PARTIA SOCIALISTE ËSHTË E VENDOSUR TË MBROJË DEMOKRACINË NË SHQIPËRI
Populli i tha JO projektkushtetutës së Berishës sepse:
- nuk është dakort me shkeljet kushtetuese,
- nuk është dakort me qeverisjen e PD-së e Berishës,
- nuk pajtohet me korrupsionin alarmant qeveritar,
- nuk pajtohet me çdo lloj diktature.
- nuk është dakort me shkeljet kushtetuese, - nuk është dakort me qeverisjen e PD-së e Berishës, - nuk pajtohet me korrupsionin alarmant qeveritar, - nuk pajtohet me çdo lloj diktature. Referendumi i 6 Nëntorit dëshmoi pjekurinë dhe kulturën e lartë demokratike të popullit shqiptar, tregoi se ai është i vendosur të mbrojë demokracinë dhe institucionet e saj. Zhvillimi i referendumit dhe rezultati i tij është një mesazh për strukturat shtetërore, presidentin dhe forcat politike në Shqipëri, për të respektuar vullnetin e popullit, për të kuptuar vendosmërinë e tij, për të thënë ndal çdo përpjekje për instalimin e një diktature në Shqipëri. Pikërisht për këtë fitore të madhe të demokracisë dhe mesazhet e saj, Partia Socialiste falënderon elektoratin shqiptar që dëshmoi ndjenjë të lartë përgjegjësie, kulturë e koncepte të kultivuara demokratike. Partia Socialiste falënderon punën e lavdërueshme të të gjitha strukturave të partisë, anëtarët dhe simpatizantët e saj të mencur e të vendosur, eurosocialistët e tjerë për pjesëmarrjen e kulturën e lartë demokratike që treguan, për kontributin e tyre për të thënë ndal diktaturës në Shqipëri. Partia Socialiste denoncon dhe dënon me vendosmëri dhunën e egër policore të organeve të rendit e të SHIK-ut, veçanërisht në Lushnjë, Malësi e Madhe. Berat, etj. dhe kërkon që të vihen para përgjegjësisë ligjore urdhëruesit e zbatuesit e dhunës, shantazhet e presionit mbi elektoratin para e gjatë zhvillimit të referendumit. ...gramet, alternativat e çdo force politike dhe në të njëjtën kohë është e gatshme të bashkëpunojë për të denoncuar dhe eliminuar shkeljet e rënda të ligjit kushtetues e dhunimin e parlamentit. Partia Socialiste mbështet dhe pëkrah qëndrimet e shprehura publikisht dhe komunikatat e përbashkëta të arritura nga partitë politike parlamentare si PSD, PAD dhe PDNJ etj. Partia Socialiste, nisur nga interesat e mbrojtjes së demokracisë dhe prosperitetit të Shqipërisë do të dëshironte një reformim të drejtë të Partisë Demokratike, një reflektim të thellë e të gjakftohtë të saj për situatat politike që kalon vendi. Partia Socialiste me ndjenjë të lartë përgjegjësie, me qëllim që të zgjidhet kriza kushtetu-cionale dhe ajo politike në vend e sheh të arsyeshme të bëjë thirrje për realizëm, për mbrojtje dhe respektim të vullnetit të popullit e të institucioneve demokratike. Ajo është e vendosur në një qëndrim e saj për të mbrojtur demokracinë në Shqipëri. Partia Socialiste është e interesuar dhe e vendosur të kontribuojë maksimalisht që Shqipëria të ketë Kushtetutë, ligjin themelor të shtetit, të ketë një kushtetutë të thellësisht demokratike, që të bëhet barrierë e pakapërcyeshme për çdo tentativë diktature. Ajo është e interesuar dhe e preokupuar për... integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Europë. Ajo insiston në qëndrimin e saj për diskutimin e projektit të ri të kushtetutës në parlament, duke dënuar dhe eliminuar shkeljet antikushtetuese që u bënë me rastin e përgatitjes së referendumit të 6 Nëntorit. Rezultati i referendumit të 6 Nëntorit është në fakt një thirrje që populli u bën forcave politike, shtetit; presidentit për t’u thyer nga parlamenti, për të vlerësuar drejt atë dhe institucionet demokratike në Shqipëri. Është parlamenti ai që ka mundësinë por dhe mandatin kushtetues ta bëjë Shqipërinë me kushtetutë. Partia Socialiste thekson nevojën e konsensusit në gjithë punën për përgatitjen e projektit të kushtetutës, diskutimin dhe miratimin e tij nga parlamenti, dhe më pas po të jetë nevoja le ta vendosë parlamenti, për të kaluar në një referendum. Partia Socialiste i bën thirrje presidentit të republikës të vlerësojë me realizëm vullnetin dhe mësimin që i dha populli dhe të [vazhdon jashtë figurës]
[Teksti i artikullit është i prerë në skajin e sipërm të figurës.] Partia Socialiste dënon të rendit e të SHIK-ut, veçanërisht në Lushnjë, Mallakastër, para e gjatë zhvillimit të referendumit. Falënderimi që presidenti i republikës u bëri organeve të rendit, duke injoruar me qëllim dhunën e egër policore, është një provokacion i rëndë dhe një fyerje publike ndaj popullit të këtyre rretheve e në përgjithësi popullit shqiptar. Qëndrimi i presidentit është në të njëjtën kohë inkurajimi që ai jep në këtë mënyrë atyre që kërkojnë dhunë, gjak dhe revansh. Plagët e gjithë atyre antarëve e simpatizantëve të Partisë Socialiste që u kërcënuan nga organet e rendit në sheshe, pranë komisioneve të votimit apo brenda ndërtesave të organeve të tyre, janë një akuzë e rëndë për regjimin e Berishës dhe vetë presidentin e republikës.
Zhvillimi i referendumit evidentoi vlerën dhe forcën e madhe të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet forcave politike që janë të angazhuara seriozisht për mbrojtjen e demokracisë dhe institucioneve të saj. Partia Socialiste respekton pavarësinë, dinjitetin dhe pro-[vazhdon jashtë figurës]
[Vijim i tekstit të prerë në skajin e sipërm.] reja për të kapërcyer paralizimin e për të mbrojtur shkeljet e rënda që ju bënë ligjit kushtetues. Partia Socialiste do të jetë e hapur në bashkëpunim me të për të mbrojtur demokracinë, interesat kombëtare dhe prosperitetin e Shqipërisë.
Partia Socialiste ndjek me shqetësim dhe preokupacion të veçantë zhvillimet e fundit në Kosovë e dënon me vendosmëri zgjerimin e dhunës policore e të persekutimit ndaj shqiptarëve. Ajo si gjithnjë është për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare në përputhje të plotë me interesat tona kombëtare, të rrjedhave të sotme të zhvillimeve demokratike në Europë, në përputhje të plotë me dokumentat ndërkombëtare të njohura publikisht dhe në përputhje me parimin e vetëvendosjes. Mbrotjen e demokracisë dhe të institucioneve të saj në Shqipëri, zhvillimin dhe përparimin e demokracisë në Shqipëri, Partia Socialiste e vlerëson si një faktor të rëndësishëm që i shërben në të njëjtën kohë zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare.
Zhvillimi i referendumit dhe rezultati i tij dëshmoi për fitore e demokracisë. Partia Socialiste e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme për rolin e saj në jetën politike të vendit, shpreh publikisht se do të japë ndihmësën e saj të gjithanshme që demokracia e brishtë shqiptare të mbrohet e të zhvillohet.
Takime të drejtuesve të Partisë Socialiste me ambasadorë
Në vazhdim të takimeve me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, pardje dhe dje, drejtues të Partisë Socialiste u takuan me disa ambasadorë të vendeve të ndryshme.
Zëvendëskryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Dr. Servet Pëllumbi dhe antarja e kryesisë së Partisë Arta Dulla, u takuan me ambasadorin e Republikës së Turqisë, zotin Ornekol.
Nënkryetari i Partisë Socialiste Luan Hajdaraga dhe anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste Bashkim Zeneli u takuan me ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, zotin Ahmed Nawawy Issa; me ambasadorin e Shtetit të Palestinës, zotin Ali Kurdi me ambasadorin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë zotin Nicola Teodorovski; me të ngarkuarin me punë të Zyrës Popullore Arabe të Libisë, zotin Joussef Sagar.
Gjithashtu nënkryetari i Partisë Socialiste Ilir Meta dhe Bashkim Zeneli u takuan me ambasadorin e Republikës së Hungarisë, zotin Ferenc Pola si dhe me të ngarkuarin me punë të ambasadës së Republikës së Bullgarisë zotin Stankov.
Në këto takime u fol për qëndrimet e njohura të Partisë Socialiste për situatën e re politike të krijuar në vend bash zhvillimit të referendumit për Projekt kushtetutën dhe alternativat e PS për zgjidhjet kushtetuese e politike.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste
Konsensusi nuk vidhet, por arrihet me vullnet të mirë dhe ndershmëri
- Deklarata e dhënë në RTV për arritjen e konsensusit nga partitë politike për krijimin e komisionit të hartimit të projektkushtetutës nuk është e vërtetë. Kundërshtojnë Dokle, Gjinushi; Imami; Baleta; Kalakula etj. -
Parlamenti i spostuar e i çvleftësuar për miratimin e projektkushtetutës, më në fund u mblodh dje në seancë plenare. Zoti Arbnori u paraqit dhe përsëri u parashën për miratimin e ditës për dy javët e ardhshme që, sipas tij ishin miratuar me konsensus nga kryesia dhe kryetarët e grupeve parlamentare. Midis të tjerëve rashë në pikat e rendit të ditës për rishikimin e ngritja e komisionit parlamentar për projektkushtetutën.
Pas deklaratës së deputetit të PSD zotit Teodor Laço me anën e së cilës njoftoi Parlamentin se jepte dorëheqjen si kryetar grupi iu dha fjala kryetarit të grupit të PS, Namik Dokle.
Bëte mirë që lexoat atë komunikatë, sepse në këtë mënyrë ky është edhe një mashtrim që i bëhet Kuvendit Popullor. Në atë mbledhje, vazhdoi z. Dokle, nëqoftëse kini kujtesë propozimi ynë është bërë tepër
(Vijon në faqen 4)
Punë padeshësh
Edhe pse po bëhen kaq ditë nga dita e hyr-bjas së referendumit, përditë e Korçës ende s'e kanë mbledhur veten.
Në ushtri ka filluar punën e tij të diferencuar SHIK-u. Në lagjet ku humbet kanë qenë që dukeshme hera herës shfaqen...
Ndryshe veprohet me tregtarët; sidomos për «ata të dyshimtët». Ata po u nënshtrohen gjobave të jashtëzakonshme. Ka ardhur për këtë aksion një ekip i posaçëm nga Tirana. Me sa duket është gjetur kjo mënyrë për të kompensuar humbjet e shkaktuara
Punë pediestesh
Edhe pse po bëhen kaq ditë nga dita e h…[?] bjas së referendumit; përp…[?]ështjet humbjet kanë qenë të dukshme hera herës shfaqen ekspeditat e zgjedhura policore.
Kështu para disa ditësh në ekspeditë të tillë në lagjen “Kulla e Hirët” [?] një në një klub dhe si nëpër filma ka urdhëruar që të gjithë sa ishin aty të ngrene duart lart. E më pas kanë filluar të godasin pa mëshirë mbi njerëzit e pafajshëm. Pastaj janë larguar duke shfryrë; votoni edhe një herë për Fatos Nanon; po deshët. nga Berisha dhe ekipi i tij gjatë fushatës së referendumit.
Korçarët e zgjuar i shohin të gjitha këto veprime; e thonë: «punë pediestesh»; përgjegjitet partia për votime të reja». Veçse kështu jo edhe në herë; por shtatëqind herë ta përsërisë referendumín Sali Berisha në Korçë; s’ka për të fituar mak kurrë.
Veprime hakmarrëse
Fati i referendumit për kushtetutën është i lidhur me reflektimin e menjëhershëm të masave të trepta ndaj atyre që guxuan të qëndrojnë në krahun e kundërt të atyre që përbënin themelin dhe shpresën e pushtetarëve. Kjo fushatë ka për qëllim të bëjë të ditur se kushdo që do të guxojë të thyejë prangat e ideve të imponuara, do të ketë pasoja serioze.
N. Veizi – anëtar i komisionit të njërës prej qendrave të votimit dhe anëtar i PS thotë:
– «Kishida ditën për të marrë përkrahjen sociale. Si zakonisht nxjerr le-[vazhdon në faqen 4]
(Vijon në faqen 4)
BAJKO DHE 11 DJEM I DHURUAN SHQIPTARËVE GJENË ME TË BUKUR TË TRE VJETËVE
TIRANE
- Gjermanët ruajtën nderin në fitonë 2 - 1
- Mateus: Keni ekip shumë të mirë. Në Shqipëri do të lërë pikë çdo ekip.
Ruajtën nderin dje në Tiranë, tre herë kampionët e botës mes një historie të mundimshme 2:1 ndaj kombëtares shqiptare. Gjermanët zbritën në fushë me 11-shen më të mirë të tyre ku përfshiheshin shtatë kampionë bote: Mateus, Kohler, Bertold, Rojter, Klinsman, Samer. Ndërsa shqiptarët për herë të parë u[?]së[?]nëmbledhur[?] më të mirët të gjithë bashkë, mbase edhe për të fituar. Gjithçka e barabartë në fillim ndeshje deri në minutën e 13-të kur një aksion pa pretendime Klinsman shënoi me kokë. Shqiptarët reagojnë fort, rezikojnë, sulmojnë vazhdimisht deri në minutën e 32-të kur në një goditje standarte Denimi Zmijani ka barazuar kampionët e botës. Pas kësaj do të tetë për shqiptarët që sulmonin vazhdimisht ndërrkohë që gjermanët a bënin një lojë tjetër veçse larg[?]… Pjesën e dytë fillimi fatal për shqiptarët ju kthen nderin gjermanëve. Kirsten përfiton nga rrëmujë në mbrojtjen gjermane dhe shënon një gol që menjëherë gjithçka e mbrujtjes shqiptare kishte vlerën e golit. Për minuta të tëra shqiptarët sulmojnë por fati nuk ishte me ta. Zmijani e Demollari kanë fushen e lojës të dëmtuar që në pjesën e parë. Pano e Kola mungojnë në ndeshje për të luajtur. Gjithçka ka rezultuar: Minuta e fundit, Pano godet fort shtyllën. Gjithçka ka barazuar gjermanët ruajtën nderin.
Asgjë më shumë se Bajko dhe 11 djemtë e tij i dhuruan shqiptarëve gjenë më të bukur të tre viteve. Mateus vallëhht ngushëllon Bajkon. «Keni ekip shumë të mirë. Po luajtur kështu në Shqipëri do të lërë pikë çdo ekip tjetër.»
TAKIM I 7 PARTIVE PER KUSHTETUTEN
SKENDER GJINUSHI: «PARTITE QE MOREN «JO» NE REFERENDUM, DUHET TE TERHIQEN NGA KAPRICOT E TYRE»; NERITAN CEKA: “PD ka mbetur e vetme në pikëpamjet e saj”
— Me iniciativën e Partive Socialdemokrate dhe Aleanca Demokratike, dje u zhvillua në Tiranë Tryeza e rrumbullakët e 7 partive të përfaqësuara në parlament, ku morën pjesë përfaqësues të PD, PS, PSD, PAD, PR; PDNJ, PDD. Në përfundim të këtij takimi redaktori Hamdi Jupe intervistoi kryetarët e PSD dhe PAD, Zëvendësin Skënder Gjinushi dhe Neritan Ceka.
SKENDER GJINUSHI: «PARTITE QE MOREN «JO» NE REFERENDUM, DUHET TE TERHIQEN NGA KAPRICOT E TYRE»
- Cili ishte qëllimi i këtij takimi?
- S. Gjinushi: Qëllimi ishte të normalizohet situata dhe të zgjidhet sa të jetë e mundur problemi i Kushtetutës së re, se para problemi i qëndron asaj që ka deklaruar një pjesë e opozitës dhe e ushtruar, [vazhdon në faqen 4]
- Çfarë u arrit në këtë takim?
- Unë mendoj që u arrit pikërisht ajo që partitë të jenë në tavolinë. Po të gjithë shesin sa të provojnë, ndërkohë që në fakt është bisedë dhe diskutimi që vetëvendosë këtë situatë, ndoshta në mënyrë edhe brenda tyre, e zgjerimit të tyre me forca politike të tjera, ndërkohë që edhe bashkëpunimi është i rëndësishëm.
NERITAN CEKA: “PD ka mbetur e vetme në pikëpamjet e saj”
- Zoti Ceka; sipas mendimit tuaj si parti organizatore e këtij takimi; ku synonte ai?
N. Ceka: Takimi synonte paraqitjen e pikëpamjeve të partive mbi çështjen e kushtetutës, ishte gjithashtu një iniciativë për të filluar një tryezë të rrumbullakët të partive politike që përfaqësohen në parlament.
Çfarë u arrit dhe; sipas mendimit tuaj; a pati vlera takimi?
- Mendoj se takimi pati vlera: sepse ishte e para herë që ballafaqohen pikëpamjet e partive politike që pas 22 marsit në një tryezë të rrumbullakët. Aspekti tjetër ishte se u përcaktuan pikëpamjet konkrete të partive politike në lidhje me kushtetutën.
- Konkretisht cilat janë prononcimet e partive në këtë takim?
- Dihen tashmë, ato që lidhin kundër procedurës së referendumit, insistojnë më fort dhe më qartë për legjislitim të parlamentit. Nuk mund të flas në emër të partive të tjera, por mund të them se edhe Partia Re-[vazhdon në faqen 4]
- Më konkretisht, i cili ishte poz-[tekst i prerë në skajin e poshtëm]