20/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 nëntor 1994

SOVRANI IA MBYLLI GOJËN POR AI NUK DI TË HESHTË

Partia e Punës e mbylli misionin e vet pas 47 vjetësh, ndërsa Partia Demokratike po e ndjen fundin pas 47 muajsh. Referendumi i dështuar i Berishës s’është gjë tjetër, por paragjykim e rezultative të zgjedhjeve të ardhshme, të cilat sa më afër të mbahen, aq më mirë do të jetë edhe për PD-në . Shqiptarët treguan se nuk i besojnë më Sali Berishës, treguan se nuk e duan më që ai të jetë Presidenti i vendit të tyre, të cilit nuk i mungojnë burrat e zotë. Vota JO e referendumit të 6 nëntorit pikësepëri është jo për Sali Berishën, është jo për politikën dhe gjithë veprimtarinë e tij. Pastaj është votë kundër qeverisjes së mbrapshtë të Shqipërisë dhe politikës së Partisë Demokratike. Përpjekjet për ta interpretuar ndryshe janë mashtrim, janë hipokrizi e madhe të cilën kurrësesi nuk mund ta kapërdijë jo vetëm afër 1 milionë shqiptarët që e rrëzuan variantin berishjan të kushtetutës dhe bashkë me të edhe prestigjin e tij si diktator, frymëzues dhe realizues i një aventure të kundërligjshme, por nuk e besojnë as ithtarët e Partisë Demokratike, njerëzit e ndershëm dhe të pakorruptuar të saj të cilët gjatë fushatës për referendumin për Berishën nuk ekzistonin. Mbledhja e fundit e forumit udhëheqës të Partisë Demokratike dëshmoi qartë krizën e rëndë që po përjeton udhëheqja e Partisë Demokratike e cila përveç mëkateve të disa krerëve si Edi Trisani, Spahia e ndonjë tjetër, është e detyruar të durojë edhe Berishën. Sigurisht, kokat e turkut nuk do të mungojnë, por njerëzit janë mësuar me praktika të tilla. Mund të akuzohet një ministër apo edhe vetë kryeministri, të plotë dhe përfundimtar para popullit. Partia Demokratike nuk është e aftë të qeverisë vendin jo se nuk ka njerëz të zotë, por se është bërë sfondi i Berishës dhe vepron sipas urdhrave të tij. Partia Demokratike jo se nuk është e zonja të luftojë korrupsionin, por se nuk e lënë. Ministrat i ka në dorë Saliu dhe jo ajo. Mbi 2 milionë dollarët e harxhuar për referendumin berishjan rëndojnë edhe mbi PD-në, paçka se atë nuk e pyeti njeri ashtu siç rëndojnë mbi PD-në edhe dollarët e Arsidit bashkë me dekoratën e kortezisë që ende e mban Berisha, bashkë me dollarët e humbur në Ministrinë e Zhulalit e plot raste të tjera si këto. Shqiptarët e dinë që dollarët e Arsidit nuk i ka marrë masa e ndershme e PD-së, ashtu siç e dinë që dekoratën e tij e ka marrë Saliu, por ç’i bëjnë ata Partisë Demokratike kur kjo nuk ndahet nga Berisha? Me këtë skush nuk lëvëzon që PD-ja të ndryshojë Berishën pasi kjo është e pamundur. Ai është ky që është dhe nuk bëhet tjetër. Prandaj edhe nuk ka faj. Në kërkojmë që ai të jetë demokrat. Po si mund të jetë demokrat një njeri që megjithëse ka humbur rëndë, del në televizor dhe flet për fitore? Si mund të jetë demokrat një njeri që nga e premtja e 4 nëntorit ju fliste shqiptarëve nga Tirana me zërin e një ... ngjirur karakteristik që të thonin Po kushtetutës së re ajo ishte shpëtimi i lirisë, gëzimi bashkimi dhe të mos dëgjonin Jo-në e opozitës se ai është zëri i përçarjes, i kthimit prapa etj? Jo, kurrsesi. Nuk mund të jetë demokrat një njeri që pushtetin e përdor për të eliminuar kundërshtarët politikë, për të kufizuar opozitën, për t’iu imponuar popullit. Nuk mund të jetë demokrat një njeri që ul shumicën për të ngritur në rolin e lokomotivës policinë, pak ditë pasi ka deklaruar publikisht se kur flet sovrani të tjerët duhet të heshtin. Nuk mund të jetë kurrë demokrat një njeri që nuk di të dëgjojë të tjerët që nuk di të orientohet në realitetin konkret që nuk di të komunikojë si i barabartë me ta që nuk di të thotë më fal kur gabon, kur dështon, na nuk di të heshtë kur humbet. Foli dy javë, ditë për ditë; sa na lodhi të gjithëve. Foli e ç’nuk tha. «Ne jemi bashkë shumica; ata janë pakica», «ne jemi e nesërmja ata janë e djeshmja». «Kushtetuta e lirisë asht kushtetuta e virtytit, e besës, e nderit e bashkimit, e pajtimit të parë e plot të tjera duke mos harruar se sulmojë opozitën; madje edhe duke i akuzuar se kërkojnë të votojnë për karriçet e tyre. Televizioni i ka fiksuar mirë të gjitha dhe nuk do të bëntë keq që në pretekstin «sipas kërkesës së shumë telekueshuesve» të ritrasmetonte marshimin folklorik të prijësit të shqiptarëve, pa harruar t’i porosisë shikuesit që të mos qeshin. Sepse ai do të flasë prapë, ngado e nuk rri dot pa folur. A nuk fliste edhe në nënpër mitingje nga 2-3 herë? Megjithëse sovrani ja mbvlli gojën, ai nuk di të heshtë. S’ka ç’i bën. Është lloj i njeriut. A do ta durojë më PD-ja? Dhe a do të pranojë ajo të bëhet objekt sulmi për të?... Demokratike e cila përveç mekatëve të disa kryerësve si Edi Tritani, një ministër apo edhe vetë kryeministri, mund edhe të hiqen nga detyra, por të gjithë e dinë se ata nuk kanë asgjë në dorë pasi mbi ta qëndron i gjithëpushtetshmi Sali Berisha, «prijësi i shqiptarëve?». A nuk u tall Saliu me PD-në kur hodhi në Këshillin Kombëtar të saj idenë e Asamblesë së emëruar Kushtetuese dhe pastaj e drodhi? PD-ja u diskreditua, po për hir të p[s?]ejësit, mbështeti edhe variantin e votës të Berishës, referendum antikushtetues që e shmangu Parlamentin me gjithë një tjetër. PD-ja përsëri u diskreditua sepse ndodhi nga pas Berishën, foli me zërin e tij të ngjirur iu drejtua popullit në dialektin e tij dhe jo me gjuhën e vet. Lind pyetja: a do të pranojnë anëtarët e ndershëm të PD-së të futen një aventure tjetër vetëm e vetëm se kështu ka kuptuar Presidenti? Sigurisht që jo, nëse nuk duan të shpallin fundin e partisë së tyre, me aq pak diskur në elektoratin shqiptar. Le të hedhim një paralele. Nuk ka kaluar shumë kohë nga fundi i viteve 80 kur Partia e Punës përpiqej në fundin e vet. Udhëheqja e shkëputur jo vetëm nga populli, por në radhë të parë nga masa e ndershme e komunistëve shqiptarë përpiqej për kafe, dhoma shtesë e ndonjë antene televizori. Ajo duke u bërë objekt i sulmeve dhe presioneve nga pas, dashje pa dashje u bë simboli i së keqes mbi të cilën u sul edhe opoziza shqiptare që në lindjen e saj. Dhe përfundimi dihet: 31 marsi i vitit 1991 qe parathënia e 22 marsit të një viti më pas. E njëjta gjë po ndodh edhe me PD-në, veçse me ndryshimin se jo pas 47 vjetësh, por pas 47 muajsh. Referendumi i dështuar i Berishës është një tjetër parathënie për rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme. Këto që ai për PD-në në radhë të parë. Sepse kjo është e vetmja rrugë për t’i shpëtuar diskreditimit

Kjo ka për të qenë diçkallura më jetëshkurtër

Një tridhjetëvjeçar nga Pogradeci që ndodhet në Gjermani i shkruan Fatos Nanos I dashur vëlla Fatos, Unë që po ju shkruaj jam një tridhjetëvjeçar nga Pogradeci. Kam mbaruar studimet e larta në degën matematikatë speciale në Universitetin e Tiranës dhe për gjashtë vjet kam punuar si mësues i matematikës dhe informatikës në gjimnazin e qytetit tim ndërsa; një vit si shef i arsimit në rreth. Tani që po ju shkruaj ndodhem për të ndjekur një shkollë në Gjermani me fondet e misionit kristian “Youth With a Mission”. Ndodhem këtu me bashkëshorten dhe me djalin tim të vogël David. I nderuar Fatos! Arsyeja që po ju shkruaj është që t’ju largoj sado pak mërzitjen tuaj të cilën e ndjej; që t’ju forcoj bindjen Tuaj se shumë njerëz ju duan që të marrë disa minuta sado shkurt. E di që keni shumë shokë; që ju shkruajnë dhe mbase të plotë dhe përfundimtar para popullit. Dëshirën për të komunikuar me Ju e kam pasur edhe më parë kur isha në Pogradec; por kisha dëshirë të takoheshim dhe të bisedonim dhe këtë mund ta arrija me anën e një mikut tënd të përbashkët; sepse të gjithë drejten shumë pak letra kam shkruar në jetën time. Tani që jam larg dhe fillova të shkruaj letra; mendoi se një prej tyre ju takon Ju. I dashur Fatos! E kam vështirë të gjej arsyen e vërtetë të burgosjes Tuaj; por mendoj se duhet të jetë diçka që ka lidhje me hakmarrjen, me frikën dhe padyshim me injorancën e atyre që e urdhëruan atë. Fola me një mikun tim amerikan për burgosjen Tuaj dhe përgjigjja e tij ishte; të them të drejtën, Zoti është më i madh se gabimet e persekutorëve; tanë, le të besojmë tek Zoti dhe jo tek ata; le t’i falim ata dhe jo jemi më të qetë. Ju lutem besojeni këtë; kjo ka për të qenë diçkallura më jetëshkurtër në historinë e vendit tonë. I dashur vëllai im Fatos! E di që tani ti ke nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen tonë dhe për fjalën tonë të ngrohtë. Dhe unë mund të shkruaj gjatë e gjatë dhe në të rendit në letrën time shumë gjëra; por nuk e di a do të arrijë kjo letër tek Ti. Prandaj le ta provoji një herë shkurt dhe pastaj përpiqem të shkruaj të besimin se adresa jote për letrën e dytë do ketë ndryshuar. Të njejtat ndjenja miqësie do t’i përcjellja edhe familjes Tuaj. Zoti Ju Bekoftë Të përqafon nga lart Artan Xh. Shkëmbi.

ZEF BROZI: PRESIDENTI TA FILLOJE NGA AGRON MUSARAJ! PO SU HOG? RUAJU NGA POLICIA

- Duhet ta çlirojmë popullin nga frika dhe ankthi i policisë - Në Gjykatën e Kasacionit: KONFERENCË SHTYPI Steka goditi çoçun për të nxjerrë nga loja sferën e zezë. - Zef Brozi deklaron: Nëse nuk shkule[t] nga rrënjët e keqja në Ministrinë e Rendit e drejta ime si qytetar e drejta juaj si qytetar dhe gjithë qytetarëve është e kanosur në çdo moment. - Nuk mund të ndodhë ndryshe kur Daja është ministër e nipi zvendër-prokuror i Republikës. Vazhdon goditja e rreptë dhe sulmi, plot tejmbushje me dëshmi të dhimbshme i ashpër ndaj Ministrisë së Rendit, ministrit Musaraj, zvendësprokurorit të Republikës z. Fatos Dervishi. Kryetari i gjykatës së Kasacionit Zef Brozi nuk lëshon pe. Ky u duk se ishte qëllimi i konferencës së djeshme të tij për shtyp. Por ndërkohë që goditja ndaj Musarajt dhe Dervishit ruajti të njëjtin temp, goditja ndaj Berishës që e pështatur më parë në shtyp plot mirësjellje, përkundër ... ... ndodh kështu ai e sheh tek “mendëshme njerëzish të masakruar me 6 nëntor nga policia në Berat, Mallakastër, Lushnjë. Gjithësesi Brozi goditi drejt e mbi Ministrinë e Rendit e mbi ministrin Musaraj që sipas tij ka kthyer hijen e zezë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të dikurshme. “Neni kushtetues kërkon që të ndalurit brenda 24 orëve duhet të dalin para një gjykatësi që vendos për lirimin apo arrestimin e tyre, po shkelet më së paku ... ... është krijuar se Ministria e Rendit është gjithçka. “Në prezencën time Musaraj urdhëronte – duke bërtitur në telefon, prokurorin e përgjithshëm duke i thënë se ç’donin në zyrën e tij shoferi e shoqëruesi im, polici i godinës që po merreshin në pyetje për ngjarjen; me të do merren me etj. – tha Brozi për të argumentuar deklarimin e tij të mëpasshëm se zoti Musaraj nuk di as vendin as detyrën ... e vet sepse ai kujton se mund të urdhërojë gjykatës prokurorë e he-s». Pyetje se nëse nuk jep dorëheqjen apo nëse nuk e heqin ministrin Musaraj si ta bëjmë. Kryetari i Gjykatës së Kasacionit iu përgjigj në mënyrën më të thjeshtë «Atëherë ki mendjen se do ta hash nga policia». Përgjigja e tij ilustron më mirë standartin skandaloz të lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri. Për ta bërë këtë më mirë apo për ta llu- (Vijon në faqen 5) temp, goditja ndaj Berishës që e shfaqur më parë në shtyp plot mirë-sjellje u zhduk përfundimisht. Ndërsa Brozi që në 25 prill 1994 i ka drejtuar letër me shqetësime serioze për punën e Ministrisë së Rendit z. Berisha, ai ende mbetet me shpresë se Berisha do të reagojë drejt megjithëse kanë kaluar muaj të tërë. Këtë Brozi e tha edhe për takimin personal me z. Berisha por duke zbuluar edhe me të një qëndrim shtoj se «atë fakt unë ja thashë gazetarit si të thuash, për të bërë më qimesore bisëden». Vështirë të besosh këtë e të pritet reagimi i drejtë nga Berisha kur më 7 nëntor ai falënderoi organet e rendit në një kohë që shty- kastër, Lushnje. Gjithsesi që tyre po shkelet rëndë e në vazhdimësi», tha Brozi. Kam kërkuar nga gjykatësit që t’i jepet fund kësaj praktike por policia e vazhdon përsëri - vijoi Brozi për të deklaruar se «duhet të çlirojmë popullin nga frika e ankthi i policisë». Por duket se kërkesa e tij ka mbetur vetëm kërkesë apo ndoshta është kthyer dhe në konstatim. «Jam ballafaquar me shumë shifra rën[d?]ë në rrëfthë dhe vetë ministri e rendit që në vetë ligjin që nuk paraqiten para prokurorit për denoncimin që është bërë ndaj tyre, nuk paraqiten para gjykatësit - thotë Brozi. Arsyeja pse

Studentja e dhjetorit pushohet nga puna pas 6 nëntorit

SHKODER Kimete Curri: e diplomuar një vit më parë për inxhinier ndërtimi; Fatmir Rama; dhe e lajmej-rojnë që të mos paraqitet më në këtë detyrë sepse është shkurtuar vendi i punës. Kupt’ t’qahët Fatmiri? Gjatë pushimeve elektorale të referendumit ka shprehur hapur rezervat e tij. Kjo ka shkurtori vendin e punës. Ç’mer v’u vëmë këtyre absurdive? Vetë presidenti Berisha gjalashtë se referendumi vizhdoi dhe j[?]etra familje të njohura përkrah-tëse partiake socialiste. Ky e pati quajtur 6 nëntorin si ditë e shenjë pajtimi e mirëkuptimi. Ndërsa tani përfaqësues të segmenteve ve push-tetit, po inicojnë fushatën e largimi nga puna të njerëzve të padënuar për partiën. Pretekst?! shkurtim vendi i punës. Ata që deri më 6 nëntor konsideroheshin të domosdoshëm, që nga 7 nëntori kanë filluar t’i nxjerrin të tepërt. Për rastin konkret ironia është e tupshme. Kimete Curri ishte përfaqësuese e asaj armate studentësh, që në nxitën hapur e përhapën fjalën e rimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Ndërsa sot la të largohen nga puna, ata që në atë kohë vështrinë se i dhënin edhe kuptimin fjala pluralizëm.

Shërbimi telefonik sa për formë

Malësi e Madhe Vetëm një linjë telefonike shërben për të lidhë PTT e këtij rrethi m[ë?] qendër në Koplik me PT Shkodrës. Mirëpo kërkesat e shumta të banorëve të Malësisë së Madhe për shërbimin telefonik nuk mund të përballohen nga kaq linjë. Gai-shmëria e punonjësve të PT Koplik për të shërbyer në çdo kohë, ndësh-men mungesën e kapacitetit minimal të këtij shërbimi. Nga Kopliku duhet patjetër që të lidhen me një rreth tjetër nëpërmjet centralit telefonik të Shkodrës. Edhe ky i fundit dihet se ka kërkesa të shumta nga qytetarët shkodranë; plotë-simi i të cilave vështirësohet jo pak kur i duhet të plotësojë edhe ato të rretheve të tjera. Kjo bën që pjesa dërmuese e banorëve të rre-thit të Malësisë së Madhe të drejto-hen për në Shkodër; që të mund flasin në telefon me të afërmit e tyre në rrethet e tjera. Por, shqetësuese është kjo mënyrë veprimi, sidomos për ata që kanë të afërmit e tyre rregullatë në shtetet e tjera. Nga Kopliku kjo s’mund të realizohet jo vetëm për atë që centrali i Shkodrës nuk mund t’u përgjigjet të gjitha kërkesave; por edhe për faktin se linja telefonike ka njësi-metrin të dobët. Kështu, pra-nti PTT së Shkodrës, në çdo orë

Përgjegjësi më e madhe

- Deputetët Dritëro Agolli e Ndre Legisi mes eurosocialistëve të Kurbin-it - Çfarë i ka bërë të rinjtë eurosocialistë të Kurbinit kaq të gëzuar e entuziastë? Pranimi i forumit rinor eurosocialist shqiptarë me drejtë të plota në Internacionalen Socialiste ka ngjallur gëzim e entuziazëm në radhët e tyre. Dhe jo vetëm për ta. FRESI është i vetmi forum në Shqipëri, i cili pranohet me të drejta të plota në një organizëm aq të lartë. E për këtë jo vetëm eurosocialistët; por gjithkush do ta ndjente veten krenar. Dhe ja tek janë mbledhur shumë prej tyre që të përjetësojnë të gjithë së bashku këtë gëzim. Salla e madhe e shtëpisë së ushtarakëve në Laç pardje u mbush plot. Ajo ishte tepër e vogël për të rinj eurosocialistë, të cilët kanë ardhur këtu nga të gjitha qytetet e fshatrat e rrethit të Kurbin-it. Mes tyre janë të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit Popullor Dritëro Agolli e Ndre Legisi si dhe kryetari i PS të rrethit Shpëtim Cami. Anëtarja e kryesisë së forumit eurosocialist të rrethit të Kurbinit Gentjanas Luka: uron mirëseardhjen për pjesëmarrësit. Gëzimi e entuziazëm në sallë kur Dritëro Agolli për-gëzon të rinjtë për nderin e madh që i bëhet forumit rinor të eurosocialistëve shqiptar. Gëzim kur deputetët Ndre Legisi përshëndet euro- (Vijon në faqen 2)

NJOFTIM

Ju shqiptarë që jeni me banim në Greqi po të dëshironi të lexoni gazetën tonë ju krijohet mundësia që nëpërmjet abonimeve një vjeçare, tre mujore, 6 mujore t’ua dërgojmë sipas adresave tuaja kudo që ndodheni në Greqi. Të interesuarit të kontaktojnë me zyrën tonë ndërmjetëse në Athinë çdo ditë nga ora 17.00 deri 21,00 sipas orës lokale të Greqisë në nr. telefoni 01910875. Komunikimi mund të bëhet greqisht ose shqip. REDAKSIA.