08/06/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 qershor 1994

SOCIALISTET DO TE KEMBENGULIN DERI NE FUND PER ZGJIDHJEN E KERKESAVE TE TYRE LIDHUR ME KRIMIN NE LIBOFSHE

Presim përgjigje nga kryeministri Meksi Intervistë me deputetin Musa Ulqini, nënkryetar i grupit parlamentar të PS-së Pyetje: Shtypi dhe masmedia zyrtare theksojnë se grupi parlamentar socialist ka kërkuar parlamentin: Përgjigje: Siç është bërë e njohur, një javë më parë pra në 2 qershor me kërkesë të grupit parlamentar socialist është dhe dha sh... në parlament për incidentet e rënda të ndodhën më 29 Maj në komunën e Libofshës ditën e zgjedhjeve për kryetar komune, kryeministri, zoti Aleksandër Meksi. Në atë seancë ne i paraqitëm zotit Meksi kërkesat tona zgjidhja e të cilave ka rëndësi të posaçme, jo vetëm për mbarëvajtjen e punëve në parlament, por në radhë të parë për mbarëvajtjen e proceseve demokratike në Shqipëri. Më lejoni të përsëris edhe njëherë kërkesat e grupit parlamentar të PS-së; 1. Të shkarkohet nga detyra ministri i rendit, z. Agron Musaraj, për ngjarjen e Libofshës por jo vetëm për atë. 2. Të shkarkohet kryetari i shërbimit informativ kombëtar, pasi ka shpërdoruar detyrën duke angazhuar njerëz dhe mjete në fushatë. 3. Të shkarkohet prefekti i sapoemëruar i Durrësit, Viktor Margilaj. 4. T’i propozohet presidentit të republikës shkarkimi i kryetari të komunës së Kumanit, Behar Plaka. 5. Të shkarkohet nga detyra shefi i policisë së Fierit Agron Braçe si dhe shefi i policisë dhe SHIK-ut në Mallakastër. 6. Të shpallet data e zgjedhjeve të reja në Libofshë e të merren masat përkatëse 7. Të vihen para përgjegjësisë penale gjithë organizatorët dhe ekzekutorët e këtij krimi shtetëror. Këto janë kërkesat tona. Grupi parlamentar socialist pret përgjigje nga kryeministri Meksi në seancën e parë parlamentare pra në seancën që hapet sot. Kjo është e vërteta për “braktisjen e parlamentit nga socialistët” të trumbetuar propaganda zyrtare, ku shkuhet veçanërisht RTV. Pyetje: Pra ju sot do të shkoni në parlament. Përgjigje: Patjetër. Pyetje: Çfarë prisni të ndodhë në seancën e sotme plenare që do të hapet në ora 10? Përgjigje: Ne presim që në celie të seancës plenare kryeministri Meksi të japë përgjigje, ashtu siç e ka ai, për kërkesat që grupi ynë parlamentar i parashtroj atij 7 ditë më parë. Pyetje; Cili do të jetë qëndrimi i mëtejshëm i grupit parlamentar socialist në parlament? Përgjigje: “Ky qëndrim është i lidhur ngushtë me qëndrimin e zotit Meksi sot në parlament

TAKIM NË SELINË E PARTISË SOCIALISTE

Dje, zëvendëskryetari i PS të Shqipërisë, Dr. Shërvet Pellumbi dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë të PS, Bashkim Zeneli, pritën në selinë e Partisë, ambasadorin e Republikës së Hungarisë, zotin Ferenc Poka. Në fillim Dr. Shërvet Pellumbi uroi për zhvillimin në rrugë demokratike të këtij zgjedhjeve parlamentare në Hungari. Por ne gëzonin fakti që në këto zgjedhje fituan socialistët me të cilët ne kemi marrëdhënie mjaft të mira. Ne e kemi çmuar dhe e çmojmë shumë përvojën e PS të Hungarisë. Pastaj Dr. Shërvet Pellumbi i shprehu ambasadorit Poka, qëndrimet e PS të Shqipërisë për situatën e tensionuar në vend, për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut, që shprehet shumë qartë edhe me procesin e montuar politik ndaj kryetarit të PS, Fatos Nano. Ne e kemi dhënë tha ai, konsensusin për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, por Shqipëria nuk po respekton standardet e njohur ndërkombëtarisht për anëtarësim në strukturat e Europës. Më tej, z. Shërvet Pellumbi informoi me hollësi për fushatën elektorale të 29 Majit në disa komuna, sidomos në Libofshë, Greshicë e Zall-Herr, ku nga PD u punua me një mekanizëm të stërholluar dhe me veprime antidemokratike, sidomos të dhunës mbi deputetët, e analistët, e në këmbë denoncua. Vetë zgjedhje bëjnë një bindëse e më evidente kërkesën tonë për zgjedhje të parakohshme. Manipulimet, dhuna dhe shkeljet ligjore, siç u veprua me ushtarët në Zall-Herr, tregojnë për mungesë mbështetjeje të elektoratit për PD. Nga ana e tij ambasadori Ferenc Poka informoi për zhvillimin e lirë e në rrugë demokratike të zgjedhjeve në Hungari ku partia Socialiste fitoi dukshëm. Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste

Ju nuk jeni vetëm rinia Eurosocialiste e Shqipërisë por edhe rini europiane

- Takim i Sekretarit të Përgjithshëm të Rinisë Socialiste Austriake Matias Vaisner me Rininë Eurosocialiste të Tiranës - Ditën e shtunë në selinë e Partisë Socialiste u zhvillua një takim i gjerë i Sekretarit të Përgjithshëm të Rinisë Socialiste austriake Matias Vaisner me anëtarë e drejtues të FRESSH të Tiranës. Takimin e hapi nënkryetari i FRESSH për marrëdhënie ndërkombëtare deputeti Ilir Meta i cili prezantoi Organizaten e Rinisë Socialiste Austriake dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj Matias Vaisner. “Është kënaqësi e madhe për ne të kemi sot miq të tillë të cilët kanë dhënë një mbështetje të madhe për pranimin e FRESSH në Internacionalen e Rinisë Socialiste” tha Ilir Meta duke ia dhënë fjalën mikut nga Austria, i cili mes të tjerave theksoi: Marrëdhëniet tona me FRESSH nuk fillojnë më këtë vizitë në Shqipëri, ato kanë qenë të qëndrueshme edhe më parë ç’ka u shpreh në mbështetjen që Rinia Socialiste i dha FRESSH në Kongresin e fundit të Internacionales së Rinisë Socialiste. Por padyshim kjo vizitë e cila do t’u hapë ... që ju kemi mbajtur. Gjithë ky progres është e vështirë të besohet se ka ndodhur në dy vjet të funksionimit të FRESSH. Pastaj takimi vazhdoi në formë bashkëbisedimi me të pranishmit. Pyetjes se cili është vlerësimi juaj për situatën në Shqipëri, miku nga Austria u përgjigj se natyrisht që kanë ndodhur ndryshime, por duket se shpër... janë njerëz nuk janë justifikuar. Dhe më shumë se situata ekonomike e sociale me e rënduar duket ajo politike ku në regjimit të shqetësuar për një lloj represioni të ri, veçanërisht ndaj opozitës. Ngjarjet e fundit në zgjedhjet lokale që ju patët e ... acaruar edhe më shumë jetën politike këtu, por mbi të gjitha kanë qenë çn...ra paramethemore të një shteti demokratik. Pyetjes se si janë marrëdhëniet e Rinisë Socialiste me Partinë Socialdemokrate në Austri, Matias Vaisner u përgjigj se kemi lidhje shumë të ngushta. Ne përpiqemi të mbështesim PSD në qeverisjen e saj, dhe të bë... mhë oponencën e saj, veçanërisht po Marredhëniet tona me FRESSH nuk fillojnë më këtë vit Por padyshim që kjo vizitë e cila do t’u hapë rrugën edhe shumë të tjerave, na shërben për ta njohur drejtëpërdrejtë FRESSH dhe sinqerisht jemi të impresionuar nga kushtet e vështira në të cilat punoni dhe nga arritjet e lavdërueshme që keni realizuar brenda një kohe të shkurtër. Në këtë famë një Rini Eurosocialiste të fortë dhe për më tepër shumë të qartë nga pikëpamja politike. Ju tashmë nuk jeni vetëm Rinia Eurosocialiste e Shqipërisë, por edhe rini europiane. Ndaj ne vlerësojmë konceptet tuaja europiane si në aspektin organizativ dhe në qëndrimet politike rave theksoi: Rimarredhëniet tona me FRESSH nuk fillojnë më këtë vit në qëndrimet politike Shtypit dhe e Informacionit e P.S.

Kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve në Zall-Herr

Njoftim mbi përfundimin e raundit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetarin e komunës Zall-Herr Komisioni i Zgjedhjeve të Parakohshme të Rrethit Tiranë, i mbledhur sot, më datë 6.6.1994, mbasi shqyrtoi procesverbalin e votimit të Komisionit të Zgjedhjeve të Komunës Zall-Herr, konstaton me unanimitet se ai është plotësuar konform me kërkesat e nenit 78 të ligjit nr.7573 datë 16.6.1992 “Për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal”. Në zgjedhjet e raundit të dytë morën pjesë dy subjekte dhe konkretisht: Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Të dhënat përfundimtare të votimeve janë: Nga 4291 zgjedhës të regjistruar, në orën pjesë në votime 3380, nga të cilët dualën 3197 fletëvotime të vlefshme dhe 183 fletëvotime të pavlefshme. Kandidatët muarën votat si më poshtë: 1. Kandidati i Partisë Socialiste: Gani Hajdar Allushi 1399 vota. 2. Kandidati i Partisë Demokratike: Gëzim Ymer Lila 1798 vota. Në mbështetje të këtyre rezultateve, Komisioni i Zgjedhjeve të Parakohshme të Rrethit shpall: fitues kandidatin e Partisë Demokratike z. Gëzim Ymer Lila, dhe e jep atë për njoftim publik. PËR KOMISIONIN E ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME TË RRETHIT: SEKRETARI Agim Mušta ZËVENDËSKRYETARI Lulëzim Shtèpani KRYETARI Tarim Mema. ANËTARË. Edlir Petani, Rexhep Mici, Agim Sharofi, Vezir Hoxha.

Mis Skampa “94” për herë të parë

Nën kujdesin e bashkisë së Elbasanit dhe qendrës kulturore të qytetit për dy netë me radhë në sallën e teatrit u organizua spektakli “Miss Skampa ’94”. Të 14 vajzat konkurruese që u ngjitën në skenë, erdhën këtë pas të gjitha veprimtari të zhvilluara në gjitha shkollat e mesme të qytetit gjatë muajit të kaluar. Këngëtarët Mustafa Mehja e Klement Marku si dhe kitaristi i mirënjohur Alfons Balliçi (Artist i Merituar) së bashku me artistët e ftuar, humoristin Met Bega e këngëtarin Aleksandër Gjoka, i dhanë më shumë larmi e bukuri spektaklit. Prezantuesit e spektaklit, aktorët Plutër Gogo e Osman Gjervori, në mjeshtërinë e tyre artistike, i ftuan disa të festivë e artistik, i bënë skenë alla që herë më rrallë bukurore shëtit e qytetit, duke krijuar mundësi veprimtari siç ishte edhe publiku i pranishëm në sallë. Natën e dytë përmes emocioneve të valëve konkurruese dhe spektakleve, u shpall “Mis Skampa”. Më bo e Soplia Guda 17 vjeçe, nxënëse në vitin e tretë të shkollës së mesme të përgjithshme “Dhaskal Todri”. Korresp. i “Zërit të Popullit”

Kronika të dhimbshme në Shkodër

1. Gjendet një qytetar i vrarë Ishte Mustaf Kuka, i moshës 55 vjeç, banor në lagjen “Bahçallëk”, i cili u gjend i vrarë këto ditë e fundit në afërsi të shtëpisë së tij. Sipas afërmit komisarit të rendit publik, kjo vrasje është bërë me pistë publik, akoma nuk dihen motivet e toletë. Akoma nuk dihen motivet e këtij krimi të shëmtuar, që i mori jetën babait të 6 fëmijëve, duke i lënë në këtë pikëllim të thellë e në kushte të vështira jetese. Vrasësi është larguar në drejtim të pa ditur. 2. Inspektori i policisë rrugore Nikollë Gjoha humbi jetën aksidentalisht. Ditën e djeshme në drekë, inspektori i policisë rrugore Nikollë Gjoha, humbi jetën nga një aksident me motorçikletë. Aksidenti ndodhi në rrugën Shkodër-Rrenc, kur motori me një shpejtësi të jashtëzakonshme rrëshqiti nga rruga dhe përplaset. Nikolla vdes në çast, ndërsa shoku i tij me të cilin po udhëtonte, u dërgua në spitalin e Shkodrës, ku fatmirësisht tani është jashtë rrezikut. Si arsye të ecjes me shpejtësi në këtë rast përmendim faktin se këta ishin vënë në ndjekje të një makine, shoferi i së cilës s’ishte ndaluar kur i kishin bërë me shenjë të ndalonte.

1-2 ORË UJË NË DITË

BURREL: 1-2 ORË UJË NË DITË Mungesa e furnizimit normal me ujë është shndërruar sidomos në këtë të fundit në një nga problemet më të mëdha për banorët e qytetit të Burrelit të lagjeve të fshatrave për rreth tij. Uji nuk vjen rregullisht as në qytet as në lagjet e fshatrave për rreth, veçanërisht në ato të komunës së Komës. Madje ka patur ndëprerje të ujësjellësit. Vetëm për një orë e a shumta dy orë mund të gjesh ujë në qytet. Po kështu edhe disa lagje si “31 Korriku”, Lagjja e Re, etj. ujë mund të kesh vetëm në orën 4.30 deri në 6 të mëngjesit. Pra vetëm një orë e 30 minuta. Dhe në një orar krejt të papërshtatshëm. Hall i madh është veçanërisht për ujin e pijshëm. Të gjithë problemin e kanë vetëm ata që në shtëpi disponojnë frigoriferë. Këto çregullime siç na shpjegon kryetari i bashkisë së qytetit të Burrelit Ali Zeneli, kanë ardhur si rrjedhojë e prishjes së tubacionit të ujësjellësit gjatë dy tre viteve të fundit, në kuadrin e aksionit që u ndërmor nga forca të caktuara për shkatërrimin e infrastrukturës së gjithçkaje. Për banorët e qytetit të Burrelit uji i pijshëm tashmë është i prishur e ulët vjen në sasi të pakta që s’përballon dot furnizimin normal për nevojat e banorëve. Mjaft negativisht ka ndikuar edhe shkatërrimi i rezervuarit si rezultat i vendosjes së minave muaj më parë të rezervuarit të madh vaditës. Për këtë depozitohej në ujë se konservoheshin ... (Vijon në faqen 3)

Në konferencën shkencore «Ballkani dhe Europa», mbajtur në Sofje

Me ftesë të PS të Bullgarisë përfaqësues të PS të Shqipërisë, anëtarë të Kryesisë së Partisë Luan Shahollari dhe anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues Dr. Vasillaq Kureta morën pjesë në konferencën shkencore «Ballkani dhe Europa» të organizuar nga Qendra për Studime Historike dhe Politike, pranë PS të Bullgarisë, që u zhvillua në Sofje nga data 1-2 qershor 1994. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të partive socialiste e socialdemokrate të 13 vendeve të Europës, si nga Gjermania Danimarka, Greqia, Turqia, Bullgaria; Sllovakia; Qipro, Rusia; Serbia, Rep. ish-Jugosllave e Maqedonisë, Rumania. Konferenca ishte një diskutim i lirë demokratik për probleme të integrimit të Ballkanit në Europë, dhe për konfliktet etnike në rajon dhe nevojën e zgjidhjes së tyre nëpërmjet dialogut, bashkëpunimit dhe politikës së fqinjësisë së mirë. Përfaqësuesit e PSSH gjatë qëndrimit në Sofje u takuan me të gjithë pjesëmarrësit dhe shprehën qëndrimet e njohura të PSSH për integrimin e Shqipërisë në Europë, për stabilitetin dhe paqen në Ballkan si dhe për zgjidhjen e çështjes kombëtare, në përputhje me interesat tona kombëtare. Përfaqësuesit e PS të Shqipërisë morën pjesë edhe në hapjen e kongresit të PS të Bullgarisë dhe i dorëzuan kryetarit të PS të Bullgarisë, Zhan Videnov, mesazhin e kryetarit të PS të Shqipërisë Fatos Nano dërguar Kongresit në emër të PS të Shqipërisë. Zyra e Shtypit dhe e Informacionit e P.S.

Seminar me gazetarët

Dje me pjesëmarrjen e gazetarëve nga organet e ndryshme filloi në Tiranë seminari me temë «Ecuria e zhvillimit dhe paraqitja e tij në shtypin shqiptar». Në qendër të tij seminari që sponsorizohet nga UNICEF-i dhe PNUD-i dhe organizohet nga Fondacioni Thomson i Britanisë së Madhe janë problemet e grave dhe fëmijëve. Organizatorët e seminarit e kanë konceptuar atë si shkëmbim përvojash dhe bashkëbisedim duke siguruar një pjesëmarrje aktive të të gjithë pjesëmarrësve. Duke vlerësuar lart rëndësinë e këtij seminari ditën e parë të tij morën pjesë vetë zëvendëskryetari i Këshillit Marshall përfaqësues i PNUD-it dhe Alireza Mahallati përfaqësues (UNICEF-it). Korresp. i “Zërit të popullit”

OBSERACIONE

Duke u besuar nga moskonfirmimi qenësor se votimit Nr. 2 Zall-herr uhe Komisionit të Zgjedhjeve të Komunes dhe duke kontrolluar këtë qendër votimi në ora 8.30 të mëngjesit, si nënkryetar i Komisionit të Zgjedhjeve të Rrethit kërkova pezullimin

OBSERVACIONE

Duke u besuar nga moskonkurrimi zëvënës se votimit Nr. 2 Zall-herr, dhe Komisionit të Zgjedhjeve të Komunës pezullimin e zgjedhjeve për arsye se ushtaret, sipas listës emërore 848 (tetëqind e dyzetë e tetë) votonin me një vërtetim fiktiv që shkelej plotësisht nenin 67 që nuk provonin identitetin e çdo ushtari, prandaj nuk e konfirmoi dhe e quaj të paligjshme votimin e kësaj qendre votimi. Vërejtjet e mia janë në dosjen e komisionit që nga zgjedhjet e para për periudhën e raundin e dytë. Njëkohësisht duke u bazuar edhe në disa shkelje të tjera të ligjit që i ka paraqitur qendra e votimit për shqyrtim. Zëvendëssekretari i Komisionit të Zgjedhjeve të Rrethit Lulëzim Shtepani, përfaqësues i Partisë Socialiste Shtoj: Kërkoj në atë qendër votimi të bëhen zgjedhje të reja. Zëvendëssekretari LULEZIM SHTEPANI