04/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

4 tetor 1994

ANTIKOMUNIZMI I PD-së SYNON MBAJTJEN ME ÇDO KUSHT TË PUSHTETIT

EDITORIAL Përmes ekranit të televizorit opinioni publik u njoh me filmat e Selamit e Arbnorit në Pastr të Kukës, dhe vlerësoi se karta e antikomunizmit u hodh përsëri në veprim. Pasi i përçolli opinionit publik rritjen e shpejtë ekonomike, rritmet 8 për qind të zhvillimit të vendit e mbrekullinë shqiptare të cilat i sfumoi epidemia e kolerës, vështirësitë e mëdha të sigurimit të jetës, papunësia e lartë, mungesa e investimeve të rëndësishme, rritja e kriminalitetit, shtimi i dhunës, drejtuesit kryesorë të PD-së i kthehen përsëri gogolit të komunizmit. Selami në Kostë e Arbnori në Kukës, si rastësisht e të paravura nga njëri-tjetri, fokusuan në filmimet e tyre rrezikun e ringjalljes së komunizmit në Shqipëri. Ç’ka ngjarë me PD-në që gjithë këtë kohë e vuri theksin tek sukseset e realizimet e mëdha të programit të PD-së, në fitore të mëdha mbi komunizmin? Së pari, fokusimi i tanishëm i rrezikut komunist me sa duket lidhet me dimensionet që do të ketë fushata elektorale e PD-së. Kjo do të thotë se PD-ja nuk do të ketë mjete të tjera më të efektshëm dhe shpreson tek efikasiteti që mund t’i ketë mbetur parrullës së luftës kundër komunizmit. Këtë qëllim zbulojnë zoti Arbnori kur flet për nëjfelizëm që paska treguar PD-ja në kohën e zgjedhjeve të 26 korrikut ku fitoi PS-ja. Ajo do që të akuzojë forcat e majta se duan të rivendosin komunizmin në Shqipëri. Me gogolin e rrezikut të komunizmit, në të njëjtën kohë, PD kërkon të forcojë radhët e elektoratit të saj që është thërrmuar e shpërndarë kreqas. Por njerëzit tashmë e kanë të qartë se as realitetet komunist nuk ka në Shqipëri, as ndonjë forcë politike të interesuar ta rivendosë atë nuk ka. Forcat politike të majta, me alternativat e tyre të shpalluara, synojnë përsosjen, reformimin e ekonomisë së tregut, jo rivendosjen e komunizmit. … mbetet gjithnjë i hapur në PD që kërkon të ruajë portretin e saj si një forcë e djathtë. Së treti, forcat që përkrah­in krahu ballist dhe interesa të caktuara social-ekonomike, por që janë jashtë vendit, me sa duket kanë mbetur të pakënaqur nga premtimet që u ka bërë në fillimet e saj banda drejtuese i PD. Ata kanë kërkuar dhe kërkojnë më shumë. Madje janë dhe inspirues të zgjërimit të dhunës dhe hakmarrjes. Për shumë arsye objektivat e tyre të gjitha nuk mund të plotësohen. Edhe skemat e FMN-së janë një pengesë serioze për ta. Megjithatë ata nuk marrin parasysh asgjë prandaj i kualifikojnë drejtuesit e PD si neokomunist. Duan që patur mundësi financiare e komunikimi, këto forca jashtë vendit luajnë rolin e tyre në konsumimin e portretit që kanë shfaqur në botë drejtuesit e PD e të shtetit të saj. Në këtë mënyrë akuzat e tyre si neokomunist nuk mund të mos i shqetësojnë drejtuesit e PD-së e të shtetit të saj të cilët i përgjigjen akuzës së tyre me të njëjtën monedhë, domethënë duke bërë demonstrime e përjashmtime antikomuniste, duke shpallosur alarme për rrezice të rivendosjes së komunizmit. Në këtë rrugë drejtuesit e PD-së mendojnë se i kontribojnë afishimit të portretit të tyre si antikomunist. Në të njëjtën kohë i bëjnë shërbim pozicionit të tyre brenda vendit në situatën e re politike që është krijuar. Së katërti, ashtu siç pritej, pas shëmbjes së sistemeve totalitare, do të kishte një ngritje të së majtës në vend dhe në vende të tjera. Rezultatet e zgjedhura në mjaft vende në Lindje por dhe në Perëndim flasin për rritje të rolit dhe të peshës së së majtës. Kjo është një e majtë e re. Fillimisht ndaj kësaj të majte u aplikua një konservatorizëm ekstrem, një nihilizëm absurd, një luftë … e një luftë e ashpër. Fitoret e të majtës në disa nga vendet e lindjes treguan se nuk ka asnjë rrezik për rikthimin e sistemeve totalitare. Para një fakti të tillë konservatorizmi u zbeh dhe teksa u shfaq pajtimi me fitoret e së majtës në këto vende dhe se nuk u shprehën rezerva e opinione dashakeqe për fitoren e tyre. Por aktualisht vihet re një acarim i mëtejshëm midis së majtës e së djathtës në Evropë. Ka shenja që kjo luftë të ashpërsohet. Ka shenja sikur ajo do të zëvendësojë luftën e ftohtë Lindje-Perëndim. Aktualisht vihet re ringjallje e zgjimit e opinionit nënvleftësues e nihilist ndaj forcave të majta në pushtet të cilat po tregojnë aftësi optimale drejtimi. Por këto forca të majta nuk pranojnë diktate, proteksionizëm, dobësim të sovranitetit të vendit dhe shkarkim të dhimbjeve e vështirësive tek njerëzit e varfër e të pambrojtur. E djathta në vendet e Lindjes po kalon krizë, dështimin, humbjen pa shkak. E djathta në këto vende nuk po konturohet dot në vlerat e një të djathte të tipit evropiano-perëndimor. Në këto vende e djathta mori tendenca ekstremiste drejt zgjërimit të dhunës e hakmarrjes. Në këtë rrugë forcat e djathta që janë akoma në pushtet, si në Shqipëri, po forcojnë dhunën e përpjekjet për ta mbajtur me çdo kusht dhe mjet pushtetin, sepse ato ia pushtuan frikën dhe panikun. Shprehje e këtij paniku është kthimi tek parullat e fillimit, tek parulla e luftës kundër rrezikut komunist. Kështu mendojnë se ruajnë identitetin, forcojnë dhe ndikimin dhe elektoratin e tyre, dhe shpresojnë se konsumojnë opozitën dhe forcat e majta. Elektorati shqiptar tregohet është i gatshëm për qëndrimet e forcave politike në Shqipëri. Ai ka të qarta se ç’përfaqësojnë këto forca politike, ç’qëllime e aftësi kanë për t’i realizuar ato. Gogoli i komunizmit nuk tremb më njeri në Shqipëri. ... forcat e majta se duan të rivendosën komunizmin në Shqipëri. Me zogollin e rezekutat radhët e elektoratit të saj që është themuar e shpërndarë keqas. me alternativat e tyre të shpallura, synojnë përsosjen, reformimin e ekonomisë së tregut drejt dimensioneve sociale. Ky fokusim i ri i PD në kahe të luftës kundër komunizmit është në thelb i dështuar edhe nga pikëpamja e kontradiktës reale që përmban qëndrimi PD. Nga njëra anë PD-ja është e interesuar të propagandojë se ka arritur fitore të mëdha, që do të thotë se është çrrënjosur komunizmi, nga ana tjetër tund aktualisht kartën e antikomunizmit, të rrezikut të kthimit të tij. Së dyti, fokusimi i ri i luftës kundër komunizmit dëshmon për krizën e rëndë dhe fraksionimin e mëtejshëm të PD. PD ka kohë që përjeton krizën e fraksionimit. Tash bie në sy një ndjeshje e hapur mes forcave të krahut ballist dhe krahut jo ballist që në përgjithësi mban pushtetin ekzekutiv. Krahu ballist shfaqet kryesisht në fushën e propagandës duke drejtuar ceremonitë e rehabilitimit të gjithë kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve të pushtuesve të huaj. Lufta në mes tyre me sa duket ka marrë përpjestime të reja. Krahu ballist e akuzon krahun tjetër si neokomunist. PD, si rezultat i presionit të fuqishëm të krahut ballist brenda saj, por sidomos dhe i forcave jashtë PD-së dhe jashtë Shqipërisë ka shkuar shumë larg. Ajo ka rehabilituar me ceremoni thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e fashizmit, vrasës të kriminelëve, bashkëpunëtorët të okupatorit si Preng Cali etj. Është pritur me ceremoni nga kreu i shtetit njeriu Gjon Markaj, që me mburrje deklaroi në TV, se kishte urdhëruar vrasjen e vajzave minoritare të cilat luftonin për emancipimin e gruas në Shqipëri. PD i ka hëngër atyre që mbrurën se kanë përdorur forcën e armatosur për të rrëzuar një shtet legjitim. Kuptohet që në këtë rrugë PD është demaskuar keqas. Edhe pse ka mbetur akoma pa u rehabilituar ndonjë bashkëpunëtor i fashizmit dhe kolaboracionist kjo s’do të thotë se procesi i rehabilitimit ka përfunduar. Trumbetimi i antikomunizmit...

Distancimi prej Ramiz Alisë nuk e dëmt on aspak Partinë Socialiste

I lutu r nga redaktori ynë të komentojë letrën e Ramiz Alisë drejtuar shokut Dritëro Agolli dhe botuar në gazetën «Dita Informacion». I lutu r nga redaktori ynë të komentojë letrën e Ramiz Alisë drejtuar shokut Dritëro Agolli dhe botuar në gazetën «Dita Informacion» — zvendëskryetari i Partisë Socialiste Dr. Servet Pëllumbi u prononcua si më poshtë: Do t’u përgjigjem shkurt; se nuk më pëlqen të polemizoj me autorin e letrës së stërzgjatur drejtuar analitit të Kryesisë së PS, shokut Dritëro Agolli; e cila parë në tërësi, nuk u përgjigjet konkluzioneve të mprehta të një politikan i një burg—siç e quan ndonjë gazetar, por thjesht është një njeri që, dikur, ka qenë Nr. 1, ndërsa tani jo më dhe dërin e vet; koha e plot rrethana të tjera; e kanë lënë jashtë politikës. Duke lexuar «Letrën» m’u kujtua përpjekja se R. Alia nuk ka aq frikë nga dënimi penal që i’u dha nga gjykata; dënim që natyrisht nuk ra gëzon; se sa nga gjyqi i historisë; tipar themelor i të cilit është se ai nuk njeh apel. Një gjyq i tillë nuk mund t’i shpëtohet as me çrregëtime; as me libra ku janë letrat; të shkruara e të gjata qofshin; as me modernizim të qëndrimeve të dikurshme të para «post festum»; siç bën R. Alia: Aq më pak mund t’i shpëtohet gjyqit të historisë duke fajësuar persona të tjerë; apo dhe një forcë të tërë politike; të tillë si Partia Socialiste; për faj që rëndojnë mbi shpinën e tjetër kujt. Me letrën e vet; në të cilën R. Alia përpiqet të thërrasë në cilësinë e dëshmitarit; «pse jo dhe të mbrojtësit»; atë ndaj të cilit dikur nuk i ka kursyer epitetet denigruese, shpallos qëllime krejt të mbrapshta për ne; në një fushatë kritike ndaj pushtetit dhe PD-së. Po e konkretizoj në një prej tyre. Përkisht tani ku; siç pohon vetë, është rritur brenda dhe jashtë vendit roli dhe prestigji i Partisë Socialiste; R. Alia synon të krijojë të… qëra «parimore» midis udhëheqjes së PS, të cilën e «shpall» jo të zgjuar si udhëheqja e PD-së (??), të pamatur; e etiketion si nihiliste të papërgjegjshme; që shik uaka «unin e vockël» dhe ngatërrojnë rinovimin me diskriminimin; si «të frikësuar nga PD-ja» dhe e djahta në përgjithësi; si forcë politike që «bën lojën e PD-së» (II) dhe, dhe masës së madhe të socialistëve të thjeshtë; në emrin e të cilëve ai kujton se flet e shkruan. Kontr’but jo i vogël për luftën e sotme politike në favor të atyre që kanë në dorë administrimin! Njëherësh le të theksoj të themi R. Alisë se frikën që ka treguar vetë, si rezultat i së cilës i ndronte qëndrimet; deri dhe nga mëngjesi në mbrëmjen e të njëjtës ditë të cilën me sa duket ka marrë përsipër ta përgjigje; (s’ka pse u’a veshë të tjerëve; aq më keq një partie të tërë, të cilën ai as e ka njohur, dhe as është përpjekur që ta njohë. Dhe më tej. Sikur R. Alia të vinte nga ndonjë planet tjetër që e është i njohur me qëndrimet e PS për Luftën Nacionalçlirimtare, me luftën e saj për 29 Nëntorin; ditën e Çlirimit; me mbrojtjen jo vetëm të dëshmorëve e të simboleve të Luftës, por edhe të gjithçkaje të mirë të trashëgimisë historike të 50 vjetëve të fundit; po u frikësua nga etiketime që s’kanë rrjedhur as sot; ai çerizon; si ndonjë dialektik «madh» (!) kur shkruan në adresën tonë sikur apriori çdo gjë e së kaluarës e paska maskifikuar si negative (II). Eshte për të ardhur keq që R. Alia s’ka mësuar asgjë dhe vazhdon të ndërrojë për ta vënë veten në rolin e «mësuesit të të gjithëve». Kjo është arsyeja që nuk nguron të japë «këshilla» (pa ja kërkuar kush), të na vërë mermri me historinë; pikërisht tani kur ne na duhet të përputhetojmë më tej alternativën tonë e të çohim përpara; kur kemi kërkuar çliriminmonimin e rolit të PS në jetën politike shqiptare. Jo; ne nuk do ta shndërrojmë PS në «klub historish» nostalgjike: Distancimi nga e kaluara; të kuptuar si një proces dialektik, i bën kushtuar vëmendjen e duhur e të kohën e duhur; në konferenca e kongrese të PS. Qëndrimet tona për këtë çështje janë publike. Ato manifestohen në çdo hap në praktikën e luftës tonë politike. Ne e kemi bërë qartë se historia e PS-së është e historia e Shqipërisë dhe as histori e PPSH. Megjithatë në programin e vet PS sintetizon arritjet më të mira të tërë lëvizjeve të majta e progresiste; duke filluar nga lëvizjet e herëshme punëtore. As në këtë aspekt dhe as në të tjera PS nuk ka ndonjë krizë identiteti dhe është e vendosur të ecë përpara. Dhe; në fund; do të kisha dëshirë që «nëpërmjet gazetës “Zëri i Popullit”, emrin e së cilës e kemi ruajtur pa ngurim; nga e kaluara, të aq…» për Alinë e t’[?] hija merakurin me të cilën e mbuloi Letën e vet; duke i thënë se distanca e PS ndaj jush nuk e dëmton aspak. Letrat u fundit na bind; edhe njohja, se askush nuk e dëmton ashpër. Letra dëmton aspak. Kaq për sot; se e thashë që në fillim, që nuk dua të polemizoji me «politikan» që s’gjen ngushëllim, as kur sheh prapa dhe as kur sheh përpara; sepse në çdo drejtim që të shohë, s’ka gjë tjetër veçse mure; fizike e mendore.

Udhë të mbarë në maratonën e dijes

Dje u çelën sërishmi dyert e shkollave për qindra mijëra nxënës të vendit tonë. Kjo maratonë në rrugën e dijes në gjuhën shqipe ka mbarë me shumë se një shekull që përsëritet çdo vit. Megjithatë bukuria përtej gëzimi i saj është i njëjtë në çdo fillim të vitit të ri shkollor. Dashurinë për dijen brezat ia mëkojnë njëri-tjetrit duke i dhënë asaj dimensione të reja. Kjo etje për arsim e kulturë nuk u dëmtua as gjatë këtyre viteve të tranzicionit kur «sheset» e shkaktarëve përfshinë gjithçka. Marrëzia kolektive coi shpesh herë edhe në djegien e shkollave; shkatërrimin e bazës didaktike; vjedhjen e mjeteve mësimore etj. Por nuk u dëmtua shpirti arsimdashës i shqiptarëve. Edhe më i qartë i kësaj ishin vërshimet e sivjetme të dhjetëra mijëra nxënësve në konkurset për t’u pranuar në shkollë të lartë. Edhe pse shteti nuk merr më përsipër sigurimin e vendeve të punës për universitaret; është vizioni i gjerë i tyre për jetën dhe rolin e dijes në të që e shtyu rininë tonë t’i drejtohet shkollës. Gëzimi për ngjarje të tilla si fillimi i vitit të ri shkollor është i ligjshëm për gjithë popullin. Por është edhe detyrimi i lartë për organet e pushtetit në qendër e në bazë për t’i përgjigjen si duhet interesave të brezit të ri për arsim e kulturë. Kjo kërkon ndërmarrjen e masave të domosdoshme për krijimin e kushteve normale.

DREJTUESIT PRONARË, PUNËTORËT TË HUMBUR

Në disa ndërmarrje të qytetit të Durrësit përherë e më tepër po vërehen shkelje të rënda antligjore që rëndojnë në kurriz të punëtorëve. Shkelje të tilla vihen re dhe tek shtypshkroja e cila për vite të tëra është dalluar si një nga ndërmarrjet më të rëndësishme të këtij qyteti. Sot problemet që ndeshen këtu kanë sjellë mjaft vështirësi të cilat zor se mund të zgjidhen. Gjysma e sipërfaqes së tokës ku bën pjesë kjo ndërmarrje është privatizuar nga ish pronari i saj Ibrahim Bardhi i cili zotëron 1040 m2 ndërsa pjesa tjetër sot është pronë e drejtuesve të ndërmarrjes. 40 punëtorë të repartit të prodhimit të fletores dolën në asistencë para privatizimit. Thuhej se kjo ndërmarrje do të dilte në ankand. Vlera e saj arrinte në 310 milion lekë; një shumë kjo e vështirë për t’u përballuar nga punëtorët Drejtoria në bashkëpunim...

FILLOI NË APEL GJYQI NDAJ PESË MINORITAREVE GREKE

Filloi dje në Tiranë gjykimi në shkallë të dytë i çështjes së pesë minoritareve greke të dënuar pak ditë më parë për krimin e vrasjes. Filloi dje në Tiranë gjykimi në shkallë të dytë i çështjes së pesë minoritareve greke të dënuar pak ditë më parë për krimin e vrasjes së një adoleshenti me 25 vjet burg. Gjykata e Apelit shqyrtoi vendimin bërë në Shkallë të Parë, duke vënë në mënyrë të plotë opinionit publik të vërtetën politike, bik të vëzhgimeve të politikanëve, për ngjarjen e marrëdhënieve tashmë të acaruar shqiptaro-greke. Nuk i ka shpjeguar kjo gjyqtarë në Evropë çështjen e këtij gjykimi. Evropianët... ...; në, i cili në kishë në fshatin Selit Xh... [??] dhe Lefter Jaha iu cilët i akuzoheshin dhe pamje televizive ndryshe nga gjykata e faktit trupit gjykues e arriti dhe në një shkallë procesi ndaj të pestëve. Gjithçka ishte vënë në emër të krejta sigurimi nga ana e policisë. Prania në sallë e z. Rajer... [??], ambasadorit gjerman Klaus F... [??] lë të nënkuptoj interesimin e organizmave evropiane për këtë çështje. Bezhani - nënshkruhet amerikan kë... [??] në 3 mbrohen dhe nga tre avokatë amerikanë të ardhur posaçërisht për ... Të gjithë gjykues e refuzoi kërkesën ... për të zgjedhur me ... për vendimin e gjykatës faktit, ... në Prokurori, ... Bënier e Panajot Marto që më morën fjalën më pas u mbrojtën dhe sulmuan vendimin e gjykatës së faktit. Kujtim Puto avokati i Bezhanit, i ka ndihmuar veprimet e Bezhanit si të ligjshme. Ato nuk mund të konsiderohen si vepër penale. E Bezhani si të penalizmit aq më tepër që kanë kryer në kuadër të kryesie së një organizate të ligjshme të minor... [??]. Gjatë Ministria e Drejtësisë tha Puto. Duke iu referuar procesit në kuadër ... faktit që ... Bezhani ... si kryetare e «Omonia» nuk e ka kërkuar një gjë. (Vijon në faqen 4)

Nuk mund të bëhet përpara krimit

Në një të ashtuquajtur përgënjeshtrim të Ministrisë së Rendit Publik, të cilin e transmetoi TV në edicionet e lajmeve të orës 20 e të orës 22 të datës 2 tetor, përmendet edhe mbiemri im për një shkrim të botuar në gazetën «Zëri i Popullit», numrin e kësaj dite. Artikulli i referohet ... për burimin në Malcinë e Madhe, sipas të cilit zhvillohet kontrabandë me përmasa të mëdha armesh që hyjnë nga Mali i Zi. Për çka bëhet fjalë në këtë shkrim, mund ta lexojë kushdo aty nuk thuhet se për këtë kontrabandë është në dijeni komisari i policisë Mal Lehtë? ... «Nga jani marrë të dhënat për këtë trafik, do ta sqarojnë organet e prokurorisë. Ministria e Rendit Publik nuk disponon informacione për këtë të tillë. Fakti pse organet e rendit nuk disponojnë informacione... (Vijon në faqen 4)

TELEGRAFISHT... NGA VENDI

Shkodër: Për tre ditë me radhë në Teatrin «Migjeni», artistët shkodranë dhanë për publikun e tyre koncertin-variete me këngë e humor i cili u ndoq me interes të veçantë nga artdashësit e këtij qyteti. ★ ★ ★ Fier: Informacionet bëjnë të ditur se deri tani në këtë rreth janë evidentuar 17 raste me kolerë. Ato janë shfaqur në fshatrat Kuman, Kallm, Sukë etj. të cilat ndodhen në afërsi të qytetit të Beratit. Në këto zonë ka patur edhe vdekje, por nga përcaktimi i diagnozës nuk është dhënë shkak kolera. ★ ★ ★ Rrëshen: Ndodhi një përleshje midis forcave të rendit dhe një grupi të lagjes Reç. Pati shkëmbime zjarri duke ther dhe një xham me malësorë policisë. Nga përleshjet është plagosur edhe qytetari Pjetër Pietri, ndihmë e forcave të rendit erdhën forca të ndërhyrjes së shpejtë nga Tirana. Thuhet se brenda e jashtë territorit të këtij pati plasje me dinamit. ★ ★ ★ Laç: Bashkëfshatar i Bardhok Ndreu nga fshati Mal-Bardhë bën banim në SHBA dhuroi këto ditë 1 milion lekë në funksion të kishës të Fllatës, e cila ka filluar këto ditë veprimtarinë ...

TELEGRAFISHT... NGA BOTA

- Një vullkan i fuqishëm që shpërtheu në Lindjen e Largme rusë, në gadishullin e Kamçatkës po vazhdon aktivitetin e tij edhe më me furì, duke hedhur lart në atmosferë re të dendura tymi dhe duke shkaktuar shkëputje akujsh e borë rreth tij. ★ ★ ★ Hiri i vullkanit ka arritur lartësinë e 20 kilometrave dhe një gjë e tillë konsiderohet si një rrezik potencial për avionët e linjave ndërkombëtare që bëjnë linjat e Amerikës së Veriut me Azinë. Këta avionë fluturojnë zakonisht në lartësinë 11 kilometra. ★ ★ ★ - 1000 tonë naftë bruto, e çelur nga një cisternë e aksidentuar në bregdetin e portit të Laikos (në veri të Portugalisë) dhe që formojnë një sipërfaqe prej 20 kilometrash të gjata arrijnë sot plazhin fqinj të Le P... [??] mas... [??], por rrymat duket se do t’i shtyjnë ato gjithnjë e më larg nga brigjet, bën të ditur një zyrtar administrativ së portit. ★ ★ ★ Cisternë Sekkal, që tundron më shumë Panama dhe që transporton më shumë se 32000 tonë naftë u përplas me shkëmbin në mëngjes kur po drejtohej për në terminalin e portit për t’u shkarkuar.