22/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 nëntor 1994

SHPREHJE E VETEDIJES SË LARTË POLITIKE TË POPULLIT

Aktiv i PS të rrethit Sarandë Servet Pëllumbi: 1. Partia Socialiste do të luftojë deri në fund përpjekjet për përçarjen e popullit «jug» e «veri» 2. Populli pret ndryshimin e qeverisjes dhe jo deklarata për koalicione imagjinare 3. Dëshirojmë veprime konkrete të qeverisë për normalizimin dhe forcimin e marrëdhënieve me vendet fqinje Aktiv i zgjeruar i Partisë Socialiste të rrethit të Sarandës ku mori pjesë edhe zëvendësekretari i PS, Dr Servet Pëllumbi u ndal në analizën e rezultateve të referendumit të 6 nëntorit. Rezultati 75 për qind kundër projektkushtetutës tha në raportin e mbajtur në aktiv kryetari i Komitetit Drejtues të PS të rrethit Astrit Naraj, ishte pasojë e veprimit në bllok në referendum të 16 partive i mbështetur së gjerë nga rinia, i punës të mirë me shtypin etj. Mitingashë: e paguar që u përpoqën të pengonin mitingun e PS në Sarandë, shtuan indinjatën e njerëzve ndaj pushtetit. Më poshtë ai kritikoi përpjekjet për manipulime që u bënë edhe në këtë rreth para dhe gjatë referendumit. Kështu në listat e votimit të 6 nëntorit ishin regjistruar 10 mijë votues më pak se në votimin e 26 korrikut të vitit 1992. Në fshatrat Fterrë, Borsh Konispol Xa-[?] Në Nivicë Mursi pati presione dhe ndërhyrje të paligjshme të policisë për të manipuluar rezultatet e votimit. Por këtyre iu kundërvunë përfaqësuesit e PS dhe populli për të mbrojtur votën e lirë. Fushatën e referendumit e shoqërua me gjallërimin e jetës së partisë dhe me pranimin e të rejave në radhët e saj ku u pranuan 67 të rinj e të reja. Diskutantë që e morën fjalën në aktiv vunë në dukje krahas anëve pozitive të fushatës së referendumit edhe të meta të punës së partisë që duhej korrigjuar në të ardhmen. Përfaqësuesi i PS të komunës së Xarës tha se propaganda e partisë gjatë fushatës nuk u ngrit dot në nivelin që duhej përballë kërcënimeve të PD-së. Përfaqësuesi i PS të fshatit «Qazim Pali», pasi vuri në dukje vendosmërinë e treguar atje për të mbrojtur votën e popullit, bëri kritikë për disa intelektualë, të cilët, siç tha ai, gja-[?] … të fushatës së referendumit qëndruan në prapavijë të saj. Kryetari i PS të zonës së Dhivrit tha se në minoritet simpatizantët e PS janë shtuar shumë dhe sot në të gjitha fshatrat e minoritetit grek të kësaj zone ka organizata të PS. Kjo bëri që rezultati më 6 nëntor të ishte 85 për qind kundër projekt kushtetutës. Berisha, tha ai. Përfaqësuesi i PS të Lukovës tha se qindra familje të ardhura në këtë fshat nga rrethe të tjera të vendit, janë lënë pa tokë dhe diskriminohen. Ligji i tokës nuk zbatohet dhe kjo bëri që shumica e banorëve të këtij fshati të votojnë kundër pushtetit, të PD-së. Diskutantë të tjerë bënë vërejtje për pasivitet të disa anëtarëve të forumëve të partisë në rreth gjatë referendumit, kërkuan të gjallërohet aktiviteti i rinisë eurosocialiste dhe tërhoqën vëmendjen që pas fitores së 6 nëntorit të bëhet kujdes që të mos futen në parti njerëz që nesër do ta dëmtojnë partinë. Zëvendësekretari i PS Servet Pëllumbi në fillim të fjalës së tij vlerësoi punën e mirë të bërë nga PS në rrethin e Sarandës gjatë fushatës së referendumit që çoi edhe në rezultatin pozitiv për opozitën. Ky rezultat ishte fitore e demokracisë në Shqipëri që do të ketë rrjedhoja shumë pozitive, tha Pëllumbi. Ky rezultat ishte shprehje e përkufizimit së elektoratit shqiptar, e kulturës demokratike të atashme kah e thërrur rrënie në vetëdijen e popullit, i cili nuk lejon që të trajtojnë si turmë. Populli di të vlerësojë, të gjykojë dhe të mbajë vlerësimet. Ai i mori partitë në provim dhe Berishës e PD-së u vuri notë jo kaluese. E keqja është se pas këtij provimi ata nuk po nxjerrin mësime. Partia Socialiste nga ana e saj në këtë referendum u paraqit si forcë politike e organizuar, e pjekur, e eku-[?] (Vijon në faqen 2) pohimi vjen konkluzioni se sistemi gjyqësor është i paafte të thotë ndal kësaj Mafie. Kjo do të thotë se në anën që quhet shtet ka plasje të mëdha, se ajo edhe mund të fundoset. «Unë po kërkoj të vë para përgjegjësisë të gjithë mafiozët e rangut të lartë...» thërret z. Brozi. Ne do të dëshironim që, për hir të demokracisë që duam të ndërtojmë, ai të ishte i suksesshëm në këtë mision. Por fakti është se me punën e z. Broz, mafia që është apo qenka instaluar në Shqipëri deri më sot nuk është apo qenka prekur asnjë gjë. Në këtë kuptim, kryegjyqtari i Republikës duket sikur është i dukur më shumë nga filmat e Damiano Damlanit, se sa ka diçka dorë për të vendosur drejtësinë duke ndëshkuar fajtorët. Dhe ai nuk mund të arrijë ta çojë në fund misionin që ka vënë vetes nëqoftëse vërtetat do të thotë siç për[?] drëmbë. Alarmant është pohimi tjetër i z. Brozi kur thekson «Në se, zef Brozit i ndodh diçka, po ju them që sot se autorët e krimit janë Mus[?]ra e shokët e tij». Me këtë deklaratë ai shpreh hapta frikë. Po kur është ai kryetari i Gjykatës së Kasacionit kur drejton para segmenteve të caktuara të shtetit përfaqë[?]si më të lartë i drejtësisë, mund të ndjehet i qetë para këtij mu[?] qytetari i thjeshtë? z. Brozi sapo ka nisur të flasë. Në qoftë se ai tan[?] e tutje do të heshtë kjo do të thotë se shteti ka vënë të dyja këmbët në një kë[?], po ai le të veprojë si person, por edhe organit që përfaqëson.

EUROSOCIALISTET FESTOJNË KËNDËSHËM

Lulëkuqja shqiptare me 12 yjet e Evropës stolisin në flamurin botëror të Internacionales së Rinisë Socialiste - Reportazh për ata që lindën më 15 janar 1992 - Lulëkuqja shqiptare me 12 yjet e Evropës stolisin në flamurin botëror të Internacionales së Rinisë Socialiste EUROSOCIALISTET FESTOJNË KËNDËSHËM - Reportazh për ata që lindën më 15 janar 1992 - Të mirëpritur me fishekzjarre – që jepnin imazh të këndshëm lulëkuqes së rrethuar nga 12 yje (simboli fatndjellës i tyre)-mbi dyqind eurosocialistë festuan në mbrëmjen e së dielës në selinë qendrore të socialistëve; «shtëpinë» e tyre pranë në «Shtëpinë botërore të rinjve socialiste». Këtu në Tiranë në një «anek-së» kësaj «shtëpie» të ndriçuar këndshëm nga flaka e qirinjve që treten mes të kaltër-shpresë; simbol i melankolisë së Naimit të madh; gëzimi i madh duket se nuk ka fund. Muzikë, që përplaset pas puthjeve midis Beratit e Tiranës; të Skraparit e Elbasanit; Lezhës e Laçit; «çiz-et» që përplasin gotat me gëzim; për suksesin i japin jetë gjithçkaje këtu; edhe simbolit të tyre, lulëkuqen shqiptare dhe 12 yjet e Evropës. Qëndron mirë ajo, rrethuar edhe për më tej e gjithmonë nga fjala prezente më fort se kurrë kudo në Shqipëri e veçanërisht në politikën shqiptare; «Eurosocialistët». Quditës më 15 janar 1992, më i përlygur se kurrë pas 6 nëntor 1994; emri rinimbajtës gëzon sot këtu mes të rinjve respektin edhe të miqve të ardhhur presidentit të AD zotit Neritan Ceka; kryetarit të PSD zotit Skënder Gjinushi; forumëve rinore të forcave të ndryshme politike shqiptare; përfaqësuesve të shtypit të pavarur e opozitar shqiptar; dhe të «bashkëpunëtorëve të shtëpisë aneks: «profesor Servet Pëllumbi; deputetit Sabit Brokaj; «zysh» (siç e thërrasin ata) Ermelinda Mekšit, «profesor» (prapë si e thërrasin ata) Namik Dokle; deputetë-Tit Ylvi Bufi; nënkryetarit të parlamentit shqiptar Shazir Vukaj; «presorave» (sipas shprehjes së tyre) Maqo Lakrorit; Anastas Angjelit; Shkëlqim Cani Etem Ruka; Ka edhe [?] - Duket se emri eurosocialist më së fundi u motivua. - Është shumë e vërtetë emri që siguruam më 15 janar ka lidhje dhe me sukseset që kemi arritur në njohjen ndërkombëtare. që tregojnë dhe besimin ndaj nesh. Jemi i vetmi Forum Rinor në Lindje që pranohemi në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Sukseset e FRESH-it, për mendimin tim janë rrjedhojë e hapësirave që ka krijuar PS për të. Jo rastësisht është sallëjnosuar hapësira që duhet të gëzojë ky Forum, jo rastësisht që nga këshillat e rretheve komunave, bashkive, e deri tek deputetët PS i krijoji hapësirë këtij forumi. Ndaj është i përpël- [sic] gjuar afirmimi, fuqizimi dhe antarësimi kaq i madh në këtë forum përfundon Legjisi, në një ndër themeluesit e tij. Gjithësesi Legisi kujton 15 janarin (Vijon në faqen 4)

40 FEMIJE SHQIPTAR NGA 13 NE 16 VJEC, GJENDEN NE BURG

VOLOS - ATHINE:

«Çështja Brozi» është më shumë se një skandal

Për j disa ditësh shtypin tonë me të drejtë e ka pushtuar Çështja «Brozi» që nisi si krejt rastësisht me një incident midis shoferuesve a rojeve të tij me atë të zv. prokurorit të përgjithshëm. Incidenti duket sikur është një ngjarje banale me të cilën nuk ia vlen të merresh por mbase që ka ngjallur ai preokupimin e z. Brozi me intervistën e deri me konferencën e shtypit tregon se ky incident është sebepi i një sherri se nga ferra e vogël del lepuri i madh. Edhe disa muaj më parë z. Brozi ka dhënë sinjalet e një farë rebëllimi, kur pas faljes që dekretori Presidenti, kur dy gazetaret e gazetës «Koha Jonë», ai në Gjykatën e Kasacionit, u dha gazetareve pafajësinë. Ndokush këtë ngjarje e interpretoi si një trik të pushtetit për të krijuar imazhin e gjoja pavarësisë së sistemit gjyqësor, kurse sot veprimi z. Brozi, që më shpeshin një pa[?] e krenarisë të tij ndaj rangjeve të larta të pushtetit, tregon se në përpjekje e gjyqtarit të parë të Shqipërisë ndëshkimet e tij juridike nuk e të gjetë aq më pak të lejoje d[?] art me pushtetërinë e të tjerëve. Natyrisht z. Brozi sh[?] shumë, jo vetëm për sferën e punës së tij, por edhe për jetën e politikanëve, veprimet e tyre të ligjshme e pa ligjshme, për raportet midis segmenteve të ndryshme të pushtetit. Dhe për parregullsitë që kanë bërë k[?] e fak. Thehjet e tij përbëjnë më shumë se një skandal. Të trondisin veçanërisht faktet që sjell intervista e fundit e tij në gazetën «Koha Jonë», sepse për herë të parë nga një zyrtar i lartë shte[?] z. Brozi poh[?] se pushteti i PD-së strukturat e tij, kanë organizuar një[?] për Mafi[?]. Se çfarë është M[?] e sa shumë njerëz në Shqipëri kanë të bëjnë me të, për sure do[?] e më shumë z. Brozi, por kur dëgjon[?] M[?] dhe autorë të[?] pushteti[?] ka[?] kur korrupt[?] pusht[?] zyrat dhe[?] për[?] kanë bërë[?] e[?] në[?] nga e[?] gazet[?]

Liria e shprehjes - gurë themeli për të drejtat e njeriut

Seminar ndërkombëtar i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Helsinkit për të drejtat e Njeriut, Fondacioni SOROS dhe Fondacioni për një Shoqëri civile me qendër në Nju Jork, për «Lirinë e shprehjes në Shoqëritë postkomuniste». Të dielën pasdite në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve filloi seminari dy ditor për Lirinë e Shprehjes në vendet postkomuniste i organizuar nga Federata ndërkombëtare e Helsinkit për të drejtat e Njeriut, Fondacioni Soros dhe Fondacioni për një shoqëri civile me Qendër në Nju Jork. Të dielën pasdite në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve filloi seminari dy ditor për Lirinë e Shprehjes në vendet postkomuniste me Qendër në Nju Jork. Në këtë seminar po marrin pjesë gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut, juristë, specialistë të medias dhe personalitete të njohur publike nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria Jugosllavia, Maqedonia, Polonia, Çekia, Zvicra, Austria, SHBA, Britania e Madhe, Franca Kosova, Sllovenia Hungaria Danimarka etj. mes të cilëve dhe Christina von Kohl. Në dy ditët e para u bënë shumë diskutime nga diskutantët shqiptarë dhe të huaj. Qëllimi i këtij seminari theksuan diskutantët në fillim është që të njihen përvojat e zhvillimeve demokratike në shoqëritë postkomuniste pas revolucionone demokratike në këto vende veçanërisht për lirinë e shprehjes. Në këtë pikë të këtij një bashkëpunim me të gjerë ndërmjet Perëndimit i cili do të jetë edhe një çelës për kuptimin respektiv të zhvillimeve respektive në Lindje dhe në Perëndim. Në fjalën e tij Malcolm Smart, zv. vendës drejtor i Shoqatës «Artikulli 19» në Britaninë e Madhe vuri në dukje se liria e shprehjes është kyçi i të drejtave të njeriut, prandaj dhe fitimi dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes është një gur themeli për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ai vuri në dukje me shembuj për qitësinë si u pushteti bën përpjekje për ta kufizuar këtë liri të shprehjes përmes korrupsionit politik në Media, përmes ligjeve për sekretin shtetëror, me ligje që dënojnë gazetarët që bëjnë komente mbi qeveritarët etj. Por krahas lirisë së shprehjes është edhe ana tjetër, deri ku shkon kjo liri. Folësi përmendi rastet kur shtypi ka ndikuar për të nxitur urrejtje etnike, ke sinë konfliktin në ish Jugosllavi. Fra sa theksoi se liria e shprehjes dhe etika e gazetarit janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën. Në fjalën e tij gazetari Lirian Zhupa kishte një qëndër dilemën «shtypi i lirë apo shtyp i pranguar» të cilës ai i përgjigjet përgjithësisht sipas personal e për[?] gjigjet se në Shqipëri shtypi është i pranguar dhe se totalitarizmi akoma nuk ka vdekur për mënyrën se si pushteti e trajton shtypin. Folësi bëri një krahasim të së sotmes me rre[?] katër vjet më parë kur fitol pluralizmi dhe të gjithë sipas tij, mendoan se (Vijon në faqen 3)

Shtohen radhët e PS

Viti 1994 shënon rritjen më të madhe në numrin e anëtarëve të rinj të pranuar në radhët e PS në rrethin e Sarandës. Viti 1994 shënon rritjen më të madhe në numrin e anëtarëve të rinj të pranuar në radhët e PS në rrethin e Sarandës, deri në datën 10 nëntor janë bërë gjithsej 254 pranime të barabarta kjo me 30 për qind të të gjitha pranimeve që janë bërë në kë[?]rëth në radhët e partisë. Në ditët para referendumit dhe deri tani janë bërë mbi 35 pranime të reja, nga të cilat 8 në fshatin Shalë, 4 në Lukovë dhe 5 në qytetin e Sarandës. , PANAJOT ZOTO

40 FËMIJË SHQIPTAR NGA 13 NË 16 VJEÇ GJENDEN NË BURG

VOLOS - ATHINE 40 FËMIJË SHQIPTAR NGA 13 NË 16 VJEÇ GJENDEN NË BURG - Në të gjitha burgjet • Greqisë gjenden rreth 2 mijë shqiptarë të harruar - Kujtesë edhe për zonjën Berisha që përzuri zyrat e reja të UNICEF-it Në Volos pranë Athinës gjenden të burgosur 40 fëmijë shqiptarë të moshës nga 13 deri në 16 vjeç, të cilët janë pjesë e afro 2 mijë shqiptarëve që gjenden burgjeve të Greqisë. Me siguri që Qeveria shqiptare e zotit Berisha nuk ka dijeni për një fakt të tillë dhe as që mund ta ketë vrarë ndonjëherë mendjen për zgjidhjen e këtij problemi të mall pa parë ka patur punë shumë më të rëndësishme përpara. Ndërkaq nuk na habit fakti që Qeveria Greke nuk la gurë pa lëvizur për 5 shtetasit shqiptarë me origjinë greke të dënuar disa muaj më parë. Përfitojmë nga rasti t’i drejtohemi zonjës Berisha që si përruese e zyrave të reja të UNICEF-it dhe si zbuluese e pallakës me emrin e kësaj organizate botërore, të vrasë sadopak mendjen e saj edhe për 40 fëmijët shqiptarë të gjenden në burgun e Volosil, me qëllim që ata të kthehen pranë familjeve të tyre. (Vijon në faqen 2) SHPETIM MALLI

Populli s’ka pikë ujë, pushtetarët vazhdojnë pazarlleqet

Për qytetin e Korçës, uji i pijshëm është bërë sinonim i administrimit të keq të punëve, pushtetarët, në vazhdim të premtimeve të 22 marsit, edhe për disa kohë bëjnë zhurmë e huje duke reklamuar në shtypin e tyre se anomalive në ujin e pijshëm do t’i jepnin fund, publikuan edhe ndonjë marrëveshje të arritur me një firmë italiane. Për qytetin e Korçës, uji i pijshëm është bërë sinonim i administrimit të keq të punëve, pushtetarët, në vazhdim të premtimeve të 22 marsit, edhe për disa kohë bëjnë zhurmë e huje duke reklamuar në shtypin e tyre se anomalive në ujin e pijshëm do t’i jepnin fund, publikuan edhe ndonjë marrëveshje të arritur me një firmë italiane për ndërtimin e një ujësjellësi nga malet e Gramozit. Mirëpo të gjitha këto i përkasin frymës së fillimit, se më pas duart e këmbët e pushtetarëve korçarë do t’i zinin të tjera punë. Veç se është uji ka shkuar gjithnjë duke u keqësuar. Nëpër katet e tretë, të katërta, e të pesta (Vijon në faqen 2)

NJOFTIM

Ju shqiptarë që jeni me banim në Greqi – të dëshironi të lexoni gazetën tonë ju krijohen mundësia që nëpërmjet abonimeve nëpërmjet, tre mujore, 6 mujore. Unë dërgojmë sipas adresave tuaja kudo që ndodheni në Greqi. Të interesuarit të kontaktojnë me zyrën tonë ndërmjetës në Athinë çdo ditë ora 17.00 deri 21.00 sipas orës lokale të Greqisë në nr. telefoni 019910875. Komunikimi mund të bëhet greqisht ose shqip. REDAKSIA