15/06/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 qershor 1994

SHQIPËRIA SHET PA KUSHTETUTË!... ... DHE JASHTË DYERVE TË EVROPËS.

PA KOMENT: SHQIPËRIA SHET PA KUSHTETUTË!... ... DHE JASHTË DYERVE TË EVROPËS. DERI KUR ?... Kohë më parë, raportuesit e Këshillit të Evropës u janë drejtuar autoriteteve shqiptare me disa pyetje-test për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Presidenti Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë forum evropian. Dhe më konkretisht pyetjet janë: - Cila është gjendja e deritanishme e punës përgatitore që do të mundësojë Shqipërinë për të patur Kushtetutën e re? - Kur do ta paraqesë në Parlamentin shqiptar Projekt - Kushtetutën komisioni përgjegjës për hartimin e tij? - Cili është afati i parashikuar nga Parlamenti për diskutimin e Projekt - Kushtetutës? - Cilat janë kapitujt ose nenet e Projekt - Kushtetutës rreth të cilave partitë politike kanë pikëpamje të ndryshme? - A ka pengesa të tjera që nuk lejojnë partitë politike të realizojnë konsensusin e nevojshëm për Projekt - Kushtetutën, duke patur parasysh faktin se ai nuk mund t’i njihet vetëm me një shumicë prej dy të tretash? Është logjike që pas pyetjeve të reporterëve të Këshillit të Evropës të shtrojmë pyetjen: Si janë përgjigjur autoritetet e qeverisë shqiptare? Kë në treguar të vërtetën apo kanë gënjyer? Këtë nuk e dimë. Por nga tjetër dimë që Shqipëria vazhdon të jetë shtet pa kushtetutë. Dhe ka mbi dy vjet që vetëm troket në dyert e Këshillit të Evropës. Troket e troket... Duke mbetur jashtë. Deri kur? NESËR DO TË LEXONI: KUSH NUK E DO KUSHTETUTËN E RE SHQIPTARE ?

Kioskat po ribunkerizojnë Tiranën

- Rreth 30 hektarë lulishte e parqe të shkelura nga betoni i mbi 2000 kioskave. - Kush duhet të përgjigjet për këtë krim ekologjik? - Është alarmant informacioni që del nga një burim i parërt me Bashkinë e Tiranës. Vetëm brenda dy viteve të fundit kioskat dhe barrakat i kanë rëmbyer kryeqytetit rreth 30 hektarë gjelbërim në formën e lulishteve dhe të parqeve. Një shkatërrim i vërtetë ekologjik, sidomos po të analizohet tendenca në ngritje e këtij fenomeni. Për këtë është bërë e dukshme rritja e numrit të lokaleve të tregtisë. Tiranës po i jepen përditë emra tingëllues bar - bufe dhe po i rrëmbehet ajo që shumë kryeqytete të botës investojnë për ta pasur: Gjelbërimi. Kush duhet të përgjigjet për këtë ribunkerizim të kryeqytetit? Pranë Bashkisë së Tiranës është ngritur Komisioni i Rregullimit të Territorit. Është e drejtë dhe kompetencë e këtij komisioni të akordojë lejen e ndërtimit të kioskave, por në më të shumtën e rasteve kompetencat e tij janë uzurpuar nga të tjerë. Ndërsa 20 anëtarët e Komisionit të Rregullimit të Territorit e ndjejnë veten gati jashtë lojës për dhënien e lejeve të ndërtimit. Këshilli Bashkiak ka tre muaj që pret kryetarin e Bashkisë për shpjegime në lidhje me fenomenin në fjalë. Asnjë qartësim. Përse? Në biseda tregtarësh merr vesh se duhet të jesh i lumtur nëse arrin të marrësh një leje kioske me 100 mijë lekë të reja. Pas kësaj licensuesit pak kujdesen për planet e rregullimit, për shkattërrimin sistematik të infrastrukturës dhe për dëmtimet e pariparueshme ekologjike. Dhe kjo jo ndodh pikërisht kur mbrojtjes së mjedisit i është dhënë një status formal si politikë e Komunitetit, kur ajo është bërë një çështje prioritare për qytetarët e KE, për ligjvënësit dhe korporatat. Edhe në Tiranë nuk kanë munguar SOS-et për mbrojtjen e mjedisit - Asnjë hap më tej: ishte motoja e disa të rinjve ambientalistë që për minuta të tëra bllokuan trafikun mu në hundën e godinës së Bashkisë. Por me sa duket apeli i tyre bie në vesh të shurdhër. Hekuri dhe betoni hidhen vrullshëm mbi gjelbërimin e Tiranës. E nëse dikush nuk do të merakoset seriozisht, për këtë, me siguri, brenda pak viteve fëmijët kryeqytetas në vend të lulëzimit do të detyrohen të mbledhin kanaçet e prindërve të tyre. S. GRUDA

Gjatë fushatës së zgjedhjeve: 140 anëtarë të rinj në PS

Në Komitetin Drejtues të PS për rrethin e Elbasanit, bëhet e ditur se nga hapja e fushatës së zgjedhjeve të reja e deri tani janë pranuar 140 anëtarë të rinj. Prej tyre, 28 vetë janë nga lagjet e qytetit të Elbasanit, ndërsa të tjerët nga fshatra të ndryshëm të rrethit si p.sh., në Polis i Vogël, ku në fillim të Qershorit u pranuan 12 anëtarë të rinj. Një karakteristikë e anëtarësimeve për këtë periudhë kohe është pikërisht kërkesa për t’u pranuar disa vetë në radhët e PS dhe këta kryesisht të rinj që nuk kanë bërë pjesë ndonjëherë në asnjë parti tjetër politike. Gjithashtu, një fluks relativisht i madh pranimesh vërehet në komunën e Gostimës, ku nga Konferenca e Dytë Kombëtare e PS e këtij, janë bërë 112 pranime të reja. Edhe në fshatin Shtapënjë të kësaj komune, bëjnë 12 pranime të reja. i quajtur si një fshat ku «nuk kanë vend socialistët», këto ditë u anëtarësuan 10 vetë në PS. Korresp. i «Zëri i Popullit»

RD informon saktë!

Falenderoj sinqerisht korresp. të RD, që duke dashur të «kapë» disinformacion e «Zërit të Popullit», informon shumë qartë lexuesin për deklaratat e mia lidhur me qëndrimin ndaj ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Siç shkruhet në numrin e djeshëm të RD-së është plotësisht e saktë ajo që kam thënë në «Zërin e Popullit» më 5 qershor 1994, se «PS. nuk ka qenë dhe nuk është e kundërta e pranimit të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në KSBE...» Po kaq e saktë është edhe ajo që citon RD nga deklarata ime më 15 prill 1993 se: «Jemi shprehur e vazhdojmë të jemi të bindur se kërkesa për njohjen e të drejtave të shqiptarëve në standardet e KSBE-së dhe sanksionimi i tyre në Kushtetutën e Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë duhët të theksohen hapur nga qeveria e Shqipërisë në Deklaratën e njohjes së këtij shteti dhe se vendi ynë do të përdorë anëtarësinë e tij në KSBE krahas kontakteve bilaterale, për të kërkuar nga ish Republika Jugosllave e Maqedonisë të përmbushë këto obligime ndaj shtetasve të vet, ndaj stabilitetit të fqinjësisë së saj dhe ... [teksti vazhdon jashtë fotos] Ka qenë politika zyrtare shqiptare ajo që duke parë se nuk po u plotësohen të drejtat shqiptarëve në Maqedoni u deklarua për të vënë veton në pranimin në KSBE të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Dhe këtë «kartë» e luajti deri para 10 ditësh! Pra zotëri i RD-së, përderisa një fla[s] njëjlloj si në 15 prill 1993 (që t’je lidhur për ta gjetur në koleksione gazetash) si më 5 qershor 1994, ti më bën ndër që qartëson opinionin. Përsa i takon «sofres së Sofjes» po të sqaroj, me dëshirën e mirë, se është një sofër tjetër, këtu në Tiranë, mbi 2 muaj më parë, gjatë takimit të ministrit të Jashtëm Gjerman Kinkel me zotin Berisha ajo që vendosi që Shqipëria nuk duhet të përdorë veton për pranimin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në KSBE. Dhe ashtu u bë. Erdhi Andovi këtu dhe ju tha se «jemi dakord që të pranohemi në KSBE». Kush ka kundërshtime në qëndrime, unë apo politika zyrtare shqiptare? Unë kam thënë para 14 muajve që Maqedonia duhet pranuar në KSBE. Qeveria shqiptare tha ve... [teksti vazhdon jashtë fotos] Pra kjo jo vetëm nuk ka kundërthënie, por ka një linjë të tërë të qartë. Pra që para 14 majit në 15 prill 1993 ne kemi qenë dakord që ish Republika Jugosllave e Maqedonisë të pranohet në KSBE. Këtë përsërita edhe tani, më datën 5 qershor 1994. Sipas kësaj, i nderuar korresp. i RD, përgjegjshtroni unë vetëhten, apo qeveria e Partisë Tënde? Edhe njerëz të tjerë falenderoj për informimin e saktë që i dhe opinionit me botimin e deklaratave të mia të datës 15 prill 1993 dhe 5 qershor 1994, që janë të një linje. BASHKIM ZENELI, deputet

DOSJA «BISKOTAT DHE MEKSI»: E çuditshme: Kryeministri Meksi edhe kur firmos vetë e quan çështje të montuar!!

DOSJA «BISKOTAT DHE MEKSI»: E çuditshme: Kryeministri Meksi edhe kur firmos vetë e quan çështje të montuar!! - Jo gjithmonë heshtja është kapak floriri!... - Ndërsa këshilltarët ministrat dhe vartësit e Meksit në shenjë profecionalizmi dhe emancipimi gjej në koleg dhe kurajo për të folur, shefi tyre gjen më të udhës heshtjen. [Pjesa tjetër e tekstit është e prerë nga skaji i poshtëm i figurës.]

Jo gjithmonë heshtja është kapak floriri!...

Ndërsa këshilltarët, ministrat dhe varësit e Meksit në shenjë profesionalizmi dhe emancipimi gjej një kohë dhe kuroj për të folur, shefi tyre gjen më të udhës heshtjen. - varësit e Meksit në shenjë profesionalizmi dhe emancipimi gjej një kohë dhe kuroj I angazhuar me problemet e shumta të reformës dhe të luftës kundër korrupsionit për më shumë se një muaj, Kryeministri shqiptar Aleksandër Meksi nuk gjeti kohë për t’i kthyer përgjigje kërkesës së bërë për t’u prononcuar rreth ardhjes së biskotave angleze Mbase ka menduar se heshtja është kapak floriri!... - Nuk e ndjej për detyrë të prononcohem për gjëra të tilla aq më shumë kur janë të montuara. Kjo është përgjigjja që jep Meksi por jo me gojën e tij, me atë të sekretarit. Tashmë të magazinuara nëpër depo po e Rezervave të Shtetit biskotat e skaduara angleze ende presin përgjigje. Të magazinuara, me një firmë të kryeministrit shqiptar. Aleksandër Meksi, ende nuk po e gjen destinacionin e tyre. Të mbërritura si fantazmë në brigjet shqiptare, në mënyrën më enigmatike, por ndoshta dhe të turpshme ato mplekset në rrjetën e tyre dhjetëra persona duke filluar nga laburistët anglo-saksonë e për të përfunduar tek politikane e kryeministri shqiptar. Skur shtetit shqiptar t’i kishte ardhur një ngarkesë tjetër në sasinë e 3500 tonëve, s’do të ngelte asnjë lajm pa u përsëritur. Por kësaj radhe problemi ndryshonte. Ato biskota duheshin futur fshehur. Do të mjaftonte një shkrim me Gazetën Shqiptare që të shpërthente skandal. I endur sa në një zyrë në tjetrën problemi shpëtheu polemikë të ashpër. Drejtori i rezervave kundërshtuar Ministri i Shëndetësisë s’firmo sekretari i Këshillit të Ministrave shpreh rezervë Këshilltari i Meksit argumenton domosdoshmërinë e tyre dhe kreu i kësaj pune, personi që ka firmosur për to e quajti të gjithë “korrespondon me emrin e kryeministrit shqiptar Aleksandër Meksi hesht. Është e drejtë e kujtdo të prononcohet ose jo në faqet e shtypit kur përmendet emri. Por kësaj radhe puna është ndryshe. Nuk flitet për qytetarin Aleksandër Meksi por për kryeministrin shqiptar. Me detyrën që ka ai duhet të japë përgjigje edhe për varësit e vet e jo më për emrin e tij. A më shumë kur fjalën më tepër ndër dokumentat e dosjes “Biskotat”, Ai le të përgjigjet vetëm për firmat e tij të hedhura në cilësinë e kryeministrit shqiptar, ai le të fillojë me, si, të sqarojë së erdhi kjo ngarkesë nga erdhi, kush nënshkroi, pse natyrisht ai e d', që këshilltan i tij shkoi në Greqi për bisedime. Çfarë pret për t’u prononcuar me shumë se kaq kryeministri? A nuk i mjafton një vapor mijëra ton mall i skaduar? Eshte në nderin e tij të thotë, pavarësisht nga organi që kërkon: këtë prononcim e do të tinë t’ë kënaqun që me fjalët e Meksit me faktet dhe provat e tij të sigurte, të argumantojë domosdoshmëria e kësaj ndihme duke patur kënaqësinë të inkurajim kryeministrin shqiptar të pa implikuar në një çështje që me të drejtë mund të quhet skandali «Biskota». Për etikë zyrtare shkon dhe me e, që asnjë atë çështje të mos marrë. Ndoshta për të qaruar më mirë kryeministrin është mirë t’i rikthehemi se 3500 tonë biskota dhe anijen Ruse «Komsomolas» nuk e jo në brigjet shqiptare «Zëri i Popullit» dhe gazetaret e saj nuk urdhëruan në për t’i magazinuar në depot e rezervave të shtetit Nuk i çëmë në analizat këshilltari që shkoi në Greqi nuk është i yni dhe ajo një faks i ardhur për këtë çështje s’ka mbërritur në numrin tonë. Sa për monitim ajo mund të jetë në krahun tuaj zoti kryeministër, dhe në çoftë e tillë është detyra juaj për ta denoncuar. Sigurisht nëse nuk jeni implikuar Në të kundërt bëni mirë de heshtni. S’doqoftë ekziston një firmë që i ngjallëroten punët. Ne kërkojmë përgjegjësi pse e firmosët një dokument të tillë?

LOJË ME UDHËTARËT E KUMANIT

Në fakt ata nuk janë vetëm udhëtarë të Komani[t], por udhëtarë që për nevoja të ndryshme bëjnë lidhjen Tiranë-Koman për të shpëtuar një pjesë dhe zonën për rreth dhe pjesa tjetër për të vazhduar përditshmërinë e tyre. Përgjithësisht janë udhëtarë të rrethit të Tropojës, pasi udhëtues të rrethit të Tropojës, pasi udhëtarë të rrethit të Tropojës, të cilët akoma nuk janë bërë me makina personale. Nuk është hera e parë që organet e shtypit kanë bërë prezent shqetësimet e tyre. Duke me të diskutuar, po ljan si tër vëken Ka disa ditë që pasagjerët e anës nga Tirana peli Koman janë të detyruar të zbresin afro një km pa asnjë mënyrë. Ne jemi të detyruar që të ndalojnë autobuzet e linjës sepse nuk është bërë policia e Komanit. Kurse nuk ka ndonjë vendim të porosi në një kohë kur edhe shoferët që mund të jenë të interesuar që rruga të sheshohet nuk janë aspak dakord. A nuk është kjo një lojë me udhëtarët e Komanit? Për udhëtarët pa orë tur në janë familje, e mundual apo të sencurë detyrohen për «të» kujt të zbresin nga autobuzi, të arrin poshtat në kual, të ndihmojnë pamundurit e të vegjlit nëqollave ka e jecin rrugës përpjetë për sobur ne stacion. Të gjithë një juri e detyruar të bëjnë aka një udhë e rrugës edhe ata udhëtarë që urë nisu nga Bajram-Curri për të shkuar në Tiranë, vetëm me një ndryshim ndërsa të parët ngjiten përpjetë të dyet zbresin përpjetë. Nuk kuptohet përse policia e Komanit, që bërë këtë veprim apo ka ndonjë vendim e Komanit?

Kapshicë — RRIHET BARBARISHT NJË SHOFËR!

Një rrugë barbare që përfundon me plakë në trup, Ky është përfundimi i asaj që ndodhi në mbrëmjen e 1 qershorit në pikën doganore të Kapshicës. Shoferi i ardhur me maune nga Greqia nuk bëri asgjë, vetëm sa i kujtoi shefit të policisë se po qëndronte në radhë që një ditë më parë. Por kaq mjaftoi që mbi të të lëshonin sulmin me shtatë policë që i erdhën në ndihmë shefit të tyre. Nuk ishte rasti i vetëm, të gjithë fatkeqësitë edhe qytetarët të tjerë që prishin në radhë ndonjëherë kanë marrëdhënie e organizohet puna në këtë pikë doganore.

Tiranë — Plagoset pronari i lokalit

Dy të shtënat me armë në drejtim të pronarit, i përfundim i të cilës ai plagoset në këmbë. Gjithçka ndodhi në një lokal tek Zogu i Zi, zgjatën e 13 qershorit. Është kjo mbyllja e debatit të bërë mes tij dhe dy klientëve të cilët pastaj me ngjarjen e pinë në lokalnë të tij, nuk pranuan të paguan. Është një rast i përsëritur disa herë edhe në lokale të tjera. Të dy personat të cilët ishin të pasur me armë (ndoshta pistoletë të policisë civile) u larguan në drejtim të paditur.

100 pranime të reja në dy muaj

Fushata e zgjedhjeve të reja në organizatat e Partisë në rrethin e Devollit po përfundon me sukses. Socialistët devollinj, analizuan mbledhjet e tyre arritjet e punës së kryer dhe përcaktuan detyra për ardhmen. Veçanërisht u synua që gjatë fushatës të bëheshin pranime të reja gati në të gjitha organizatat e Partisë. Vetëm gjatë majit u bënë 57 pranime të reja. U dalluan organizatat e Partisë të fshatit Vidohovë ku u bënë 16 pranime, në Rakickë 9 pranime, në Kapshticë 7 pranime, në Rrasë pesë u krijua një organizatë e re me 72 anëtarë në mbledhjen e fundit u pranua edhe 6 anëtarë të rinj. Pranime të reja u bënë edhe në Vranisht, Sinicë, Arzë, Vishovicë, Poloskë, Bitinckë, Çipan e tjerë. Ajo që është e rëndësishme fakti që në këto pranime shumica janë të moshës në 30 vjet. Kështu për të dy muajt maj-qershor u bënë gjithsej 100 pranime të reja.

«REPUBLIKA E MAQEDONISË» NË MES TË TIRANËS

Shteti shqiptar bën sehir dhe hesht Vetëm tre ditë pas incidentit në Shkup me ministrin shqiptar të bujqësisë Hasan Halili, i cili nuk pranoi të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy vendeve, ekspozitë në krye të marrëveshjes ishte emri «Republika e Maqedonisë». Vetëm tre ditë pas incidentit në Shkup me ministrin shqiptar të bujqësisë Hasan Halili, i cili nuk pranoi të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy vendeve, ekspozitë në krye të marrëveshjes ishte emri «Republika e Maqedonisë», në vend të «Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë», dhe shprehja «Republika e Maqedonisë» u shfaq në mes të Tiranës. Një parrullë e madhe me bojë blu në beze të bardhë e vendosur mbi hyrjen kryesore të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, njoftonte çeljen pas dy ditësh në odeonin kryesor të kësaj Qendre «Ekspozitën ekonomike të Republikës së Maqedonisë». Përveç parrullës në fjalë, pllakatë të vogla me flamurin maqedonas dhe me shprehjen «Republika e Maqedonisë» ishin vendosur në dhomat e Qendrës së Kulturës. Është e kuptueshme se kjo ekspozitë që pritet të çelet më datën 15 qershor në këtë Qendër, ka marrë miratimin zyrtar të autoriteteve shqiptare. Ajo që nuk është e kuptueshme është fakti se si këto autoritete lejojnë që në mes të kryeqytetit të afishohet me shkronja të mëdha emri i vendit fqinj, i panjohur zyrtarisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ku bën pjesë edhe Shqipëria. A i njeh dhe a i zbatojnë Shqipëria këto vendime të OKB-së? A është konsekuent shteti shqiptar në deklaratat dhe qëndrimet e tij? Së fundi, të kuptum ka veprimi i ministrit Halili, kur ajo që u pyesht në Shkup, lëpihet në Tiranë? Me sa duket, ky është morali i diplomacisë dhe i politikës së jashtme të shtetit shqiptar.

LAJMERIM

Ditën e enjte, datë 16.6.1994, ora 18 Parlia Socialiste e rrethit të Durrësit organizon në pallatin e sportit «Punëtori» «Miting proteste». Ftohen të marrin pjesë anëtarë dhe simpatizantë të PS. Shpërndarja e ftesave bëhet në zyrat e Partisë Socialiste të rrethit. Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste, Durrës