26/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 maj 1994

KONKURRENCË E LIRË ALTERNATI-VASH, JO SPEKULIME POLITIKE

Qindra ushtarë dërgohen vetëm për të votuar në Zall-Herr Televizioni dhe strukturat e tjera shtetërore shkelin ligjet me urdhërin e PD-së për të blerë vota. Populli i sheh PARTIA SOCIALISTE DENONCON Deklaratë e Kryesisë së Partisë Socialiste Opinioni publik i vendit është në dijeni të zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në 5 komuna. Partia Socialiste e ka zhvilluar fushatën elektorale në këto komuna në pajtim të plotë me ligjin elektoral e atë kushtetues. Ajo ka paraqitur para elektoratit të këtyre komunave kandidatët e saj nga njerëzit më të mirë, më me autoritet, me kulturë e dijinitet dhe ka shpallosur alternativat e saj politike, sociale dhe ekonomike. Gjithnjë realiste e me shkallë të lartë përgjegjësie ka parashtruar rrugët, mjetet e format e zgjidhjes së halleve e shqetësimeve të akumuluara nga politika e dështuar e qeverisë së Partisë Demokratike. Ajo është treguar e hapur me elektoratin rreth mundësive reale, konkrete e afatgjata të zgjidhjes së problemeve ekonomike e sociale në këto komuna. Partia Socialiste është konsekuente në konceptin e saj të konkurrimit të lirë e demokratik të alternativave që shpalosin forca të ndryshme politike. Prandaj është e shqetësuar nga veprimtaria e zhvilluar nga Partia Demokratike dhe qeveria e saj, që ka synuar e synon në denigrimin e skuafikimit me mjete aspak demokratike, por të alternativa të tjera, veçanërisht të Partisë Socialiste. Prandaj Partia Socialiste denoncon: 1. Presionin e egër psikologjik, por dhe atë ekonomik të realizuar nga qeveritarët, të cilët me vizitat e tyre në këto komuna kanë alternuar premtime të reja me presionet, sulmet e shpifjet ndaj Partisë Socialiste. Kjo përbën një shkelje të rëndë të ligjit elektoral për zgjedhjet. 2. Partia Socialiste denoncon si të paligjshëm e antikushtetues deklaratën e kryetarit të Kryesisë së Parlamentit mbi gjoba bllokimin e fondeve në ato komuna që qeverisin socialistët. Por populli e shikon mirë se kur dërgohen mielli në Rrësh kur shkon gufshës Gracani e të Greshës kur dërkohet mielli në Rrësh kur shkon guvernatori i Bankës në Zall-Herr, ku i çojnë paratë biznesmenët e përkrahur nga qeveria dhe qeveritarët! 3. Partia Socialiste denoncon kërcënimet e dhunën policore që arrin deri në arrestimet e paligjshme, si ndodhi në Libofshë, ku policia arrestoi kryetarin e komisionit të qendrës së votimit dhe vëzhguesin e asaj qendre në Ndërnenas, të cilët u liruan vetëm nga presioni popullor i zgjedhësve të Libofshës. 4. Partia Socialiste denoncon veprimet e ministrit të mbrojtjes, i cili në mënyrë të përsëritur e të qëllimshme po dërgon forcat ushtarake në komunën e Zall-Herrit për të firmuar me çdo kusht kandidati i partisë së tij. 5. Partia Socialiste denoncon veprimtarinë jorealiste e subjektive, në kundërshtim të plotë me statusin e vet të RTV. RTV ka pasqyruar në mënyrë tërësisht të njëanshme veprimtarinë elektorale në këto komuna, duke bllokuar plotësisht transmetimin e aktivitetit të Partisë Socialiste e duke u pozicionuar hapur në favor të Partisë Demokratike. Të gjitha këto janë tregues i pozitës të thellësisht të gabuar të Partisë Demokratike, janë tregues i dështimit të plotë të politikës së saj të tashme e njëjthësi së politikës e premtimeve të gënjeshtra. Janë tregues i dobësisë së thellë dhe aspak i forcës së saj. Nuk fitojnë zgjedhjet as me mashtrime, as me gënjeshtra, as me sulme e shpifje ndaj Partisë Socialiste, as me spekulime të transmetuara nga RTV, as me presione e manipulime me hallet e njerëzve që mezi sigurojnë bukën e gojës. Zgjedhjen e thotë ndaj Partisë Demokratike është dukuri me përmasa të mëdha. Atë s'mund ta ndalë dot Partia Demokratike. Elektorati shqiptar në tërësi, dhe ai i këtyre komunave tashmë është plotësisht i ndërgjegjshëm për peshën, karakterin e partive politike dhe alternativave që ato përfaqësojnë. Ne i bëjmë thirrje elektoratit të këtyre komunave të mos gënjehen nga mashtrimet e presionet e gjithanshme, por të vendosin me gjakftohtësi, me mendje të kthjellët e me votë të lirë për kandidatin më të mirë dhe alternativën më të përshtatshme për ta. Kjo do të jetë interes i tyre dhe i demokracisë në Shqipëri. Tiranë, më 25. 05. 1994 KRYESIA E PARTISË SOCIALISTE

Përfundoi Vizitën në Danimarkë Nënkryetari i PSSH e i FRESSH-it Ilir Meta

TAKIM ME KRYEMINISTRIN POL RASMUSSEN Me ftesë të Presidentit të Rinisë Socialdemokrate Daneze (DSU) dhe anëtar i Presidencës së PSD, z. Henrik Larsen nga 18-24 maj bëri një vizitë në Danimarkë nënkryetari i PSSH dhe FRESSH-it, Ilir Meta. Gjatë të vizitës së tij ai u prit në Parlamentin Danez dhe selinë e PSD nga drejtues të PSD të Danimarkës dhe grupit të saj parlamentar. Po kështu ai mori pjesë dhe përshëndeti në emër të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë në Kongresin e 30-të të Rinisë Socialdemokrate Daneze dhe në vëmendje takimin tuaj me Presidentin e Kosovës, zotin Rugova, ku vlerësoi deklaratën tuaj për kthimin e zhvendosurve të huaj në Kosovë, si një hap i parë për të shtuar vëmendjen për parandalimin e konfliktit në Kosovë, që do t’i jepte përmasa rajonale atij të deritanishëm. Pastaj Ilir Meta u përqëndrua në zhvillimet e demokracisë në Shqipëri, në problemet dhe vështirësitë që ajo po has, si dhe në angazhimin e PSSH për zhvillimin e saj. Gjatë përshëndeti në emër të Rin isë që u mbajt nga 21-23 maj në Herning. Në kongres u lexua i plotë mesazhi i kryetarit të PSSH, deputetit Fatos Nano drejtuar Kongresit të 30-të të DSU, i cili u mirëprit nga të pranishmit. Në 21 maj Nënkryetari i PSSH, Ilir Meta, u takua me Kryeministrin e Danimarkës dhe Presidentin e PSD Daneze, zotin Pol Rasmussen i cili mori pjesë dhe përshëndet në Kongresin e 30-të të DSU. Në fillim të takimit Ilir Meta e falënderoi z. Rasmussen për mundësinë e takimit dhe i transmetoi atij përshëndetjet e Komitetit Drejtues të PSSH dhe personalisht të kryetarit të PSSH, deputetit Fatos Nano. Pastaj ai vlerësoi kontributin z. Pol Rasmussen dhe qeverisë së tij për të mbështetur zhvillimet demokratike në Shqipëri si dhe solidaritetin konkret të saj për të ndihmuar vazhdimin e mbarëvajtjen e proceseve demokratike në Shqipëri. Në vazhdim Ilir Meta, e përshëndetëm vizitën e ministrit të jashtëm danez, z. Niels Pet[e]rsen në Tiranë me të cilin patëm një takim të veçantë, si një përpjekje të Danimarkës për t’i institucionalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve deri në nivelet më të larta. Përpjekjet e qeverisë tuaj dhe përfaqësuesve të Danimarkës në të gjitha institucionet ndërkombëtare, për t’i sensibilizuar ato, për të shtuar vëmendjen për parandalimin e rrezikut të fillimit të konfliktit në Kosovë dhe Maqedoni, kanë shtuar së tepërmi simpatinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve për Danimarkën. Qeveri, në tuaj dhe personalisht. Ndod[h]ëm ... ... për zhvillimet e ekuilibruara demokratike në vend. Në këtë kontekst tha ai, ne i vlerësojmë si një ndihmë për mbarëvajtjen e këtyre proceseve angazhimin e shumë personaliteteve daneze për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe opozitës në Shqipëri, dhe për çështjen «Nanos» në veçanti. Është kënaqësi për ne që të konstatojmë se Danimarka do të asistojë me eksperiencën e saj të çmuar demokratike shqiptarе. Ai shprehu angazhimin e PSSH për të inkurajuar reformat në vend dhe për të mos lejuar deformime të tyre, dhe për këtë tha ai, besojmë se nuk do të mungojë edhe solidariteti i PSD të Danimarkës, e cila ka një eksperiencë shumë të shkolluare. Nga ana e tij zoti Pol Rasmussen shprehu gatishmërinë e Qeverisë së tij për të mbështetur reformat e proceset demokratike në Shqipëri; si dhe planin bilateral edhe atë multilateral si anëtare e BE. Po kështu ai shprehu qëndrimin shqetësues të qeverisë daneze dhe të tijin personalisht për të parandaluar rrezikun e fillimit të konfliktit në Kosovë e Maqedoni. Shqipëria, tha ai, është në fillim të proceseve demokratike dhe është detyra jonë që t’i asistojmë në të gjitha aspektet. Takimi u zhvillua në frymë miqësore. Nesër do të lexoni intervistën e Nënkryetarit të PSSH e FRESSH Ilir Meta dhënë redaktorit tonë me rastin e përfundimit të vizitës së tij në Danimarkë.

Vazhdojnë takimet e socialistëve me zgjedhësit

Vota e 29 majit është votë - gjykim ndaj të «pandërgjegjshmëve» realizim premtimesh - E sotmja të mos merret me gjykimin e së djeshmes por me ndërtimin e të ardhmes. - Politika ekonomike e PS për fshatin: të mos vihet taksa e tatime për fshatarin deri sa ai të mëkëmbet e të mos dëmtohet nga to; subvencionet për fshatin për të mëkëmbur sektorin publik, për makineri, fara, plehra, ujitje për aq kohë sa të mëkëmbet. - Qeveria të mos japë afate ultimative për të shpërngulur por të mos inkurajojë më shpërngulje të pasudjuara që bëjnë prezente konfliktet sociale. Toka duhet të ndahet sipas ligjit, PS premton këtë. Duhet zgjidhur menjëherë problemi i shpërblimit të ish pronarëve. - Fshatarët pyesin: kush do të votojë, ushtarët e ardhur me shumë këto ditë apo ne? Apo do të vihet ministri Zhulali ushtar e të vijë të votojë për opozitën?! Ditën e martë pasdite, në orën 18.00 në kuadrin e takimeve të bëra në fshatrat e komunës së Zall-Herrit nënkryetari i PS dhe kryetari i grupit parlamentar të saj, zoti Namik Dokle, nënkryetari i PS-së, deputeti Luan Hajdaraga, deputetët Bashkim Zeneli, Leontiev Çuçi e Mehmet Loci morën takim me popullin e zonës së Zall-Herrit, komunë në të cilën me (Vijon në faqen 2)

Aqif Lala shpërndan ndihma

REC Shpërndarja e sendeve të konsumit dhe dhuratave të tjera, për qëllime elektorale, është bërë moto e punës së Partisë Demokratike në komunën e varfër të Reçit, duke shkelur në mënyrë flagrante nenin 86 të ligjit 7573 Pas shpërndarjes së pakove me dhurata ardhur në Reç dy javë më parë me dy mauna, më 21 maj 1994, ditën e Kurban Bajramit u shpërndanë ndihma të tjera. E veçantë është se për shpërndarjen e këtyre ndihmave në masën 2 kg miell, 1 kg oriz, 300 gram sheqer për frymë dhe tre batanije për familje, është marrë vesh kandidati për kryetar komune Aqif Lala si kryetari i PD për Reçin Halil Doda. Ka zëra se në shpërndarjen e tre batanijeve për çdo familje ka gisht edhe Ministria e Mbrojtjes. Partia në pushtet për të siguruar karrieren e kryetarit të komunës në Reç, karkrike që do t’i shërbejë për organizimin e propagandës shurdhuese për muaj të tërë, nuk ndalet para asgjëje, nuk përfill asnjë ligj. B. REÇI

«Tullumbacjan» plasi edhe në Ngracan

Partia mbërriu edhe në Ngracan. Ndëshka ta mbetur vetëm ... (text continues) ... për të bërë një vizitë që organizojnë në takim për «qarjen» e hallove të fshatarëve. Dhe ... këtë kufi po përdoren të gjitha mjetet, nga më të sofistikuarat e panj ... në pushtet. Ajo, siç po shikojnë dhe dëgjojnë ka vënë në skenën e parë premtimet, rryshfetet, mashtrimet etj. pa kursyer edhe ... Vetëm e vetëm që të votojnë për PD-në. Por fshatarët e dinë ... (Vijon në faqen 2)

PD-së në Greshicë i mbeten «pendët»

Eduart Selami përgënjeshtron takimin për Eduart Selamin. PD-ja e «ndero» dëshmorët e luftës nacionalçlirimtare, por nuk harron pa përqafuar vrasësit e tyre, siç janë Bektash e Kadri Çakran i në Mallakastër. - «Gogoli i bukës» mund të mos ekzistonte për qeveritarët që ushqehen me simite, por jo për mallakastriotët. (tAËshrd) «Sulmet» e PD-së për të marrë në çdo kusht komunën e Greshicës në Mallakastër janë të paraprashtra. Shikojnë e vijnë partizakë, qeveritarë, pushtetarë të vegjël e të mëdhenj, pa përmendur të «suksesshmin» Blerim Cela i cili është bërë aq i bezdisshëm për greshicjotët sa që kur shkoj në dyqanin syzet. Megjithatë «sulmi» i fundit, si koshadërutet takimi i kryetarit të partisë, zotit Selami, duhej organizuar me kujdes, për të mos përfunduar edhe ai si «psheshtë» o Tomor Dosti, i kthyer më shtojin apo e skandalit i përbërë përkitëmbi i zonjës Golemi. Për ç’ëtë, vetë partia e PD ta arsyehme që të përgatitur terren të përmbyllin me takimin që do të organizonte zoti Eduart Selami të dërgu- vetë zotin Selami. Për keqesin po mund të duket si ajo, (Vijon në faqen 2)

MESAZHI PËRSIËN-DETJE KONGRESIT 30-të TË RINISË SOCIALDEMOKRATE TË DANIMARKËS

Në vëmendje të: Z. HENRIK LARSEN PRESIDENT Në vëmendje të: Z. HENRIK LARSEN PRESIDENT Të respektuar mik, Pjesëmarrja e përfaqësuesit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë dhe e kolegut t’m, z. Ilir Meta, nënkryetar i PSSH-së, në Kongresin tuaj të 30-të, më jep rastin e lumtur të përshëndes këtë ngjarje të rëndësishme për socialdemokracinë daneze dhe t’ju uroj suksese në forcimin e rolit të organizatës suaj në jetën social-politike të vendit dhe të rinisë evropiane në përgjithësi. Më lejoni të evokoj me kënaqësi faktin se Kongresi juaj i 30-të është jo vetëm jubilar, por edhe sinjifikativ për pjekurinë dhe vitalitetin e lëvizjes së rinisë socialdemokrate të Danimarkës, ku janë takuar e formuar breza të tërë politikanësh, sindikalistësh, dhe militantësh socialë që kanë zënë vend dhe kanë lënë gjurmë në historinë dhe në prosperitetin e popullit tuaj mik e të respektuar gjerësisht. Ky zhvillim i mëtejshëm i marrëdhënieve midis brezave të rinj të socialdemokratëve danezë e të eurosocialistëve shqiptarë shpreh njëkohësisht angazhimet e përbashkëta dhe solidaritetin politik midis PSSH dhe PSD-së, të spikatur kohët e fundit në dobi të mbrojtjes e të afirmimit të standardeve evropiane të demokracisë edhe në Shqipërinë postkomuniste. Me ndjenjat e respektit e të mirënjohjes së socialistëve shqiptarë Sinqerisht FATOS NANO Kryetar i PSSH. Deputet i Kuvendit Popullor. Burgu i Tiranës. 15.05.1994.

Natën

REQ

Aqif Lala shpër-

Natën e mirë, TV!

Krejt papritur, dje në orën 12.15 minuta, në selinë e PS në Tiranë, na erdhi një shkresë pa datë nga TV, në të cilën thuhet: «Departamenti informativ mirërpret kërkesën tuaj për realizimin e kronikave për zgjedhjet e këtij sezoni, (në 5 komuna). Kërkesa nga ana juaj të paraqitet në departamentin e informacionit një ditë para e firmosur nga Kryetari i Partisë, nënkryetari ose sekretari i përgjithshëm i saj». Drejtori Departamentit të Informacionit, ARTJAN TEPELENA Vjen kjo shkresë pasi jemi ngopur në ekran me kronikat e TV për Arbnorin, Dostin, Selamin, Shehun e Shehin, Malasin e Spahiun etj. etj. që vajtën «një më gjumë», me popullin në Dibër, në Mallakastër, në Rec e në Zall-Herr. Dhe vetëm tani TV ynë i ndëruar kujtohet se ka fusha elektorale edhe për partitë e tjera! Vetëm tani kur deputetët dhe drejtuesit PS kanë shkruar fshat më fshat dhe kanë organizuar dhjetra mitingje, takime e biseda me popullin. Vetëm tani vjen kjo shkresë që dihet se sipas ligjit ka mbetur edhe një ditë për propagandën. Ç’të thuash këtij Televizioni? Natën e mirë dhe «Moti sot dhe nesër». Vëzhguesi.

«Ekselenca e trurit të pa zhvilluar» dhe djallëzitë në hetimin e Gjykimin e çështjes «NANO» vihen re dukshëm

I LEXONI NË FAQEN 3