19/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 tetor 1994

PD-ja E VETME PËRBALLË TË GJITHA PARTIVE TË TJERA

Drejt referendumit të 6 nëntorit - 16 parti parlamentare e joparlamentare, të majta, të qendrës e të djathta, që përbëjnë gjithë spektrin politik shqiptar kundërshtojnë referendumin e shpallur në mënyrë të paligjshme nga Presidenti Berisha për miratimin e Projektkushtetutës - PD-ja duke shkelur ligjet iu kundërvihet proceseve demokratike dhe izolon vetveten

Asnjë frikë nga manipulimet

Tani që po afrojnë 6 nëntori, dita e Referendumit për Projekt Kushtetutë, pa qëllim po shtohen disa zëra se «PD-ja ka pushtetin, prandaj ajo do të bëjë si të dojë me votat.» Tani që po afrojnë 6 nëntori, dita e Referendumit për Projekt Kushtetutë, pa qëllim po shtohen disa zëra se «PD-ja ka pushtetin, prandaj ajo do të bëjë si të dojë me votat. Është e kotë të kërkojmë një votim të lirë. Referendumi që tani i duhet rezultati.» Të tilla konsiderata mund t’i dëgjosh në rrugë, në biseda familjare, në kafene. Socialistët nuk duhet të kenë frikë nga manipulimet. Është e vërtetë që ende sot e kësaj dite nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 26 korrikut 1992(?!), është e vërtetë që gjatë votimit të 26- [teksti vazhdon jashtë kornizës] 2. Socialistët, të goditur gjatë dy vjetëve e gjysëm të pushtetit të PD me nenin 24-1 e me forma të tjera të një luftë të re klasash, kanë ditur të shfaqin tiparet e njerëzve të ndershëm që aspirojnë demokracinë e vërtetë e vetëm zbatimin korrekt të ligjës. 3. Dhe kjo është kryesorja, Partia Socialiste ka më shumë se gjysmën e të zgjedhurve në organet e pushtetit lokal në të gjitha hallkat. Kjo masë e madhe njerëzish të zgjedhur nuk duhet të lejojë asnjë shkelje të ligjës, duhet të jetë syhapur për të vlerësu- [teksti vazhdon jashtë kornizës] vlerësuar se edhe një «po»-apo «jo» e vetme, pra edhe një votë vendos për gjithë referendumin. Përse tërhiqem vëmendjen për këtë problem? Sipas informacioneve që kemi, në të tetë komunat që ka rrethi i Tropojës komisioneve për kryetarët dhe sekretarët e votimit për referendumin përbën vetëm nga anëtarë të PD-së. Kjo është antiligjore. Në ekstrem të kundërt, Partia Socialiste duhet të veprojë shpejt. Ajo i ka të shtumtë njerëzit e duhet t’i aktivizojë ata që deri në komisionin më të skajshëm të votimit të ruajnë rregullsinë e zbatimit të ligjës.

VAZHDOJNË AKTIVITET E PARTISË SOCIALISTE

BERAT — JO veprime antikushtetuese BERAT JO veprime antikushtetuese Në Aktivin e Partisë Socialiste të Beratit në të cilin morën pjesë deleguar nga KPD shokët Ilir Meta e Mago Lakrori, diskutimet e pjesëmarrësve u përqendruan në çështjet politike, propagandistike e organizative të partisë në rreth për të (Vijon në faqen 3)

Nuk do të lejojmë abuzimet me demokracinë

Aktivi i PS të Skraparit; që zgjati mbi tre orë; filloi e mbaroi me optimizmin se «JO»-ja do të mbizotëronte më 6 Nëntor në gjithë Shqipërinë dhe. Kjo u ndje që në fjalën e hapjes së aktivitetit nga nënkryetari i (Vijon në faqen 3)

MIRDITË

KUSH I CAKTON KOMISIONET E VOTIMIT

- Si duhet interpretuar neni 16 i ligjit për referendume - Në të gjitha rrethet, të këshillat e rretheve drejtohen nga Partia Demokratike, ka limdur një shqetësim serioz. Komisionet e bashkive dhe të rretheve, po caktohen nga këshillat e rretheve dhe në tërësi, këto këshilla, si kryetarët edhe sekretari i komisioneve nga përfaqësuesit e PD, ose në të gjitha këto komisione kryetarin e cakton të PD dhe sekretarin e PS. Për kërkesën që bëhet për kompetencën e komisioneve të votimit thuhet se është e qendrave të votimit. Ky është një veprim arbitrar. Mendimi ynë është se ligji mbi referendumin ka mjaft mangësi. Dhe kë- votim të lirë. Referendumi që tani i dihet rezultatit. Të tilla konsiderata mund të të zgjedhjeve të 26 korrikut 1992(!), është e vërtetë se nën pushtetin e PD jemi mësuar edhe me Zall-Herrin edhe me Libofshën, është e vërtetë se kemi dëgjuar edhe E. Selamin duke thënë të nesërmen e zgjedhjeve të fundit në 5 komuna se PD-ja fitoi në të pestat, kur e vërteta ishte ndryshe. Të gjitha këto janë baza ku ngrihet frika se referendumi do të manipulohet. Kësaj frike socialistët do t’i kundërvënë: 1. Zbatimin korrekt të ligjës, duke kërkuar deri në fund që asnjë hallkë, asnjë dokument, asnjë firmë e vulë të mos lejohet të bëhet «pre» e atyre që kërkojnë të tallën me votën e popullit. 2. P.SH: Në rrethin e Tropojës, Dibër, nga Rrogozhina etj, kanë ardhur shqetësimet e para. Kërkesës së PS-së, përse veprohet kështu, përfaqësuesit e pushtetit të PD-së i përgjigjen: Këtë kompetencë e ja jep ligji. Në disa rrethe, këshillat e rretheve, kërkojnë të caktojnë edhe komisionet kë-

A E PATË TRITANIN?

Zoti Tritan Shehu, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së duke «mbrojtur» projektin e kushtetutës - Shqiptarët panë në televizor, Tritan Shehu n.n. Mbronte partinë. Të vjen keq për të. I merret goja. Nxjerr gjysëm e fjalëve. Dhe kujton se kolltuku i jetëti të bëjnë specialist për gjithçka të bëjnë jo vetëm gjysmë juristë, por një konstitucionalist që i vërtetë në majën e gjishtërinjve gjithë problemet e mprehta që shtron miratimi i një kushtetute. Në debatin televiziv të parmbrëmshëm ku ai ishte thuajse vetmuar, si argumente kryesore për të mbrojtur projektin e Kushtetutës dhe rrugën që po ndiqet për ta sjellë atë në fuqi, doktori i shkencave nuk gjeti gjë tjetër të thoshte veç «ju mbroni kooperativat bujqësore, ju zbatoni luftën e klasave ju jeni për politikat e burgjeve, ju flisni me gjuhën e sekretarëve të partisë që spekulojnë, ju manipuloni etj. etj. Hajde mbrojtje që bëhej projektkushtetutës hajde! Natyrisht të mbrosh një ligj a një paragraf të tij, jo me një projekt-kushtetutë kërkohet kompetencë profesionale. Tritani këtë nuk e ka. A’ nuk mund të bëhet jurist, me urdhër të Partisë. Madje të duket s.kur një drçrë e fshehtë ka dërguar në këtë «debat televiziv» për ta diskredituar për paaftësinë që shfaq. Për të mbrojtur një ligj e aq më kushtetutë, e do të thoshtë veç «ju mbroni ...»

Cila do të ishte rruga ligjore e miratimit të Kushtetutës?

Edhe njëherë Kjo është e përcaktuar shprehimisht në Dispozitat Kryesore Kushtetuese, të cilat prej dy vjetësh e gjysëm kanë luajtur rolin e një kushtetute të vogël për kalimin e Shqipërisë nga shteti ligjor. Pikërisht në nenin 16 të këtyre dispozitave thuhet se Kushtetutën e miraton Parlamenti. Atëherë përse u zgjodh rruga e kalimit në referendum për miratimin e saj, duke kapërcyer Parlamentin? Sepse PD-ja, partia e ashtuquajtur e shprehjes të mëdha, duke vepruar në jetën politike shqiptare me mendësi neokomuniste me qëndrimin e saj drejtkëndër, nuk i ka sot dy të tretat e Parlamentit me vete. Ajo ka ngecur e vetmuar. Nga gjiri i saj kanë «rrjedhur» deputetë, e kanë dalë tashmë 2 parti të tjera. Ajo i është kundërvënë edhe aleatëve të saj të 22 marsit, PSD e PR. Koalicioni mes tyre ka qenë më shumë një fasadë për të paraqitur gjëra më të bashkuara gjithëpopullore që gëzon PD-ja, se sa një rrugëzgjidhje politike për të siguruar një bazë sa më të gjerë qeverisjeje. Në këto kushte kur PD-ja nuk mund të merret konsensusin e forcave të tjera në Parlament për miratimin e projektit të Kushtetutës, me të cilat ka bërë si ka dashur, ajo është detyruar të gjejë rrugë të tjera, tashmë të kundraligjshme, për kapërcimin e kësaj pengese kushtetuionale. Përmes Presidentit, këto rrugë i kërko|tek «Asambleja Kushtetuese», që mbeti një fiksion sapuni dhe tani përsëri përmes Presidentit, i kërkon të referendumit që është gjithashtu një rrugë e paligjshme për miratimin e Kushtetutës. Askush nga PD-ja, as Presidenti, nuk i kanë dhënë dot përgjigje pyetjes: Përse projekti i Kushtetutës, i përgatitur nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar i ngarkuar nga Kuvendi Popullor për hartimin e Kushtetutës nuk i dërgoi projektin Kuvendit, por Presidentit? Këtu fillon shkelja. Ndërsa për atë që propo-gandohet se shprehja e referendumit është një e drejtë ligjore e Presidentit, mund të themi se nuk mund të ngrihet një e drejtë duke shkelur një ligj kushtetues, siç u veprua. Pra, e vetmja rrugë ligjore për miratimin e kushtetutës do ishte që projekti i kushtetutës të kalonte nga komisioni në Parlament dhe atje të miratohej me dy të tretat e votave apo me konsensus. Kapërcimi i parlamentit është një shkelje madhë e ligjës.

MIRDITË

Nuk mund të jemi dakort me një kushtetutë partiake Pas fjalës së kryetarit të PS të këtij rrethi; Mark Nikolli; në aktivin e PS; që u zhvillua në Pallatin e Kulturës; rreth s’tuatës së krijuar, edhe në Mirditë, për referendum; e mori fjalën deputeti (Vijon në faqen 3)

TROPOJË - PUKË

Ne do të marrim pjesë në votime dhe do t’i themi JO projektit kushtetues që na servirët nga PD-ja dhe Berisha Ky ishte lejtmotivi që përshkoi aktivet e Partisë Socialiste në rrethet e Tropojës dhe të Pukës. Aktivet u shprehën njëzëri me që- (Vijon në faqen 3)

Sarandë

Ne nuk mund të votojmë paligjshmërinë Këto ditë u mblodh një kinoteatrin «Butrinti» të qytetit aktiv i zgjeruar i PS të rrethit Sarandë, lidhur me qëndrimin dhe masat që duhen marrë për fushatën e votimit të projektit të kushtetutës. (Vijon në faqen 3)

Peshkopi

Një JO vendos fatin e demokracisë shqiptare «Ndërsa thuhet se miratohet Kushtetuta Demokratike, tha në aktiv kryetari i komitetit drejtues të PS të Pe- «Ndërsa thuhet se miratohet Kushtetuta Demokratike, tha në aktiv kryetari i komitetit drejtues të PS të Peshkopisë Xhelil Cibaku, në fakt mi. (Vijon në faqen 3)

Në Kukës dhe Has

Kushtetuta nuk miratohet me «BESE» por sipas ligjeve Po të ishte Noli gjallë e të kishte 5 vjet pa vajtur në Kukës e Has e të shkonte tani në kohën e «demokracisë» i tipit tëdjdiest me automo-bil (jo me helikopter siç bë-në parti-akët e pushtetarët e PD-së) pasi të trashitol nëpër gropat «demokratike» të rrugës nacionale Puksharisë - Kukës do të bërtiste: Infrastruktura e!. (Vijon në faqen 3)

Konferencë shtypi e Partisë Socialiste

Sot në dt. 19.10.1994 ora 11.00 në selinë e Partisë Socialiste, zhvillohet Konferencë shtypi e kësaj partie në lidhje me referendumin. Ftohen të marrin pjesë gazetarë të organeve të shtypit, Radio-televizionit, ATSH dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Zyra e Shtypit dhe informacionit të PSSH.

Kushtetuta e Shqipërisë dhe SHBA-së

Kompetencat legjislative PRESIDENTI SHQIPTAR 1. Ka të drejtën e iniciativës ligjore (i propozon projektligje Kuvendit Popullor) 2. Ka të drejtën e iniciativës kushtetuese (i propozon ndryshim e shtesa kushtetuese Kuvendit Popullor) 3. Ka të drejtën, i vetëm, për shpalljen e referendumeve 4. Lëshon dekrete të cilat kanë fuqi ligjore deri sa miratohen ose jo nga Parlamenti 5. Ka të drejtën e vetos mbi ligjet e Parlamentit PRESIDENTI AMERIKAN 1. 2. 3. 4. 5. Ka të drejtën e vetos (hidhet poshtë me 2/3 e parlamentit) 6. 7. 8. 9.