- Konferencë shtypi e Partisë Socialiste -
Kronikë Dje Partia Socialiste e Shqipërisë dha një konferencë shtypi rreth referendumit për miratimin e projekt-kushtetutës dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Merrnin pjesë nënkryetarë të organeve të ndryshme të shtypit, RTV etj., dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Konferencën e hapi zëdhënësi i PS, deputeti Bashkim Zeneli i cili dha fjalën nënkryetarit të Partisë Socialiste, shokut Servet Pellumbi. Ai u paraqit të pranishmëve një deklaratë për qëndrimet e Kryesisë së Partisë Socialiste ndaj referendumit për miratimin e projektkushtetutës. Më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Pyetje: A shikon ndonjë lidhje midis kësaj projektkushtetute dhe shtjes Nanon? Përgjigje: Në vështrimin e parë, mbase, lidhje të drejtpërdrejtë nuk ka, por na shkon mendja që ka, sepse një lidhje të tillë e bën edhe presidenti i Republikës në konferencën e tij të shtypit kur deklaroi se një kryetar shteti nuk merret me rezultatet e institucioneve ndërkombëtare. Me këtë rast do të dëshironim të thoshim se një president që synon integrimin e Shqipërisë në Evropë duket t’i interesojnë shumë opinionet e institucioneve demokratike evropiane dhe rezultatet e tyre. Gjithashtu na shkon mendja se befasa me të cilën e trajtoi presidenti çështjen e referendumit është dhe një lloj shtyrjeje e problemit dhe e përgjigjes që kërkonte Unioni Ndërparlamentar për «Çështjen Nano». Nuk është e rastit që Unioni Ndërparlamentar ka njoftuar se një delegacion i tij do të vijë për të parë konkretisht çështjen lidhur me çështjen Nano në fillim të dhjetorit. Ne mendojmë se njerëzit, kur të shkojnë para kutive të votimit, si mos elektorati i PS, do ta ketë parasysh edhe «çështjen Nano». Pyetje: Sipas një neni të kësaj projektkushtetute si bie që kryeoskopi i Shqipërisë, Janullatos, të largohet nga Shqipëria. Cili është qëndrimi i PS në lidhje me këtë çështje? Përgjigje: Kjo është e njohur si çështje që nuk i takon kushtetutës, ashtu siç është i njohur fakti që vetë presidenti Berisha ka qenë ai që e miratoi ardhjen e Janullatosit në Shqipëri. Ne mendojmë se çështje të tilla, që kanë të bëjnë me besimet fetare, me ndjenjat e besimtarëve dhe komunitetet fetare, aq më tepër me çështjen e statusit të Janullatosit, nuk duhet të trajtohen në funksion të politikës konjukturaliste. Pyetje: Nano, para zgjedhjeve të 26 shtatorit 1992 bëri proçes, dhe që do të fitojë 50 për qind. Cila është proçecia juaj tani për referendumin? Përgjigje: Ajo nuk është profeci e Nanos, po është një parashikim që bëri Fatos Nano dhe kongresi i PESH dhe doemos ne ndjejmë kënaqësi që ai parashikim u realizua. Edhe tani ne mund të japim një parashikim sepse dega jonë e vëzhgimeve sociologjike ka bërë studimin e vet sipas së cilit del se projekti kushtetues do t’i thuhet «jo» në shumicën dërrmuese. Ky rezultat mund të jetë ndryshe, mendojmë, veçse në qoftë se shkeljeve kushtetuese të deritanishme do t’u shtohen dhe presionet, shkeljet e procedurës së votimit dhe sidomos manipulimet që janë pjesë përbërëse e atij «skenari BB», që, me sa duket, do të thotë «befasia berishiane». Në qoftë se do të konstatonim të tilla, deklarojmë se rezultatet e votimit do t’i denoncojmë dhe nuk do t’i njohim. Pyetje: Në komisionin kushtetues ka pasur përfaqësues nga të gjitha partitë. U thoni që 5 parti parlamentare dhe 11 parti joparlamentare do t’i thonë «jo» miratimit të kushtetutës me referendum. Nuk do të ishte më mirë që këto 16 parti të mobilizoheshin që Shqipëria të kishte një kushtetutë sa më bashkëkohore, pra ta kishte kushtetutën? Përgjigje: Po e nis përgjigjen nga fundi i pyetjes. Sigurisht, ajo do të ishte më e mira dhe ne për këtë kemi luftuar gati tre vjet me radhë. Bile në qershor të vitit 1993, bashkë me PSD e me iniciativën e saj ne bojkotuam parlamentin si mjet presioni për kushtetutën. Vazhdimisht kemi kërkuar konsensusin për problemet e saj. Ne kemi mendimin se ky konsensus mund të arrihej. Korrigjimet përkatëse, në ato pjesë që e bëjnë të papërshtatshëm projektin e kushtetutës, kanë qenë të mundshme, por ne kemi konstatuar një mungesë të theksuar dëshire nga mazhoranca parlamentare dhe në mënyrë të veçantë nga Presidenti i Republikës, i cili e përdori si «manarin e vet» mazhorancën parlamentare. Në rrethana të tilla për pesë partitë, që përfaqësohen në parlament dhe 11 partitë, që dolën me deklaratë kundër kësaj projektkushtetute nuk mbeti rrugëdalje tjetër. Prandaj ne e kemi theksuar, e theksojmë dhe sot se nuk do të reshtim asnjëherë së punuari për të patën një kushtetutë me të vërtetë aftagjatë: një kushtetutë që të shprehë interesat e popullit dhe të mos jetë një «kod» në duart e një force politike për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, apo për të instaluar një pushtet personal. Pyetje: Kur u votua ligji për të drejtat e njeriut, grupi parlamentar i PS votoi kundër, ndërsa tani kjo nuk përmendet si një e metë e kushtetutës. Atëherë pse u votua kundër? Përgjigje: Me që lidhur me ligjin për të drejtat e njeriut vazhdon të spekulohet, do të sqaroj edhe një herë se për këtë ligj ne nuk kemi votuar kundra, por kemi abstenuar, gjëmet një pushtet personal. Pyetje: Një pyetje luaj e kushtetutës. Atëherë pse u votua kundër? Përgjigje: Nuk e di se nga i keni informacionet po unë nuk kam deklaruar në asnjë vend, as në Tropojë dhe as në Pukë as në Has, as në Kukës. (Vijon në faqen 2)
Deklaratë e Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë
Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë i bën të ditur opinionit të brendshëm dhe të jashtëm vlerësimet e saj për situatën që po kalon vendi pas shpalljes së referendumit për miratimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe qëndrimet e saj ndaj këtij referendumi.
1. Vendi ynë po përjeton sot krizën më të thellë politike, sociale dhe institucionale që nga 22 marsi i vitit 1992, krizë kjo e thelluar nga veprimet antikushtetuese të presidentit të Republikës, të liderit të PD-së dhe të grupit të saj parlamentar, të cilët, me miratimin e ligjit «Për referendumet» dhe me «Vendimin për referendum» shkelën ligjin ekzistues kushtetues, duke i hequr parlamentit të drejtën ekskluzive për miratimin e Kushtetutës së Republikës. 2. Ngjarjet e tre viteve të qenies së PD në pushtet dhe ato të ditëve të fundit në Shqipëri, vërtetuan plotësisht se PD nuk dëshiron miratimin e një kushtetute demokratike për të gjithë shqiptarët, por e detyruar nga presioni i institucioneve demokratike evropiane, kërkon të miratojë, në rrugë jodemokratike, një kod partiak për të mundësuar qëndrimin sa më të gjatë në pushtet. 3. Partia Socialiste e Shqipërisë ka qenë e interesuar dhe e angazhuar tërësisht gjatë tre vjetëve të fundit për të miratuar, sa më shpejt që të ishte e mundur, një kushtetutë moderne sipas parametrave të vendeve të zhvilluara demokratike. Për këtë njo kndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm duke dhënë ndihmesën e saj që kushtetuta të miratohet sa më shpejt në Parlament me anën e konsensusit. Përpjekjet e saj në këtë drejtim nuk reshtën deri në ditën e fundit të dhunimit të Ligjit Kushtetues më 6 Tetor të këtij viti. 4. Partia Socialiste i vlerëson referendumet popullore si rrugë demokratike të ushtrimit të sovranitetit të popullit. Në Konferencën e shtypit të zhvilluar në janar dhe në Konferencën Kombëtare të Partisë të mbajtur në shkurt të këtij viti, ajo hodhi idenë e votbesimit popullor për kushtetutën përmes një referendumi, pas miratimit të saj me dy të tretat e deputetëve në parlament. Këtë ajo e mbrojti edhe në seancën parlamentare të miratimit të Ligjit «Për referendumet», me dëshirën për të arritur një konsensus. 5. Ligjin «Për referendumet» dhe «Vendimin për referendum» e miratimit të Kushtetutës», Partia Socialiste i konsideron antikushtetuese, sepse dhunojnë nenin 16-2 të Ligjit Kushtetues. Kryesia e PS mendon se miratimi i Kushtetutës, sipas ligjeve të mësipërme, është një përpjekje për të manipuluar me dëshirën e popullit për të patur një kushtetutë. Shpejtësia me të cilën u veprua nga Presidenti i Republikës dhe nga mazhoranca parlamentare, duke mos i dhënë popullit kohën e mjaftueshme për t’u njohur me projektin e kushtetutës, tregojnë se PD nuk pëlqen as para dhunimit të sovranitetit të popullit. Partia Socialiste e ndjen si përgjegjësi historike e si detyrën e vet para elektoratit shqiptar që të vazhdojë përpjekjet për të demaskuar thelbin antikushtetues të procedurave aktuale të miratimit të Kushtetutës. 6. Partia Socialiste e kundërshton projektin e kushtetutës të propozuar nga Presidenti Berisha dhe veçanërisht ato pjesë të tij që bien ndesh me kërkesat për të patur një republikë parlamentare, që i përgjëndrojnë pushtetet në duart e presidentit dhe që nuk garantojnë pavarësinë e plotë të pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Keqpërdorimi i pushtetit personal gjatë këtyre tre vjetëve të qeverisjes së PD-së, mungesa e pavarësisë së organeve gjyqësore e detyron Partinë Socialiste që të paralajmërojë për rrezikun që i vijnë vendit nga disbalancimi i pushteteve, nga pushteti i «një dore të fortë». Nuk ka asnjë garanci, sipas pikëpamjes së PS, se do të respektohet nesër, ajo që për interesa të errta, partiake u shkel sot. Ky është precedenti më i rrezikshëm që solli presidenti Berisha në skenën e zhvillimeve politike shqiptare për hir të pushtetit të tij personal. 7. Krahas denoncimit politik, ne kemi bërë edhe denoncim ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese. PS ka kërkuar edhe pezullimin e zbatimit të vendimit për referendum. (Vijon në faqe 2) …mitet drejtuese të komitetit të PS-së së rrethit, kryetarët e këshillit po ashtu, kryetari i bashkisë, kryetari i këshillit të rrethit si dhe kryetarët e komunave ku ka fituar partia socialiste. Gjithashtu pjesëmarrës në të, të dërguar nga kryesia e PSSH-së lëshin nënkryetari i saj Luan Hajdaraga dhe deputeti Alfred Paloka. (Vijon në faqen 4)
Si hartohen dhe kush i merr proces-verbalet
Është harruar një frazë në njërin nga nenet e ligjit «Për referendumet»
Siç dihet ligji «Për referendumet» u botua pak me nxitim. Ai u dorëzua për shtyp më 7.10.1994 dhe doli nga shtypi po atë ditë më 7.10.1994. Në numra pika ky ligj i referohet dekretit nr. 7573, dt. 16.6.1992. Për zgjedhjen e organeve të pushtetit lokal. E vërtetë këte ligj në Fleton Zyrtare që përfshin vendimet e Këshillit Popullor të vitit 1992, por atë çuditërisht nuk ishte përfshirë. Materialet e këtij gazete përgatiten dhe dorëzohen për shtyp më 15.9.1992 pra tre muaj më vonë nga miratimi i ligjit në Kuvendin Popullor. …llor si dhe dy muaj pas zgjedhjeve të 26 korrikut; rezultati i të cilave tashmë dihet.
Nuk po hyjmë anës zyrtare apo teknike të botimit por po ndalemi në një harresë tjetër pas asaj që këtu bëri «RD»-ja për ligjin e zgjedhjeve në organet e pushtetit lokal dhe që e korrigjoi pjesërisht më vonë. Them pjesërisht sepse po nga ligji i zgjedhjeve për pushtetin lokal në nenin 76 është harruar një frazë: «Çdo subjekt elektoral si dhe shoqatat e specializuara për vëzhgimin…»
(Vijon në faqen 3)
Kongresi i dytë i Partisë Republikane
- Selami kërkon shpëtim në Kongresin e Republikanëve -
U përshkua nga tone të ashpra Kongresi i dytë i Partisë Republikane Shqiptare; duke shënuar kështu një qëndrim të ri të të gjithë ndaj Partisë Demokratike. Duke marrë fjalën, kryetari i kësaj partie zoti Godo; tha se PRSH u krijua për të ecur drejt demokracisë; bashkë me Partinë Demokratike, por një pjesë e njerëzve të pushtetit dhe vetë pushteti e kanë keqpërdorur këtë liri deri në kufijtë ku ata shkojnë; apo më saktë në kufijtë ku u intereson atyre për ta mbajtur këtë liri. Duke përmendur rastin e grevës së të përndjekurve dhe atë të Kukësit; ai u shpreh se shkoi për vëzhgues dialogun; Duke shprehur e-l dhe qëndrimin e Partisë Republikane ai tha; se ne nuk pajtohemi me ato veprime që të çojnë në autokratizëm, nuk duam një demokraci tipike shqiptare; e duke arsyetuar mbi këtë fakt ne themi se duhen marrë masa urgjente për të përmirësuar situatën.
Edhe pse në fjalën e tij tha disa fjalë të mira mbi reformën ekonomike sipas programit të PD-së; në përgjithësi u shpreh kundër duke kushtuar se shifrat e arritura lënë vend për një më shumë masa efektive dhe të domosdoshme. Mungon platforma e…
(Vijon në faqen 3)
Duke i thënë «Jo» projektit të kushtetutës i themi «Jo» monarkisë së re me petk «demokratik»
Në aktivin e rrethit të Lezhës morën pjesë anëtarët e komitetit drejtues të Partisë Socialiste kryetarët e organizatave të partisë të këshillave zonale si dhe të ftuar këshilltarët socialistë në këshillin e rrethit, në atë bashkiak dhe të komunave anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste.
Në këtë aktiv morën pjesë edhe…
…i Shaqir Vukaj nënkryetar i Kuvendit Popullor dhe Ermënleda Meksi deputete.
Aktivin e hapi kryetari i PS për Lezhën Kujtim Dashi. Në fjalën e tij ai theksoi se për të miratuar projektkushtetutën me referendum regjimi i Berishës po përpiqet të…
(Vijon në faqen 3)
Duke votuar kundër projekt-kushtetutës votojmë pro demokracisë
Në datën 14.10.1994 në pallatin e kulturës në Fushë-Krujë u pall... aktivi i partisë socialiste të rrethit Krujë. Në takim morën pjesë drejtues të punës së partisë dhe këshilltarë të të gjitha niveleve. Merrnin pjesë edhe N. kryetari i PS Luan Hajdaraga, deputeti Alfred Paloka dhe Elmaz Sherifi.
- Takimin e hapi kryetari i partisë socialiste të rrethit, z. Bashkim Marçaku i cili informoi të pranishmit për qëllimin e takimit.
- Pastaj e mori fjalën Nënkryetari i PS sh. Luan Hajdaraga. U tha pjesëmarrësve jeni plotësisht të informuar se Presidenti Berisha ka caktuar si datë të referendumit 6 Nëntor, kjo periudhë është shumë e shkurtër, prandaj drejtimi kryesor i organeve të partisë atyre të pushtetit dhe Komisioneve elektorale është marrja e masave organizative deri në përsosmëri që të administrojnë çdo votë të votuesve tanë. Edhe pyetjet që ju bëni në këtë takim tregojnë se ju të gjithë e keni shumë të qartë se tani diskutimi zhvillohet jo nëse jemi dakord apo jo me referendum. Referendumi është vetëm mjeti që gjeti Presidenti Berisha, për të bërë kushtetutën, kushtetutën që…
(Vijon në faqen 3)
Lajmërim
Ditën e premte, datë 21.10.1994, në orën 16.30 në pallatin e sportit «Puna» Komiteti i Partisë Socialiste Durrës së bashku me partitë e tjera opozitare organizon një miting popullor kundër projektit të kushtetutës.
Ftohen të marrin pjesë anëtarë dhe simpatizantë.
Komiteti i Partisë Socialiste, Durrës
GJYKATA KUSHTETUESE PËRPARA NJË PËRGJEGJËSIE TË MADHE
Kërkohet përgjigje për kërkesën e grupit parlamentar të PS
Gjykatës Kushtetuese
Tiranë
Zoti kryetar!
Me kërkesën tonë të datës 11.10.1994 ju kemi kërkuar:
- Të deklarohet si antikushtetuese neni 2 i ligjit “Për referendumet” i miratuar nga Kuvendi Popullor më datën 7.10.1994.
- Të deklarohet si antikushtetuese vendimi i Kuvendit Popullor “Për miratimin e Kushtetutës së Shqipërisë me referendum”.
- Të pezull ohet zbatimi i ligjit dhe i vendimit të lartpërmendur.
Kanë kaluar 7 ditë nga kërkesa jonë dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje, duke qenë të ndërgjegjshëm për domosdoshmërinë e qëndrimit tuaj sidomos në lidhje me kërkesën e fundit për pezullimin e zbatimit të ligjit dhe të vendimit përkatës, kjo e bazuar në pikën 10 të nenit 24 të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”.
Meqënëse zbatimi i akteve të lartpërmendura është i lidhur me pasoja të rënda për popullin e vendin tonë, lutemi të prononcoheni sa më shpejt për këtë.
Për Grupin parlamentar të PSSH
Kryetari
NAMIK DOKLE
Tiranë, 19.10.1994
NGA AKTIVET E PARTISË SOCIALISTE NË RRETHE
MAT
Referendumi : Testim politik jo thjeshtë në termat “po”, “jo” për kushtetutë po për demokracinë
Në fund jave u mbajt në Mat, aktiv i Partisë Socialiste të rrethit, të cilí pari si bosht të punimeve të tij referendumin për miratimin e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në aktiv morën pjesë anëtarë të komitetit drejtues të komitetit të PS-së së rrethit, kryetarët e këshillave zonale, në të, të dërguar nga kryesia e PSSH-së ishin nënkryetari i saj Luan Hajdaraga dhe deputeti Alfred Paloka.
Kryetari i partisë socialiste të Matit, Rexhep Kurçyku që e mori fjalën në fillim, bëri një ekspoze të situatës dhe gjendjes politike të rrethit dhe të partisë, në Mat. Duke e konsideruar atë të tensionuar siç e shpreh se si gjithnjë matianët, do të dinë të thonë “jo” autoritarizmit të pushtetit personal, të cilët kërkojnë të institucionalizohen me projekt kushtetutën që na serviret.
Zoti Luan Hajdaraga që mori fjalën më pas, u shpreh se në 6 nëntor
(Vijon në faqen 4)