INICIATIVAT QË I SHËRBEJNË INTERESAVE KOMBËTARE NUK I PËRKASIN VETËM PUSHTETIT, POR TË GJITHË FORCAVE POLITIKE
- Intervistë me zv. kryetarin e Partisë Socialiste Dr. Servet Pëllumbi - Të ndjekësh një strategji tensionesh politike, si mjet sundimi, si po bën partia në pushtet dhe qeveria e saj; të përndjekësh ata që mendojnë ndryshe, të burgosësh Kryetarin e partisë më të madhe opozitare, të burgosësh gazetarë dhe të shtypësh fjalën e lirë, t'u privosh njerëzve të drejtën e tubimeve e protestave paqësore, të dhunosh votën e lirë e të lejosh që banda mafioze, në bashkëpunim me policinë, të rrahin e të zbulojnë dhe dhunë deputetët, siç u veprua kohët e fundit në Libofshë, pa përmendur edhe plot raste të tjera të ngjashme, do të thotë të punosh në për të afruar, por për ta larguar e izoluar Shqipërinë nga Evropa. Izolimi i Shqipërisë nga Veriu e nga Jugu, një lloj indiferentizmi, tashmë evident, i Evropës, borxhi i jashtëm dhe mungesa e investimeve duhen parë si një apel për të bërë domos një kthesë në politikën e jashtme të shtetit tonë. 1. Sipas njoftimit të “zëdhënësit” ju para se të shkoni në Greqi duhet t’i kishit marrë leje dikujt, si e komentoni këtë? Njoftimin e zëdhënësit, «me burim nga Greqia që nuk do të identifikohet», për vizitën një ditëshe që bëra në Janinë, kur e dëgjova, në fillim, më bëri të qesh, por shumë shpejt m’u shndërrua në një indinjatë. Ç’është kjo? Kontroll lëvizjesh, presion për t’u marrë leje se me kë duhet të takoheni e të bisedojmë e me kë jo? Xhelozi për iniciativat tona politike, apo frikë? Dhe të gjitha këto kur Selamit të PD-së, me sa duket, vetëm hëna i ka mbetur pa shkelur! Pa folur për të tjerët. Jo. Jo, ne përfaqësojmë një forcë politike opozitare me mbështetje të gjerë në popull, nuk do të mbyllemi brenda zyrave, apo sallës së parlamentit pa TV, por do të bisedojmë me këdo që ne e shohim të arsyeshëm dhe do të ndërmarrim iniciativa që i vlerësojmë të nevojshme pa pyetur nëse u pëlqen ose jo pushtetarëve, apo gjurmuesve e përgjuesve të tyre. 2. A nuk mendoni se ai njoftim përmbante diversion, domethënë që dikush do të bëjë diversion në partinë shqiptare? Nuk ndeshem për herë të parë me diversion e të tilla. E thashë në shumë «diversione» se njoftimi i RTV, për të cilin më ... [teksti i prerë në kufirin e figurës] PS që prej ditësh gjendet në Greqi..., kur dihet që unë jam shprehur shumë herë publikisht se kryetari i Partisë sonë është Fatos Nano, nëdërhyrjen të cilit e kam quajtur të padrejtë, të pabazuar në ligj e në prova, një dënim të mirëfilltë politik. Kjo ka gjetur një mbështetje të gjerë në partinë tonë dhe askush s’duhet të ketë iluzione; së dyti, njoftimi ishte ndërtuar në një mënyrë të tillë që të krijonte përshtypjen e një pune të fshehtë e për iniciativa «kulturu». Në dëm të interesave kombëtare sepse menjëherë pas vazhdonte materiali, pjesë e fushatës greke që nuk mbante parasysh kërkesën masive të njerëzve për të gjetur rrugën e dialogut, për të normalizuar marrëdhëniet Shqipëri - Greqi. Ka shumë faktorë e interesa që e mundësojnë këtë. Pa u marrë me gjatë me «diversionet», do të shtoja se hartuesit, apo iniciatorët e njoftimit e kanë ditur mirë se ku isha nga e enjtja deri të shtunën, dhe se me kë do të takohesha të dielën. 3. Cilat tema u prekën në bisedën me z. Papulias, a u prekën problemet rajonale? Megjithëse tashmë është bërë e njohur nga «ZP» tematika e bisedës, tepër interesante e dobishme, që zhvilluam me z. Papulias, do të shënoja se ajo ishte e gjerë, përfshinte edhe problemet e rajonit tonë, por veçanërisht u ndal në marrëdhëniet Shqipëri - Greqi, në bashkëpun... Z. Papulias për herë të parë e takova në Tiranë gjatë vizitës që ai bëri në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa takimi i dytë, ditën e dielë, ishte një takim i vërtetë pune gjatë të cilit njohja një politikan të urtë e me vizion bashkëkohor, të preokupuar seriozisht për të mënjanuar pengesat që kanë çuar në një “ngrirje” të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ai na kuptoi shumë mirë kur i thamë se po të ishim një opozitë destruktive, siç na etiketonin rëndom në Tiranë, nuk do të kërkonim përmirësim të marrëdhënieve, çbllokimin e ndihmës së planifikuar për Shqipërinë prej 35 milion ECU, mospërdorimin e “Kartës së refugjatëve” si mjet presioni, siç është vepruar në të kaluarën me “operacionin shes”, por do të bërtisnim të kundërtën, siç po vepron ndonjë parti fantazmë, e apo disa organe shtypi. Ne e ndërmorëm iniciativën në fjalë jo se “jemi marrë vesh me Berishën”, siç hamendësojnë ndonjë që i ka “qejf” diversionet, por vetëm se vetëm se ne e shohim që pajtimi i politikës drejtshkurtër e konfuzë të diplomacisë shqiptare mund të bjerë, me tërë peshën e tyre, mbi popullin, mbi refugjatët e shumtë, që hallët i ... [teksti i prerë në kufirin e figurës] hallet i (Vijon në faqen 2)
qe ne e shohim të arsyeshme dhe nëse u pëlqen ose jo pushtetarëve, apo grupeve e personave të tyre.
2, A nuk mendoni se ajo në partitë shqiptare.
Nuk ndeshemi për herë të parë me diversionet e tilla. E thashë në shumë «diversione» sepse te njoftimi i RTV, për të cilin më fyesi, kishte plot të tilla. Së pari, flitej për «kreun e»
Objekte që kushtojnë vetëm dy mijë tulla
FAKT
Objekte që kushtojnë vetëm dy mijë tulla
Politikanët dhe specialistët e ardhur nga Tirana u thonë banorëve në Sarandë: tek ju janë privatizuar deri tani 1243 objekte dhe ato kanë kushtuar 591 mijë dollarë. Për tua bërë më të shkogur gjithçka, ata vazhdojnë: çdo objekt është shitur sa për dy mijë tulla.
Vendasit dëgjojnë pa kundërshtuar dhe pa u shqetësuar për ndonjë tullë në kokë. Ndoshta kanë ngrirë nga goditja e stilit të privatizmit - grabitja. Megjithatë ç’shtetëzimi i shoqërisë dhe bunkeri-zimi me pasuri i disa veçan.
THANAS DINO
MAMURRAS: AFER 900 FAMILJE MARRIN BUKËN ME LISTE
MAMURRAS:
AFER 900 FAMILJE MARRIN BUKËN ME LISTE
Numri i familjeve të cilat janë regjistruar pranë pronarëve të furrave të bukës po shtohet çdo ditë. Sipaa të dhënave të verifikuara nga ana jonë, provohet se afro 900 familje janë regjistruar pranë këtyre pronarëve për marrjen e bukës me listë, pasi nuk kanë para të paguajnë.
Korresp. i “Zërit të popullit”
«Benzi i spektaklit» dhe kryetari i komisionit
Veçojmë faktin
Të gjithë e mbajnë mend mesnatën e 19 marsit kur në RTV u shpall si fituese e çmimit të spektaklit «Rreth fatit për 12 javë» bileta e shitur në Kuçovë. Të gjithë e mbajnë mend ku ky lajm u përgënjeshtrua dhe në ekran doli Kryetari i Komisionit të lotarisë së këtij spektakli, deputeti Jemin Gjana. Ai u përpoq të argumentojë gabimin e komisionit dhe për pasojë fitoren e BENZIT nga një bashkëshortar i tij nga Pogradeci. Ishte kjo një histori e lidhur pas këtij spektakli të bukur e dinjitoz. ... Rrapo e cila tashmë me një vendim të gjykatës së shkallës së parë bëhet pronarë e çmimit më të madh të ndarë ndonjëherë në Shqipëri. Çdo gjë nisi si një ngatërrësë, si pakujdesi, si paaftësi. Por, kur në krye të pakujdesisë e të paaftësisë është një deputet, madje kryetari i Komisionit të Ekonomisë e të Financës së Parlamentit, atëherë çështja ndërlikohet. Pozitën e deputetit e rëndon edhe fakti që duke i rënë ndesh një të vërtete të bërë publike botërisht, shfrytëzon postin e kryetarit të ... [teksti i prerë në kufirin e figurës] BENZIT, nga një bashkëfshatar i tij nga Pogradeci. Ishte kjo jo një histori e hidhur pas atij spektakli të bukur e dinjitoz? Kjo histori coi në dyert e Gjykatës mbajtësen e biletës nga Kuçova, A. «Mbresa» nga një kronikë televizive: N. L.
Vdekje misterioze e një 20-vjeçari
I riu E. Çekrezi, 20-vjeçar, banor i lagjes «29 Nëntori» të Elbasanit, u gjet i vdekur afër fshatit Mirakë, në anë të rrugës automobilistike Elbasan-Librazhd.
Të ndodhur para një krimi, ekspertët e policisë kriminale të Librazhdit janë në kërkim të autorëve të tij.
Për rrethanat e vdekjes misterioze të djaloshit elbasanas, pritet konfirmimi i zëdhënësit të Ministrisë së Rendit Publik.
Korrespondent i «Zërit të Popullit»
Kasapët në konflikt me bashkinë
SHKODËR:
Pardje në orët e mëngjesit, tregtarët e kasapëve të qytetit të Shkodrës u vunë nën kontrollin e policisë.
Kjo masë u marrë për të penguar prerjen e shitjen e mishit në trotuar. Kasapët e pakënaqur u detyruan kështu ta ndërpresin punën, duke u kërkuar drejtuesve të grupit policor që t'u jepnin një vend tjetër. Mirëpo këta të fundit u thonë se ne zbatojmë urdhërin e Bashkisë dhe nuk e kemi për detyrë t'u sigurojmë vend-shtojë. Këtë e di Bashkia, mishi do të tregtohet vetëm në lokale e ndërtuara posaçërisht për të.
Njërit prej kasapëve që hezitonte, i tregoheshin dy mikrobuzat e policisë që prisnin gati aty pranë. Dikush u shpreh për t'u organizuar e shkuar të gjithë kasapët në mënyrë demonstrative para Bashkisë. Por, një polic i paralajmëroi se edhe për këtë veprim do t'u pengojmë me mjete demokratike, duke u treguar prangat dhe shkopin e gomës.
Kujtojmë se mishi këtu deri para një muaji është shitur në një ndërtesë. Bashkia e bllokoi këtë ndërtesë dhe filloi punimet për ta bërë më të përshtatshme. Kasapët thonë se për këtë tani ne nuk kemi faj. Përse bashkia nuk i bëri punimet që në muajin shkurt e mars, por i la tani në vapën e verës?! Ne duam të shesim mish, lokalin e ka për detyrë të na e gjejë Bashkia.
VEZHGUESI
A u thirr «drejtori i burgjeve» në prokurori?
Javës që kaloi disa organe shtypi (dyshojë në veten tënde), më shumë se u rrëgjave në dhomat e degëve të re...
NJE BANDIT QE DUHET DERGUAR SA ME PARE NE GJYQ
«Mbresa» nga një kronikë televizive:
NJE BANDIT QE DUHET DERGUAR SA ME PARE NE GJYQ
Opinioni publik pret të ndëshkohen autorët e krimit të Libofshës
Kryeministri Meksi pozon në TV krah për krah me prefektin Margjilaj
Parmbremë në lajmet e orës 20.00 TV transmetoi si informacion më të rëndësishëm të ditës një kronikë që bënte fjalë për fillimin e punimeve të rikonstruktimit të Portit Detar të Durrësit. Në këtë veprimtari ndodhej edhe kryeministri Meksi. Është normale që shiritin e përurimit të fillimit të punimeve për rikonstruktimin e Portit të Durrësit ta presë numri një i qeverisë Por mesa duket qëllimi i kronikës ishte tjetër. Në ekran u ekspozuan gjatë pothuaj vetëm dy figura: Kryeministri Meksi dhe prefekti Viktor Margjilaj. Një gjë e tillë nuk mund të thuhet se ishte e rastësishme. Kryeministri Meksi u pozua për një kohë të gjatë me zotin Margjilaj përpara kamerave televizive për të dhënë një mesazh.
Se kush është zoti Viktor Margjilaj tashmë dihet mirë nga shumë vetë në Shqipëri. Veç të tjerave ai është njëri nga autorët më aktivë të krimit shtetëror në Libofshë. Ishte ky zotëri që erdhi së bashku me bandën e tij në fshatin Agim dhe dirigjoi dhunën e ushtruar ndaj 6 deputetëve të Kuvendit Popullor, dhe më pas goditjen e vëzhguesve dhe anëtarëve të komisioneve të zgjedhjeve. Për këtë arsye grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar në Parlament që ai më së paku të shkarkohet nga detyra e prefektit.
Por, ndërsa opinioni publik pret që të ndëshkohen autorët e krimit të Libofshës, zoti Meksi në mënyrë të qëllimshme gjen sebepin për t'u ekspozuar në TV krah për krah me zotin Margjilaj. Gjykoj se karshillëqe të tilla nuk i bëjnë nder as kryeministrit dhe as partisë që ai përfaqëson. Veprime të tilla bien erë provincializmi, bajraktarizmi, primitivizmi, Asgjë civilizuese e demokratike nuk kanë akte të tilla politike të zotit Meksi.
Si njëri nga dëshmitarët e krimit të shëmtuar, realizuar nga banda e zotit Margjilaj në fshatin Agim të komunës së Libofshës, në paraditen e 29 majit, që pati si finale ushtrimin e dhunës dhe mbajtjen peng të gjashtë deputetëve, pohoj edhe një herë se zoti Margjilaj është krejt ndryshe nga sa u shfaq në TV, në lajmet e orës 20.00 të datës 14 qershor. Në TV zoti Margjilaj ngjante serioz, me kostumin e tij të ri, por në realitet ai është një njeri ordiner, që në shan, fyen, godet përfaqësuesit legjitim të popullit, njelloj si halabakët e rëndomtë të rrugës. Dua t'i kujtoj zotit Margjilaj se pavarësisht qëndrueshmëria e fanzitri[?] në «RD», pavarësisht se e ftoza merr në TV, pavarësisht se me kë bëhen publicitet, me Meksin apo Berishën, ai jo vetëm për ne, jo vetëm për banorët e Libofshës, por për mijëra shqiptarë është thjesht një bandit që duhet dërguar sa më parë në gjyq, ku të marrë dënimin që i takon sipas ligjeve të demokracisë.
MUSA ULQINI, deputet.
Policia është për t’i ruajtur njerëzit dhe jo për t’i rrahur ata
Dje në redaksi erdhi qytetari nga Tirana, Kico Ifti, president i firmës eksport-import Dikens.
Ai na tregoi për ngjarje të hidhur që i kishte ndodhur me datë 8 qershor rreth orës 18.30 në qytetin e Thumanës. Ndërsa kthehej nga Fushë Kuqe të Laçit e ndalon policia dhe gjatë kontrollit i merr një thikë, objekt pune në firmën e tij, por edhe objekt zbukurimi dhe pa kërkuar shpjegime e godasin egërsisht duke i thy... edhe dy dhëmbët e parë.
Çfarë krimi bëri ky qytetar? A mund të akuzohet ai për armatim pa leje? Amund të kërkohej al me izolimin në postën e policisë në Fushë Krujë e në degë në vend Krujë? Vetëm sepse mbante në xhep një thikë? Vërtetë kaq vigjilente është policia, kurse në fakt shpesh herë para syve të saj bëhen krime edhe më ... ?
... gjë e shtesën, thotë ai, është njësoj mirë puna e firmës dhe të gjithë me dërgjen e ballit dy fëmijëve të mi.
Atëherë ç'bënch i ka ky njeri disa
(Vijon në faqen 2)