OPINIONI PUBLIK KËRKON TË MESOJE TË VËRTETËN PËR TRAFIKUN E PALIGJSHËM TË KARBURANTEVE
ZËRI I POPULLIT ORGAN I PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË E mërkurë, 20 korrik 1994 128 (16 261). Çmimi 5 lekë 150 DPX OPINIONI PUBLIK KËRKON TË MESOJE TË VËRTETËN PËR TRAFIKUN E PALIGJSHËM TË KARBURANTEVE - Presidenca, Këshilli i Ministrave, ministri Abdy Xhaja, deputeti Ali Spahia dhe kryetari i këshillit të rrethit të Shkodrës Ali Kazazi duhet të prononcohen - Gazeta e djeshme «Koha e Jonë» i kushton dy faqe e gjysëm të saj skandalit të përfolur prej kohësh mbi thyerjen e embargos me Malin e Zi e Serbinë konkretisht, përmes trafikut të paligjshëm të karburanteve. Kjo gazetë sjell në faqet e saj një artikull të plotë të gazetës më të madhe kroate «Globus», e cila arrin të shprehet se presidenti shqiptar Berisha dhe presidenti i Malit të Zi Bulatovi-ja në marrë vesh për kontrabandën gjigande të naftës për Jugosllavinë. Nga ky artikull i gazetës kroate veçojmë: «Tërë ditën gisht grumbullimi i cisternave në vendin e quajtur Koplik, që ndodhet afër kufirit, ndërsa pas orës 9 të mbrëmjes me lejen e zyrtarëve shqiptarë e malazez bartet në Mal të Zi. Në artikull ka dhe detaje të tjera të shumta dhe konfirmimin e politikanit malazez Gjorgje Perishic se “... nafta paguhet përmes bankave kombëtare të Shqipërisë dhe Malit të Zi». Për kontrabandën e naftës, pas botimit të lajmeve të shumta në shtypin shqiptar, tani zbulohet një pjesë e asaj që Kësaj veprimtarie të [...?] Pas 6 orë gjyq për kontrabandën e karburanteve, çështja i kthehet hetuesisë... - Njëri nga të pandehurit akuzon policinë për vjedhje të karburantit - Shumë është folur e përfolur për kontrabandën e karburanteve në Shkodër këto dy vjet. Tani erdhi momenti që ta thonë fjalën për këtë edhe pushteti gjyqësor. Në gjykatën e rrethit pardje nga ora 11 deri në orën 17 u zhvillua procesi gjyqësor ndaj 5 të arrestuarve (të paré), të akuzuar për bashkëpunim në kontrabandën e karburantit në Pulaj të Velipojës. Në bangën e të akuzuarve ishin Osman Kurti, Nikolin Prenga, Adem Preçi, Dedë Simon dhe Viktor Nikolla. Fillimisht prokurori i çështjes, z. Hajdar Çkoli, lexoi aktakuzën për 5 të pandehurit. Më pas folën të pandehurit, të paraburgosur dy muaj e gjysëm më parë. Të gjithë këta nuk e pranuan akuzën duke sjellë për këtë argumentet e tyre. Fjalët e tyre ishin thuajse krejtësisht të ndryshme nga ato që ishin shkruar në procesverbalet e policisë dhe hetuesisë. Pyetjes së kryetarit të trupit gjykues, z. Gjovalin Përnoca, se pse i kanë firmosur këto procesverbale kur sot i mohojnë, disa nga të pandehurit ju përgjigjën se i kanë firmosur në mirëbesim, ato nuk na i ka lexuar njeri. Sidoqoftë u nguluna shumë në këto pikë tek procesverbal i grupit policor që prej sa ku ka shkuar nafta që e bllokoi policia, unë akuzoj policinë për vjedhje në këtë rast, sepse autoboti i bllokuar me naftë prej saj, të nesërmen është gjetur i hapur. Kësaj pyetjeje nuk i dha përgjigje përgjegjësi i hetuesisë. Ndërsa Viktor Nikolla tha se ne jemi arrestuar me urdhër dhe denoncimi me urdhër, duke dashur të na bëjnë koka turku. Ai i cilësoi akuzat manipulime e montime të policisë e të prokurorisë. Pronari i karburantit, Osman Kurti, mes të tjerash vuri në dukje se çdo veprim nga Durrësi në Velipojë e ka kryer brenda rregullave. Ndërmarrimi i njësi së shkarkimit të karburantit ky e quajti ndërrim destinacioni, por jo kontrabandë. Mosp ar aqitja e pjesës dërrmuese të dëshmitarëve e ndërlikoi shumë hedhjen dritë në këtë çështje. Nga akuzua u paraqit si dëshmitar vetëm një polic, që kishte marrë pjesë në këtë operacion, i cili tha se edhe unë e kam firmosur procesverbalin pa lexuar dhe mohoi që të pandehurit në fjalë të jenë kapur duke shkarkuar karburant. Në këto kushte, trupi gjykues vendosi ta kthejë çështjen për hetim të mëtejshëm organit hetimor, të anulloje masën për sekuestrimin e autobotit dhe të ndërrojë shoferit Adem Preçi masën e sigu- sigurimit nga i paraburgosuri në detyrim për të mos u larguar. Zoti Përnoçaj tha se e keqja çështjen hetim pas me prova të detyrueshme nuk mund të japim as fajësi e as pafajësi. Të pandehurit dhe pjesëtarët e familjeve reaguan me indinjatë, duke kërkuar pafajësi e lirim të menjëhershëm. Ata thanë se të gjithë qytetarët e gjykojmë për veprime që po kryhen sot ditën për diell. MUSA KURTULAJ
politikant malazez Gjorgje Perishiq se «... shumta në shtypin shqiptar, tani zbulohet një pjesë e ajzbergut të kësaj veprimtarie të paligjshme.
Si qëndron e vërteta? Qeveritarët tanë, deri te rangjeve më të larta duhet ta sqarojnë atë. E drejta për informim e opinionit publik është një e drejtë qytetare kushtetuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me të drejtat universale të njeriut.
me parë, të gjithë këta nuk e pranuan akuzen dhe gjykues, z. Gjovalin Përnoçaj se pse i kemi firmosur këto procesverbale kur sot i mohohni, disa nga të pandehurit iu përgjigjën se i kemi Sidomos u ngulua shumë në këtë pikë tek procesverbali i grupit policor që pretendon se ka realizuar kapjen në flagrancë. Të pandehurit pohuan se në atë hetë nuk kanë firmosur procesverbalin që dëshmon se ka zbuluar autoboti në baltë dhe kështu bëmë. kurse sot po del që në këtë proces verbal qenka shkruar se ne paskemi firmosur sikur kemi shkarkuar naftë në cisternën që është nxjerrë me lundër në Mal të Zi. Nuk është e vërtetë, theksuan ata, se nga autoboti për të cilin jemi kapur ne, të jetë shkarkuar naftë. Ai ka qenë i dyllosur. Bile i pandehuri Dede Simoni pyeti
TAKIM NË SELINË E PARTISË SOCIALISTE
Dje zëvendëskryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Dr. Servet Pëllumbi dhe sekretari për marrëdhëniet me jashtë të PS, Bashkim Zeneli; deputeti të Kuvendit, Popullor, pritën në selinë e Partisë, me kërkesën e tij; përfaqësuesin e Institutit Ndërkombëtar Republikan amerikan, zotin Peter Dickinson.
Dr. Servet Pëllumbi pasi vlerësoi veprimtarinë e Institutit Ndërkombëtar Republikan amerikan për të ndihmuar në institucionalizimin e demokracisë në njëj aftës së të jetës politike dhe parlamentare në Shqipëri, asistencën e frutshme sidomos së drejtim të përpunimit të kulturës demokratike; theksoi se na vjen mirë që përgjithësisht interesimi zyrtar i SHBA për Partinë Socialiste është rritur kohët e fundit. Ne jemi të hapur për për bashkëpunim, kemi çmuar mbështetjen që SHBA i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë në këtë periudhë të vështirë të tranzicionit.
Duke folur për situatën në Shqipëri Servet Pëllumbi theksoi se ne nuk jemi aspak nihilistë siç akuzohemi. Në Shqipëri ka ndryshime pozitive në shumë drejtime dhe dëshmohet një pakrahasueshme me të kaluarën. Janë miratuar mjaft ligje që përmbajnë demokratike sic është ligji për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut etj. Natyrisht çdo arritje e mirë në drejtim të konsolidimit të demokracisë na gëzon dhe dëshirojmë që çdo gjë të bëhet duke respektuar standardet e njohura ndërkombëtare. Por ne nuk mund të jemi aspak dakord me frymën euforike që ka mbuluar pushtetarët. Ata janë të rritur të flasin vetëm për suksese e vetëm të me superlativën, duke bërë kraha time edhe me vendë të zhvilluara. Euforia nuk i shërben demokracisë; Në Shqipëri akoma prodhimi është i bllokuar; papunësia është shumë e lartë. Ka vend për të ristrukturuar dhe për të aktivizuar një pjesë të industrisë: sidomos të minierave etj Investimet janë paravërisht nga propaganda; janë të papërfillshme.
Partia Socialiste; tha më poshtë S. Pëllumbi: ka kërkuar dhe kërkon një tavolinë dialogu me forcat politike në vend; në interes të çështjes kombëtare. Ne jemi të hapur për bashkëpunimin me të gjitha forcat politike, për interesat e vendit. Shqiptarët sot duhet të merren vesh në radhë të parë me njëri tjetrin e pastaj të na dëgjojnë të tjerët. Ne nuk jemi për herr midis shqiptarësh, ne jemi për pajtim kombëtar. Për problemet kombëtare ne kemi theksuar se na duhet një gjuhë, që edhe Europa të dijë se çfarë kërkojmë. Dhe kur ne bëjmë objeksione; menjëherë etiketohemi si antikombëtarë. Monopol në çështjes kombëtare në Shqipëri nuk e ka dhe nuk duhet ta ketë vetëm një parti. Shqipëria është dhe një program dhe një strategji e përbashkët kombëtare. Partia Socialiste nuk është aspak e interesuar për tensionimin e situatës. Ne nuk jemi pajtuar e nuk do të pajtohemi me procesin e montuar politik ndaj Fatos Nanos, Lirimi i Fatos Nanos do të ishte në interes të demokracisë në Shqipëri. Ky mesazh po vjen çdo ditë edhe nga Europa.
Pastaj S. Pëllumbi foli për nevojën e një politike të fqinjësisë së mirë, për zgjidhjen me dialog të problemeve dhe jo për përshkallëzimin masash që acarojnë marrëdhëniet; siç po ndodh me Greqinë. Probleme ka, por ato duhen zgjidhur me koncepte bashkëkohore, demokratike: me vullnet të mirë. Ne kemi kritikuar në këtë drejtim shfaqjet e dilettanizmit dhe të spontanitetit në politikën zyrtare.
Duke iu përgjigjur interesimit të zotit Dickinson për problemin e Kushtetutës, Servet Pëllumbi tha se duam t’i besojmë Presidentit që kushtetuta të vijë sa më shpejt në Parlament. Ne e kemi kërkuar me kohë atë. Është e pafalshme që Shqipëria nuk ka kushtetutë.
Zoti Dickinson u interesua të dijë mbi zhvillimin e konferencave të Partisë në rrethe kohët e fundit.
Ato; tha Servet Pëllumbi kanë qenë të vërtetë të dobishme; të suksesshme, demokratike, kanë qenë krejt gara të rritjen e Partisë. Në organet drejtuese të Partisë në rrethe janë zgjedhur shumë të rinj. Në asnjë rreth nuk janë zgjedhur njerëz kuadrove të PP, siç flasin poshtë e lart disa liderë te PD. Kudo ka dominuar mosha e re.
Në këtë bisedë zoti Dickinson kërkoi që të zhvillohet një takim i tij me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, kërkesë që u pranua pa rezerva.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste
Ndihma jepet e përgjysmuar dhe e kushtëzuar
BE - SHQIPËRI
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Europian vendosi t’i japë Shqipërisë 1 milionë EKY.
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian vendosi t’i japë Shqipërisë pjesën e parë prej 15 milionë EKY të ndihmës prej 35 milionë EKY të premtuar muaj më parë dhe të bllokuara disa herë prej vetos greke. Kështu bëri të ditur dje radio BBC në gjuhën shqipe nëpërmjet korrespondentit të saj në Athinë, Qeveria greke i ka cilësuar si të përshtatshme kushtet për të ndërmarrë një veprim të tillë në ndihmën për Shqipërinë. Por pjesa e parë e ndihmës do të shoqërohet me një letër të presidencës gjermane të Bashkimit Evropian drejtuar qeverisë shqiptare ku do të parashtrohen kërkesat e qeverisë greke për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
Ndërkohë nuk dihet fati i pjesës së mbetur të kësaj ndihme prej 20 milionë EKY. Gjithnjë sipas BBC-së, kjo ndihmë do t’i jepet Shqipërisë pas një raporti që presidenca gjermane do t’ia paraqesë para Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian lidhur me gjendjen dhe ecurinë e proceseve demokratike në Shqipëri, Presidenti Shqiptar Sali Berisha i ka dërguar me këtë rast një protestë presidentes gjermane lidhur me këtë mënyrë të trajtimit të ndihmës për Shqipërinë, thekson BBC.
Ndërkohë që qeveria e Fapandreut po përpiqet të argumentojë para opinionit grek se ishin pikërisht kushtet për dhënien e ndihmës Shqipërisë, partitë e djathta nacionaliste të opozitës si Demokracia e Re dhe Pranvera politike po e sulmojnë ashpër qeverinë e PASOK-ut për këtë hap që ndërmori për ndihmën ndaj Shqipërisë.
Përqëndrim forcash në Maqedoninë Perëndimore
Forca të policisë që i përkasin armates popullore të Maqedonisë janë përqëndruar në pjesën perëndimore të kësaj ish-republike jugosllave.
Përqëndrimi më i madh i këtyre forcave është bërë në Tetovë, një prezencë e tyre e ndjejnë gjithashtu edhe qytetet e tjera ku banojnë shqiptarët. Forcat policore u sollën nga Maqedonia Lindore në kohën e regjistrimit të popullsisë; por ato s’janë larguar ende edhe pse ky regjistrim është mbyllur.
Ka njerëz që shtimin e forcave të policisë në Maqedoninë Perëndimore e lidhin me shqiptarët. Të tjerë mendojnë se qeverisë serbët, dmth me kujdesjen e qeverisë maqedonase për pajtur gën kontrol e plotë serbët që jetojnë në këtë republikë. Deri tani as qeveria e Maqedonisë dhe as Ministria e Punëve të Brendshme të cilës i përkasin këto forca nuk kanë dhënë asnjë sqarim për numrin ashtu edhe për qëllimin e tyre paçka se mendohet që numri i tyre e kalon shifrën 600.
Pak apo shumë sidoqoftë popullsia e këtyre zonave të cilat banohen kryesisht nga shqiptarët e ndjen në çdo hap praninë e tyre.
Korresp. i «Zërit të Popullit» në Shkup.
Operacion i komisariatit të policisë në Laç
KAPEN NË PATOK 31 KLANDESTINË
- Nga këta 24 shqiptarë dhe 7 kinezë -
Pas informacionit që mori komisariati i policisë në Laç se në zonën e Patokut ishin strehuar në pritje për të kaluar me motoskaft për në Itali 31 persona jo të legalizuar, një ekip i komisariatit u vu menjëherë në ndjekje të tyre dhe bëri të mundur që përmbi orës 22.00 të kapeshin në zonën e Patokut e të ndaloheshin 31 klandestinë. Kapa e parë u realizua në momentin që ata tentonin të afroheshin një motoskafi të ardhur posaçërisht nga Italia për t’i marrë.
Nga 31 klandestinët e ndaluar 24 janë shqiptarë, 22 meshkuj e dy femra, ndërsa 7 janë kinezë, 3 femra, 4 meshkuj. Klandestinët shqiptarë janë nga rrethet Laç, Mirditë, Mat e ... ndërsa kinezët e ardhur në Tiranë, duke shfrytëzuar pasaportat e vitit 1977, donin të kalonin në rrugë klandestine për në Itali. Ky operacion i komisariatit të policisë në Laç u udhëhoq nga drejtuesit e tij, shefi i komisariatit Arben Dashi.
Ndërkohë që klandestinët u ndaluan, motoskafi italian, në pritje të tyre, u largua me shpejtësi, pasi nuk u bë e mundur kapja e tij për arsye se komisariati i policisë në Laç nuk dispononte mjetet e domosdoshme.
Për më tepër me këtë problem duhet të merrej policia kufitare.
31 klandestinët u mbajtën të izoluar për 12 orë në mjediset e komisariatit të policisë në Laç, ku prej andej u dërguan në Tiranë.
Sot në Tiranë vjen Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, William Perri
Përpara se të merrte detyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, zoti Perri ka qenë nësektar i Mbrojtjes në vitet 1993-1994; bashkëdrejtor i Qendrës për Sigurimin Ndërkombëtar dhe kontrollin e armëve në Universitetin e Stenfordit në vitet 1984-1993, ku që edhe profesor i inxhinierisë. Në vitet 1985-1993 kryen edhe detyrën e krye-
Përpara se të merrte detyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, zoti Perri ka qenë nësektar i Mbrojtjes në vitet 1993-1994; bashkëdrejtor i Qendrës për Sigurimin Ndërkombëtar dhe kontrollin e armëve në Universitetin e Stenfordit në vitet 1984-1993, ku që edhe profesor i inxhinierisë. Në vitet 1985-1993 kryen edhe detyrën e kryetarit për strategjinë teknologjike dhe aleancat; ndërsa në vitet 1981-1985 qe drejtor menaxher i Hambrendt dhe Kuist. Shërbeu si nësektar i Mbrojtjes për kërkimet dhe inxhinierinë në vitet 1977-1981. Nga vitet 1951 deri nga vitet 1977, zoti Perri ka kryer
(Vijon në faqen 4)
Ujë do të kini, vetëm prisni e shpresoni
Sqarojmë gjithë banorët e kateve të larta që prisnin t’u vinte uji më dt. 15 korrik sipas deklaratës së bërë nga ministri ynë në TV se uji në çdo pasit zoti Ilir Manushi nuk ndodhej në Shqipëri por me shërbim jashtë shtetit në Austri.
Ju sigurojmë dhe ju garantojmë se ujë do të keni ndofta në gusht, para se ministri të niset për pushime verore, ndoshta në shtator, ndoshta.
Ne ju garantojmë dhe ju sigurojmë për këtë, ujë do të kini megjithatë pa patur nga një pompë s’është keq,
Zëdhënësi optimist i tranzicionit
Shkodër
Ushtarët malazez plagosin dy të rinj nga Velipoja
Dje rreth orës 6 në Pulaj të Velipojës tek vendi i quajtur Vaji i Shegës, ushtarët malazezë hapin zjarr dhe plagosin dy të rinj, vëllezër, nga fshati Luvarz, emrat e të cilëve janë Genc dhe Arben Gjekaj.
Sipas informacionit që morëm nga Velipoja, rezulton se të rinjtë në fjalë ishin duke peshkuar në ujrat e Bunës. Duke u interesuar në spitalin e Shkodrës mësojmë se njërin e ka marrë plumbi në këmbë, ndërsa tjetrin në bark, i cili është ende në gjendje më të rëndë. Nga mjet zyrtare të informacionit akoma nuk është njoftuar rreth kësaj ngjarjeje.
M. B. [pjesërisht e palexueshme]
PESHKOPI
Zona të tëra pa asnjë ndërlidhje
Në qendër të qytetit të Peshkopisë një njoftim me gërma të mëdha fton qytetarët që udhëtimin për në Tiranë ta bëjnë me autobuzin e ri të Telekomit Shqiptar.
Me përjashtim të ditës së Hënë, autobuzi çdo ditë sjell në Peshkopi dhe në qytetet që lidh kjo linjë, shtypin e ditës dhe atë periodik. E sjell atë rreth orës 11.00, orë në të cilin është caktuar në ajër [sic] edhe shërbimi interurban ndaj qytetarëve që dëshirojnë të udhëtojnë në këtë linjë.
Ndër përgjithësisht autobuzi nuk mbushet as në ardhje e as në kthim. Autobuzat privatë dhe mikrobusat kanë arritur ta shuajnë «urinë» e njohur për udhëtim në këtë linjë skajore të vendit.
Në këto fakte të bëjnë përshtypje një gjë shteti, nëpërmjet Telekomit është futur në një shërbim ndaj popullit. Përcjell shtypin dhe mer pasagjerë. Linjat vazhdojnë nga Tirana në qendër të rretheve të largëta Gazeta arrin deri në Peshkopi. Por Dibra nuk është as Bulqiza e as Peshkopia. Dibër janë Klenja, Ostreni, Sllova, Kalaja e Dodës, Reçi, Dardha, Selishta, Lura, Cidhna Kastrjoti etj. Në këto zona u bënë vite që nuk shkon ndërprerë tërësisht shërbimi telefonik e telegrafik marrja e letrave dhe telegramave.
Do të ishte me interes që autobuzi i madh që vjen për të sjellë postën nga Tirana të zëvendësohej me një më të vogël dhe në vijim të këtij shërbim nga Peshkopia (fjala vjen) në oren 11 të çdo dite niseshin drejt zonave të largëta mikrobuzë të tjerë që do të dërgonin postën dhe shtypin e ditës, do të shuanin «urinë» që aktualisht këto zona kanë për transport. Në Selishtë nuk shkon asnjë autobus e njerëzit vazhdojnë të udhëtojnë në këmbë ose mbi kamionat e druve si një herë e një kohë. E njëjta gjë duhet thënë edhe për Lurën e zona të tjera.
Partia Demokratike në premtimet e 22 Marsit në plan të parë pat vendosur «telefon në çdo familje» në të gjitha fshatrat e Shqipërisë.
Populli qanë më pak. Ai do telefon në çdo fshat, sinjal, telegrafik e shërbim postar e telegrafik atje ku jeton, shtypin e ditës atje ku banon. Nuk është luks por është një ndër kërkesat minimale të të drejtave të njeriut.
A. ASIMKO