KUSH NEPERKEMB ISH TE PERNDJEKURIT POLITIKE FYEN IDEALET E DEMOKRACISE
Greva e urisë e ish të përndjekurëve politikë, e paralajmëruar disa ditë më parë dhe e filluar të premten e kaluar, e ka tensionuar akoma më tej situatën politike në vend. Sipas këtij, ish të përndjekurit politikë i kanë paraqitur qeverisë një peticion me 10 kërkesa të karakterit ekonomik, zgjidhja e të cilave, sipas tyre, do të ndryshojë deri diku gjendjen tepër të rëndë të të cilën ndodhen kjo shtresë, më e vuajtura e shoqërisë shqiptare.
Natyrisht, asnjë forcë politike serioze dhe asnjë me ndjenjë qytetare nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj greve me përmasa kombëtare, ndaj faktit përse u acaruan deri në këtë shkallë ish të përndjekurit politikë dhe përse ata nuk po e gjejnë dot gjuhën e dialogut me qeverinë për zgjidhjen e kërkesave që kanë parashtruar. Pikërisht për këtë shkak, të shqetësuar për zhvillimet që po merr greva dhe situata në përgjithësi, na lejohet të bëjmë disa objeksione.
Socialistët kanë parë gjithnjë tek të përndjekurit politikë shtresën më të vuajtur të shoqërisë sonë dhe kanë kërkuar që në rrugë ligjore të bëhen drejt kërkesat e tyre. Janë të tjera forca politike, sidomos PD-ja, që kanë qenë tepër e interesuar për të përdorur për planet e saj konjukturale këtë shtresë të shumëvuajtur dhe hallet e mëdha që po kalon ajo në këtë periudhë tranzicioni. Ishte PD-ja që duke spekulluar me aspiratat demokratike të ish të përndjekurve politikë, ka instrumentalizuar vuajtjet e kësaj shtrese, duke u paraqitur si bartëse e idealeve të saj dhe forca e vetme e aftë që t’i zgjidhë në një kohë sa më të shkurtër dramat që ata po kalojnë. Ishte PD-ja ajo që disa herë është përpjekur t’i kthejë në “bastione sulmi”, në luftën politike ish të përndjekurit politikë, duke nxitur tek kjo shtresë hakmarrjen mesjetare dhe frymën e revanshit. Ishte PD-ja që për qëllimet e saj politike rriti artificialisht numrin e ish të përndjekurve politikë në Shqipëri, duke harruar se do të ishte ajo që do të paguante haracin e këtyre llogarive dritëshkurtëra. Ishte PD-ja që nxiti diferencimin midis ish të përndjekurve politikë, disa se Kazazëve, Kolëve me shokë u fërkoi kokën, disa i bëri deputetë e zyrtarë të lartë, kurse masën e ish të përndjekurve politikë e la në vuajtje e mjerim, thuajse pa asnjë mbështetje. Ishte PD-ja që duke ndjekur vijën e një luftë të klasash, la mënjanë, pa asnjë mbështetje ekonomike, ish të përndjekurit politikë, [sh] komun…sistë ndonëse dihet mirë se janë kryesisht ata që përbënin disidencën e vërtetë nën diktaturë.
E mira e demokracisë shqiptare do të jetë që të dihet numri i saktë i ish të përndjekurve politikë, sepse për të keqen e kësaj shtrese të shumëvuajtur, në radhët e saj janë rreshtuar edhe mjaft spekullantë e sharlatanë, njerëz të 100 flamurëve, që s’kanë asgjë të përbashkët me vuajtjet e ish të përndjekurve dhe idealet e demokracisë.
Sot kushdo që del kundër Partisë Demokratike e qeverisjes së saj, nga çdo krah e nga çdo forcë politike që të jetë, pa hezitim etiketohet si një forcë antim… demokratike. Kjo është një mendësi neokomuniste që i bën dëm zhvillimeve demokratike dhe nuk i shërben aspak zbujtes së tensioneve sociale e unitetit të popullit aq shumë të dëshiruar.
Njerëzit nuk harrojnë se në ceremonitë e varrimeve të veprimtarëve të gënjyer e të kolaboracionistë e fashizmit, që janë bërë gjatë këtyre dy vjetëve të fundit në Shqipëri, kanë marrë pjesë në serenitet personalitetet më të larta shtetërore të vendit dhe në çdo rast kanë qenë të pranishëm eksponentët e PD-së.
Shtresa jonë është bërë në bordet e privatizimit, që për të cilën jo vetëm nuk është dakord një popull i tërë, por as ish të përndjekurit politikë, të cilët po e shohin çdo ditë që kalon se po mbeten me gisht në gojë? Përse funksionon një dikaster i tërë për ish të përndjekurit politikë, kur pas dy vjetësh ...
(Vijon në faqen 2)
U kthye nga Grecia delegacioni i FRESSH-it
Dje u kthye në atdhe delegacioni i Forumit Rinor Eurosocialistë i përbërë nga anëtarët e kryesisë Luan M. Rama dhe Lushjana Abazi; i cili me ftesë të rinisë së PASOK-ut mori pjesë në mbledhjen e rinisë së Ballkanit dhe veprimtaritë e tjera që u zhvilluan në Selanik të Greqisë dhe rrethinat e tij.
Mbledhja të cilën e përshëndeti edhe Sekretari i Përgjithshëm i PASOK-ut zoti Akis Xohaxopoulos dhe ku morën pjesë delegacionet nga Shqipëria; Bullgaria; Greqia; Serbia dhe Armenia vendosi që në tetor të mbahet Kongresi i rinisë së Ballkanit.
Në përfundim u miratua edhe një rezolutë në të cilën u fiksuan me miratimin unanim edhe dy nene të propozuar nga delegacioni shqiptar. Në njërin prej tyre kërkohet që të këmbëngulet me qëllim që Qeveria shqiptare të zbatojë rezolutën e Parlamentit Evropian për të respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë politike të opozitës dhe të kryetarit të saj të burgosur Fatos Nano i cili është dënuar padrejtësisht; ndërsa në nenin tjetër u bëhet thirrje qeverive të vendeve të Ballkanit të organizojnë një takim për problemin e minoriteteve dhe zgjidhur një herë e mirë problemin e emigrantëve ekonomikë; pasi shumica e tyre janë të rinj dhe të gjithë kanë të drejtë të jetojnë; të punojnë dhe të paguhen pa u diskriminuar.
,Zëdhënësi i FRESSH-it
RAI pezullon reklamat e qeverisë italiane
Televizioni publik italian RAI njoftoi të hënën se kishte vendosur të ndërpriste dhënien e reklamave nëpërmjet të cilave qeveria e Silvio Berluskonit reklamonte veprimtarinë e saj.
Ky vendim u njoftua prej zotit Xhuzepë Santanielo, kontrollues komëtar i publikimeve, që ndërhyri për ... Vendimi i RAI-t u njoftua vetën disa orë pasi Khani Leta në krye të Këshillit të Ministrave dhe një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Berluskoni, vuri në dukje se qeveria nuk synonte të hiqte dorë prej fushatës «publicistike» por përkundrazi ta intensifikonte atë në forma të reja. Pasdite partitë opozitare të majtës ndërprerjen e këtyre emisioneve, me qëllim që të verifikojë ligjshmërinë e tyre. Ky shqyrtim parashikohet të përfundojë brenda një muaji. Fushata e kryesisë së këshillit shkaktoi një polemikë të ashpër. Në këtë mënyrë qeveria u detyrua të heqë dorë prej transmetimit në tre kanalet televizive të reklamave të RAI-it, vetëm dy ditë pas fillimit të një fushate që kishte shkaktuar shumë zhurmë në Itali. Vendimi i RAI-t u njoftua vetëm disa orë pasi Xhani Leta nënkryetar i Kryesisë së të Berluskonit, të reja. Pasdite partitë opozitare të majtës dhe të qendrës kërkuan thirrjen e komisionit të vëzhgimit të RAI-t, dhe theksuan që kontrolluesi kombëtar i publikimeve të ndërhynte menjëherë për të ndërprerë mesazhet publicistike. Partia Demokratike, e të majtës, parti kryesore e opozitës, ishte shprehur për këtë fushatë si një “fushatë absurde dhe të paligjshme” të qeverisë. AFP
40 vetë vetburgosen në Skëndulatë
Gjirokastër
Në shpëpitën e madhe të Skëndulatëve, kati i sipërm, shkallët, divanet, dhomat e vogla dhe dhoma e madhe e miqve është zënë nga ish të burgosur politikë që janë solidarizuar me grevën e përgjithshme kombëtare të urisë.
D’sa rrinë shtrirë, disa ulur; disa në këmbë. Ndonjë vetë e vjen; një tjetër kryen shërbime të natyrshme të një jete në solidaritet të veçantë. Forcat e rendit nuk i lejuan të mbyllen në pallatin e sportit. Ata e shpallën grevën në zyrën e shoqatës dhe natën e dytë e gdhinë pa drita për me fener në shtëpinë e madhe në stil arabondesh. Shumica e moshuar që kanë vuajtur shpronësimin, burgun e persekucionin e gjatë. Portretet dhe veprimet e tyre i ruajnë dhe i respektojnë ende këtu.
Ka nga qyteti i Gjirokastrës, Libohova, nga minoriteti; Kardhiqi, gjithë krahinat me radhë. Mjeku dhe ndihmësmjeku janë në këmbë; matin tensionin e të ngujuarve, i kontrollojnë zemrën. Probleme me shëndetin nuk janë shfaqur ende.
Shtëpia e madhe e bën më të lehtë pamjen e ankthit të rëndë e të vëzhdosur. Biseda dhe dialogu politik është i kuptueshëm; edhe pse të gjithë nuk duan t’i japin as dozën më të vogël të politizës për protestën që bëjnë. Vijnë gazetarët dhe kjo e gjallëron kuvendin. Rreth aktit të tyre jashtë bëhet shumë politikë; politizime e teatër politik. Ata brenda janë të vendosur për të drejtat e tyre; duan realizimin e kërkesave e-
konomike, i revolton korrupsioni dhe imoraliteti i ri që ka kapur politikën dhe shtetin që ata kujtuan se do të ngrihej demokratik. Siç kuptohet dhe nga deklaratat tepër nervoze dhe të pa matura, kjo klimë e ka vënë në pozitë të vështirë PD-në. Ato fliten për këtë edhe brenda kësaj shtëpie janë të rënda.
Rreth shtëpisë së madhe duket qëllesi e pak më tej shfaqet jeta. Të ngujuarit e shtuar sot thonë se do të vijë dhe të tjerë. Një grua nga të këput shpirtin tek porta e madhe. Është nga Zhulati, ka burrin brenda; a vuan nga zemra, por nuk dëgjon të dalë. Gruaja sheh penxheret e mëdha; qan e dëgjohet për tej.
THANAS DINO
Grevistët kërkojnë shkarkimin e zëvendëskryeministrit Bashkim Kopliku
Shkodër
Grevistët kërkojnë shkarkimin e zëvendëskryeministrit Bashkim Kopliku
Gjendja shëndetësore e grevistëve në grevën e urisë nga ana e orës? është e rëndë. Parmbrëmë në orët e vona edhe dy grevistë të tjerë janë dërguar për kurim në një shtëpi, pasi kanë menduar se mos marrin ndihmë mjekësore në spital.
Dhe që në orët e para të mëngjesit kërkohet zëvendësimi e opinionit një çështje përderisa e afishuar dukshëm nga komisioni i grevës. Në të janë grevistë, zinxhirë dhunën e ushtruar në Durrës dhe në qytete të tjera. Ardhja e atyre që kanë qenë ndërsa për dhunë, shkarkimin e zëvendëskryeministrit Bashkim Kopliku, kryeson në emër? RTV.
Dhe u bëhet thirrje për prononcim gjithë të persekutuarve të tjerë. Po kështu, në hyrje afishohet edhe një fletë-formar e fotokopjuar me fotografinë e zotit Aboni, në të cilin ish i burgosuri Bardhosh Gjon Zeneli, shkruan me fjalë e ka titulluar “Arborni i sotëm kundër Petrit të djeshëm”. Për mbështetjen e grevistëve dhe dekleruar edhe anëtarët e seksionit të PD-së të fshatit Ura e Shtrenjtë dhe kolektivi i fabrikës së miellit, Komisioni i grevës gjithashtu dje falenderoi për mbështetje kryepeshkvin e Shkodrës Monsinjor Frano Illia dhe priftin ortodoks Jovan Jani.
Rreth orës 9 me grevistët u takua edhe shefi i komisariatit të rendit, zoti Sulë Petku. Burime nga brenda grevës bëjnë të ditur se zoti Petku i ka siguruar grevistët se nuk do të urdhërojë policinë për të përdorur dhunën ndaj jush.
Për t’u takuar me grevistët erdhi edhe deputeti i Aleancës Demokratike zoti Ridvan Peshkëpia dhe kryetari i Asamblesë të kësaj partie zoti Gjergj Zef, por ata nuk u lejuan që të hyjnë brenda. U thanë se e marrin në konsideratë mbështetjen tuaj, por nuk kërkojmë që grevës sonë t’i jepet ngjyrë politike.
MUSA KURTULAJ
Greva vazhdon në ilegalitet
Të shtunën makinat e shumta të policisë së rendit dhe asaj ushtarake, të dislokuara në fillim përpara selisë së PD-së dhe më pas përpara selisë së këshillit të rrethit, si dhe lëvizjet e shumta policore krijuan pamjen e një shtetrrethimi.
Për të përndjekurit politikë, të futur në grevë një ditë më parë dhe, të njëjës? për së pari, ishte krijuar një gjendje tronditëse psikologjike, ndjekjeje dhe vëzhgimi intensiv.
Lidhur me represion e ushtruar ndaj grevistëve të urisë dhe ecurinë e grevës Bardhyl Reçi, i përndjekur politik, deklaroi për “Zërin e Popullit”:
“Kërkuam lokal për zhvillimin e grevës dhe nuk na e dhanë. U futëm në zyrën e kryesisë së të përndjekurve politikë të rrethit 16-17 veta, pasi aq nxinte. Erdhi policia dhe na nxorri. Kjo ndodhi me datën 5 gusht në orën 5-6 orë pasi kishim filluar grevën. Prej aty shkuam në hotelin “Dibra” dhe më pas në katin e dytë të klubit të Sportit. Din Trepça na the qelësin dhe ne u futëm. Din Trepçën e kanë marrë dhe kanë futur në burg, mbasi ka ardhur Safet Zhulali. Edhe tre udhëheqësit e kësaj greve. Na i kanë marrë dhe na shoqëpinë gome dhe drejtuar në drejtim për ta vazhduar grevën jashtë dhe brenda.
Greva në Dibrë vazhdon.
Korresp. i “Zërit të Popullit”
QEVERIA SHQIPTARE I QUAN TË PAPRANUESHME KËRKESAT GREKE
- Takim i ministrit Serreqi me ambasadorin grek në Tiranë Tsaligis -
Televizioni shqiptar duke luajtur në një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme shqiptare, bën të ditur se dje ministri Serreqi priti me kërkesën e tij ambasadorin grek në Tiranë, Cristos Tsaligis, i cili theksoi se ishte i autorizuar të thotë se qeveria greke e konsideron gjyq të pesë minoritarëve, në bazë të akuzës së bërë, si të papranueshme.
Sipas tij ky gjyq synon të frikësojë minoritetin grek në Shqipëri. Ai theksoi se qeveria greke kërkon që procedurat ligjore kundër pesë të arrestuarve të ndërpriten, duke e konsideruar këtë si një kusht për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Kësaj Serreqi. Ai theksoi se qeveria do të jetë i hapur dhe se i takon trupit gjykues të thotë në se janë fajtore apo jo. Përpjekjet e qeverisë greke vazhdojnë më moshtë deklarata e zëdhënësit, për të inkriminuar qeverinë shqiptare në këtë proces janë të paranuashme dhe i hedh kategorikisht poshtë, duke i konsideruar si dëshmi e mungesës së vullnetit të mirë për të rifilluar dialogun e propozuar nga pala shqiptare, si i vetmi mjet për të ulur tensionin. Edhe intervista e Papulias dhe e Qirjakut, drejtues i Omonias që nuk ndihmojnë në përmirësimin e situatës, dëshmojnë se qeveria greke manipulon me minoritetin grek dhe mohon interesat e saj të brendshme. Politika e presionit dhe ndërhyrjeve ndaj fqinjëve nuk është një politikë e mençur dhe qeveria shqiptare nuk impresionohet aspak prej saj, përfundon deklarata e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
TELEGRAFISHT ...
Në malin e Malsisë së Madhe [?] ...
* * *
Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës është bërë i mundur vendosja e departacionit? ...
TELEGRAFISHT...
Kjo ndodhi në prag të grevës së universitetit të Shkodrës.
* * *
- Në drejtorinë e përgjithshme të hekurudhave, u njoftua për nxjerrjen në asistencë të 650 punonjësve. Kështu arrin numri i vetë numrit të punonjësve të këtij sektori për të nxjerrë deri tani në asistencë.
* * *
- Vetëm me një shkresë pa vulë e numër protokolli, është vënë në dijeni drejtori shkollës kryetari i ...
TELEGRAFISHT...
* * *
- Në një lokal të qytetit të Korçës u hap zjarr me breshëri automatiku ndaj një punonjësi, të policisë kriminale të këtij rrethi, Sokoli Meli, në mbërmjen e datës 5 gusht. Për fat të mirë nuk pati viktima.
* * *
- Gjatë periudhës 30 korrik-5 gusht në rrethin e Beratit kanë ndodhur ...
TELEGRAFISHT...
9 aksidente automobilistike me pasojë të rëndë për jetën e qytetarëve. Kjo është quajtur “Java e zezë” në Berat.
* * *
- Në Elbasan punojnë njëzet shoferë autobuzash për shërbimin ndaj qytetarëve brenda dhe jashtë rrethit.
* * *
- Pas një mori kronikash afro dy vjeçare, me datën 7 gusht nga faqet e gazetës Republika u hoq e çmendur N.
* * *
- Në Delvinë rreth njëqind familje ...
TELEGRAFISHT...
* * *
- Një grup mësuesish nga qyteti i Olzinit të Polonisë po viziton këto ditët qytetin e Shkodrës; i ftuan nga mësuesit e shkollës “Vaso Pasha”, mysafirët polakë kanë njohur me vëndet historike dhe plot tradita kulturore të këtij qyteti të lashtë.
* * *
- Në qytezën e Elbasanit është ...
TELEGRAFISHT...
* * *
- Në përfundim hotel “1 parku privat “Al-kilada” në brigjet e Zaranikës; i cili do të ketë 14 dhoma, dy veranda, parking etj.
* * *
- Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në rrethin e Durrësit lindën 1203 fëmijë.
* * *
- Në Shëngjin të Lezhës funksionojnë sot 22 lokale; ku punojnë nga 3 deri 10 veta. Ato po u shërbejnë këtaqind familjeve të këtij qyteti dhe qindra të ardhurve për pushim në këto ditë vere.
Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit mori dijeni për vendimin e Gjykatës së Rrethit të Tiranës që e cilësoi të paligjshme grevën e urisë së grupit të ish të përsekutuarve politikë.
Nuk e quajmë të udhës që të hymë në analiza juridike lidhur me veprimin gjyqësor të Qeverisë si dhe me vetë mbështetjen në ligj të vendimit të Gjykatës.
Preokupacioni ynë ka të bëjë me pasojat e vendimit të Gjykatës dhe çfarë masash do të merren për zbatimin e tij. Komiteti ynë bën edhe një herë thirrje për uljen e tensionit dhe vazhdimin e dialogut i bindur se po të mbizotërojë moderacioni dhe arsyeja, gjithsesi do të gjendet një zgjidhje e drejtë. Ne duam të bëjmë edhe një herë të qartë para opinionit se jemi në anën e të gjithë atyre që ende s’po shohin fundin e vuajtjeve të tyre dhe, kështu fundin e diktaturës, nuk kanë gjë tjetër në mendje veçse të meritojnë? Përse u lejua të shpërthejë një korrupsion i paparë në gjirin e kësaj shoqate dhe vetëm tani që ajo shfaq shenja të daljes nga kontrolli i PD-së, etiketohet si një forcë destruktive? Çfarë punësh të mbrapshta janë bërë e bëhen kur pas dy vjetësh ...
Moderacioni dhe arsyeja duhet të kërkohen në radhë të parë nga Qeveria. Në bëjmë thirrje që vendimi gjyqësor të mos presë urat e komunikimit, të mos komprometojë shanset e dialogut, çka do të thotë se duhet shmangur dhuna. Çdo interpretim strikt i vendimit të gjyqit dhe një masë e nxituar për ekzekutimin e tij lë rrethanën to të rëndonte dhe të tej krizën.
Për fat të keq ka patur raste të përdorimit të dhunës nga forcat e rendit. Një rast flagranti është ai i Durrësit ku policia ka reaguar egërsisht duke sulmuar lokalin dhe një grup grevistësh të ngujuar në të. Një veprim i tillë nuk pajtohet me kodin e sjelljes të forcave që janë në rojë të rendit demokratik.
Duhet bërë çdo përpjekje që të mbizotërojë vullneti për marrëveshje, në mënyrë që debati të zhvillohet brenda normave të një ballafaqimi të qytetëruar, që ka në bazën e vet arsyen dhe jo forcën.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit