11/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 nëntor 1994

VENDI KËRKON ALTERNATIVA TË REJA

Më në fund PD-ja, zërdidhur, pranoi humbjen VETËM 41.7 për qind E VOTUESVE THANË «PO» Shifrat e publikuara nga Partia Socialiste ishin reale. Komunikata e PD-së jepte të dhëna të gënjeshtërta me qëllim manipulimin e votimeve. Populli pati rast ta njohë më mirë fytyrën e atyre që ka mbi krye Më në fund PD-ja, zërdidhur, pranoi humbjen. VETËM 41.7 për qind E VOTUESVE THANË «PO». Duket se Presidenti Berisha dhe partia e tij ndërruan pozicion dhe 6 nëntorin nga «dita kur do të fillonte një epokë e re» po e quajnë një ditë të zakonshme ku nuk ndodhi ndonjë gjë e veçantë. Bile kryeministri Meksi pas kthimit nga vizita në Zvicër gati sa nuk tha se shumë mirë që nuk fitoi partia e tij në referendum; sepse humbja ishte demokratike etj. Vetëm partia demokratike dhe udhëheqësit e saj duket se janë në gjendje të bëjnë Njihem që nga mënyra se si u krijua Komisioni Parlamentar për hartimin e Kushtetutës (e që më pas PD-ja, e quajti Komisionin Kushtetues) e deri në heqjen nga ky komision të juristëve të njohur dhe zëvendësimin e tyre me partiakë, njihen vonesat e qëllimshme, justifikimet e njëpasnjëshme, presionet e opozitës dhe të botës e deri tek «puna me goditje të përqëndruar» ditët e fundit e paraqitja e projektit pa marrë parasysh asnjë mendim e sugjerim të anëtarëve të komisionit nga partitë opozitare. E mbi Zoti Aleksandër Langer, Relator për Shqipërinë në Parlamentin Evropian lidhur me rezultatet e Referendumit në Shqipëri komentoi kundërshtimin nga shqiptarët e Kushtetutës së re të paraqitur nga presidenti Berisha, duke thënë se me votën e tyre «Jo» në referendum populli shqiptar nuk dëshiroi të manifestojë dëshirën e tij për të u kthyer prapa në të kaluarën. Përkundrazi theksoi Aleksandër Langer, demokratët e rinj shqiptarë firmuan se Presidenti Berisha duhet të fillojë shteti ligjor. Duke fajësuar autoritetet shqiptare se kanë zhvilluar një fushatë të dhunshme në të cilën zërat pro dhe kundër kushtetutës nuk pasqyroheshin baraz në media, zoti Langer, sipas agjencisë Azhans Europ tha se për disa kritika bërë Shqipërisë në parlamentin Evropian janë të njëjtat mendime edhe vetë shqiptarët. Ai (Langer) shpreson se Presidenti do të nxirrte mësim dhe se energjitë e reja demokratike do të çliroheshin në vend.

POPULLI VOTOI PËR ANULLIMIN E TË GJITHA LIGJEVE E VEPRIMEVE ANTIKUSHTETUESE E ARBITRARE

kapërcime të tilla të habitshme dhe të mos nxjerrin përfundimet e duhura me përgjegjësisë që u jep posti që kanë për fatet e vendit. Duket se ata janë klimatur shumë me shkeljet ligjore dhe arbitraritetin. Por problemi është se në Shqipëri përveç qeveritarëve, familjarëve të tyre e klaneve që ato kanë; jetojnë edhe 3 milionë të tjerë që janë zotërit e vërtetë të vendit e që quhen shqiptarë. Shqiptarët nuk mund të harrojnë dot ato 20 orë transmetim radioteleviziv në ditë me presidentin që fluturonte nga një rreth në tjetrin; nga një festë në tjetrën; ku e prisnin turma entuziaste dhe ku gjente konsensusin mbarëpopullor për miratimin e projektkushtetutës së tij. Ata nuk mund të harrojnë aq lehtë fjalimet e Berishës të cilat shumica e shqiptarëve e mësoi përmendësh dhe i përsëritste edhe nëpër kafene. Për shumë kohë aty do t'u mbetet në veshë zëri i ngjirur i Presidentit në mitingje, takime e biseda. Pa përdorur asnjë figurë mund të thuhet se Berisha për kushtetutën e tij u ngjir plotësisht. Dhe bashkë me të edhe Meksi, Selami, Arbnori, që duke shkelur edhe ligjin i ndanë shqiptarët të të besës dhe të pabesë, në atdhetarë dhe tradhtarë. Por në datën 6 nëntor populli i tha Jo projektit të Berishës; duke i thënë njëkohësisht JO edhe gjithçkaje që pushteti i servir në lidhje me përgatitjen dhe miratimin e projektit të kushtetutës. E nëse mund ta zë një njohje gazetar i paguar dhe ti thahen se mbetën në fuqi kushtetuta e komunizmit nuk mund të zgjedhë tre milionë shqiptarët që i dinë se prej tre vjetësh Shqipëria nuk ka më kushtetutën e 76-ës por një paketë kushtetuese të përgatitur nga parlamenti pluralist. Janë bërë të njohura tashmë për të gjithë, të gjitha manovrat që përdorën PD-ja për të arritur deri në shkeljen e hapur të dispozitave kushtetuese, duke shfrytëzuar dhe informacion Kuvendin Popullor dhe diskutimin në të. e papërgjegjshme, me goditje të përqendruar» opozitare. E mbi të gjitha qëndron shkelja e dispozitave të Kushtetutës, votimi për «Ligjin mbi referendumet» vetëm me 63 deputetë dhe vetëm me shumicë të thjeshtë pa ndryshuar me dy të tretat Ligjin Kushtetues. Opinioni shqiptar është i njohur dhe me ankesat e dy partive parlamentare në Gjykatën Kushtetuese dhe zvarritjet e qëllimshme të saj, dorëheqja e disa anëtarëve të kësaj gjykate në shenjë proteste dhe përsëri justifikimet dhe manovrimet e levanëve të veprës së pushtetit. Të gjitha këto i dinin dhe i njihnin shqiptarët kur shkuan të votonin në gjashtë nëntor siç dinin edhe praktikate e mënçhme të qeverisjes së Sali Berishës: arrestimin arbitrar e politik të Kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nanon, gjyqin parodi që i bën lektorët ekspertë të veprave të drejtësisë shqiptare, dëbimet politike nga puna dhe diferencimin e njerëzve sipas bindjeve, privatizimin e paligjshëm dhe demagogjinë e pafre, shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut etj. Shqiptarët në 6 nëntor i thanë JO të gjitha këtyre. Me 6 nëntor në Shqipëri ndodhi diçka e madhe që nuk mund të fshihet dhe të injorohet lehtë. Atë ditë tridhjetë e shumë raporte. Pra sot nuk jemi më ata që ishim dje. Të gjithë Shqipëria ka nevojë për një jetë kushtetuese, ka nevojë për rregullime të këteta e kërkon ai, sovrani, që e tha fjalën e vet. A mundet të fillojë ndërtimi i një diçkaje të re pa hequr ato mina që hodhën në erë të vjetrit? A është e mundur? Sepse ndryshe do të ndodhi edhe më parë: 6 nëntori tregoi se korrigjimi duhet të jetë rrënjësor. Një shtet modern nuk mund të ndërtohet me arra dhe mballoma siç po duket se ka ndërmend të veprojë përsëri PD-ja. Gjithçka tjetër veç rregullimeve rrënjësore do të jetë veçse kohë e humbur, dhe vonesa të reja. Të kuptosh këtë do të thotë se e ndjen përgjegjësinë për fatet e vendit.

BERISHA DUHET TË KUPTONTE SE SOT NË SHQIPËRI DUHET TË FILLOJË SHTETI LIGJOR

- Shpresojmë që Presidenti do të nxjerrë mësim, pohon Aleksandër Langer Relator për Shqipërinë në Parlamentin Evropian shtimin Berisha. Evropian janë të njëjti mendim edhe vetë shqiptarët. Ai (Langeri) shpreson se Presidenti do të nxirrte më shpejt dhe energjitë e reja demokratike do të çliroheshin në vend.

Takime të zëvendëskryetarit të Partisë Socialiste Servet Pëllumbi me ambasadorë

Dje, zëvendëskryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Dr. Servet Pëllumbi dhe sekretari për marrëdhënie jashtë i Partisë Socialiste Bashkim Zeneli, zhvilluan takime të veçanta me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, zotin Klaus Vollers; me ambasadorin e Federatës Ruse; zotin Viktor Nerubajllov. Në takimin me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Tao Miaofa; mori pjesë edhe nënkryetari i PS dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Namik Dokle. Dr. Servet Pëllumbi informoi ambasadorët për zhvillimin dhe rezultatet e referendumit për projekt kushtetutën e Shqipërisë që u zhvillua më 6 Nëntor. Në bazë të të gjitha të dhënave që kemi ne; tha Servet Pëllumbi; populli me shumicën e tij; i ka thënë «Jo» projektit të paraqitur nga Berisha. Kjo është një fitore e Partisë Socialiste dhe e partive të tjera që u rreshtuan kundër projektit të paraqitur. Populli tregoi kulturë të lartë, qartësi, emancipim duke i thënë jo rrezikut të instalimit të një diktature të re. Por vota e tij nuk ishte vetëm votë kundër projektit të paraqitur por edhe kundër qeverisjes së dështuar të paaftë e të korruptuar. Shqiptarët me votën «Jo» që i thanë projektit të kushtetutës treguan edhe njëherë qartë se janë për një demokraci të vërtetë dhe për shtetin e së drejtës. Partia Socialiste, theksoi ai; nga ky referendum doli më e fortë; e konsoliduar e me një ndikim në rritje në masën e popullit; me alternativa e qëndrime të qarta si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme. Ne; theksoi së këto takime Dr. Servet Pëllumbi, nuk pranojmë që ky referendum të thjeshtëzohet e të kaloje si një proces rutinë siç përpiqen ta paraqesin atë liderë të shtetit apo të PD-së. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që në radhë të parë në parlament të njihen; të pranohen e të anulohen të gjitha shkeljet kushtetuese që bëri shumica parlamentare, që të rivendoset autoriteti i tij moral dhe ligjor. Ne duam që të fillojë sa më shpejt puna për përgatitjen e një projekti të ri të kushtetutës. Jemi të hapur e do të jemi aktivë me kontributin tonë politik e profesional. Shqipërisë i duhet kushtetuta, një kushtetutë bashkëkohore dhe e standarteve evropiane për të merituar pranimin në Këshillin e Europës, por për t’i dhënë në radhë të parë popullit ligjin themeltar e për të ngritur mbi bazën e tij institucionet e vërteta demokratike. Ky është hapi i parë për zgjedhjen kushtetuese dhe; të pandarë nga kjo, si zgjidhje politike; kërkojmë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare; që tani; më shumë se kurrë diktohen nga ndryshimi i raporteve politike. Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste

Deputetët e PD-së përjetojnë goditjen e 6 nëntorit

- Të dy projektligjet që erdhën në parlament nga kabineti Meksi u kthyen nga kisiin e ardhur, pra shkruan grupi për Meksi. - Sekretari Tritan Shehu nuk i mirëpret këshillat e opozitarëve për miratimin e projektkushtetutës së re. NË PARLAMENT Edhe në seancën e ditës së djeshme parlamenti saifi PD; nën drejtimin e Pjetër Arbnorit e konsumoi kohën me probleme anësore në qoftë se i ballafaço më ata që ka në nxjerrur jetën politike të vendit. Në fillim zoti Pjetër komunikoi masën e ndëshkimit të marrë nga kryesia e Kuvendit (Pjetri e Tomorri), ndaj deputetit të AD-së zotit Rifat Pëshkëpia; i cili siç dihet një ditë më parë u tha këtyre zëvendësimeve që të vërteta hidhuese e që zotërinjtë u dogji shumë sepse ato u thanë, në mes të Kuvendit. Pastaj deputetët diskutuan dy projektligje të sjella nga Këshilli i Ministrave; Ata erdhën në Kuvend ashtu siç ishin shkruar nga specialistët; madje nuk ishin mbledhur as Komisionet përkatëse siç e ka rregulli i miratimit (Vijon në faqen 2)

DUKE KUJTUAR NJË SHPREHJE TË PRESIDENTIT...

Në Pezë ai tha: «Ata që nuk votojnë për Kushtetutën, nesër mund të ndryshojnë ngjyrën e flamurit...» Sepse më mbeti mendja tek kjo shprehje e Presidentit Sali Berisha. Gjatë fushatës së tij për mbrojtjen e Projektkushtetutës së dështuar tashmë ai foli shumë, por shprehja «Ata që nuk votojnë për Kushtetutën, nesër mund të ndryshojnë ngjyrën e flamurit» më shqetësoi dhe më preku pa masë. Si mundet që të flasi në këtë mënyrë një president? Si mundet që në demokracinë pluraliste të shprehen të tilla mendime? Dhe qakag, mendja më vajti menjëherë tek bashkëfshatarët e mi partizanë e antifashistë, tek ata që i dhanë gjak dhe emër Shqipërisë duke i dhënë kështu jetë e krenari flamurit. Zoti President, Ishim të rinj atëherë kur rëmbyem pushkët dhe dolëm malit partizan për të fituar lirinë e zapturn nga pushtuesit dhe tradhtarët vendas, në... rsa ju nuk kishit lindur akoma. Në ballë të setave e brigadave partizane al që printe ishte flamuri kuq e zi. Edhe betimin mbi të bënim, edhe shkollët e vrasë me të i bulonim. Edhe ceta jonë e Postribës e kishte flamurin e vet. Ai ishte krenaria jonë, aty ishte gjaku i shokëve të rënë, prandaj na prekte në plagë e na fyente rëndë kur the në Pezë e flamurit dhe të lavdisë së madhe shqiptare se ngjyrën e flamurit. Menjëherë në atë moment m’u kujtua shoku Tomë Kola, ky djali trim dhe i mençur nga Prekali i Dukagjinit, të cilin kur u vra më 19 prill 1943 me flamurin kuq e zi e mbuluam. Ndërsa tash më lejo të tregoj dy raste nga veprimtaria jote. Në korrik të vitit 1953 u vra një... (Vijon në faqen 3)

U kthye nga Viena nënkryetari i PSSh-së dhe i FRESSH-it Ilir Meta

Nga data 4 deri më 10 nëntor 1994, me ftesë së sekretarit të Përgjithshëm të Internacionales Socialiste Rinisë Socialiste Rafael Lazareti, nënkryetari i PSSh-së dhe i FRESSH-it Ilir Meta bëri një vizitë në Vienë. Ai mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Internacionales së Rinisë Socialiste nga 4-6 nëntor dhe diskutoi në seancën plenare. Gjatë qëndrimit në Vienë ai zhvilloi takime me zotin Peter Shider, kryetar i grupit socialist në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, zotin Alfred Guzenbauer, zëvendëspresident i Internacionales Socialiste, me zotin Karl Shramek, sekretar ndërkombëtar i PSD-së së Austrisë. Në këto takime u bisedua kryesisht rreth Referendumit dhe për çështjen Nano.

Konferencë shtypi e nënkryetarit të Partisë Socialiste Ilir Meta

Të mërkurën paradite në Vienë nënkryetari i PS Ilir Meta dha një konferencë shtypi ku merrnin pjesë përfaqësues të gazetave të ndryshme si dhe të agjencisë austriake të lajmeve APA. Konferencën e hapi anëtari i Këshillit Kombëtar të PSD-së së Austrisë Karl Delfs. Për 40 minuta Ilir Meta iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve rreth zhvillimit të referendumit në Shqipëri si dhe njoftoi rezultatet e zgjedhjeve të bazuara në dokumentat që disponon PSSH. Po të mërkurën pasdite agjencia Austriake e shtypit APA në një lajm kryesor me titullin «Socialistët deklarojnë përkundër kundër Referendumit» bën një koment konferencës për shtyp të nënkryetarit të PS-së duke evidentuar mënyrën antikushtetuese të referendumit si dhe përmbajtjen e Kushtetutës së paraqitur ku bie në sy cenimi i pavarësisë së tre pushteteve kompetencat e shumta të Presidentit i cili kontrollon totalisht organet e drejtësisë dhe hapësirat e dyshimta në përmbajtjen e Kushtetutës që krijojnë mundësi për goditjen e opozitës politike. APA gjithashtu flet për shqetësimin e PSSH-së për mos lejimin e publikimit të rezultateve përfundimtare nga komisioni qendror. Ndërsa gazeta kryesore e pavarur e përditshme «Der Standart» po të mërkurën nën titullin «Berisha me shumë të drejta se Klintoni» i kushton një vend të veçantë referendumit në Shqipëri dhe përmbajtjes së projektkushtetutës duke iu referuar nënkryetarit të PSSH Ilir Meta. Në komentini e saj gazeta «Der Standart» i kushton një vend të veçantë çështjes së Kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano e cila nuk po zgjidhet edhe pas rezolutës së Unisë Ndërparlamentare dhe thekson se socialistët po intensifikojnë përpjekjet e tyre për një ndërrim me të madh ndërkombëtar për zgjidhjen e saj. Korrespi. i «Zërit të popullit»

LAJMERIM PA HUMOR

Pas ligjit mbi bixhozin, ditën e hënë, parlamenti shqiptar do të diskutojë rreth kafshëve të egra të pyllit