23/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 nëntor 1994

AMNISTIA E PËRGJITHSHME - AKT I LARTË HUMANIZMI

- Një amnisti, pa luajtur Fatos Nanon, do të ishte një akt propagandistik demagogjik për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar - - INTERVISTË E NËNKRYETARIT TË PS DHE KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TË SAJ, NAMIK DOKLE DHËNË REDAKTORIT HAMDİ JUPE - - Një amnisti, pa luajtur Fatos Nanon, do të ishte një akt propagandistik demagogjik për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar - - INTERVISTË E NËNKRYETARIT TË PS DHE KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TË SAJ, NAMIK DOKLE DHËNË REDAKTORIT HAMDİ JUPE - - Po flitet për një amnisti të përgjithshme që mund të vendosë Parlamenti shqiptar; Si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste a keni informacion për një gjë të tillë? - Kam informacion; sepse kemi, kontaktuar me deputetë të grupeve të ndryshme, parlamentare, në mënyrë të veçantë me ata të PSD dhe PAD dhe ata kishin mendimin për të propozuar Kuvendit Popullor që të futet në rendin e ditës diskutimi i një vendimi të tillë për amnisti. - Sot gazeta «RD» njofton se edhe 25 deputetë të PD kanë kërkuar që ky problem të diskutohet së afërmi në Parlament. Ju si e vlerësoni këtë kërkesë të tyre? - E lexova gazetën «RD» dhe më duket pak e çuditshme që këtë kërkesë të 25 deputetëve të PD-së, e shpall në gazetë kryetarja e organizatës së gruas; zonja Hasko. Megjithatë nuk duket t’i paragjykojmë gjërat. Në qoftëse këta deputetë duan të bëjnë një akt të tillë human; do të ishte një gjë e mirë. Por nuk e di se çfarë nënstresash ka vendimi i këtyre deputetëve për të bërë një - kërkesë të tillë. Këta do ta gjykojnë konkretisht kur të dëgjojmë propozimet e tyre si dhe kriteret mbi bazën e të cilave ata kërkojnë që të shpallet kjo amnisti. Unë mendoj se; nëse të gjithë deputetët e Kuvendit Popullor do të mendojnë të ndërmarrin një akt të tillë human. kjo do të përshëndetej, sepse do të krijonte një klimë mirëkuptimi; të paqes sociale; një klimë për zhvillimin e vërtetë të demokracisë; pa patur as pronarë dhe as shërbëtorë të saj. - Cilët janë sipas mendimit tuaj ata faktorë politikë e juridikë që dhe ato arsye që krijojnë klimën e përshtatshme për një amnisti të përgjithshme? - Për krijimin e kësaj klime do të përmendja faktorët e mëposhtëm. Së pari populli me referendum e nëntorit u shpreh politikisht nëpërmjet shqiptarëve dëshirën për një alternativë të mirëkuptimit dhe të paqes sociale midis shqiptarëve; që asnjë të mos u diktojë të tjerëve politikën e tij; bindjet e tij; praktikat e tij. Pra populli u tha partive politike dhe politikaneve që të ulen e të merren vesh për hallet e Shqipërisë dhe për ndërtimin e demokracisë së vërtetë. Kjo është edhe një arsye që e bën të mundur aktin e amnistisë; i cili do të mirëpritej nga populli. Kur flas për këtë akt të popullit; kam parasysh që edhe kriteret e amnistisë të shprehin dëshirat e popullit qoftë në referendum; qoftë edhe në raste të tjera; Arsye tjetër për amnisti e përgjithshme është se ne jemi para një jubileu shumë të rëndësishëm. Siç është pesëdhjetë vjetori i çlirimit të atdheut. Së treti; do të përmendja që në rolin ndërtojmë një sistem të demokratik dhe kjo është amnistia e parë pas përmbysjes së një sistemi dhe si e tillë; amnistia duhet të përfshijë një gjëjërësi të tillë që të përmbajë me të vërtetë atë që është quajtur dimension human. Ky dimension human duhet të jetë për të gjithë njerëzit dhe jo i parcelizuar sipas kritereve; politike; apo partiake siç ndodhte në kohën e monizmit. - Po në aspektin juridik cilët janë ata faktorë që e bëjnë të nevojshme dhe të mundshme amnistinë? - Në aspektin juridik amnistinë e bëjnë të nevojshme fakti që shumë nga dënimet e atyre që vuajnë sot në burgje; janë dhënë në bazë të një Kod Penal të vjetëruar; të kritikuar edhe nga specialistët e Këshillit të Europës dhe ne po përgatitim një Kod të ri Penal; i cili parashikon dënime shumë të lehta për disa nga krimet; nga ato që parashikonte Kodi i vjetër Penal dhe mbi bazën e të cilit janë dënuar shumë njerëz; Gjithashtu gjykimet dhe dënimet e deritanishme janë bërë në një boshllëk legjislacioni; ose më mirë të themi në një konfuzion dispozitash ligjore; sepse njëkohësisht kanë vepruar dispozita të vjetra e të reja të pakonsoliduara etj. - Cili do të jetë në parim qëndrimi i grupit parlamentar të PS për amnistinë e përgjithshme dhe më konkrete: çfarë kriteresh do të propozoni ata për këtë amnisti? - Ne parim ne jemi dakord që të ketë një amnisti të përgjithshme. Ndërsa për kriteret konkrete të kësaj amnistie grupi parlamentar i PS (Vijon në faqen 3)

TAKIM ME AMBASADORIN E SUEDISË OLA ULLSTEN

Nënkryetari i PSSH-së dhe kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të saj Ilir Meta dhe anëtari i Kryesisë dr. Mago Lankori u takuan me zotin Ola Ullsten, ambasador i Suedisë. Gjatë takimit ata parashtruan qëndrimet dhe alternativat e PSSH-së për zhvillimet politike në Shqipëri dhe këmbimin mendimeve me ambasadorin suedez për të ardhmen e proceseve demokratike në vendin tonë. Në këtë takim morën pjesë edhe zotërinjtë Bjorn Fegebý, sekretar i parë i Ambasadës Suedeze dhe Bo Vilén përfaqësues i përhershëm i Suedisë në agjensitë e Kombeve të Bashkuara në Romë.

Kujt do t’i vishet qyrku i korrupsionit

- Pa harruar të korruptuarit e vegjël, le të mos harrojmë se, firmat e vulat e tij i kanë ata që kanë në dorë shitblerjen e pronës e të pasurisë kombëtare, që kanë në dorë licensat dhe kontrabanden, sheshet e lejet e ndërtimeve të mëdha që janë postet dhe përgjegjësitë e mëdha. Tani që referendum i 6 Nëntorit i ka dhënë përgjigjen e merituar projektit të kushtetutës së Berishës dhe të PD-së, propaganda zhurmëmadhe dhe e dëlirë, që e parapriu, është zëvendësuar nga diskutimet dhe analizat për shkaqet e humbjes së saj. Përpjekjet në këtë drejtim synojnë minimizimin e përgjegjësisë së saj, deri dhe veshjen me petkun e suksesit për “lokomotivën” 40 përqindëshe të demokracisë. Ndaj bilancet që bëhen e mund të bëhen s’janë aq të thjeshta. Sidoqoftë, në fund të fundit, ajo që shqetësoj, kushtetuta, nuk u arrit. Pas kësaj PD-ja, pushteti i saj, s’mun të kalojë në heshtje këtë humbje. Ndaj në përpjekjet për ta analizuar atë, dashje e pa dashje, kërkohet një fajtor, shkak e shkaqe e shkaktarë. Për çudi, pavarësisht nga tendencat që veprojnë në këtë analizë pavarësisht nga sinqeriteti e qëllimi, duhet thënë se në këtë analizë ka e- (Vijon në faqen 2)

KËRKUAM DREJTËSI DHE MOREM KAMZHIKËT E POLICËVE NË SHPINË

- Punëtorët hidhen në rrugë të madhe - Mbyllja e ndërmarrjeve, për tua bërë qejshin njerëzve të kastës së pushtetarëve në emër të privatizimit, tashmë është një fakt. Nuk dime me hollësi se ç’ndodh në rrethet e tjera, por në Elbasan korrupsioni është aq i madh sa që pushtetarët e këtushëm nuk po i përfillin me ligjet. Raste të do t’i revoltonte shtetarët e neve do të na jepet e drejta. Përveç kryetarit të Këshillit të rrethit, Ndriçim Allaj, i cili shpesh ka komunikuar me ne në prani të policëve, i jemi drejtuar Niko Gliozhenit, drejtor i përgjithshëm i AKP, zvendës kryeministri Bashkim Kopliku, zotit Blerim i përgjithshëm i AKP, zëvendës kryeministrit Bashkim Kopliku zotit Blerim Çela. Madje i jemi drejtuar edhe presidentit Berisha me pesë letra e pesë telegramë radhazi. Asnjë s’na është përgjigjur! Zoti Kopliku, i cili mori përsipër të na përgjigjej me shkresën e tij nr. 3661 të 28 shtatorit, thotë se: «Në qoftë se ndonjë kryetominist nuk zbaton ligjin, do të veproje ‘shuna e ligjit…» Pas kësaj letre të zotit Kopliku, në vend të ligjit, ndaj nesh nisi të zbatohej dhuna nga forcat e rendit. Me 19 tetor policët ushtruan dhunë mbi ne, gratë e pa mbrojtura, duke na goditur me grusht e shkelma. Pas goditjeve të policëve mbi ne, u mbyllën magazinat dhe ato u vulosën nga një polic me emrin Zhani Kulla. Nga ky «operacion» i policisë, shoqja jonë (Vijon nga faqja 2)

Takim i gëzueshëm i socialistëve

Ishte një takim i gëzueshëm; takim i titores; siç e quajtën pjesëmarrësit; anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste; kryetarët të komisioneve të votimit për referendumin në komuna e fshatra; aktivistë të shquar të Partisë; kryetarë komunash që u organizua në Peshkopi në analizë të titoreve së arritur dhe të detyrave që ajo të cohet më tej. Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i komitetit të drejtues të PS Luan Hajdaraga; deputeti Alfred Paloka etj. Kryetari i komitetit drejtues të Partisë Socialiste të rrethit Xheli Cibaku duke analizuar rezultatet e fitores ‘heksoi se populli i Dibrës e tha bukur fjalën e tij duke i vënë kufi revanshit e duke kërkuar rrugë të reja për vendosjen e demokracisë së vërtetë. Rezultate të larta; theksoi ai; u arritën në komunën e Tominat; në bashkinë e qytetit të Peshkopisë; në Muhurr; Melan etj. Në veçanti përshëndesim popullin e Luznisë dhe të Kastrio tit cilët thanë Jo projektit të Kushtetutës; popullin e Maqellarës; popullin e Hurdhë Recit etj. elektoratin socialist që këtë radhë u rrit ndjeshëm duke premtuar për fitore në të ardhmen. Rol të madh në fitoren e Dibrës luajtën të rinjtë Ata; në të gjitha takimet e organizuara dhe në veçanti në tubimet e mëdha në Peshkopi; Zall-Dardhë; Maqellarë etj., të vetëdijshëm për alternativën socialiste; kërkuan liri demokraci të vërtetë; kërkuan sheshe për të thënë fjalën e tyre e jo salla të ngushta ku dhuna e ligjit përdëist donte t’i detyronte të futeshin. Fitorja e Dibrës na përshëndetjen e tij shoku Luan Hajdaraga; (Vijon në faqen 4)

Thashethem apo shpërblim për Teodor Laçon?…

Në mjediset e Radiotelevizionit dhe jashtë tij qarkullon këto ditë një lajm interesant. Flitet se njëri nga më desnikët e Partisë Demokratike dhe personalisht të Presidentit Berisha; pikërisht i pari i Buxhapëve Skënderi do t’ia lerë vendin e drejtorit të Përgjithshëm jashtë vullnetit të tij socialdemokratit pro PD Teodor Laço. Të kemi të bëjmë thjesht me një thashethem apo me një shpërblim për fraksionin përçarës brenda radhëve të Partisë Socialdemokrate (Vijon në faqen 4)

Punëtorët hidhen në ‘rrugë të madhe’

Mbyllja e ndërmarrjeve, për tua bërë peshqesh njerëzve të kasës së pushtetarëve në emër të privatizimit, tashmë është një fakt. Mbyllja e ndërmarrjeve, për tua bërë peshqesh njerëzve të kasës Nuk dimë kështëm nuk po i përfillin më ligjet. Raste të shumta iu shtohet edhe ai i fabrikës së marmalatës. Meqënëse pronari i truallit hoqi dorë nga blerja e fabrikës, ajo do t’i shitet kolektivist. Pas kërkesave tona, depozitoimit të dokumentacionit përkatës në degën e agjensisë kombëtare të privatizimit, më 16 maj të këtij viti, shkuam paguam 10 për qindshin e vlerës në bankë. Banka kishte marrë urdhër për të mos bërë veprime për në sepse fabrika do të dilte për së dyti në bordin e privatizimit.

Në Fushë Krujë përgatiten spastrime

Ha kamarja – «refleksion» i vërtetë i PD-së Kanë kaluar më shumë se dy javë nga 8 nëntori, dita e referendumit mbarë popullor për projekt-kushtetutën. Si kudo edhe në komunën e Fushë-Krujës shumica e njerëzve i dhanë përgjigjen Jo projektit të kushtetutës. Ky fakt s’gurisht jo i këndshëm për pushtetarët e komunës ka bërë që me iniciativën e vetë kryetarit të saj zotit Edmond Sallaku, të mbyllur dyert e zyrave të komunës. Përse? Sepse na radhën e administratës së komunës ka elementë të dyshimtë që i kanë thënë JO projekt-kushtetutës dhe se ka elementët të tjerë që nuk kanë zbatuar as detyrën sipas rostit e urdhërit e marra. Tani urdhërohet për pushimin e të gjithë të dyshimtëve, është bërë gati për kos…? [pjesërisht e palexueshme] informon një burim i brendshëm në administratën e kësaj komune. Vonësa e komunës e saj komune. Vonësa e komunës e komisionit, sipas burimit, vjen për arësyet se akoma këto lista nuk e ka firmosur deputeti Sadedin Palla, meqë kryetari Mondi nuk ndërmerr asnjë veprim pa bekimin e tij. Kërcënimi i njerëzve të këtyre zyrave, Dy javëshi «i pushimit» të këtij administrate u ka kushtu-ar shumë halleqarë të shumta të Fushë Krujës, mijëra asistencialistëve të kësaj komune. Dhjetra nga ata këto ditë mësuan lajme të pakëndshme. Drejtuesit e zyrës që merret me problemet e asistencës dhe përkrahjes sociale pranë kësaj komune Kapo Hoxha e Xhelal Bunu kanë marrë urdhë-ra e porosia të prera: të gjithë ata që kanë marrë pjesë në tubimet e Partisë Socialiste e që i kanë thënë JO projekt-kushtetutës nuk do të marrin asistencë e përkrahje sociale. Ndër të një familjet e Selman Biljes, Lulëzim Hallëmit, Valentin Alevcidos, Myrtezë Gjokës, Arben Matës, Astrit Stojakut, Taf Memës, Halil Lamit e sa e sa të tjerë. Kuadrot e komunës në vend që të kenë përpjekje për të zbatuar sa-dhe pak problemet e shumta që aktualisht kanë banorët e Fushë Krujës, bëjnë të kundërtën. Vullnetit të tyre të lirë ata i kundërpërgjigjen me veprime antidemokratike. Mjerë ky popull për pushtetarët që ka! BEKTASHI ZENELI

SHFAQJE REPRESIONI NDAJ SOCIALISTËVE

PESHKOPI Nga burime të ndryshme mësojmë se në kabinetin ekzekutiv të PS-së në Dibër janë përgatitur listat e pushimit të dhunës dhe represionit ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste që i thanë JO kushtetutës berishiane dhe morën pjesë aktive në organizimin e votimeve. Shumë aktivistë të PS, dalluar gjallë fushatës; japin adresat të plota të kërcënimeve që u janë bërë dhe vazhdojnë t’u bëhen të kërcënohen e presioneve familjare të «telegramëve» që pushtetarët përgënjeshtrorë ndërmjet shoqërive e miqësive. Të gjitha këto veprime kanë ndeshur në një qëndrim e papërur të aktivistëve të PS-së, në qetësinë dhe tolerancën e tyre. Në Maqellarë më 16 nëntor në orën 10 paradite kryetari i komunës thirri dhe i komunikoi aktivistit të PS në këtë zonë Shefqet Rusi, vendimin e kryesisë së këshillit të rrethit për pushimin e tij nga detyra e përgjegjësit të njërës ndër dy shtëpive të kulturës që në Dibër kanë mbetur në këmbë, me motivin dobë-ni në punë. Vendimi nuk lu dha në dorë. Xheval Dami, kryetar i këshillit drejtues të PS në komunën e Maqellarës një ditë pas mbligmit të PS në këtë zonë mori dheu të gjoja ‘radhazi’ me 280 mijë lekë. Mbi këtë to motiv u gjobit edhe S. Gjoni po në këtë komunë. Represioni përditë në Dibër po del nga lista duke u shtrirë në terren konkret. ABDURRAHIM ASHIKU

Peshkopi

Thashethem apo shën... për

Deklaratë e partive politike joparlamentare

Partitë politike jo parlamentare, të mbledhur rreth një tryeze të rrumbullakët, pas një diskutimi të frytshëm rreth situatës politike të krijuar në vend pas votimit kundër të Projekt Kushtetutës së paraqitur për miratim në referendumin e 6 nëntorit 1994, dolën me këtë deklaratë të përbashkët: 1. Falenderojmë popullin shqiptar dhe veçanërisht elektoratin që përfaqësojmë i cili duke mbështetur deklaratën tonë të datës 12 tetor 1994, me votën e tij të lirë i tha «Jo-Projekt Kushtetutës», duke treguar kështu një shkallë të lartë civilizimi, kulturë demokratike dhe një ndjeshmëri të admirueshme politike. 2. Kërkojmë prej Parlamentit Shqiptar të drejtën e ligjshme që në Komisionin e ri për hartimin e projekt Kushtetutës të përfaqësohemi me anëtarë në komision të gjitha partitë tona politike jo parlamentare. Pushteti a- (Vijon në faqen 3)