29/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 maj 1994

Mënyra si e shpërdor pushtetin PD-ja flet çdo ditë për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Dy javët e fundit që kaluan, në sfondin e një miniuashe elektorale, treguan qartë se gjithë se kriza politike që ka mbërthyer pushtetin e sotëm është tepër e thellë dhe e gjithanshme. Zgjedhjet për kryetar komune në pesë komuna të vendit dhe mundësia e fitores në to e kandidatëve të partisë socialiste e vunë në alarm të gjithanshëm të gjithë piramidën politike të shtetit të sotëm. Sipas tyre kërkesa e socialistëve për zgjedhje të parakohshme, me rastin e një fitoreje, do të kishte pastaj argumentin më të madh dhe treguesin më të dukshëm mbi domosdoshmërinë e shpërndarjes së parlamentit të sotëm dhe shpalljen e fushatës elektorale për zgjedhje të reja të parakohshme. Prandaj i gjithë mekanizmi PD - shtet u vu në punë me kapacitet maksimal. Edhe një vështrim i përciptë i këtyre dy javëve do të tregonte se pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve, është domosdoshmëri për vetë demokracinë shqiptare të bëhet realitet ajo çka ka kërkuar partia socialiste: duhet që këto zgjedhje të organizohen sa më shpejt. Kjo është një domosdoshmëri për t’i prerë rrugën autoritarizmit, arrogancës, mediokritetit. Është domosdoshmëri për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë, korrupsioni i pafre e mbi gjitha nga mungesa e shpresës për të ardhmen. Vetë kjo miniuashe tregoi se forca të caktuara e shpërdorojnë pushtetin në mënyrë të turpshme. Diktativa e partisë edhe njerëz të pazënë vendin e ligjit e të rregullit. Gjithë shteti u ngrit këto dy javë në këmbë sipas urdhërit të partisë. Helikopterët dhe makinat qeveritare u vunë në përdorim pa shpërblim të degëve të PD-së në rrethe duke transportuar ministra, zëvendësministra, drejtorë drejtorish e lloj lloj aparatçikësh e policësh me uniformë dhe pa uniformë. U spekullua hapur me varfërinë e njerëzve duke e përdorur lemoshën e ndihmave si një mjet presioni për votën. U përdorën makina ushtrie, fonde që kanë dalë nga xhepi i varfër i taksapaguesve, u premtuan ujësjellësa, rrugë të asfaltuara dhe telefona. (Vetëm emigracioni i organizuar nuk u premtua si duket nga fakti se dhe vetë PD-ja është e ndërgjegjshme për politikën izolacioniste). Edhe vetë Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, zot’i Pjetër, pas vizitave të lodhshme në shumë vende të botës shkoi edhe në Libofshë për t’u qarë hallet fshatarëve. E aty doli edhe kulaçi dhe kërbaçi pse: PD do të japë fonde, por të zgjedhurit socialistë nuk dinë se si t’i përdorin ato! Përfundimi: po ajo ide që propagandoi Selami gjatë zgjedhjeve të 26 korrikut se «PD nuk do t’i ndihmojë ato vende ku do të fitojnë socialistët». Skandaloz është rasti i ministrisë ku ministër është Safet Zhulali e cila bëri lëvizje ushtarësh për ta balancuar numrin e votuesve në komunën e Zall Herrit. Këto dy javë mjaftuan edhe për t’ua nxjerrë bojën dhe të gjitha deklaratave për paanësinë dhe pavarësinë e televizionit kombëtar. Nuk ka asnjë shqiptar me sy të në ballë dhe mend në kokë që të mos kuptojë se RTVSH është kthyer në një altoparlant propagandistik i degës së vetë demokratike. Është fare e kuptueshme se mbi televizionin ushtrohet diktat dhe censurë e egër. Nëse opozitës iu pre krejtësisht ekrani dhe mikrofoni nuk munguan të shohin me ekran edhe skena alla Sillo, neofashistët tundin dybekun e që shtrëngojnë në gjoks teserat e partisë demokratike Monopolizimi total i mjeteve të informimit masiv nuk është thjesht tregues servilizmi i disa gazetarëve por diçka më e thellë që shpjegon vetë thelbin dhe natyrën e shtetit të sotëm, duke i hequr maskën të ashtuquajturit shtet ligjor. Për televizionin dhe radion në Shqipëri nuk ka pluralizëm politik e parti të tjera me përjashtim të partisë demokratike. Dy javësh që theksuam më lart u bë një tregues i qartë i së vërtetës në Shqipëri, i mënyrës se si po ndërtohet demokracia dhe se si po instalohet shteti ligjor. Vetë mënyra se si e përdor pushtetin PD-ja duke dalë mbi ligjet, vetë mënyra arrogante e mosrespektimit të rregullit flet më tepër se sa një fletore e një komunikatë për nevojën e ndërhyrjeve të menjëhershme për të prerë rrugën fenomeneve e praktikave moniste diktatoriale. Janë praktikat e tilla që përmendëm që e kanë diskredituar keq PD-në në sytë e popullit dhe këtë imazh nuk do të mund ta ndryshojë dot edhe sikur të fitojë në ndonjë komunë e ta propagandojë ditë e natë me altoparlantët e vet të bindur PD-ja është e vendosur t’i mbushë mendjen popullit se populli e do PD-në. Kjo parti sot ka filluar t’i ngjajë asaj që pasi u thoshte një gënjeshtër dyrtre shokëve të vet fillonte edhe e besonte dhe vetë gënjeshtrën që kishte shpikur vetë. THOMA GELLÇI …të vendosin të lëvizin të rregullt. Gjithçka është? partisë. Helikopterët dhe makinat qeveritare dhe censurë e egër. Nëse opozitës iu pre krejt… …duhej të … të … Eshte fare e kuptueshme se mbi televizionin ushtrohet diktat

Flasin të tjerë, ish funksionarë të lartë...

Dje në gjykatën e Tiranës Pas shpjegimeve të dhëna një ditë më parë nga ish Presidenti Ramiz Alia dhe funksionarëve të lartë të athetit monist, Hekuran Isai dhe Simon Stefani, në seancën e djeshme që u hap në orën 9.00 folën të pandehurit Aranit Çela dhe Faqi Mina. Në fillim të seancës avokati i zotit Alla, Klea[n]thi Koçi në emër edhe të avokatëve të tjerë të të kësa[j] çështje, protestoi në lidhje me një komunikatë të bërë nga zëdhënësi i gjykatës së Tiranës duke e cilësuar atë të shtrembëruar dhe jo realistike e të njëkohësisht duke kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten më. Më pas fjala ju dha për të dhënë shpjegime të pandehurit Aranit Çe[la] ia Qysh në fillim dua të theksoj tha ai se është një proces tipik politik. Karakteri i një procesi gjyqësor përcaktohet në fund të fundit nga pikë[s]ynimet që kërkojnë të arrijnë me anë të tij, njerëzit apo grupimet që faktikisht ushtrojnë pushtetin në një[n]je shtet të caktuar. Unë nuk kam pranuar të kryej me dashje akte në kundërshtim me ligjet dhe detyrat e mia. Më pas e mori fjalën i pandehuri Faqi Mino i cili duke mos e pranuar akuzën theksoi: E cilësoj si një proces politik. Në shpjegimet e tij ai sqaroi se Platforma e Sigurimit të Shtetit si një akt i organit të lartë të PPSH nuk mund të nënshtrohej organit të Prokurorisë dhe se veprimet partiake të Byrosë Politike kanë patur fuqi ligjore me burim nga kushtetuta sidomos për forc at Ministrisë së Brendshme. Pas dy tre pyetjeve të shkurtëra të tij për të dy të pandehurit, drejtuar nga prokurori i akuzës seanca e djeshme u mbyll për tu hapur përsëri me shpjegime të tjera sot në orën 9.00. Korrespondenti i «Zërit të Popullit»

Akt terrorist në Elbasan

Përseri një ngjarje tronditëse në Elbasan. Këtë radhë jo e shkaktuar nga shpërthimi i karburantit të ndonjë garazhi, siç ndodhi para një jave për nga plumbat terroristësh. Paraditen e 26 Majit, ditën e enjte, nga një autoveturë pa targë, afër tregut të lirë të qytetit, ku nis rruga për në Cërrik, është qëlluar me armë zjarri. Ende nuk dihet se për ç’që-

Fabrika jonë po privatizohet, por ne vonojmë të marrim gjë

Letër gazetës Dyzet vetë, ish - punëtorë të ish-fabrikës së bukës, vanë më datën 25 maj për të marrë 24 rrogat mujore, siç na kishin njoftuar, nga shitja e objekteve. S’ka dalë bilanci, s’është

Liboishta do të votojë për Partinë Socialiste dhe jo për frugacët e importuar të PD-së

Mbi 2 mijë banorë të Libofshës u mblodhën në sheshin qendror për të bashkëbiseduar me drejtuesit e Partisë Socialiste Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Ylli Bufi dhe Ndre Legisi, në kuadrin e fushatës elektorale që po zhvillohet për zgjedhjet në pesë komunat e para, një nga të cilat është edhe Libofsha. Mirpo, si edhe në herë të tjera kontigjenti shtetës të 10-15 rrugaçëve të marrë nga Fieri dhe të dirigjuar nga vetë organet e policisë, të SHIK-ut dhe i ashtuquajturi prefekt i Fierit Viktor Margilaj përzatuan fytyrën e vërtetë të PD-së. Ata me thirrjet e tyre histerike dhe me tendencën e qëllimshme për të prishur mitingun e Partisë Socialiste treguan se kush është fytyra e vërtetë e PD-së. Por, rrugaçët nuk i trembën të tjerët, pavarësisht nga klithmat e tyre, pasi drejtuesit e PS-së, me të gjitha maturinë e tyre karakterizuese, arritën të komunikonin me popullin e Libofshës dhe shpallën qëndrimet e tyre si edhe alternativën e socializmit demokratik, madje të domosdoshme për kohën dhe situatën në të cilën po kalon sot populli shqiptar. Doktor Servet Pëllumbi, nënkryetar i PS-së, të Shqipërisë në fjalën e tij u shpreh se veprimtari të tilla si kjo që organizon PD-ja, janë të dëshpëruara për demokracinë dhe dhunojnë shtetin e së drejtës. Partia Socialiste nuk trembet as nga presionet e shantazhet e njerëzve të paguar, si këto që as nga organizatorët e tyre që sot fatkeqësisht janë drejtues të shtetit shqiptar. Në tërheqje të popullit që të distancohet nga vandalizma të tilla dhe ky distancim do të bëhet vetëm atëherë kur populli do të votojë për njerëzit e mëdhenj dhe të jetë, për atë që janë për d’alogun dhe jo për konfrontimin, për ata që ngrihen mbi pasionet e momenteve dhe i besojnë perspektivës. Ky kontingjent intelektualësh, që mund dhe duhet të drejtojë pushtetin, ndodhet më shumicë në Partinë Socialiste. Ndaj, populli me maturinë e tij, do të dijë t’i diferencojë huliganët nga intelektualët, dhe shming nga maskarenjtë. Këta rrugaçë, që ju shikoni këtu sot e bëjnë fushatë për PS, duke treguar fatyrën e vërtetë të organizatorëve të tyre dhe të Partisë Demokratike. Me rrugaçërira të tilla dhe me burgosje politike, si ajo e F. Nanos, demokracia shqiptare është në rrezik të madh, populli i kërcënohet një diktature e re. Pikërisht për këtë po lind domosdoshmëria e një lëvizjeje të gjerë popullore në mbrojtje të arritjeve demokratike nga uzurpatorët antidemokratë. Nënkryetari i PS-së, deputeti Ilir Meta, tha se pikërisht duke nisur nga veprimtaria e paligjshme dhe antidemokratike e këtij kontigjenti të manipuluar nga PD-ja, populli i Libofshës duhet të votojë për PS-në, sepse vetëm kështu do të votojë për qetësinë, se vetëm kështu do të votojë për demokracinë e vërtetë. Në fjalën e tij deputeti Ndre Legisi tha se socialistët nuk tremben as… (Vijon në faqen 2)

Autogol i propagandës PD-iste

Partia Demokratike dhe pushtetarët e saj të rangjeve, këto ditë janë në një hall të madh, janë në provë para elektoratit të 5 komunave, ku megjithëse janë zgjedhje lokale, provohet votimi i elektoratit për PD-në, ashtu si dhe për PS-në apo dhe ndonjë parti tjetër. Me sa duket i duhet patjetër të fitojë PD-ja për t’i thënë opinionit të popullit vazhdon të na mbështesë, për t’i treguar opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar se na zgjedhje të përgjithshme dhe në zgjedhje parlamentare të parakohshme, nuk do të humbasin, në elektorat ka ndryshuar, nuk qëndron më ky opinion. E mbështetur nga shef elektoral me pro… propaganda dhe … Në këtë mënyrë e vërteta del jashtë, duke… … të të njëjtën mënyrë dhe … … për PD-në… … (Vijon në faqen 2)

Kush e vëdh/i përforcuesin televiziv të Begjunecit?

- PD-ja për ta dërguar në Rec e për t’i zbardhur faqen Eduard Selamit - Është bërë tashmë publik premtimi i Eduard Selamit për vendosjen në Rec të Dibrës të përforcuesit televiziv, përforcues i cili u shkatërrua në procesin e zbatimit të “terapisë së shokut” e të “kuotës zero” që u dëshoqi PD-ja gjatë zgjedhjes së saj të pushtetit. Gjatë këtyre dy viteve me gjithëse në Rec pushtetin lokal e kishte PD-ja, repartitori nuk u rregullua, ashtu siç nuk u rregulluan edhe shumë përforcues të tjerë në të gjithë Dibrën. Tani, në kuadrin e fushatës elektorale, pushteti përpiqet në rreth, me servilizmin që e karakterizon, po bën çështje e menduar që t’i rregullojë përkohësisht përforcuesit e Recit. Në këtë kuadër ndonëse përforcuesi i Begjunecit prej tre vjetësh merr sinjal televiziv, nuk funksionon. Është nata e tretë që në fshatrat e Begllovës nuk punojnë televizorët. Përforcuesi meqëshme se është zmontuar dhe dërguar në Rec. Për vënien në funksionim të tij janë angazhuar edhe elektrikistë dhe specialistë elektronikë, të cilët po bëjnë ç’është e mundur ta vënë në punë dhe t’i zbardhin faqen Eduard Selamit. Ndërkohë meqëshme se në komunën e Melanit në juridiksionin e së cilës është përforcuesi televiziv, heqjen e tij e konsiderojnë akt dhunë që pushteti qendror bën ndaj tyre, shkelje të drejtave të njeriut dhe të drejtave të tyre për të drejtjave të njohur dhe të lirisë së informacionit. Me aktin e heqjes së përforcuesit televiziv të Begjunecit, pushteti përkqelist tregoi pafuqinë e tij për të mbajtur fjalën e dhënë. Me anën e dhënia repërturuar përbashkët nën zonë e ndënë në zonë, me heqje fosllesh komunës së Bardhës për ta kaluar sërish te Reçi, si veprua një javë më parë, paraqet dikë sheshit. Korresp. i “Zërit të popullit”

Vonojmë të marrim gjë

Dyzet vetë, ish-punëtorë të ish-fabrikës së bukës, vunë në datën 25 maj për të marrë 24 rroga mujore, siç na kishin njoftuar, nga shitja e objekteve. Dyzet vetë, ish-punëtorë të ish-fabrikës së bukës, vunë në datën 25 maj për të marrë 24 rroga dalë bilanci, s’është shitur gjithë ndërmarrja, - na thanë. U ngrëmë e vamë në këshillin e rrethit. Do ta njohim problemin tuaj, - ishte përgjigjja. Jemi të gjithë punëtorë nga 2 e 18 vjet punë në fabrikën e bukës. Kemi 10 muaj në asistencë. E fitojmë atë dhe për dy muaj të tjerë, pastaj. Për ka zëra që thonë se pas mbarimit të asistencës nuk ke të drejtën e përfitimit të 24 pagave mujore. Nëpërmjet kësaj letre në gazetë, duam të prekim opinionin, të mbrohemi të drejtat tonë dhe të marrim edhe atë farë pak që na jepet në fakt nga prona e të gjithëve. Presim Dhjetë punëtorë të fabrikës së bukës, Gjirokastër

Përsëri një ngjarje e trishtë në Elbasan. Këtë radhë jo e shkatërruar nga shpërthimi i karburantit të një gazari, si ndodhi para një jave për nga plumbat terroriste. Paraditen e 26 Majit, ditën e enjte, nga një autoveturë pa targë, afër tregut të lirë të qytetit, ku nis rruga për në Çerik, është qëlluar me armë një zjarri. Ende nuk dihet se për ç’qëllim është hapur zjarr dhe ndaj kujt janë drejtuar plumbat, por janë plagosur rëndë katër vetë të ndodhur aty rastësisht për të bërë pazar. Ata janë Agim Tollumi nga fshati Kodër-Rrjollas 40 vjeç, Kadri Tabaku nga lagja “Shelg” i Çërrikut. 58 vjeç, Ferid Gjoni nga fshati Balez 33 vjeç dhe një vajzë 15 vjeçare nga Elbasani Burbujqe Shahi e plagosur rëndë nga tre të parët. Të plagosurit janë çuar në spital, ndërsa vjaza 15 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë. Deri në mesditën e të premtes, personat që kanë kryer krimin ende nuk janë identifikuar dhe... janë larguar në drejtim të paditur. Korresp. i “Zërit të popullit”

Tiranë - stadiumi Kombëtar «Qemal Stafa»

“Tirana” fiton Kupën e Republikës - Udhëheqësit e partisë e të shtetit. Presidenti Berisha, ministrat Zhulali, Teliti e Co, i dorëzojnë kupën ekipit fitues. Dje pasdite në stadiumin Kombëtar «Qemal Stafa», finalja e dytë e Kupës së Republikës, nxori fituese “Tiranën” me rezultatin 1-0 me gol të shënuar për Tiranën në pjesën e dytë nga Malko. Ndeshja u zhvillua e ashpër, ku Teuta u duk më shumë e aftë, paçka se nuk shënoi. Ajo rrezikoi, goditi, shtyellën por nuk pati fatin të fitonte një 11-metërsh të dukshëm në favor të saj. Pra kampionja e kurorëzuar nga Kryeministri Meksi, zv. kryeministri Kopliku, udhëheqësi i partisë Shehu pak javë më parë në Durrës, nuk arriti të kurorëzohet si e tituese e “Kupës së Republikës” kësaj radhe në Tiranë nga numuri 001 Presidenti Berisha, ministrat Zhulali e Teliti, udhëheqësi kryesorë të partisë e Co, të cilët kishin popullaruar «vendin e rezervuar» në tribunën qendrore. Përballë tyre tifozëria durrësake e prezentuar kudo me kulturë, ju nënshtrua padrejtësive të herë-pashershme të policisë shkakun e të cilave mund ta dinë vetëm qendrat e policëve të pranishëm në stadium dhe në ambjentet rrotull tij. Si shpërblim për drurin durrsakët që su lejuan të shihnin ndeshjen në Tiranës duke u rrotulluar nga policia e ruanë përshëndetjen Berishën dhe udhëheqësit e tjerë të partisë e shtetit me thirrjet “Parti Enver jemi gati kurdoherë”. Incidentet vazhduan edhe jashtë stadiumit ku dhjetra durrsakë përfunduan në makinat e policisë. ERION BRAÇE

LEXONI NË FAQEN 2

NUK KA ASNJË PROVË QË TË FAJËSOJË FATOS NANON Nga avokat Agim Tirana

Libofsha do të votojë për Partinë

Kush e vodhi

NJOFTIM PËR SHITËSIT E GAZETËS «ZËRI I POPULLIT»

Në numurin e sotëm gazeta ka edhe një suplement të saj ku është botuar fjala e njëzë e ish presidentit të Republikës Ramiz Alia. Kjo faqe e ka çmimin 3 lekë dhe shitet bashkë me gazetën. Nga shifja e të gjithë përfiton zbërit përqindën të centimi prej 3 lekësh, pra 30 qindarka. REDAKSIA