REFERENDUM? – PO, POR VETËM PAS DISKUTIMIT DHE MIRATIMIT NEN PËR NEN NË PARLAMENT
TERHEQJA NGA IDEJA E ASAMBLESE KUSHTETUESE - DESHTIM POLITIK I PRESIDENTIT
Partitë politike shqiptare shprehen pas propozimit të presidentit Berisha për aprovimin e kushtetutës me referendum
SERVET PËLLUMBI, Zv. Kryetar i PSSH Idenë e Presidentit të Republikës për miratimin e Kushtetutës së re nga një asamble kushtetuese të emëruar, me dekret, Partia Socialiste e ka kundërshtuar pa asnjë mëdyshje, pasi bie ndesh me dispozitat kryesore kushtetuese (nenet 15; 16; 2; 43 etj.) të cilat në mungesë të kushtetutës, kanë të njëjtën rëndësi, vlerë e fuqi detyruese. Por, megjithëse kemi qenë kundër kësaj ideje, jemi shprehur pro një Asambleje Kushtetuese të zgjedhur nga populli, e cila mund të përmbushte funksionin e miratimit të Kushtetutës në se parlamenti do t’ia jepte atë atribut me dy të tretat e votave. Me kënaqësi konstatuam se edhe forca të tjera politike si PSD, AD etj., e kundërshtuan atë ide si të tillë. Edhe në shtyp nga politikanë e juristë të njohur, kjo ide është goditur. Nodhur në këto rrethana, Presidenti i Republikës e braktisi atë ide. Tërheqja prej saj është dështim politik i Presidentit; pasi kompetencë është përcaktuar shprehimisht në pikën 2 të nenit 16 të ligjit për dispozitat kryesore kushtetuese “Kushtetuta: Kuvendi Popullor...” miraton, ndryshon ose shfuqizon kushtetutën e ligjet e tjera. Po kështu sipas përmbajtjes së nenit 43 të këtij ligji. Komisioni i posaçëm për hartimin e kushtetutës është i detyruar t’ia paraqesë kushtetutën Kuvendit të Popullor e jo organet tjera. Për rrjedhojë, mosmiratimi i projektit në Kuvend e propozimi për referendum pa u miratuar më parë nga parlamenti, është mënjanimi i pushtetit legjislativ nga kompetencat e tij më të rëndësishme, jo pa pasoja politike e juridike. Lidhur me propozimin për referendum, së pari duhet kuptuar mirë Berisha se për çfarë referendumi është fjala ai. Në se do të propozohet që pas miratimit në parlament: kushtetuta të kalonte në popull me referendum, ne do të qemë dakord pasi me këtë procedurë respektohet kursesi me lojën e thirrjeve drejtuesit popullit e me përbetimet për lirinë e demokracinë! Ne hedhim poshtë “mesazhin” a-kuzat që përmban “mesazhi” i Presidentit, sipas të cilit ne paskemi synuar të lëmë vendin pa kushtetutë dhe se s’kemi dhënë konsensusin për mënyrën e miratimit të kushtetutës. Por, jemi të qetë se opozicioni i shëndoshë demokratik i vendit dhe më gjerë është i njohur me vullnetin tonë për kushtetutën dhe me faktin që Presidenti asnjëherë s’ka kërkuar konsensusin e opozitës dhe nuk i është përgjigjur propozimeve tona të përsëritura për rivitalimin e partive. Monopolizimin e problemeve të kushtetutës nga Presidenti, që reflekton një kulturë të dobët demokratike dhe hedhje baltë mbi aftësinë e shqiptarëve për t’u marrë vesh për çështje të tilla kapitale, ne do ta kundërshtojmë deri në fund me mjete ligjore e demokratike brenda dhe jashtë parlamentit. Me këtë që bëjnë Presidenti të mos kujtojnë se janë vetëm... kujtojë se do të hyjë në histori si president që po përgatit «Kushtetutën e parë demokratike» siç deklaron, por si vëzhgues i demokracisë, si president që s’njeh as kompromisin, as konsensusin, as vlerën e vërtetë të votës së popullit. Me këtë që po bën ai nuk ka më asnjë garanci kushtetuese: sepse të tjera shkelje do të pasojnë sipas skemave që ai zbaton. Me sa duket edhe në është të tilla është vënë në kërkim të origjinalitetit dhe të vendimit të parë në Evropë e në botë. (Vijon në faqen 3)
e tij në një mënyrë të tillë që të sjellë sa më pak konflikt politik e juridike. Sidoqoftë ne propozonim për referendumin, se pari duhet kuptuar mirë Berisha se për çfarë referendumi e ka fjalën ai. Ne se do të propozozë procedurë respektohet ligji e në të njëjtën kohë respektohet edhe dhe populli. Këtë qëndrim PS e ka shprehur me kohë dhe e ka miratuar në Konferencën e Dytë Kombëtare të saj të zhvilluar më 7-8 shkurt të këtij viti. Por, në se ideja tij konceptohet si një referendum duke nxjerrë jashtë «loje» parlamentin e për më tepër duke mos bërë as ndryshime rrënjësore në ligjin — Për dispozitat kryesore kushtetuese», ne do të jemi kundër tij, pasi ai në vetvete do të ishte antikushtetues, do të ishte një «puç» në llojin e vet që nuk mund të mbulohej me Kushtetutë.
Veshje populiste me thelb antikushtetues
VASIL MËLO Kryetar i Partisë «BDNJ» Tërheqja e Presidentit nga mendimi i tij i mëparshëm, në lidhje me rrugën e format e miratimit të kushtetutës, sigurisht u kushtëzua nga opozicioni i fortë që hasi në të gjitha forcat politike të vendit. Idea e miratimit të kushtetutës nëpërmjet një Asambleje Kushtetuese të thirrur me dekret presidencial e një konfiguracion preferencial që u cilësua me të drejtë edhe si një akt antikushtetues. Megjithë më parë edhe parlamenti ishte ekskluduar nga kjo e drejtë, na-tyrisht sepse përllogaritjet tregonin se nuk mund të arrihej numri i kërkuar i votave (2/3) për miratimin e kushtetutës, rruga e fundit mbetej referendumi; që, në të vërtetë, nuk është rruga më e përshtatshme dhe më logjike. Kjo ide vishet në sipërfaqe nga një tis populizmi. Se gjoja po ia lëmë popullit të shprehet mendimin e tij, pra vullnetin e tij, por në esencë është antikushtetues. si «ombrellë» gratis, sepse ansjëri prej atyre obsioneve nuk ka qenë i studiuar, nuk është shtruar për diskutim në tryezën politike mes partive, prandaj ai ka kaluar nga njëri obsion tek tjetri. Ne jemi të interesuar që Kushtetuta e re e Shqipërisë të bëhet e mirë. Për Partinë Socialiste; siç kemi deklaruar dhe më parë, parlamenti është i vetmi autoritet për miratimin e
Materialet e Këshillit të Unionit Ndërparlamentar në qendër të punës organizative të partisë
Njohja me përmbajtjen e materialeve të Këshillit të Unionit Ndërparlamentar lidhur me «Çështjen Nano» ka qenë në qendër të vëmendjes së Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të rrethit të Mallakastrës.
Pas mbledhjes së Kryesisë, ku u miratuan për veprim një program pune tepër i pasur, u zhvilluan takimet e këshillave zonale dhe të organizatave të partisë. Për t’i bërë këto takime sa më efektive, Komiteti Drejtues i rrethit, siguroi për çdo zonë e organizatë materialet e domosdoshme, kryesisht gazetat «Zëri i popullit» në të cilat janë botuar Raporti dhe Rezoluta e Këshillit të Unionit Ndërparlamentar si dhe materiale e artikuj të tjerë që lidhen me këtë dokumente të rëndësishme.
Lexime dhe diskutimi i tyre në organizatat e partisë evidentoi në mënyrë të qartë e të plotë drejtësinë e luftës dhe të përpjekjeve të PSSH-së në «Çështjen Nano», pastërtinë e figurës së deputetit dhe/ kryetarit të PSSH, shokut Fatos Nano, shembëlltyrë e lirive dhe të drejtave të njeriut e në veçanti të deputetit në rastin e arrestimit e gjykimit të tij. Nëpërmjet këtyre materialeve ata janë njohur edhe me përpjekjet që ka bërë deputetët e PD-së për ta manipuluar këtë çështje edhe në organizmat evropianë e botërore. Lexime e diskutime kolektive janë bërë e po bëhen nëpër komunat e ndryshme të rrethit edhe në këshillat socialiste. Në këtë kuadër, Komiteti Drejtues i PS të rrethit do të organizojë edhe një takim të zgjeruar me këshilltarët socialistë të bashkisë e të fshatit si dhe me simpatizantë të Partisë Socialiste në qytetin e Ballshit.
Krahas evidentimit të fakteve pozitive, në takimet me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste po dëgjohet shqetësimi qillimshëm që po mbajnë pushtetarët e lartë ndaj këtyre dokumenteve tepër të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë së vërtetë në Shqipëri. Në këto takime po miratohet mesazhe proteste ndaj qën-drimit të pakushtetshëm e të prustit kurshëm të vetë presidentit të Republikës, Kuvendit Popullor dhe Qeverisë.
Gjith kjo veprimtari ka forcuar më shumë besimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste tek organizat-eve demokratike evropiane e botërore, tek lufta e drejtë që ka bërë e do të bëjë edhe në të ardhmen PS për «Çështjen Nano» me rrugë e mjete demokratike.
Refleks i kësaj pune të mirë dhe i ndjeve me argumenta janë kërkesat në rritje për anëtarësim në radhët e Partisë Socialiste, sidomos nga moshat e reja.
J. SIMAKU
Bllokohet rruga nacionale
Dje para se të pasojë e shiut të madh që ra në qytetin e Laçit dhe në zonën rreth tij u bllokua rruga kryesore nacionale në lagjën Sanxhak dhe fshatin Gorem Mijëra makina nga të dy krahët e lëvizjes e patën mjaft të vështirë kalimin pasi edhe policia rrugore deri në orën 11.00 nuk ndodhej në vendngjarje për të rregulluar trafikun.
Ky grumbullim i madh uji – erdhi si pasojë e mosfunksionimit të kanalizimeve kulluese për të cilat pushteti lokal duhet të reagojë më me shpejtësi.
LIGJI DHE MALLQI
Shkëputim nga intervista e zëvendëskryeministrit rith Kopliku
“... O Zot o perëndí! Ky është një popull i vuajtur. Mos i futni helm. I kemi ndarë pushtetet. Ky zëvendëskryeministër që ke këtu në krevat, nuk ka asnjë të drejtë as ligjore, as kushtetuese etj, të japë urdhër për të futur apo për të mos futur brenda një njeri. Edhe kur isha ministër i rendit e jepja komandën me radio, dëgjoja të përsërit komanda ime dhe të thuhej: «Urdhëroi ministri!» Të ndalohet kjo makinë!..» Ore xhan i vëllait - i thosha, - nuk urdhëroi ministri mor tutkun, urdhëroi ligji”.
Mënjanimi i Parlamentit - mëkat politik
PASKAL MILO, nënkryetar i PSD
dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Kushtetutën. 1. Si e shpjegoni tërheqjen e Presidentit nga ideja e tij fillestare për një kushtetutë të miratuar prej një Asambleje të dekretuar? Tërheqja është rezultat i kundërshtimit total dhe të fuqishëm të gjithë spektrit politik shqiptar, nga të gjitha anët e majta, me përjashtim të PD, që i bëri idesë së hedhur nga presidenti për asamble të dekretuar. Gjithashtu mendoj se propozimi i presidentit ka qenë një lëvizje taktike për të matur pulsin dhe për të të çarë, ashtu sikurse e bëri, një përgjigje të duhur, që qëndronte në sirtarët e tavolinës prej kohë. Cili është mendimi juaj për mënjanimin e parlamentit në miratimin e Kushtetutës? - Padyshim që mënjanimi i Parlamentit nga miratimi i Kushtetutës, e atribut i vetëm i tij në bazë të Kushtetutës? (Vijon në faqen 3)
FYERJE E MADHE E PARLAMENTIT. PRESIDENTI E KA HALLIN TE KOMPETENCAT E VETA
PREÇ ZOGAJ. anëtar i Presidencës së Aleancës Demokratike
Propozimi i Presidentit të Republikës për të miratuar Kushtetutën në një Asamble të dekretuar, propozim i cili gjeti mbështetjen e PD-së, nuk kaloi. Kjo ndodhi sepse partitë opozitare në Shqipëri dhe në përgjithësi opinioni publik, gjithashtu edhe mjaft specialistë të jurisprudencës, e konsideruan këtë propozim të presidentit si një shkelje të Kushtetutës ekzistuese, si një akt precedent në praktikën botërore të miratimit të Kushtetutës. Debati u mjaft i ndezur, herë-herë mjaft i ashpër. Të gjitha palët sollën argumentet e tyre. Por përfundimisht ajo që mbeti në sipërfaqe nga gjithë ky debat, ishte fakti se miratimi i një asambleje të tillë të dekretuar është absurd, është shkelje e rëndë e ligjit. (Vijon në faqen 4)
Ideja e referendumit është po aq e gabur sa edhe ideja e asamblesë së emëruar
IDAJ BJORI, Kryetar i Partisë së UKSH
1. Presidenti fillimisht nxorri kartën, do të thënë, në mënyrë të variantit më të pranueshëm për tërheqje politike dhe për publikun shqiptar, atë të miratimit të Kushtetutës me asamble të emëruar prej tij. Në rastin konkret u veprua sipas mendësisë «po e përtypin shqiptarët këtë variant» le të kryejmë, në të kundërtën nxjerrim nga radhët variantin demokratik... Me këtë referendumi popullor të cilin nuk ka kush ta kundërshtojë. Mirëpo ka kohë që forcat politike progresive shqiptare dhe vetë populli shqiptar e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre për një komb kur arrin puna që të jetë në njëfarë të vendimi të mos bëhet, e të fiksoh qëndrimet veprimi i saj qëllim të jetë në sy (sotësi të tjerë, por të panduar me do kush vep-?...) Në fakt e thënë që është komun-? të Partisë e UKSH. Pas idej së asamblesë së emëruar në mënyrë fanatike të Presidentit, për të shuar shumicën absolute të votave, Berisha, pa thirrur tryezën e partive politike për këtë problem kardinal kombëtar, pa siguruar konsensusin me forcat politike të vendit, hedh në popull mendimin për miratimin e Kushtetutës me referendum. Parë nga këndi ligjor, dhe kryesisht nga konteksti juridik, sikurse është ky problem, parë nga shkaqet e vërteta pse Berisha kërkon të shmangë parlamentin dhe të dalë direkt të referendumit popullor deklarojmë se ky variant është aq i gabuar sa edhe ai i asamblesë së emëruar, por i veshur ... (Vijon në faqen 3)
“Unë gjykoj se është një formë mashtrimi”
PETRIT KALAKULA (deputet), kryetar i PDD
Së pari në këtë në Shqipëri nuk e kemi rregullin e referendumit. Së dyti për këtë referendum duhet ta miratojë parlamenti me dy të tretat e votave se është ligj kushtetues. Së dyti Kushtetuta nuk mund të miratohet me referendum sepse kushtetuta ka aqingend e ca nene. Populli i duhet të diskutojë për edo nen më vete. Që të bësh referendum, referendumi (Vijon në faqen 4)
TELEGRAFISHT... NGA VENDI
Pukë: Tensionet sociale marrin për-?asat e krimit. Dy vrasjeve të kryera kohë më parë në Art-Miliska e në Mërtur, por ende të pazbuluara, ju shtua këto ditë edhe një ngjarje tjetër e dhimbshme: vrasja me thikë, në mes të ditës, në qytetin e Fush-Arrësit e një të riu rreth 24 vjeçar. Autorët e krimit janë larguar. Shkodër: Tonin Tërshana në vendlindjen e tij. Jo për ndonjë recital e më ndonjë ansambël. Pas një karriere të gjatë në Tiranë, këngëtari i mirënjohur, artisti i merituar është rikthyer për të banuar në qytetin e Shkodrës edhe do të ngjitet në skenat e këngës së tij të preferuar. Kukës: Ka mes një muaj që ka filluar ngarkuar me kumbulla dibrane bëjnë rrugën Kukës-Peshkopi e kthim. Pas përpunimit ato vijnë përsëri në Dibër të kthyera në rakí. Ndërkohë kompleksi i madh ushqimor Peshkopisë i ka mbyllur të gjitha dyert në pritje të privatizimit. Tiranë: Informacionet bëjnë të ditur se është arrestuar Shpëtim Aliu, një prej më të shquarve të lëvizjes studentore të dhjetorit 1990 në Universitetin e Kamzës. Tiranë: Është dhe Ministrave mirat-?i projektligje të reja. Sipas projektvendimit «Rritjen e pensioneve» dhe «Mbi rritjen e vlerës së pensionit» në bazë, ndërsa pensionet e plota për qytetin rriten 15 për qind ose 300 lekë, ndërsa pensionet e tjera 7 për qind ose 150 lekë. Në total rritja parashikohet 35 për qind.
TELEGRAFISHT... NGA BOTA
- Afro 3000 anëtarë të opozitës u mblodhën të hënën në një shesh të Moskës për të protestuar kundër marre-?jes mes sulm nga ushtria e ish-? Parlamenti rus, më 4 tetor 1993. Manifestuesit u grumbulluan në sheshin Smolensk, përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe duhej të shkojnë në bashki. - Gjermanët e festuan ditën e katërt të përvjetorit të bashkimit të vendit ende të preokupuar me lidhje me sfidat Lindje-Perëndim dhe se si duhen zgjidhur problemet që krijojnë këto sfida. Kancelari Kol dhe presidenti Herzog u bënë thirrje gjermanëve të dy pjesëve të vendit që të tregojnë më shumë mirëkuptim për njëri tjetrin dhe durim para problemeve të krijuara nga bashkimi i vendit në vitin 1990. - Trupat amerikane sulmuan grupin kryesor paraushtarak të Haitit me tanke dhe mitraloza dhe çarmatosën policinë haitiane të thirrur në skenë. Një ushtar amerikan në vendin ta-? se nuk pati humbje gjatë sulmit i cili ishte ende në zhvillim. Helikopterët e rrethuan vendin, makinat ushtarake gumëzhinë dhe një turmë haitianësh brohoriste. Ekspertët nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut u takuan në një projekt për «sqaruar marrëveshje që do të pengojnë një marrëveshje zyrtare mbi një plan ndërkombëtar që do të ndryshojë industrinë e energjisë bërthamore në Phenian.»
Shkëputim nga intervista e zëvendëskryeministrit rrit Kopliku
LIGJI DHE MALLQ!