MBAJTJA NË BURG E KRYETARIT TË PARTISË SOCIALISTE FATOS NANO E LARGON ÇDO DITË SHQIPËRINË NGA EVROPA
Shqipëria është e detyruar të zbatojë normat e Konventave Ndërkombëtare ku bën pjesë
NGA REZOLUTA: KËSHILLI NDËRPARLAMENTAR!
NGA REZOLUTA:
KËSHILLI NDËRPARLAMENTAR!
Shpreh shqetësimin e tij serioz për pretendimet për njëanshmëri të gjykatës lidhur me administrimin e provave, një veçanti lidhur me pretendimet për: heqjen e dokumentave të rëndësishme, shfrytëzimin nga gjykata të provave të parregullta, përdorimin e dokumentave e provave jo të plota ose të papërkthyera ndërkohë që vendimi jep një version të shtrembëruar të depozitimeve të dëshmitarëve.
Në faqen 2-3 lexoni Raportin e Unionit Ndërparlamentar
Në numrin e nesërm do të lexoni rezolutën e plotë.
Përfundoi evadimi i pesticideve nga Miloti
- Ndërkohë mbeten hapur rrugët për pasoja të mëtejshme -
Pas shumë debateve e polemikash mes shtypit dhe qeverisë sonë: më në fund në sajë të ndihmës konkrete të qeverisë gjermane: dje përfundoi evadimi i pesticideve nga Miloti. Realizuesit e këtij operacioni janë një ekip i specialistëve gjermanë si dhe një skuadër ushtarësh tanë: të cilët për mbi 10 ditë me radhë punuan me këmbëngulje dhe përfundimisht bënë të mundur realizimin e kësaj detyre ku prej andej ekipi u nis së bashku me të gjitha mjetet e punës për të vazhduar detyrën në Bajzë të Shkodrës.
Ekipi i specialistëve gjermanë me drejtues zotin Thomas Hauthal si dhe skuadra e ushtarëve; efektiv i repartit special të kimisë me drejtuesin shtarakun Yllson Stena; meritonin të përgëzohen. Edhe qytetarët banorë të Milotit thuajse u çliruan nga ankthi, të cilët i kishte mbërthyer prej kohësh tek bashkëjetonin me këto lëndë helmuese lejet të rrezikshme për jetën e tyre.
Përfundoi largimi i pesticideve; ndërkohë që kanë mbetur hapur rrugët për pasoja të mëtejshme. Është bërë vetëm dizinfektim; sipërfaqes për magazinë dhe të ambientëve përreth Po më tej? Një sasi lëngjesh kanë depërtuar në thellësi të tokës qoftë nga çarjet e dyshueshme për magazinës, ashtu dhe nga rrjedhjet në atë në sipërfaqe duke u përhapur nëpër ambientet jashtë magazinës. Pra një sasi lëngjesh ka gjetur strehë në tokë e ato rrojnë akoma gjallë. Duke argumentuar nëpërmjet panjohësit të specialistëve tërësisht edhe një herë vëmendjen se duhet kryer gjegjësimi i tyre në një nga mënyrat më të përshtatshme. Kemi theksuar gjithashtu se duhen bërë analiza konkrete qoftë në ambientët ashtu dhe të njerëzve. Mos harrujmë se sipas argumentimeve shkencore ka pesticide që rrojnë sjër në 20 vjet.
Asnjë masë konkrete nuk është marrë gjer tani. Këto sinjalizime kanë rënë në vesh të shurdhër, megjithëse këto probleme nuk janë të panjohura nga ata. Po përse vallë heshtet. Apo me vetëdije lihen hapur rrugët për pasoja të mëtejshme? Sa nuk është vonë duhet të merren masa të menjëhershme.
Si përfundim duam të kujtojmë shprehjen e një specialisti gjerman kohë më parë në Milot: i cili tha: “Po t’i dinë banorët e Milotit pasojat negative të pesticideve; ata i lënë banesat e marrin arratinë.”
BEKTASH ZENELI
TELEGRAFISHT..
• Mjekët e madhë; ansjë rast apo dyshim që shtazë të kenë... Organet e ushqimit lokal marrin masa paraprake. Problemi gjendet jo e mirë ... bakterologjik ... në këtë rreth.
• Sarandë: ... mbrojtja e mjedisit ... zonës ... projekt ... ndërtimi ... objek... në ...
• 20 mijë dollarë kredi nga Fondi ... për bujqësi. ...
TELEGRAFISHT...
• ... familje dhe brenda 3 vjetëve edhe spitalin e këtij qyteti të dyshuar për ... kolera kanë dalë në gjendje të mirë; ndërkohë kurorohen ... 44 të tjerë.
* *
- Nga gjykata e Tiranës; është ... Omonia... Unime ka shkruar në Gjykatën e Apelit. Të 5 shtetasit shqiptarë ... greke do të gjykohen ...
* * *
- Për heqjes së imunitetit nga parlamenti deputeti Arben Lika ... arrestuar për në burgun e Tiranës ... ndodhet në ... për ... kundërbandës së cigareve.
TELEGRAFISHT...
* * *
- Në Gjirokastër në shembull ... 3300 automjete. Në këtë trafik të denduar në tre muaj ... janë regjistruar vetëm ... aksident.
* * *
- Në Elbasan; Patrulla e policisë ... një ... operacion kundër një grupi ... të ... Tre policët e patrullës ...
TELEGRAFISHT...
* * *
- Më 25 shtator Shqipëria në «Domenica In»; Puntata e parë e spektaklit të madh të RAI-t «Domenica In» do të transmetohet e tij të slav... të hënën me një emision për Shqipërinë.
* * *
- Nga Guci e Re-Shkodër: Në një ... 4 të plagosur në ... me armë. Thuhet se të plagosurit janë jashtë rrezikut.
* * *
- Klinika Stomatologjike Universitare para përikëpytjes; «Do të ekzistojë apo do të kalojë në pronësi të Komunitetit Musliman Shqiptar? ... vazhdon kërkesat e këmbënguljen ...»
TELEGRAFISHT...
* * *
- 8 muaj pas privatizimit të ndërmarrjes së përpunim-durit në Kavajë; doc punët... nga 3n gjishtja pa punë. Ata pretendonin se nuk ka ... marrë sipas ligjit ab 20 për qindëshin e vlerës së objektit.
* * *
- Universiteti «Luigj Gurakuqi»-Shkodër dhe ai i Bolonjës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për kualifikim pedagogësh; dokumentacion; literaturë shkencore etj.
- Avokatët e kryeqytetit në mbledhjen e tyre të parë gjodhën përfaqësuesit për Dhomën kombëtare të ...
TELEGRAFISHT...
Tiranën u zgjodh z. M. Haxhia.
- Kuota më të ulta të prodhimit industrial... Këtë pamje shprehen të dhënat e Institutit të Statistikave për 8 mujorin e parë të këtij viti në raport me atë të vitit 1993.
- Ka filluar dhe po vazhdon me rivalitet në Tiranë kampionati i 20-të Kombëtar i Boksit.
- Një ekspeditë shkencore ndërkombëtare me pjesëmarrjen e shkencëtarëve shqiptarë ... në zonën e Kolkëshon... prej ... materiale gjenetike bimore.
KJO QEVERI SA ME PARE TE JAPE DOREHEQJE AQ ME
MIRE ESHTE PER POPULLIN
Interesat e ngushta partiake i hapin rrugë pushtetit absolut
Në vend që të angazhohen seriozisht në ngritjen e një administrate të re të pushtetit lokal të konceptuar sipas parimeve decentralizuese e vetëqeverisëse, pushteti, pushteti qendror kundërreagoi menjëherë ndaj rezultateve të zgjedhjeve lokale duke ngritur me shpesh një administratë tjetër, atë të departamenteve dhe të drejtorive, shumë më të mëdha në numër se administrata lokale, e emëruar nga qendra, me kompetenca të plota, natyrisht jo në varësi të ministrit të pushtetit lokal por të dikastereve të përcaktuara. Në varësi të fillimit nuk e kishin as seksionet e ndryshme të komiteteve ekzekutive. Dhe e tëra kjo vendoset me vendime qeverie, të pabëra ...[?] asnjë akt ligjor.
Nga diskutimi i deputetit
YLLI BUFI
Qeveria e kontrabandës
Kuptohet se kur vjen në prapamendjen e qeverisjes duke uzurpuar edhe demokratike të rinisë studentore, apo vullnetin mbarëpopullor për ndryshime, do të përpiqesh të qeverisësh duke përdorur kontrabandën politike. A nuk është kontrabandë dërgimi i 800 inspektorëve në Zall Her të tërë para votimit. A nuk ishte kontrabandë politike dërgimi i ndihmave dhe investimeve vetëm atje ku votohesh. A nuk ishte kontrabandë politike dërgimi në Libofshë i grabitësve ekonomikë për të grabitur edhe votat. A nuk është kontrabandë politike që kjo qeveri hodhi në gjyq ish të burgosurit e ish të përndjekurit në vend të ulejt e të bisedonte shtruar për hallet e tyre. A nuk është kontrabandë politike që kjo qeveri mban në preh dy vjetësh pa aprovuar statutën e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare... A nuk u arrit kulmi i kontrabandës politike me arrestimin e Fatos Nanos...
Nga diskutimi i deputetit MAMIK DOKLE
nënkryetar i Partisë Socialiste
Krimi i Libofshës u projektua në zyrat e Shtëpisë
Ju zotni Meksi e dini me hollësi çdo gjë që ka ngjarë ditën e zgjedhjeve më 29 Maj 1994 në Libofshë. E dini shumë saktë se çrol luajtur në maskarën e Libofshës të gjithë ata të cilët janë emëruar në poste shumë të rëndësishme me firmën Tuaj, që nga Prefekti i Durrësit, VIKTOR Margilaj e deri tek sekretari i Këshillit të rrethit të Fierit Selami Morina, përmendur ministrat tuaj Musaraj e Gazidede.
Ju dini gjithçka ka ndodhur në Libofshë.
E dini fort mirë se kush e ka organizuar këtë masakër.
E dini se kush ka vepruar.
E dini se kush e ka pësuar. E megjithatë me një qetësi të admirueshme ju keni deklaruar këtu në parlament se zgjedhjet e Libofshës ishin konform ligjit.
Nga diskutimi i deputetit
MUSA ULOINI
Qeveria e dhunës dhe e manipulimit
Kryeministri Meksi është në dijeni të veprimeve antidemokratike dhe kriminale kundër opozitës dhe liderëve të saj në Shkodër: Dibër; Korçë; Fier; Kukës; Lezhë etj. Me qëndrimin e tij indiferent; me prononcimin e tij zoti Meksi ka mbështetur veprimet terroriste dhe ka krijuar kushte për vijueshmërinë e tyre deri në ngjarjet e Libofshës.
Fakti që kryeministri Meksi emëron prefekt të Durrësit njërin nga organizatorët e hershëm të veprimtarive kriminale të periudhës së tranzicionit të denoncuar dy herë për organizim dhe ushtrim dhune në qendrat e votimit: tregon se kryeministri është i lidhur me vazhdimin e tillë që s’mund t’i kryejë detyrën e kryeministrit të vendit.
Nga diskutimi i deputetit
NDRE LEGJISI