19/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 nëntor 1994

DHUNA DHE KORRUPSIONI

ARME TE DASHURA TE PD-së PER TE LUFTUAR OPOZITEN PER TE SHKATERRUAR DEMOKRACINE DENONCOJME: Mbi 2 milionë dollarë në shërbim të fushatës presidenciale për projektkushtetutën - Kolera vazhdon të bëjë kërdinë, shëndetësisë i «vidhen» fondet - ARME TE DASHURA TE PD-së PER TE LUFTUAR OPOZITEN PER TE SHKATERRUAR DEMOKRACINE DENONCOJME: Mbi 2 milionë dollarë në shërbim të fushatës presidenciale për projektkushtetutën Dr. ERMELINDA MEKSI Deputete - Kolera vazhdon të bëjë kërdinë, shëndetësisë i «vidhen» fondet - Fushata e tejskajshme politike për referendumin sapo përfundoi me shumë sukses për demokracinë e vërtetë shqiptare, por ajo përcjell lodhjes, stresit, zhurmës që detyronte me mijëra familje të ndërronin kanalin e TVSH i kushtoi shumë shtrenjtë ekonomisë shqiptare. Sipas vendimeve me Nr. 501, 502, 537 të Këshillit të Ministrave të Qeverisë i kushtoi popullit 183 milion lekë të reja ose më shumë se 2 milionë dollarë. Nga të dhënat që ne kemi provohet se ky fond është përballuar nga buxheti i paracaktuar i disa dikastereve, kryesisht nga fondet e paracaktuara të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe kjo kur shpesh mangësive në shëndetësi i jemi përgjigjur me mungesën e fondeve. Siç shihet ato kanë ekzistuar, por politizimi i tejskajshëm, paaftësia deri në mënjanë të titullarëve të kësaj ministrie si dhe shefave të spitaleve këto fonde nuk i vuri në funksion të shëndetit por të politikës. Dhe kjo kur kolera në vendin tonë po vazhdon kur në spitalin psikiatrik të Elbasanit vdesin 10 të sëmurë nga kolera për Dra shëndetësore nuk po riparohen dhe spitalet me kushte higjieno-sanitare tepër të ulta akoma nuk, kanë zgjidhur problemin e ujit. Megjithatë shifra e sipërpërmendur është vetëm maja e ajsbergut ajo është ç’ka qeveria shpenzoi hapur për referendumin, por po kaq edhe më shumë sipas të dhënave tona janë shpenzimet e padukshme konkretisht sipas vendimit Nr. 501 të KM pika 2-c... me urdhër të kryetarit të rrethit, bashkisë, komunës mund të mobilizohen autoveturat e ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore. Këto janë shpenzime të tjera të padukshme që ashtu si ato rregjistruar nga një vendim nga lart për dikasteret sipas të cilit 5 automjete të çdo dikasteri u vunë në funksion të skortës presidenciale, e rrisin më tej këtë nivel shpenzimesh. Këto është vështirë të mohosh sepse vargu i makinave shoqëruese shtetërore është fiksuar në ekranin e TV. Qeveria në këtë fushatë nga qeveri e një vendi të varfër që duhet të punojë intensivisht u shndërrua në një qeveri të propagandës. Ajo muar me propagandë. Në Shqipëri u terrorizuan dhe u tentuan për t’u thyer shumë njerëz në veçanti në Berat, Lushnjë dhe Mallakastër. Sipas shtypit të pavarur Zeqine Dervishi në Donofrose akuzon këtë pushtet të ashtuquajtur demokratik akuzon 2 deputetë e PD dëshmitarë të krimit të turpërimit dhe të torturës. Një nga këta deputetë është ministri i rendit publik, deputeti i Beratit. Ai është dy herë përgjegjës, së pari se si ministër duhej të përgjigjej për rendin dhe qetësinë në zgjedhje dhe së dyti sepse torturat janë bërë nga policët e rendit në zyrat e rendit. Deputeti tjetër është një grua që më shumë se deputetë e një partie duhej të fyhej e revoltohej si femër kur sot në prag të shekullit të ri në qytetin më të lashtë të kulturës shqiptare vihet dorë mbi një grua, e për më tepër tentohet të turpërohet. Fakte këto që flasin për më shumë se primitivizëm. Pa iu prerë dora këtyre veprimeve edhe 100 kushtetuta të aprovohen në Shqipëri s’do të ketë demokraci. Prandaj apel zbatimit të shte- shtetit ligjor e respektimit të institucioneve demokratike të tij. Respekt për parlamentin dhe jo të inkurajojmë të tjera referendare si ajo që sapo kaluam, që përveç të tjerash do ta dobësojnë më tej ekonominë shqiptare e cila në fund të fundit do të paguhet nga taksa paguesish shqiptarë. (tekst i prerë në fillim) za politike. Do t’i kujtojmë presidentit ARBEN ISMAILI dhin shkortës presidenciale, e rrisin më tej këtë nivel shpërdorimesh. Këto është vështirë t’i mohosh sepse vargu i makinave shoqëruese shtetërore është i intensivisht u shndërrua në një qeveri të propagandës. Ajo la detyrat shtetërore dhe vuri në plan të parë ato partiake. Ministri i pushtetit lokal në vend që të merrej me organizative që të mos lihen njerëz të papërgatitur në këtë referendum si dhe të sigurohen bazën materiale të qendrave të votimit si dhe ambientet publike për votim që të mos votohej deri nëpër shtëpia e i rendit Agron Brace bashkë me policët Besnik Caushi; Rrapo Bajrami; Naim Ismaili dhe Jetnor Basha. Po këtë natë në 5 qendra votimi të Ballshit; nga forcat e rendit të kryesuar nga Agron Brace; Afrim Zeqiri dhe kryetari i PD-së Arben Hoxha; u krye ndërhyrje e paligjshme duke i dhunuar ato. Bashkë me ta ndodheshin edhe punonjësit e policisë D. Aliaj; T. Taullahu; Y. Jahaj; Gj. Shehu e L. Balla.

Ku zhvillohen zgjedhje të parakohëshme nuk ka demokraci të vërtetë!!

Sipas logjikës së Berishës dhe të PD Rreth një muaj më parë, në konferencën e shtypit të 10 tetorit presidenti Berisha mes të tjerash tha: «Lideri i kësaj partie, PSD në mënyrë të përsëritur ka qenë promotor i zgjedhjeve të parakohëshme. Ja ku është vjeshta dhe populli do të votojë.» Dhe populli votoi në vjeshtë, duke e hedhur poshtë variantin Berisha dhe qeverisjen e PD, gjë të cilën që të dy nuk e pranojnë me argumente që nuk qëndrojnë, se populli gjoja i ka thënë «Jo» vetëm kushtetutës e jo atyre, se mandati i tyre është ligjor deri në 1996. Fakti është se Shqipëria është futur me kohë në krizë politike dhe tashmë edhe kushtetu-cionale. Këtë e pranojnë të gjitha forcat politike parlamentare përveç PD. Dhe ç’është më e bukura, në fjalën e tij në mbledhjen e KK të PD presidenti Berisha mes të tjerash nxori dhe absurditin tjetër se «kërkesa për zgjedhje të parakohëshme dëshmon qartë ethet e karierizmit dhe nuk do të merret parasysh kjo jo se PD ka frikë nga zgjedhjet (pas rezultateve të referendumit këtë nuk e beson askush), ndoshta edhe vetë Berisha që e thotë, por se respektimi i institucioneve të zgjedhura me votën e lirë për afatin e parashikuar nga ligji është kusht i pandryshueshëm për një demokraci të vërtetë!! Pyetshim presidentin, e ka megjithë mend këtë që thotë apo bën shaka. Sa për të thënë diçka se duhet të thotë. Do të uronim që të bënte shaka, sepse përndryshe kemi frikë se do të na ofendohej vendi dhe personaliteti nga Europa (nuk po shkojmë deri në Malejzi) të cilat kanë çorganizu-ar zgjedhje të parakohëshme atëherë kur vendet e tyre kanë hyrë në kri-za politike. Do t’kujtonim presidentit çe fqinjët ynë Silvio Berluskonit disa herë ka paralajmëruar për zgjedhje të parakohëshme në rast se koalicioni i tij do të shpërbëhet apo nuk fiton votëbesimin në parlament. Kujtojmë e Berluskonin nuk ka mbushur akoma vitin në karrikën e tij. Këtë e ripër-sëriti i shkretì Berlusconi edhe di-tën e mërkurë kur do të votohej projektbuxheti i tij; Atij nuk do t’a kenë thënë këshilltarët e tij atë që tha miku përtej Adriatikut «se respektimi i afatit të parashikuar nga ligji është një kusht i pandryshueshëm për një demokraci të vërtetë», se përndryshe nuk do ta bënte një deklaratë të tillë dhe vendi i tij Italia të mos cilë-sohej si një vend demokratik se më pas do t’i duhej të luftonte për t’u pranuar në Këshillin e Europës! Ndërkaq nuk do t’u vemë aspak faj danezëve, polakëve, spanjollëve, gre-këve, suedezëve etj të cilët gjatë këtyre dy viteve të fundit kanë bërë zgjedhje të parakohëshme për të nxje-rrë vendin e tyre nga kriza politike Ata nuk kanë faj se ky mësim i madh që vjen nga demokracia shqiptare nuk ka as dy tre ditë që është zbuluar nga presidenti shqiptar Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. Por do t’u sugjeronim që të ve-jnë mend dhe të mos e bëjnë një gabim të tillë për zgjedhje të parakohëshme bullgarët të cilët kanë caktuar dhehlerin për zgjedhje të parakohëshme për të kapërcyer krizën politike në vend. Në qoftë se ata e bëjnë këtë gabim, që nuk respektojnë afatin e parashikuar katër vjeçar, atëherë bullgarët kot lodhen për një demokraci të vërtetë. Po nuk besuan le të shkojnë Shqipërinë dhe PD kushtetutën e së cilës e kishte bekuar edhe Zoti për jo populli ARBEN ISMAILI

KRONIKË DHUNE DHE TERRORI

Ideatorët, realizuesit shkallës e punonjës shtetëror janë paditur në prokurori. Drejtësia duhet të veprojë. HAKMARRJA - «REFLEKSIONI» | PD-së PAS «IO-së» POPULLORE MALLAKASTER: Përpjekje për të eksperimentuar një Libofshë të dytë. Nuk është rastësi zgjedhja e rrethit të Mallakastrës për të ndëshkuar me krimin e organizuar shtetëror. PD-ja e dinte që më parë se në këtë rreth përkrah të Berishës do t’i thuhej JO. Prandaj duhej marrë të gjitha masat. Dhe në veprim hyri suita e shërbëtorëve të zellshëm. BALLSH: Në datë 3 nëntor rrihet një sekretar i PS-së, një gazetarësh i Zërit të Popullit dhe një korier i komunës Greshicë pa asnjë shkak; i dënohet pas kryetari i Partisë Socialiste të Drenovës; ndalohet nga forcat e rendit me pretekstin se ka shpërndarë thirrje të PS-së. Në ditë para votimit, në datë 3, thirren në polici nga shefi i policisë Afrim Zeqiri 5 kryetarë të qendrave të votimit: Gencal Maska; Luan Mëze; Fatmir Dura; Ardian Dauti e Sokol Gjonzhe dhe ju kërkohet që rezultatet e votimit të bëhen me 30 përqind në favor të miratimit. Përballë këtyre shkeljeve kryetari i Bashkisë ndërhyn dhe i drejtohet shefit të policisë për t’i lënë të lirë kryetarët e komisioneve. Dhe ashtu; si edhe në rastet e tjera përgjigjja ishte «demokratike». «Ç’farë ke apo do të nxjerr jashtë nga Bashkia duke të thëqerur zvarrë?»; Bashkë me shefin e policisë ndodhej edhe vëzhguesi i PD-së Fisnik Sina. Në lidhje me ngjarjen u bë një takim i kryetarit të rrethit: shefit rendit; kryetarit të Bashkisë dhe denoncimet ngjarja. Në lidhje me këtë ngjarje u vu në dijeni edhe Ministri i Pushtetit Lokal Rexhep Uka; por nuk pati asnjë ndërhyrje. Dita e votimit pati incidente të tjera. Ushtrohet presion nga forcat e rendit mbi Bari Alushin e Izet Ymerin; përkatësisht kryetarë të qendrave të votimit nr. 6 dhe 5. Pati konfrontim të forcave të rendit me popullin. Bashkë me forcat e policisë edhe gjyqtari Bashkim Hoxha, Shefi FRATAR: Përseri ndërhyrje në qendrat e votimit. Shefi i policisë A. Zeqiri kërkon të futet me forcë në një qendër votimi. Nuk lejohet nga roja; ai e qëllon rojen duke e kërcënuar: «do të nxjerr gurt». GRESHICË: Greshica, ku në maj 1994 u bë një zgjedhjet për pushtetin lokal përfundi pati incidente. Përsëri në atë qendër votimi ku në 29 maj 1994 u hodh eksploziv, shkaktohet për-seri një ngjarje e shëmtuar. Bllokohet qendra e votimit dhe vidhet kutia me fletët e votimit në qendrën nr. 2. Në krye të këtij grupi ndodhen inspektori i policisë Njazi Shameti bashkë me sekretarin e PD-së Rauf Zoto. Rezultati në këtë qendër ishte 370 me 70 në favor të «Jo»-së. Ushtrohet terror mbi kryetarin e komisionit të PS-së Nuradin Xhelili dhe i vihet në kokë pistoleta shoferit në të cilën ndodhej përgjegjësi i PS-së. ARIANITAS: Lidhet me pranga në mënyrë mizore kryetari i komisionit të qendrës së votimit përfaqësuesi i partisë socialiste Sokrat Yzeiri; i cili pasi mbahet për pesë orë i lidhur arrin të largohet me pranga në dorë. Pati konfrontime me forcat e rendit; sepse njerëzit dolën të indinjuar në rrugë. Pati edhe shkëmbim zjarri sepse fshatarët iu përgjigjën me çifte hapjes së zjarrit nga forcat e rendit. Plagoset vëllai i kryetarit të komisionit Asqeri Yzeiri. Edhe në fshatin Metohuj policia ndërhyn për të manipuluar rezul- (Vijon në faqen 2)

Kush do ta paguajë humbjen?

— 400 vendime të shfuqizuara, pasi janë marrë miliona lekë si dëmshpërblime — Konturimi i një konflikti mes shtetit[?] muaj më vonë kryetari i Gjykatës së Kasanacionit Zef Brozi, u dërgon një udhëzues gjykatave në rreth ku anullonte procedurën që po ndiqej. Por jo pak njerëz kishin marrë tashmë miliona lekë. Tani edhe justifikimi i shfuqizimit të 400 vendimeve kuptohet që tek ky udhëzim mbështetet. Kjo bën që në gjykatën e Shkodrës të thonë se ne nuk mbajmë për to asnjë përgjegjësi. Tani mbetet e paqartë se do të veprohet. Në bazë të ligjit gjykatër që kanë marrë para, paratë sipas procedurës së më sipërme, duhet t’i kthejnë përsëri arkës së shtetit. Kush do ta bëjë këtë, sepse këtu është fjala për kthimin e shumave të mëdha. Zyra e përmbarimit e ka të vështirë. Të tjerë mendojnë se është mirë që kontrolli i shtetit të verifikojë me saktësi sa para janë marrë dhe personave që u janë dhënë. Këtyre t’u caktohet afat dhe pas këtij afati të sekuestrohet pasuria. Por edhe ata që kanë certifikuar nxjerrjen e vendimeve e tyre duke arsyetuar se vetë shteti na i dha paratë sipas ligjeve e udhëzimeve të dala prej tij. Çfarë kemi tani se shteti t’i ndërrroj mendja! Ja si përfundon kështu konflikti për 400 vendimet e shfuqizuara e milionat e lekëve të përfituara në emër të tyre.

Censura po mbjell neverinë televizive

(Teksti i kolonave është pjesërisht i palexueshëm) Përsonat kronikave të Euronnews, televizionet ... (Vijon në faqen 3)

Kush e ndalon ujin e pijshëm?

Shkodër - Malësi e Madhe Në disa fshatra të Shtojit, që administr ohen nga Komuna e Rrethit-nave; është bërë maljt shfrytëzues i mungesës e ujit të pijshëm. Edhe pse kanë rënë reshje shiu të bollshme; përsëri vazhdon e njëjta gjendje e në muajt e verës. Në çesma ka ujë vetëm në mëngjes pak minuta dhe në orët e paradrekës për pak kohë. Se çdo të thotë të mungojë uji i pijshëm, kjo merret me mend. Po kush e ndalon ujin e pijshëm? E bëjmë këtë pyetje sepse fshatrat e kësaj zone; që furnizohen tash 20 ... (Vijon në faqen 3)

Kush do ta paguajë

NJOFTIM

Ju shqiptarë që jeni me banim në Greqi po të dëshironi të lexoni gazetën tonë ju krijohet mundësia që nëpërmjet abonimeve një mujore, tre mujore, 6 mujore t’ua dërgojmë sipas adresave tuaja kudo që ndodheni në Greqi. Të interesuarit të kontaktojnë me zyrën tonë ndërmjetëse në Athinë çdo ditë nga ora 17.00 deri 21.00 sipas orës lokale të Greqisë në nr. telefoni 019010875. Komunikimi mund të bëhet greqisht ose shqip. REDAKSIA.