26/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 gusht 1994

Çështja NANO gjithnjë në qendër të vëmendjes

Intervistë me zotin NAMIK DOKLE nënkryetar i Partisë Socialiste Pyetje: Në një intervistë në gazetën «Koha Jonë», përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës Lisien Bashkurti, tha se «Çështja Nano» në Këshillin e Europës ka ardhur gjithnjë duke rënë etj, etj. E keni lexuar? Përgjigje: Po e kam lexuar. Pyetje: Cili është opinioni juaj për këtë deklaratë? Përgjigje: Do të thoja diçka më gjerë për këtë intervistën; për ponimin që Shqipëria nuk pranohet në Këshillin e Europës pa Kushtetutë. Është një pohim i hidhur, por i saktë. Kur e them unë këtë, me quajnë destruktiv, kur e thotë Lordi Finsberg i thonë «pse na vë kushte të veçanta», kur e thotë kryetari e parlamentit gjerman, presidenti ynë nuk i bën nderin për ta shoqëruar në parlament, siç ka bërë me të gjithë ata që kanë folur në këtë tribune të lartë. të shtetit dhe kur vijnë në Shqipëri për këtë çështje edhe kryetari i Komitetit të ministrave edhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës: a tjetër që gjithë politikanët tanë, e kor; thonë: «Shqipëria shumë shpejt do të ketë Kushtetutën e re!» Sikur të kishin dëgjuar që para një viti opozitën destruktive — tani do ishim më ballëhapur para Këshillit të Europës. Pyetje: Po kur e thotë Lisieni? Përgjigje: Mos don të thuash se kjo është arsyeja që Lisieni e sollën në Shqipëri dhe e zëvendësuan? Nuk besoj? Nuk besoj, sidoqoftë nuk është faj i Lisienit që nuk mbushi mendjen Këshillit të Europës të na pranojë pa Kushtetutë. Pyetje: Po për «çështjen Nano»? Përgjigje: Ju thashë që Lisienin e kanë transferuar në Shqipëri dhe ka filluar të humbasë ndjeshmërinë ndaj zhvillimeve në Strasburg. P.sh. ai nuk ishte atje herën e fundit, kur delegacioni bëri takim me komisionin e Lordit Finsberg. Tre pyetje të posaçme ishin për «Çështjen Nano». Madje njëra prej tyre është formuluar kështu: «A mund të rishikohet gjykimi i zotit Nano në rast se do të miratohet Kodi i Ri Penal?». Relatorët, të pakënaqur nga përgjigjja e zotit Meksi për këtë pyetje, i kërkuan mendim zotit Selami. Ai i quajti anëtarët e komisionit kur tha: «opinioni ynë është opinioni i qeverisë, prandaj, edhe s’kemi kthyer përgjigje». Dhe po kujtoj se nga 5 anëtarët e Komisionit të Posacëm për Shqipërinë, vetëm njëri është i majtë. Në Europë të drejtat e njeriut dhe të deputetëve nuk kanë standarde të veçanta për të djathtët e të majtët.

KUSHTETUTA NË REND TË DITËS

Ç’thonë partitë politike? EDUART SELAMI, Kryetar i Partisë Demokratike: «PD DO TA BËJË SHQIPËRINË ME KUSHTETUTË» «Kushtetuta është pika e parë e programit politik të PD-së. Partia Demokratike ka qenë dhe është e obliguar për hartimin dhe aprovimin e kushtetutës së re. Sepse nuk mund të ketë një shtet të ri demokratik pa një kushtetutë të re (atë demokratike). PD e ka marrë këtë angazhim përpara elektoratit shqiptar, e ka sanksionuar në programin e saj dhe do ta realizojë atë, do ta bëjë Shqipërinë me kushtetutë. Përkohësisht ne kemi një paketë ligjesh kushtetuese të cilat mundësojnë më së miri funksionimin e shtetit ligjor. Forca opozitare parlamentare kërkojnë të shtyrëzohen çështjen e kushtetutës për interesa ngushta partiake (Vijon në faqen 2) SKËNDER GJINUSHI, Kryetar i Partisë Socialdemokrate: «ASAMBLEJA KUSHTETUESE ËSHTË I HUMBUR KOHË» «Ardhja e kushtetutës është një domosdoshmëri, është tepër e vonuar. Arsyet tashmë dihen nga të gjithë, mungesë konsensusi dhe përpjekje për të krijuar një mazhorancë mekanike. Qoftë për ardhjen, qoftë për mënyrën e miratimit, qoftë për përmbajtjen; të tëra këto kanë një përpjekje, një emërues të përbashkët; një organ i vetëm kompetent që disponon të drejtat kushtetuese, (ose më saktë ligjore, sepse nuk kemi ende një kushtetutë) për të miratuar kushtetutën ose për të miratuar mënyrën e miratimit të saj, është vetëm parlamenti, Partitë sigurisht janë ndihmëse, sepse parlamenti përbëhet nga përfaqësues- (Vijon në faqen 2)

IDAJET BEQIRI, Kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar:

«ASAMBLE KUSHTETUESE TË ZGJEDHIUR NGA POPULLI» rjetësojë sundimin e klikës së tij. PD-ja e humbi pushtetin legjitim brenda 3 muajve nga dita e marrjes. Kushtet për të krijuar e miratuar në kushtetutë PD-iste u prishën. Forcat politike, intelektuale, juridike dhe populli shqiptar kërkojnë një Kushtetutë për të ardhmen e Shqipërisë. Shkuarja në parlament për miratim e një kushtetute të tillë është vdekja për «kushtetutën PD-iste». Parlamenti shqiptar pas 26 korrikut 1992 është i shabtuar me paterica. Ai aktualisht është një gjëthe blej në vjeshtë, e cila është këputur prej degës, qëndron ende e ngjitur me «vinovil». Me shuarjen e kushtetutës në parlament kjo gjëthe-bjë përfundimisht pasi edhe ngjitja nuk mban më. Për PD-istët janë më të shenjta kolltukët se interesat e kombit. Për rrijedhojë, u sakrifikua hyrja e Shqipërisë në Këshillin e Europës këtu e një vit më parë, vetëm për të mos lëshuar pushtetin, pasi pa kushtetutë nuk mund të pranohemi në këtë organizëm të lartë. Në se kushtetuta brenda vjeshtës (Vijon në faqen 2)

Rritet numuri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike

Numëri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike nëpërmjet bashkisë së qytetit të Peshkopisë nga korriku i vitit të kaluar në korrikun e këtij viti është rritur nga 307 në 775. Në raport me këtë është rritur edhe fondi i ndihmës ekonomike. Në korrik të vitit të kaluar për 307 familjet e këtij akorduar 986 mijë lekë ndërsa në qershor të këtij viti për të 775 familjet është akorduar 2.058.700 lekë. Ndihma ekonomike që marrin të 775 familjet e një qyteti prej rreth 72 mijë banorësh, ndihmë shprejhe e minimumit absolut të jetesës, është tregues më i qartë i varfërisë dhe pasigurisë së një qyteti. Banorët e Peshkopisë që jetesën e tyre e kanë të bazuar mbi ndërmarrjet prodhuese të qytetit e në veçanti në ndërmarrjet e sistemit të industrisë ushqimore, ndërmarrje prodhimi industrial i të cilave llogariteshin sa gjysma e mineraleve së kromit; në ndërmarrjen e prodhimeve të ndryshme të artifiste parku në mallrave, NB: NG, NN, SMT, oficina mekanike etj, ndërmarrje të cilat aktualisht ose janë shuar ose janë të shuajre e sipër, mbetur në të kaluar rrugët, po u drejtohen gjithnjë e më masivisht zyrave të ndihmës ekonomike. Duke përjashtuar veprimtarinë tregtare të kiosakave e të ndonjëlloj çrimbi privat gjatë këtij viti nuk është hapur asnjë veprimtari prodhuese me peshë që të tërheqë masën e qytetarëve të papunë që mbulon gjatë gjithë ditës rrugët e qytetit. Është krejtësisht e pakuptueshme që ndërmarrje të tilla me peshë në tregjen e fuqisë punëtore gjatë periudhës së verës si fabrika e konservimit të frutave dhe perimeve, fabrika e pijeve alkoolike etj., i kanë mbyllur dyert dhe e kanë pezulluar tërësisht veprimtarinë e tyre prodhuese, duke zhvilluar kështu edhe prodhimin e frutave të freskëta dhe rënda. Ato vazhdojnë të ekzistojnë si ndërmarrje nëpërmjet administratave të tyre. Për privatizim e për rifillim të veprimtarisë prodhuese të këtyre ndërmarrjeve nuk bëhet fjalë. A. ASHIKU

Në sekretaritë e prokurorive nuk është dorëzuar kallëzim nga deputeti Hajdari!!

Tiranë 24 orë pas mbledhjes së Aktivit Ko-mëtar të PD-së, ku nga diskutantët u kërkua të mbahej qëndrimin ndaj veprimeve të fundit të z. Hajdari, si kundërpërgjigje kërkon të mbetet për-sëri në qendër të debatit. Klima politike para dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit në të vërtetë ka qenë e tensionuar e breng-dëse, ja patur edhe vra-sje, që autoresia e të cilave ende nuk është zbuluar. Aludimi që bën në shkrimin e vetë

Kërkohet të nxirren jashtë ligjit Partia e Ballit Kombëtar dhe Legaliteti

Është Kryesia e Komitetit Kombë-tar të Veteranëve të luftës Antifa-shiste Nacionalçlirimtare përfaqësuar nga kryetari Pirro Dodbiba; e cila nëpërmjet një kërkese drejtuar Presi-dentit dhe organeve të drejtësisë, kërkon të nxirret jashtë ligjit Partia e Ballit dhe e Legalitetit. Kjo është tatarë të teror dhe shpastrimi kundër forcave të rezistencës antifashiste. Janë këto asyet e kësaj kërkese. Po kështu kjo organizatë e drejtohet edhe Gjykatës së Kasacionit ku kërkohet de-noncimi dhe vërtetimi i bashkëpunë-tre të fashizmit, pasi janë vërtetuar shkelje të rënda. Sipas këtyre Në kërkesën e tyre ata vënë në dukje faktin se këto dy parti ndrysnë nga programet e paraqitura në fillim në Ministrinë e Drejtësisë, me veprimtarinë dhe shtypin e tyre e kanë vënë në veten gjithnjë e më hapur në funksion të qëllimeve të tyre revanshiste-fashiste. Po kështu në bazë të dispozitave Juridike të Aleatëve të vitit 1946 «Mbi statusin e çdo Nurebërgut» Kriminelë luftë janë cilësuar jo vetëm kolaboracionistët e drejtpërdrejtë, por edhe organizata tradhtare që kanë marrë pjesë në luftën e shuarjes e sipër, mbetur në të kaluar. Sipas këtyre ligjeve nuk përfitojnë pafajësinë ata që vërtetohen nga gjykata e kasacionit si bashkëpunëtorë me pushtuesit dhe nuk përfitojnë në kthimin në kompetencë pronë bashkëpunëtorët nazifashistëve për pronat e vena gjë t’i okupacioni pas çlirimit si të «Ilirvej gjyqit» së Kasacionit. Kjo Organizata në gazetën e saj ka denoncuar edhe emrat e bashkëpunëtorëve nazifashistë të dënuar nga gjyqi special i 1945 dhe më shumë se 58 vetë. A. BISHA

Vazhdon kthimi i refugjatëve nga Greqia

Kapshticë Vazhdon kthimi i refugjatëve nga Greqia Nuk është vetëm pika doganore e Kapshticës ajo që ndjen me tërë peshën e saj tronditëse mbylljen ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Greqisë. Nëpërmjet e PTT-së së Korçës ka lëvizje njerëzish më shumë se zakon, ka shpeshtësime e kërkesa të vazhdueshme për të komunikuar me qytetarë e ndryshme të Greqisë. Dhe kjo është e kuptueshme po të kesh parasysh se rreth 7-8 mijë të banorë në qytetin e Korçës prej kohësh janë të vendosur me punë vetë ose së bashku me familjet e tyre në qytetet e ndryshme të Greqisë. Sapo dikush del nga galina telefonike, me dhjetra të tjerë e rrethojnë dhe e pyesin, interesohen sesi është gjendja atje. Dhe pothuajse përgjigja e të gjithëve është e njëjtë: keq, keq, keq. (Vijon në faqen 4)

Anullohet për të dytën herë gjyqi i kontrabandës së karburanteve

Shkodër Anullohet për të dytën herë gjyqi i kontrabandës së karburanteve Pas anulimit më datën 15 gusht të gjyqit ndaj 6 shoferëve dhe zëvendës komandantit të postës kufitare të Muriqanit, të akuzuar për kontrabandë karburantesh që caktuar dita e dëgjueshme për zhvillimin e këtij gjyqi. Të akuzuarit u sollën nga komisariati i policisë në orën 9 në sallën e gjyqit dhe pritën deri në orën 11. Në këtë orë u komunikua se gjyqi anullohet përsëri, pasi nuk ka ardhur gjyqtari që është i ngarkuar të gjykojë këtë çështje. Se cila është arsyeja e mosparaqitjes së gjyqtarit nuk u bë e ditur. Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë rast ishte reagimi i të afërmve të pandehurve, që kishin ardhur për të ndjekur gjyqin. Po sorollatemi si pa gjë, e kanë thonin ata; — Vijmë nga Elbasani e Fieri me gjithë shpenzime në Shkodër, me shpresë që t’u jepet një rrugë njerëzve tanë të arrestuar tash katër muaj. Mirëpo përsëri zvarritje: përsëri sorollatje. Mos vallë dikush po mendon se si t’i bëjë këta kokë turku?! MUSA KËRTULAJ

Pesë fëmijë viktimë të një bombe

Në Bubës të Përmetit më datën 23.8.94 pesë fëmijë bien viktimë duke luajtur me një bombë, kuja lufte Italo-Greke Festim Xhanaj 13 vjeç dhe vdekjen e menjëhershme. Në Bubës të Përmetit më datën 23.8.94 pesë fëmijë bien viktimë duke luajtur me një bombë, kuja lufte Italo-Greke Festim Xhanaj 13 vjeç gjen vdekjen e menjëhershme. Tre të tjerë në moshën 5-10 vjeç, çohen në spitalin e Përmetit, ku dy prej tyre janë në gjendje tepër të rëndë. Nuk dihet fati i një shtatëvjeçari tjetër që ka mbetur në Bubës. LLAZI PRILLO

Nuk është dorëzuar - Kallëzimi nga deputeti Hajdari!!!

24 orë pas mbledhjes së Aktivitet Kombëtarë të PD-së, ku nga diskutante u kërkua të mbahen qëndrime ndaj veprimeve të fundit të z. Hajdari, si kundërpërgjigje kërkon të mbetet pjesë e tij në qendër të debatit. 24 orë pas mbledhjes së Aktivitet Kombëtarë të PD-së, ku nga diskutante u kërkua të mbahen qëndrime të mbetet pjesë e tij në qendër të debatit. «Jam i gatshëm të nënshkrothem plotësisht dhe në çdo moment drejtësisë» — drejtoi ai Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës z. Alush Dragoj. Bëhet fjalë për një akuzë që gazeta e Partisë Demokratike RD ka bërë ndaj deputetit Hajdari, e që ky i fundit e quan një akuzë terroriste. Në një shkrim të 19 gushtit pa autorë thuhet: «Deputeti Hajdari i përfolur nga shtypi dhe zëri të tij për problemin e vrasjeve para dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit...». Akuza është e rëndë dhe duhet parë komplekse, pa harruar jo vetëm veprimtarinë e zotit Hajdari, pa harruar lidhjet e tij të ngushta me instancat e larta të shtetit, po kështu dhe raportet e brendshme që ai ka me disa nga drejtuesit aktualë të PD-së. 3c. marsit në vetë të vendit ka qenë e tensionuar e brenda saj ka patur edhe vrasje, që autorësia në shkrimin e vetë RD është tepër keqdashës dhe i rëndë, duke mos cenuar vetëm Azemin, por edhe ata me të cilët bashkëpunoi dhe luftoi z. Hajdari në atë periudhë tranzicioni. Duke parë heshtje nga organet zyrtare për këtë çështje deputeti Hajdari i njehësoshtë edhe Kryetari i 1 Komisionit të Mbrojtjes Rendit dhe SHIK-ut kërkoi ndjekjen penale të artikullshkruesit. Të interesuar pranë sekretarëve të Prokurorisë së rrethit Tiranë dhe në atë të Prokurorisë së Përgjithshme muarëm se nuk është dorëzuar asnjë kallëzim për ndjekje penale nga ana e zotit Hajdari. Sikogjotë të pres;m, nëse «inatit» i z. Hajdari do të shkojë deri në fund, apo do të bëjë rrugës... A. M.

Pa rolin e Shqipërisë nuk do të mundej realizimi i embargos - deklaron Sekretari i Përgjithshëm i BEP-it

Dje mbasdite Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian Përëndimor (BEP) Van Eekelen dhe Ambasadori i BEP-it për Shqipërinë e Maqedonisë z. Pallands që ndodhen në vendin tonë organizuan një takim me përfaqësues të organeve të shtypit. Kemi ardhur me ftesë të qeverisë shqiptare dhe duke marrë fjalën Sekretari i Përgjithshëm i BEP-it, kemi takuar personalitetet e larta të vendit tuaj dhe kemi konstatuar se Shqipëria ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm në Balkan. Më pas duke folur për institucionin e BEP-it ai theksoi se është nga më të vjetrit në Evropë; i krijuar që në vitin 1948. Integrimin evropian filloi me bashkëpunim ekonomik; në vitet ’70 u zgjerua me probleme politike dhe sot në vitet 90 me nënshkrimin e Traktatit të Maastrich synon që vendet e BEP-it të kenë edhe një politikë të përbashkët sigurimi. Organizmi ynë ka një bashkëpunim të ngushtë edhe me (Vijon në faqen 4)

TELEGRAFISHT...

- Dhjetëra mijë refugjatë boshnjakë shkruan këto ditë në territorin kroat që nisën të largohen duke u ngjitur në rreth 40 mijë persona e të larguar në nga Dihja panë se tij. *** - Ministri i Jashtëm i Maqedonisë profesor Vaso Gjorgjiev pranë autoriteteve të Athinës për shkelje të hapësirës ajrore nga një avion grek në territorin maqedonas, 500 metra e 7 kilometra në thellësi të territorit të këtij vendi. *** - Në simpoziumin ndërkombëtar për problemet e koreografisë zhvilluar më 9-18 gusht në Poloni, Ramazan Bogdani, që përfaqëson vendin tonë, mbajti kumtesën «Vallet dhe praktikat rituale shqiptare». *** - Konsiderohet pa perspektivë e pa mundësi ristrukturimi e për rrjedhojë mbyllet uzina 25 vjeçare e sodës në Vlorë. *** - Një fond rreth 11 milion dollarësh vjet në shërbim të zgjerimit e asfaltimit të rrugës kryesore të Shijakut gjatësinë 1,8 km. *** - Alarm i dhënë për ndotjen e ujërave të Osumit në Berat kërcënet një alarm për shfaqjen e të infektuarve të parë me zgjehe prej tyre; të cilët tani kanë përfunduar në spital. *** - Doli nga shtypi botimi i ri i «Dho...», në tregun e Republikës së Shqipërisë. *** - Shqipërisë «Direktoria e tregtare shqiptare». *** - Një fitore politike për presidentin Klinton: Pas dhjetë vjetësh dështimi, në meshe e teles, më 235 vota pro e 195 kundër Kongresit amerikan miratoi ligjin antikrim të paraqitur prej tij. *** - Kolona franceze përqëndruese e Kombeve të Bashkuara pa një bulldozer shqiptar. *** - Shpërthimit urban në Tiranë ju shtuan edhe 25 autobuzë IVECO të ardhur nëpërmjet programit të PHARE për transportin e udhëtarëve. *** - 100 shqiptarë klandestinë, midis 61 e 10 gra e vajza u kapën nga karabinieria e u riatdhesuan nga Otranto ditët e fundit. *** - Vazhdon kriza në Algjer. Integralistët u vunë zjarrin 400 ndërtesave shkollore. *** - Më në fund midis qeverisë dhe pesë partive të opozitës fillon dialogu. *** - Midis të kthyerve nga Greqia këtë javë janë edhe 46 të quajtura «vajza të lokaleve» që u sollën në Kakavijë nga policia greke me një autobuz të posaçëm. *** - Që prej dy javësh banorët e lagjes «Kodër» të Sarandës janë mbyllur.

KREMTONIET 52 VJETORI I DALJES SË NUMRIT TË PARË TË «ZËRIT TË POPULLIT»

Dje në redaksinë e gazetës «Zëri i popullit» në një ceremoni modeste u përkujtua 25 gushti i vitit 1942, dita kur doli numuri i parë i kësaj gazete. Në ceremoni u theksua se «Zëri i popullit» si zëdhënës i luftës antifashiste nacionalçlirimtare, luajti një rol parësor në luftën kundër pushtuesve të huaj nazifashistë dhe tradhtarëve të vendit dhe në ngritjen e ndjenjave kombëtare të popullit. «Zëri i popullit» është pjesë e traditës kombëtare dhe është e vetmja gazetë shqiptare që ka gazetarë, shpërndarës shtypi dhe punonjës teknikë dëshmorë të atdheut. Sot «Zëri i popullit» në vazhdim të traditave më të mira të tij shpallos alternativën për një Shqipëri të fortë, të pavarur, për dinjitet kombëtar dhe të drejta njerëzore. Përndaj «Zëri i popullit» ka lexues më tepër se të gjithë dhe është gazeta më e madhe në vend. Në mbremje për pjesëmarrësit në ceremoni u dha një pritje. Korresp. i «Zërit të popullit»