INTERNACIONALJA E RINI-SE SOCIALISTE KËRKON LIRIMIN E MENJËHERSHËM TË FATOS NANOS
REZOLUTË PËR SHQIPËRINË
propozuar nga Rinia Socialiste e Austrisë, Rinia Eurosocialiste e Shqipërisë, Rinia Socialdemokrate e Danimarkës, Rinia Demokratike e Majtë e Italisë.
Ish kryeministri i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste Fatos Nano u gjykua lidhur me ndihmat italiane. Në gjyqin ndaj tij nuk u respektuan procedurat ligjore.
Një gjykim i tillë duket politik. Ai është kundër parimeve ligjore të një shteti demokratik. Por rasti Nano nuk është i vetmi që tregon se demokracia po përballon probleme në Shqipëri. Aktualisht ne jemi thellësisht të shqetësuar për procesin antikushtetues përmes të cilit po kalon aprovimi i kushtetutës në Shqipëri. Ndal Internacionalja e Rinisë Socialiste: - dënon procedurat që çuan në burgosjen e Nanos - kërkon lirimin e menjëhershëm të Fatos Nanos - kërkon nga autoritetet shqiptare të ndërmerren përpjekjet politike për të aprovuar kushtetutën duke ndjekur parimet dhe kërkesat kryesore të një shteti demokratik. Kjo rezolutë i drejtohet këshillit të Internacionales Socialiste, grupit socialist në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, grupit socialist në Parlamentin Europian, Partisë Socialiste Europiane. Aprovuar nga Komiteti Ekzekutiv i Internacionales së Rinisë Socialiste 6 nëntor, 1994, Vjenë përfaqëson forumin më të lartë të saj pas Kongresit të mbledhur një herë në midis dy kongreseve. Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv që u mbajt në Vjenë nga 2-6 Nëntor merrnin pjesë 74 delegacione me të drejta të plota nga të gjitha kontinentet dhe rreth 32 të tjera anëtare vëzhguese, konsultative ose të ftuar për të ndjekur punimet e Komitetit Ekzekutiv. Gjatë 5 ditëve u zhvilluan aktivitete të shumta si Seminari i Internacionales së Rinisë për studentët, mbledhjet e Rinisë Socialiste të Europës dhe të Azisë, Amerikës Latine dhe Afrikës, u punuan në grupe pune rezolutat për një sistem të ri ekonomik dhe politik më demokratik, si dhe disa rezoluta të tjera mjaft të cilat edhe një për Shqipërinë, ku evidentohet çështja Nano dhe problemi i Kushtetutës. Në 4 Nëntor u zhvillua një ceremoni me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Rinisë Socialiste të Austrisë. Në seancën plenare të 6 nëntorit përshëndeti zv-Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës e kryetari i grupit socialist në Strasburg, zoti Peter Shider, si edhe zv-Presidenti i Internacionales Socialiste zoti Alfred Gusenbauer, ndërsa kryetari i Bashkisë së Vjenës dha një pritje për delegacionet pjesëmarrëse në këtë mbledhje. Por problemi kryesor i cili e bënte të domosdoshme pjesëmarrjen tonë në këtë mbledhje është shqyrtimi dhe votimi i kërkesës sonë për anëtarësi me të drejta të plota... Atëherë le të përqendrohemi te anëtarësia • Ndërsa për t’u pranuar në mbledhje të Komitetit Ekzekutiv duhen 100 përqind e votave në favor. Për të shkuar deri në procesin e votimit është rrugë shumë e vështirë. Së pari, kërkesat shqyrtohen në Presidiumin e IRS, pastaj nëse atje arrihet konsensusi, i kalon për shqyrtim Byrosë së IRS dhe vetëm pasi arrihet edhe atje konsensus i plotë, i paraqitet për diskutim dhe votim kongresit ose Komitetit Ekzekutiv. Nëse një anëtar i Presidiumit ose Byrosë nuk jep konsensus, kërkesa bllokohet që në hap të parë. Ndërkohë është e domosdoshme që të njihen raportet e organizatave apo grup - organizatave brenda Internacionales në forumet e saj drejtuese. Tradicionalisht dy grupimet më me influencë të Internacionales së Rinisë Socialiste (por edhe të partive-janë grupimi skandinav (Suedi, Danimarkë, Norvegji), si dhe austria e gjerman, të cilët janë edhe themeluesit e Internacionales, financuesit kryesorë dhe që dominojnë në Presidium dhe Byro. Nëse këto grupime bien dakord për të mbështetur një kërkesë, në përgjithësi, ajo merret në konsideratë. Është akoma më mirë kur një nga këto organizata del garant për kandidaturën që diskutohet. Në këto raporte i kemi patur parasysh që në fillim që nuk jemi në 22 mars, dhe duke u nisur domosht që e popullit ka evoluar shumë. Në fund të fundit populli, indiferent në mitingjet e Berishës e kishte të hollë nuhatjen politike për të deklaruar se kushtetuta kishe shënuja të qarta të pushtetit personal. [pjesa e mëtejshme vazhdon jashtë kuadrit]
Sikur Berisha...
Rrëzimi me votim popullor në referendum e 6 nëntorit i projektit të Kushtetutës - kanun të Sali Berishës është një fitore e madhe e popullit tonë në rrugën drejt demokracisë së vërtetë.
Populli tregoi me votën e tij se nuk i beson më as Sali Berishës dhe as pushtetarëve të tij servilë. Tregoi se është kundër instalimit të pushtetit të pakufizuar të dhunës e represionit, tregoi se është kundër korrupsionit, paaftësisë, përçarjes dhe përndjekjes politike të atyre që nuk mendojnë dhe nuk veprojnë njësoj si shumica demokratike “Prijësit i shqiptarëve”. Pra, thënë më shkurt, më 6 nëntor Sali Berisha humbi pushtetin politik.
Në këtë kontekst është e qartë që votimi i 6 nëntorit para së gjithash ka qenë një votim politik. Naivët, militantët politikë dhe dritëshkurtër, manjakët e pushtetit të të vazhdojnë ta ngushëllojnë veten duke u shprehur ndryshe.
Sakaq le të bëjmë një supozim; Mendoni për një çast sikur Sali Berisha të kishte fituar. E merrni me mend se ç’do të ndodhte?... Nuk është fjala këtu në pritej e dështuara në Pallatin e Brigadave për të cilën ishin dhënë dhe fituar, ishin bërë edhe furnizimet deri edhe me rrush të zgjedhur. As tek zjerrmat e borive dhe urimtarët e makinave, as te hingëllimat, këngët, çjerrjet epshore dhe manifestimet çmendurake të të importuarve.
Jo, fjala është për shumë më tepër. Ato që Berisha tha nëpër mitingjet e tij madhështore do të ripërsëriteshin për muaj të tërë. Do të vijonte refreni bajat: “Populli u dha përgjigjen puthadburove të Athinës dhe Beogradit” i plotësuar më pas me komentet: U arrit konsensusi i madh, populli u shkëput përfundimisht nga ata që ëndërrojnë karrierë të thyer, vota dhe fitorja e referendumit është dhënë popullit për armiqtë, i lumtë popullit të Peginat që i kuptoi drejt fjalët e Edit dhe e vlerësoi ndjesën e tij, elektorati shqiptar edhe një herë tregoi se është ve-
Të gjithë me Partinë Demokratike prandaj nuk duhet të ketë më parti të tjera në Shqipëri 6 nëntori dita e besës së madhe e plot mbrojtulla të tilla pabmarim.
Sikur Berisha të fitonte 8 nëntorin do të shpalljej ditë feste. Prijësi i vetëshpallur i shqiptarëve do të organizonte edhe referendume të tjera. Duke qenë se ai do të kishte pasur të drejtën ekskluzive për të shpallur referendumet, mund të ndryshonte amendamentin për zgjedhjen e Presidentit nga 4 vjet për shembull në dy legjislatura 7 vjeçare, mund të nxirrte jashtë ligjit këto parti të donte, boll që ajo të “reorkeonte institucionet demokratike” që në shqip do të thotë institucionet e Berishës etj.
Sali Berisha humbi. Prandaj është bërë i urtë. Po të fitonte do ta shihnit si do t’ju fliste. Prandaj mos harroni. Ai që brenda natës u shndërrua nga komunist në demokrat për t’u bërë President. Për të qëndruar President mund të bëhet gjithçka.
LUAN M. RAMA
Afirmim i plotë ndërkombëtar i FRESSH
- Intervistë me Nënkryetarin e PSSH e FRESSH, Ilir Meta -
Ju morët pjesë në Mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Internacionales së Rinisë Socialiste. Ç’përfaqëson dhe çfarë shqyrton mbledhja e fundit e këtij Komiteti në Vjenë?
Komiteti Ekzekutiv i Internacionales së Rinisë Socialiste përfaqëson forumin më të lartë të saj pas Kongresit dhe mblidhet në çdo midis dy kongreseve. Në mbledhjen e fundit të mbajtur në Vjenë nga 2-6 [vazhdon jashtë kornizës së imazhit]. … plotë e FRESSH në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Në njoftimin që ju dërguat nga Vjena, përmendet se nga 30 kërkesa të paraqitura, nga Europa Lindore e Qendrore u pranua vetëm ajo e Rinisë Eurosocialiste Shqiptare. Do të ishte me interes për lexuesit po ta sqaronit se si u arrit kjo dhe çfarë përfaqëson? Për t’u pranuar në Internacionalen e Rinisë Socialiste janë dy mundësi, në kongres ose në … [vazhdon jashtë kornizës së imazhit]. … dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera me këto organizata si edhe me ato spanjolle, belge, demokratike e majtë, italiane, hollandeze, portug[e]ze, franceze etj. Në kongresin e kaluar të IRS në Uruguaji ku FRESSH u pranua anëtare vëzhguese, për herë të parë Bashkimi i Rinisë Socialdemokrate, Skandinavike, (Suedi, Danimarkë, Norvegji e Finlandë), doli garanta për një organizatë dhe i mbështetur nga rinia socialiste austriake, socialdemokrate gjermane u arrit që FRESSH të [vazhdon jashtë kornizës së imazhit]. pranohej me 100 përqind të votave në IRS anëtare vëzhguese. Ndërsa për të garantuar kërkesën për anëtarësi të plotë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të plen të parë doli Rinia Socialiste e Austrisë (në 5 muajt e fundit tre delegacione të saj kanë ardhur në Shqipëri të ftuar nga FRESSH) dhe disa takime në Vjenë nga FRESSH dhe ajo socialdemokrate gjermane të mbështetura nga Bashkimi i Rinisë Socialdemokrate skandinave dhe anëtarët e tjerë të Rinisë Socialiste të Komitetit Europian. Kjo ishte një mbështetje e jashtëzakonshme. Kështu, që pranimi i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë u votua me unanimet të plotë nga të 74 delegacionet nga e gjithë bota. Nga rreth 30 kërkesa të paraqitura nga rinjtë socialistë e socialdemokratë të Europës Lindore e Qendrore, u pranua vetëm Rinia Eurosocialiste e Shqipërisë. Ndërkohë FRESSH është e para organizatë që pranohet me të drejta të plota nga rinia socialiste të Europës Lindore e Qendrore, kur edhe Rinia Socialiste e Hungarisë është anëtare e Internacionales. Ndaj ky pranim është i një rëndësie të jashtëzakonshme dhe flet për një prioritet që Internacionalja e Rinisë Socialiste i jep marrëdhënieve... (Vijon në faqen 4)
Kurt Kola në grevë urie
Që prej mbrëmjes së datës 11 nëntor, Kurt Kola kryetari i shoqatës kombëtare të të përndjekurve politike ka shpallur grevë urie.
I mbajtur prej mbi tre muajsh në gjendje arresti shtëpiak ai që kaloi mbi 25 vjet nëpër kampet dhe burgjet e shtetit të diktaturës së proletariatit përshkallëzon luftën e tij ndaj regjimit të Berishës me grevë urie, duke vënë kështu në funksion armën e fundit. Këtë lajm e konfirmoi për “Zërin e Popullit” një i afërm i Kurt Kolës i cili tha gjithashtu se zoti Kola ka larguar nga shtëpia të gjithë të afërmit e tij dhe e vazhdon grevën e urisë i vetëm. vetëm.
Historia nuk përsëritet dy herë
- Berisha u mashtrua në besimin e vet -
Berisha duhet ta ketë lexuar ose e ka dëgjuar thënien e Hegelit se historia nuk përsërit dy herë. Ai edhe toria nuk përsërit dy herë. Ai edhe në goftë se nuk e ka lexuar e përkëte. Pompoziteti me të cilin ai përcjell ditët e fushatës elektorale në Shqipëri në mënyrë spektakolare ishte një kopje e zbehtë e 22 marsit 1992. Atëherë Berisha dhe ata që e shoqëronin ishin të vërtetë. Popullsia kishte një ide sukseshem. Popullsia elektorale i PD në 22 mars ishte i besueshëm, edhe pse besimi i Berishës për fitore me atë procedurë dhe mënyrë marrjeje e votës, e bllo... [teksti i prerë/ilegjibël]
Berisha u përpoq në mënyrë që të ... Jo që nuk jemi në 22 mars, dhe duke u ... kushtetuta kishte shenja të qarta të pushtetit personal. Personazhi i llojit të ... të Salimit dhe T. Shehut.
Kushtetuta është dokument që nuk ...
(Vijon në faqen 2)
Berisha në politikën duhet të kupt...
Bushi dekorohet me «Urdhërin e Artë të Skënderbeut»
Dje bëri një vizitë private disaorëshe në Shqipëri ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush. Ai u prit nga presidenti dhe u dekorua prej tij me «Urdhërin e Artë të Skënderbeut», me motivacion për ndihmën që ky burrë bënte i shquar amerikan dhe kampion i lirisë i dha popullit shqiptar dhe popujve të tjerë të çliruar nga diktatura komuniste. Presidenti Bush e quajti dekoratën si një surprizë të madhe dhe ishte i lumtur.
Në takimin e zhvilluar Berisha Bush, Berisha i shprehu mirënjohjen e tij dhe të shqiptarëve për ndihmën që ai dhe në vlerësimin nga diktatura komuniste. Berisha vlerësoi gjithashtu qëndrimin e administratës së Bushit për çështjen e Kosovës, duke qenë se tërheqja e vijës së kuqe prej jush në Kosovë ka patur një rëndësi decizive në ekzekutimin e agresorit. Berisha përmendi gjithashtu edhe disa bllokada dhe tensione të parsyeshme të vështirësorë të paarsyeshme që e vështirësojnë lat mund të zgjidhen me dialog. Komuniteti e shtypit e zyrës së Berishës nuk specifikon se për ç’ellën bllokadë është fjala, por le të nënkuptohet relacionet e ftohta me Athinën. Sipas kësaj komunikate thuhet që Bushi u takua me të shoqja “ndihma për demokracinë dhe Shqipëri është në interes të SHBA dhe ne kërkojmë marrëdhënie në nivelin më të lartë me Shqipërinë dhe jemi krenarë për këtë”. Bushi vizitoi edhe Muzeun e Skënderbeut në Krujë.
Takim entuziast i socialistëve
Gjirokastër
Dhjetra socialistë anëtarë e simpatizantë militantë të partisë, anëtarë të komisioneve të votimit, vëzhgues dhe veprimtarë të tjerë u mblodhën dje paradite në një takim të veçantë dhe emocionant, organizuar nga kryesja e Partisë Socialiste të rrethit Morën pjesë edhe deputetët Theodhor Bej e Leontinë Çuçi.
Kryetari i PS të rrethit Resul Llogo falënderoi elektoralin dhe efektivin e partisë për rezultatin në referendum dhe qëndroi në disa konkluzione e veçanërisht në detyrat e sotme të ardhme. E forcuar dhe mbështetur masivisht nga rinia partia dhe alternativat e saj do dijë të përligjë veten dhe besimin e popullit në çdo rast me përgjegjësi. Veçan që të ruajtës së votimit të referendumit eudhën në parti 35 anëtarë të rinj të gjith moshave të reja.
Theodhor Bej përshëndeti në emër të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH dhe tha se PS-ja dhe grupi i saj parlamentar nuk do të rreshtin për asnjë çast së punuari për konsolidimin e demokracisë së vërtetë në Shqipëri.
I organizuar në formë koktej takimi u shoqërua me bashkëbisedim tregime të këtyre ditëve, këngë fotografi e shëndete.
THANAS DINO
NJOFTIM
Ditën e hënë dt. 14.11.1994 ora 16.00 zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues i PS me rend dite:
«Situata politike dhe obsionet e PS për kapërcimin e krizës konstitucionale dhe asaj politike në vend».
Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë
LEXONI NË FAQEN 3 «PËRBINDSHI TELEVIZIV DHE MONSTRAT E POLITIKËS»
Konferencë shtypi
Në datën 14 nëntor 1994, ora 10.00, ditën e hënë, në Sallën e Mbledhjeve të Muzeut Historik Kombëtar zoti Idajet Beqiri, Kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar jep një Konferencë Shtypi rreth rezultateve të referendumit për Kushtetutën dhe qëndrimit politik të mëtejshëm të Partisë së Unitetit Kombëtar.
Ftoheni të merrni pjesë.