26/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 nëntor 1994

PD-ja NUK MUND TA FITOJË DÖT NDERIN E HUMBUR

- Sipas disa burimeve shkarkohen ministrat Zhulali, Serreqi, Dishnica, Belortaja, Anagno-sti dhe zëvendëskryeministri Kopliku - - Shqiptarët do të dëgjojnë se Dashamir Shehi, Ministër i Punës, Emigracionit dhe Përkrahjes Sociale do të bëhet zëvendëskryeministër. Deri tani Shqipëria nuk ka patur as punë, as emigracion dhe as ndihmë sociale të mjaftueshme. - Ndërsa televizioni shqiptar njoftoi se policia e Malësisë së Madhe kishte kapur disa persona me karburant kontrabandë ishte «Zëri i Amerikës» ai që njoftoi edhe me emra për ndryshimet e mundshme në qeverinë e PD-së. Sipas tij do të lëvizim plot shtatë ministra nga kabineti i drobitur i zotit Meksi. Do të lëvizë shefi i privatizimit Bashkim Kopliku, pediatri që u bë gabimisht Ministër i Jashtëm Alfred Serreqi, të rinjtë Dishnica dhe Belortaja, ministri i ndërtimit, pa ndërtime Manushi ai që iku vetë para se ta përzinin Anagnosti. Por ajo që la paksa gojëhapur dëgjuesit ishte se në atë listë përfshihej edhe personaliteti më i rëndësishëm i qeverisë dhe i PD-së, intelektuali i shquar dhe ushtaraku i përmasave botërore, strategu i betejave gjyqësore me gazetarët, ministri i mbrojtjes Safet Zhulali. Siç shihet ndryshimet e kësaj radhe janë nga më të thellat që ka ndërmarrë PD-ja pavarësisht që përsëri mbetet në krye të kabinetit Leka Meksi i cili në fund të fundit ka qenë në krye të gjithë teqetë taborit qeveritar edhe që në referendum doli vetë në mittingje e mbajti fjalime patetike. Këto ndryshime propagandohen ka-në marrë përsipër të paraqesin përpara shqiptarëve fatura të tipit të PD-së dhe të përshtatshme ... Përderisa ende sot nuk pranohet me plot gojën dëshmia, e përderisa qeveria nuk ka kurajon të japë dorëheqje edhe pse shumica e anëtarëve të saj largohen, kjo tregon se ndryshimet nuk janë pasojë e reflektimeve por pasojë e nevojave propagandistike. Ndryshimet e qeverisë nuk kanë ardhur si pasojë e diskutimeve të hapura dhe të sinqerta e analizave të kabinetit por si pasojë e mbledhjeve të mbyllura. Këtë e dëshmon edhe ministri Anagnosti në letrën e vet të dorëheqjes. Por këto të dëshmuar me mirë emri i tyre që do të ngrihen në pozitën. Një nga këta që u përmendën dje ishte edhe Dashamir Shehi ministër i Punës Emigracionit dhe përkrahjes sociale. Duhet thënë se edhe deri tani ai ka drejtuar një ministri tepër të rëndësishme. Por cili ka qenë rezultati? Për këtë s’ka shumë nevojë për komente, sepse shqiptarëve para së gjithash, u ka munguar puna, emigracioni dhe ndihma sociale e mjaftueshme. 400 mijë të papunë ka nxjerrë deri tani anteriforma e PD-së, një pjesë e mirë e të cilëve të larguar për motive politike. Për pjesën më të madhe të tyre ka mbetur edhe asistenca dhe familjet duhet të ushqehen vetëm me 480 lekë në muaj. Sipas qeverisë kjo ndihmë është e mjaftueshme. Tepër të gjata janë radhët shqiptarë që u nisën në emigracion të organizuar ishin ato 80 vajza fatkeqe viktima të një mashtruesi qipiot turk dhe të paaftësisë së organizmave shqiptare të pikëkimit të dekasterit të zotit Shehi. Për emigracion mund të dëshmojnë ata që kapërcyen male, përrenj e lumenj në mes të borës e të ftohtit, drejt Greqisë ata që i përpinë dallgët e detit në brigjet italiane, ata që e ndjek hap pas hapi policia greke dhe moto-skafët italianë. Këto janë rezultatet e deritanishme, që sigurisht nuk bëjnë fajtor vetëm zotin Shehi, se pastaj do të ishte shumë e lehtë për t’i korrigjuar. Por këto fakte do t’i shkojë në mend çdo shqiptari kur të dëgjojë (nëse do të jetë e vërtetë) se Dashamir Shehi u bë zëvendëskryeministër. Atëherë a do të mundë të shpëtojë nderin e humbur PD-ja? A do të mundë të paraqitet me një fytyrë të re? Përgjigja është e qartë. Gjeja më e pakët që mund të ndërmarrë sot ajo duhet të jetë dorëheqja e gjithë kabinetit. Vendi sot kërkon alternativa të reja të ndryshme nga ato të deritanishmet të cilat, me sa duket PD-ja, nuk është në gjendje t’i japë. Dhe vetëm burrëria për të pranuar këtë mund të shpëtojë sadopak nderin e humbur të PD-së. Këtë pret populli. të thellat që ka ndërmarrë PD-ja pavarsisht që pësëri fund të fundit ka qenë në krye të të gjithë taborit qeveritar edhe në referendum dol i vetëm në mitingje e mbajti fjalime patetike. Këto ndryshime siç propagandohen kanë marrë përsipër të paraqesin përpara shqiptarëve fytyrë të re të PD-s, dhe të shpresojë se do të mund ndërrin e humbur të saj. Po a do të mundet që të bëhet kjo? Përgjigja është JO!

BERISHA: «ÇESHTJA NANO» KËMBANË QË BIEN FORT, QË PO TË SHURDHON !!

Tri humbjet e mëdha të PD-së: 26 korriku, 6 nëntori dhe 700 mijë firmat për lirimin e FATOS NANOS «Po Nano a lirohet? A do të dalë nga burgu Fatos Nano? Me rastin e 50 vjetorit do të lirohen ekspresistët? Si? Nuk e lërojë prapë?! «Këta janë menduar po e bëjnë Nanon Skënderbe; t’i çojnë edhe kalin atje në Tëpelenë tani – reagimet e para dhe në trotuaret e bordurat, shtynin dhe kafentë e Tiranës ndaj asaj që të enjten në mbrëmje vonë u kthye në një «Amnistí të gjerë». «Po për kë at’herë? As Nano? As Alia; as të pestët? Por ata mbeten në burg. «Amnistia», duhet të jetë në radhë të parë për Ata që janë kundërshtarë të regjimit; të shtetit; për të burgosurit politikë është shprehur deputeti i nderuar Teta. Por ndërsa Teta kërkon të japë emërtimin politik Parlamentit të kthyer në zhamì, Spahia, që «drejton grupin e «mëshirësave humanë»; bëri, por që në fund u kundërtën «Nuk ka më të burgosur politikë zotërinj-thotë ai. Spahia nuk guxon të përmendë emra. Ndoshta ka frikë; Hija e liderit socialist Nano vërtitet në sallë duke goditur fort një këmbanë; «Çështjen Nano». Ajo këmbanë ushtonte fort, Spahia më kot pyet; për kë bie ajo këmbanë? Gjithsesi lideri opozitar i burgosur do të lërë pas më 30 Nëntor muajin e 16 të burgut. I arrestuar më 30 korrik nën bujën e një aksioni që i përkuar u cilësua nga media e Presidentit Berisha si «duart e pastra»? ... dhe Shqipëri drejtohej nga «duart e pista» lideri socialist Fatos Nano mori pas gjyqit skandalaz dhe dënimit të urdhëruar: përkrahje e institucioneve më prestigjoze të botës së Evropës; të dhjeta personaliteteve të Evropës e kombit shqiptar si dhe mbi 700 mijë njerëzve brenda Shqipërisë. Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese voton «Lirimin e politikanit të burgosur»; Unioni Ndërparlamentar i Gjenevës me shumicë dërrmuese voton «Lirimin e tij dhe perspektivën e lirimit të zotit Nano»; Martinen kryetar i Asamblesë së Këshillit të Evropës; Martins Langer; Qose; Basha; Kada­re.; Sa shumë përballë Berishës!! Këmbana; «çështja Nano» ushton fort me një tingull shurdhues por Berisha ka qenë veshët me dyll paçka se syri e ka hapur; edhe k’ur fle. Xhestet e liderishpit po i detyrojnë kancelaritë e Evropës të shprehen dhimbshëm, «Oh Shqipëria? Ajs nuk ka probleme të Lindjes. Ajo ka probleme me shoqëritë, të tjera!» Por Berisha nuk dëgjon ai shikon për më të rënda pasojat. Gjithsesi ai ndjehet i pafajshëm. Si?! I pafajshëm? Në mars të këtij viti, Sali Berisha president i Republikës së Shqipërisë, u akuzua drejtpërdrejt nga Fatos Nano si drejtues i gjyqit ndaj tij, nëpë- (Vijon në faqen 2)

Drejt objektivave politike të së ardhmes

Analiza e rezultateve pozitive të referendumit të 6 nëntorit si dhe problemet politike organizative që e shoqëruan atë u bënë objekt kryesor i aktivit të zgjeruar të PS të rrethit të Vlorës. Emocionet e ndryshme dhe të ligjshme të fitoreve i kanë lënë vendin një shqetësimi më të gjerë politik të problemeve që preokupojnë PS në Vlorë. Rezultati 65.8 përqind kundër PD-së në referendum të kushtetutës ishte një fitore e spikatur për PS dhe partitë e tjera politike që kundërshtuan këtë projekt. Në materialin e mbajtur nga kryetari i PS Eduart Alushi evidentohej puna arritjet dhe mangësitë, por synohej që të përcaktohej partia për fushata të reja që eventualisht po afrojnë. Rezultatin pozitiv e mundësoi punë e mirë e partisë në qytet e në fshat, aktivizimi i gjerë i intelektualëve dhe rinisë si dhe puna e grupit të deputetëve që punoi në Vlorë gjatë fushatës. Me efekt të spikatur psikologjik ishte mitingu madhështor që u organizua nga PS. (Vijon në faqen 2)

DO TË ZBULOHET NDONJËHERË MEKANIZMI I ZHDUKJES SË 1.6 MILIONË DOLLARËVE?!

- Deri tani nuk është përcaktuar trupi gjykues, data e gjyqit - Tanzhentopoll shqiptар: Skandali Arsidi mbërrin në Gjykatë Ka mbërritur përsëri në gjykatën e Tiranës dosja e «skandalit Arsidi». Kësaj radhe tresha Tartari, Sallu, Ahmeti – drejtor, nëndrejtor të Bankës Tregetare, ish kryeministri Bashkim Fino – do të jetë e plotësuar në bankën e akuzuarve dhe me Ilir Botan guvernator i Bankës Qëndrore Shqiptare dhe Adrian Xhynheri drejtor i Bankës Tregetare. Të gjithë kanë qenë muajsh dhe e lidhura, nën akuzën përgjegjësim të pasurisë me përfshirjen e miliona lekësh dhe dollarësh. Pas skandalit, në gjykatë është rikthyer përsëri dosja e «skandalit Arsidi». Banka shqiptare 1.6 milionë dollarë, si dhe zyrtarët më të lartë të financave shqiptare duket se do të mbesin përsëri skandali, dhe, vetëm kaq. Veç historiku i tij dhe shtyn të mendosh kështu. Gjykimi i parë në gjykatë e takti vetëm 1 sa i shpalli fajtorë natyrisht i dënoi me dënime maksimale për shpërdorim, të detyrës zyrtare bankierët (Tartari 6 vjet; Sallu 7 vjet; Ahmeti 2 vjet) por nuk zbuluan kurrë mekanizmin e zhdukjes së 1.6 milion dollarëve dhe destinacionin e këtyre parave. Por atë që nuk e bëri gjykata e para as prokuroria; duke se e bër...media e pavarur e ajo opozitare si dhe senatori italian Alberto Alessi. Ky i fundit relator i komisionit parlamentar «për zhvillimin», ndihmat e ko­mitetit» akuzoi Tiranën për mashtrim dhe Berishën për një tanxhente prej 400 mijë dollarësh me të cilën ishin financuar fushata elektorale e Partisë Demokratike, më 22 Mars. Datat e e përcaktojnë mekanizmin e skandalit përputhen me ditë e para pas 22 Marsit, deri d’enarë? të gjithë. Po ashtu – kjo ç’ka është komprometuesja – është risha ka marrë tashmë pas 22 Mar- (Vijon nga faqja 8)

TELEGRAFISHT

Parmbëmë në mesnatë pranë stacionit të trenit në qytetin e Durrësit ka pasur disa shkëmbime zjarri. Policia ka ndaluar përsonar nga lagja 5; 2; 8 dhe 18 për plagosjen në këtë shtetasi; cili aktualisht ndodhet në spital. Policia hetimore është duke punuar për verifikimin e mëtejshëm të rrethanave të këtij akti. * * * Prefekti i Shkodrës: zoti Iljaz Vrloni; dhe në drejtë thirri në takim përfaqësuesit e partive politike e disa shoqatave të këtij rrethi. Objekti i takimit ishte orientimi për veprimtaritë ku kujtimore të festës së pavarësisë 50 vjetorit të çlirimit të Atdheut. Takimi zgjati pak minuta. Ky është i pari takim që zoti Vrloni organizon me drejtuesit e forcave politike në këtë rreth, që nga emërimi i tij.

50 milionë lekë gjoba pas 6 Nëntorit

Korçë-Devoll Ende përditësët e Korçës s’po e gjejnë dot orientimin. Ndihen të goditur rëndë. Disa tregtarëve u kanë lëshuar policinë financiare. Firma «Goreni» është ndëshkuar me një gjobë prej 1.5 milion lekësh, ndërsa dy restorantet e ish lokalit «Rinia» me nga 800 mijë lekë. E kështu plot të tjerë: duke bërë që në pellgun e Korçës sasia e gjobave të arrijë në rreth 50 milion lekë. Në Bilisht është vendosur rekordi i gjobave në një nga restaurantet ku ka ngrënë një deputet i PS gjatë fushatës së referendumit, gjoba për pronarët e tij ka arritur në 5 milionë lekë. MUHARREM MEKO

Njoftim

Më datën 24 Nëntor u zhvillua takimi i dytë midis përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Aleanca Demokratike, për të biseduar mbi rrugët e zgjidhjes së nismës kushtetuese dhe shpejtimin e procesit të përgatitjes dhe miratimit të kushteve kushtetuese. Të dyja palët ritheksuan nevojën e pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe shprehën angazhimin e tyre për plotesimin e kushteve dhe standarteve që kërkohen për këtë anëtarësim. Partia Socialiste iu përgjigj pozitivisht thirrjes së dytë të bërë nga AD dhe PSD për mbledhjen e dytë të tryezës së rrumbullakët të partive parlamentare, në fillim të javës së ardhshme, për të shkëmbyer mendime për ngritjen e komisionit të kushtetutës dhe përcaktimin e procedurave. Zyra e Shtypit dhe e Informacionit e PS-së.

Takim në ambasadën Italiane

Ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë; zoti Paolo Foresti; priti në selinë e ambasadës, me kërkesën e tij; zëvendësekretarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë; Dr. Servet Pëllumbi. Në këtë takim u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike në vend Në takim mori pjesë edhe anëtarja e Kryesisë së Partisë Socialiste Ermelinda Meksi dhe sekretari i parë i ambasadës italiane në Tiranë, Amadeo Trombadja. Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste

Ambasada e Federatës Ruse përshëndet veteranët shqiptarë

«Ambasada e Rusisë në Shqipëri me gjithë zemër përshëndet pjesëmarrësit e Luftës nacional-çlirimtare të popullit shqiptar me rastin e 50-vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë dhe Ju uron Juve, veteranëve të nderuar, jetë të gjatë, plot shëndet dhe pjesëmarrjen aktive në ndërtimin e një shoqërie thellësisht demokratike besnike ndaj idealeve të lirisë dhe të pavarësisë, për të cilat Ju luftuat në vitet e Luftës së dytë botërore krah për krah me popujt e vendeve të tjera të koalicionit antifashist.»

N J O F T I M

Për ju shqiptarë që jeni me banim në Greqi po të dëshironi të lexoni gazetën tonë, ju krijohet mundësia që nëpërmjet abonimeve mujore, tre mujore, 6 mujore t’ua dërgojmë sipas adresave tuaja ku do ndodheni në Greqi. Të interesuarit të kontaktojnë me zyrën tonë ndërmjetëse në Athinë, çdo ditë nga ora 17.00 deri 21.00 sipas orës lokale të Greqisë, në nr. telefoni, 019910875. Komunikimi mund të bëhet greqisht ose shqip. REDAKSIA