400 punëtorë të uzinës 12 paralajmërojnë grevë urie
Pas një peticioni dërguar në shumë adresa, afro 400 punëtorë të uzinës 12 në Elbasan, që prej ditës së hënë janë mbledhur në sheshin protestë para uzinës, për plotësimin e kërkesave të tyre. Të dalë në asistencë që në muajin shkurt të këtij viti, ata janë rikthyer këtë ditë në uzinë për ta detyruar administratën që t’ua rritë pagën e jo t’u japë pagë asistence, pasi uzina ka një gjendje financiare prej 426 mijë dollarë.
Punëtorët kanë vendosur gjatë kësaj jave të qëndrojnë në sheshin protestë në sheshin para uzinës, dhe nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, javën tjetër të futen në grevë urie.
Drejtoresha e uzinës, Liljana Daka, spjegon me këtë rast se jo vetëm uzina nuk ka gjendje 426 mijë dollarë, dhe për mua kjo është një «shpikje» e çuditshme, por ajo është debitore me disa miliona lekë.
Uzina 12 ka mbi tre vjet që nuk punon. Dhe nuk janë vetëm 400 apo 500 punëtorët e shkurtuar që dolën në asistencë, vazhdon drejtoresha, por edhe mbi 1500 të tjerë që kanë dalë më parë. Për tua rritur rrogën 400 punëtorëve që po protestojnë, nuk ka ndonjë ligj për më tepër kur uzina është edhe debitore. Ne vetëm punëtorëve të dy reparteve ua paguajmë rrogën, atyre të ofiçinës dhe repartit të gomës, të cilët vazhdojnë punën përfundon drejtoresha.
Në një takim të zhvilluar me drejtues e specialistë të uzinave të ish metalurgjikut, në këshillin e rrethit të Elbasanit, ditën e martë më 12 korrik, kur u diskutua hollësisht për të ardhmen e çdo uzine, ku mori pjesë edhe ministri Abdyli Xhaja, i cili ka punuar si ekonomist për 25 vjet në këtë kombinati, theksoi se punëtorët e uzinës 12 s’mund të marrin pagë të plotë pa punuar. Nëse 400 punëtorëve të kësaj uzine do t’ju jepet pagë e plotë, siç kërkojnë ata, atëherë të gjithë punëtorët e uzinave të tjera, që kanë në asistencë prej kohësh, mund të kërkojnë të njëjtën gjë.
Pra, logjika është kjo: punëtorët të punësohen e pastaj të paguhen për punën që bëjnë. Por uzina 12 ka tre vjet që është mbyllur, sepse edhe uzinat për të cilat ajo punonte, uzina e gizës dhe ajo e nikel-kobaltit janë mbyllur.
Sidoqoftë protesta e 400 punëtorëve të uzinës vazhdon.
SEJDIN CEKANI
Rrëzohet busti i Naum Veqilharxhit
- Rrëzimi i tij vjen në vazhdën e dhunimit të dhjetëra bust(e)ve e simboleve të tjerë -
Se çfarë përfaqëson emri, kontributi dhe personaliteti i Naum Veqilharxhit në historinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare besojmë se s’ka njeri të mos e dijë. Dhe çdo koment për të do të ishte i tepërt. Veçse mund të themi se ai është një nga figurat e ndritura në panteonin e Rilindjes sonë kombëtare dhe se në qytetin tonë një shkollë të ve[t]ëjcare mban emrin e tij, ndërsa në krye të një lulishtjeje të bukur ngrihej busti i tij i hijshëm. Them ngrihej, se më në fund edhe busti i tij s’i shpëtoi dot valës së çmendur që ka shpërthyer prej kohësh në qytetin tonë në kundër figurave të tilla si Naum Veqilharxhi.
Në mengjesin e së mërkurës ai u gjend i flakur nga piedestali dhe i masakruar barbarisht. Vjen ky përdhunim i bustit të Veqilharxhit pas një bërë aktesh ç’njerëzore të ulëta e barbare ndaj busteve dhe simboleve të luftës nacionalçlirimtare, përdhunimit të varrit dhe bustit të Asdrenit, Naim Frashërit e Themistokli Gërmenjit, vjedhjes së veprave të Mios, dorëzimit të treqind pal-latit të kulturës një qytetari të huaj e tepër të dyshimtë. Pra s’kemi të bëjmë një dorë e zezë që qark i caktuar i frymëzuar nga heshtja e pushtetarëve, ka marrë përsipër që të fshijë nga kujtesa e popullit të ndershëm e patriot të Korçës figurat e ndritura të historisë së tij. Heshtin pushtetarët heshtin edhe rendi e SHIK-u dhe s’japin asnjë shenjë angazhimi në këtë drejtim. Është heshtje e qëllimshme apo pa aftësi?
PETRIT PENDOVINJI
Kur do të hapen 3 urat?
Dhjetëra shqiptarë, nga rrethe të ndryshme të vendit, të kthyer, këtë rradhë, jo nga ushtria greke, por nga ushtarët tanë. H. L., nga Hasi i Kukësit, mbi 40 vjeç në gjendje të mjerrueshme, pagjumësie e pangrënie, na u shpreh: Nuk mundëm të kalojmë dot 3 Urat, mbi Çarçovë të Përmetit pasi na ktheyn ushtarët tanë. Ku të kemi tani? Nga veriu e lindja na godet serbi, në perëndim na mbyl[?] deti, nga jugu... Është për të ardhur keq, se këtë ditë 3 Ura është bërë si Kakavija gjatë operacioneve «Fshesa». Pse s’hapet kjo pikë? Gjatë takimeve të liderëve partiakë e shtetarë të PD në Përmet, është thënë e stërthënë se kjo pikë do të hapet. Këtë gjë e vulosi edhe presidenti në një takim që pati para ca kohësh me kojonarët, duke deklaruar se do të hapte 3 urat. Nga Bashkia e qytetit Përmet mësojmë se pala greke është dakord që të hapet kjo pikë. S’kanë munguar edhe ezhecat e pushtetarëve tanë dhe grekë. S’kanë munguar as anët dokumentare. LLAZI PRILLO
Në përkujtim të At Shtjefën Gjeçovit
LAÇ Në përkujtim të At Shtjefën Gjeçovit Ditën e martë në hollin e pallatit të kulturës në Laç këshilli i bashkisë së këtij qyteti në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve organizoi një sesion jubilar në përvjetorin e lindjes së personalitetit të kulturës sonë At Shtjefën Gjeçovi. Në këtë veprimtari u mbajt kumtesa «Gjeçovi, personalitet i kulturës shqiptare nga studiuesi Hilë Kac[?]mani, ku u trajtua figura e Gjeçovit në Gjeçovin. Mund të veçojmë materialin e grumbulluar rreth korrespondencës dhe mendimeve për Gjeçovin nga Noli, Konica, Fishta, Bardhi, Xhuvani, Bageri, Shpej(n)ec, Ugolini, Nop[?] etj. Kompozitori Ruzhdi Karaj u paraqit me kumtesën «Mendimet e Gjeçovit për atdheun gjuhën kulturën dhe shoqërinë». U recituan poezi të Gjeçovit si Naim Bujar Frashërit- si mësues i gjuhës shqipe, klerik, patriot e shkrimtar, arkeolog e mbledhës i folklorit së pikëthyes në studues i të drejtave zakonore shqiptare. U pasqyrua sidomos veprimtaria e Gjeçovit prej vitit 1899 deri në vitin 1905, periudhë kjo kur Gjeçovi punoi e jetoi në Laç-Sebaste të Kurbinit. Nga poeti Ligor Stafa u mbajt kumtesa Personalitete të ndryshme për
për atheun gjuhën kulturën dhe shoqërinë» e recituan poeti i Gjeçovit si Naim Bujar Frashëri. «Thana», «Beja e shqiptarit» nga A. Zefi e A. Berisha.
Në fund u dha një koncert nga grupi i njohur folklorik «Gurra e Kurbinit» ku spikatën interpretimi solo me çifteli Gjergj Pacanit, interpretimi i këngëve «Albulena», «Lindën malet Skënderbe», «Përsëndetje nga Kurbini» etj.
BEKTASH ZENELI
Vapa në verë pushimet në dimër
Kampi i Shirokës në Shkodër akoma nuk ka filluar të funksionojë. I njohur ky kamp, sidomos për pushimet e fëmijëve gjatë stinës së verës, tani ua ka mbyllur dyert këtyre të fundit. Janë zv/arbiterët e drejtuesve të dy sindikatave, konfederatës dhe sindikatës së pavarur, në ndarjen përfundimtare të këtij kampi që u kanë mohuar të drejtën qindra fëmijëve e punëtorëve për të pushuar këtë verë në Shirokë. Si duket këta nuk munden në dimër se do të vinë stina e verës, stina e pushimeve.
Nga sindikatat e pavarura ka filluar shfrytëzimi i disa objekteve të këtij kampi, por jo në funksion të pushimeve të fëmijëve. Kurse konfederata ka
Vrasja e David Lekës konvertohet me 49 vjet burg
TIRANË
Vrasja e David Lekës konvertohet me 49 vjet burg
- Gjykata ushtarake e Tiranës shpalli fajtor dhe dënoi për «krimin e vrasjes me dashje për hakmarrje dhe shpërdorim të detyrës», T. Sopoti - 17 vjet, A. Hima. 15 vjet, A. Halili, 15 vjet, P. Laska 1 vit, M. Hjadari 1 vit.
Dje në mesditë, gjykata ushtarake e Tiranës i dha fund gjyqit ndaj 5 policëve të Degës së Rendit të Laçit të akuzuar për vrasjen një vit më parë të 24-vjeçarit David Leka. Ashtu si dhe prokurori një ditë më parë, trupi gjykues i gjeti ata fajtorë dhe dha vendimet e dënimet respektive. Megjithëse gjykata i dënoi ata për vrasje, ajo nuk arriti që me vendimin e saj të bindë dikë se policët e dënuar ishin vrasësit e D. Lekës aq më tepër që edhe në vendim nuk përshkruhet asnjë moment ku të akuzuarit të tregohen me veprime agresive ndaj viktimës.
Ndërsa prokurori në pretencën e tij shpreh se «të pandehurit mbajnë përgjegjësi pavarësisht se atë ditë në Degen e Rendit më të tjerë me eksperiencë e gradë më të lartë se ata», ndërsa bën të akuzuarve ose nën hetim nuk ndodhet asnjë nga ata, paksa se njëri prej tyre, shefi i personelit të Degës së Laçit u akuzua për goditje në kokë të vazhdueshme të D. Lekës. «Ai ka goditur» intensivisht me takat e këpucëve në kokë D. Lekën dhe me ka ndeprur[?]. Megjithatë, prokurori...
kanë mbajtur qëndrim indiferentë, në disa raste dhe inkurajues ndaj rrahjes së T. Lekës. Veç njëri ndër ta, shefi i policisë A. Dashi, ka bërë përpjekje për të shmangur pasojën e dhunës gjatë kohës së largimit të tij bashkë me I. Dostin e plagosur për në spitalin e Lezhës.
Të pesë të pandehurit, me mbështetjen nga nga shumë dëshmi të dëshmitarëve okularë midis të cilëve edhe pjesëtarë të familjes së viktimës, mohuan duke dhënë dhe argumenta, se kanë marrë pjesë në veprime të dhunshme e agresive ndaj D. Lekës. «I përgjigjemi edhe familjes se nuk kemi rrahur njeri - thanë ata, këtë e bëjmë sipas zakonit burrëror».
Megjithëkëtë, pas akuzave të bëra për shkelje të të drejtave të njeriut nga opozita vendase dhe shumë organizma të huaj, shteti shqiptar duhet të reklamonte një realitet tjetër të cilin e realizojë duke i dhënë një forcë bojë të zezë imazhit të tij të mëparshëm. Viktima të kësaj force u bënë pesë policë të dënuar për të shpëtuar pesë të tjerë.
Për të plotësuar edhe më këtë imazh
Letër në redaksi: Policia nuk duhet të jetë armë e dhunës, por mbrojtëse dhe zbatuese e ligjit
Letër në redaksi:
Policia nuk duhet të jetë armë e dhunës, por mbrojtëse dhe zbatuese e ligjit
- Shkruan Hava Gjoliku, bashkëshortja e «Heroit të Popullit» Jaho Gjoliku dhe nëna e dëshmorëve që dhanë jetën në luftë kundër fashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e Shqipërisë.
Ndodëse jam 90 vjeçe, jam e detyruar të bëj publike sullet, aktet e dhunës dhe presionet policore që më bëhen nga policia e Rajonit Nr. 2 të Tiranës ku drejton zoti Artan Kalia të cilët në kundërshtim me ligjet e shtetit sotëm dhe duke mos përfillur as vendimin e Gjykatës duan me nxjerrin nga shtëpia. Gjykata ende nuk e ka zgjidhur konfliktin gjyqësor por ka urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të vendimit për nxjerrjen nga shtëpia përderisa një gjë e tillë nuk është vendosur nga vetë organ kompetent pra nga Gjykata.
Kam marrë me qira nga shteti një banesë në të cilën kam banuar me familjen time e rregullit dhe duke plotësuar me të ardhurat që nga viti 1948 e që atëherë kam banuar bashkë me djemtë e martuar dhe fëmijët e tyre dhe shtëpia ku sot është në pension.
Konflikti midis nesh dhe atyre që pretendojnë se janë pronarë të shtëpisë është i gjatë dhe nuk po ndalem në këto radhë. Por një gjë është e rëndësishme. Gjykata ende nuk ka dhënë përgjigje nëse ka marrë vendim që të lëmi policia. Kush e urdhëron atë të dalë mbi vendimin e Gjykatës, Zoti Sali Kelmendi më ka thënë se ai vetë as ka dhënë dhe as që ka ndërmend që të japë ndonjë urdhër kundërligjshëm. Po kështu edhe juristja Elda Alimehmeti sqaroi se çdo veprim i ndërmarrë në këtë drejtim ka qenë i kundraligjshëm.
Ne nuk pretendojmë dhe as kërkojmë atë që nuk na takon. Por nga ana tjetër nuk lejojmë të shkelën ligjet e shtetit në kurriz tonë.
Jam internuar familjarisht në kohën e mbretit Zog bashkë me 5 fëmijët, por shandarët silleshin shumë keq. Gjatë fashizmit më kanë dënuar dy herë, më kanë vrarë për çlirimin e atdheut dy djem në luftën e rinisë dhe përkundër këtyre, pas vujtet shtëpia dhe përmendur këtu, por nuk më shkakifiket e panumërt, për ndonjë që të më vendosë në mendje se do të vinte një ditë që të ishim demokratik të një ditë që të ishim demokratik të jetën rrëfen në shtëpia. Pra, ta grahërrënë nga shtetërorët ... të ... e çdo herë me fashistët, sot duan të ...
PAMUNDËSI PËR VJELJEN E TATIMIT NË FSHAT
- Buxheti «viktime» e një ligji të parakohshëm -
Kanë filluar procedurat për akoma jo vjelja e tatimit mbi pasurinë në fshat. Këtë e konfirmon një specialist i Drejtorisë Tatimore pranë Ministrisë së Financave. Sipas tij zbatimi për Tatimin mbi Pasurinë në fshat veçanërisht tatimi mbi tokën bujqësore, tani për tani është i pamundur si rezultat i një numri veçanërisht të madh të vështirësive që duhen kapërcyer.
Sikur të mos mjaftonte pamundësia ekonomike e fshatarëve për të paguar aktualisht tatimet, janë shtuar edhe një varg vështirësish të karakterit teknik. Kështu ndërsa tatimi mbi ndërtesat është gjithsesi më i mundshëm për t’u vjelur, fshatarët e gjejnë të pamotivuar pagimin e tatimit për tokën. Më shumë zona të vendit komisionet e ndarjes së tokës nuk i kanë realizuar ende objektivat e privatizimit të saj. Vazhdonjë të ndjehen efektet e pretendimeve të ish-pronarëve, por edhe në rastet kur toka është ndarë sipas ligjit fshatarëve, përsëri zbatimi i tatimit është i pamundur. Mungojnë dokumentacionet bazë të shëndrimit të pasurisë, pjesa më e madhe e fshatarëve akoma nuk e njeh këtë së pronar, përderisa aka ne njohë kanë marrë tapitë. Përveç këtyre, vjelja e tatimit mbi tokën vështirësohet edhe për pasojë të mungesës së procedurave të sakta teknike në lidhje me klasifikimin e tokave, në bazë të të cilit mund të ekzekutohet ligji për tatimin.
Pamundësia e vjeljes së tatimit në fshat si rezultat i vështirësive objektive e subjektive që paraqiten më së oër, duket se vërteton tezën e opozitës, sipas së cilës zbatimi i tatimit në fshat në kushtet e tanishme, është i parakohshëm. Edhe specialistët e Drejtorisë Tatimore ndoshta pa dëshirë janë të detyruar të pranojnë (të kundërtën e asaj që deklaron një muaj më parë) se nuk është pagimi i tatimit, por tapia - akti juridik që dëshmon pronësinë mbi tokën.
Sigurisht, pamundësia e vjeljes së tatimit mbi tokën i çon do të sigurojnë një të ardhur të lakmueshme për buxhetin e shtetit i ka vënë në vështirësi zyrtarët e qeverisë. Sipas një informacioni të dalë nga Ministria e Financave, zëvendësministri i saj në takim me Ministrin e Bujqësisë ku do të marrin pjesë edhe specialistë të tatimeve kanë vendosur thirrjen e një mbledhjeje ku do të marrin pjesë shefat e kadastrave dhe Drejtorët e Drejtorive Bujqësore të rretheve. Pritet që këtyre t’u kujtohet se janë shumë të shumtë nga realizimi e objektivave të të dhë të ndarjen e tokës, pajisjen e fshatarëve me tapi dhe me procedurën e përpilimit të dokumentacionit për tatimet.
Orientime lu janë dhënë edhe administratave për tatimin mbi pasurinë administrative që tashmë janë pranë në rrethe. Por edhe këto janë të dënuara të presin sepse akoma nuk dinë na dhe kë do të tatjojnë. Kësaj vete ligji për tatimin mbi tokën bujqësore po mbetet pa u zbatuar, duke vërtetuar pikërisht tezën e opozitës se ky ligj është i parakohshëm.
S. GRUDALI
Partia Socialiste drejt afirmimit dhe konsolidimit të vazhdueshëm
Konferenca e PS-së pati në theks të saj jo pranime e reja, të cilat s’kanë munguar dhe po e bëjnë PS-në në Skrapar, dalëngadalë më moshe me të re, por konsolidimin e jetës së saj, realitetin konkret të zgjedhjeve të problemeve të cilat nuk patën në rreth.
Koha midis dy konferencave në Skrapar përveç rizorganizimit të partisë nxorri dukshëm forcën e besimit që kanë njerëzit tek Partia Socialiste, dhe programi i saj. Fakti që zgjedhjet e pushtetit lokal më 26 korrik 1992 PS-ja i fitoi në mëse 74 për qind në të dyja bashkitë dhe në të tetë komunat, të bind se ajo ka reputacion të padiskutueshëm, intelektualë dhe njerëz të ndershëm.
Si nga raporti ashtu edhe nga diskutimet u vu re se ende ka shumë për të bërë në lidhje me të zgjedhurit në pushtet. Nga konferenca dolën në përgjithësi, të zgjedhurit e kanë justifikuar besimin.
Shqetësimi i shumë diskutantëve ishte ... të harmonía e drejtuesve të pushtetit lokal, të zgjedhurit e propozuar nga PS-ja me drejtuesit e PS-së në rreth.
Konferenca e Partisë Socialiste dukeci parë rolin e pushtetit lokal u vendos të theksin edhe tek pushteti qendror i cili e ka bllokuar atë. U tha se ai ka shpërdoruar pushtetin e tij moral-re ligjidhe me premtimet e bujshme. Këtu konferenca kërkoi që nga të zgjedhurit e partisë në bazë dhe qendër nga të zgjedhurit e pushtetit lokal e gjer në Parlament të ketë një koordinim punësh dhe një vlerësim real të ngjarjeve. Parakodës, se populli ka mirëpritur ngritjet e çmimeve si domos ato të energjisë elektrike, japropogandë.
Nuk u harruan në këtë konferencë as çështjet e bordit të privatizimit që është bërë një gangrenë. Ajo prapasuri kombëtare nuk u shprënda ashtu si duhej dhe vazhdon të pronë-
(Vijon në faqen 2)
Nga sind...» ...
Debat në forumin e gruas socialiste
Problem i pozitës aktuale të gruas shqiptare ishte boshti rreth të cilit u diskutua në tryezën e rrumbullakët të grave intelektuale organizuar nga Forumi i gruas socialiste.
Kjo tryezë e rrumbullakët vjen pas një sërë diskutimesh e debateve për problemet e familjes në kuadrin e klubit të grave «Vatra familjare» si dhe një takim të lirë më të bijorat të organizuar prej FGSSh me gra intelektuale të Tiranës rreth një koncepti bashkëkohor të emancipimit të femrës. Pas ... vëmë e menduar dhe në fomen e një simpoziumi me temë «Statuti i gruas shqiptare në periudhën e tranzicionit» në shtë pike përpjekja për analiza më të thella e përgjithshme nga të pikënisja e realizimit i një veprimtarie më të studiuar e me objektiva më të qarta.
Ky ishte qëllimi i simpoziumit ta zhvilluar ditën e shtunë në një nga
(Vijon në faqen 2)
Nga ... filluar