KUSH TË TUTA, KLONI QË DO TË MBAJË SHQIPËRINË JASHTË EVROPËS
A ËSHTË NË KRIZË SHQIPËRIA
- Shtatë mjekë, shumë doktor-profesorë, pak juristë, 3 muaj pa u mbledhur në komisionin për hartimin e «Ligjit Themelor të Shtetit»
Që nga Prilli i 1991 Shqipëria, gjithë organizimin e saj e mbështet në dispozitat e ligjit themelor kushtetues. Që nga Prilli i 1991 për tre vjet, parlamentarët shqiptarë kërkojnë projekt-kushtetutën, por dikush nën hijen e pushtetit me një zë të fortë e të vendosur ju del përpara: Kërkojeni kërkojeni se ka për të ardhur.
Që nga marsi 1991 e më tej, deri më sot, politikanë e deputetë, qeveritarë e president kërkojnë të «arratisen» bashkë me Shqipërinë për në Evropë, por përpara del kloni, i cili sapo shqiptarët zgjasin duart jep mesazhin kalues: Kushtetuta. Dhe shqiptarët kanë 3 vjet që përsërisin këtë «rit», kanë tre vjet që s’gjejnë dot «kodin e hyrjes», nuk bëjnë dot kushtetutën. Dhe Evropa pret!! Dhe shqiptarët presin!! Pikërisht se pret Evropa, se presin shqiptarët është ngritur një komision për përgatitjen e projekt-kushtetutës. Dhe ai ka dy vjet që «zvarritet» të përshkruajë një rrugë me disa kapituj që do të institucionalizojnë demokracinë në Shqipëri. «Deri tani – thotë anëtari i këtij komisioni dr. Fehmi Abdiu – janë përgatitur kapitujt që kanë të bëjnë me kompetencat dhe funksionimin e parlamentit, institucionit të Presidentit, organizimit shtetëror, administratën, qeverinë, organizimin e sistemit gjyqësor, dispozitat e gatshme për liritë dhe të drejtat themelore të njerëzve». Dhe... Dhe kaq sepse më tej pauzë. Komisioni po kalon 90 ditë pa u mbledhur. Sipas Abdiut gjithçka ka mbetur në kompetencat e gjykatës kushtetuese «Debati për këto kompetenca u kthye në zënien, grindje, thirrje. Megjithëse unë dhe dhjetë të tjerë duke bërë thirrje për konsensus për miratimin e dispozitave përkatëse, sherri vazhdoi edhe më, dhe për pasojë komisioni ka tre muaj që nuk mblidhet» - sqaron Abdiu. Dhe sa do të presin shqiptarët? Dhe sa do të presë Evropa? Lidershipi shqiptar i drejtohet ashpër Evropës sepse sipas tyre ajo përcakton një standart të... Fakti që veprimtaria e komisionit që është ndërprerë disa herë me periudha të gjata kohe e dëshmon më së miri këtë» - konstaton zoti Abdiu. Pse ndodh kështu? Thuhet se kryetari i PD, Eduart Selami është shprehur diku në Evropë a në Shqipëri se «nuk e çojmë kushtetutën në parlament sepse nuk marrim dot dy të tretat e votave». Mbase është ky shpjegim që justifikon gjithçka, gjithë alibinë e komisionit të projektkushtetutës. Udhëheqësi shqiptar është i tmerruar nga shifra dy të tretat që tashmë e shikon nga pas. Është shifra që në rastin e paraqitjes së projektkushtetutës në parlament bën prezente krizën parlamentare e cila sipas kreut të shtetit presidentit Berisha është një kusht i domosdoshëm për zgjedhje të parakohshme. Dhe barometri «zgjedhje të parakohshme» duket se parashikon furtunë. Prognoza tashmë është e qartë. Jo vetëm elektorati shqiptar, por edhe elektorati hungarez e polak materializojnë atë. Ato kanë bërë prezente humbjet analoge të PD-së në këto vende dhe është humbja e pushtetit që e tremb jashtë mase PD-në. Por në këtë rast interesat e veta të ngushta partia e pushtetit bën gjithçka për të mbijetuar. E si për pranim e Shqipërisë në këshillin e Evropës, të cilin gjithë shqiptarët e dëshirojnë, pra, të heqë kushtin - kushtetutë është Shqipëria ajo, është populli shqiptar ai, është elektorati shqiptar ai që do të vendosë kushtin - kushtetutë, sepse është Shqipëria ajo që më shumë se sa Evropa ka nevojë për kushtetutën e saj të re e cila do të abrogojë të gjitha ligjet represive që janë bashkëngjitur sot dispozitave kushtetuese, që do të abrogojë kodet penale staliniste të ’76 që po përdoren me së miri sot kundër kundërshtarëve politikë. Dhe plotësimi i këtij kushti që vendos elektorati shqiptar i takon këtij parlamenti ekzistues, të cilin neni 40 i dispozitave kushtetuese e detyron të hartojë projektkushtetutën dhe të përcaktojë afatin e... e përfundimit të këtij projekti. Dhe nëse ky parlament e shikon se misioni i tij ka përfunduar le të mos e bëjë këtë gjë, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme e një parlamenti tjetër, i cili të plotësojë këtë detyrim ndaj shqiptarëve e ndaj Evropës. Ndryshe mbetet në fuqi ajo që lideri i opozitës, tashmë i burgosur politik, theksoi në gjyqin e tij, se «në Shqipëri, ka forca që duan ta mbajnë Shqipërinë jashtë Evropës». Dhe janë këto forca që klonin e ngritur midis Shqipërisë dhe Evropës duket se duan ta shndërrojnë në «mur» e më tej në «luftë të ftohtë» midis lidershipit shqiptar dhe Evropës.
gjithçka ka mbetur në kompetencat e gjykatës kushtetuese - Megjithëse ne dhamë duart sheshile muaj që nuk mblidhet. - sepse sipas tyre ajo përdo[r?] një standard tepër të lartë për Shqipërinë. Të nervozuar nga kriza që ka bllokuar veprimtarinë e tyre lidershipi shqiptar kërkon të shpëtojë duke i kërkuar Europës të ulë lartësinë e «klonit». Por gabon. Gabon sepse klonin nuk e ka vendosur Evropa por vetë ata. «Ka qenë përgatitur gati një vit më parë projekt-kushtetu[a?]», u balua edhe në komisionin e Venecias «Demokracia nëpërmjet ligjit» dhe u konsiderua brenda të gjitha standardeve evropiane». - spjegon Abdiu. Por kjo projekt-kushtetutë u zhduk, humbi. Dhe shqiptarët dhe Evropa presin të mbidhet komisioni i ri që të hartojë projekt-kushtetutën e re shqiptare. Por ku!!! «Të gjithë thërrasin se duan kushtetutën porse në praktikë ka forca që pengojnë haptazi hartimin e saj».
Dhe përsëritëm detyron të hartojë projektkushtetutën dhe të përcaktojë afatin të ftohtë» midis lidershipit shqiptar dhe Evropës.
FUSHATË ELEKTORALE NË REÇ
Deri dje Reçi i varfër kishte të paktën një rrjet kanalizimi vaditëse, një spital, shkollë e telefon; çdo familje një të punësuar në shtet.
Sot edhe këto nuk i ka më. Sot ka... iniciativa e lira për... motive baritore!
Në vend të hyrjes.
Rruga e pasfaltuar Peshkopi - Reç po rrinte këto ditë nga makina të shumta që nga Tirana e të Peshkopisë, ministra, deputetë, kryetarë partish, gazetarë etj. e kanë shpërngulur vëmendjen këto ditë në Reç, ashtu si edhe në katër komunat e tjera ku më 29 maj, do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin lokal. Në Reç do të zgjidhet kryetari i ri i komunës për të zëvendësuar atë të mparshmin që është ngarkuar me detyrë tjetër.
Të paktën 6 kandidatë pretendojnë të marrin kolltukun e kryetarit të Komunës në Reç, që përfaqësojnë gjashtë parti me emër e pa emër. Po vlera e zgjedhjeve në Reç nuk kufizohet thjesht në një kryetar komune. Partitë kanë synime më të gjera. Ato përpiqen të testojnë elektoratin, të matin forcat për t’i njohur elektorale në përmasa kombëtare në të ardhmen. Partisë Demokratike i duhet fitore për t’i treguar popullit se ajo vazhdon ta ketë popullin me vete. Prandaj, një fitore e mundshme e saj do të thotë që të paktën, për një tre muaj gjithë propaganda e PD-së, të bëjë duke thënë se «populli është me ne», «kot kërkoni zgjedhje të parakohshme» etj. Ndërsa partitë e opozitës duan t’i tregojnë partisë në pushtet se populli nuk është monopoli i saj, se kohët kanë ndryshuar etj. Kjo është arsyeja e preokupimit të partive në këto zgjedhje.
«Fusha e minuar» e betejës elektorale.
Ndërkohë që fitoret në zgjedhje e duan të gjithë, fusha elektorale në Reç, nuk është e lehtë. Atë e vështirëson gjendja e rëndë në të cilën ndodhet populli i kësaj komune në këtë kohë tranzicioni. Natyra është treguar dorështrënguar në atë vise. Toka është e pakët dhe joprodhuese. Mundësia për vaditje sidomos tani është shumë e vogël. Komunikimi me qendrat e mëdha të banuara është shumë i vështirë, sepse qyteti më i afërt, Peshkopia, është rreth 50 km larg. Megjithëse zonë malore, mundësitë për mbajtjen e bagëtisë janë të kufizuara. Këto janë gjynahet e Natyrës.
Por këtyre u shtohen edhe gjynahet e njerëzve, më mirë të themi, të qeverive të mëparshme e të asaj të tanishme. Gabimet e qeverive të mëparshme përmbledhin në atë që nuk u krijoi mundësi këtyre njerëzve të zbresin në zona fushore, për t’u krijuar kushte jetese si të shpërngulurve, ashtu edhe të atyre që do të mbeteshin atje për t’u kullandrisur me mundësitë që jep vendi.
Por gabimet e të shkuarës janë thelluar nga qeveria e sotme. Dikur reçanët merrnin 40 lekë për ditë pune në kooperativë, për thuajse çdo familje kishte një njeri në punë të shtetit dhe kjo e mbante familjen. Reçanët kanë punuar në të gjitha veprat e mëdha të ndërtuara në zonën e Verut, si hidrocentralet e Drinit, minierat e Bulqizës, ndërmarrje gjeologjike, dhe ato të pyjeve etj. Sot këto ndërmarrje ose janë mbyllur tërësisht, ose e kanë shkurtuar në minimum fuqinë punëtore. Të ardhurat për familje nga puna në shtet pra nuk ekzistojnë më.
Dikur shteti monist ndërtoi në këtë krahinë një rrjet të gjerë kanalësh vaditëse, si kanali i Setës etj., ku derdhen deri dje qindra hektarë e qindra hektarë me lavj... baramina e dinamit, në duar edhe reçanët. Kështu u bë e mundur vaditja e tokave të pakta. Sot kanali i Setës nuk punon më si në Reç e as në Zall Dardhë, sepse uji ndërpritet në Çidhën e qeveri nuk ka që të verë dorë në këtë punë, për të administruar mirë ujin dhe kanalin që është një vepër e ngritur me djersën e të gjithëve. Këtë shqetësim fshatarët e Reçit ia ngritën edhe ministrit të punës dhe përkrahjes sociale, Dashamir Shehi, i cili ka shkuar atje këto ditë për të bërë fushatë elektorale për Partinë Demokratike. Por ministri në vend që të thotë se kanali do të vihet në punë si më parë, premton se do të vijnë elektro-pompa për të ngritur ujin nga Drini për... (Vijon në faqen 3)
Veprimtari të PS në kryeqytet
Maj-Qershor - zgjedhjet e reja në PS
Në kuadrin e zgjedhjeve të reja në Parti, Kryesia dhe Komiteti Drejtues i PS të Kryeqytetit kanë organizuar një varg veprimtarish, të cilat synojnë kurorëzimin me sukses të kësaj fushate.
Këto ditë u zhvillua edhe një aktiv i zgjeruar ku u diskutua rreth programit që do të ndiqet gjatë muajve maj-qershor nga forumet, këshillat zonale dhe organizatat e partisë në të... [tekst i prerë] ...rtisë për zbatimin me korrektësi të rregullave e normave të Statutit të PSSH dhe Udhëzimit të KPD-së PSSH si dhe të programit të KD të PS të Kryeqytetit. Të gjithë theksuan rëndësinë e realizimit të disa objektivave konkrete që kanë të bëjnë me thellimin e rinovimit të Partisë, me shtimin e radhëve me anëtarë të rinj, me shlyerjen e detyrimeve financiare para afa... [tekst i prerë] afatit etj. Diskutantë të ndryshëm u ndalën në çështjen kundër formalizmit, përpiqen për t’u marrë vetëm me tema të përgjithshme duke i u shmangur atyre konkrete, Një rol të rëndësishëm në këtë proces duhet të luajnë të zgjedhurit e deleguarit që marrin pjesë në mbledhjet e organizatave të partisë. U bënë mjaft propozime për zhvillimin e veprimtarive masive, me karakter politik si takime të anëtarëve e simpatizantëve me anëtarë të udhëheqjes e deputetë të PS, me intelektualë të këshilltarëve me elektoratin tonë, etj. U bë vërejtje për një aktivizim më të mirë të deputetëve që banojnë në Tiranë. Këto probleme duhet të trajtojnë me kujdes secili komision në linjën e tij, duke bashkëpunuar me njëri tjetrin. Sugjerime, propozime e vërejtje konkrete u bënë edhe për forcimin e lidhjeve me sindikatat, me gratë socialiste, me rininë eurosocialiste, me organizata dhe shoqata të ndryshme politike e shoqërore. Kryetari i KD të PS të Kryeqytetit L. Shalhori, në fjalën e tij pasi vlerë-
të gjitha nivelet e fazat, deri në zhvillimin e Konferencës.
Si në projektin e paraqitur nga Kryesia në Kryesi nga P. Vladi - sekretar i KD ashtu edhe nga diskutantë u theksua nevoja që kjo periudhë të mos konceptohet thjesht si një rutinë që përsëritet çdo dy vjet por si moment me rëndësi të madhe për gjallërimin e mëtejshëm të jetës së partisë në aspektet ideo-teorike e politike, organizative e të forcimit të lidhjeve me organizatat e shoqatat e ndryshme, të punës me intelektualët, me këshilltarët etj. Për këtë del domosdoshmëria e aktivizimit të të gjitha komisioneve përkatëse pranë Kryesisë, duke hartuar e ndjekur programet të veçanta pune.
Vlen të theksohet se në këtë aktiv u vlerësuan një pjesëmarrje më e gjerë në diskutime dhe sugjerime konkrete për çështje që preokupojnë PS në Kryeqytet. Në këtë sens diskutuan S. Poçi, M. Lakrori, F. Hoxha, E. Reçi, M. Papadhopulli, F. Arapi, Sh. Koçia, H. Kola, L. Haxhiu, A. Qatipi, S. Dedja, A. Ukaj etj.
Mjaft prej tyre u ndalën në kujdesin që duhet të bëjnë Kryesia, këshillat zonale dhe organizatat e pa-
(Vijon në faqen 2)
VELIPOJËN E RREZIKON MALARIA!
Janë mjaft të shqetësuar banorët e Velipojës në rrethin e Shkodrës.
Ata pohojnë se kaq të shumta janë mushkonjat këtë periudhë këtu, saqë ngjason ky vit me kohën para 40 vjetësh, ku ishte e përhapur edhe në këtë zonë malaria. Bile saktësisht për rrethin vitin 1954 kur u kuruan të prekurit e fundit nga malaria... Si rrjedhojë e shkaktarëve të veprave bonifikuese tani është rishfaqur mal... [tekst i prerë] moçalizimi i kënetës e papastërtia e kanaleve me ujë të ndenjur, që sqar-kullojnë, janë krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e mushkonjave të malarjes. Shto këtu edhe faktin tjetër që, s’paku tash 2 vjet s’përdoren më insekticidet në bujqësi e as dhe një masë tjetër dizinfektuese s’është marrë. Tani e ke të vështirë ta përballosh «sulmin» e tyre! Banorët e këtyshëm po detyrohen të përdorin disa rrjeta, që ata i quajnë hibili-k, me të cilat veshin gjithë muret e dhomës që të mund të bëjnë pushim e qetë nga pickimi i mushkonjave. Ata thonë se shibillet i kanë pas përdorur për këtë qëllim në kohëra të kaluara gjithësherit tane. Është urgjente marrja e masave për dezinfektimin e kënetëshëm e të vazhdueshme nëse nuk duam që të na kthehet malarja. Kujtojmë se brenda pak ditësh këtu fillon dhe plazhi. MUSA KURTULAJ
Partia Socialiste Hungareze dëshiron një qeveri koalicioni
NGA BOTA
BUDAPEST, 16 maj (AFP-ATSH).
- Partia Socialiste Hungareze, e cila më 1 maj fitoi me 32,0 përqind të votave turin e parë të zgjedhjeve legjislative, dëshiron krijimin e një qeverie koalicioni, edhe nëse arrin të marrë shumicën absolute në turin e dytë të 29 majit, deklaroi të dielën kryetari i partisë Gyula Horn.
«Ne dëshirojmë formimin e një qeverie koalicioni për të mirën e vendit të zotit Horn, i cili shprehu për herë të parë në publik pas një incidenti të rëndë me veturë më 5 maj.
Horn, një veteran, ministër i Punëve të Jashtme të qeverisë së fundit komuniste i cili kontribuoi në bashkimin gjerman duke vendosur të hapë në vitin 1989 kufijtë e Hungarisë ndaj mijëra gjermanëve të lindjes të bllokuar në këtë vend, vuri në dukje megjithatë se socialistët do të qeverisin të vetëm në qoftë se asnjë forcë politike nuk do të ishte e gatshme për të formuar një koalicion.
«Ne preferojmë më mirë të qeverisim me vetë, se sa të organizojmë zgjedhje të reja sepse vendi nuk do të përballonte tensionet e një votimi të ri» tha ai.
Përgatitje madhështore për 50-vjetorin në Normandi
TIRANË, 16 MAJ (ATSH)
50-vjetori i zbarkimit të trupave aleate në Normandi, Francës do të festohet me 6 qershor me një madhështi të veçantë.
Përgatitje të gjithanshme janë duke u bërë për organizimin e kësaj dite e cila do të ketë elementët e ceremonisë zyrtare. Me mijëra veteranë ushtarake të vendeve aleate do të mbërrijnë në Francë për të marrë pjesë në festime.
Në të njëjtën datë edhe presidenti Klinton do të mbërrijë në Puant de Hok, skenë e disa prej ngjarjeve më heroike të zbarkimit.
Zbarkimi i 5 qershorit 1944 në Normandi që nga një ngjarjet më të spikatura të Luftën e Dytë Botërore. Besnik të zhvilluara në plazhet veriore të Francës shkaktuan vdekjen e 58.000 ushtarëve gjermanë, 19.000 britanikëve, 13.000 amerikanëve dhe 5.000 kanadezëve. Gjithashtu u vranë edhe 15.000 civilë.
Fillimi i vitit 1994 - «sihariq» për Hasjanët
Zotërinjtë qeveritar i premtuan rrethit të Hasit në fillim të vitit 1994 për fillimin e ndërtimit të Rezervuarit të Vlahnës në territorin e Komunës Golaj. Fillimin e zgjerimit të ujitjes dhe asfaltimit të rrugës Kukës - Krumë. Qafë Prushi. Për hir të së vërtetës këto premtime që Qeveris demokratike i gjallëruan pushtetarët lokal, forcat politike dhe gjithë popullin e rrethit Has. Rezervuari ishte fati i bujqëve që derisa e duhur të mos njihoj bosh Kunga e makinat bënte tatik i gjithë përpullisë. Këto premtime të qeveritarëve (disa prej) rezultati radika-leviz- ...
Kalu[p?] nga dështe... Nga fillimi i vitit 1994 ...
Kaluan dhe heshtje ...
Do të rikon-struktohen dhe forcohen ripetitorët e RAI-t
Ripetitorët televizivë të vendosur në malin e Dajtit, që përforcojnë kanalet televizive të RAI-t për qytetarët e kryeqytetit, do të rikonstruktohen së shpejti, të sigurohet stabiliteti i tyre, i prishur ndjeshëm në kohën e fundit. Bashkia e Tiranës ka bërë gati një fond të caktuar për këtë qëllim, thotë për ATSH-në përgjegjësi i sektorit të saj të energjetikës, Shkëndër Muça, dhe ajo kërkon ndihmën teknike edhe nga Radio Televizioni Shqiptar për ta përdorur me sukses këto ndërmarrje.
Stacionet televizive italiane RAI-t janë nga më të ndjekurat në vendin e Shqipërisë të Mesme, ku arrijnë valët e ripetitorëve me vendosjen e tyre në malin e Dajtit dhe atyre do t’u shtohen edhe 5 kanale televizive, për të cilat do të vendosen ripetitorët marrës dhe ritransmetues.
A PATOZI, ATSH
Një djalë vret babain
Një ngjarje tragjike, për shumë njerëz e pabesuar, ndodhi javën që kaloi në familjen Tirana, në fshatin Trush të zonës së Nënshkodrës. Djali vret babain !!
Gjithçka filloi me mosmarrëveshjen e dy vëllezërve Tirana për ndarjen e tokës mes njëri-tjetrit. Mosmarrëveshja është acaruar deri në konflikt, sidomos kur dy vëllezërit dhe babai i tyre kanë shkuar tek ara. Ndërhyrja e babait për t’i ndarë dy djemtë, me shpresë që të qetësohen njerëz, por ky mbeti i vrarë i qëlluar aksidentalisht thuhet nga njëri djalë. Kështu bëhet i ditur njoftimi që na ka mbërritur nga ky fshat për ngjarjen e dhimbshme.
I pa imagjinueshëm një rast i tillë, do të thonim! Pse, deri këtu arritën? Të vritet vëllai me vëllanë apo d’alli me babain për tokë-!!