SOT ËSHTË 5 MAJI, DITA E DËSHMORËVE
Sot është ditë e shenjtë. Sepse i shenjtë është emri dhe gjaku i atyre që i dhanë kësaj dite simbol gjithçka të çmuar që patën; edhe jetën edhe ëndrrën e tyre.
Mall, dashuria, nderimi dhe mirënjohja, krenaria dhe përjetësia mbildhen në një e qëndrojnë mbi mermerin e bardhë bashkë me yllin e kuq të lirisë, bashkë me buqetën me lule të freskëta që nëna shamizezë i ka mbledhur me aq kujdes, që të bashkëlutëtarët fisnikë i lidhin me zemrat e tyre.
Shqipëria sot është e menduar. Sepse dëshmorët për të janë dy herë bij. Ndaj dhe dëshpërimi i nënës për ëndrrën e tyre është i dyfishtë.
Ishin të rinj. Mbanin diellin në sy. Lirinë dhe mëmëdheun në zemër. Prandaj iu falën Shqipërisë. Dhe Shqipëria u bë trupëzimi i tyre.
E ndjeni? Valëvitjet e flamurit sot janë të ngadalta. Edhe lumenjtë nuk bëjnë zhurmë. Zogjtë kanë heshtur. Lulet janë më të çelura. Sepse është dita e dëshmorëve. Dhe gjithçka është në nderim të tyre.
52 vjet më parë u vra Qemal Stafa. Me emrin e tij Shqipëria, populli peshon malin për bijtë dhe bijat e nënës. Sepse të gjithë ishin Qemalë. Ishin edhe Margaritë, edhe Mihalë e Misto, edhe Matohe e Asim Zenelë. Ishin dhe mbetën të tillë. Bashkudhëtarë të përjetësisë.
Sot është ditë e shenjtë. Është dita e dëshmorëve të lirisë. Prandaj shkojmë atje ku prehen ata - lavdimbuluruar që i dhanë lavdi dhe emër Shqipërisë antifashiste. Nuk bërtasim, nuk mbajmë fjalime.
Sepse flasin zemrat. Flasin sytë. Aty qëndron amaneti, ëndrra e tyre. Dikush ua ka prishur varret, ua ka përdhunuar lapidarët e monumentet. Ua ka burgosur edhe këngët. Sepse ka frikë.
Ka frikë të dëgjojë: - «Ngrini dëshmorë një çikë... Ka frikë të dëgjojë: - «Bashkohuni shokë me ne në çetë...».
Por harron se ata janë të ngurtur, janë të bashkuar. Harron se këngët jetojnë në zemra ku janë edhe monumentet, ku janë jetët e tyre.
Sot është 5 Maji, dita e enjte, në ora 11.00 Partia Socialiste dhe Forumi i Rinisë Eurosocialiste Shqiptare, organizojnë në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve një takim përkujtimor dhe festiv me rastin e Ditës së Dëshmorëve.
Do të marrin pjesë familje të dëshmorëve përfaqësues të organizatave të veteranëve të LANÇ-it, anëtarë të PSSH dhe FRESSH-it nga e gjithë Shqipëria.
Komisioni Organizator
Ata, mjeranët - minjtë të historisë harrojnë se historia e Shqipërisë është historia e partizanëve dhe partizaneve të lirisë, e partizanëve të progresit. Prandaj dhe kënga thotë: - «Për flamur, për gjuhë amëtare - Ngjallen prapë heronjtë ndër varre - Mos më zemëro se flakë merr stalli. - Për lirinë s'të fal shqiptari».
Sot është 5 Maji. Është një ditë ku mblidhen të gjitha ditët e vitit. Është lavdia e të gjitha ditëve të bashkuara në një. Prandaj mos harroni.
Gjakut i derdhur i bën apel kujtesës dhe vetëdijes popullore. Shqipërinë antifashiste e bëri populli i «che»rgun nga bijtë e tij. Shqipërinë antifashiste e bënë patriotët, komunistët e jo komunistët.
Edhe Shqipërinë demokratike e bëri populli. Edhe komunistët demokratë. Edhe bijtë e tyre. Prandaj 5 Maji është i shenjtë.
Por është i shenjtë edhe për një arsye tjetër. Brenda tij është sot edhe 29 Nëntori i vitit 1944 pa të cilin nuk do të kishte as 5 maj, as Shqipëri. Sepse 29 nëntori - ditë të lirisë e ka deklaruar parlamenti i madh i dëshmorëve që ka mandatuar të përjetshmen.
Ballistëve dhe sojit të tyre të mos u mbetet qen. E di që ata i tremben 29 nëntorit dhe 5 majit, por nuk u ka faj njeri që në histori zgjojnë këtë «ri» Nderim nga turpi e poshtërsia fati i Shqipërisë.
Dëshmorët dhe partizanët, iu falën nderit, ndaj dhe sot i nderojmë të gjithë, i nderon Shqipëria, por i nderon gjithë bota demokratike.
Ndërsa ballistët, kriminelët dhe gjithë bashkëpunëtorët e fashizmit iu falën turpit dhe turpi i mbuloi.
Sot është ditë e shenjtë. Është 5 Maji, dita e dëshmorëve, dita e Shqipërisë. Njerëz, mos harroni!... Këngët mund të burgosen. Edhe monumentet e varret mund të prishen. Por nuk burgosen ëndrrat, zemrat.
Presidenti BERISHA ial 4 gazetarëve... por ata janë të pafajshëm
Aleksandër Frangaj, Marlin Leka falen pa iu provuar fajësia.
«Presidenti Berisha në shenjë shqiptare, nderimi për veprën e 80 gazetarëve që u vunë vitin e kaluar në emër të fjalës së lirë e të vërtetës në të kater anët e globit, vendosi të falë dënimin me heqje lirie të gazetarëve Martin Leka e Aleksandër Frangaj, dënimin me heqje lirie me kusht për gazetarin Ilirian Zhupa si dhe dënimin me gjobë të gazetarit Shyqyri Meka» - është pjesë nga ajo që RD e djeshme e titullonte «Mesazh i Presidentit Berisha me rastin e ditës botërore për lirinë e shtypit», i bërë publik edhe në mbrëmjen vonë të ditës së martë nga TVSH.
«Presidenti Berisha në shenjë shqiptare, nderimi për veprën e 80 gazetarëve që u vunë vitin e kaluar në emër të fjalës së lirë e të vërtetës në të kater anët e globit, vendosi të falë dënimin me heqje lirie të gazetarëve E've Martin Leka e Aleksandër Frangaj, dënimin me heqje lirie me kusht për gazetarin Ilirian Zhupa si dhe dënimin me gjobë të gazetarit Shyqyri Meka» - është pjesë nga ajo që RD e djeshme e titullonte «Mesazh i Presidentit Berisha me rastin e ditës botërore për lirinë e shtypit», i bërë publik edhe në mbrëmjen vonë të ditës së martë nga TVSH.
E pra pas presidentit të UNESCO-s z. Frederiko Major është presidenti shqiptar z. Sali Berisha i cili gjen rastin të përshëndesë miqtë e tij gazetarë, madje, të bëjë edhe atë që nuk mund ta bëjnë z. Major, falë 4 gazetarëve shqiptarë të dënuar gjatë këtij viti nga gjykatat shqiptare.
Shpirti i lirë e fisnik i presidentit tonë, duket i prekur nga vdekja e 80 gazetarëve në të katër anët e globit vendosi, të thotë ndal vuajtjeve të gazetarëve shqiptarë nëpër burgjet e pista të Tiranës. E pra Presidenti i fal por... ata janë të pafajshëm. Megjithatë Presidenti i fal; por i gjeti të fajshëm ashtu siç edhe gjykatat para tij, duke i dënuar për nxjerrje të sekretit shtetëror për shpifje, si dhe për shkelje të dispozitave për ligjin për shtypin. Por megjithatë në shenjë nderimi për 80 gazetarë të vdekur në emër të fjalës së lirë, Presidenti, u fal gazetarëve shqiptarë «fajet e konvertuara», e quaj burg e gjoba milionëshe nga organet e drejtësisë shqiptare.
Pak a shumë këtë bën edhe Marlin Leka e Aleksandër Frangaj kur para disa muajsh para trupit gjykues deklaronin: «Nuk jemi këtu për t'u shfajësuar, por për të mbrojtur fjalën e lirë». Dhe ata ishin të pafajshëm, siç sik shprehej Martin Leka, i ndodhur në burg vetëm për kënaqësi të zotit Qelesh... Sepse u futën në burg për shpifje ndaj z. Zhulali kur ky nuk e kish ndjerë veten të fyer nga shpifja e për pasojë nuk kish bërë kallëzim. Më tej Leka u dënua për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe Frangaj u konsiderua i pafajshëm. Por zoti Qelesh ankohen për masa dënimi të buta dhe në dosjen e gazetarëve në gjykatën e Apelit gjendet më së fundi kallëzim i z. zotit Zhulali dhe denoncohen gazetarët Frangaj e Leka jo për «nxjerrje të sekretit shtetëror» të parashikuar nga Kodi Penal, por në bazë të Nenit 20 të Ligjit për Shtypin. Për pavarësisht nga kjo ato e konsiderojnë veten të pafajshëm sepse siç provoë materiale kishin fjalën e Presidentit të atëhershëm Berisha: -Për gazetarët nuk ka sekret». Por Presidenti i sotëm Berisha e ka të fjal duke u përballur me të vërtetën. Dhe kjo e vërtetë ofron diçka krejt tjetër nga ajo që ofroi Gjykata shqiptare! Martin Leka, Aleksandër Frangaj, Ilirian Zhupa e Shyqyri Meka u dënuan nga gjykatat thjesht për mendimet e tyre ose u burgosën duke u konsideruar nga opinioni si të dënuar të ndërgjegjes.
Gjithsesi gjesti i zotit Berisha është fisnik. Urime!
Denoncojmë manovrat djallëzore për të penguar veteranët dhe familjet
ZOTI HOXHA I ËSHTË MIRËNJOHËS PARTISË
Kryetari i PD-së së Ballshit, zoti Arben Hoxha ka vendosur të bëhet privatizimit ku nga 21 veta, 12 janë
dora e fortë e Partisë Demokratike të udhëhequr nga vetë Arbënli.
Por Arbeni nuk ka marrë vetëm
Denoncojmë manovrat djallëzore për të penguar veteranët dhe familjet e dëshmorëve të luftës antifashiste NÇL që të përkujtojnë 5 Majin
Deklaratë e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ
Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ në emër të mbi 300 e ca pjesëmarrësve veteranë, familjeve dëshmorësh, etj, të mbledhur më 3 maj për të përkujtuar dëshmorët me rastin e 5 majit denoncojmë me zemër manovrat djallëzore të ca nismëtarëve pervers e dhe ndërhyrjet brutale të ca pushtetarëve për të penguar që ky aktivitet të zhvillohej nga ne në sallën e Teatrit të Arteve siç e programuar kontraktuar e paraparë që më parë. Aktiviteti do të zhvillohej nga Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ, Komiteti i Veteranëve të rrethit të Tiranës Shoqata e të Rënëve të kombit dhe bashkëpunëtorët me dy shoqatat e tjera të ligjshme të veteranëve.
Me të, pas ndërhyrjeve tona ata nxituan e brishta situata që krijuan me pretekstin e anulimish, të përsëritura për të na e lënë goja sallën përfituara e ditë të tjera të gjitha këto për të krijuar pamundësi shoqërore e aktiviteteve dhe mosorganizimin e tij në RTV i cili është bashkëkrijues në këtë ekran ndaj nesh.
Por lavdinë e dëshmorëve s’ka forcë që ta hedhë në harresë.
Kështu ne për nder të kësaj dite të shenjtë nga gjaku i mbuluar aq sa mundëm e si mundëm për të përkujtuar të rënët që të bënë sakrificën e tyre në luftën për lirinë e pavarësinë e begatinë e popullit shqiptar antifashist e luftën kundër pushtuesit nazifashist e bashkëpunëtorëve të tyre kolaboracionistë e ballistë - zogistë.
Po pse na pengojnë me hile e shunë që ne, pikërisht këtë ditë e shohin e tyre të dëshmorëve ata të cilët luftuan paqë që e kanë? E kundërta do kur i mbani me hile e sërish? e të tjerë e… [disa rreshta të palexueshëm] për të rënët: Afrota Shala… [pjesërisht e palexueshme] të demokracisë. Apo për t’i abuzuar duke kërcënuar për… [pjesërisht e palexueshme]
… të tregojmë me gishta ata që nën pretekstin e… [pjesërisht e palexueshme] nuk akomoduan… [pjesërisht e palexueshme] dhe mosorganizimin e aktivitetit… [pjesërisht e palexueshme] duke bërë… [pjesërisht e palexueshme]
Ne përsëri, të lodhur e të… [pjesërisht e palexueshme] të shenjtë denoncojmë si de… [pjesërisht e palexueshme] Nacionalçlirimtare… [pjesërisht e palexueshme] dhe të fundi në Shkodër, Korçë, Mirditë etj. kanë përmbysur… [pjesërisht e palexueshme] heroizmin të Luftës Nacionalçlirimtare dhe kanë përdhosur varreza dëshmorësh që populli i ka të shenjta. Ndërsa nga ana tjetër dekorojnë e glorifikohen kriminelë të luftës të kolaboracionit, vrasës e dëshmorë… [pjesërisht e palexueshme] Në këtë gjë Gjonmarkaj e Abaz Kupi e të tjerë… [pjesërisht e palexueshme] 44-Fig…
Pra nuk është çështje ngatërrese dite; është apo ore, por një plan i tërë makinacionesh i forcave të djathta ekstremiste e revanshiste që synojnë drejt qëllimeve të tyre neo-diktatoriale.
Në rastin konkret qëllimi është që duke luajtur me demagogji me kartën e dëshmorëve u jepet flamuri i përkujtimit të dëshmorëve një grupi informatorësh të ligjshëm dhe pushtuesve për t’ua hequr atë si detyrë të drejtë, të organizatës e ligjshme të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Dhe këtë e bëjnë po ata pushtetarë që dikur bënë gjëmën e po kryente aktivitetin e… [pjesërisht e palexueshme] nga Ministria e Drejtësisë.
Ne u drejtohemi pushtetarëve nëse përmbahen demokracisë që të mos i lënë hapësirën ekstremizmit e djathtë që çënon simbolet e të rënëve… [vijon në kolonat djathtas]
…për gjithë familjet e tyre, veteranëve dhe organizatave e tyre të bashkëpunimit u zavallë sakrificë po përsekutohen. Ne po ta thamë gjallë, shtu se nuk duan qunjerëzit… [pjesërisht e palexueshme] Në përpjekje… [pjesërisht e palexueshme]
…duke mbështetur këta… [pjesërisht e palexueshme] paligjshëm dhe pa asnjë kredibilitet ju nuk bëni gjë tjetër veçse filoni injoratën e zemërimin e ish luftëtarëve të çlirimit të atdheut e familjeve të dëshmorëve të bazave të Luftës LANÇL, dhe të ish të përndjekurve në burgjet e kampet nazifashiste të afërmve të tyre dhe të gjithë popullit.
Populli ynë ashtu si kudo në Evropë nuk mund të lejojë që të çenohet vlera e lartë antifashiste e demokrakratike e Luftës Nacionalçlirimtare dhe gjaku i dëshmorëve. Historia do të dënojë ata që ndjekin këtë rrugë. Demokracia e vërtetë nuk pranon që antikomunizmi të përdoret për të mbuluar e justifikuar kolaboracionizmin fashizmin dhe nazizmin. Ne i bëjmë thirrje Presidentit që të vërë dorë për t’i vënë fre veprimeve revanshiste që zhvlerësojnë Luftën Nacionalçlirimtare, nderojnë e dëshmorët e saj që dëmtojnë veteranët dhe organizatën e tyre dhe që përpiqen të venë në një piedestal me ta eksponentët e tradhtisë e të kolaboracionizmit.
U bëjmë thirrje gjithë opinionit publik, gjithë partive e shoqatave që të ndërtojnë dhe të mbrojnë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, rininë dhe gjithë popullit Organizma në Ndërkombëtare të Rezistencës dhe të Mbrojtjes të Drejtave të Njeriut që të thonë ndal kësaj veprimtarie të rrezikshme revanshiste, përçarëse destabilizuese që shpërthen në një kohë kur vendi dhe kombi kanë nevojë më shumë se kurrë për stabilitetin, unitetin e demokracinë e vërtetë.
Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ
Takim i veteranëve e familjeve të dëshmorëve të LANÇ të Tiranës me rastin e 5 Majit
Qindra qenë veteranët e familjet e dëshmorëve të LANÇ e të tuarit e tjerë që u penguan me manovra «nismëtarësh» e pushtetarësh që të zhvillonin mbledhjen përkujtimore në sallën e Teatrit të Akademisë së Arteve, siç qe programuar e prenotuar.
Më në fund në kuadrin e 50-vjetorit të çlirimit të At’dheut më 3 Maj pasditë, në kushtet e ambiente të tjera më të ngushta të KD të PS takimi kushtuar kësaj dite të shënuar mbi 500 e ca pjesëmarrës u zhvillua me sukses.
Mbledhja u organizua të rrethit, shoqata për të rënët e kombit dhe ajo për «Mirëkuptim e Paqe». Mbledhja kryesoi nga sh. Pirro Dodiba, kryetar i Komitetit Kombëtar.
Fjalën e rastit në dy grupe të veçanta e morën Nënkryetari i Komitetit Kombëtar Arif Kaso, anëtari kryesisë Muntaz Shehu dhe ai i Komitetit Veteranëve Mahmut Agolli, vëllai i dëshmorit Musa Agolli.
Në mes këngëve partizane veteranë e invalidi Masar Bekteshi recitoi poezitë e tij kushtuar dëshmorëve të cilët patën një tingull të mprehtë aktual.
Në fund u lexua mesazhi që komiteti kombëtar i LANÇ u dërgon me rastin e 5 Majit familjeve të dëshmorëve.
NEXHMI MENZELXHIU
ZOTI HOXHA I ËSHTË MË RENJOSË PARTISË
të bëhet pasur. Për të realizuar qëllimet e tij po shfrytëzon me mjeshtëri të gjitha mundësitë që i ka dhënë Partia, duke vënë në përdorim edhe organet e tjera speciale, siç është Bordi i privatizimit, SHIK-u, organet e rendit etj.
Kohët e fundit ai i vuri syrin një objekti ushtarak me rreth 16 dhoma të cilin jo më shumë mundim e bëri pronë të tij Zoti Hoxha i donë ca telashe, por falë aftësisë së tij mundi t’i kalojë lehtë. Kështu ai mundi të menaxhojë pronarin e vërtetë të tokës ku është ngritur objekti, duke bërë «mash» bordin e e Partisë Demokratike të udhëhequr nga vetë Arbeni.
Por Arbeni nuk ka marrë vetëm kaq. Në Ballsh thonë se ai është pronar i një autokombajne, një magazinë etj. Këtu nuk po përmendim sistemin e të gjithë pjestarëve të familjes së tij në punë shteti, ku marrin edhe rroga të majme.
Me Kryetarin e Partisë së Ballshit, zotin Hoxha nuk mund të futet në duel askush. Ai të mund, të asgjësojnë pa u futur në lojë. Kush dëshiron të dijë hollësira rreth kësaj çështje të këtij kryetari fuqiplotë le të pyesë ata që e njohin këtu në Ballsh.
A. C
Vidhet muzeu i Vangjush Mios
Pas vjedhjes së muzeut kombëtar, për të cilën vazhdon një heshtje e çuditshme nga ana e organeve shtetërore, kontrabandistët e vlerave kulturore siç duket kanë marrë zemër për të përsëritur të njëjtën gjë të parë të një tjetër përmasë. Po kësaj radhe në Korçë me muzeun e piktorit të Popullit Vangjush Mio. Kjo akt banditesk përdhunimi vjen si vazhdë i sulmeve ndaj varrit dhe përmendores së Asdrenit, të Naimit e Themistokliut, përmendoreve e busteve të luftës Nacionalçlirimtare. Sic duket këtu në Korçë, dikush mendon se krijonjesi i madh i hymnit tonë; bibili i gjuhës shqipe apo luftëtarët e lirisë kanë zënë vendin e dikujt tjetër dhe ka marrë përsipër të zbresë nga altari i ndritur ku ka vendosur vepra e tyre në shërbim të popullit. Për një mision të tillë flet edhe rrëmbimi i fundit të një pjese të mirë të krijimtarisë të piktorit të madh Vangjush Mio. Dhe s’janë pak, por 21 vepra nga më të shkëlqyerat të dala nga peneli i tij si «Liqeni i Pogradecit», «Pamje nga Xhamia e Ugëlinit», «Kisha e Drenovës», «Portreti i vajzave rumune» etj. E bija e piktorit, Rozeta Mio, e cila ka shërbyer si cicëronë qysh prej vitit 1962, shumë e shqetësuar na sqaron se muzeu ruhej nga dy roje nga paguheshin aty. Ajo na sqaron gjithashtu se shumë prej veprave të grabitura, prej disa vizitove të huaja i janë afruar kërkesa me shuma të kapin mijëra dollarë, por unë, vazhdon ajo, kurrsesi s’mund ta bëja një gjë të tillë se amanti i babait tim ka qenë që veprat e tij të mbeten pronë e popullit shqiptar. E ndokush, mbase e dhe shtypi qeveritar prej më se 7 ditësh e nderkohë kjo gjë me fondin e artë të kulturës sonë, heshtin e s’njoftojnë asgjë, ndërkohë që s’reshtin së dhëni kronikat e vizitave të pushtetarëve nëpër qytete të ndryshme me rastin e kremtimit të pashkëve. Pushtetarët tonë harrojnë se penelin e mirë e sollën shkrejtë dhe doshta do të duhen të tillë që të kompesohen disa prej tij. Ç’mund të presësh tjetër nga një shtet që s’është në gjendje të ruajë dhe ruajë historinë dhe kulturën shekullore të popullit të tij.
ALI MYFTARI
TAKIM PËRKUJTIMOR ME RASTIN E 5 MAJIT
Sot në 5 Maj, ditën dhe FRESSH-it nga e gjithë Shqipëria.
Komisioni Organizator
Takim i veteranëve e familjeve të dëshmorëve të LANÇ të
MESAZH
Me rastin e 5 Majit
Sot, në tërë vendin tonë përkujtohet 5 Maj Dita e Dëshmorëve të LANÇL. Kjo ditë e shënuar me gjakun e pastër të Dëshmorëve do të përkujtohet brez pas brezi.
Vetëm vepra e dëshmorëve është e pavdekshme sepse jetën ata jo vetëm ta përkujtuan, por edhe e sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kombit, demokracinë dhe begatinë e popullit shqiptar që vuajtën nga shtypja e çizmës fashiste. Sakrifica sublime e jetës së dëshmorëve mbetet e do të mbetet në altarin e shenjtë të atdheut, simbol dhe krenaria jonë kombëtare.
Lavdia e dëshmorëve nuk vdes, atë s’ka forcë ta mpushtë.
I paharruar do të jetë kujtimi i tyre.
Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇL të Popullit Shqiptar
Tiranë, 5 Maj 1994