinën kryetarit? Mirëpo në prokurorët e këtij rrethi, lidhur me këtë fakt thonë se jemi në dijeni për një ngjarjen, ne nuk na interesojnë fare opinionet që shfaqin njerëzit për këtë rast. Janë vëvërt disa persona, në kemi në ndjekje zbulimin e autorit të këtij terroristi kjo për intereson në e jo opinionet. Pas minosjes së zyrave të komunës së Shllakut e shpërthimin e kasafortës të komunës së Dajçit në rrethin e Shkodrës ku dhe u vodhën 4 milionë lekë tani goditet dhe komuna e Kelmendit. Korresp. i «Zërit të Popullit» Dyzetetë vjet më parë, në maj të vitit 1946 Reçin e dëbuan banorët e të parës rrugë automobilistike në këtë zonë, rrugës Kukës-Peshkopi. Rruga filloi në maj dhe përfundoi në tetor të atij viti. Ajo u quajt «Rruga e Rinisë». Pas dyzetetë vjetësh, në maj të vitit 1994 në kuadër të zgjedhjeve të kryetarët të komunës rruga e Reçit do të asfaltohet. Ajo do të quhet «Rruga e Demokracisë». Arkitektë të ndërtimit të kësaj rruge është Partia Demokratike e Shqipërisë. Ky lajm, në mungesë të mjeteve moderne të komunikimit në Reç, po përhapet me të gjitha mjetet tradicionale popullore. Hollësira për asfaltimin e kësaj rruge ende nuk janë dhënë. Flitet se asfalt do të shtrohet vetëm rruga e Reçit. (Ndërtimi është vetëm sheshi i Zall-Reçit) Rruga që kalon nëpër territorin e Dardhës dhe të Muhurit do të asfaltohet... në fushatën e ardhshme elektorale. (Nëzën flitet se po të japin dorëheqje kryetarët socialistë të këtyre komunave atëherë ndryshon puna...)

Mbi Drinin e Reçit

Tokat e Reçit i thanë edhe hëna. Kështu ka qenë por kështu nuk do të jetë. nuk do t’i hajë djalli të vendosen stacionet Lajmi i gëzuar, ardhur gojarisht nga Tirana, është ngjitur jo vetëm në Zall e Draj Reç por edhe në Qafë-Draj, Bardhaj, Thark, Hurdhë e Ndërshënë. Fjala ngjitet kollaj, thonë reçjanët. Ngjitet edhe në fushë të Madhe. Po uji... Flasin dhe hedhin shikimin herë në anën tjetër të Drinit (në Draj-Reç ku për shumë vjet përcolli ujë në tokat e thara një stacion i fuqishëm pompimi) dhe herë nëpër shkurre-nëpër të cilët për më se dy dekada rrjedhi ujë i Setës nëpër 45 kilometrat e kanalit të njohur Gurrë-Lurë - Cidhen - Dardhë - Reç. Shohin, mërmërisin dhe tundin kokën mendueshëm. ✶ Tash për tash në Reç këto dy balona janë hedhë. Për to bëhet fjalë dhe fundet koha konak me konak... Flitet se së shpejti do të hidhen edhe balona të tjera si ajo për përforcuesin televiziv, telefonat, qendrat shëndetësore, makinat me ndihma materiale... Për do të flasian menjëherë pas nxjerrjes në orbitë të tullumbaceve të tjera përditë...

Çfarë e bëri të këndshme një aktivitet të socialistëve Laçianë

- Mbresa - Mjaft mbresëlënës ishte një aktivitet tematik e argëtues që organizojë Partia Socialiste në Laç, në kuadrin e këtij veprimtari socialiste nga e gjithë treti. Nga Miloti e Mamurrasi, Laçi e Zeja, snulazi e Fush Miloti. Erduen ata edhe nga zonat më të thella të rrethit, Vingolli e Seita, Janë Lulzimi e Izata, Vllashi e Pashkoja, Xhemili e Alma, Alberti e Tomaja, Fata e Aliu; Xhëla e Lleshi Petnaqi e Dëshira; Imeri; Teuta e Antoni, Dhetra e dhjetra socialistë. Mes tyre edhe nënkryetari i PS-së së Rrethit, Servet Pellumbi, deputeti Ndre Legleti eurosocialist nga Taqi e Mil-rdita. U mblodhën socialistët laçianë në këtë aktivitet tematik e argëtues në sallën e përgatitur bukur, pule me rastin e një feste tradicionale; me rastin e 1 Majit. Të kësaj date të shënuar për punëtorët dhe lëvizjen e përkujdhtë e tranzicionit që ne kanë lënë në hije. Si mund të ulet na kujtuar festa e punëtorëve. Mundi, djersa e derdhur nuk mund të harrohen. Për afro 30 vjet nga pak shtëpi të cilat mund të numëroheshin me gisht, Laçi, agëni është bërë qyteti i dytë për nga madhësia në gjithë Shqipërinë e veriut. Jo, kjo s’mund të harrohet. Në këtë mjedis aq të ngrohtë tematik e argëtues, në sallën e përgatitur bukur nuk pati as presidiume, as fjalime nuk u mbajtën. Veç se urime, përshëndetje, këndoi dhe vallëzohej. Aktiviteti të gjitha udhën harruar, përkundrazi, vazhdimisht do ndikonte mjaft në kulturën e argëtimin e njerëzve. Dhe çfarë do të shtonim si përfundim për këtë veprimtari: Mënyra e re e organizimit, tematika e gjithçka tjetër e aktivitetit, për-shemarrja e gjerë, qëllimi e hareja; këngët; vallet; urimet e ngrohta ia të gjitha këtë e bënë aq të këndshëm këtë aktivitet të socialistëve laçianë. BEKTASHI ZENEI