12/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 nëntor 1994

REALITETI I RI POLITIK PAS REFERENDUMIT KËRKON QËNDRIME TË REJA POLITIKE

- Intervistë e zëvendëskryetarit të PSSH, Dr. Servet Pëllumbi, dhënë redaktorit Hamdi Jupe - Ju morët pjesë në takimin me partitë politike të organizuar nga Presidenti. Lidhur me këtë takim u dha një njoftim zyrtar. Sa është i vërtetë ky njoftim zyrtar lidhur me prononcimin tuaj në atë takim për propozimet që bëri Presidenti Berisha? Ai njoftim është i vërtetë për aq sa konstaton një fakt që mbledhja tek Presidenti u bë. Gjithashtu njoftimi zyrtar konfirmon atë që dëshiti të arrinte presidenti: ditën që komisioni zyrtar do të jepte rezultatet e referendumit, shpalljen e një iniciative «të re» politike. Në atë mbledhje të tërë pjesëmarrësit e bënë të qartë se janë të interesuar që Shqipëria të ketë kushtetutë. Veçse, sipas mendimit tonë, nuk mund të arrihet kjo në qoftë se do të ndiqen po ato praktika të gabuara antikushtetuese e antiligjore që u ndoqën për «projektin e kushtetutës Berisha», dhe për referendumin që sapo ka përfunduar. Si ta kuptojmë shprehjen tuaj (sipas njoftimit zyrtar) se pa u dëgjuar shkeljet ligjore nuk mund të jap pëlqimin tim? Unë nuk e kam përdorur fjalën dëgim, por kam kërkuar që të shikohen dhe anulohen të gjitha ato shkelje ligjore kushtetuese që e paraprinë këtë referendum. Me fjalë të tjera, duhet të rivendoset autoriteti i parlamentit, si institucion demokratik, t’i njihet e drejta parlamentit që ai të drejtojë tërë procedurën e përgatitjes dhe të miratimit të kushtetutës. Ai të ngrejë komisionin, ai të diskutojë dhe të miratojë kushtetutën në parlament. Në qoftë se gjykon të nevojshme që, pas kësaj, të bëhet edhe referendum, është çështje që e vendos parlamenti, dhe jo 5 përfaqësues të partive që thirren tek presidenti. Çfarë forme të komisionit do të preferonte PS? Ne do të preferonim ato forma që janë ligjore, që njihen nga parlamenti dhe që i nënshtrohen parlamentit. Ne nuk jemi për komisione thjesht partiake, ne nuk jemi as edhe për komision me ekspertë të huaj, siç tha presidenti, sepse kemi mendimin që projekti i kushtetutës dhe kushtetuta e re duhet të jetë vullnet i forcave politike shqiptare, vullnet i parlamentit shqiptar, duhet të ketë vullnet e specifikave që ka Shqipëria. Ne nuk i nënshtrojmë specialistët e huaj, nuk nënvlerësojmë përvojën e kushtetutave të vendeve të tjera. Por mendojmë se të gjitha këto duhet të kalojnë në sitën e specialistëve, të forcave politike shqiptare, të parlamentit shqiptar. Në takim nuk ishin ftuar 2 parti që përfaqësohen në parlament: PAD dhe PDD. Si e vlerësoni këtë mungesë të tyre në takimin me presidentin? Kjo mungesë më ra në sy menjëherë në këtë takim dhe unë kur e mora fjalën, menjëherë pas presidentit, ndërmjet të tjerash theksova se mbas referendumit duhet të shikohen me një sy tjetër disa gjëra që deri tani janë parë me paragjykime. Ata përmenda konkretisht se edhe PAD dhe PDD përfaqësohen në parlament. Bile me më tepër deputetë se sa ndonjë parti që ishte në takimin me presidentin. Unë i thashë presidentit se në këtë takim duhet të ishin përfaqësues dhe në atë takim. I qëndroj pikëpamjes, se në qoftë se do t’i ndihmojmë partitë në «të preferuarat dhe jo të preferuara», nuk do të kemi atë ecuri të procesit dhe domokracinë që do të dëshironim të kishim. Nga partitë e opozitës është kërkuar që në komisionin e ri të kushtetutës mazhoranca të përbëhet apo parti që në referendum u shprehën ... i ri edhe në përbërjen e komisionit. Kjo për arsyen sepse varianti i projektkushtetutës i paraqitur në referendum ishte variant i PD, i mazhorancës parlamentare dhe i presidentit. Ne kemi mendimin që shumicën e komisionit të ri të hartimit të projektkushtetutës le ta përbëjnë forcat që në referendum dolën kundër këtij projekti. Cilën formë të miratimit të kushtetutës së re do të zgjidhte PS? Aktualisht, por edhe më parë, ne e kemi thënë se forma më e mirë e miratimit të kushtetutës është miratimi nen për nen në parlament. Por, në qoftë se parlamenti e gjykon se ka nevojë edhe për referendum, le ta vendosë parlamenti. Demokratike është edhe Asamblea Kushtetuese, por edhe për këtë duhet të vendosë parlamenti. Natyrisht kam parasysh Asamblea Kushtetuese të zgjedhur nga populli dhe jo siç e deshte presidenti të emëruar. Por, aktualisht për të mos e futur popullin në zgjedhje për të zgjedhur një Asamble Kushtetuese, unë do të isha që të kthehet autoriteti parlamentar duke rishikuar shkeljet ligjore që u bënë para referendumit, dhe ai të miratojë kushtetutën. Referendumi më pas, në qoftë se e gjykon të nevojshëm parlamenti. Në njoftimin zyrtar për takimin me presidentin krijohej përshtypja se 4 parti në bllok dhanë konsensusin për propozimin e presidentit, ndërsa PS mbeti e vetme në pikëpamjet e saj. Ç’do të thoshit për këtë PS nuk është e vetme, sepse edhe në referendum qenë bë bashkërisht 16 parti të tjera. Edhe në takimin me presidentin, u bë e qartë se edhe PSD dhe PDNJ janë për komisionin e ri të projektkushtetutës, por jo se janë për të kaluar direkt në referendum, siç tha ... kushtetutës të përfaqësohen të përbëjnë ato parti që në referendum u shprehën kundër kushtetutës, ndryshe nga komisioni i de- ritanishëm që dominohej nga PD. Cila është pi- këpamja e PS për këtë problem? Kjo është edhe pikëpamja e partisë sonë. Ne mendojmë se partia në pushtet dhe presiden- ti duhet ta njohin këtë realitet të ri pas referen- dumit. Nuk kanë pse të merren me euforinë e 22 marsit. Që nga ajo kohë deri tani elektorati ka ndryshuar. Ndryshimi i parë i madh ishte më 26 korrik 1992. Ndryshimi i madh i dytë ishte më 6 nëntor të këtij viti. Edhe këtë ndryshim a- ta nuk po e njohin, në kuptimin që të reflektoj- në, sipas vullnetit të elektoratit. Duket se kjo mosnjohje e ndryshimeve përbën sot një prob- lem serioz. Unë mendoj se në komisionin e ri që do të ngrihet duhet të pasqyrohet ky realitet

Takime të zëvendëskryetarit të Partisë Socialiste Servet Pëllumbi me ambasadorë

Në vazhdim të takimeve me përfaqësues të shteteve të ndryshëm të akredituar në Shqipëri: dje zëvendëskryetari i Partisë Socialiste Servet Pëllumbi dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste Bashkim Zeneli; patën bisedime të veçanta me ambasadorin e Republikës së Polonisë, zotin Palasz; me ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës zotin Hauswirth, me ambasadorin e Republikës së Greqisë zotin Tsalikis; me ambasadorin e Republikës së Rumanisë zotin Mike. Dr. Servet Pëllumbi dhe nënkryetari i partisë Lir Meta u takuan me ambasadorin e Republikës së Austrisë zotin Schapplinger. Në këto takime dr. Servet Pëllumbi informoi ambasadorët për zhvillimin dhe rezultatet e referendumit për projektkushtetutën e Shqipërisë si dhe u sugjeroi atyre qëndrimet e mëtejshme të Partisë Socialiste për zgjidhjet kushtetuese dhe politike në situatën e re të krijuar. Zyra e shtypit dhe informacionit e Partisë Socialiste

Ish presidenti amerikan

Ish presidenti amerikan Xhorxh Bush në Tiranë

Sot vjen në Tiranë ish presidenti amerikan Xhorxh Bush. Ai është një nga figurat politike ndër më të suksesshme të politikës amerikane. Çdo politikani mund të thuhet se mund të jetë i lumtur të arrijë vetëm një sukses në arenën ndërkombëtare gjatë katër viteve në pushtet, ndërsa Bushi mbah(et) mend për dy arritjet më të mëdha të këtyre kohërave. Ishte Xhorxh Bushi president i SHBA kur filloi prishja e Murit të Berlinit dhe filluan njera pas tjetres të bien edhe diktaturat totalitare në Lindjen Ev- ropiane përfshi edhe Shqipërinë. Për- veç faktorëve të tjerë të shumtë të brendshëm në këtë vend e padyshim ishte edhe ndikimi i politikës ameri- kane nën drejtimin e Bushit, që nxiti dhe stimuloj këto ndryshime të the- lla të sistemit në Lindje. Këtu një rol jo të vogël luajtën marrëveshjet e nënshkruara nga Bushi me ish pre- sidentin Mihal Gorbacov (edhe ky një nga figurat më të pëlqyera të politi- kës botërore), që i dhanë mundësi e frymëmarrje këtyre lëvizjeve. Po ashtu ishte Xhorxh Bushi që a- rriti të organizojë një nga koalicio- net më të mëdha të kohëve moderne, duke bashkuar edhe ata që nuk ishin bashkuar ndonjëherë, kundër agreso- rëve irakianë pas pushtimit të Kuva- jtit. Pasojë e vendosmërisë së komuni- tetit ndërkombëtar nën udhëheqësin e Bushit agresorët u tërhoqën. Pikë- risht pasojë e kësaj vendosmërie a- merikane e ndërkombëtare parlamenti irakian u detyrua ditët e fundit të njohë shtetin e Kuvajtit. Gjithashtu Xhorxh Bushi mbahet mend edhe për një politikë të jasht- me aktive në Ballkan e veçanërisht për ndalimin e dorës së agresorëve serbë në Kosovë. Xhorxh Bushi para- lajmëroi Beogradin në kohën e tij se SHBA nuk do të tolerojë aspak një shtrirje të agresionit serb në Kosovë, politikë e cila vazhdon të ndiqet edhe nga presidenti aktual Klinton. Xhorxh Bushi ka një karrierë të shkëlqyer politike. Në vitet 1980-1988 Bushi ka qenë nënpresident i SHBA, në vitet 1988-1992 Bushi ishte presi- dent i SHBA. Më parë Bushi ka patur një karrierë të gjatë si politikan, si diplomat etj. Ardhja e Xhorxh Bushit sot në Tiranë është një shenjë e thellimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Ndërsa ajo gjene- ratë që demonstron nëpër rrugët e Tiranës në kohën e përmbysjes së sh- kuarës, edhe me emrin e Bushit në gojë do të ketë rastin ta shohë në Tiranë e ta përshëndesë atë.

Rezultati i referendumit imponon zbatimin rigoroz të dispozitave kushtetuese

Intervistë me juristin Njazi Jaho Pyetje: Komisioni qendror i votimit të referendumit më në fund e shpalli rezultatin. Shumica e zgjedhësve votuan kundër projektkushtetutës. Lidhur me këtë cili është mendimi juaj? Përgjigje: Mbështes deklaratën e Presidentit të Republikës se vendimi i popullit duhet respektuar se kur flet sovrani të tjerët duhet të heshtin. Të pranosh verdiktin e popullit dhe të bëshesh kur flet sov- rani do të thotë vetëm të pranosh rezultat e shpallur nga komisioni i votimit të referendumit, por të pranosh se zgjedhësit në shumicën e tyre me votën e tyre deklaruan se projektkushtetuta e hartuar nga ko- misioni ishte e standardeve evropiane dhe i e tillë ajo nuk mund të ishte hedhur poshtë. Kjo «jo»-e zgjedhësve mund të parandaloh(e) në qoftë se projekt- Kushtetuta do ta diskutonte e miratonte parlamenti ose një Asamble Kushtetuese e zgjedhur. Pra, për mendimin tim ky do të ishte një nga konkluzionet që duhet të nxirret nga ky rezultat. Konkluzioni tjetër them se duhet të ishte: shqyrtimi i nenit 2 të ligjit «Për referendumet» ku thuhet se me referendum mund të miratohet edhe kushtetuta, mirëpo në të tjerë të këtij ligji si dhe gjuha gjimi i Vendimit të Kuvendit Po- pullor për miratimin e projektkushti- tetutës drejt e në referendum, sepse vjen në kundërshtim me nenin 16-2 Nëpër mjetet e informati(onit) dhe në kancelaritë e forcave po- litike kanë filluar analizat për zbulimin e shkaqeve të «JO»-së ma- sive. Të dhënat e deritanishme a- pas të cilave rreth 1 milion votues janë shprehur kundra projektit të ku- shtetutës justifikojnë arsyetimin që «Jo»-ja ka qenë drejtuar në kutitë e votimit jo vetëm si kundërshti ndaj projektkushtetutës; ligjit themelor de- mokratik. Përfaqësues të forcave poli- tike frymëzues të JO-së apo të «Bo- jkotimit» gjatë fushatës bënë që të ng- nuk janë rezervuar që pas 6 nëntorit ta artikulojnë «JO»-në edhe si ku- ndërshti ndaj atyre që e paraqitën projektkushtetutën në referendum. Liderët e Partisë Socialiste dhe të Aleancës Demokratike JO-në e mbi 60 për qind të votuesve e konsidero-jnë si një reagim negativ të popullit, ndaj mënyrës së qeverisjes së ven- dit nga ana e Partisë Demokratike. Me të njëjtën analizë duket se është pajtuar edhe lideri i Jure i PD-së Selami kur ka deklaruar se «po për te- rë është e kuptueshme reforma». Megjithatë Selami është i detyruar të pranojë se rezultati i referendu- mit nuk është tjetër veç frut i qeverisjes së vendit nga partia e tij. Ndodhta pa e kuptuar Selami: mbështellë «JO»-në për projektkushtetu- tën kur gjatë fushatës së tij eleto- rale, në orët e fundit para referen- dumit pat deklaruar se në nuk du- am votat e atyre që jetojnë me keqa- pë. Përfundimi i referendumit rezultatet paraprake u tij demonst- ruan se ne mos jetojmë me keq, shqiptarët së paku janë qeverisur ke- nga PD-ja gjatë këto tre viteve të fundit. Kjo për këdo përveç Selami- …ntit që ai të drejtojë tërë procedurën e përga- titjes dhe të miratimit të kushtetutës. Ai të ngre- jë komisionin, ai të diskutojë dhe të miratojë kushtetutën për nen. bëhet edhe refe- rendum, të partive që thirren tek presidenti. Në aspektin juridik, çfarë kërkon konkretisht PS për shkeljet e konstatuara? PS kërkon që të kapërcehet kriza kushtetu- esionale që aktualisht ekziston në Shqipëri, dmth. boshllëku ligjor që u krijua, pra që të përgatitet një projekt i mirë dhe të miratohet në parlament. Si mund të bëhet kjo? Ne jemi për atë që të ri- shikohet ligji për referendumet, në mënyrë të veçantë neni 2 i këtij ligji, i cili është antikushtu- etar, sepse i heq të drejtën parlamentit që të diskutojë dhe të miratojë kushtetutën. Gjithash- tu jemi për atë që të zbatohen nenin 16 pika 2 e Dispozitave Kryesore Kushtetuese. …undërsa në refe- rendumin që u bë, ajatu rreshtua bashkë me ko- misionin e ri të projektkushtetutës, por jo se ja- në për të kaluar direkt në referendum, siç tha presidenti. Askush nuk kundërshton në parim që të ngrihet një komision i ri për hartimin e pro- jektkushtetutës. Mënyra se si do të ngrihet ky komision, çfarë përbërje do të ketë ai, ç’raporte do të ketë në të, si e përcakton edhe në takim këtë gjë, duhet ta vendosin forcat politike duke u konsultuar dhe me forcat e tyre dhe jo të kërkohej një fjalë shpejt e shpejt të presidenti. Pra unë mendoj se edhe pozicionet e PSD dhe PDNJ, si del nga konferencat për shtyp të li- derëve të këtyre partive, nuk janë larg pozicio- neve tona për këtë çështje. Presidenti mori iniciativën e tij ende pa u (Vijon në faqen 2)

Referendumi - shuplakë për qeverisjen

Nëpër mjetet e informacionit dhe në kancelaritë e forcave politike kanë filluar analizat për zbulimin e shkaqeve të «JO»-së masive. Të dhënat e deritanishme të cilat rreth 1 milion votues janë shprehur kundra projektit të kushtetutës justifikojnë arsyetimin që «Jo»-ja ka qenë drejtuar në kuti demokratik. Përfaqësues të forcave politike frymëzues të «JO»-së apo të «Bojkotimit» gjatë fushatës bënë që të ngulitet kur ka deklaruar se «po për tërë pranojë se rezultati i referendumit për projektkushtetutën kur gjatë fushatës së tij elektorale, në orët e fundit para referendumit pati deklaruar se ne nuk duam votat e atyre që jetojnë me keqapë. Përfundimi i referendumit rezultatet paraprake u demonstrua qeverisur keq nga PD-ja gjatë këto tre vjetëve të fundit. Kjo për këdo përveç Selami-

Senatori i përjetshëm italian Andreotti në Tiranë

Senatori i përjetshëm, Xhulio Andreoti; bëri një vizitë në Shqipëri, ku ai u zhvillua bisedime me kryeministrin shqiptar z. Aleksandër Meksi për marrëdhëniet shqiptaro-italiane. Dhe se Italia është partneri i parë tregtar dhe investitori më i madh i huaj në Shqipëri; dhe ardhja e tij në Tiranë padyshim që do të japë një stimul të ri; marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Shqiptarët i janë mirënjohës popullit italian dhe figurave të tij politike si Andreoti; çoi në ditët më të vështira të popullit shqiptar, dërgoi ndihma humanitare; të cilat ndihmuan në kapërcimin e vështirë- sive të asaj kohe të vështirë. Po kështu nuk harrohet as ndihma e dhënë me «Operacioni Pelikan» që realizua me mjetet e tyre nëpër Shqipëri dërgonin miellin; vajin; sheqerin etj., dhe cep më cep të Shqipë- risë; në një kohë kur në Shqipëri nuk lëvizte asgjë. Në takimet e zhvilluara Xhulio An- dreotti, ku vetëvetëm i politikës Italia- ne Europiane e botërore; ka diskutu- ar me zyrtarë shqiptarë edhe për referendum e zhvilluar për projek- ktin e kushtetutës të paraqitur nga Berisha; dhe u hodh poshtë nga po- pulli,

NJOFTIM

Ditën e hënë, dt. 14.11.1994 ora 10.00 zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues i PS me rend dite: «Situata politike dhe obsionet o PS për kapërcimin e krizës konstitucionale dhe aksi politik në vend» Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë

A DUHET SHKARKUAR EKIPI DREJTUES I RADIOTELEVIZIONIT ?

KËSAJ PYETJE I PËRGJIGJET NË FAQEN 3 DRITËRO AGOLLI NË NJË LETËR TË HAPUR DREJTUAR PERIKLI TETËS KËSAJ PYETJE I PËRGJIGJET NË FAQEN 3 DRITËRO AGOLLI NË NJË LETËR TË HAPUR DREJTUAR PERIKLI TETËS

NË FAQEN 2: INTERVISTA ME ZOTËRINJTË, SKËNDER GJINUSHI, NERITAN CEKA, SABRI GODO, VASIL MELO, PETRIT KALAKULA DHE IDAJET BEQIRI