TË SHQIPËRISË
Nesër është 6 Nëntor dhe populli shqiptar do të shkojë pranë kutive e votimit për t’iu përgjigjur pyetjes së bërë nga Presidenti Berisha nëse ju jeni dakord ose jo me projektkushtetutën e tij.
nga Presidenti Berisha nëse ju jeni dakord ose jo me projektkushtetutën e tij. Megjithë denoncimin e vendosur e të argumentuar të PS-së dhe apelin e saj për konsensus e mirëkuptim, megjithë denoncimin e 17 partive politike, parlamentare e joparlamentare dhe të shumë shoqatave të tjera, Presidenti Berisha dhe PD morrën përsipër barrën e përgjegjësisë së madhe për kurorëzimin e referendumit të paligjshëm dhe antikushtetues. Demokracia dhe pluralizmi politik, që janë përtuar nga populli si fitore të mëdha, rrezikohen të humbasin duke ja mb yllur Shqipërisë portat e progresit dhe civilizimit Europian. Prandaj me votën jo le të tregojmë se jemi të zotë e në dënje t’i hapim rrugë demokracisë, progresit dhe të ardhmes së Shqipërisë. Vota juaj jo në referendum nuk është votë kundër kushtetutës, por është votë kundër projektit që i hap rrugë antiligjit, persekutimit masiv, zhdukjes së pluralizmit, skëterrës totalitariste.
1. Partia Socialiste e Shqipërisë, ka qenë dhe është për një kushtetutë thellësisht demokratike, që të jetë garante juridike për institucionet demokratike, garante e zbatimit dhe e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, të bëhet bazë e fuqishme juridike për vendosjen e shtetit ligjor dhe një barrierë e pakapërcyeshme për çdo tentativë të vendosjes së një diktature të re.
Projekt-kushtetuta që ju kanë vënë përpara për ta votuar mban rrën në përpara për ta hapur rrugë diktaturës reale për t’i hapur rrugë diktaturës. Rruga që u ndoq për ta sjellë projekt-kushtetutën në referendum, është antiligjore, antikushtetuese sepse urdhri partiak e politik dhunoi parlamentin me të drejtën e tij ekskluzive për të miratuar kushtetutën, sepse u shkel hapur ligji kushtetues që flet saktë për dy javë, votuesve kohën e nevojshme të diskutueshme kohën e nevojshme të diskutimit dhe të shprehjes së mendimit, të gjithanshme në kushtetutën. Ajo që e parashikon me zgjidhjen e kapjes e rregullat e kushtetutës së re, po at më një kushtetutë, kërkojnë pa mëdyshje votën tuaj, me një demokraci e zhvillim të paparë dhe spe... [pjesa e poshtme e rreshtave është e paqartë]
Demokracinë dhe kombin. Historia tregon se demagogjia, zhurma me fanfarë të ligjore, presioni e terrori psikologjik e policor ndaj njerëzve e sidomos opozitës, ka qenë rruga e ardhjes në fuqi të diktaturave dhe diktatorëve.
Presidenti i Republikës u lidhershipi i PD-së e shndërruan fushatën për referendumin në fushatë presioni e represioni të madh propagandistik, demagogjik, psikologjik dhe policor për të mbrojtur me çdo kusht pushtetin e shndërruan fushatën për referendumin në një votëbesim për të mbrojtur regjimin e Berishës për të mbrojtur korrupsionin alarmant dhe pushtetin e korruptuar.
Parada e inskenuar spektakolare dhe tepër e kushtueshme e Berishës është tregues njëherësh i etjes së madhe për pushtet të pafkuizuar, edhe frikë e alarm përballë punësisë masive, vështirësive të mëdha të jetës dhe zhgënjimit masiv të njerëzve. Është shprehje e qartë dhe fatkeqe e koncepteve bajraktariste, moniste e totalitare. Epshi shprehjeje e kulturës së sundimit në vend të bashkëjetesës, e monologut dhe e rekrutimit prepotent në vend të dialogut, e imponimit, policor në vend të konsensusit, e përçarjes në vend të pajtimit, e mashtrimit, në vend të bashkëjetesës së lirë e demokratike, e korrupsionit në vend të ligjit. Fushata e zhurmshme e Berishës e mbështetur nga mingashë të importuar e të paguar synoi të bëjë presion mbi elektoratin, të krijonte bindjen e mbështetjes popullore, të krijojë iluzionin se shumica e popullit është me regjimin e Berishës. Fushata e Berishës u ndërtua dhe u realizua duke u mbështetur në metoda populiste të rrugës, në organizimin e grupeve të iluzionëve të paguar, në presionin e madh mbi njerëzit, në përpjekje të ethshme për ta korruptuar njerëz, në diversionin e madh që sjell përçarje, në manipulimin e mashtrimin monstruoz. Mja u realizuan me metoda totalitariste të mbylljes së shkollave dhe uzurpimit me detyrim në rrugë të nxënësve, mësuesve dhe punonjësve të administratës shtetërore. Në këtë fushatë u bashkuan në mënyrë të pabesueshme e antikushtetuese në krah të PD aparati shtetëror administrativ, ushtarak, këtë fushatë butaforike.
2. Partia Socialiste e Shqipërisë e denoncon me vendosmëri këtë fushatë butaforike të paligjshme e antikushtetuese të Presidentit dhe qëllimet e mbrapshta të saj. Denoncon identifikimin që po i bëhet PD me kombin me Shqipërinë, me demokracinë denoncon zhvillimet e kulteve dhe idhujve të njëj. përpjekjet e rrezikshme për ta barazuar Berishën si prijës të shqiptarëve. Partia Socialiste denoncon vendosmëri mashtrimin dhe manipulimin që po i bëhet opinionit publik dhe përpjekjen e jashtëzakonshme të realizuar nëpërmjet televizionit që shfaq një servilizëm të neveritshëm ndaj regjimit të Berishës dhe PD.
3. Partia Socialiste ka qenë dhe është për mbrojtjen e ligjit të demokracisë dhe institucioneve të saj. Ajo nuk do të lejojë që të vendoset një diktaturë e re në Sh. Përëri. Projekt-kushtetuta që keni përpara është sjellë në rrugë të jashtëligjshme antikushtetuese. Ajo ka difekte serioze në përmbajtjen e saj, sepse krijon disbalanca të mëdha e pushteteve dhe superpushtet të presidentit, nuk garanton pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të njeriut, etj.
Pikërisht për këto arsye Partia Socialiste e Shqipërisë ju bën thirrje juve punëtorëve, që doni punë e që jeni të papunë, fshatarëve që s’punoni dot tokën dhe mezi siguroni jetën, intelektualëve që mezi mbani familjet dhe fëmijët tuaj, veteranëve të luftës e të punës që u dhimbën plagët e luftës e të punës dhe më veterinerëve luftës e të punës dhe më pensionin që merrni, tregtarëve dhe pronarëve që jeni të mbytur nga taksat e rënda të shtetit, ju të rinjve që nuk keni përpara asnjë perspektivë, ju grave të Shqipërisë që u është shtuar lodhja, u brenga që i thonë «Jo» projektit të kushtetutës berishiane.
4. Vota juaj «Jo» është ndihma më e madhe që ju kot mund dhe duhet t’i jepni demokracisë, të sotme dhe të ardhmes së Shqipërisë. Vota juaj «Jo» do të thotë të mbrosh Shqipërinë e të kaluarës.
Vota juaj «Jo» është votë «Jo» puçit kushtetucional dhe referendumit antikushtetues, korrupsionit dhe qeverisjes mesjetare të bajraktarëve, «Jo» rikthimit të monizmit e të diktaturës, «Jo» korrupsionit dhe qeverisjes së kontrabandës ekonomike, «Jo» grabitjes mafioze të pasurisë kombëtare dhe lakut për tregtarët dhe pronarët e rinj, «Jo» perseku timit politik të burgosjes së gazetarëve, «Jo» mashtrimit të zi të burgosurive politike, «Jo» burgosjes politike të Kryetarit të PS Fatos Nano, «Jo» shtrëmbërimit të historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, «Jo» mohimit të gjakut, djersës dhe sakrificave të panumërta të popullit shqiptar.
5. Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste.
Intelektualë, punëtorë, fshatarë, të rinj e të reja.
Ushtarakë, nëna dhe baballarë, pronarë të vjetër e të rinj.
Qytetarë të ndershëm të Shqipërisë.
6 Nëntori është dita që Shqiptarët të tregojnë se dinë të vetëqeverisen, se dinë të mos gënjehen dhe të mos mashtrohen më. Nesër është dita të dëshmojmë forcën tonë të madhe mbi manipulimin dhe demagogjinë bajate.
Prandaj asnjë dilemë, asnjë hezitim. Ti themi Jo kushtetutës së Berishës, t’i themi ndal një herë e përgjithmonë së tij për pushtet dhe sundim. Të voto sh jo dhe të tho të jo e pengosh atë që me qeverisjen e tyre, në vend të qytetarëve të lirë do të krijojnë një shoqëri të dhunës e terrorit, do të krijojnë brez pas brezi skllevërish modernë. Vota JO është themeli ku do të mbështetet demokracia e vërtetë. Le ta japim atë me bindje dhe ta mbrojmë me gëzim e trimëri se mbrojnë vlerat e popullit, nga hajdutët dhe falsifikatorët. Kushtetuta e Shqipërisë duhet ta bëjmë të gjithë sëpsë edhe Shqipëria jona është e të gjithëve. Mbi ju sot qëndron një përgjegjësi e madhe për demokracinë e ardhshme dhe votën tuaj. Votën jo. ■
Partia Socialiste e Shqipërisë
Tiranë, më 4. 11. 1994 [e paqartë]