24/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 maj 1994

«DOSJA NANO» AKUZON...

Avokati Sanxhaku paraqet prova të reja të pakundërshtueshme që vërtetojnë ardhjen e plotë të ndihmave italiane në Shqipëri dhe pafajësinë e Fatos Nanos Gjykata pranon t’i administrojë në dosje Dje: Fatos Nano në Gjykatën e Apelit denoncon përsëri ndjekjet politike ndaj opozitës dhe jep prova të pafajësisë së plotë të tij. «DOSJA NANO» ESHTE PREZENTE DHE E HAPUR MBI TRYEZAT E ORGANIZMAVE DHE KANCELARIVE NDERKOMBETARE NE EVROPE DHE SHBA QE TESTOJNE ECURINE E PROCESEVE DEMOKRATIKE NE SHQIPERI - FJALA E FATOS NANOS NE GJYKATEN E APELIT - - Unë vij në Apel pas dënimit pa asnjë fakt nga gjykata e faktit. - Unë vij në Apel si qytetar, si deputet, si lider i opozitës dhe kundërshtar politik i regjimit. - Unë vij në Apel për të bashkëpunuar në qëllimin e drejtësisë nga kjo pranga, alavike, që të

Kronikë nga salla e gjyqit

Dje në ora 9.00 në një nga sallat e Gjykatës së Apelit nën drejtimin e kryetarit të kësaj gjykate zotit Prele Martini dhe ndihmësave të tij Koço Mano dhe Mërgim Dragusha filloi gjyqi për shqyrtimin e ank- Dje në ora 9.00 në një nga sallat e Gjykatës së Apelit nën drejtimin e kryetarit të kësaj gjykate zotit Prele Martini dhe ndihmësave të tij Koço Mano dhe Mërgim Dragusha filloi gjyqi për shqyrtimin e ankesës së bërë kundër vendimit të gjykatës së faktit (gjykata e Tiranës) nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe deputeti i Kuvendit Popullor Fatos Nano i arrestuar në mënyrë të kundërligjshme dhe arbitrare 10 muaj më parë nga regjimi i Berishës dhe i dënuar po nga ky regjim me 12 vjet heqje lirie si dhe Robert Gjini dhe Hasan Halko, të dënuar përkatësisht 3 dhe 1 vjet heqje lirie me pranga të avokatëve dhe gjykata e shkallës së parë duke rikërkuar pafajësinë e grabitur padrejtësisht. Ndërsa Hasan Halko i cili ndodhet i shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore kishte autorizuar avokatin e tij Fatmir Braka që të përfaqësonte në gjyq duke theksuar gjithashtu pabazueshmërinë dhe falsitetin i akuzës dhe të masës së dënimit. Trupi gjykues, pasi dëgjoi argumentat dhe faktet e të dënuarve të regjimit të Berishës dhe të avokatëve të tyre, kërkoi të dëgjonte kërkesat paraprake. Avokati Sanxhaku kërkoi ripyetjen e disa dëshmitarëve si p.sh. Sha- k Korbedi, Ridvan Qarri, Gavrosh Pogace, Paskal Fili, Gjergj Goka Pasko Filjari, Genc Gjoka, Dritan Selo, Aleksandra Çollaku, Adil Çarçani e etj. Kërkoi gjithashtu të shqyrtohen në seancë gjyqësore akt-ekspertimet e akuzës telegrafike Skrëli dhe ato të bëra nga ekspertët e palës italiane, të administrohen gjithashtu buletin i çmimeve të Milanos mbi bazën e të cilit janë bërë llogaritë, protokollat, telegramet dhe peticionet që numërohen me qindra me anë të së cilave kërkohet l’rimi i Fatos Nanos dhe që përbëjnë një dosje më vete etj. Ndërkaq, Prokurori Duka u shpreh se ishte kundër ripyetjes së dëshmitarëve nga e para dhe kundër rishqyrtimit në seancë gjyqësore të materialeve që janë në dosje, ku mungojnë mbi 500 fletë! Trupi gjykues me vendim të ndërmjetëm rrëzoi kërkesën për ripyetjen e disa dëshmitarëve nga e para, ndërkohë që vendosi të administrojë në dosje materialet e shumta të avokatit Sanxhaku të cilat nuk janë në dosjen e ardhur nga gjykata e faktit dhe shqyrtimin e objektivitetit të materialeve të dosjes hetimore dhe gjyqësore. Me kaq u mbyllën punimet e ditës së djeshme. Seanca tjetër hapet sot në ora 9.00 me fjalën e prokurorit, për të vazhduar pastaj përsëri me të dënuarit dhe avokatët e tyre. Korresp. i “Zërit të Popullit” 3 dhe 1 vjet heqje lirie në prani të avokatëve dhe të prokurorit që mbron akuzën Petrit Duka. Fillimisht zoti Koco Mano i prezantuar si relatori i çështjes lexoi vendimin e Gjykatës së faktit të ndërshkruar nga Agim Bendo dhe dy ndihmësit e tij. Pastaj e mori fjalën avokati Përparim Sanxhaku i cili në mbi 70 faqe parashtroi gjithë shkeljet e rënda proceduriale dhe faktet e shumta që hedhin dritë jo vetëm mbi pafajësinë e Fatos Nanos, por edhe mbi manipulimet, makinacionet dhe falsifikimet e turpshme të bëra nga organi i prokurorisë dhe trupi gjykues. Ndërsa në vijim e mori fjalën Nano i cili shprehu edhe një herë qëndrimin e tij ndaj akuzës fallco, dhe gjyqtarët e veprimeve të kundërligjshme të ndërmarra kundër tij. Por duhet të theksojmë se fjala e tij u ndërpre disa herë nga ndërhyrjet me zhurmë të kryetarit Rëpeli, i cili madje e paralajmëroi Fatos Nanon se do t’i hiqte të drejtën e fjalës po të vazhdonte të bënte politikë te tribuna e burgut të deputetit, dhe po të përmendte emrin i nderuar të Presidentit Berisha! Edhe Robert Gjini dhe avokati i Roland Përmeti denoncuan shkeljet e shumta ligjore e proceduriale të bëra nga organi i hetimit. dhe akuzës dhe gjykimi objektiv e të gjithanshëm të çështjes por është si të përmbledhur dhe parashtruar që pse hetimi e gjykimi janë të padrejtë...

FJALA E FATOS NANOS NË GJYKAËN E APELIT

FJALA E FATOS NANOS NË GJYKATËN E APELIT – gjykata e faktit. – i opozitës dhe kundërshtar politik i regjimit. – Unë vij në Apel për të bashkëpunuar në çlirimin e drejtësisë nga këto pranga alavike, që të gjithë sëbashku të dalim mëhçerë e mirë nga ky rreth vicioz i larjes së hesapëve të verbëra të vdekuri luftojnë të gjallët. Zoti Kryetar i Gjykatës së Apelit të Republikës së Shqipërisë, Zotërinj, Në pikëpamje institucionale dhe ligjore, Gjykata që ju kryesoni ka një rol dhe rëndësi të veçantë, madje të jashtëzakonshme në një shoqëri civile: Jo thjesht të japë drejtësinë, por të korrigjojë padrejtësinë, duke mbrojtur ligjin dhe të Drejtat e Njeriut. Jam Fatos Nano – prind i dy fëmijëve dhe familje i dy prindërve veteranë antifashistë, kryetar i PS-së të Shqipërisë, forcë kryesore e opozitës, deputet i Kuvendit Popullor i zgjedhur në Kuçovë, ish-kryeministër i Qeverisë së parë të tranzicionit postkomunist në Shqipëri, shtetas i Republikës sonë i persekutuar politikisht nga regjimi i sotëm. Sigurisht, nuk jam as naiv, as idealist, që të mos e kuptoj mirë se edhe ky institucion, ju vetë dhe përfaqësuesit e tjerë të ligjit që paguhem këtu, ashtu si unë, jeni shqiptarë, jeni pjesë e këtij tranzicioni shqiptar dhe jemi ju, ashtu si mbi gjithçka tjetër që përbën fatin tonë të përbashkët, sot ushtrojmë ndikimin dhe tryesat përbashkët, sot ushtrojmë ndikimin dhe deformimet e tyre të padrejta, sot ushtrojmë mangësitë e deformimet e së kaluarës totalitare që trashëguam, por edhe gabimet dhe ethet e sotme autokratike të luftës për pushtet, një viktimë të rëndësishme të së cilës ju gjykoni sot. Prandaj, duke qenë i prirur të besoj, paraprakisht, se ju keni bërë përpjekje të ndershme profesionale e ligjore për të njohur e vlerësuar dosjen – që mua ende nuk më është dhënë në dorë, e cila dimensionet që ka marrë “Çështja Nano”, e quaj të nevojshme të sqaroj qysh në fillim se: Gjykata e Faktit; pas arrestimit pa asnjë urdhër ligjor nga prokurori dhe pa asnjë shkelje të detyrë që nuk qenë kurrë hetime të plota, objektive e të gjithanshme, sipas rregullave të caktuara si para ashtu edhe tashmë 10 muaj, arrestuar, i izoluar, i torturuar dhe dhunë vetë politike e pa baza, i dënuar 12 shkurt i vitit 1993, i cili i është vënë qysh nga ajo kohë e sot e mbi 3 vjet, dhe në 10 vjet burgu doli, por ende nga burgu nuk del. i opozitës dhe kundërshtar politik i regjimit, që ju kryesoni, gjyqtarë dhe prokurorë. Se ju ndoshta në mënyrë skandaloze jo vetëm në institucionin e gjykatës, por edhe në të gjithë shtetin, se pas prangave, të vërteta e të rreme, një nga më të mëdhatë e tragjedisë sonë kombëtare, por edhe si dëshmi e së kaluarës sonë, me të gjitha vuajtjet, përndjekjet, prangat, torturat, shkatërrimet, krimet e kryera kundër të drejtave dhe lirive të njeriut. (…) Në kohor. Duke qenë, e rithëksoj, i prirur të besoj se ju e keni studjuar dosjen me themel – sepse vetë ajo është prova më e plotë e pafajësisë time dhe e samitit të çështjes, e quaj të nevojshme të rikujtoj publikisht se “Dosja Nano”, e cila është tashmë tërësisht prezente dhe e hapur mbi tryezat e një morie organizmash dhe kancelarish ndërkombëtare, në Europë, dhe në SHBA, të cilat trajtojnë ecurinë e proceseve demokratike dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe marrin vendime jetike për fatin e të gjithë shqiptarëve, jo thjesht të kryetarit të opozitës apo të kryetarit të shtetit, mbi tryezën e të cilit tashmë janë grumbulluar dhe presin përgjigje për “një kthesë pozitive në këtë çështje”, – s’ka pse t’i fishket më publikisht rezultati e Parlamentit Europian, kryetarëve e Këshillit të Europës të Unionit Ndërparlamentar, Apelet e G. 24, e Këshillit të Ministrave të Jashtëm dhe të atij të Financave të Bashkimit Europian, që po bllokojnë financimet ndaj Shqipërisë, deri tek më të fundit nga Departamenti i Shtetit, Shtëpia e Bardhë, etj. Këto dimensione ka, z. kryetar, rëndësia e Apelit të sotëm, jo sepse “bota mbron krimin”, (siç shprehet me arketipin e mendimit – bunker të Enver Hoxhës ndonjë kolegu juaj, që “nuk lejon ndryshime në punët e brendshme të drejtësisë të tij të komanduar), por sepse unë jam i pafajshëm dhe as shqiptarët, as bota demokratike nuk e pranojnë krimin politik pas shëmbjes së komunizmit. Duke qenë i pafajshëm, pra, z. kryetar dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj për ta shpëtuar z. Berisha nga mëkatet e marrjes së kompetencave tuaja dhe të prononcimit të vendimeve nëpër salla aeroponesh, apo në shtypin e huaj kundër meje dhe opozitës shqiptare e “opozitës armike”, duke shkaktuar urishtë grumbullimin e reve të zeza të skajshme si izolimit të Shqipërisë e të shqiptarëve. Në rast se nuk tërhiqet burrërisht dhe jo me manipulime të turpshme siç bëri me gazetari, të cilat me mua nuk shkojnë, z. Berisha e di mirë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, por, nëse do të thëmë shumë rëndësi PD-së në Shqipëri. Përse jam i pafajshëm? Si është e vërteta rreth ndihmave italiane të trajtuara nga Qeveria Nano dhe ku qëndron spekulimi? Zoti Kryetar, Zotërinj gjyqtarë, Qeveria që unë pranova të drejtoj më ku rajo civile nga 22 shkurti deri më 4 qershor ’91, në krye të një ekipi ekspertësh të rinj, udhëheqës e energjikë, nisi punën në kushte të vështira: ishte një shtet i shkatërruar, me rendin dhe me malë nga ata që kallëzoheshin në mënyrë të papërgjegjshme e spekulative, nga militantët vendas ose sabotues… [Në fund të kolonës, e prerë:] (Vijon në faqen 2) Nën foto: FATOS NANO, KRYETAR I PARTISË SOCIALISTE, NË SALLËN E GJYQIT Në foto: FATOS NANO, KRYETAR I PARTISË SOCIALISTE, NË SALLËN E GJYQIT

Fjala e mbrojtjes e avokatit Sanxhaku

Të nderuar, zoti Kryetar, zotërinj gjyqtarë të Gjykatës së Apelit të Republikës, Shqyrtimi i çështjes penale nga ana juaj na bën të besojmë se do të jepet rezultat i një analize objektive të gjithanshme të provave. Ju, me durim, gjakftohtësi dhe nivel të lartë profesional do të arrini të konkludoni për Vendimin Nr. 266, datë 3.4.1994 të Gjykatës së Rrethit Tiranës, me Vendim Nr. 2443 e cila Fatos Nano është deklaruar fajtor për përvetësim të pasurisë shtetërore nëpërmjet të veprimeve të mëdha: me anë të shpërdorimit të detyrës e në favor të personave të tretë, në shumën 72.073.000 lekë dhe në bazë të nenit 02 të KP; është dënuar me 10 vjet heqje të lirisë si dhe deklarimin fajtor të Fatos Nanos për falsifikim të dokumenteve zyrtare, në bazë të nenit 110 të KP dhe dënimin e tij me 3 vjet heqje të lirisë. Në bashkim të dënimeve në zbatim të nenit 35 të KP, duke aplikuar sistemin e ashpërsimit e dënimit Fatos Nanon përfundimisht për të dy veprat me 12 vjet heqje të lirisë. Ky vendim u hap pasis i padrejtë. Vendimi i Gjykatës së faktit nuk është rezultat i një hetimi e gjykimi objektiv e të gjithanshëm të çështjes, por është rrjedhojë e shkeljeve të rënda të ligjit material e procedural dhe manipulimit të provave. Zoti kryetar, në pashtatë, në mënyrë të përmbledhur dhe parashtruar pse hetimi e gjykimi janë të padrejtë... (Vijon në faqen 3)

KA NDODHUR NË REÇ, LIBOFSHË, NGRACAN, GRESHICË, ZALL HERR etj.

Shkuan disa përfaqësues të PD-së në një fshat. Dhe i shihin si do të por megoxha kolltuk e goxha pozitë. Ministra e më lart. Shkuan t'u thonë fshatarëve që të votojnë për PD-në. - Ne, thanë ata do t'u sjellim ndihma me «IFAT» e ushtrisë, do t'u sjellim repertorë të satelitit, pleh kimik, asfalt, ujë do t'u ndërtojmë dhe një urë... - Urë?! - thanë fshatarët - po ne s'kemi lumë, - Do t'u sjellim dhe një lumë, - thanë të deleguarit. Nesër do të lexoni një faqe speciale rreth zgjedhjeve në këto komuna