- Alibia e takimit NANO-ALIA nuk e shpëton dot regjimin e Berishës nga kriza e gjithanshme.
- Edhe po të jetë i vërtetë ai nuk është i barazvlefshëm me takimin Berisha-Markajoni.
U bënë 10 ditë që «Gazeta Shqiptare», RTV dhe më pas «RD-ja», po «luajnë» në tregun e fjalës me të ashtuquajturin «takim të fshehtë Nano - Alia në qelitë e burgut të Tiranës».
10 ditë që propaganda majerane e regjimit të Berishës është mbështetur në një alibi të ndërtuar shumë trashë, e cila vërtet ka lindur nga një mendje e dalluar që synoi përçëndrimin e vëmendjes në këtë pikë.
Mirëpo, një alibi, e tillë duke qenë sajese, nuk mund të bëhet kryefjalë e jetës politike shqiptare, kur në prag është gjyqi i paralajmëruar kundër ish-presidentit Ramiz Alia dhe gjykimi në apel i «Çështjes Nano», të cilat kur nuk mund të çvishen nga karakteri politik, ç'ka e provon edhe vetë tjetra e gjatë që i bëhet të ashtuquajturit takim. Jo vetëm kaq, por shqiptarët e lodhur nga tranzicioni i vështirë dhe i gjatë, fundin e të cilit nuk mund të parashikojnë as më optimistët si Tritan Shehu dhe Kurt Kola, nuk kanë nge të vrasin mendjen për përralla kur çmimet rriten dita - ditës, kur papunësia shtohet, kur e nesërmja nuk është e sigurtë, kur korrupsioni ka atrofizuar gjithçka, dhe kur në Shqipëri ishin për vizitë ministri i mbrojtjes i Malajzisë!!!... Pra, thënë më shkurt, kriza e gjithanshme e regjimit të dështuar të Berishës nuk mund të mbulohet me alibi të tilla.
Ndërkaq, duke e marrë për një çast si të vërtetë lajmin e takimit Nano - Alia, ai nuk është kurrsesi i barazvlefshëm me takimin Berisha - Markajoni e kompani. Gjithashtu, «këta fakt» nuk po e përdorim për të thënë se kriza e regjimit ka arritur deri në radhët e policëve të rinj të burgut të Shën-Pjetrit, i cili sëbashku me Musarajn dhe vetën për kaq duhet të japin menjëherë dorëheqjen.
Ata nuk janë në gjendje të qeverisin një burg e jo më të qeverisin një diktaturë të tërë, jo më të qeverisin Shqipërinë.
Shqiptarët këtë e kanë kuptuar, prandaj nuk kanë në më nevojë për fakte të tjera, të cilat sido që të shikosh, të çojnë në një përfundim: MJERANET!...
LUAN M. RAMA.
GODITJE EKSTREMISTE MBI LIRINË E SHTYPIT NË SHQIPËRI
Në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit
GODITJE EKSTREMISTE MBI LIRINË E SHTYPIT NË SHQIPËRI
Shkëlyesësë së tij Sali Berisha
President
Tiranë, Shqipëri
Shkëlyesja Juaj;
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) është shumë i interesuar për atë që duket të jetë një fushatë qeveritare kërcënimesh, shqetësimesh juridike dhe frikë kundër gazetarëve të pavarur dhe opozitarë.
Teodor Keko, kryereduktori i gazetës «Aleanca», është goditur nga një person - panjohur pranë shtëpisë së tij; gati një muaj më parë. Keko dhe gazetari të tjerë shqiptarë i thanë CPJ se mendojnë që ai është goditur për shkak të artikujve të botuar në «Aleanca». Policia nuk ka qenë e zonja të identifikojë personin që e ka sulmuar.
Keko është thirrur të paraqitet në gjykatë për të identifikuar gazetarin që ka shkruar një artikull në lidhje me vrasësin e anëtarit të Aleancës Demokratike, Gjovalin Çekinin. Keko tha se ai është thirrur një javë për këtë çështje dhe se autoritetet e dënojnë këtë gjë për ta frikësuar atë pa shkekur ligjin.
CPJ pret me ankth rezultatin e apel të ngritur nga gazetarët e «Koha Jonë». Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka, në Gjykatën e Kasacionit. Në çdo moment pritet një verdikt i pafundimar. Nëse ky verdikt i saj aprovuohet, Leka, që tani ndodhet në liri, do të kalojë 18 muaj në burg. Frangaj i sapokthyer nga një udhëtim në Greqi përballet me 5 muaj burgim.
Shyqyrt’ka; zevëndëskryeredaktori i të përditshmes «Zëri i Popullit» u pat gjobitur me 1000 dollarë për një letër në redaksi; e cila kritikonte qeverinë dhe u botua në gazetë. Duket qartë paraqshy të ardhurat e gazetarëve në Shqipëri, kjo shumë është jashtëzakonisht e lartë.
Për një tjetër çështje, Ilirian Zhupa i «Popullit Po», është dënuar për dy muaj burgim me kusht që të mos përsëritë ofezën brenda një viti kohe.
Si një organizatë jopartizane (asnjanëse) gazetarësh me qëllim mbrojtjen e të drejtave të kolegëve tanë në tërë botën; CPJ i konsideron këto veprime si goditje ekstremisht serioze mbi lirinë e shtypit në Shqipëri. Ne kemi shumë respekt këmbënguljen që qeveria e Shkëlyesës Suaj të lirojë z. Leka, të pushojë çështjen kundër zotërinjve Leka dhe Frangaj; të revokojë gjobën e vënë «Zërit të Popullit» dhe dënimin e z. Zhupa. Me tej ne i kërkojmë qeverisë së Shkëlyesës Suaj ta hetojë thellësisht goditjen ndaj z. Keko dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të lejuar organizatat e shtypit të pavarur dhe opozitar të veprojnë në frikën e kërcënimit.
Ju falënderojmë për vëmendjen. Mirëpresim komentet tuaja.
Sinqerisht;
William A. Orme, gazetar
Drejtor ekzekutiv
SHËNIM: Kjo letër u është dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha; autoriteteve të tjera qeveritare shqiptare; kryetarit të Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë Zef Brozi, Departamentit të Shtetit të SHBA - zyra për Shqipërinë, ambasadorit amerikan në Tiranë, të gjitha organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë.
Dërguar me Fax
2 maj 1994
Gjuhçka nën kontroll! Çfarë ka në dorë prokuroria e Parisit?
PERSERI «SKANDALI ARSIDI» NE FOKUS:
- Do t’i «varrosë» apo do t’i «çvarrosë» zv. prokurori i Republikës Fatos Dervishi 1,6 milion dollarët?
PERSERI «SKANDALI ARSIDI» NE FOKUS:
Gjuhçka nën kontroll! Çfarë ka në dorë prokuroria e Parisit?
- Do t’i «varrosë» apo do t’i «çvarrosë» zv. prokurori i Republikës Fatos Dervishi 1,6 milion dollarët?
Rihapet bujshëm edhe njëherë skandali Arsidi. Kësaj radhe jo në sensin e zakonshëm, përfunduan në valixhet e francezit Arsidi emri i të cilit pas ...
Do t’i «varrosë» apo do t’i «ç’varrosë» zv. prokurori i Republikës Fatos Dervishi 1,6 milion dollarët?
Republikës Fatos Dervishi 1,6 milion dollarët?
Rinapet bujshëm edhe njëherë «skandali Arsidi». Kësaj radhe jo në Shqipëri por në vendin e francezit, emri i të cilit pagëzon skandalin më të madh të financave shqiptare. Është një grup prokurorësh shqiptarë i kryesuar nga i sapopropozuari dhe i sapovatuari zv. prokurori i Republikës z. Fatos Dervishi, e që ka në përbërje të tij dhe të mësuarin prokuror të prokurorisë së Tiranës, z. Arben Qeleshi, si dhe atë që shton dozën e dyzimit në mendimin për misionin e këtij grupi, prokurorin Gene Gjokutaj i prezantuar deri tani si prokuror gjyqësor, e jo si prokuror hetues, që ka marrë së fundi iniciativën për të «ç’varrosur» 1.6 milionë dollarët e Bankës Kombëtare Shqiptare.
Janë 1,6 milionë dollarë, që kanë nisur rrugën e largimit nga kasafortat shqiptare që më 1 Nëntor 1991, madje dhe më herët, duke nga korriku, të cilat nëpërmjet një kambiali të firmosur më 20 Mars 1992 (dy ditë para fitores së Partisë Demokratike) mjet që juridikisht ligjëroi atë, që në dhjetor, e më në Mars, nëpërmjet kanaleve financiare të bankave Vjeneze e të Luksemburgut, përfunduan në valixhet e francezit Arsidi emri të cilit pas Marsit 1992, për herë të parë do të bëhej i njohur për të gjithë shqiptarët më 6 korrik 1992 kur nëpërmjet një ceremonie «të thjeshtë» i dorëzonte presidentit shqiptar Berisha «Urdhrin e kortëzisë franceze» por që më pas do të përfillej e cilësohej si «dekoratë kallp».
Skandali do të zbulohesh së pari në vjeshtën e 1992 nga shtypi shqiptar pas kontrolleve të SHKSH në bankën e sipërcituar. Më të al do të plaste në ditët e para të vitit ’93 kur 1.6 milionët do të fusnin në burg bankierët Saliu e Tartar, e më tej u ofruarin guvernatori Ilir Hoti, bankierin Adrian Xhiyeri pa lënë mënjanë dhe ish Kryeministrin shqiptar Vilson Ahmeti.
Dhe oreksi është shtuar edhe më. Dukët se grupi i prokurorëve shqiptarë ka marrë përsipër të shuajë kërpëllimin e një orkes. Por kërkesa është më e madhe se oferta. Dukët se ligji i gjuhës dhe oferta, Dukët ërb mbi çështjen duke u mënuar si «të papërshatshëm» prokurorët shqiptarë. Pra do të mbijetojë më i forti.
Duke u kthyer te grupi i hetuesve, për 10 ditë do të hetojnë në Paris në krah të prokurorëve parizianë për etja se a do të “ç’varrosë” ky grup 1,6 milion dollarët, bëhet e gjithnjë e thjeshtëshme.
Dhe ajo nuk mbetet e vetme. Shumë shpejt me të celërohet dhe një tjetër pyetje. A do të “varrosë” edhe për dy vjet ky grup 1,6 milionë d? – pyesin nëpër kancelari? Para se të jepet përgjigje kësaj pyetje duhet të jepet përgjigje disa të tjerëve dhe konkretisht:
Kush dhe pse e sulmoi dhunshëm gazetën «Populli Po» e cila po botonte dokumenta që lidheshin me vërtetimet financiare që ndrruan pronësinë e dollarëve shqiptarë për C’arsye z. Dervishi, zv. prokuror i Tiranës pvet kryetarin e «Popull Po» për burimin e dokumentacionit të botuar i cili normalisht ndodhej në Bankën e kryesuar aktualisht nga kryetari i PD së Tiranës z. Dylber Vrioni? Dhe së fundi çfarë di Burhan Hoti dhe çfarë dokumentash disponon ai dhe pse u arrestua?
Duke paragjykuar përgjigjet që gendja mund të karakterizohet: Tutto OK!!!
Qeveria «ndëshkon» invalidët?!
Me propozim të tri instancave, Këshilli i Ministrave ka vendosur që invalidëve t’u jepen ilaçet falas ose gjysmëfalas sipas urdhëresës së vendimit.
Vendimi, që mban numrin 247, datë 27.5.1993, është shumë i rregullt e i qartë. Ai përcakton grupet, cakton shumën e lekëve, cakton dhe burimet e financimit. I vetë detyrë dhe Ministrisë së shëndetësisë të nxjerrë udhëzime për zbatimin e tij.
Konsiderohen kronike. Deri këtu shumë në rregull. Mirëpo nuk janë në rregull zbatuesit e tij. Dy muaj pas fillimit të zbatimit të vendimit, invalidët i morën ilaçet. Pastaj… Lëmshi u bë kokël. Me një urdhër verbal nga ministria e shëndetësisë u ndërprenë dhënia e ilaçeve, ose më mirë u (Vijon në faqen 4)
Kryeplaku i fshatit Ravonik në Korçë bën biznes me trojet
Nga fshati Ravonik i Korçës vijnë tre fshatarë për të na takuar e biseduar, për të qarë hall et. Ja kush është shqetësimi i tyre:
Nga fshati Ravonik i Korçës vijnë tre fshatarë për të na takuar e biseduar, për të qarë hallet. Ja kush është shqetësimi i tyre:
- Nuk shajmë sistemin që jemi sot, por shqetësohemi për mënyrën e drejtimit dhe korrupsionin që po i zë frymën këtij shteti. Dëgjojmë që korrupsioni ka filluar që nga maja e deri poshtë. Në këtë të tashmë është futur edhe kryeplaku i fshatit tonë, zoti Gramoz Rrapo Faroshllari, i cili dyse marrë shumë të hollash në natyrë, u bën favorizime atyre që nuk konsiderohen kronike.
(Vijon në faqen 4)
Kronikë nga Tirana
GRABITET NJE ÇAN-TE ME BIZHUTERI TE FLORINJTA
Një tjetër vjedhje në qendër të kryeqytetit.
Por kësaj radhe me një të «vargëta», kryhet vetëm 100 metra larg nga postat e komisariatit nr. 3 të polisë Tiranë. Parambremë rreth orës 9.30 dy persona të maskuar në fytyrë i dalin përpara qytetarit A. L dhe shoqëruestit të tij, të cilët ktheheshin nga dyqani me një çantë të mbushur nga mallra bizhuterie të florinjta. Pas një goditje me levë dhe disa të shtënave me pistoletë në drejtim të dy vetave, grabitësit arrijnë të marrin çantën dhe të largohen në drejtim të panjohur. Dy qytetarët e grabitur u çuan në spital për t’u dhënë ndihmën e duhur mjekësore. Njëri prej tyre edhe i goditur me pistoletë ndodhet jashtë rrezikut. Vlefta e mallrave të grabitur vlerësohet në disa miliona lekë.
Korresp i «Zërit të popullit»
Takimi Papulias - Serreqi: «Bisedime konstruktive» por asnjë rezultat konkret
Takimi Papulias - Serreqi:
«Bisedime konstruktive» por asnjë rezultat konkret
Gjatë gjithë ditës së djeshme të gjitha kanalet televizive në të gjithë botën kanë transmetuar në Athinë të fokusuara e lajme. Në Athinë folën për takimin e planifikuar të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë z. Papulias me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë z. Serreqi dhe Ministrin e Greqisë z. Papulias. Ky takim ishte pritur me një lloj padurimi sidomos në Athinë, e cila shpresonin «shumë në një seri të marrëdhënieve midis Tiranës e në acaruar pas një grup terrori të 10 orëve kur një grup terrorist sulmoi në raport ushtarak ushtarak dhe pasoj u vra dy ushtarë shqiptarë.
Sipas disa gazetare të shumtë grekë dhe e mëdhenj nga një takim i në Zyrë, takimi zgjati rreth tre orë e gjysëm dhe ministrat në përfundim bënë deklarata të përmbajtura duke quajtur bisedimet konstruktive dhe pa karakterizuar nga dëshira e mirë të rregullimit e marrëdhënieve midis të dy vendeve. Megjithatë gazetaria vëzhgonte edhe mungesën e një rezultati konkret.
Mbetën se të dy palët iu rikthyen edhe njëherë temave të njohura që kanë karakterizuar marrëdhëniet midis të dy vendeve. Karolos Papulias ngula nga ana e tij mëqëqitje e deklaruar me parë se problemet shtojnë nga ana e gjithmë dy-anëshe deklaruar me parë se problemet shtohen nga ana e të dy vendeve. Po ashtu nuk do të trajtohen në këtë takim. konstruktive dhe pa karakterizuar nga dëshira e mirë për rregullimin mungesën e një rezultati konkret.
Vetë se të dy palët iu rikthyen vendeve. Karolos Papulias nga ana e tij nguli këmbë në problemet që nga ana e tyre u quajtën të njëanshme. Ministri Papulias, për të mos lënë një përshtypje mbi prioritetet e Ministrit Papulias, për të dhënë më tepër material rreth kësaj vizite.
Ndoshta refugjatët shqiptarë në Greqi janë të pasiguruar dhe klima ka qenë dhe dhunashmërie dhe klimi afër e paqësore ortodokse.
KICO LONDO
Athinë
Shfaqet «Revizori» i Gogolit
Në Teatrin Kombëtar:
Në rolet kryesore: Viktor Gjoka, Kadar Roshi, «Artisti i Popullit, Margarita Xhepa «Artiste e Popullit», Roza Anagnosti «Artiste e Popullit», Lazër Filipi «Artist i merituar», Shkëlqim Basha, Pirro Malaveci, Fitim Makashi, Elda Janushi etj.
Pas 42 vjetësh «Revizori» përsëri në skenën e Teatrit Kombëtar. Meritë e punës së mirë që po bën ky kolektiv krijuesish, e regjisorit dhe aktorit Viktor Gjoka, e trupës së angazhuar së bashku me prapavijën dhe e drejtorit të pasionuar Neritan Alibali.
Të mërkurën dhe të enjten në Teatrin Kombëtar.
Liri dhe etikë për shtypin shqiptar
- Letër e kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë, zotit Zogaj dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Botërore të gazetarëve me qendër në Bruksel Ad-nam Uojt, me rastin e ditës botërore të gazetarëve. -
Zotit Adnam Uojt
Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Botërore të gazetarëve
Bruksel
Shumë i dashur koleg,
Në ditën botërore të gazetarëve unë kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju transmetoj juve solidaritetin e anëtarëve të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë me përpjekjet e pandërprera dhe sakrificat e gazetarëve në gjithë botën për fjalën dhe informacionin e lirë. Gjithashtu në këtë ditë ne shprehim edhe njëherë mirënjohjen tonë të thellë për rolin e Federatës Botërore të Gazetarëve në mbështetje dhe në mbrojtje të shtypit të lirë në Shqipëri gjë që ka shtuar kurajon tonë për të mos u pajtuar me kufizimin e lirisë së shtypit dhe me qëndrimet arbitrare ndaj gazetarëve në Shqipëri.
Në këtë ditë të shënuar ne përsërisim angazhimet tona për kurajon civile, për qëndresë, për realizimin e profesionalizmit në shtyp. Ne shpresojmë ndërkaq se do mund të tejkalohet situata moniste në median audiovizive të Shqipërisë, qoftë me lejimin e hapjes së kanaleve radiotelevizive të pavarura, qoftë me vendosjen e pluralizmit brenda medias ekzistuese, duke evituar programin e lirisë së gazetarit sipas nevojave të pushtetit politik.
Kjo ditë e përbotshme e lirisë së shtypit na rikthen shpresën se do të rrëshqit e do të pushojë lufta me gjuhën e forcës kundër shtypit të pavarur e opozitar në Shqipëri, se do të zhurmohet Ligji për Shtypin nga nga- karakter represiv, dhe kryesorja, do t’u rikthehet sa më parë liria kolegëve tanë të dënuar me burg.
Kjo shpresë buron edhe nga solidariteti juaj i vazhdueshëm me ne dhe që shprehet me konsideratën tonë më të lartë.
1 juaj
PREÇ ZOGAJ
Tiranë, 30.4.1994
TAKIM PËRKUJTIMOR ME RASTIN E 5 MAJIT
Më datën 5 Maj, ditën e enjte, në ora 11.00 Partia Socialiste dhe Forumi i Rinisë Eurosocialiste Shqiptare, organizojnë në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve një takim përkujtimor dhe festiv me rastin e Ditës së Dëshmorëve.
Do të marrin pjesë familje të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të veteranëve të LANÇ-it, anëtarë të PPSH dhe të FRESH-it nga e gjithë Shqipëria.
Komisioni Organizator