Sali Berisha në panik kundër 17 partive jo 40 kompetencave të Presidentit
Sali Berisha në panik kundër 17 partive
jo 40 kompetencave të Presidentit
Ftohen në Strasburg partitë parlamentare shqiptare për të diskutuar projekt Kushtetutën
Dje, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtari i delegacionit të Kuvendit Popullor në Këshillin e Europës Namik Dokle, mori një letër nga zoti Daniel Tarschys, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.
Me anën e kësaj letre, zoti Tarschys, fton një delegacion të partive parlamentare shqiptare për të marrë pjesë në një mbledhje që do të organizohet më 27 Tetor në Strasburg nga Komisioni për Demokraci nëpërmjet Ligjit të Venecias, ku do të shkëmbehen mendime rreth projektit të Kushtetutës së Shqipërisë.
Në letër theksohet se ftesa u është bërë e njohur autoriteteve shqiptare nëpërmjet kanaleve diplomatike.
Theksojmë se autoritetet shqiptare, deri më sot, nuk e kanë vënë në dijeni Partinë Socialiste për ardhjen e kësaj ftese dhe për organizimin në Strasburg të këtij takimi. Natyrisht kjo nuk do shumë mend për ta kuptuar.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste.
Votë demokratike, jo besë kanunesh
SERVET PELLUMBI: Më 6 nëntor ne duhet t’i themi përfundimisht lamtumirë diktaturës. Dhe për këtë kemi mbështetjen e gjithë popullit i cili nuk duhet të gjunjëzohet nga spektaklet që bën Berisha.
Takim entuziast, shumë entuziast në sheshin «Riza Cerova» në qendër të Çorovodës. Mijra pjesëmarrës erdhën jo vetëm nga qyteti, por edhe nga fshatrat përreth, duke përfshirë këtu edhe Tomoricën e thellë malore. Ata janë mbledhur për t’i thënë Jo projektkushtetutës berishiane, asaj që kërkon të përjigjë mbretërit, sulltanët perandorët.
Takimin e hapi kryetari i Partisë Socialiste të rrethit, Shkëlqim Meta, i cili deklaroi në emër të të pranishmëve se populli i Skraparit më 6 nëntor do t’i thotë Jo projektkushtetutës sepse kështu ai do t’i thotë po demokracisë.
Sheshi «Riza Cerova» oshëtiu fuqishëm nga parullat e hedhura për liri e demokraci të vërtetë, për lirinë nga burgu të kryetarit të PS, shokut Fatos Nano.
Shqipëria ka nevojë për një kushtetutë, theksoi shoku Servet Pëllumbi, por jo për një kushtetutë personale. Të Berishës ku bashkë me Partinë Socialiste janë edhe 17 parti të tjera që i thonë Jo dhe vetëm Jo. Ne e quajmë atë të paligjshme sepse u spostua
ntor duhet t’i themi përfundimisht lamtumirë diktaturës. Dhe ne do t’i themi JO për të thënë po së ardhmes. duhet të gjunjëzohet nga spektaklet që bën Berisha.
Në fjalën e tij sekretari i përgjithshëm i PS-së Gramoz Ruci evidentoi faktin se Shqipërisë i duhet një kushtetutë për të hyrë në Europë dhe ajo që përjeton pushtetin e Berishës dhe të PD-së. Referendumi, tha ai, është demokratik, por në këtë rast ai përdoret për lojën politike të pushtetit. Dhe duke ju drejtuar njerëzve të pranishëm ai tha: Ju që nuk i thatë votën sh. 22 mars PD-së do t’i thoni përsëri jo pushtetit personal të Berishës. Ju u treguat të zotë dhe u ka zili gjithë Shqipëria, u ka zili madje edhe Kavaja e Shkodra Presidenti Berisha ka kë kë konse[n]sus e ka shekëlur atë i pari
Në miting foli edhe deputeti Bashkim Caka. Kryetar i Partisë së Unionit Kombëtar për Skraparin Agron Dyrmishi, euro-socialisti Partizan Myftari etj. Pas mitingut u zhvillua një takim tjetër në një nga sallat
ka nevojë për një kushtetutë... theksoi shoku Servet Pëllumbi për paligjshme sepse u spostua parlamenti dhe kërkohet të votohet për 130 nene duke bërë një spekullim. Kushtetuta do votë demokratike jo besë kanunesh ndaj dhe në më 6 në...
Në vëzhgim foli edhe deputeti Bashkim Caka, kryetar i Partisë së Unitetit mitingut u zhvillua një takim trete në një nga sallat e komitetit drejtues ku Gramoz Ruçi iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Jeni kujtuar vonë, zoti Berisha
NAMIK DOKLE: A e patë në televizion ministrin e mjerë Çela? Ai tha se krijesën e Saliut e kanë përlyer shumë organizma ndërkombëtare, ndërsa mua sapo më erdhi një faks nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit Europian zoti Daniel Tarschys, i cili i fton partitë parlamentare shqiptare për të shkuar atje dhe të japin sqarimet e nevojshme rreth projekt-kushtetutës dhe procedurave që po ndiqen në Shqipëri për miratimin e saj.
Në vijim të takimeve me popullin e fshatrave të Korçës, nënkryetari i Partisë Socialiste dhe kryetar i grupit parlamentar Namik Dokle zhvilloi një bisedë dhe bëri sqarimet e nevojshme me popullin e zonës së Gore Oparit, në Lozhan, qendër e kësaj zone. Fshatarët e kësaj zone, krahas indignatës që shprehën ndaj veprimeve të Sali Berishës për miratimin e projekt-kushtetutës, duke shkëputur edhe etikën elementare të demokracisë, nxjerrjen jashtë funksionit të parlamentit të zgjedhur nga populli bënë prezent edhe hallet e shqetësimet e tyre. S’na ka mbetur asnjë burim jetese, thanë në fjalën e tij minatori Neki Agolli, pasi dhe miniera e qymyr gurit që mbante në punë rreth 1300 veta, tashmë është mbyllur krejtësisht, duke u katandisur me 50 punëtorët e mirëmbajtjes.
Në takim kishin ardhur edhe simpatizantë dhe anëtarë të PD-së, të
(Vijon në faqen 3)
Ky është respekti ndaj Luftës
Arrestime veteranësh në Korçë:
Miting i madh në Selenicë
Vlorë
Genc Xhafa, kryetar i Partisë Socialiste për bashkinë e komunën e Selenicës në fjalim të shkurtër çeli mitingun e madh të popullit të Selenicës.
Salla e mbushur mbi kapacitetin e brohoriste për Partinë Socialiste, me mesazhin t’i themi JO projektkushtetutës për një shtet ligjor dhe demokratik të vërtetë duam një Kushtetutë që të realizojë të mbrojë liritë dhe të drejtat e njeriut. Përmes thirrjeve të entuziaste «JO Kushtetutës» e mori fjalën Nasho Dhamaj i cili tha se situata politike në vend është e tensionuar nga pushtetarët të shqetësuar se shumica e partive i thanë JO projekt-kushtetutës. Sipas tij presidenti s’duhet të bëjë elektoral e sepse ai është kryetar shteti dhe kryetar partie. Kështu si vepron ai me TV duket sikur nuk ka pluralizëm, por vetëm një parti PD-ja.
Deputeti i PS Sabit Brokaj pasi përshëndeti qytetarët e Selenicës e zonave përreth, sqaroi përse situata politike në vend është e tensionuar. Kushtetutat tha ai në një vend të qytetëruar diskutohen në situata të qeta. Por presidenti që kërkon pushtet personal mendon se kështu është më mirë për të. Duke u ...
(Vijon në faqe 2)
Ky është respekti ndaj Luftës Nacionalçlirimtare
Arrestime veteranësh në Korçë:
Pritje e ftohtë e gati skandaloze që populli i Korçës rezervoi për kryeministrin Meksi nuk ka shkruar pa lënë gjurmë.
Pushtetarët janë tronditur seriozisht dhe kanë lëshuar nëpër rrugë ekspeditat ndëshkimore. E kanë nisur egërsinë e tyre që në varrezat e dëshmorëve me arrestimin e veteranit Haxhi Çakshiri dhe ndjekjen e disa të tjerëve heres e të cilëve ishin shpërndarja e fotografisë së Fatos Nanos dhe thirrja «Poshtë tradhtarët» duke vazhduar më pas me ndalime të njëpasnjëshme të rreth 12 veteranëve. Paradokset e pushtetit të Saliut s’kanë të sosur. Vjen kryeministri i tij për të festuar 50 vjetorin e çlirimit të qytetit, ngre gotën dhe mban fjalime përpara pinjollëve të atyre që dje ishin përkrah okupatorëve dhe ridsa në birucat e policisë luftëtarët që luftuan për çlirimin e saj e kalojnë natën nën hakërrimin e drejtuesve të rendit. Po cili ishte faji i tyre, që kishin bërë ata, në një kohë kur Sali Berisha takon veteranët, familje dëshmorësh e heronjsh dhe be-t[o]het se lufta nacionalçlirimtare është e pavdekshme? Si të mos u mjaftojnë vitet e pleqërisë dhe plagët e luftës, u dashka të përballojnë edhe kërcënimin e shtetit policor. Ç’kishte bërë Kiço Orgocka; Llambi Trebicka e të tjerët që duhej të poshtëroheshin në këtë mënyrë? I vetmi faj i tyre është pse nuk kanë bërë siç kërkojnë pushtetarët e sotëm, pra t’i dinin përpara zotit Meksi dhe të thërrisnin «Rroftë Sali Beri-sha!» Herën e tyre ishte se në varrezat e dëshmorëve kishin kënduar këngën «O i vogël o partizan».
Si për të mos u mjaltuar vetëm me këto aksione, edhe të nesërmen e kësaj ngjarjeje, policia e rendit të Korçës, ka ndaluar edhe mjaft veteranë të tjerë, duke marrë me vete nga zyra e tyre kryetarin e veteranëve të rrethit Fashlli Shahinasi.
MUHARREM MEKO
Populli i Lushnjës do t’i thotë «Jo» Kushtetutës
— Intervistë e kryetarit të P.S. të rrethit të Lushnjës Miltiadh Muta dhënë redaktorit Hamdi Lupe —
Ditën e hënë presidenti Berisha bëri disa vizita dhe takime në qytetin e Lushnjës.
Opinioni u njoh me këto vizita dhe takime nëpërmjet Radiotelevizionit. Megjithatë do të ishte me interes një informacion rreth këtyre takimeve nga ana juaj.
— Ditën e hënë presidenti Republika bëri disa takime në rrethin tonë. Në këto takime në njërën tonë, të gjitha bëri edhe kryetari jonë i Partisë Socialiste u njoftuan për me atë vizitë vetëm një ditë para, nëpërmjet kryetarit të Këshillit të Rrethit, PS. Me sa mësojmë, edhe ai ishte njoftuar po atë ditë nga kryetari i këshillit lokal, sipas ministrit i pushtetit lokal, për prp [?] ministri i pushtetit lokal, për problemet e punësisë, burimeve minerare dhe energjetike.
Në këto vizita presidenti ishte shoqëruar nga një eskortë e fuqishme e mjeteve të panumërta të ministrisë së brendshme, që në mënyrë dominuese ambiento [?] e vështirë të filla [?].
Presidenti i nisi takimet në komunën e Divjakës në të cilën mundi të bënte një spektakël politik në këtë qendër të komunës, përfaqësues i kryetarit që bë nga qendra e tij i PS; i cili, ndryshe nga qëndrimi i tij, na hapje të fuqishat së referendumit dhe punës përgatitore në emër të subjekteve që përfaqëson, dje u shfaq në një plan surprizë dhe të pabesueshëm për ne, duke patur parasysh tërësinë e mendimeve dhe veprimeve të tij të mëparshme në marrëdhëniet me elektoratin lidhur me mbarëvajtjen e referendumit dhe qëndrimin e PS ndaj kushtetutës.
Me kryetarin e kësaj komune në takim u vu në zgjedhur komunë të komunitetit; ku ishte edhe kryetari Stavri Kola; u vu re preokupacioni i tij për t’i dhënë «Jo» kushtetutës, përmirësimit të lidhjeve ligjore të organizimit të referendumit. Një nga parakushtet me rëndësi mendojmë është edhe ky kryesinte [?] e partisë së rrethit dhe shprehje qëndrimi për t’i thënë Jo kushtetutës. Në këtë kuptim, për ne që e njohim, përveç ndonjë rrethane specifike personale që mund të ...
Ajo që për ne është me rëndësi është ndryshimin e qëndrimit të tij, nuk shikojmë ndonjë arsye tjetër që të ketë shtyrë të mbajë këtë qëndrim.
Po për takimet e tjera të presidentit çfarë mund të thoni?
Presidenti vazhdoi takimet edhe në komuna të tjera, ku në pushtet janë socialistët, mbas nga që socialistët dominojnë në pushtetin lokal në rrethin e Lushnjës, mbase edhe në mënyrë të qëllimshme nga presidenti për të arritur «konsensusin nga poshtë», si shprehet ai. Ai zhvilloi një takim në komunën e Dukatit, në të cilën u bashkua kërkoi konsensusin nga forcat politike; kjo nënkupton këtu la dhe kryetari i komunës që është në PBDJ. Siç transmetohej edhe televizioni, këtu doli një socialisti nga fshati Thanasi; i cili pranoi se klasat qenë antunat PS; por nuk pati kurajon të thoshte ...
... përfaqëson dhejën interesat e popullit. Ai u përjashtua nga PS si këshilltar i komunës i kompromise të firmosurit me kryetarin e saj.
(Vijon në faqen 2)
Shqipëria ka nevojë për një kushtetutë...
Kujt i kërkoni besën President
Deputetëve të dhunuar apo Fatos Nanos së burgosuri
Gazetarëve që denuat me burg?!
400 mijë të papunëve?!
Atyre që iu grabit prona, mundi i 50 vjetëve?!
Veteranëve të poshtëruar?!
Refugjatëve të braktisur?!
Referendumi dhe kushtetuta
- Dr. Maks Haxhia, ish Prokuror i Përgjithshëm
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste.
Referendumi dhe kushtetuta
— Dr. Maks Haxhia, ish Prokuror i Përgjithshëm sot Kryetar i Dhomës së Avokatëve të Tiranës prononcohet te «Koha jonë» —
Për referendumin gjatë këtyre ditëve është folur shumë, ndoshta edhe prej faktit se ai është i pari Referendum në Shqipëri. Pamvarësisht nga motivet që nisen partitë, grupimet politike apo politikanët në diskutimet e debatet lidhur me Referendumin, për mua një gjë është e qartë: të gjithë kërkojmë dhe e duam Kushtetutën. Për sa i përket bazueshmërisë në ligj të miratimit të Kushtetutës me Referendum, unë mbështes argumentimin që është shprehur qartë në Dispozitat Kryesore Kushtetuese, pra, kalimi tek Referendumi duhet të bëhet vetëm nëpërmjet votimit dhe miratimit me 2/3 nga Parlamenti.
Megjithëse sot ndodhemi përpara faktit të kryer problemi më i rëndësishëm mendoj se është ai i nivelit të Kushtetutës që u është paraqitur maqedonasve [?] gjatë këtyre dy vjetëve në Komisionin e Hartimit të kushtetutës është debatuar shumë për probleme të ndryshme të Kushtetutës. Mes variantëve që kanë kaluar në këtë komision mendoj se më i miri është ai i Prillit të këtij viti, ndërsa varianti i fundit për të cilin edhe do të votohet, i shumë për të dëshiruara pasi fatkeqësisht ai ka kaluar përmes presioneve të grupimeve politike. Kam bindjen se në përgatitjen e projektit të Kushtetutës interesat partiake kanë luajtur rol dominues mbi ato juridike, gjë që do të bëjë që kjo Kushtetutë të mos i rezistojë kohës. Dhe atëherë dihet... Këtë ma përforcon akoma më shumë edhe fakti i largimit nga ky Komision i pedagogut të Kushtetutës në Fakultetin e Drejtësisë zotit Keran Loloçi, mosdiskutimi i saj mes juristëve dhe propagandimi saj në popull nga juristët, por nga politikanët. Deputetët ministrat dhe politikanët duhet të heqin dorë nga mendimi «specialist për gjithçka». Kohë ka kërkuar që specialistët të lidhën të gjithë të punojnë, në qoftë se e duan Shqipërinë si Europa.
— «Koha jonë» 25 tetor 1994 —
TAKIM NË SELINË E PARTISË SOCIALDEMOKRATE ÇEKE
Ditën e enjte dt. 20. 10. 1994, në Pragë, në selinë e Partisë Socialdemokrate çeke, nënkryetari i saj Petr Moravek dhe anëtarja e kryesisë Eva Fischerova pritën dr. Maqo Lakrori, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Fillimisht Lakrori dhe Moravek folën për strukturat, funksionimin dhe primaritetin politik përkatësisht të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe të Partisë Socialdemokrate çeke. Gjithashtu ata bënë të njohur e kombëtar ndihmën për zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Çeki. Bashkëbiseduesit u shprehën pozitivisht këtë takim të parë dhe shprehën dëshirën reciproke për thellimin e njohjes e zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy partive.
Zyra e Shtypit e PSSH
Konferencë shtypi e S. Gjinu(sh)it
Sot, më 26 tetor 1994, ora 11.00 në sallën e Konferencave të Shtypit të Pallatit të Kongreseve, Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Prof. Dr. Skënder Gjinu(sh)i, jep Konferencë shtypi për gazetarët vendas dhe të huaj si dhe për trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Në këtë Konferencë Shtypi do të trajtohen:
1. Konkluzione të Konferencës së tretë Kombëtare të PSDSh.
2. Mbi situatën e sotme politike në Shqipëri.
Kryesia e PSDSH