27/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

27 nëntor 1994

28 DHE 29 NENTORI

DITË LAPIDARE NË HISTORINË E SHQIPËRISË 28 dhe 29 Nëntori janë dy data të mëdha në historinë e Shqipërisë janë dy kulme të saj, që përbëjnë një binom të pandashëm, domethënës e kuptimplotë. Aty bashkohen në një dy epoka, emëruesi i përbashkët i të cilave është heroizmi, lufta e paepur për liri dhe pavarësi, të cilat përbëjnë themelin e demokracisë së vërtetë. Shqiptarët, kudo që gjenden ndërtojnë me mirënjohje dhe nderim të thellë gjithë luftëtarët e lirisë dhe prijësat e tyre ndër shekuj, ndezrojnë lapakun e urtë të Vlorës dhe patriotin e madh të Shqipërisë Ismail Qemali, i cili ngriti më 28 nëntor 1912 flamurin e pavarësisë së Shqipërisë, ndërtojnë partizanët dhe partizanet, komunistët dhe patriotët e vërtetë antifashistë që sollën 29 nëntorin e vitit 1944, ditën e lirisë së madhe. Historia e vendit tonë ka shumë ngjarje dhe data të shënuara të cilat përbëjnë mozaikun e madh të krenarisë tonë kombëtare, por midis tyre 28 dhe 29 Nëntori janë dy ditët lapidare përpara të cilave përulemi me nderim. Ato janë dy data epokale me të cilat do të krenohen edhe brezat e ardhshëm. 82-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, u arrit përmes luftërash të pandërprera kundër pushtuesve shovinistë fqinj të cilët të përkrahur edhe nga kancelaritë e Evropës synonin copëtimin dhe më pas grabitjen e trojeve shqiptare. Kuvendi i madh i Vlorës ku u ngrit flamuri i pavarësisë i tregoi botës se shqiptarët janë të zotë të marrin në dorë fatet e atdheut të tyre edhe në ditët më të vështira dhe situatat më të ndërlikuara. 50-vjetori i çlirimit të atdheut, 29 nëntori i vitit 1944, shënoi kurorëzimin me sukses të plotë të «epopesë më të lavdishme, më të organizuar dhe më madhështore në historinë shumë shekullore të popullit tonë». I ndodhur në udhëkryqin më të tmerrshëm në të cilin e çoi fashizmi botën në prag të Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar i prirë nga bijtë e vet me të mirë zgjodhi rezistencën e armatosur dhe luftën pa kompromis për të fituar lirinë e ëndërruar dhe pavarësinë e grabitur. Jo vetëm kaq por populli shqiptar që ndër të parët popuj të Evropës që nisi luftën e organizuar kundër fashizmit duke dëshmuar kësisoj është një popull progresiv e i civilizuar. Kjo është nder për historinë e popullit tonë, por është njëherësh edhe meritë e pamohueshme e atyre forcave progresive që e organizuan dhe udhëhoqën me mençuri e largpamësi këtë luftë. Ishin komunistët shqiptar dhe patriotët e vërtetë të udhëhequr nga Partia Komuniste e Shqipërisë ata që morën të parët flamurin e luftës për liri dhe çlirimin e përgjithshëm shoqëror. Në përfundim të Luftës së dytë botërore pa- [teksti vijon jashtë fotos] ti fitimtarë dhe të mundur. Populli shqiptar u rendit me fitimtarët në sajë të gjakut dhe sakrificave të tij duke i dhënë kështu 29 nëntorit një shkëlqim të veçantë, të cilin nuk mund ta zbehin kurre pinjollët e baballarëve zagare e sa-hanëpieres të fashizmit, i cili u mbulua me turpin e historisë. Shqipëria antifashiste i kremton me madhështi festat e saj, paçka se pushtetarët – zëdhënës të pinjollëve të bashkëpunëtorëve të fashizmit, zyrtarisht e kanë hequr nga kalendari i festave 29 nëntorin, i kanë prishur monumentet dhe varret e dëshmorëve kanë hequr emërtimin luftë antifashiste nacionalçlirimtare dhe ringrenë nga varret e dekorojnë kriminelët këmishëzinj. Prandaj, 29 nëntori bën apel. Të mos harrojmë për asnjë çast luftën e madhe popullore e antifashiste, të mos “harrojmë gjakun e derdhur dhe djemtë e vajzat e rënë për liri, të mos harrojmë sakrificat e panumërta dhe heroizmin e pashoq. Liria dhe pavarësia e atdheut përbëjnë themelet e demokracisë së vërtetë. Duke mbrojtur 28 dhe 29 Nëntorin ne s'bijmë gjë tjetër por mbrojmë demokracinë e fituar nga demagogët dhe mashtruesit, mbrojmë lirinë dhe pavarësinë e atdheut, pa të cilat nuk mund të ndërtohet e ardhmja e sigurtë. për referendumin të luftës së dytë botërore për liri dhe çlirim të

Të mirëadministrojmë fitoret

Aktivi i Partisë Socialiste të rrethit të Korçës; për vetë pjesëmarrjen në të të anëtarëve dhe simpatizantëve të shumtë; i ngjante më tepër; një mitingu të ligjshëm; ku le- Aktiv i Partisë Socialiste në Korçë Të mirëadministrojmë fitoret - 700 mijë firmave të vitit të kaluar për lirimin e FATOS NANOS, më 6 nëntor iu shtuan edhe 500 mijë të tjera - Aktivi i Partisë Socialiste të rrethit të Korçës; për vetë pjesëmarrjen në të të anëtarëve dhe simpatizantëve të shumtë; i ngjante më tepër; një mitingu të ligjshëm; ku lehtësohej gëzami i fitores së 6 nëntorit. Për këtë aktivitet ishte kërkuar salla e teatrit «A. Z. Çajupi»; por «përcilët civilë kanë marrë përsipër që të pengojnë sa të jetë e mundur alternativën socialiste. Punë shërbëtorësh. Alternativa socialiste në Korçë është e plotpushtetshme. Referendum i 6 nëntorit; tha në fjalën e tij kryetari i Partisë Socialiste të rrethit Niko Pandeli; konfirmoi bindshëm edhe një herë tjetër tiparin kryesor të Korçës me kulturë, me tradita demokratike të këtij qyteti. Kjo u arrit nëpërmjet një pune të programuar e organizuar mirë. Fitorja e arritur; u tha në aktiv, është tepër e rëndësishme. Por vlerat e saj të vërteta do të ndihen kur ajo të mirëadministrohet në funksion të objektivit tonë; zgjedhjeve të reja. Në aktiv e mori fjalën edhe shoku Namik Dokle. Akti i jashtëzakonshëm që kreu populli ynë më datën 6 nëntor; tha ai në fjalën e tij, është i një rëndësie të paparëshitshme; efektet e tij do të ndihen për një kohë të gjatë në jetën politike shqiptare. Në këtë aspekt e dha sh... (Vijon në faqen 2)

Organizimi cilësor i partisë - dukuri në rritje

Është mjaft domethënës fakti që në rrethin e Shkodrës mbi 40 mijë votues i thanë JO projekt-kushtetutës... Aktivi i Socialistëve shkodranë Organizimi cilësor i partisë - dukuri në rritje - Gjatë vitit të fundit në Shkodër janë anëtarësuar në PS, 400 vetë - Është mjaft domethënës fakti që në rrethin e Shkodrës mbi 40 mijë votues i thanë JO projekt-kushtetutës së par- [teksti vijon jashtë fotos] qytet, sipas disa sondazheve të bëra, shifte e atyre që u lanë pa u regjistruar arrin në afron 10 mijë vetë.

Kriza e qeverisjes - krizë e pushtetit aktual të PD-së

Tanimë ftesat për festimet e jubileut të 50-të të Çlirimit të atdheut; ngjarje që do të bëjë të trokasin go- Tanimë ftesat për festimet e jubileut të 50-të të Çlirimit të atdheut; ngjarje që do të bëjë të trokasin gongjet në Pallatin e Brigadave; janë shpërndarë. Ftesa kanë marrë edhe gjithë anëtarët e Qeverisë Meksi. Por nuk dihet nëse ata do të shkojnë apo jo në këtë ceremoni që jo vetëm i kushtohet një figure qëndrore; për disa i ngjet një ceremonie ndihmëri. Është e kuptueshme që në dollitë që do ngrihen në Pallatin e Brigadave nuk do të flitet për dorëheqje qeveritarësh; të arratisje ministri, përkundrazi, do rrëfehen suksese pas suksese; sepse, siç thotë populli; nuk flitet për litarin në shtëpinë e të varrit. Por mazhoranca e sotme, kostumet ceremonialë; gjithë spektakli i manifestimeve qeveritare të kësaj ngjarjeje të shënuar; nuk mund të fshehë krizën e pushtetit aktual të PD-së. Në fund të fundit, ceremonia do të zgjasë disa orë dhe drejtohet e shfaqet, që emrin e ka demokratik, do të mblidhen përsëri; kokë më kokë, nëpër zyra për të çuar deri në fund projektin e ndryshimeve për dështonit e referendumit të 6 nëntorit. Por ndryshimet në qeveri janë vetëm një retush; sepse ndryshimi i shtatë ministrave; sa ç’ftillet, apo ndryshimet në organet e pushtetit lokal; që pohojnë krerët e PD-së; prekën plagën por nuk japin shanse për kapërcimin e këngatës së rëndë që ka mbërthyer partinë në pushtet. Kryeministri Meksi, para tre ditëve, në RD pohoi privatizimin defiktor, korrupsionin dhe nepotizmin si re ndër shqaqet themelore të deshtimit të projekt-kushtetutës në referendum. Pohim i hidhur; por i vërtetë. Por, një kryeministri që pretendon të rijë në pushtet sado ministra që të vijë e të ikin nga karriket; i kërkohet shumë më tepër se kaq. Atij i kërkohet t’i japë përgjigje pyetjeve. Cilët janë të korruptuarit, përse janë të korruptuar; ç’ëm i kanë sjellë shtetit ç’ëm i kanë sjellë demokracisë, ç’masa do merren kundër tyre? Vetëm kështu një kryeministër mund të ishte i besueshëm. Një gjë të tillë ai nuk mund ta bëjë sepse, siç pohohet tashmë edhe në RD, organi i partisë në pushtet; korrupsioni nuk është fenomen i një, pesë apo dhjetë ministrave; pra nuk është një fakt i izoluar, por ai ka prekur të gjitha nivelet e pushtetit. Ky pohim do të thotë se Partia Demokratike ka shpërdoruar rëndë besimin që ka dhënë populli më 22 mars. Ajo në vend që t’i krijonte një pushtet të ndershëm, me fytyrë vërtetë demokratike; që të kishte themel të saj zgjidhjen e halleve të popullit; krijoi një piramidë me pushtetarë të marré nga një rrugë, pa asnjë kredibilitet shoqëror, që cilët në çdo hap që hodhën, patën vetëm një pikësynim-të mbushnin xhepat e tyre. Kjo është baza e sh... Edhe fryma korre gjuese për të cilën flasin sot drejtuesit e PD-së nuk mund të shkojë më tej se lëvizja e disa figurave tashmë të diskredituara, që ftë për korrupsion, qoftë për paaftësinë apo për frymën e tarafllëkut të jashtëzakonshëm që ka pushtuar aparatët shtetërore. Sot është kthyer këmbëkryq në zyra tona shprehja “mirë një mik se një çiflik”. Korrigjim të vërtetë në PD nuk do të ketë përderisa nuk pohohet fajësia dhe fajtorët. Qeveria Meksi e nisi jetën e vet me skandale dhe do ta mbyllë atë po me skandale. Interesante është që me pastrimet që ka bërë deri tani ajo, nuk ka sakrifikuar shumë njerëz, madje i ka ruajtur ata në rezerva, ndoshta dhe nga frika se ministrat e skanuar dinë shumë e mund të flasin. Edhe të rinjtë që janë projektuar lè lë jashtë nga kabineti Meksi mund të vihen “në qoshë të ngrohtë për t’ju mbullur gojën. Por “Skandali Arsidi” me protagonist Hotin, Xhyherin, Salin e Tartarin, i paraqitur këto ditë në Gjykatë, si një njollë turpi, tregon ç’esa më shumë kohë që të kalojë aq më të mdha i duken plagët korrupsionit që ka mbërthyer për grykë pushtetarët e sotëm. Dhe nuk është vetëm skandali “Arsidi”… Janë me dhjetëra të tilla. Qënka e thënë, për fatin e keq të demokracisë shqiptare, që në jubileun e 50 vjetorit të çlirimit të atdheut, Shqipëria të gjende para një krize të ar pikave më parë. “Jo”-ja e referendumit ishte në radhë të parë “jo” për qeverisjen e keqe të saj. Rrjedhimisht qeveria duhej ndryshuar. Lufta e bërrylave për ndërrimin e “kuajve” të karrocës qeveritare kërkonte gjil-thashtu edhe ajo kohën e vet. Kështu mund të justifikohet deri në një farë mase heshtja e PD-së për problemin e kushtetutës. Por ekziston edhe mundësia që (Vijon në faqen 2)

Vëzhgim nga Durrësi

SHËRBIMI SHËNDETËSOR SA MË LARG POPULLIT U desh një vendim që mban firmën e shefit të departamentit të shëndetësisë së Durrësit, S. Doraci, dhe zyrat e urgjencës së shërbimit mjekësor që shihen më parë në Poliklinikën Qëndrore të qytetit të transferohen në skajin më të largët të tij për t’u zëvendësuar me zyrat e seksionit të shëndetësisë. Ndoshta ky vendim i menjëhershëm i shefit të shëndetësisë, të cilit i është besuar një detyrë tepër e rëndësishme dhe humane, ka në projekt perspektivën ëndërrën e privatizimit të tyre (!). Funksionarëve sot, më tepër se kurrë u duhet të mendojnë për të. Dëshmitë e njëj... janë bërë të shihen më qartë fundi i turpshëm. Shërbimi i urgjencës, vetëm me një urdhër të prerë, ju largua nevojës së madhe të popullit, ndërkohë që ndryshimi i vendit të seksionit fare mirë mund të zgjidhje me gjetjen e ndonjë zyrë më ambiente të tjera të Këshillit të Rrethit, apo Bashkis por me okupimin e lokaleve të ambulancës. Qytetarëve u duhet të bëjnë një rrugë disa km të gjatë për të erritur në destinacion e ri, ndërsa sëmundjet s’presin për vonesa. Ata me kot ankohen poshtë e lart për kë vendim. Nevoja emergjente e pushtetarëve është sigurimi i kushteve lehtësuese të „stafit“ besnik të tyre dhe jo shëndeti i qytetarëve të thjeshtë. MIRELA NDINI

Gjatë vitit të fundit në Shkodër janë anëtarësuar në PS, 400 vetë

Është mjaft domethënës fakti që në rrethin e Shkodrës mbi 40 mijë votues i thanë JO projekt-kushtetutës së paraqitur në referendum më 6 nëntori, që shprehur hapur është mos aprovimi për arsye e motive të ndryshme të qëndrimit zyrtar të shtetit, theksoi kryetari i komitetit drejtues të PS të këtij rrethi, Sadedin Shankaj, në raportin analitik për rezultatet e referendumit. 40 mijë votues i thanë JO projekt-kushtetutës së paraqitur në referendum më 6 nëntori, që shprehur hapur është mos aprovimi për arsye e motive të ndryshme të qëndrimit zyrtar të shtetit, theksoi kryetari i komitetit drejtues të PS të këtij rrethi, Sadedin Shankaj, në raportin analitik për rezultatet e referendumit. E përgëzojnë elektoratin dhe i jemi mirënjohës për orientimin e drejtë që ka dhënë për ta përfaqësuar këtë denjesisht. Në lista figuronte një numër i regjistruar më i vogël se më 26 korrik 1992. 18 mijë votues është numri i atyre që nuk votuan më 6 nëntor. Ndërsa në qytet, sipas disa sondazheve të bëra, s’ishte afron 10 mijë vetë. Nga 84 qendra votimi që kishte qyteti, në 34 prej tyre rezultati i arritur është më i lartë se mesatarja e rrethit. Kurse në fshat, në tre komuna dominon vota kundër. Të gjitha këto na bëjnë të pohojmë me besim se elektorati ynë paraqitet shumë më fuqishëm se më parë, pa mohuar edhe forcat e tjera politike. Parë në spektrin e punës, u theksua më pas, rol kryesor ka luajtur organizimi në vazhdimësi i Partisë në gjithë rrethin. Kjo bëri që të pa- (Vijon në faqen 2)

Takim entuziast i socialistëve të Kurbinit

Janë anëtarë dhe simpatizantë të partisë socialiste, aktivistë të saj nga i gjithë rrethi i Kurbinit, ata që u mblodhën të premten në një takim entuziast e bashkëshoqëruar me ngritje për të festuar së bashku fitoren në referendum si dhe 50 vjetorin e çlirimit të Atdheut. Në këtë takim koktej të ngrohtë, mori pjesë edhe nënkryetari i PPSH Luan Hajdaraga si dhe deputeti Alrrel Paloka. Takimin e çeli Mark Pepkola, kryetar i grupit të këshilltarëve social-iste të bashkisë së qytetit të Laçit. Kryetari i komitetit drejtues të partisë socialiste të rrethit, Shpëtim Çani falënderoi elektoratin socialist të Kurbinit i cili shkoi pranë kutive të votimit të 6 Nëntorit me një pikëuri e qëtest të vrazhtë duke i thënë “JO projektit të kushtetutës.” Ai bëri vlerësime të veçanta për elektoratin e Lushkës së qytetit të Laçit ku edhe fitorja ishte me e thellë. Banorët e këtij qyteti në tri zgjedhjet e fundit (Vijon në faqen 2)

KUSHTEUTA NË REND TË DITËS

Zhurma e madhe propagandistike e re- Zhurma e madhe propagandistike e ndryshimet e pritshme të qeverisë pas rezultatit të referendumit duket sikur e ka spostuar vëmendjen e opinionit nga problemi kryesor i kushtetutës që është e përpjekjshme… Një heshtje e përkohshme mbi këtë çështje është e rëndit për kushtetutën duke kërkuar ta mbrojë nga çdo pikësynim kryesor i partive, politike dhe e parlamentit. Kjo është tashmë e krijuar që fakt të referendumit, u vu... -“mënyra të mëdha” të partive politike, të parlamentit dhe të presidencës për të vënë në udhë e zgjidh problemin e kushtetutës. Partia e opozitës ndërmori nismën e tryezës së rrumbullakët të partive; presidenti i Republikës shtroi në tryezë një referendum të dytë; më i pangërthënshëm e i parë. Ndërsa kryetari i Kuvendit Popullor nxori në shesh shpërndarjen në etër “shqiptarë” e konsensusit. Partia në pushtet ishte e interesuar ta mbyllte problemin e humbjes së 6 nëntorit “pa u lagur”; urtë e butë; me mendimin se “kështu ndodh gjithmonë me referendumet”. Por kur kjo përpjekje e saj nuk pati sukses, kur “konsensusi” për kushtetutën nuk ishte arritur veçse në ndërtim me hapur të zotit Pjetër Arbnori PD e hythte heshtjen me opozitën për në kohë më të mbarë. Eshtë e vërtetë se PD-së sot i pikojnë çatila në, shumë vende dhe nuk di se ku ta vendosë legenin e pik-

—“major ways” for the political parties, Parliament and the Presidency to put the constitutional issue on the right track and resolve it.

DUKE MBROJTUR 28 DHE 29 NENTORIN, MBROJME LIRINE DHE PAVARESINE E ATDHEUT, DY SHTYLLAT MBI TE CILAT MBESHTETET DEMOKRACIA E VERTETE

Kriza e qeverisjes - krizë e

Vëzhgim nga Durrësi