18/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 gusht 1994

HAKMARRJA POLITIKE DHE VETGJYQËSIA KANUNORE PLAGË TË MËDHA NË SHQIPËRINË E SOTME

- 107 intelektualë dhe kuadro me arsim të lartë me bindje të ndryshme politike nga rrethi i Malësisë së Madhe i drejtohen me një apel Presidentit të Republikës. - Kërkohet lirimi i menjëhershëm nga burgu për kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano dhe amnisti për të gjithë të burgosurit e tjerë politik. - Kërkohet besë dhe nxjerrja nga ngujimi për gjakmarrje i 2 mijë vetëve! Ne, nëqind e shtatë banorë të rrethit të Malësisë së Madhe, me bindje të ndryshme politike duke vlerësuar situatën, shprehim angazhimin tonë të pakursyer për të çuar përpara demokracinë në Shqipëri. Krasitjet dhe rrënimi të shoqëruar edhe për disa dukuri negative: rudimentet e errësirës mesjetare si Hakmarrje politike dhe vetëgjyqësia kanunore. Prandaj apelojmë: Të ngremi mbi partitë dhe t’i themi ndal lakmiqarës së egër politike dhe vetëgjyqësisë kanunore duke e futur vendin tonë në rrugën e paqëtimit kombëtar. Shembullin duhet ta japin ju, zoti President. Duke marrë parasysh këtë gjendje si dhe atë që organet e drejtësisë nuk i po fitojnë pavarësinë e të shkëputen nga tutela partike kërkojmë: - Të lirohet nga burgu Fatos Nano, kryetar i PSSH dhe deputet i Kuvendit Popullor duke i thënë ndal hakmarrjes dhe praktikës së elementit të kundërshtarëve politikë. Lirimi i tij mund të nxjerrë popullin nga ankthi dhe të vërtetojnë atë që Shqipëria nuk është në udhë pa krye dhe se tranzicioni nuk do të zgjasë shumë. - Të amnistohet Ramiz Alia, ish presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe ke parë aktivitetin e tij politik dhe kontributin për instalimin e demokracisë gjatë viteve 1989-1992. - Të amnistohen të gjithë të burgosurit e tjerë politik që janë në vendin tonë. - Të ndalohet vetëgjyqësia kanunore si një normë e errësirës mesjetare. Zoti President: Vetëgjyqësia ka marrë përmasa të mëdha, të pakrahasueshme me periudhën e turqisë, ahë të A. Zogut. Nga pesëdhjetëvjeçari banorë që ka rrethi i Malësisë së Madhe, rreth dy mijë vetë janë të ngujuar por edhe disa mijëra të tjerë jetojnë në ankth me ta. Vetëm në fshatin e vogël Mushqer nga 26 fshatra që ka komuna Grumëres janë të ngujuar 118 vetë. Zoti President: u takon nderi e p... [pjesa e dukshme vazhdon në kolonë] - janë në vendin tonë. - përgjegjësia të jepni ndihmës tuaj për krijimin e një komisioni mbarëkombëtar për pajtimin e gjaqeve. Qeveria duhet të shprehë angazhimin e saj dhe të ndihmojë për këtë qëllim, të 23 vrasësit e bera kohët e fundit në rrethin tonë nga vetëgjyqësia janë bërë me armë pa leje. Ruzhdi Qamil Dulaj, Uçë Zenel Hysmulaj, Bari Brahim Shabanaj, Flutura Ramadani Zekaj, Shaban Ali Memaj, Ramadan Shabë Memaj, File Deçuki, Vojo Bozo Andro, Fadil Ali Kukaj, Nexhmi Hasan Kukaj, Hasie Maliq Sadria, Besnik Asllan Sadria etj.

Kush e ka mohuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare ka mohuar identitetin e popullit të vet

NAMIK DOKLE: «Shumë politikanëve shqiptarë do t’u duhet të lëpinë mirë atë që kanë pësh...; të tjerëve të mohojnë baballarët e tyre, kur dalin në tribunë.» Pardje në Lezhë u zhvillua një takim me kryetarët e PS të disa rretheve të veriut. Në takim merrte pjesë edhe nënkryetari i PS e kryetari i grupit të saj parlamentar, Namik Dokle. Në fillim kryetarët e komiteteve drejtuese së rretheve Lezhë, Mirditë e Laç informuan për ecurinë e punës së partisë, pas zgjedhjeve të zhvilluara kohët e fundit. Me përcaktimin e drejtimeve konkrete të punës, me rinovimin e organeve drejtuese, afrimin e elementit intelektualëve etj, puna e partisë ka një gjallërim të mëtejshëm, konstatua ata. Por është e nevojshme të punohet më shumë veçanërisht në dy drejtime: në fshat ku edhe elektorati është më i gjerë, por edhe me larg mjeteve të informacionit masiv, si dhe në gjallërimin e veprimtarisë të zgjedhurve socialiste në pushtetin lokal. Pastaj u diskutua lidhur me masat që janë marrë e duhen marrë në këto rrethe si dhe në Shkodër, Malësi e Madhe e Pukë për zhvillimin e disa aktiviteteve me rastin e 50 vjetorit të çlirimit të pesë heronjve të Vigut, më 21 gusht 1944. «Është një detyrim moral politik dhe kombëtar, tha Namik Dokle, të përkujtojmë ngjarje të tilla të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Të mohosh Luftën do të thotë të mohosh identitetin e popullit tënd. E pamë të gjithë si u përkujtuar zbarkimi amerikan në Normandi. Kurse këtu te ne, u prishen lapidarët, u shkatërruan monumentet e heronjve dhe në piedestalet e tyre u shkruan emrat e kriminelëve. Kush i bëri këto? Në ngjarjet e fundit në Shqipëri, siç e vutë re pati replika midis PD-së dhe ish të përndjekurve të burgosur politikë, Ju keni vërejtur e ç’varrosur kriminelët e luftës në njëjarja pala. Ju keni në krye njerëz që bashkëpunëtorëve të fashizmit pa pala tjetër. Të dy palët folën me të vërteta, por këto të vërteta i nxorën në momente krize, kurse populli i di dhe i njeh mirë me kohë. Populli i di se ishte presidenti Berisha që përshëndeti ç’varrimin në Greqi të Gjirokastrës, apo prit në nde... [teksti i prerë në skajin e fotos] Kurse vërteta e zotit Selami nuk ka marrë pjesë në këto akte monstruoze, të pashëmbullta në jetën politike të Evropës, gjë kjo që duhet vlerësuar. Por ama s’mund të jetë një alibi sepse zoti Selami është kryetar partie dhe jo thjeshtë një dialosh i përkëdhelur i saj. Prandaj shumë politikanëve të Shqipërisë do t’u duhet të lëpijnë mirë atë që kanë pësh... kundër Luftës; tribuna. Namik Dokle vlerësoi faktin që po merren masat e nevojshme që më 21 gusht, ora 11.00 në Vigu të Mirditës të përkujtohet kjo ngjarje, nga më të rëndësishmet në vargun e sakrificave për lirinë e vendit. Korrespondenti i «Zërit të Popullit»

Të pandehurit nuk e pranojnë akuzën. Ata pretendojnë se ndaj tyre është përdorur dhunë

Vazhdon gjyqi ndaj 5 minoritarëve grekë - Bezhan, Marto, Qirjako tentojnë të mo...nionas». [e palexueshme] - Shkelje e rëndë e lirive dhe të drejtave të njeriut. Hetuesit e të pandehurve, veç zotit Bezhan, është bërë ... - Përsëri pretendime për dhunë e presion. Panajot Marko: Ndaj meje është përdorur dhunë në policinë heti... ... «morë ku pësoi dhe një krizë nervore. Më godisnin me shkop gome në shpinë, te këmbëve deri sa ato fillonin të dridheshin. Tentova të vras veten.»

Aktivitet i FRESSH-it

Durrës: Para disa ditësh forumi Eurosocialist në Durrës organizoi një veprimtari interesante që i shërbeu jo vetëm kalimit në mënyrë të Kulturave të kohës së lirë por edhe edukimit të masave së rinisë me konceptet e reja evropiane për problemet e demokracisë dhe rrugëve për forcimin e rolit të rinisë në të majtën moderne. Në këtë pasqindje argëtuese të rinj të rinj dhe të reja eurosocialiste durrsakë dis...

pretendojnë se ndaj tyre është përdorur dhunë

- Behzani, Marto. Qirjako tentojnë të dëshmojnë akuzat e spiunazhit e cila më tepër se sa individuale për të pandehurit duket si kolektive ndaj –Omonias–. - Hetuesia e të pandehurve, veç t’Botëzani, është bërë pa praninë e avokatit. - Përseri pretendime për dhunën e presion. Panaot Mako: Ndaj meje është përdorur dhunë në policinë hetimore ku pësova shputat e veten. Rifilloi dje rreth orës 9.00 në Tiranë procesi gjyqësor ndaj pesë minoritarëve grekë drejtues të organizatës së minoritetit grek «Omonia» të akuzuar për krimet e spiunazhit, financimeve të jashtligjshme dhe armëmbajtje pa leje. Masat e rrepta të sigurimit të marra nga policia e Tiranës për mos lejuar më «maskarada në tokën tonë» që sipas gazetarit të TV-së Burjar Muharremi (çuditërisht të rrëshqitur në krah të prokurorëve në sallë) qenë pavarësinë e gjykatës, bëjnë që ta ndjesh veten të sigurt në rrethin «punohe». Interesim i veçantë dje për gazetarët grek. Mbetën jashtë sallës shumë prej tyre midis të cilëve gazetarja e BBC në Athinë, gazetari i «Dojçe Vele» po në Athinë etj. Mbetën jashtë.

Kur keni hyrë në procesin hetimor? Procesi hetimor është bërë pa praninë tonë.

Opinione nga salla e gjyqit Janë pesë shtetas shqiptarë me kombësi shqiptare që në rolin e avokatit mbrojtës mbrojnë një pesë shtetas shqiptarë të kombësisë greke duke i dhënë karakter normal në formë procesit gjyqësor ndaj pesë minoritarëve grekë. Deri tani aktiv në mbrojtje të klientëve të tyre ata kanë synuar të vërtetojnë pafajësinë e të pandehurve që mbrojnë. Die në seancë gjyqësore prej të pandehurve u tha se procesi hetimor i zhvilluar nga policia hetimore përveçse në kushte dhune është kryer edhe pa praninë e avokatëve. Është vetëm z. Behzani që bën përshtypjen duke pasur një privilegj, ndonëse të sanksionuar me ligj. Procesi ndaj tij është zhvilluar aq me fillimi i hetimit me avokat. Dhe ne ju drejtuar këtë pyetje pesë avokatëve: Kur keni hyrë në procesin hetimor? Ja përgjigjet e tyre. KUJTIM PUTO, avokat i Theodhor Behzanit: Kam hyrë në procesin hetimor që në momentin kur ky proces ka filluar me kërkesë të z. Behzani dhe ky kam qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës së zhvillimit të tij. VLADIMIR BINERI, avokat i Panajot Martos: Jam bërë avokat i Panajot Martos dhjetë ditë para fillimit të procesit gjyqësor. Procesi hetimor është bërë pa praninë e avokatit mbrojtës. Pretendimet e klientit tim për ushtrim dhune ndaj tij në hetuesi do të provohen gjatë procesit gjyqësor. PAJTIM HOXHA, avokat i Vangjel Papakristos: Nuk kam hyrë fare në proces hetimor. Disa ditë para fillimit të seancës gjyqësore u bëra avokat i Vangjel Papakristos. Procesi hetimor është bërë pa praninë e avokatit dhe vetë i pandehuri kur e pyeta më tha se fillimisht nuk ka dashur avokat por disa ditë pas fillimit të hetimit kërkova me pajetër avokat. T’u prem tua se do të ma sillnin por deri në përfundim të hetimit nuk e sollën. KRISTAQ NGJELA, Avokat i Kosta Qirjako: Në procesin hetimor kam hyrë në muajin qershor. Vetëm një pjesë e vogël e fazës së hetimit, fundi i saj, është bërë në praninë time. Fillimisht është filluar pa praninë e avokatit megjithëse është kërkuar avokat nga Gjirokastra por ai nuk pranoi për shkak të vështirësive që vinin dhe më pas është vazhduar pa praninë e avokatit. I pandehuri Qirjako që është keqtrajtuar ka paraqitur pretendime dhe në hetuesi dhe kjo është e shkruar dhe në proces verbale. Avokat i Irakli Sirmo: Në procesin hetimor nuk kam qenë fare. Procesi hetimor për Irakli Sirmo është bërë pa praninë e avokatit mbrojtës. Përgatiti: E. BRAÇE.

Një e çarë në Hidro-centralin e Komanit

Paralajmërojmë Në krahun e djathtë të liqenit, hidrocentrali i Komanit në afërsi të fshatit Arrë, të zonës Shllak-Dukagj, në vendin e quajtur pylli-Shelbu, rreth 100 metër nga sipërfaqja e ujit të liqenit, ka filluar e rreshqitja e një blloku gjigand me gjatësi mbi 200 metër. Është i domosdoshëm studimi shkencor i çdo gjeologjike – tektonike, i tendencës dhe intensitetit të rrëshqitjes, dhe i faktorëve që e përshpejtojnë, ngadalësojnë apo, që e neutralizojnë plotësisht atë. Hapësira e çarjes së rrëshqitjes është mesatarisht 50 cm. Burimet konfirmojnë se çarja ka filluar që para dy vjetësh, çarje e cila vjen duke u rritur vazhdimisht në kohë reshjesh dhe shirash. Si duhet të jetë hidrocentrali i Komanit? I zbrazur apo i mbushur plot, në rast se ky blloku gjigand do të bjerë mbi të e që ndodhet relativisht jo shumë larg digës? Le të jetë kjo informacion thirrje për të lëvizur nga vendi dikasteret dhe organizmat e interesuar shtetërore, përgjegjës për fatin e ekonomisë kombëtare, që merren me studimin e kushteve gjeologjike – inxhinierike të ndërtimit të hidrocentraleve, të veprave industriale, për shoqatën e gjeologëve inxhinierikë dhe të ruajtjes së ambientit.

TELEGRAFISHT...

Shumë subjekte private në Berat janë përpjekur të shmangin zbatimit të ligjit për sistemin fiskal. Pikërisht për këtë shkak ndaj tyre gjykatësit për tetë skandal tani janë vënë shtatë muajve të këtij janë vendosur 3.7 milionë lekë gjoba, veç sekuestrimit të të ardhurave. - Në fund, pas dy vjetësh, që kur Mallakastra u bë rreth më vete, ajo do të ketë tashmë edhe gjykatën e saj në Ballsh. - 20 mjekë angazhuar në fillim të shtatorit do të vijnë në Laç e Rubik, qofshin të cilës vizita është që ata, në mjekë okulistë, të njihen e të ndihmojnë pacientët e këtyre zonave. - Gjatë vitit 1992 dhe vitit në vijim janë ndërtuar në Kavajë 220 apartamente banimi, një e dhjeta e të cilëve u janë dhënë ish të përndjekurve politikë. - 15 vjeçare Lea Ypl në 40 poezitë e saj prezantohet para lexuesve me vëllimin e parë poetik të titulluar «Gjumë i plagosur», që do të dalë ditët në qarkullim. - Në poliklinikën e Kukësit nuk ka shërbim 24 orësh ndaj të sëmurëve ditëve e shtuna e të diela. Kësaj i thonë: në ditë pushimi njerëzit nuk duhet të sëmuren! - Në rrethin e Sarandës janë zënë forcat nga familje pa strehë të cilët kërkojnë fëmijë një brenda ... [?] - Në zonën industriale të Shkozëtit, në Durrës, ku veç të tjerave janë dhe 100 magazina, këshilli i këtij qyteti po studion mundësinë e adaptimit të tyre për strehimin e familjeve të pa strehë. - Në gjykatën e Lezhës u shpall e pafajshme 15 vjeçarja Esmeralda Paio-ka që disa kohë më parë vrau një të ri 22 vjeçar në fshatin Zejmen në tentativë përdhunimi. - Në lagjet e poshtme të qytetit të Gjirokastrës, megjithëse shqetësimet që kanë ngjallur tek njerëzit, nuk është arritur të kapet «vjedhësi me të zeza», si quhet një njeri, besohet në moshe të re që grabit natën familjet e qytetit. - Në Perlat të Mirditës u vra për hakmarrje Prend Doda, 55 vjeç. Familja e tij ishte në konflikt për tokën me familjen Sulejmani, me të cilën ka patur grindje gjatë dy vjetëve të fundit. - 11.7 milion lekë është investimi i lëllastër i dhënë për ndërtimin e rrugës së zonës malore të Galicës në rrethin e Laçit, fond që u muar nga NN Hekurudha, por që nuk u zbatua asnjëherë. Rruga ka mbetur ajo që ka qenë. - Rreth 30 lloj bimësh narkotike mendohet se mbillen në vendin tonë ilegalisht. Nga një rrënjë e mbjellë përfitohen 1 kg gjethe të thata, prej të cilave sigurohen 300 mijë drahma. - U rikthye në atdhe me një avion ushtarak C-130 avokati grek Theodhor Aspardiadis, i cili mendohes se është plagosur gjatë një manifestimi protesta ditët e fundit para gjykatës të Tiranës ku po gjykohen 5 shtetas shqiptarë me kombësi greke. - Në pikat kufitare të vendit tonë gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë futur 145 mijë shtetas të huaj dhe 117.700 shqiptarë. Nga të huajt 69 për qind prej tyre kanë ardhur për biznes dhe 23 për qind e tyre për pushime. - Kontrata më e madhe e nënshkruar deri tani me firmat e huaja është ajo e Alb-bakër e nënshkruar me një grup shoqërish italiane. Kontrata në fjalë kap shumën prej 70 milionë dollarësh. - Për pastrimin e Tiranës, deri në 1 dhjetor kur këtë punë do ta marrë përsipër një firmë italiane, janë porositur 200 copë kasoneta prej betoni të cilat janë prodhuar e do të shpërndahen në gjithë qytetin. - Eksporti i vendit tonë me Italinë gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti kap shifrat e 33 milionë e 971 milion dollarëve. - Objektet e NN Portave, disa magazina, ish shkolla e lartë ushtarake, kabinet e policisë etj. janë disa nga objektet e zënë forcërisht nga qytetarët të pa strehë në portin e Durrësit.