28/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 gusht 1994

SOCIALISTËT KËRKOJNË TRYEZËN E PARTIVE, SHTETI U VERSUL INKUIZICIONIN TELEVIZIV

SOCIALISTËT KANË MBI GJITHÇKA INTERESAT E SHQIPËRISË

Për dy ditë me radhë televizioni i «depolitizuar» transmetoi një skenar politik të përgatitur nga ata që synojnë përçarjen e Shqipërisë dhe nxjerrjen e saj në anë. Asnjë nga politikanët të cilët u bënë objekt sulmi e denigrimi nga televizioni nuk kanë ndonjë post shtetëror që të mund të nënshtrojnë marrëveshje për baza ushtarake, për të shitur këtë apo atë pjesë të Shqipërisë. Të tjerë njerëz kanë edhe mundësitë, rrugët e ndihmat përkatëse për të kryer një veprimtari të tillë antishqiptare e antikombëtare. Situata në Ballkan pa përjashtim në Shqipëri dhe duan të çaktojnë, «desisa» jashtë Shqipërisë synojnë destabilizimin, përçarje, copëtim, konfuzion; janë bërë të caktuara që dëmtojnë, të mbajnë me çdo kusht Partinë Demokratike dhe krahun e saj, duke i vënë në dorë flamurin e «patriotizmit». Tani që situata në Shqipëri po shkon drejt zgjedhjeve, përkrahësit e forcave dhe klaneve të caktuara të së djathtës mbrojtës të korrupsionit qeveritar, krimit e dhunës, po përpiqen me ngutje të mbrojnë ç’mund të mbrojnë. Partia Socialiste ka qenë e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj, në mbrojtjen e çështjes kombëtare e të sovranitetit të Shqipërisë. Alternativat e saj politike ekonomike e sociale janë realiste, të argumentuara e bindëse. Roli dhe autoriteti i saj ka ardhur në rritje. Në këtë drejtim kanë ndihmuar edhe dëshmitë e politikës së qeverisë të Partisë Demokratike: rritja e varfërisë, papunësisë e pasigurisë, shkallëzimi i dhunës dhe shkeljes së lirive e të drejtave të njeriut. Në këto situata klanet e PD-së po përpiqen të mbahen pas kartës së «patriotizmit». Por portreti i tyre, i njohur mirë nga shqiptarët, nuk mundet të mbajë këtë flamur. Edhe ato opinione të mbledhura me kujdes e të servirura nga servilë politikë, nuk mund të ndihmojnë dot, ata që duan të mbulojnë krimin, diktaturën dhe korrupsionin. Ata nuk shprehin opinionin publik të Shqipërisë, opinionin shëndoshë. Në këto situata kërkohet gjykim, kërkohet arsyetim i shëndoshë për të kuptuar lojën që po luhet, këtë tupanë që shpërndahet dhe për të penguar duart e zeza që po luajnë me Shqipërinë dhe sovranitetin e saj. Socialistët shqiptarë janë të vendosur në mbrojtjen e Shqipërisë; të lirisë e të sovranitetit të saj.

Televizion apo inkuizicion?!

Intervistë me nënkryetarin e PS, Namik Dokle Pyetje: I keni parë emisionet televizive kundër disa politikanëve të opozitës? Përgjigje: Për fat të mirë nuk i kam parë se lagja ku banoj unë nuk kishte drita, por diçka më kanë thënë njerëzit. Dhe siç më kanë treguar ata, ishte një emision i frymëzuar si prej një prokurori që shan, skualifikon, akuzon, dënon, përgatit paragjykime. Emision i denjë për një skuth televiziv që gjysmën e jetës e ka kaluar vetëm me një kënaqësi: një mëngjes duke lexuar gazetën në WC, Enver Hoxha kishte pëlqyer një shkrim të tij për patriotizmin. I ka mbetur gjysma tjetër e jetës, të shkretit! Nuk i del nieli për bukë. Ky nuk është televizion, por inkuizicion mesjetar. Përse nuk vjen të marrë opinionet tona. Përse merr fraza të shkëputura nga konteksti dhe i përdredh si t’ia ketë qejfi në buzët e Vjollca Vokshit? Televizioni vuan nga kompleksi i inferioritetit dhe nuk guxon të ballafaqohet me politikanët e opozitës. Ai nuk pati guxim të citojë as fjalët e mia në Vig të Mirditës, as ato në gazetën «Koha Jonë», as ato në BBC dhe madje as ato të thëna në TV grek. Pyetje: Çfarë i keni thënë TV grek? Përgjigje: E kam botuar në «Koha Jonë» pikë për pikë përgjigjen dhe përgënjeshtrimin. Po gjyqin e pesë minoritarëve grekë dhe acarimin e klimës mes dy vendeve fqinje, si i komenton Dokle? A shikon paralelizëm midis gjyqit të Nanos dhe këtij të fundit?, ishte pyetja. Ja dhe përgjigjja: «Nuk mund të bëhet asnjë paralelizëm. Gjyqi i Nanos është një gjyq politik, sepse Nano ishte dhe është duke u gjykuar shtetasit e vet. Por e keqja është se këtij gjyqi ju dha e po i jepet një ngarkesë e madhe politike, një ngarkesë që s’ka pse të bjerë mbi minoritetin grek në Shqipëri dhe mbi shqiptarët që punojnë në Greqi të cilit filluan t’i dëbojnë. Nuk është aspak normale që minoritarët dhe shqiptarët që punojnë në Greqi të kthehen në monedhë këmbimi për politikat ndërqeveritare të ditës. Në këtë rast «politika e popullit» që në thelb ka bashkëqeverisjen, (politikanët e quajnë «dialog»), mirëkuptimin dhe fqinjësinë e mirë... Le të bëjë kush të dojë debat me mua për këto deklarime. Debat politik publik dhe jo manipulime. Pyetje: Po BBC çfarë i keni deklaruar? Përgjigje: Deklaratën e BBC e bëra në një situatë edhe më të tensionuar, kur avioni grek kishte shkelur hapësirën tonë. Po citoj të plotë fillimin e emisionit: «Shkelja e hapësirës ajrore të Shqipërisë nga një avion grek i nisur nga ishulli i Korfuzit si dhe hedhja e fletushkave ku bëhej thirrje për përmbysjen e rendit ekzistues në Shqipëri për presidentin Berisha, përbën një provokacion të rëndë e një hap të turpshëm të paramenduar e të organizuar madje në adoptim të metodave të luftës së ftohtë nga Greqia kundër Shqipërisë. Si dhe vlerësojnë partitë kryesore shqiptare këtë incident dhe thirrjen për rrëzimin e pushtetit? Arben Manaj i seksionit të BBC që ndodhet në Tiranë njofton:» Të gjitha partitë kryesore në Shqipëri, parlamentare dhe jo parlamentare, qofshin këto të opozitës apo të koalicionit janë unanim për incidentin e fundit në marrëdhëniet greko-shqiptare. Për specialistët ky akt përbën një shkallëzim të rrezikshëm në përkeqësimin e situatës në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Nënkryetari i PS-së Namik Dokle, mendon se ky provokacion nuk ndëron as qeverinë greke e as kërkënd. Mendoj thotë zoti Dokle, se rruga e vetme për tu marrë vesh e për të zgjidhur problemet midis politi- (Vijon në faqen 3) Jonë» pikë për pikë pyetjen dhe përgjigjen. Po gyqin vendeve fqinje, si i komentoni bëhet asnjë paralelizëm. Gjyqi i Nanos ishte një gjyq politik, sepse Nano ishte dhe është kundërshtar i numër një i regjimit të sotëm, sepse Nano është për integrimin e Shqipërisë në radhë të parë në Europë, sepse Nano demaskoi qeverisjen e korrupsionit dhe të paaftë. Sepse Nano kërkoi që prona e shqiptarëve t’u jepet shqiptarëve. Çështja Nano ka qenë një çështje e politikës së brendshme dhe të jashtme shqiptare. Kurse gjyqi i pesë minoritarëve është një gjyq kundër pesë shtetasve shqiptarë të cilët kanë bërë ose s’kanë bërë faj. Çdo shtet ka të drejtë…

Të flasësh me një zë...

Vite më parë një të njohurin tim, përgjegjës në një bar të Tiranës e thirrën në hetuesi të dëshmonte se një nga orkestrantët e Bar-Lulishte në darkë vonë kishte luajtur pjesë të huaja muzikore dhe kjo gjë në atë kohë konsiderohej faj i rëndë. Kuzhinierin e shkretë e kishin mbuluar djersët. Po gjithsesi e gjeti një zgjidhje. - Mirë që unë po bëj kështu siç thoni ju; po si do t’ia bëjmë hallit që po qe se i akuzuari na ngrihet në sallën e gjyqit e më drejtohet. Ti më thua se kam luajtur pjesë të huaja muzikore. a ka mundësi të më përcëlloj tërësisht melodinë e ndonjërës? Që bëj unë, shoku hetues, unë kam zë të shurëfët si; di as një këngë të huaj. Në këtë moshë edhe shkollë të më bësh, nuk i mësoj dot. Nuk di si më erdhi në mendje fjalia e njohur e këngës të njohurit tim po më për dreq; nuk di pse më përpara se kjo ndodhi e rëndomtë më ngacmon një shumë e madhe të ditës që e kemi parë të hedhur nëpër gazetë; në deklarata partish etj. Problemi shtrohet që në Shqipëri pozhte dhe në opozitë; parti të mëdha e parti të vogla; të gjitha të mëta për çështjen kombëtare të flasin me një zë. Nuk ke ç’i thua kësaj kërkese; nuk lëviz prej. Po u bë ndryshe, atëherë në mekanizmin jo të lehtë të drejtimit të vendit ka difekt të rëndë. Shteti, partitë, propaganda dhe Të flasësh me një zë tërhequr në TV ku të thuhet se je shërbëtor i këtij e atij; se je antikombëtar etj. Të flasësh me një zë është një gjë; të flasësh me zërin e të parit të shtetit është një gjë tjetër. Pra, për çështjen kombëtare bashkë me aksesorët e saj ndihmës e madje përgjithësisht për problemet e marrëdhënieve të vendit tonë me të tjerët, fqinj e më tej, se aq; edhe një herë pra për këto çështje, do folur plotësisht me një zë. Mund të jem kategorik në këtë dhe, po kjo më duket më e drejtë. Në këtë kuptim; është krejt normale të mbështetësh «thotë minist[r]i i shtetit, ç’thotë qeveria, ministri i jashtëm e më tej, qoftë dhe më poshtë. Po ç’të bësh kur nuk ua di «modelin» Presidentit, Kryeministrit, ministrave? Kur udhëheqja e Partisë Socialiste do të më një deklaratë kolegjiale; ku, në ndër të tjera, kërkonte bashkëbisedim të gjerë; tryezë të rrumbullakët për marrëdhëniet aktuale me Greqinë, shpreh një nevojë për një qëndrim politik të vendit, po sipas saj dhe nevojë të shtetit. A pati përgjigje nga ana e shtetit për këtë kërkesë? Formalisht jo; por përgjigje pati. Përgjigjja ishte koment Special në të gjitha edicionet e lajmeve të ditës së enjte se ç’i kanë thënë televizionit grek drejtpërdrejt të dy forcave politike. Partisë Socialiste dhe asaj të Aleancës të Aleancës Demokratike. E më tej, të premten montazhi i opinioneve që të dëshmoheshin deklarimet e opozitës e më shumë saqë, të orientohen këto lloj emisionesh skandaloze dhe të paligjshme në pika delikate me akuza të rënda të njerëzve të rrugës. Ja pra përgjigja e shtetit. Ditë më parë ministri grek Papu- (Vijon në faqen 3) shëtrohet që në Shqipëri pozicë dhe- [?] pozitë; parti të mëdha e parti të vogla; të djathta e të majta për çështjen kombëtare të flasin me një zë. Nuk ka ç’u tha kësaj kërkese; nuk lëviz prej pesë. propaganda duhet të jenë për këtë janë të shqetësuar. Ndaj me të drejtë e kërkojnë. Po mënyra si e kërkojnë nuk është e njëjtë. Në propagandën zyrtare duket thënë shkoqur. Duhet folur me zërin e parë të shtetit, me zërin e partisë në pushtet: me zërin e kryeqeveritarit e deri me zërin e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme. Në të kundërtën do të organizohen deklarata; letra; re-

Greqia do të bllokojë përsëri fondet e BE-së për Shqipërinë

Zëdhënësi i qeverisë, Evangelos Venizellos, i deklaroi Rojter-it se Athina do të bllokojë paketën e ndihmës prej 15 milionë Ekush (18 milionë dollarë), kështi i parë i huasë së Bashkimit Evropian prej 35 milionë Eku, megjithëse sigurimet e dhëna në fillim të këtij muaji Shqipërisë se paratë do të jepen. «Që atëherë, pasoi fillimi i procesit gjyqësor, krahas provokacioneve të tjera të pajustifikueshme, qëndrimi grek ka ndryshuar, kjo do të thotë se nuk do të jepet asnjë ndihmë makroekonomike, tha ai. Ndërkohë, zyrtarët e Ministrisë së Rendit publik thanë se policia ka rritur shumë gjatësinë e tyre ka kapjen e mijëra emigrantëve ilegalë shqiptarë në të gjithë vendin, duke i dëbuar ata në Shqipëri nëpërmjet posteve kufitare veriore. «Rreth 20 000 janë kthyer që prej fillimit të gushtit. Kjo është një shifër shumë më e lartë nga ritmi normal», tha një zyrtar i qeverisë. Marrëdhëniet midis të dy fqinjëve ballkanikë janë ftohur që prej disa vjetësh lidhur me deklaratat e Greqisë për keqtrajtimin nga Tirana të pakicës së saj greke dhe pretendimeve të Tiranës se ve të Tiranës se Athina po nxit tendencat separatiste midis popullsisë së saj etnike greke. Venizellosi se ruajtja e kufirit është rritur duke i bërë shumë të kthehen. «Ne kemi një përmirësim të kon- [?] të t@ siderueshëm të rojës së kufirit», tha ai. Të mërkurën, burimet qeveritare thanë se kryeministri grek, Andreas Papandreu dhe presidenti Konstantin Karamanlis diskutuan forcimin e kontrollit kufitar dhe rritjen e dëbimeve. Ata thanë se ritmi i dëbimit ka të ngjarë të shpejtohet javën e ardhshme, që përkon me vendimin e gjyqit për spiunazh në Tiranë. Të pestët që po gjykohen janë anëtarë të organizatës etnike greke «Omonia», që janë arrestuar në përpjekje për vrasje së dy ushtarëve shqiptarë në një sulm kundër një gazete greke afër kufirit grek. (ROJTER)

Vazhdon kthimi i refugjatëve

Kakavijë Përseri në Kakavije në të prmen e refugjatëve shqiptarë. Tërë natën karenë shi. Njerëzit ecin matanë grumbuj grumbuj me ndjesinë e për- [?] shpejtin. Të tjerët vijnë njësh kolonë si të ngrirë. Dikta po ndodh në këto 50 metra të lidhin portën tonë me atë të fqinjit jugor. Ata që ikën e dinë më mirë këtë gjë; ata që vijnë e marrin vesh kur mbërrijnë këtu. Të parëve me siguri do t’u ketë mbetur në mendje ai filmi televiziv me skenaristë Tepelena-Vokshi që u dha në gjithë edicionet e lajmeve. Por portat janë të hapura; sido që të jetë klima në shpirtat e njerëzve. 1300 u kthyen të enjten. Televizioni dha 800. Ka të drejtë, pasi, siç na u shpreh polici i doganës nuk mund të verë dot në rresht të numërojë. Funksionimi i ndonjë ankete, do t’u jepte përgjigje të sakta pyetjeve: përse i kthejnë këta takëqe? Hysni Xha- [?], 45 vjeç; me profesion arsimtar me tre fëmijë; nga Mazhani i Pe- [?] meit, halli ekonomik e detyroi (Vijon në faqen 3)

TELEGRAFISHT...

- Numri i refugjatëve të kthyer në Greqi e ka kaluar shifrën 22 mijë. Konsullata greke në Gjirokastër vazhdon punën, por me stacion- [?] për pajisjen me viza të minoritetit. *** - U krijua shoqata e Përmirësimeve [?] e… dhe e Prodhuesve të [?] [?] të Pidanëve. Shoqata zgjedh [?] këshillin drejtues me kryetar dokto- [?] na e shkencave Adam Sallaku po- [?] dëgj në Universitetin Bujqësor të Tiranës. *** - Shkolla e mesme «11 Janari» […] Durhani, studi- [?] […] anës, me kontributin […] […] në fushën e histori- […]

TELEGRAFISHT...

- Fidel Kastro i bën presion Bill Klintonit se do dërgojë 1 milion emigrantë nga Kuba në Amerikë. *** - «Albanian Airlines» parashikohet të fillojë së fluturuari mes Shqipërisë dhe fundit të këtij muaji. *** - Breth 20 mijë refugjatë boshnjakë të Bihacit ndodhen të bllokuar midis luftrave serbe e kroate në territorin kroat. *** - Nga Drejtoria e Hekurudhave më Durrës është njoftuar se këto ditë kanë arritur drejt Shkodrës një tren me 480 mijë litra vajguri A do të shkojë kjo sasi për plotësimin e nevojave të banorëve të këtyre rretheve?

TELEGRAFISHT...

të dikujt tjetër? *** - Të premten mbërriti në Zagreb ministri i jashtëm gjerman Klaus Kinkel, i cili u takua me homologun e tij Granc dhe bisedoi me të për gjendjen në Bosnjë dhe në rajonet e Kroacisë që mbrohen prej serbëve. *** - Nga ndërmarrja e Librit Shkollor bëhet e ditur se deri tani janë shpërndarë 67 për qind e teksteve shkollore, kur kanë mbetur pa u tërhequr e shpërndarë dhe 1,5 milionë tekste të reja. *** - Vdiq papritur humoristi dhe prezantuesi shqiptar Bashkim Rada. Ai u përcoll me respekt e mirënjohje.

TELEGRAFISHT...

… nga shumë shokë, miq e art- [?] të kryeqytetit. *** - Fondi i OKB-së për fëmijërinë njofton se lufta në Bosnjë e Hercegovinë ka shkaktuar vdekjen e 16.814 fëmijëve që nga prilli i vitit 1992. *** - Në Egjipt u ekzekutuan pesë nga 14 ekstremistët e një organizate që kishin kryer më parë një atentat nga i cili u vranë disa persona dhe u plagos një ministër. *** - Kina dhe Rusia forcojnë lidhjet. Gjatë vizitës së presidentit kinez Zemin në Moskë javën e ardhshme pritet që nga të dy presidentët të nënshkruhet një paketë dokumentash.

TELEGRAFISHT...

që synon vendosjen e marrëdhënieve të plota midis këtyre fuqive të mëdha. *** - Në Shqipëri ndiqen dhe kampionati 50-të kombëtar i futbollit, sipas këtij kalendari: Besëlidhja - Partizani, Elbasani-Flamurtari, Teuta-Luçi, Tomori - Besa, Hirla (Lezhë) - Vllaznia, Shqiponja (Gjirokastër) - Albetrol. *** - Njofitmet bëjnë të ditur se në takimin e tyre të ardhshëm të 27-28 shtatorit Jelcin dhe Klinton do të diskutojnë prioritet absolut materialet bërthamore. *** - Në dhjetor 20 mijë [?]

TELEGRAFISHT...

të grabitur të enjten që kaloi në stacionin hekurudhor të Kasharit në Tiranë. Grabitsi [?] u kap nga forcat e rendit. *** - Kryeministri boshnjak Silajxhiç akuzoi Serbinë se është duke vazhduar të armatosë serbët e Bosnjës me tanke, ushtrari e materiale të tjera ushtarake. *** - Presidenti ukrainas emëroi këtë ditë diplomatin e vjetër Genadi Udovënkon ministër të jashtëm në vend të Anatoll Zlenkon. *** - Një minë me sahat e zbuluar në Korçë - shfaqje e terrorit sistematik që ushtrohet në këtë qytet. Një polic plagoset gjatë ndjekjes nga policia civile.

T’U THEMI NDAL BASHKARISHT AKTEVE TË KRIMINALITETIT

DEKLARATË Partia Socialiste e rrethit të Korçës duke ndjekur me shqetësim e përgjegjësi gjendjen e sotme sociale në qytetin tonë, me tradita të lashta e kulturë demokratike vëren se kohët e fundit në Korçë ka një shtim të theksuar të akteve të kriminalitetit, të shfaqjeve të intolerancës; të arrogancës; e rrugaçërisë; etj; që kanë sjellë si pasojë edhe plagosje e vrasjes njerëzish. Në këto kushte e ndjejmë si detyrim të rëndësishëm moral t’i bëjmë thirrje gjithë opinionit publik të qytetit të Korçës; partive politike e shoqatave; komuniteteve fetare; pushtetit lokal; organeve të rendit e të prokurorisë që të vënë në zbatim forcat e tyre për të parandaluar e shmangur të gjithë aktet e sipër përmendura që e komprometojnë rëndë imazhin e demokracisë në tërësi; dhe të zhvillimeve relativisht paqësore të demokracisë në qytetin dhe rrethin e Korçës. Besojmë se për këtë qëllim do të kemi dhe mbështetjen e banorëve të qytetit tonë si dhe të forcave të tjera politike e shoqatave, të cilat i ftojmë për të diskutuar rreth këtij problemi në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga organet përkatëse të pushtetit lokal. Kryesia e Partisë Socialiste, Korçë