08/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 tetor 1994

MIRATIMI I LIGJIT PËR REFERENDUMET VETËM ME VOTËN E PD-së PARATHËNIA PËR MIRATIMIN E NJË KUSHTETUTE ANTIKUSHTETUESE

Mbi gërmadha juridike të parlamentit mund të ngrihet vetëm diktaturë personale Diskutim i deputetit MAQO LAKRORI Letra e 30 shtatorit 94 drejtuar deputetëve dhe projektligji i presidentit për referendumet, në dukje janë plot përkushtim për demokracinë. Por kontradiktat dhe incoherencat që ato përmbajnë të shtyjnë të besosh për përmbajnë edhe fëte të tjera. Po veçoj disa prej tyre. Në letrën e tij, Presidenti na kujton dispozitat kryesore Kushtetuese, e ndër të tjera edhe sovranitetin që populli «e ushtron si nëpërmjet organeve përfaqësuese të tij, ashtu edhe drejtpërdrejt me anë të referendumit». Por pas kësaj, duke përfituar nga mungesa e një ligji të posaçëm për referendumet (për dobinë e një ligji të tillë askush nuk ka kundërshtime). - edhe pse z. Berisha e di që ka një dispozitë kushtetuese e cila cilëson parlamentin si organin kompetent që miraton Kushtetutën edhe pse ai e di që cilado dispozitë kushtetuese mund të ndryshohet vetëm me shumicën 2/3 e votave të parlamentit edhe pse ai e di mirë që diku «populli» ishte i detyruar të zbatonte verbërisht atë që vendoste partia - shtet (cituar nga letra e z. Berisha drejtuar deputetëve). Pra edhe pse z. Berisha di kaq shumë, na ofron, ndërmjet rasteve të tjera, një referendum edhe «mirat...». Dispozitën Kushtetuese ekzistuese (pra në 2/3 të heqë dore nga e drejta e tij), dhe pas kësaj po me 2/3 të vendosë për një mënyrë tjetër, pse jo e ndoshta me referendum, pse jo vetëm me referendum. Por ne vend të kësaj me 2/3 shumicë e mundësive të tjera që do të mund të propozohet do njerë të ndonjë kohë konsensus, presidenti na fton, që të votojmë si në referendum (me 50+1) një nen kushtetues që kërkon 2/3 e votave të parlamentit. Pra na fton që të bëhemi bashkautorë në një «coup d'etat» juridik kundër parlamentit (këtij përfaqësuesi të sovranitetit të popullit, për të cilin Presidenti flet aq shumë - dhe Dispozitave Kushtetuese Për fat të keq, këtë «coup d'etat» juridik z. Berisha tashmë e ka konsumuar jo vetëm me mënyrën e tij por edhe publikisht. Në mesazhin për popullin lexuar prej tij në TV më dt. 3 tetor, z. Berisha thotë: «...është e vërtetë se kushtetuta mund të miratohej edhe në parlament...» (RD. e.g. 4 tetor, mesazhi i S. Berishës). Së pari, flitet qartë në kohën e shkuar (madje në kondicionel), pra presidenti apriori dhe publisht, e konsideron të kryer, mënjanimin e Parlamentit dhe shkeljen e Dispozitave Kushtetuese prej personit të tij. Me letrën e tij ai kërkon nga ne deputetët që të firmosim për këtë veprim antikushtetues dhe të bëhemi bashkëfajtorë me të.

Mos votoni aktin që ndal në vend demokracinë

Diskutim i dr. ETHEM RUKA Në intervistat e shumta që ka ndërmarrë TV ynë i «pavarur» një poet i nderuar ju referua vargjeve të një poet tjetër madhje socialist; thelbi i të cilave ishte: «Në se një forcë politike nuk ka besim në popullin e vet le të gjejë një popull tjetër». Një aksion e shkëlqyer, por unë do të shtoja se disa filozofë kanë përpunuar një aksiomë tjetër po aq të vyer: çdo popull meriton qeverinë që ka e për pasojë edhe parlamentin që ka zgjedhur. Për analogji në se një popull nuk e do parlamentin e vet le të zgjedhë një parlament tjetër, pra le të zgjedhë një parlament tjetër. I mirë apo i keq ky është një parlament sovran që në përputhje me dispozitat kushtetuese i hap rrugë miratimit të të gjitha ligjeve të tiera që synojnë të institucionalizojnë shtetin ligjor dhe ekonominë e lirë të tregut. Sot ne jemi përballë një projektligji i cili i hap rrugën referendumit për miratimin e kushtetutës, një projekt që ka ndezur debate më tepër brenda dhe jashtë mureve të këtij parlamenti. Në të vërtetë ndodhemi para një çasti historik, çastit që do të japë Shqipërisë kushtetutën e re mbi bazën e së cilës do të ndërtohet shteti shqiptar. Por makineria propagandistike nuk ja drejton mikrofonin dhe kamerën politikanit apo specialistit, por abuzon me kampionët e zgjedhura si ka bërë edhe herë tjetër. Pra gjithkush i thotë Po Kushtetutës, veçse për mënyrën e miratimit të saj sipas projektit të paraqitur fillon pipkëprja midis forcave politike dhe elektoratit të tyre. Ne jemi akuzuar se jemi kundër kushtetutës dhe aprovimit në Këshillin e Europës. Jo më larg se para disa ditësh këtë akuzë spekulatore e dëgjuam nga goja e kryetarit të Kuvendit z. Arbnori në një takim të organizuar në qytetin e Kukësit. Por shqetësuar nuk janë kujtesë. Atje nuk u lau trurin sistemi totalitar 50 vjeçar, e jo më tani ca politikanë që përmes uzurpimit të medias shtetërore ecin në rrugën e mentaliteteve komuniste sipas parimit se logjika e më të fortit (kupto zotëruesit të pushtetit) është më e mira. Po në mënyrë konstante kemi kërkuar ardhjen e kushtetutës. Qëllimi ynë ka qenë në përputhje të plotë me logjikën e ndërtimit të shtetit ligjor dhe hapjen e rrugës për tu pra- pranuar në familjen evropiane. Por kush ka penguar? - Zotërinj, ju provuat dhe insistuat për futjen në këtë Këshill vetëm mbi (Vijon në faqen 3) …guti. ndezur edhe më tepër debatin ndodhemi para një çasti historik, çastit që do t’i do ndërtohen themelet e shtetit të ri demokratik, të shtetit të së drejtës. A mund të ketë ndonjë shqiptar brenda apo jashtë partive që të pranojë të këtë kundër referendumit të kushtetutës së re qoftë edhe me referendum? S’besoj të jetë kundër as- anën se - që… … e mirirë që vendoste partia - rasteve të bëjës së referendumit edhe «miratimin e Kushtetutës dhe amendamentet e saj». Unë do të mirëprisja fjala vjen propozimin për referendum mbi Kushtetutën, pas miratimit të saj në parlamentin me 2/3 ose propozimin që parlamenti fillimisht të çfuqizojë me 2/3

Only dictatorship can be built on the legal ruins of parliament

Discussion by deputy MAQO LAKRORI

PS NUK DO TË LEJOJË DHUNIMIN E INSTITUCIONEVE DEMOKRATIKE

Mbledhje e Kryesisë së Partisë Socialiste Dje nën drejtimin e zëvendëskryetarit të Partisë Socialiste dr. Servet Pëllumbi u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Partisë për të analizuar situatën aktuale politike dhe për të përcaktuar detyrat për të ardhmen. Në mbledhje u theksua se Partia Socialiste do të luftojë me të gjitha forcat dhe mjetet demokratike që demokracia shqiptare të mos dhunohet dhe të mos formalizohen institucionet e zgjedhura. Kjo do të vazhdueshme e pushtetit të sotëm do duket që qartë në ngjarjet e ditës së fundit, kur synohet të nxirret jashtë loje parlamenti i zgjedhur duke u maskuar me terma demokratike. Arsyetimi i ligjit mbi referendumet, pa konsensusin e partive të tjera politike në parlament por vetëm me kartonat e një pjese të deputetëve të PD-së, dhe duke shkelur në mënyrë të hapur dispozitat kushtetuese në fuqi, tregon për rrugën e rrezikshme që po ndjekin pushtetarët e sotëm. Kryesia e Partisë mbështeti dhe përgëzoi grupin Parlamentar të Partisë që në situatat e krijuara tregoi pjekuri politike dhe përgjegjësi të madhe për fatet e demokracisë. U vu në dukje fryma konstruktive e punës së grupit parlamentar në projektet e vazhdueshme për gjetjen e konsensusit të nevojshëm si për miratimin e ligjit mbi referendumet, ashtu edhe për mënyrën e aprovimit të kushtetutës në tërësi. Kryesia e Partisë Socialiste, theksua se kjo frymë do të vazhdojë megjithëse përbëhet ekstremistë të liderëve të PD-së për të shmangur debatin konstruktiv dhe ngritjen e kritikave nga populli. Gjithashtu u vu në dukje monopolizimi i mjeteve të informacionit shtetëror nga ana e partisë demokratike dhe manipulimi i opinionit. Traktimi i televizionit dhe mikrofonit i radios u mbyll me rastin e diskutimit të ligjit mbi referendumet, në një kohë që për popullin është tepër e nevojshme që të dëgjojë mendimin e deputetëve të tij. Kryesia e Partisë përsëriti dhe njëherë konkluzionin e saj se statuti i partisë demokratike nuk mund të jetë kushtetutë e Shqipërisë. Kushtetuta është e gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm për një legjislaturë. Diskutimi dhe miratimi i Kushtetutës në Parlament dhe kalimi pastaj i saj në referendum popullor është rruga më e mirë për miratimin e Kushtetutës. Për këtë u vlerësua edhe mendimi i përbashkët i shumë partive politike. Kryesia e Partisë vendosi që problemet e situatës së sotme politike si dhe me ato që kanë të bëjnë me festimet e 29 nëntorit ditës së 50 vjetorit të çlirimit të atdheut, t'i shtrojë në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë që u vendos të mblidhet ditën e hënë në orën 10. Korresp i «Zërit të popullit»

Pa parlament nuk ka kushtetutë

Diskutim i deputetit Leontiev Çuçi Nenet 5, 15, 16 (pika 2 dhe 7), 23, 43 dhe 44 të dispozatave kryesore kushtetutën në fuqi e përcaktojnë në mënyrë taksative dhe absolute se Kuvendi Popullor është i vetmi institucion që ka kompetencën legjitime të çdo lloj revizionimi që ka të bëjë me Kushtetutën. Konkretisht në «Dispozitat kryesore kushtetuese»: Në nenin 5 thuhet - «Pushteti ligjvënës i takon Kuvendit Popullor të Shqipërisë». Në nenin 15 thuhet - «Kuvendi Popullor është organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe i vetmi organ ligjvënës». Në nenin 16/2 që trajton kompetencat e Kuvendit Popullor thuhet se ky Kuvend - «Miraton e ndryshon Kushtetutën dhe ligjet, vendos përfundimisht mbi papajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën dhe bën interpretimin e tyre». Në nenin 16/7 thuhet gjithashtu se Kuvendi Popullor «Vendos për referendumin». Në nenin 23 përcaktohet se çdo ligj kushtetues miratohet me 2/3 e votave. Në nenin 43 cilësohet se «Miratimi i ndryshimeve (është fjala për ndryshimet Kushtetuese) bëhet nga Kuvendi Popullor me një shumicë prej dy të tretash të të gjithë deputetëve». Në nenin 44 theksohet se «Dispozitat e këtij ligji veprojnë deri në miratimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, projektit i së cilës do të hartohet nga Komisioni i Posaçëm i ngarkuar nga Kuvendi Popullor». Përbërja e komisionit dhe afati i paraqitjes së projektit të Kushtetutës caktohen me vendim të veçantë të Kuvendit Popullor. Pra, as Presidenti, as PD-ja apo ndonjë parti tjetër nuk mund të dalin mbi Kuvendin Popullor qoftë edhe me dekrete ose ligje për referendume. Presidenti Berisha në Tiranë dhe Eduard Selami në Strasburg, me sa dëgjuam, kërkojnë që Projektin e ri të Kushtetutës ta miratojnë vetëm me referendum pa e kaluar në Parlament, me pretekstin se «disa parti nuk japin konsensusin». Le të supozojmë ashtu si gjithmonë, edhe këtë radhë, mekanizmi i votës së mazhorancës do ta realizojë «fitoren e madhe». Që kjo fitore të jetë më e vërtetë e tillë ajo duhet të mbështetet të ardhmen e historisë së saj, pra duhet të kënaqë brezat e sotëm dhe ata të nesërm. Pa u zgjatur në hipotezat për të nesërmen, siç po duket nga zhvilli- (Vijon në faqen 3)

Vëzhgim

Sa vlen parlamenti shqiptar? «Kursi» i Parlamentit Shqiptar ra ndjeshëm që kur Presidenti i Republikës vendosi t’ia «grabisë» atij Komisionin me gjithë projektin përkushtetues të përgatitur për Parlamentin. Kjo u duk qartë gjatë ditës së enjte, kur në të u bë debati rreth projektligjit për referendume. E vërtetë? Televizioni shqiptar nuk ia vari fare këtij debati të ndezur që zgjati disa orë. E ç’vlerë kishte ky debat, kur nuk ka më vlerë parlamenti? Në se do të mësoh për vlerën e gjërave sot, duhet të ndjekësh televizionin shqiptar. duhet të ndjekësh televizionin shqiptar. duhet të ndjekësh televizionin shqiptar. duhet të ndjekësh televizionin shqiptar. duhet të ndjekësh televizionin shqiptar. Dhe të gjitha këto ndodhin kur Televizioni Shqiptar varet direkt nga parlamenti. Dhe të gjitha këto ndodhin kur ende nuk është miratuar Kushtetuta me referendum. Çarë do të ndodhë kur të miratohet kjo Kushtetutë? Zoti e di se çfarë do të ndodhë. Sot për sot mund të thuhet vetëm se Parlamentit nuk po ia «fërshëllen» më as Televizioni që varet prej tij. Zot na ruaj, nesër! Rafe Rendimi

BERISHA ME MODERN SE JELCINI NE «GODITJEN ME TOP» TE PARLAMENTIT

- Një Parti dhe President një mazhorancë që nuk di se ç’bën nuk është Atij, Biri dhe Shpirti i Shenjtë i Kushtetutës - Ka provuar këtë grusht të fortë dhe presidenti Berisha dhe iniciativa e tij zgjidhjeve e embasur me propagandë «kushtetuta të miratohet me referendum popullor». Pesë parti opozitare kanë arritur sukses në sallën e parlamentit në përpjekjen e tyre për të denoncuar një «puç kushtetues», sipas të cilit e gjithë ajo «Parti Demokratike» në pushtet përpiqet ta kthejë Parlamentin e Sali Berishës e konsideruar provokacion për të përplasur popullin me pushtetin e opozitës ka pasur vi… …tën në synim brenda vendit, vendosjen e pushtetit të fortë të NJËSHIT, ndërsa jashtë tij në Evropë? … një synim zyrtare e një mosbesuesje për mosmiratimin e kushtetutës në SHQ. për kush parësor ky për pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Synimi brenda vendit mund të bëhej vetëm duke shmangur organin legjitim, Parlamentin. Dhe Berisha nuk ka ngurruar, e ka bërë këtë galaktikisht me ne- (Vijon në faqen 3)

TV-ja kërkon shpjegimin e fjalës referendum

Pasi nuk siguroi dot plotësisht dhe qartë «shpjegimin e fjalës referendum» nga zëvendësministri për drejtësi, televizioni i kërkoi helikopterit dhe shkoi të gjejë atë në zonat më ekstreme të vendit. Me dithet se me të vjetrit janë dhe më të mëçurit al të vurl mikrofoni dhe kameran një plak afrua 90-tave. Ai shpjegoi gjërësi-shtut e shtresave të fjalës (pluri-kuptime) dhe në fund u vuri emrin atyre: «referendum». Dum-dume të PDTV-së. Telegjuhëtari

Hap për konkretizimin e programit ndërkufitar

— Nënshkruhet marrëveshje për konkretizimin e 20 milionë ECU-ve të akorduara vitin e kaluar — Ministri Ilir Manushi dhe Ambasadori i BE në Tiranë, zoti Elio Germano nënshkruan dje në Ministrinë e Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të territorit marrëveshjen për konkretizimin e ndihmës prej 20 milionë ECU që i është akorduar Shqipërisë vitin e kaluar në kuadrin e një programi ndërkufitar; pjesë p- (Vijon në faqen 4)

Ambasadori rus për vizitë te Heroi i Popullit Haxhi Lleshi

Të hënën; në ora dymbëdhjetë; në familjen e Heroit të Popullit, Haxhi Lleshi shkoi për vizitë ambasadori rus Viktor Nerujballov. Shok Haxhi e pret te shkallët. Ndihet shumë i gëzuar. Është një vizitë e veçantë. Njerëz të thjeshtë nga populli i kanë ardhur nga si- … Haxhi ka më karahina. I kanë ardhur dhe e kanë uruar pas një sëmundjeje të rëndë që kaloi. Kanë ardhur dhe e kanë gëzuar. - Mirë se erdhët, zoti ambasador! (Vijon në faqen 4)

LOJE E RREZIKSHME E TVSH PËR ZGJEDHJET NË MAQEDONI

Maqedonia në prag të zgjedhjeve ’94 Më 16 tetor të këtij viti, fqinj y-në lindor, Republika Jugosllave e Maqedonisë zhvillon zgjedhjet e rregullta parlamentare e presidenciale. Fushata elektorale tani është në kulmin e vet. Rivalizojnë koalicione e parti, parti të veçanta; deputetë të pavarur si dhe katër pretendente për postin e kryetarit të shtetit. Rreth 400 kandidatë të pavarur e partiakë, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë serbë të shpërndarë në (Vijon në faqen 4)

TELEGRAFISHT ...

- Tropojë: Agron Gjedja njofton se këto ditë dega e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri - Gjermani përkujtoi 4 vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit. Veç anëtarëve të shoqatës e kuadrove drejtues të pushtetit lokal mori pjesë edhe ambasadori i RFGJ në Tiranë, zoti K. Wollert. - Durrës: Një njoftim nga «Fronti i privatizimeve» në këtë rreth, bën fjalë se anija «Durrësi» shtohet për 70.5 mijë dollarë kur vetëm pari i saj këtë vit thuhet se ka kushtuar rreth 200 mijë dollarë! - Tiranë: Zhvilloi punimet Konferenca e dytë Kombëtare e Shoqatës së Verbërve të Shqipërisë. Pas vlerësoti punën e bërë nga organet e saj drejtuese, Konferenca sugjeroi të këmbëngulet me energjikisht pranë Qeverisë për t’u vënë në dispozicion prej saj, mjediset e premtuara. Konferenca miratoi Statutin dhe organet drejtuese. Kryetari i Shoqatës u zgjodh zoti Sinan Tafaj. - Në Bruksel u çel festivali i filmit Mesdhetar ku do të prezantohen 54 filma artistik të 14 kinematografive të vendeve të këtij pellgu. Për herë të parë midis tyre, edhe 6 filma shqiptarë, katër nga Shqipëria dhe 2 nga Kosova.

LAJMËRIM

Ditën e hënë, datë 10. 10. 1994 ora 1000 në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS.