- Vetëm të premten e të shtunën në pikën doganore të Kapështicës nga pala greke janë kthyer rreth 1300 shqiptarë -
Rrethi vicioz i konfliktit të ashpër midis qeverisë sonë dhe asaj greke në epigjendër të të cilit qëndron gjyqi që zhvillohet në Tiranë; ndaj 5 minoritarëve, tek refugjatët shqiptarë me punë në Greqi ka shkaktuar shqetësim të madh e terror të ftohtë psikologjik. Është kjo arsyeja parësore që ditët e fundit ka detyruar një masë të madhe refugjatësh të dëshmojnë shpirtërisht të kthehen vetë, dhe, që pohojnë shumë prej tyre, autoritetet greke kanë konfirmuar për menjeherë pas përfundimit të gjyqit të pesë minoritarëve shqiptarë me punë në Greqi do t’i nënshtrohen një ftesë të hekurt, duke u bllokuar njëkohësisht të gjitha të ardhurat e tyre.
Por siç marrim vesh ky operacion ka filluar. Vetëm të premten dhe të shtunën policia greke ka kthyer në pikën doganore të Kapështicës rreth 1300 shqiptarë, shtifër kjo e konfirmuar nga ana e drejtuesve të kësaj pike doganore dhe e vlefshme deri për orën 12 të ditës së shtunë. Ata thonë gjithashtu se këto dy ditët e fundit procesi i kthimit të refugjatëve shqiptarë me anën e forcës së policisë greke është intensifikuar së tepërmi. Gjithashtu e konfirmuar kjo gjë edhe nga ana e refugjatëve të tjerë, pala greke kësaj radhe është e vendosur që këtë operacion t’i shkojë deri në fund.
Korresp. i “Zërit të popullit”
RITHEKSOJMË EDHE NJË HERË NEVOJEN URGJENTE TË DIALOGUT MIDIS SHQIPËRISË DHE GREQISË
Prej disa ditësh RD dhe Radio Televizioni Shtetëror po «çmontojnë» në shtypin e huaj, deklarime të liderëve të Partisë Socialiste duke i komentuar ato si qëndrime antikombëtare. Lidhen me këtë keqinterpretim dhe insinuata gazetari Adrian Myskimi ju drejtuam nënkryetarit të PS-së Luan Hajdaraga i cili tha:
- Qëndrimet e Partisë Socialiste lidhur me zhvillimet e fundit të situatës politike në Shqipëri, në këmbë rë të njohura në faqet e shtypit. Konkretisht, për çështjen e gjykimit të 5 shtetasve shqiptarë me origjinë greke, personalisht jam deklaruar ditën e diel dt. 14 gusht 1994, në gazetën “Zëri i Popullit” dhe kam theksuar se diplomacia nuk mund t’i ezaurojë rrugët e saj me procese gjyqësore, se problemet e kontestueshme midis dy vendeve duhet të zgjidhen nga diplomacitë përkatëse me vullnet të mirë, dialog dhe tolerancë. Gjithashtu kam nënvizuar se procesi gjyqësor ndaj 5 minoritarëve, po zhvillohet në një klimë të ashpërsuar të marrëdhënieve midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe për këtë arsye, mendojmë se mbart ngarkesa të mëdha e të pahijshme politike, të cilat vetëm se do ta përkeqësojnë atmosferën tashmë të rëndë midis dy vendeve tona. Kjo është logjika që të çon në një zgjidhje të drejtë të problemeve dhe në vendosjen e urave të komunikimit e dialogut midis dy vendeve fqinje, e popujve tanë, kësaj logjike e këtij qëndrimi ne i jemi përmbajtur vazhdimisht. Pavarësisht nga tensionet e kohëve të fundit, ne u kemi kërkuar qeverive përkatëse të ngrihen mbi incidentet dhe të shohin marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë, në një perspektivë më afatgjatë. Ndaj, ritheksojmë edhe një herë nevojën urgjente të dialogut midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kundërshtitë këtyre qëndrimeve të hapura dhe publike që janë në përputhje të plota me interesat kombëtare, paqen dhe stabilitetin në Ballkan, RTSH-ja dhe ndonjë gazetë e pozitës nuk i bëjnë asnjë jehonë. Përkundrazi, ditët e fundit në emisionet e lajmeve të RTSH-së dhe në RD, po ripërsëriten në mënyrë banale akuza dhe insinuata të cilat shtrembërojnë në mënyrë flagrante me qëllime të caktuara politike, qëndrimet dhe deklaratat e PS-së dhe liderëve të saj, duke fragmentarizuar dhe bashkëngjitur copa të shkëputura nga deklarimet e tyre në median e huaj. Edhe në këto situata të vështira PS shpreh qëndrimin e saj të njohur për kapërcimin e vështirësive të lindura mes Greqisë e Shqipërisë, me rrugën e dialogut e mirëkuptimit duke i konsideruar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes popujve tanë si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan. Ne kemi theksuar se minoriteti grek në Shqipëri duhet të jetë një faktor miqësie dhe harmonie me Greqinë fqinje. Ata janë shtetas shqiptarë dhe do t’u nënshtrihen ligjeve të shtetit shqiptar dhe njëkohësisht si minoritarë duhet të gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat që ju sigurojnë dokumentat themelore ligjore, ndër to Ligji mbi Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Në rast se, konkretisht 5 minoritarët që po gjykohen nga gjykata e Tiranës, do të dënohen për motive politike, atëherë ne socialistët të cilët jemi kundër dënimeve me karakter politik do të kërkojmë lirimin e tyre sikundër do të bëjmë edhe me të burgosurit e tjerë politikë. Ky është një qëndrim i qartë që nuk lë shteg për ekuivokë. Në një shtet demokratik askush nuk privohet nga e drejta për të patur bindje politike të caktuara, as politikani, as minoritari e as i burgosuri politik. Është për të ardhur keq që për konsum propagandistik, qëndrimet e hapura dhe në përputhje të plotë me interesat kombëtare të PS-së të shtrembërohen në mënyrë flagrante, ç’ka nuk i shërben kurrsesi çështjes së situatës politike, por përkundrazi kërkohet me çdo kusht tensionimi i mëtejshëm i saj.
Korrupsion në përmasa të mëdha
- Grupet fraksioniste gjallojnë me rrugë njëri-tjetrin. Çështjen zgjedh policia me ndalim disa orësh të qytetarit Vladimir Guri.
- Situatën e përkeqëshme e ka marrë në dorë ish sekretari i PPSH në administratën e Kombinatit Mekanik, Lirim Lambershi, aktualisht anëtar i Partisë Demokratike.
Poliçani zien. Ai gjithmonë është vatër e nxehtë. Problem për Qeverinë, hallë për udhëheqësit e sindikatave të pavarura. Skandalet pasojnë. Kretët e sindikatave sulmojnë njëri-tjetrin për korrupsion që kapin shumat -të vogla-. Brenda përfshihet edhe administrata e Kombinatit Mekanik. Hesht qendra. Dikush -udhëzo- mos u jepni material të majtëve. Të gjithë çështjet vetë, përbrenda sepse krah kemi edhe kontrollin e shtetit që për shumë kohë shfletoi e regjistroi (konfirmoi) dokumentacion e veprimtarinë e Kombinatit Mekanik. Priten, por... ankth plasin. Këta radhë dhe më ashpër. Elmaz Dashi kryetar i Sindikatave të Pavarura të rrethit Skrapar, sulmon për korrupsion Basri Qamen me shokë i cili ishte kryetar i sindikatës së pavarur të Kombinatit. Treplika fletëfushë. Grupe të ndryshme shfaqen. Në udhëheqje vetë shpallet një grup tjetër i sindikatës. Gjenden emra si Vladimir Guri, Shaqo Meli, Merita Sako, anëtarë të sindikatave të pavarura. Tensioni rritet. Nga qendra vjen i deleguar anëtari i këshillit të përgjithshëm të sindikatave të pavarura zoti Niko Koxhaku, kryetar i sindikatave për mbrojtjen dhe një zëvendës i zotit Valer Xheka. Ata marrin masa. Përjashtojnë nga radhët e udhëheqjes zotërinjtë Elmaz Dashi, Vladimir Guri, Shaqo Meli e Merita Sako. Aty fillon edhe një debat që zgjidhet me grushte. V. Guri degjeneron me akuzen se po mbron korrupsionin. I deleguari gënkehs «niraç»- edhe mundës (litet se është një një ekip me zotin Agron Musaraj). Dhe ja kthen flakë për flakë. V. Guri, për grush të përfundon tek me «urti» Ruhi Alushani. Një telefonatë dhe policia zgjidh situatën. Me urdhër të deleguarit, V. Guri ndalohet për disa orë në rajon. Pas kësaj situatë ngarkohet për të drejtuar Sindikatat e pavarur në Skrapar gjer me një konferencë të jashtëzakonshme shoku V. Guri. Pas tij shoku -zoti Lirim Lambershi ish sekretar i PPSH i drejtorisë së Kombinatit anëtar i PD-së.
Po pse gjithë kë skandal në Poliçan? Fli tet për korrupsion. Këto i pask ka zbuluar kontrolli i shtetit. Linjat e këtij korrupsioni të çojnë deri në Qeveri. Kontrolli i Shtetit ose Zoti Blërim Çela nga që s’zel fal, prifet t’i shpallë rezultatet në gazetat e mëdha.
PARTIZAN MYFTARI
Duke pritur pensionin
- KUÇOVË -
Me ditë të tëra pensionistët e rrethit të Kuçovës, interval që shkon deri në 10 ditë, presin pranë arkave të kursimit nga ora 5 e mëngjesit dhe kthehen në shtëpi në orën 15.00 me kokën ulur pasi nuk marrin dot pen-
sionin. Arsyeja - nuk ka kartmonedha. Atëherë kush duhet të përgjigjet për këtë? Kush mban përgjegjësi për ata të moshuar që bëjnë «banjo dielli» para arkave të kursimit. Si do t’i përgjigjen ata ndërmarrjes elektrike? Si do t’i përgjigjen ata ndërmarrjes së gazit? Si do t’i përgjigjen ata tatimit për banesë? Dhe mbi të gjitha fëmijëve për bukë?
B. J.
Këmbanat e një epidemie
- DEVOLL -
Herë pas here janë dhënë informacione se në vendin tonë po kultivohen
bimë narkotike, me bazë drogën. Njoftimi më i ri është se numri i këtyre bimëve në Devoll është me dhjetëra. Pra këmbanat e një epidemie të kultivuar me dashje e me pasoja të mëdha kanë rënë.
S. H.
Vazhdon në ditën e shtatë procesi ndaj pesë minoritarëve grekë
Prokurorët me dëshmitarët e paraqitur në sallë mbetën përsëri larg vërtetimit të akuzës së ngritur të spiunazhit. «Po t’i kish dhënë paratë Klinton që do ta konsideronit përsëri CIA-s?» – pyeti njëri nga avokatët, duke ironizuar akuzën e spiunazhit.
Dëshmitarë të akuzës bëjnë publikë, financime të Partisë Demokratike nga qeveria greke e «Nea Demokracia» gjatë fushatës elektorale.
Vazhdon përsëri dje me pyetjen e shtatë dëshmitarëve të tjerë procesi ndaj pesë shtetasve shqiptarë të etnisë greke këtu në gjykatën e faktit në Tiranë. Megjithëse se është shtunë salla e gjyqit është përsëri e mbushur, gazetare, përfaqësues të trupit diplomatik e të forumeve ndërkombëtare, avokatë e deputetë grekë, e natyrisht më të shumtë në numër vëzhguesit e policisë sekrete. Gjithsesi atmosfera qe e nderë dhe procesin nuk ishte si ajo e një dite më parë, ngarkesa të larta politike po rrethonin përsëri procesin. Athina zyrtare vëzhguesve e gjyqit dhe konstatuese se «Tirana po kalon çastet e saj më të këqija, kurse Tirana thuhet se nuk po kalohen ka reaguar ashpër. Gazetat shqiptare dje flisnin për një operacion të ri të radhësmit të arrestimeve të 400 mijë refugjatëve shqiptarë në Greqi. Deri dje në shënjë reagimi ndaj atij të Popullit e quante «parodi» gjyqin e pesë minoritarëve, ftonte kthimin e 3000 refugjatëve shqiptarë dhe nëse thotë se janë të tyre? A do t’i pasojë të tjerët?
Ndërkohë dje në Tiranë gjykatësit Deda vazhdoi procesin me dëshmimin e dëshmitarëve. I pari në sallë u paraqit ish deputeti i «Omonias» në Parlashtin e parë pluralist z. Panajot Barka. «Ato për të cilat kanë dëshmuar Bardha», tha Barka, «përmbahen në ...»
(vijon në faqen 2)
Dëshmohen para Gjykatës financime të Partisë Demokratike nga qeveria greke e «Nea Demokracia»
Pas bërjes publike të faktit të financimit të PD-së kryesuar nga z. Sali Berisha në fushatën elektorale të 22 marsit nga «Instituti Republikan Amerikan» dhe pranimi i këtij fakti financimi nga PD, një tjetër financim për fushatën elektorale deri në 1 përfolur, u bë publik dje në hapësirën e gjykatës shqiptare. Bëhet fjalë për financime të mëdha të Partisë Demokratike gjatë fushatës elektorale nga Qeveria greke e «Nea Demokracia» e kryesuar nga Kostas Micotaqis. Këto dolën në tepër nga dëshmia e Panajot Barkës.
Prokurori Gjokutaj: Dini ju dëshmitar për para të dhëna «Omonias» nga organizata apo shoqata të ndryshme?
Panajot Barka: Në kohën time, kur më isha deputet, nuk di që «Omonia» të ketë marrë para, që vetëm qeveria të ketë marrë nga shteti grek. Qevera greke Partia Demokratike e «Omonia», Bile ka marrë një shumë të madhe parash që në atë kohë përbënin një fond të jashtëzakonshëm. Kuptohet që ato ishin justifikueshëm në luftën kundër komunizmit por neve na vinte jashtëzakonisht keq që PD merrte para nga Qeveria greke dhe ne që ishim rreshtuar në krah të Partisë Demokratike nuk merrnim para.
Ndërsa pas seancës gjyqësore z. Panajot Barka për «Zërin e popullit» dhe disa gazeta të tjera tha:
«Zëri i popullit»: U betuat para trupit gjykues se do të thoni të vërtetën dhe deklaruat para tij financime të mëdha të PD-së. Ku e mbështetni dëshminë tuaj?
P. Barka: Në shumë burime. Janë shumë persona politikë si dhe mjaft kanale televizive e gazeta greke që e konfirmojnë. Në shumë raste kam qenë vetë prezent kur i kanë dhënë dytre para e neve jo.
«Zëri i popullit»: Ju thatë një fond jashtëzakonshëm. Për çfarë shifre bëhet fjalë?
P. Barka: Flitet për një dorë prej 80 milion dhrahmi... Këto janë futur në Shqipëri veç materialit propagandistik i cili edhe ky u përgatit në Greqi.
«Zëri i popullit»: Juve dini kush ka qenë organizatori për dhënien e marrjen e këtyre parave? Dini emra?
P. Barka: Di emra por ato nuk i jap.
Ndërsa deputeti i PBDNJ Thoma Miço tha: Di që kanë marrë para. Dijen për shifren nuk kam. Ka njerëz politikanë dhe gazetare që kanë deklaruar se kanë shifren e plotë të financimit të PD nga «Nea Demokracia» në përketin e luftës kundër komunizmit.
(vijon në faqen 2)
Nëse ndodheni në spital...
Fati më ra që një natë nga plazhi i Durrësit, pas shumë përpjekjesh të përfundoj në urgjencën e spitalit të Durrësit. Nuk po zgjasem por nëse do t’ju duhet analgjinë, shiringë për gjilpërë, ultrakorten a ndonjë medikament tjetër, merrrni ato me vete që të mos detyroheni të bridheni në farmaci të qytetit për t’i blerë, siç më ndodhi mua në orën 23 të asaj nate, pasi urgjenca ishte bosh.
Telash(et) e një firme
TIRANË
Katër metra nga muri i pallatit na llogaritur trotuarin po ndërtohet një garazh makine. Garazhi ndërtohet si pas një gent-plani që, siç thuhet, është miratuar dhe firmosur nga z. Sali Kelmendi. Dera e garazhit përplas në plasen në ballkonin e katit të parë të apartamentit nr. 93 të shkallës 6 të pallatit 45-1, rruga Grigor Heba. Ajo pengon rrugën e makinave që u shërbejnë banorëve për nevojat dhe hallet e tyre, pengon hyrjen e makinës së komunales për të marrë mbeturinat, pa llogaritur ndonjë rast sëmundje të banorëve.
(vijon në faqen 2)
Nuk respektohet statusi i invalidëve të luftës
Ligji për statusin e invalidëve të luftës antifashiste nacionalçlirimtare (nr. 7663, dt. 20.1.1993) parashikon kurimin e tyre dhe marrjen e ilaçeve falas, udhëtimin falas me mjetet e komunikacionit qytetës dhe me gjysm bilete për udhëtime ndërqytetëse. Siç na thanë disa invalidë të Luftës në qytetin e Elbasanit, udhëtimi falas dhe atë me gjysëm bilete nga Elbasani për në qytetet e tjera, nuk e gëzojnë. Kjo ndodh sepse drejtuesit e automjeteve në Elbasan ndryshojnë nga ata të rretheve fqinje të Librazhdit, Gramshit etj., pra shoferët e autobusëve shtetërore e private, madje dhe faturatorët e trenit u kërkojnë atyre vlerën e plotë të biletës (!) ndërkohë që në ligjin e përmendur shkruhet qartë se invalidëve nuk duhet t’u kërkohet bileta me vlerë të plotë.
Invalidët janë ankuar, por më kot. Bashkia e Elbasanit ende nuk ka mundur të gjejë kohë dhe të merret me këtë shqetësim. Më saktë ajo lejon të shkelet një ligj, një e drejtë që duhet ta gëzojnë invalidët e luftës.
Vazhdon në ditën e shtatë
Dëshmohen para Gjykatës financime
TELEGRAFISHT...
- Sekretari amerikan i biljetit Kril - Deputeti P. Miço, në një deklaratë, 36-vjeçari nga Elbasani A. Bezhani.
* * *
- Përseri në Elbasan A. Bezhani.
* * *
- Në 19 gusht pakti i NATO-s i dha lamtumirën e fundit Sekretarit të Përgjithshëm të saj Wernerit duke lënë kandidatin më të mundshëm të këtij posti Stoltenberg dhe Amato.
* * *
- Doktor Ibrahim Rugova priti këto ditë Metju Palmer, sekretar i tretë i ambasadës amerikane në Beograd dhe parashtroni atij se zgjedhja më optimale e çështjes së Kosovës është Kosova e pavarur dhe neutrale.
* * *
- 6 banditë të maskuar të armatosur grabitën në Tiranë 36 milionë lekë në një pikë karburanti pasi kanë arritur natën rojet e hapur kasafortën.
* * *
- Për 6 muaj numri i të aksidentuarve në Tiranë nga aksidentet automobilistike arriti në 390.
* * *
- Federata Sindikale e Transportit pranohen Anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Transportit.
- Një gjykatë e Peshkopisë u përkujdesuan 50 vjetori i krijimit të brigadës së 18-të Sulmuese dhe shërmit të saj.
- Në Kryesinë e Kuvendit Popullor depozituan kërkesa për thirrjen urgent të parlamentit shqiptar.
- Pas katër vjetësh arratisje nga burgu e kërkuar arrestohet në Durrës.
- Përsëri të ndaluar për kultivim bimësh narkotike. Janë Hysen e N. Coci nga Lapanxhë e Berat.
* * *
- Në prag të viti të ri shkollor për seminim shqip në Kosovë janë siguruar 1 milion marka.
* * *
- Zvicra i dha Shqipërisë 14.5 milion franga për blerjen e energjisë elektrike.
- Një 10 vjeçar nga Elbasani I rrëmbyer për t’i përdorur si lypës në Greqi sinjalizon për një plagë tjetër të rëndë që po i shtohet asaj të rrëmbimit të fëmijëve e vajzave.
- Në një thirrje drejtuar komuniteteve fetare, qeverisë dhe parlamentit, përfaqësues të shoqatave në Shqipëri kërkojnë që Framo Hida bën thirrje: «Të gjithë kundër abortit».
- Deputeti P. Miço, në një deklaratë, bëri të ditur se të emëruar punonjës të policisë e kanë fyer e kërcënuar pas ndërhyrjes së tij për të garuar arsye të ndalimit të nënkryetarit të kësaj partie për Gjirokastrën.