18/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 maj 1994

FATOS NANO DO TË DENONCOJË PËRSËRI

NË DATËN 23 NË GJYKATËN E APELIT - Ftojmë pushtetin të jetë transparent që populli të gjykojë vetë - NË DATËN 23 NË GJYKATËN E APELIT FATOS NANO DO TË DENONCOJË PËRSËRI - Ftojmë pushtetin të jetë transparent që populli të gjykojë vetë - U fol shumë në shtyp rreth çështjes, foli apo nuk foli Fatos Nano gjatë gjykimit të “Dosjes Nano”, në shkallën e parë. U bënë dhe spekullime nga «gazetarë» të RD-së por, dhe nga ndonjë «politikan» të cilët arrituan të shkruajnë e trumbetojnë me të lartë se Fatos Nano nuk foli sepse ishte fajtor. Në rrjedhën e shkeljeve flagrante të ligjeve e të procedurave juridike penale që krijuan dhe mbajnë «Çështjen Nano», në vend të mosnjohja e dosjes në fazën e hetimit. Asgjë nuk mund të mbulojë këtë shkelje flagrante juridike, këtë të drejtë themelore të cilën e parashikon qartë kodi i procedurës penale në fuqi. Ata që e realizuan këtë mosnjohje nuk janë në padituri të nenit përkatës të kodit të procedurës penale, i cili parashikon dhe mbajtjen e procesverbalit përkatës, për leximin e dosjes etj. Fatos Nano dhe avokatët mbrojtës e denoncuan publikisht këtë shkelje të rëndë. Po përse u veprua kështu? Për zgjedh këtë taktikë? Arsyet që i shtynë realizuesit e kësaj shkeljeje të rëndë procedurale janë të lexueshme. Nuk donin t’i jepnin mundësinë e realizimit të një denoncimi të argumentuar të akuzës. Aq më tepër kuptohet kjo po të mbahet parasysh fakti i ndryshimit disa herë të akuzës ndaj Kryetarit të Partisë Socialiste e deputetit Fatos Nano. Madje formulimi përfundimtar i akuzës u bë pak ditë pas deklarimit për mbylljen e hetimeve të «Dosjes Nano». Por duke ditur dhe qëndrimin që mbajnë njerëz të kultururar e politikanë të mençur, në këtë rrethanë, synonin të përdornin reagimin e natyrshëm ndaj këtij veprimi, si një «argument fajësie kundër Fatos Nanos. Dhe në fakt kështu ndodhi. Nxituesit menjëherë kundërshtarët politikë të Fatos Nanos të flasin për fajësi të provuar ku «argumentin» kryesor që u përdor ishte «Nano nuk foli se ishte fajtor». Është e kuptueshme që ethet politike e verbëria nuk të lenë asnjëherë të shohësh drejt realitetin. Nuk të lenë të kesh kthjelltësi mendimi. Ato e këmbëjnë arsyen me instiktin, venë në ballë mllefin dhe armiqësitë personale e sociale. Në fakt Fatos Nanos ja filloi dhe i mbajti gjyqin gazeta e Partisë Demokratike, RD. Kjo parashtronte në mënyrën e retorimit atë «argument» ngaqë ishte e «pafajësuar» të organizonte e drejtojë ecurinë në arrestimin e tij, ajo përcolli presionin e bërë ndaj organeve juridike, ajo bëri etiketime, fyerjet e formulimet e ndryshme të akuzës, ajo bëri mallkimet e sharjet nga më vulgarët e ordinerit. Ajo përcaktoi dhe dënimin e tij. Natyrisht, kjo veprimtari e saj «lahet» shumë më punën gjykatës së shkallës së parë. Edhe shkeljet e rënda të ligjit e ato të kodit të procedurës penale edhe qëllimet që mbartin ata u demaskuan keqas nga qëndrimi korrekt, gjakftohtë e i kulturuar që mbajti Kryetari i Partisë Socialiste në seancat e gjyqit. Ai bëri denoncimin politik të gjithë të zhvilluar ndaj tij me argumente bindëse e shumë demaskuese. Pra, Fatos Nano foli dhe demaskoi përmbajtjen, karakterin dhe qëllimet politike të gjyqit të zhvilluar ndaj tij. Sipas rregullave juridike «Çështja Nano» do të shqyrtohet në gjykatën e Apelit dhe tashmë janë ekspozuar qartë dosja, akuzat e qëllimet Fatos Nano do të denoncojë. Do të denoncojë shkeljet juridike dhe mungesën e moraleve e argumenteve të akuzës, ideatorët dhe realizuesit e arrestimit dhe dënimit arbitrar të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe deputetit të kuvendit Popullor Fatos Nano.

Me flamurin tonë nuk luajnë dot cubat!

Dje, nëpërmjet një shkrimi të botuar në gazetën «Koha e jonë» u njohëm me incidentin e rëndë të provokuar në ndeshjen e futbollit Maqedoni - Shqipëri. Autori i shkrimit, Adriatik Dosti na e përshkruan ngjarjen me një stil dhe informacion të tillë, sa të duket vetja se ka qenë i pranishëm në atë ngjarje. Duke lexuar ç’ndodhi, nis e shqetësohesh e revoltohesh gjithnjë e më shumë derisa në fund të shkrimit thuajse është ky veprim i poshtër i tifozëve maqedonas që po pak, por 2000 vetë kthyen shpinën dhe shajën e fërshëllenjë kur ekzekutohet Himni ynë Kombëtar. Kush i nxiti, kush i frymëzoi? Ç’po ndodh në marrëdhëniet midis të dy vendeve: mos po lë të shohim për? Duke u nisur edhe nga ngjarje të tjera, për të cilat i kemi shkruar, mos nuk po njohim parimet e reciprocitetit në marrëdhëniet midis të dy vendeve? Ne, toleranti si gjithnjë e, zyrtarisht më lartë të ish - Republikës Jugosllave të Maqedonisë deklarojmë «nuk do të njihen shqiptarët si element shtetformues»! Kujtoni edhe atë kashillëkun e ministrit maqedon të punëve të jashtme në konferencën e tij të shtypit në Tiranë e përsëri gjet që u jepte gazetarëve. Gjatë protestës nga ata qe ne kemi kërkuar për qëllim nga shqiptarët në Maqedoni deri më sot... Asgjë! Po ne sa kemi bërë për marrëdhëniet me Maqedoninë? Jo pak! Kemi dashur e duam marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, por kësaj nuk i është përgjigjur sa duhet Maqedonia zyrtare. Mos duket se po e politizoj një incident sportiv? Aspak! Nuk është fjala as për kartona të verdhë as për të kuq. Është fjala për nderin ndaj flamurit tonë Kombëtar. Ai është shenjtë për ne shqiptarët, si për çdo popull. Aty është historia, aty është nderi, aty është krenaria e jonë! E ne do ta luan dot njeri, jo më 2000 vetë, që para 4 vjetëve shkruan himnin e tyre- Për himnin tonë të shenjtë kanë rënë e do të bien, po të jetë nevoja, dëshmorë shqiptarët. Për atë flamur të shenjtë! A është e rastit fyerja, kur në stadium u vazhdua gjatë takimit zë dhe me thirrjet për Maqedoninë pa shqiptarë? A është e rastit fyerja që vazhdon edhe në kthim në doganë? A shkua për të luajtur futboll. Në njës frymë miqësore e shoqërore, sportiv, apo për të pritur e përcjellë këtë fyerje? Tupin nuk e mbajmë ne, tupin ta mbajnë në Maqedoni? Por kjo është njëra anë! Pse nuk informoi e reagoi TV ynë për këtë ngjarje? Përse nuk i kërkohet përgjegjësi TV shqiptar në Shkup që të informojë? Kur informo- mërinë edhe për premierën dramash, për koncerte recital apo edhe për ndeshjet e parkut? Përse nuk reagon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve? Ministri është i aftë! Po zëvendës? Përse hesht Ministria e Punëve të Jashtme? (Vijon në faqen 4)

Kontrolli i shtetit s’ka guxuar ndonjëherë të flasë pa leje

NEPER ANALET E BISKOTAVE ANGLEZE «Unë nuk di që Shërbimi i Kontrollit të Shtetit të jetë marrë me këtë problem. Në këtë muaj jemi marrë me probleme e rëndësishme.» «Unë nuk di që Shërbimi i Kontrollit të Shtetit të jetë marrë me këtë problem. Në këtë muaj jemi marrë me probleme e rëndësishme. Nëse do të merremi me këtë problem kjo do të vendoset muajin tjetër...» janë fjalët e nënkryetarit të SHKSH-së zotit Karamuca në takimin me dollarët medaljet, cigaret, karburantin... nuk do të guxon te fliste dhe herë biskotat sepse ato janë vepër e veprës së kolegëve të tij në kabinetin Meksi. Në fund të fundit asnjë nga emrat e përmendur në këtë çështje nuk i përket opozitës, Karamuça në përgjigje të pyetjes sonë, nëse nga organi i tyre ishte ushtruar kontroll për biskotat angleze. “Përsëri me biskotat. Por kësaj radhe jo në zyrën e kryeministrit por në atë të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit. Kishim bindje se zotit Çela edhe po të mos dinte gjë zyrtarisht për këtë problem të paktën do t’i kishte shijuar në klubin e Këshillit të Ministrave, ku donte më çokte këshilltari i Maksit që të më bindur se ato janë të konsumueshme. Por Blerimin është vështirë për ta takuar edhe në një situatë paqësore për PD-në dhe jo tani që në disa komuna do të organizohen zgjedhje të pushtetit lokal. Fatmirësisht apo fatkeqësisht Blerimi i shtetit ndodhej në Mallakastër! Sidogjithë është një e vërtetë. Zoti Çela dhe kontrolli i tij s’kanë guxuar ndonjëherë të flasin pa leje aq më shumë kur janë të detyruar të dalin kundër partisë. Ashtu siç dhe, që Shërbimi i Kontrollit të Shtetit nuk ka guxuar të flasë për dollarët medaljet, cigaret, karburantin ... nuk do të guxonte të fliste dhe për biskotat sepse ato janë vepër e qeverisë dhe përket opozitës, asnjë nuk është i Partisë Socialiste kështu që çështja është jashtë juridiksionit të zotit Çela. Thjesht shkrimet e publikuara në organet qendrore të shtypit, apo edhe një letër anonime mund ta vinte organin e Kontrollit të Shtetit në gjendje alarmi. Por në këtë rast asgjë e tillë nuk ndodh. Në të përmenden emra dhe persona që përmenden mbi SHKSH-në dhe vetë Blerimin Ndoshta do të ishte më mirë t’i kujtonim zotit Çela se për të majftuar vetëm një shkrim i një gazetë italiane që të fillonte me shpejtësi përpilimet e raporteve për kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano dhe ajo që është e rëndësishme dhe të theksohet është se ai i quajtur gazetar apo gazetare e denoncuar nga MPJ si shtetas Italian. Megjithatë faktet dhe dokumentat ekzistojnë edhe pasi Blerimi të lerë vendin e Kryetarit të SHKSH-së.

U VRA KOMANDANTI I POSTËS SË POLICISË SË KOPLIKUT

Dje në Malësi të Madhe: Mosmarrëveshja midis dy oficerëve, pjesëtarë të efektivit të forcave të RP, është shkas i kulm përdorimin e armës duke u vrarë njëri prej tyre. Kjo ndodhi dje në orët e pushimit të drekës në qytetin e Koplikut. Inspektori i policisë rrugore Risim Rrapaj vrau me pistoletë komandantin e postës së policisë së qytetit të Koplikut Isa Tahiri. Deri tani nuk ka njoftim se ku konsiston mosmarrëveshja midis tyre që u bë shkak për këtë vrasje. Njëkohësisht nuk ka njoftim se si u veprua nga komisariati i këtij rrethi dhe në ka arritur të kapë autorin e këtij krimi. Burime të padëgjuara anë bëjnë të ditur se autori i këtij krimi më pas ka shkuar në shtëpinë e tij, nga ku komunikonte me radio me eprorët, duke u thënë se «jam i pafajshëm»; prandaj të mos më vijë askush në shtëpi pa thirrur më parë dëshmitarët që kanë qenë prezent në këtë ngjarje dhe dinë gjithçka». Cilat ishin motivet e kësaj vrasje dhe çfarë ndodhi më tej? Le të presim për këtë njoftimin e MRP-së.

kanale televizive

Përveç televizionit shqiptar, qytetarët durrsakë, që prej tre ditësh po ndjekin edhe tetë stacione të tjera televizive, pa patur nevojë për antena satelitore. Pesë nga këto stacione janë italiane, si dhe një kanal francez, një turk dhe Euro News-it. -i gjithë investimi me të cilin u bëjnë në Itali antenat marrëse dhe dhënëse kap vlerën e 33 milionë liretave, tha Vasil Aleksi, firmës ATSh-së, inch, e cila zbatoi projektin-. Rrjeza e përhapjes së këtyre valëve monumental është rreth 8 km, por pasi le kryhen disa punime të tjera plotësuese në këto antena, dhe qyteti i Shijakut do të jetë po kaq i privilegjuar sa edhe Durrësi, për evenimente kulturore sportive apo politike, shpjegoi zoti Aleksi, këto antena, me një punë minimale paraprake, mund të përshtatet edhe për stacione të tjera europiane.

Deputetët kundër ligjit kushtetues

Ali Spahiu në mes për të rregulluar drejtësinë Shqiptare Më datën 11.5.1994, mbi tavolinat e deputetëve, krahas materialeve zakonshme, u rendit dhe një zbulim i ri, projektligji i deputetit Ali Spahiu. Bi për ed. që në javë me përpara për të vënë rëndësi kësaj vepre me ide demokratike. Z. Aroni në programin e punës për muajin Maj, me shumë insistim e planifikim dhe veprën që përbën, megjithëse deputetët se nuk e kishin lexuar atë. Por këta s’ka gjë për t’u shqetësuar se pak praktikë materialet e kësaj program edhe në parlament, është të-ndihur në atë metodë revolucionare të praktikave të vjetra me mo- ... [?]. Se çfarë parashtron projekti Spahiu, po botojmë origjinalin. Neni 1 “Nuk mund të punojë në Gjykatën e Kasacionit, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Gjykatën Kushtetuese me detyrën kryetari, zv-kryetari e anëtar i gjykatës, prokuror, zv-prokuror i përgjithshëm, sekretar i përgjithshëm e drejtor sektori për një kohë për pesë vjet, ata që kanë punuar në organet qendrore të drejtësisë dhe në organet e tjera qendrore shtetërore 10 me pak se dy vjet gjatë 20 vjetëve të fundit, e dhetë diktaturës komuniste. Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.” ALI SPAHIA Ai është kundër ligjit kushtetues. Çfarë është ky projekt? Konsequent dhe i vendosur për ligje me përmbajtje politike, ky deputet, pas miratimit dhe zbatimit të ligjit tashmë nenit Nr. 24-1, me të cilin e ashtuquajtura reformë ho-dhi në rrugë mijra vetë për bindje politike, prap është i pakënaqur pasi ka mendimin se akoma në organet qendrore të drejtësisë zënë vend ku-ndërshtarë të tij. Pra, akoma ka ndonjë merak për ndonjë kokërr apo për ndonjë kundërshtar personal të tij. (Vijon në faqen 2)

Në Greshicë PD-ja po «KORR» atë që «MBOLLI»

Greshica është një ndër më të reja të Mallakastrës, populli të cilës më 29 maj do të votojë për të zgjedhur këshilltarët dhe kryetarin e komunës. Duhet të jesh vetë në Greshicë, duhet të bashkëbisedosh me këta fshatarë të ndershëm e patriotë, t’i pyesësh e t’i dëgjosh për hallet që u kanë sjellë pushtetarët e qeverisë demokratike dhe pastaj të mund të nxjerrësh përfundimin se për cilët kandidatë do ta hedhin votën. Terapia «shok» më shumë se këdo tjetër ka goditur fshatarin. Shkatërrimi i fabrikave, i uzinave, bllokimi total i punës dhe i prodhimit industrial i ka bërë çmimet e blerjes për fshatin marramendëse. Sho-k me korrupsionin qeveritar, vështirësitë e tjera që u shkaktuan nga lufta për zhdukjen e çdo gjëje komuniste, jeta është bërë-gati e papërballueshme. Një kv pleh kimik kushton jo më pak se 30 mijë lekë të vjetra, punimi i një dynym toke 8 mijë lekë, një kv grurë 15 mijë lekë pa folur për preparatet kimike, taksat, për rritjen e çmimit të vajgurit e energjisë elektrike. Qeveria e PD-së as që po pyet për këto halle të fshatarëve. Madje nuk është e interesuar të bëjë qoftë edhe minimumin rreth problemeve që lidhen drejtpërdrejt më të. PD-ja interesohet vetëm për të marrë votën s’do ndodh këto ditë në Greshicë. Aty kanë shkuar partiakë e qeveritarë, duke përdorur praktikat më të sofistikuara të mashtrimit të cilat janë të pabesa, aq edhe fyese. Në Greshicë kanë vajtur me «heçpat plot» kryetari i kontrollit të shtetit, z. Blerim Çela, në kryetari i PD, zot’i Hasan Tomor Dosti etj, cilët, siç po thonë greshiciotët po shfrytëzojnë më intensivisht natën. E te ardh nga, i zi edhe karakter i tyre. Atë po luajnë prapë po -lo-zina me hallet e fshatarëve, duke u premtuar pa kriter të cilat prekin nevojën e tyre. Atо kanë premtuar të shpërndajë pako menjëherë pasi t’i kenë dhënë votën PD, të shtrojnë xhadenë, të instalojnë disa transformatorë, të riparojnë frigoriferët e djegur etj. Po si mund ta -hajë- greshicioti ... (Vijon në faqen 2) Vezët e premtimeve të PD-së

Nëntë kanale televizive

DURRËS Përveç televizionit shqiptar, qyteta-