20/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 maj 1994

ÇESHTJA NANO ESHTE NYJA GORDIANE E JETËS SË SOTME SHQIPTARE

Pas afro nëntë muaj burgimi të Kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, sot kjo çështje është kthyer në një nyje të vërtetë gordiane të gjithë jetës politike dhe sociale në Shqipëri. Në të tashmen janë mishëruar që nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut e deri tek të drejtat politike të opozitës dhe fatet e demokracisë dhe të pluralizmit në Shqipëri. Në çështjen Nano i gjejmë të shkrira në një intolerancë politike, arrogancën revanshiste, varësinë e organeve shtetërore e gjyqësore nga pushteti politik i një partie, forcimin e pushtetit personal, krimin politik, gënjeshtrën dhe fytyrën publike, dizinformimin dhe manipulimin. Çështja Nano tashmë është bërë edhe çështje e ekzistencës së vetë opozitës së fortë e dinjitetit dhe e lirisë. Në të janë të dalluara alternativa të ndryshme të zhvillimit të vendit ku ndahen hakmarrja me tolerancën, demokracia me bajraktarizmin, kultura me injorancën, modernia me primitivën. Për të gjithë sot është e qartë se çështja Nano nuk ekziston si një çështje penale. Sajimi i saj është një bumërang i vërtetë për partinë demokratike. Ata që e sajun këtë çështje shpresuan shumë nga efekti i saj jashtë dhe brenda vendit. Në radhë të parë ata dëshironin dhe synonin të arrinin në një përçarje të Partisë Socialiste si forcë më e madhe dhe më e fuqishme opozitare në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë ta paraqesin atë në opinionin ndërkombëtar si një forcë të vjetër, regresive dhe të komprometuar. Në të dyja këto aspekte ata pësuan një disfatë të plotë. Socialistët e besuan kryetarin e partisë jo për sentiment dhe as se janë të verbuar. Ata i besuan sepse kush më pak e kush më shumë e kishte ndjerë në veten e vet presionin antidemokratik që ushtronin ndaj tyre pushteti i partisë demokratike. Ata i ndjenë të parët spastrimet politike dhe largimet nga puna për arsye të bindjeve. Ata panë se si përpiqej PD-ja tua ngushtonte sferën e veprimtarisë e të aktiviteteve politik dhe ekonomik. Ndjenë se si po përvijohej një luftë e re klasash. Panë se si i manipuloante PD-ja mjetet zyrtare dhe kombëtare të informacionit masiv, si at ATSH, RTVSH u bënë njëngjyrëshe të korracuar për opozitën dhe mendimin alternativ. Ata panë se si po përdorëshin kundër tyre organizma shtetërore që nga Kontrolli i Shtetit, policia financiare e deri tek organet e dhunës. Për të gjitha këto e për shumë të tjera socialistët i besuan Kryetarit të Partisë së tyre. Dhe bashkë me ta edhe një masë e madhe popullore që çdo ditë e më tepër po afrohet me socialistët. E, nëse kjo masë e madhe popullore ndoshta nuk i kupton si duhet termat e gjykatës për përvetësimin indirekt nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, e kupton shumë mirë dhe e ndjen realist se si sa më tepër ashpërsohet jetesa në familjet e tyre, aq më tepër intensifikohet propaganda kundër Fatos Nanos. Ata panë edhe mënyrën se si u krye privatizimi i shumë ndërmarrjeve nëpërmjet bordeve të famshme pedeiste që nesër do të quhen borde të grabitjes. Ata ndjenjë realist pasigurinë sociale, rrëmbimin e pasurisë, tjetërsimin e shpresave dhe flakjen e premtimeve, rritjen e çmimeve dhe gënjeshtrat e kompromisimeve. Panë se si u mbyll parlamenti për ta, se si u shëndërrua dita e si u dobësuan disa të tjerë. Si fshatarët e kthyer në gjendjen e para luftës së dytë, esencialistët pa shpresë pune, grevistët e urisë në Kukës, qytetarët e papunë të Follinat, emigrantët e përzënë dhe të përbuzur e kuptojnë se diçka nuk është në rregull për derisa jetesa e tyre nuk është ajo që duhet të ishte. E megjithatë ata dëgjojnë edhe propagandën zyrtare se ata janë më të suksesshmit në Evropë dhe botë, propagandë që përzihet me “korruptimin” e Nanos, e atërëherë nuk e beson dhe këtë të fundit. E atërëherë shumë më tepër njerëz e kuptuan se burgosja e Fatos Nanos dhe farsa gjyqësore ndaj tij, është dhe është burgosje e kryetarit të partisë socialiste dhe tjetërsimit politik dhe ekonomik. Ndjenjë se si i manipulonte PD-ja mjetet zyrtare dhe kombëtare të informacionit masiv, se si dhe e tjetërsimit politik dhe ekonomik. Ndjenjë informacionit masiv, se si dobësuan disa të tjerë. Përpjekje për të dënuar alternativën që ai përfaqëson. Nga dita në ditë plot nëntë muaj kështu u shtuan përkrahësit dhe shokët e Fatos Nanos. Nga dita në ditë çështja Nano pushtoi faqet e shtypit në një evolim të dukshëm ku informacionet dhe komentet trajtojnë ndjekjen politike që i bëhet kryetarit të partisë socialiste. Këtë e gjejmë të shkruar edhe në gazetat e pushtetit të cilat e kanë gjuhën të zhveshur nga temat juridike të gjykatës dhe tregojnë një pjesë të së vërtetës për arsyet e ndjekjes dhe burgosjes së Fatos Nanos dhe të dënimit të tij me çdo kusht. Gazetarët e vërtetë e panë realisht mbi shpinën e tyre se çfarë do të thotë liri shtypi në një partiake. Ata e kanë parë edhe ligjin e shtypit formal dhe sheklet me këmbë kur i fuqishmi dhe i pushtetshmi është i prekur nga publikimi i së vërtetës. Ata e jetuan varësinë e prokurorëve, hetuesve e gjykatave nga pushteti politik. Ata vetë i provuan prangat dhe qelitë e burgut. E atërëherë e kuptojnë më qartë se përse ndiqet e burgoset, përse dënohet kryetari i partisë socialiste Fatos Nano. Kështu edhe veteranët që ndjejnë që nga thyerja e plakave fytyra, heqja e 29 nëntorit dhe sulmet ndaj 5 majit. Kështu dhe të tjera studentët, nxënësit, nëpunësit etj. Tek çështja Nano sot përfshihen dhe përmblihen të gjitha këto. Ajo është një çështje jo më e Partisë Socialiste por e vetë demokracisë dhe e jetës pluraliste në Shqipëri. Ajo kërkon një zgjidhje që të marrin zgjidhje dhe shumë gjëra të tjera që e të marrin rrugë një jetë e vërtetë demokratike. Pas dy ditësh një tjetër gjykatë shqiptare, ajo e Apelit, do ta shqyrtojë përsëri çështjen Nano. Pak shpresë ka që ajo të zgjidhë këtë nyje ashtu siç është më e nyra e vetme e zgjidhjes së nyjës gordiane. E atërëherë edhe më tepër shokë e përkrahës do të ketë. Dhe atërëherë edhe nyja do të zgjidhet. THOMA GJELLICI GJELLCI «armiqtë tanë». Shpesh kjo luftë merr dimensione të padeshirueshme, siç ndodhi me arrestimin, hetimin dhe dënimin e Kryetarit të Partisë dhe deputetit Fatos Nano. Tashmë të gjithë jemi të bindur, se F. Nano është i persekutuar politik dhe lufta kundër tij është përpjekje për ta mënjanuar. Pyetjes: se, si e komentoi shprehjen e Presidentit kur tha s’i kuptoj socialistët kur e kanë seriozisht kërke- (Vijon në faqen 2)

VENDI MUND TË DALE NGA KRIZA ME ZGJIDHJE TË MENDUARA MIRË, JO ME EUFORI

TEPELENË: VENDI MUND TË DALE NGA KRIZA ME ZGJIDHJE TË MENDUARA MIRË, JO ME EUFORI SERVET PELLUMBI: - Jemi të bindur se FATOS NANO është i persekutuar politik - Sa më shpejt t’u hapet rrugë zgjedhjeve aq më mirë është për demokracinë Në kuadrin e zbërthimit të detyrave të Konferencës së dytë Kombëtare dhe të fushatës së zgjedhjeve në Parti, këto ditë sh. Servet Pëllumbi Nënkryetar i Partisë Socialiste ishte midis anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj Partie në rrethin e Tepelenës. Erdha në Tepelenë, tha Dr. Pëllumbi jo vetëm për fushatën e zgjedhjeve të reja në Parti, por edhe për të takuar e biseduar me ju për nevojat që ka vendi, për ecurinë e reformave dhe ndërtimin e shoqërisë së vërtetë demokratike, për të cilën janë angazhuar seriozisht Shqiptarët. Më pas ai vazhdoi: Mendimi i PS është, se vendi është në një krizë të thellë të e të zgjatur nga e cila nuk dilet me eufori e zhurmë propagandistike, por me programe të menduara mirë e qeverisje të aftë. Kriza e sotme ka dimensionet e saj ekonomike, politike e sociale. Statistikat e kursyera flasin jo për rritje, por për rënie të prodhimit për papunësi masive dhe varfërim të skajshëm të njerëzve. Prodhimi industrial ze vetëm 14 për qind të prodhimit kombëtar, papunësia arrin në 35-40 për qind të forcave të afta për punë, borxhi i jashtëm arrin në 1.3 miliard dollarë nga 370 milionë që ishte në vitin 1992. Vendi jeton me dërgesën e refugjatëve dhe qarkullimin e mallrave të huaja, në vend që të gjallërohej prodhimi i brendshëm dhe investimet. Kriza ka edhe aspektin e saj politik. Vendi vuan nga kriza e institucioneve, paaftësia qeverisëse dhe nepotizmi. Pasoja për jetën politike të vendit sjellin raportet pozitë-opozitë. Opozita etiketohet si destruktive, “armiqtë tanë”. Shpesh kjo luftë merr dimensione të padeshifrueshme, siç ndodhi me arrestimin, hetimin dhe gjykimin e kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano. E pamë nga skena politike, për të goditur opozitën që pretendon më shumë dhe në Shqipëri për t’i hequr asaj të drejtën të pretendojë më shumë. Me gjithë mburrjet e Presidentit, kjo krizë e formal është edhe koalicioni i sotëm qeveritar. Ka kohë që PR e PSD ankohe[n]r, ndërkohë që s’mungojnë edhe diskutimet e kritikat. Kështu dhe kriza e identitetit të vetë PD-së të ndarë më trashë, kriza shpirtërore, zhgënjimi masiv për mosmbajtjen e premtimeve, flasin gjithashtu për krizë të thellë e të zgjatur, për kapërcimin e së cilës PS dha alternativa e saj në Konferencën e dytë Kombëtare. Pastaj sh. Servet u ndal në objektivsonet e PS për politikën e jashtme, për marrëdhëniet me fqinjët dhe bashkëpunimin rajonal, për arritjet e mëtejshme për Evropën Lindore, nevojën për forcimin dhe gjallërimin e mëtejshëm të jetës e veprimtarisë së Partisë. Takimi vazhdoi pastaj me pyetje-përgjigje. Pyetjes: Si i vlerëson PS takimet e qeverisë tanë me kriminelë të Luftës çvatuar-varrimet, deklarimet etj. Sh. Servet u përgjigj: Nga e kaluara ka gjëra që duhen ndrequr. Duhen dalluar mirë meritat nga bashkëpunëtorët e okupatorit, që kudo në Evropën e qytetëruar konsiderohen të tillë. PS është e pozicionuar me kohë në mbrojtje të Luftës Nacionalçlirimtare, si epopeja më e lavdishme e popullit tonë, që na futi në koalicionin antifashist, ku bënë sakrifica e kontribute drejtuar shumë gjak, por që na radhiti në krahun e fitimtarëve. Me ta do krenoheni me dhe brezat që do të vijnë këtu. Tepelena ka vendin e saj. Ajo ka mbrojtur e do të mbrojë heronjtë e dëshmorët e saj. Atëdheu, muzeumet, bustet e lapidarët, gjithë simbolet e krenarisë sonë kombëtare.

Fillon prodhimi i «Coca Cola» në Shqipëri

Fillon prodhimi i Coca-Colës në Tiranë në impiantin e ri drejtuar nga Coca-Cola Botting Enterprise Tiranë, një Joint Venture ku aksionisti më i madh është grupi Italian Busi. Impianti i prodhimit të «Coca-Cola» është ndërtuar në afërsi të Tiranës, afro 5 km, në anë të rrugës kryesore që lidh kryeqytetin me qytetin-port të Durrësit. Vlera e investimeve të kryera është 9,5 milionë dollarë ku pjesën më të madhe të kapitalit e ka «Busi Group ACIE». «Coca-Cola-Company» me qendër në Atlanta, pala shqiptare zotëron tokën dhe një kapital prej 6 përqind dhe njëkohësisht janë përdorur dhe financime të kryera nga Banka Europiane për Zhvillim e Rindërtim. U desh të kalonte një periudhë e gjatë kohe, të ndryshonte një sistem i tërë politiko-ekonomik që mbi një sipërfaqe prej 42.000 m2 të ndërtohej brenda një kohe rekord prej 80 ditësh nga ndërmarrja Babini e Sassarrit duke bashkëpunuar dhe me ndërmarrje të tjera shqiptare ky implant, prodhimi i të cilit tashmë do të plo- (Vijon në faqen 4)

Zotërinj, mos thoni se jeni lodhur shumë...

NË KUVENDIN POPULLOR Me këtë fjalë e filloi seancën e pasdites së të enjtes z. Arbnori. Pastaj ai vazhdoi të thotë se këtë javë parlamenti ka punuar vetëm një orë. Megjithëse në plan ishte që të diskutoheshin ligji për avokatinë, deputetëve ju servir ky vend dite: Interpelanca me kryeministrin për problemet e Kukësit, interpelancë me ministrin Strati, dhe një ndryshim në ligjin mbi buxhetin e shtetit. Para dite parlamenti nuk punoi sepse deputetët e PD-së do të shijonin Coca Colën në ditët e inaugurimit të saj. Me stilin e tij të zakonshëm, kryeministri Meksi paraqiti lloj lloj justifikimesh që problemi i Kukësit u la deri në atë shkallë sa të bëhej lajm i madh. Ai përmendi disa herë se ky është një problem i vjetër por që sipas tij qeveria shpreson ta vejë së shpejti në rrugën e zgjidhjes. Me shprehjen «së shpejti» Meksi kupton «brenda pak muajsh». I ndërgjegjshëm se probleme janë grumbulluar edhe në mjaft rajone të tjera dhe se mund të ndodhë edhe atje si në Kukës, Meksi u shpreh se problemet e çdo zone do të zgjidhen me dialog brenda mundësive të qeverisë. Në fjalën e tij kryeministri shqiptar nuk nxorri asnjë lloj përgjegjësie për veten e tij dhe për qeverinë që kryeson. Kur deputeti Ulqini, në emër të grupit socialist, u mundua të analizonte shkaqet që çuan në ngjarjen e Kukësit, Arbnori e ndërpreu atë disa herë duke i thënë se po del nga tema. Kështu bën gjithmonë ai kur diskutantët nuk flasin siç i pëlqen atij e partisë së tij. Gjatë kësaj kohe në parlament u krijua zhurmë dhe konfuzion. Kjo e detyroi Arbnorin t’iu thoshte deputetëve: Për të bërë titujt mund të bërtisni sa të doni zotërinj, por për të folur duhet të flisni me leje! Pas Ulqinit u ngrit përseri Meksi i cili duke bërë sikur ishte i nxehur, deklaroi se greva e Kukësit nuk ka asnjë lidhje me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Pas Meksit në tribunë doli Sereq! Ky zotëri foli jo më shumë se një minutë. Ai vetëm sa komunikoi se ambasadori i shtetit shqiptar (të cilin Arbnori e quajti shteti demokratik dhe bila të fortë), në Suedi ishte shkarkuar nga detyra. Ju kujtojmë se para disa kohësh një grupin shqiptar u botua një shkrim ku thuhej se ambasadori i Shqipërisë në Suedi kërkonte strehim politik për një mikun e tij. Kjo gjë u hodh poshtë në mënyrë kategorike nga zëdhënës i ministrisë së jashtme që ishte hedhur poshtë me parë edhe skandali me shtetasi me këtë diplomatë shqiptarë që i bënin seks oral! Deputeti Perikli Teta kërkoi që ashtu siç u shkarkua ambasadori, të shkarkohej edhe zëdhënësi mashtrues. Deputeti Arben Imami i quajti skandale që kanë ndodhur me diplomatë tanë në botë, ngjarje të turpshme. Të pakënaqur me mos na turpërojnë Shqipërinë, pa sa për politikanë e diplomatë copolitikë bëjnë këta njerëz, tha ai. Imami ironizoi punën e ministrisë së jashtme për zgjedhjen e kuadrit duke thënë se ata për të caktuar një njeri shofër duhet që ai të ketë një nëpër shtatë sita merre me mend pastaj se si zgjidhen ambasadorët. (Vijon në faqen 4)

Një thes me miell në shkëmbim të votës

Fushatë elektorale apo... ekonomi tregu? Komuna e Zall Herit e cila më 29 të këtij muaji do të votojë për kryetarin e komunës, këto ditë ka patur shumë vizitorë Populli në këto fshatra pati fatin që të njohë e të shohë nga afër parlamentarë e qeveritarë si Tomor Malasani, Ylli Vjesiu, Dylber Vrionin, Dashamir Gjevrin e tjerë. Komuna e Zall Herit e cila më 29 të këtij muaji do të votojë për kryetarin e komunës, këto ditë ka patur shumë vizitorë Populli në këto fshatra pati fatin që të njohë e të shohë nga afër parlamentarë e qeveritarë si Tomor Malasani, Ylli Vjesiu, Dylber Vrionin, Dashamir Gjevrin e të tjerë. Por në të njëjtën kohë edhe mandatet e tre lulkosë të markave të fundit, të cilat po i dërgojnë këta zotërinj atje ku ata s’e kishin menduar se mund të shkonin. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e fshatarëve është metoda e re e punës që këta pushtetarë po aplikojnë në këtë fushatë elektorale Dhe cila është kjo?! Zotërinj lihen mësuar për t’i pritur grumbullime njerëzish me dy gishta përpjetë që thërrisnin «Liri-Demokracia» por tani fatkeqësisht nuk po ndodh më kështu. Ata po i presin dy-tre idhtarë të PD-së që kanë mbetur në këto fshatra, të cilët pasi i ulin dhe i qetësojnë në disa klube u rekomandojnë të bëjnë vizita nëpër familje. Me të drejtë njerëzit pyesin: kush ishte dje tek filani, pse kishte ardhur, solli ndonjë gjë më vete apo jo. Dhe përgjigjet hamendëse janë nga më të ndryshmet. Diku thuhet se ato po vinin dhe blinin vetë kafè, diku tjetër thuhet se premtonin kredi nga banka, në ndonjë rast thuhet qistashu se zotërinjtë u lanë të mërzitur me shqetësitë e thëna se imazhi i PD-së është dobësuar shumë dhe se këtë elektoral është në afërsi me PS-së. Por nuk janë vetëm këto që diskutojnë banorët kështu për këtë fushatë elektorale. Pushtetarët dhe gurin dheun e kanë diku tjetër. Ata fiksën fshatarët me anë të një thesin e bukës, por e shesin përfarkun e numët pranë mallrash dhe lakrorut të mëdha të ujit. Largimi i zotit Tasho nga ky post ka qenë i bashkëfilluar që në zotërit fjal nuk arriti të bëhej shtet social-liberal, por kënaqja e faktorit nga premtimet dhe donacionet e bëra në vendin e shumë prej mijëra të ... (Vijon në faqen 2) …rake deri në fshatin e largët Radheh qëndrojnë nga 50 kg miell për familje si dhuratë e PD-së ua prag të zgjedhjeve. Këtë gjë ai ua ka premtuar edhe fshatrave të tjerë dhe priten që makinat me ndihma e të shoqëruara prej tyre të vazhdojnë të shkojnë edhe në fshatra të tjerë. Duke zbritur poshtë zoti Vjesiu e të tjerët e tjerë kishin dëshirë të binin në një rrugë të shkurtër për në Zall Herr. Këtu ata pyetën disa fshatarë, të cilët u thanë se rrugën që na premtojnë kur edhenë në pushtet e filluam vetë sepse ju as u kujtuat më për premtimet e dhëna, por megjithëse kështu zotërinjtë përsëri arritën sa deri më 29 rrugën do t’ua ndërtojmë. Do i madhi zot që këto zgjedhje të cilat siç shihet e kanë vënë në siklet të madh PD-në, të çehen shkak që të ndërtohet kjo rrugë që është veç 4 km e ku banorët e fshatrave Qenam e Kallmet do të lidhen me xhadenë kryesore. Siç shihet propaganda elektorale e PD-së në këtë komunë do të flitet shpejt në metodat e saj të njohura sepse për këtë përvoja është e pasur. Premtime për rrugë, ujësjellës, emigracion, linja të reja telefonike, ura, qendra spitalore, ndihma etj. Me siguri që njerëzit të mësuar tashmë me këto slogane nuk do t’i mashtrohen më. Ata nuk binden «me fjalë» e as me thes mielli e me dy bako biskota ata kërkojnë garanci dhe seriozitet në qeverisje e në zgjidhjen e halleve të tyre. A do të arrijnë dot pushtetarët që PD-ja të qëndrojë e hapur të shpikin ndonjë metodë të re që të rrëmbejë në zgjedhje votën nga PD-ja- a? për mushen miell për të votuar përsëri për të? VEZHGUESI

Ambasador i ri i SHBA në Shqipëri

Presidenti i SHBA Bill Clinton, gjatë prillit njoftoi se ka për qëllim të emërojë z. Joseph Edward Lake ambasador në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie diplomatike më 1991, ndërsa ambasadori i parë dhe i deritanishëm amerikan është William Rayerson. Gjatë karrierës së tij të suksesshme që filloi në shërbimin e jashtëm më 1962, ambasadori Lake ka shërbyer në Taiwan, Bernin, Nigeri, Bullgari dhe Mongoli. Aktualisht, ambasadori Lake është i punësuar në Departamentin Amerikan të Shtetit që nga 1969-1993 ishte në pozicionin e zëvendësit të SHBA-së në Mongoli. Në janar 1993 nga Departamenti amerikan i Shteteve të Bashkuara emërua në misionin e tij të parë si ambasador i Lake, duke u caktuar ambasador në Amerikën e Shteteve të Bashkuara në Mongoli ndër 13 vjet. Ai mori certifikatë mirënjohjeje. Duke u uruar punën e mirë të Ambasadorit në udhëheqjen e ambasadorit Lake në Mongoli, Departamenti i Shtetit atë e uroi për «punë të jashtëzakonshme në kushte jashtëzakonisht të vështira». Para se të emërohej ambasador në Mongoli, ambasadori Lake ishte Drejtor i Qendrës Operative në departamentin e Shtetit, ku punoi për bërjen e librave në Shtetet e Bashkuara e departamentet e tjera në Washington gjatë dy viteve të fundit të administratës së Presidentit Regan dhe u bë drejtor i administratës së presidentit Bush. Para se të merrte detyrën e re në Shqipëri, kandidatura e ambasadorit Lake duhet të konfirmohet nga Senati Amerikan. Marrë me shkurtim nga gazeta «Rilindja», dt. 10 Maj 1994

Një «viktimë» tjetër nga radhët e pushtetarëve

…kanë kaluar as dy muaj nga koha kur u shkarkua kryetari i komunës së shtetit për Korçën dhe orët e mbrëmjes u bë zëri në veshte kësaj radhe kryetarin e policisë financiare, zotin Tasho Joandhi, i pari kushëri i Blerim Çelës, i dy- një lloj vërejtje nga Petrit Kila. Çudit, vërtet çudi, si ndodhi kështu me këta dy burra të shquar nga dyer të mëdha pushtetarësh të përkushtuar gjithnjë vetëmohim në luftë për shkëputjen e korrupsionit të kuq. Aq më tepër kur sidomos në punën e zotit Joandhi s’kanë munguar as fjalët e mira dhe në faqet e RD-së, ku i freskëtoheshin artikujt apologjetikë me firmën e Anila Bekta shit, po se cilës ishte Petraq Kila. Dëshmi e përkushtimit të zotit Tasho është e vlerësimi i lartë që bëri i privitalizmit të rrethit i ka bërë punës së tij, duke e bërë pro- drejtë ligjëmbëm të fabrikës së njohur të konjakut. befasueshëm aq sa zotërinjtë nuk arritën të boshatisnin të lartë në konfortin nga qeveria bë- rëtin po dhe ekonomitë e bëra në një vendi të shumtë prej tyre të u- (Vijon në faqen 2)

Fillon prodhimi

NE KUVENDIN POPULLOR