06/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 tetor 1994

NUK MUND TË MIRATOHET NJË LIGJ I DREJTË DUKE SHKELUR LIGJIN KUSHTETUES

SOT DO TË DISKUTOHET NË PARLAMENT ME PROCEDURË TË PËRSHPJETUAR LIGJI MBI REFERENDUMET Pse votoi kundër grupi socialist Presidenti e «futi në thes» aktivin kombëtar të PD-së Pse votoi kundër grupi socialist Presidenti e «futi në thes» aktivin kombëtar të PD-së Pas seancës së djeshme të punimeve të parlamentit shqiptar redaktori ynë Erion Braçe ju drejtua sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë deputetit Gramoz Ruçi i cili foli në emër të grupit parlamentar të PS për të mësuar arsyet e votës kundër të grupit socialist. Gramoz Ruçi: Para se t'ju jap këto arsye do desha t'u sqaroj disa momente e qëndrime të Partisë Socialiste për këtë çështje. 1. Partia Socialiste ka patur konsekuencë për domosdoshmërinë e Kushtetutës prandaj disa herë ka deklaruar dhe ka insistuar që Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet kushtetuta e re demokratike. Nisur nga qëndrimi, ajo ka kërkuar seancë pyetjesh e interpelancash për komisionin e posaçëm të ngarkuar me hartimin e kushtetutës. Dhe kërkesës për pranimin në këshillin e Europës ajo i është përgjigjur pozitivisht duke patur bindjen se ky moment me rëndësi historike do të ndikojë pozitivisht dhe për hartimin e miratimin e kushtetutës së re. 2. Ajo ka konsekuencë për konsensusin. Nisur nga qëllimi i mirë se hartimi i një kushtetute bashkëkohore do të jetë në interes të të gjithëve. Partia Socialiste ka patur [vijon jashtë kuadrit] ... Arsyet tona do të shprehën në seancë ... jepte shanse pozitive si brenda vendit ashtu edhe për integrimin e Shqipërisë për në Evropë, nga fakti se ajo do të përjashtonte procesin e fazës së tranzicionit e pranimin e saj në Këshillin e Evropës; Partia Socialiste ka kërkuar konsensus parlamentar të forcave kryesore politike për idetë themelore të kushtetutës së re, ka mbështetur konsensusin e mundshëm për shumë probleme në komisionin përkatës dhe nëpërmjet anëtarëve të saj në të dhe deklaron dhe tani se ka predispozicionin e nevojshëm për ta shqyrtuar, diskutuar e miratuar atë me konsensus nga Parlamenti dhe konforme nenit 16 pika 2 e ligjit «Për dispozitat themelore kushtetuese» është autoriteti i vetëm që miraton, ndryshon ose shfuqizon kushtetutën dhe ligjet e tjera. Kërkesa të tilla për debat në tavolinë e rrumbullakët që në fillim të punës së komisionit të posaçëm për të përcaktuar ashtyllat që përbëjnë trungun e kushtetutës nuk janë për të shkak të rëndësisë së problemit, t’ia delegojë pushtetin e vet legjislativ një organizmi me dimensional të zgjedhur nga populli ashtu siç e shpreh atë edhe në se Kuvend do ta quante të udhës që pas miratimit të kushtetutës prej tij, t’ia paraqiste atë popullit për të qenë fjalën e vet nëpërmjet referendumit. Vetëm një diskutim e debat parlamentar do të përcaktonte projektin ekzistues e do të ndërgjegjësonte popullin për të dhënë po në ato qëndrime të re. 4. Partia Socialiste në parim ka qenë e do të mbetet e mendimit se referendumi si mjet demokratik mundëson që zgjedhësit të shprehen lidhur me akte të karakterit legjislativ ose të rendit administrativ me rëndësi të veçantë, se ai mbart në vetvete sovranitetin e popullit është kur organet kushtetuese konforme procedurave kushtetuese dhe kur vërejtjet e sugjerimet e votuesve mund të bëhen të dobishme për zgjidhjen sa më të drejtë të problemeve për të cilin votohet. Pra, në mbështesim nisma të tilla për referendume për probleme konkrete por jo dhe për ligjin kryesor kushtetues të një populli e të një shteti, për ai, për tepër mendohet të ... (Vijon në faqen 3) ... të zgjedhësh mendimin e tyre, i njohur drejtimin e mendimin e tyre, e u bëjnë bisht qëndrimeve të drejtpërdrejta e të çliruara, u shmangin përgjegjësive, detyrave, angazhimeve, me qëllim që të arrijnë një objektiv të caktuar me mënyra të tërthorta. Këso mënyra quhen ndryshe edhe gjuhë e thjeshtë të popullit, dhe dinakëri: dhelpëri. Përse i cilësojmë dredhi; dy variante i propozuara për aprovimin e Kushtetutës? Për të shmangur çdo kecuptim them se çështja nuk është tek referendumi popullor në vetvete. Asnjë nuk vë në diskutim karakterin demokratik të këtij forme. Po atëherë ka të drejtë të pyesë kushdo, përse kundërshtohet propozimi «nr.7 Për një (prej?) gjithë popullit të gjitha për, janë për aprovimin e së njëjtës...» Sepse është Parlamenti, si organi i vetëm legjislativ, i cili ka krijuar dhe është kompetent të aprovojë projekt-kushtetutën. I mirë e keq, i fortë a i dobët, përfaqësues i shumë apo i pak partive, është ky parlament që ka aprovuar një numër të madh ligjesh duke përfshirë edhe një kapitull të tërë të Kushtetutës së re, atë të të Lirive dhe të Drejtave të njeriut, ligje për të cilat nuk është legjislacion i huaj për u mburrur, t’i flasim Berisha – Meksi – Arbnori. Përse ky parlament nuk qenka i aftë të aprovojë edhe pjesët që kanë mbetur me konsensusin e dy tre tratative së pas-akshilot edhe nga ligji? Përse pa pritur ky nyjëvleftësim për këtë parlament nga PD-ja dhe Presidenti që u ka shërbyer aq shumë? Këtu qëndron dredhia e parë. «Sepse», thotë, përseri parlamenti apo Presidenti që të vendosë për aprovuar projekt-kushtetutën për diskutim e miratim pas tij edhe para, një referendum popullor për të dhënë në një legjitimitet më të madh, një karakter më popullor, ku shfaqen mendimi i tyre edhe ato parti, në grupe sociale që nuk përfaqësohen në parlament. Përse Presidenti nuk ka besim tek parlamenti se mund ta shpallë referendum popullor pastaj ta ketë miratuar vetë përpara projekt-Kushtetutën. A nuk është më e ligjshme e më demokratike që projektin ta kalojë nëpër dy filtra? Këtu qëndron dredhia e dytë. «Sepse mbi projektin e paraqitur nga zoti Meksi dhe grupi i tij parlamentar nuk komisionin Kushtetues, janë bërë nga pesëtare të Komisionit që përfaqësojnë Partinë Socialiste social-demokrate, të të drejtave të njeriut, janë bërë vërejtje të shumta parimore mbi përmbajtjen e saj në lidhje me pavarësinë e pushteteve, ...» (Vijon në faqen 3) ... dhe të emëruar nga lart nuk ishte asgjë tjetër veçse një veprim i hapur antidemokratik i cili në thelb të vet kishte injorimin e parlamentit dhe lejimin «e njerëzve të tij» veprimin i cili ndoshta në një fragment të ashpër të forcave politike parlamentare e jashtë parlamentare. Aktivti i PD-së posoi L’asko përpara mesazhit të drejtuar popullit nëpërmjet televizionit nga Presidenti z. Sali Berisha i cili hodhi për konsum variantin tjetër: atë të miratimit të Kushtetutës me anë të Referendumit. Nga Aktiv Komiteti i PD-së nuk besonte; Gjithçka u fut në thes dhe gërkave e tij u mbyll. Lideri i PD-së Selami ndodhet këto ditë në Strasburg dhe akoma nuk e dimë prononcimin e tij, por ushtar i partisë qoftë në krye apo në fund të rreshtit të saj do të qëndrojë besnik asaj. A e di mirë vendin e vet. Në fund të fundit Presidenti është i Partisë Demokratike dhe Partia Demokratike është partia e presidentit Thotë presidenti Asamble; Asamble thotë edhe partia I ndërron mendja presidentit se nuk i dalin llogaritë dhe kërkon Referendum këtë kërkon dhe partia e tij demokratike. Tani Sekretari i PD-së Tritan Shehu shprehet se «në emër të PD-së për shpenzdes kë...» (Vijon në faqen 3)

Përpjekje për eksod në Durrës

Ka dy ditë që në Durrës si rezultat i zërave të përhapur se anije të flotës të ankoruara në portin e Durrësit «do të transportojnë refugjatë për në vendet e ndryshme të Europës», qindra të rinj nga rrethe të ndryshme të vendit, kryesisht nga rrethet Lushnjë, Fier, Elbasan Berat, Tiranë; Kavajë; Krujë; Lezhë etj. janë nisur grupe-grupe në drejtim të këtij qyteti me shpresë për të gjetur «Eldoradon» e premtuar. «Ndonesë lajmi i përhapur nuk ka asnjë bazë reale, përsëri këmbëngulja e të ardhurve ka qenë e madhe aq sa ata nuk janë ndalur as nga kontrollet dhe ndërhyrjet e forcave të rendit. Madje këta të fundit kanë ndërhyrë me forcë duke përdorur dhe dhunën, duke rrahur e keqtrajtuar të ardhurit për eksod, një pjesë të të cilëve u janë shkaktuar dhe plagë. Ditën e djeshme deri në orën 02 të mëngjesit të ditës së nesërme, policia e komisariatit të Durrësit së bashku me forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë transportuar me makina tip «IFA» rreth 150-200 persona në drejtim të qytetit të Kavajës. Prej këtej ata janë dërguar në destinacionet e tyre. Ditën e martë rreth orës 06-07 ka pasur rreth 100 persona të tjerë që janë kapur nga kontrollet e ushtruara nga policia në qytetin e Durrësit. Edhe këta janë rikthyer. Nuk është ndonjë çudi që përkisht përpjekjet për eksod bëhen disa pasi liderët e pushtetit partiak e të PD deklarojnë se Shqipëria ka rritmet më të larta të zhvillimit në Evropën Lindore. Për ironi të fatit janë pikërisht këto ritme të larta-, dhe «gjendja e shkëlqyer ekonomike» ata faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt, që kryesisht rinia shqiptare të kërkojë të largohet për jetë jetuar drejt vendeve të Evropës. Sot pas masave të rrepta të marra nga forcat e rendit, situata paraqitet diçka më e qetë MIRELA NDINI

Dekorohet ambasadori Rajerson

Dje në një ceremoni të organizuar në presidencë me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, kryeministrit, anëtarëve të qeverisë deputetëve dhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri u dekorua me urdhrin e Flamurit të Klasit të Parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri zoti William Rajerson. Ky dekorim bëhet me kërkesë e largimit të ambasadorit Rajerson nga Shqipëria. Korresp i «Zërit të popullit»

Mirmëngjes z. Pjetër! Parlamenti Evropian ka dërguar tjetër rezolutë

TIRANE Mirmëngjes z. Pjetër! Parlamenti Evropian ka dërguar tjetër rezolutë – Kërkohet lirimi i gjashtë minoritarëve grekë dhe përshpejtim i demokratizimit brenda vendit për ta përshkatur kuadrin ligjor në një linjë me shoqëritë bashkëhore demokratike Evropiane. Pas njoftimeve të agjencive të huaja të lajmeve, javën që shkoi, ku bërritur në tavolinat zyrtare të Shqipërisë tjetër rezolutë e Parlamentit Evropian për Shqipërinë. E dyta rezolutë e këtij Parlamenti – e para-kur kësaj radhe nga 38 deputetë të partive të majta e të djathta të vendeve të ndryshme të demokratëve-evropianë. I referohet marrëdhënieve aktuale midis dy vendeve fqinjë Greqisë e Shqipërisë si dhe çështjes së gjashtë minoritarëve grekë të dënuar nga Gjykata e Tiranës disa javë më parë. Pikërisht në prag të gjykimit të tyre në Gjykatën e A- (Vijon në faqen 4) ... Përsa i përket Parlamentit Evropian, i kërkon Qeverisë shqiptare lirimin e menjëhershëm të gjashtë përfaqësuesve të minoritetit grek – duke e vendosur në vështirësi atë. Por ndërkohë që ka ndodhur kjo që nga e premta e javës që shkoi Tirana zyrtare tonëdronte shtypi i pavarur opozitar ka bërë publike daljen e kësaj rezolute – nuk ka reaguar drejtpërdrejt lidhur me të dhe gjithçka është shoqëruar me heshtje varri të masmedias zyrtare gjë e cila ra në sy dukshëm pas sulmeve të dyanshme, në vete protestave të ditëve më parë në Por gjithsesi indirekt Tirana zyrtare nuk ka nguruar të reagojë ashpër. Ishte Pjetër Arbnori – shefi i Parlamentit shqiptar – që në fundjavë nga tribuna e një takimi të Forumit Rinor Demokratik në Kukës ka atakuar indirekt momente të veçanta të...

DREDHIA ME EMRIN REFERENDUM

Në harkun e njëzetë kohor prej 40 ditëve, në Shqipëri, dhe bota që ndjek zhvillimet politike në Shqipëri, i njohëm me dy dredhi lidhur me aprovimin e Kushtetutës; dredhia e parë qe synonte krijimin e një asambleje kushtetuese të tipit hibrid (deputetët e Parlamentit, plus një numër i caktuar asambleistësh të emëruar prej presidentit) dhe e dyta: që anulon në parim, dhe nxjerr në skenë referendumin popullor, Dredhinë e dytë. 1 Tetor 1994 një gjë e qartë që dëshirohet se është kjo dredhi e cila ... Të dy këto dredhi përshkohen nga një ... (Vijon në faqen 3)

TELEGRAFISHT... NGA VENDI

TELEGRAFISHT... NGA VENDI Tiranë: Ekspozitë e re pikture. Ajo mban emrin e shoqatës mbare shqiptare të piktorëve. Vizitorët e saj po ndjekin me interes 60 punimet e paraqitura nga 20 autorë, anëtarë të kësaj shoqate. KRUJË. Ndodh një ngjarje e papritur. Vlidhet në magazinat e komisariatit të policisë të këtij rrethi këmbana e kishës së Shën – Ndout, nga më të mëdhatë në Shqipëri me vlerë dhjetë mijë dollarë e njohur si vend pelegrinazhi të besimtarëve. Këmbana ishte kapur më parë në duart e një bande hajdutësh. Është arrestuar magazinieri që e kishte në dorëzim. LEZHË. Përsëri përmbytje. Shtuhia e furishme dhe reshjet e mëdha të martën e vazhduan për mbi tre orë, shkaktuan përmbytje dhe dëme të konsiderueshme. Informacioni i dhënë let për ditën e djeshme e rreth 2000 në tokë, për dëme në banesa dhe magazina. U dëmtua rëndë traseja e hekurudhës. Shumë shkolla nuk vijuan mësimin. NGA BOTA LINDJE E MESME Izraeli dhe OÇP-ja rifilluan bisedimet në Kajro në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi planet për zgjidhjet palestineze. Palestinezëve u janë premtuar zgjedhje dhe marrëveshje e paqes midis OÇP-së dhe Izraelit të nënshkruara një vit më parë. HUNGARI Ekipi i ri i majtë që erdhi në fuqi në Hungari, kërkon falje publikisht për rolin e luajtur nga Hungaria gjatë holokaustit nazist dhe persekutimin e hebrenjve para pushtimit të vendit nga nazistët në vitin 1944. «Eksperienca historike e këtyre 50 vjetëve është e mjaftueshme për kombin hungarez për të kërkuar falje të ndërshëm dhe guxim, ashtu siç bënë gjermanët menjëherë pas mbarimit të luftës», deklaroi ministri i jashtëm hungarez, Kovac. RUSI Një person i armatosur, hipur mbi një motocikletë, hapi zjarr ndaj një vendemësiministër rus të martën, por rikohë që ky i fundit po kalonte me veturë në një autostradë të Moskës, bëjnë të ditur burime të ministrisë së brendshme rus.

U NIS PËR NË HUNGARI NJË DELEGACION I PSSH

Me ftesë të PS të Hungarisë dje u nis për në Hungari një delegacion i PSSH i kryesuar nga Nën-Kryetari i saj Ilir Meta, i ngarkuar për marrëdhënie me jashtë i PSSH, i cili do të marrë pjesë në punimet e kongresit të katërt të PS të Hungarisë. Zyra e Shtypit dhe Informacionit e PS