SOCIALISTËT PARAQESIN MOCION MOSBESIMI NDAJ KRYEMINISTRIT MEKSI DHE QEVERISË SË TIJ
- Meksi i paaftë të sigurojë rendin kushtetues, i prirur për të mbrojtur vartësit e tij të përfshirë në krim.
- Parlamenti shqiptar përpara dyzimit: të dorëzojë para organeve të drejtësisë kriminelët, apo t’i japë votbesimin «qeverisë Meksi»!
- Meksi i paaftë të sigurojë rendin kushtetues, i prirur për të mbrojtur vartësit e tij të përfshirë në krim. - Parlamenti shqiptar përpara dyzimit: të dorëzojë para organeve të drejtësisë kriminelët, apo t’i japë votbesimin «qeverisë Meksi»! «Unë deklaroj një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Meksi dhe qeverisë së tij dhe kërkoj që ky të shqyrtohet brenda afateve ligjore të parashikuara». Është nënkryetari i PS-së dhe kryetari i grupit të saj parlamentar zoti Namik Dokle, i cili në emër të grupit socialist deklaroi dje në sallën e Parlamentit Shqiptar duke kërkuar shqyrtimin e tij. Ky mocion të cilin kryetari i deputetëve socialistë e konsideroi si qëndrim politik të grupit të tij erdhi si një reagim i ashpër ndaj qëndrimit dhe përgjigjes të kryeministrit Meksi, qëndrim të cilin e bëri publik dje zoti Nor. Malasi, nënkryetari i parlamentit shqiptar që drejtoi punimet e djeshme të seancave të parlamentit. Sipas tij përgjigja e zotit Meksi ishte kjo: «Raportova para parlamentit me kërkesë të deputetëve socialistë. Ajo është përgjigja ime. Veprimet lidhur me të janë bërë ose do të bëhen në përputhje me përgjigjen time». Javën që shkoi, grupi socialist, kërkoi mes një tensioni të jashtëzakonshëm të krijuar nga incidente të rënda e akte terroriste ndaj popullit të Libofshës dhe jashtë deputetëve socialistë të ndodhur atje gjatë zgjedhjeve të 29 Majit, prononcimin publik të presidentit Berisha, kryetarit të parlamentit zotit Arbnori si dhe ministrit Meksi dhe Qeverisë së tij lidhur me kërkuar shkarkimin si një re- të kryeministrit Aleksandër Meksi. Por ndërsa Berisha heshti e Arbnori evokoi keqas deputetët socialistë të dhunuar, kryeministri Meksi kërkoi, duke mos mohuar kategorikisht incidentet e ndodhura, denoncimet konkrete nga ana e deputetëve socialistë. Nga ana e tij z. Namik Dokle kërkoi nga denoncimeve të personave përgjegjës për akte terroriste që nga pëvekti i sapoemëruar i Durrësit Viktor Margilaj e deri te krimineli më ordinier pjesëmarrës në aktet terroriste, kërkoi kryeministri Meksi një sërë shkarkimesh në ministri i rendit Musaraj e deri tek drejtori i TV Slëndër Bunapaci si dhe konsiderimin si të paligjshme të zgjedhjeve në Libofshë dhe caktimin e datës së re të zgjedhjeve për këtë komunë. Për këto kërkesa të tij ai caktoi si afat seancën e parë të javës së ardhshme. Meksi dha përgjigjen e tij të përcjellë, të bërë publike në seancën e djeshme. Në këtë seancë z Dokle pasi u njoh me këtë përgjigje u shpreh se grupi socialist do të mbajë një qëndrim politik. «Deri sa zgjedhjet probleme që ne kemi bërë prezent, vazhdoj z. Dokle, grupi do të jetë indiferent dhe nuk do të marrë pjesë në shqyrtimin e asnjë projektligji, sepse ne kërkojmë që në këtë parlament të vihet në vend dinjiteti i zgjedhësit dhe të zgjedhurit.» Fare pa shkak, pas zotit Dokle si për zëvendësuar Ali Spahiunë në provokime, Petrita Minga paraqiti një mendim të tijin sipas të cilit Dokle nuk duhej të shqetësohej se do të hyjë në fund të seancës, pasi ky ishte një rregull vendosur edhe për
Dje në gjykatën e Tiranës: Vazhdon pyetja e dëshmitarëve, në gjyqin ndaj ish funksionarëve të lartë të partisë e të shtetit
Seanca e orës 14.00, ditën e martë në gjyqin ndaj ish funksionarëve të lartë të partisë e të shtetit përsëri u hap pa pjesëmarrjen e të pandehurve Myftiu e Çarçani.
Dje në gjykatën e Tiranës:
Vazhdon pyetja e dëshmitarëve, në gjyqin ndaj ish funksionarëve të lartë të partisë e të shtetit
Seanca e orës 14.00, ditën e martë të shtetit përsëri u hap pa pjesëmarrjen e të pandehurve Myftiu e Çarçani. Avokati i të pandehurit Çela protestoi për mosprajtim korrekt të seancave gjyqësore dhe të thënëve të klientit të tij. E dhe kjo seancë procedoi me pyetjet e dëshmitarëve. Dëshmitari i parë Muhamet Xhatteri me profesion mësues, i dënuar për agjitacion e propagandë me 9 vjet internim në vitin 1982 theksoi se: dua të dëshmoj një të vërtetë. Nuk dua të akuzoj asnjë me emër po shunja komuniste na ka bërë gjakun. Ndërkohë avokati i pandehurit Alia zoti Kogi ndërhyn duke e pyetur: Çfarë pune keni patur kur u internuat? Drejtor. u përgjigj dëshmitari. Ndërsa pyetjes tjetër të avokatit drejtuar këtij dëshmitari se a ua ka pirë gjakun shunja komuniste kur keni qenë drejtor? ai nuk u përgjigj. Pretendimi i tij se ishte i internuar familjarisht bashkë me fëmijët nuk qëndronte sepse në dokumenta nuk figuronin emrat e fëmijëve të tij. Gjithashtu këtij dëshmitari nuk i kujtohej se kur ishte pranuar në Partinë Punës ndërkohë që mbante mend mirë datën e anëtarësimit në PD. Një nga avokatët ndërhyn duke iu drejtuar trupit gjykues. Po na paraqitën për dëshmitarë persona që nuk bëjnë dëshmitarë në lidhje me akuzën, por si ish anëtar partie. Nuk po i bëjmë gjyq kolegës dhe shuhujës së kuqe, por akuzës së shpërdorimit të detyrës për këta të pandehur. Ndoshta duhet theksuar se dëshmitari ish i dënuar dhe që e quante dënimin e tij të padrejtë, ndërkohë që kishte kërkesë pranë organeve kompetente për të marrë parafajësi...
I pandehuri Zylfytar Ramizi hodhi poshtë pretendimet e dëshmitarit se është takuar me të, duke theksuar se ai ka qenë i përndjekur, nga më të privilegjuarit ashù si edhe unë. Në Mallakastër si ky janë rreth dhjetë veta. Ky është dënuar sërish ka marrë në mbrojtje Mehmet Shehun në një kohë që e Cënoi Mallakastra. Ky ka implikuar vëllanë e tij Hekuran Qazimin dhe ai s’do të futet në burg por e ka futur ky dëshmitar. I pandehuri Mino ndërhyri duke ju drejtuar trupit gjykues sepse nuk është njohur me deponimet e dëshmitarëve në hetuesi dhe vërejtjet i kam të shënuara në proces verbal. Jo pa i lënërit u prit në sallë ndërhyrja e një avokati tjetër që duke ju drejtuar trupit gjykues njëkohësisht dhe kolegëve të tij tha: Kujdes me pyetjet që i bëni dëshmitarëve, sepse edhe televizioni nuk di çfarë të transmetojë. Nuk po e marrim vesh, dëshmitari është i Partisë
(Vijon në faqen 3)
«Mos ushtroni hakmarrje ndaj ish-presidentit»
Aleksandër Langer
Kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Bullgarinë dhe Rumaninë.
«Mos ushtroni hakmarrje ndaj ish-presidentit»
- Komunikatë shtypi -
«Duket se në Shqipëri hasapat me të kaluarën dhe me trashëgiminë e rëndë të regjimit të Enver Hoxhës kanë kryesisht përmes proceseve me akuza për krimin e shpërdorimit të detyrës.
Tashmë Parlamenti Evropian ka shprehur rezervat e tij mbi procesin e zhvilluar ndaj liderit të Partisë Socialiste Fatos Nano, i dënuar kohët e fundit me burgim të gjatë. Tani është rradha e ish-Presidentit Ramiz Alia. Ndoshta duhet kujtuar se ai ditë të evitojë gjakderdhjen kur, duke filluar nga lëvizjet studentore të dhjetorit 1990, zgjodhi rrugën e dialogut dhe jo atë të përplasjeve».
(Marrë nga gazeta «POPULLI PO» e datës 8 qershor 1994)
26.5.1994
TE KËSHILLI I MINISTRAVE Z. ALEKSANDËR MEKSI
Në interpelancën e datës 1 qershor me kryeministrin Meksi, grupi parlamentar i PS paraqiti fakte të pakundërshtueshme për krimin shtetëror të kryer më 29 Maj 1994 në zgjedhjet për kryetar komune në Libofshë, l.l.:
TE KËSHILLI I me kryeministrin Meksi, grupi parlamentar i PS paraqiti fakte të pakundërshtueshme për krimin shtetëror të kryer më 29 Maj 1994 në zgjedhjet për kryetar komune në Libofshë, l.l.:
— U goditën dhe u rrëmbyen në kërçimin 6 deputetë të Kuvendit Popullor, përfshirë edhe nënkryetarin e Kuvendit.
— Me rrahje të organizuara të kryetarëve, anëtarëve dhe vëzhguesve të komisioneve të zgjedhjeve u terrorizuan gjithë banorët e Libofshës.
— Me këto akte terroriste e kriminale u shkel brutalisht e drejta demokratike për zgjedhje të lira, si dhe vetë rendi kushtetues i Republikës.
Në këtë ngjarje u inkriminuan përfaqësues të lartë të shtetit ministra, prefektë e kryetar komune, shefa dhe oficer policie, shefa partie dhe banditë të zakonshëm politike dhe ekonomikë. Inkriminimi i tyre është i plotësisht i vërtetuar sepse krimi ishte i rëndë dhe i dukshëm.
Për të gjitha këto arsye ne i kërkuam kryeministrit Meksi:
1. Të shkarkohet nga detyra Ministri i Rendit, zoti Agron Musaraj, për ngjarjet e Libofshës, por jo vetëm për ato.
2. Të shkarkohet kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar, pasi ka shpërdoruar detyrën duke angazhuar policë dhe mjete në fushatë.
3. Të shkarkohet prefekti i sapoemëruar i Durrësit, Vëktor Margilaj.
4. T’i propozojë presidentit të Republikës shkarkimin e kryetarit të komunës së Kumanit, Behar Plaka.
5. Të shkarkohen nga detyra shefi i policisë së rrethit Agron Brace, si dhe shefi i policisë dhe i SHIK-ut në Mallakastër.
6. Të shpallen data e zgjedhjeve të reja në Libofshë dhe të merren masat që ato të zhvillohen me vëzhgimin e vëzhguesve të huaj.
7. Të vihen para përgjegjësisë penale të gjithë organizatorët dhe ekzekutorët e këtij krimi shtetëror. Deri tani vetëm kërkesa e shtatë është vënë në lëvizje nga Prokuroria e Përgjithshme që ka nisur hetimet penale me kërkesën e Partisë Socialiste dhe të gjithë deputetëve.
Asnjë përgjigje nuk kemi për 6 kërkesat e tjera, që janë kompetencë e drejtpërdrejtë e kryetarit të këshillit të ministrave, të cilin Ligji Kushtetues e ngarkon posaçërisht «për sigurimin, ruajtjen dhe forcimin e rendit juridik dhe të të drejtave të shtetasve».
Grupi Parlamentar i PS vlerëson realisht qëndrimin e kryeministrit Meksi i cili nuk dha asnjë përgjigje për interpelimin që u bë më 1 qershor me ministrin e novitetit në kohë e mjaftueshme për të reflektuar mbi çka ndodhi e çka u parashtrua.
Por sot, pas një javë, kur nuk kemi asnjë prononcim nga kryeministri, asnjë përgjigje ndaj kërkesave tona të mbështetura në ligjin kushtetues dhe të pritur për të mbrojtur rendin kushtetues dhe zgjedhjet e lira, arsyetojmë se:
— Kryeministri Meksi nuk dëshiron ose nuk është i aftë të realizojë detyrat e tij kushtetuese.
— Kryeministri Meksi është i prirur të mbrojë varësit e tij të inkriminuar në ngjarjet e Libofshës.
— Kryeministri Meksi përkrah bandat ekonomike dhe grabitjen e pasurisë shtetërore nëpërmjet privatizimit, për të siguruar përkrahjen politike antitilzore nga banditët e legalizuar me vendime qeverie.
— Kryeministri Meksi është i paaftë të garantojë zgjedhje të lira në Shqipëri.
— Kryeministri Meksi, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të posaçëm të Kushtetutës, me qëllim vonon përfundimin e projektit të saj dhe paraqitjen në parlament, që qeverisja të vazhdojë me arbitraritet e shkelje ligjore.
Për këtë arsye, në bazë të nenit 34 të Dispozitave Kryesore Kushtetuese, që u jep deputetëve të drejtën të parashtrojnë në çdo kohë mocion mosbesimi ndaj Këshillit të Ministrave ose anëtarëve të veçantë të tij. Grupi ynë parlamentar, i kërkon Kuvendit Popullor shkarkimin e zotit Aleksandër Meksi nga detyra e kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Kërkojmë që shqyrtimi i kësaj kërkese të realizohet me debat, brenda afateve kushtetuese.
Grupi Parlamentar i PS
Perikli Teta i kërkon parlamentit përjashtimin nga komisioni i kushtetutës të Teodor Moskos
TEODOR MOSKO ËSHTË MASHTRUES,...!!!
Prokurori Mosko ndodhet momentalisht në Holandë së bashku me gjykatësin e apelit Prel Martini në një seminar mbi të drejtat e njeriut.
Ju pas here janë shkarkuar nga ky komision anëtarë që kanë konsideruar të padenjë. Unë mendoj se një nga të padenjët që duhet shkarkuar nga të padenjët e këtij komisioni është prokurori i apelit Teodor Mosko. Mashtrimi i tij u vërtetua nga gjykata kushtetuese, e cila gazetari Françesk Leka i konsideroi të drejtë Françeska Leka dhe apafajësinë. ...
Komisioni i Kushtetutës normalisht... Këtu që nga një komision tërë ... dhe kjo është e ... Për ... parlamenti...
Në këto kushte unë mendoj se kërkohet një luftë e drejtësisë dhe të gjithë detyrën. Prokurorëve të tillë, duhet t'u hiqet të drejtën e ushtrimit të profesionit me të gjitha pasojat që njoh kodi ynë penal e procedural.
Por kjo kërkesë e zotit Teta qysh të fillim duket se ka rënë në vesh të shurdhër. Ajo nuk hyn dhe në rendin e ditës të punimeve të kësaj jave të parlamentit, megjithëse ai është dorëzuar atë që para një protokoll, por se sipas zotit Malaj ajo nuk i është vënë akoma kryesisë së parlamentit. Ndërkohë zoti Teta shpërtheu dhe dëshpërimin e tij pasi ai kishte marrë vesh se Teodor Mosko ka ikur në Holandë në një seminar për të drejtat e njeriut. «Unë do ta ktheja në demokracinë shqiptare, shprehet Teta, nëse në seminar do të shkonte një avokat mbrojtës të gazetarit Martin Leka e Aleksandër Frangaj, por që shokua Mosko me shokun Prel Martini ky ishte fatalitet. Me gjithë këto zoti Teta tha se shpreste tek përkrahja e gjithë deputetëve që jven që vjen.
MOCION MOSBESIMI NDAJ KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE Z. ALEKSANDËR MEKSI
Në interpelancën e datës 1 qershor me kryeministrin Meksi, grupi parlamentar i PS paraqiti fakte
NESËR: «PARLAMENTARI» NË SUPLEME-
NESËR: «PARLAMENTARI» NË SUPLEMENTIN E «ZËRI TË POPULLIT»
NESËR:
«PARLAMENTARI» NË SUPLEMENTIN E «ZËRI TË POPULLIT»
Shkrimtari NESHAT TOZAL përsëri mysafir në gazetën tonë. Pas novelës «VDEKJE NGA KËRBA-GI» ai vjen këtë herë me novelën «PARLAMENTA-RI», të cilën lexuesi do ta gjejë në suplementin e gazetës tonë në datat 10 dhe 11 qershor.
Letër në redaksi
LETËR NGA CHRISTIN ENGELHARDT
I dashur Zëri i Popullit: Unë e kam lexuar me shumë vëmendje artikullin (e botuar më 4 Qershor), që ka të bëjë me takimin tim me anëtarët e Partisë Socialiste ditën e mëparshme dhe dëshiroj të sqaroj disa pika të bëra në këtë artikull.
I dashur Zëri i Popullit:
Unë e kam lexuar me shumë vëmendje artikullin (e botuar më 4 Qershor), që ka të bëjë me takimin tim me anëtarët e Partisë Socialiste ditën e mëparshme dhe dëshiroj të sqaroj disa pika të bëra në këtë artikull. Unë besoj që në interes të të vërtetës kjo letër do të botohet e tëra në faqen kryesore të gazetës tuaj në një botim vend ku u botua artikulli origjinal.
Ju lexues duhet të jeni në dijeni të pikave të mëposhtme:
1. Emri i nëpunësit të Shoqatës për Kulturë Demokratike që ishte në takimin e premtes, 3 Qershor është i saktë.
2. Është e vërtetë që ne kërkuam takimin me Partinë tuaj, por neguam njohur të informoni lexuesit tuaj që ne kërkuam të nënjohim përfaqësuesit e Partisë që ka deputetë në Parlament, apo kandidatë në zgjedhje. Të dyja Shoqatat për Kulturë Demokratike dhe Instituti Nacional Demokratik janë të paraqitura. Qëllimi ynë në këto takime ka qenë t'u japim secilës deklaratë paraprake të SHKD për zgjedhjet lokale dhe të diskutojmë çështjet që kanë lidhje me zgjedhjet lokale.
3. Artikulli juaj cilësoi që unë mbajta shënimin mbi të gjitha që u thanë. Është zakon që të veproj «kështu në të gjitha veprimet dhe jo vetëm në ato me partinë tuaj».
4. Jam në mënyrë të veçantë e shqetësuar për përmendjen e Radio-Tiranës. Në takim Musa Ulqini tha ai ishte i mërzitur për ç'ka kishte ndodhur, në Radio Tirana dhe unë përmendja që në kishin dëgjuar njerëz të tjerë të ankesohin për çka kishte thënë Radio.
Ju lutem të botoni tekstin e plotë të artikullit. Ato më dhanë mua një përkthim të dy raporteve të reja të cilat thuhej se vëzhguesit e tyre në Libofshë kishin deklaruar se çdo gjë ishte normale dhe pastaj thuhej se unë isha në Libofshë gjithashtu.
Nga përkthimet që mu dhanë, pra faktet e dhëna nga Radio Tirana, ka mundësi që dikush që e ka dëgjuar raportin shqip, mund të ketë menduar se isha unë ajo që deklaroi se nuk kishte probleme. Në fakt unë nuk u intervistova kurrë nga Radio Tirana deri më 19.45 të asaj kohe, unë deklarova që meqë unë nuk kisha folur me asnjë vëzhguesit tanë në zonat e tjera, unë nuk kemi një deklaratë përfundimtare ose finale për atë që kam parë prezent në probleme të zgjedhjeve, duke përfshirë një rast violence në një qendër votimi. Kjo intervistë nuk u dha kurrë në Kadjo, Sipas Radio Tiranës reporterët në Libofshë nuk ishin në gjendje të thërrisnin Tiranën deri në mëngjesin e të hënës dhe pastaj mund të jepnin vetëm rezultatet, megjithëse linja ishte tepër e keqe. Këto janë faktet që di unë dhe unë dua që ju lexues ta dini që unë i informova përfaqësuesit e PS për këto fakte, vetëm të përgjigjesh komentit të z. Ulqini.
5. Së fundi në paragrafin e fundit artikulli juaj deklaron që «ne e vlerësojmë informacionin e PS ashtu si vlerësojmë informacionin nga PD, PSD dhe të tjerët, por kjo nuk është ajo që ata të deklarojnë se ne e pranuam në gjitha informacionet e pranu...». Faleminderit shumë për botimin e kësaj letre dhe për përkthimin tuaj ndaj saj së vërtetës.
Sinqerisht:
Christin Engelhardt
Përfaqësuese e Institutit Kombëtar Demokratik Amerikan.
7 qershor 1994