06/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 dhjetor 1994

FRESSH ANËTAR-SHOK I ORGANIZATËS SË RINISË SOCIALISTE TË VENDEVE TË 12-shes EVROPIANE

GJERMANI - Mynih 4 dhjetor 1994 Rinia Eurosocialiste e Shqipërisë bëhet e para ndër rinjtë socialiste e socialdemokrate të Europës Qendrore e Lindore që pranohet në ECOSY. Më 4 dhjetor 1994 në Munih të Gjermanisë, përfundoi punimet Kongresi i 2-të i Organizatës së Rinisë Socialiste të vendeve anëtare të Komunitetit Europian (ECOSY). Me propozim të Byrosë së ECOSY të 270 delegatët e pranishëm nga të gjitha vendet anëtare të Komunitetit Europian vendosën me vota unanime pranimin e Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë (FRESSH) anëtar - shok të (ECOSY). ECOSY. Sipas Statutit të ECOSY-së anëtare me të drejta të plota të saj janë vetëm organizatat përkatëse të rinisë së vendeve që janë anëtare të Komunitetit Europian. të Komunitetit Europian ishte shprehje e konsolidimit dhe fuqizimit të ECOSY-së, që nga Kongresi i Themelimit në Hagë të Hollandës më 1992. Kongresit iu dërguan mesazhe përshëndetjeje nga Karl Herrch, Henri Emanueli, D’Alena, Zhak Dolor, Edith Kreson, etj. Kongresi u ndoq dhe u përshëndet nga eurodeputetë dhe ambasadorë gjermanë, spanjollë, francezë, anglezë, grekë etj. Në këtë Kongres mori pjesë edhe Nënkryetari i FRESSH dhe i PSSH Ilir Meta. Gjatë qëndrimit në Gjermani ai pati edhe një takim të veçantë me Zvëndëssekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Europiane, eurodeputetin Zhan Villain. Zëdhënësi i FRESSH-it.

KONFERENCË ME PARLAMENTARËT SHQIPTARË

Filloi punimet konferenca parlamentare në Shqipëri (5-7 dhjetor 1994) e sponsorizuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së dhe grupit special të ngarkuar për zhvillimin e institucioneve parlamentare në Europën Lindore dhe nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë. Në këtë konferencë do të shkëmbehen mendime e do të debatohet për punën dhe aktivitetin e parlamenteve sidomos për çështjet që lidhen me përgjegjësitë e autoritet të trupit legjislativ, për marrëdhëniet e parlamentit me zgjedhësit, për mbikëqyrjen parlamentare për shqyrtimin, miratimin dhe zbatimin e ligjeve, kontrollin e buxhetit si dhe për problemet e situatës në Ballkan. Korresp. i «Zërit të Popullit».

Vazhdon tryeza e rrumbullakët midis partive politike

Është mbyllur pa asnjë përfundim konkret takimi i djeshëm i përfaqësuesve të partive politike, të cilët diskutuan në lidhje me miratimin e kushtetutës së re të Shqipërisë. Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo nga Partia Socialdemokrate, Arben Imami dhe Perikli Teta nga Partia Aleanca Demokratike, Sërvet Pëllumbi dhe Namik Dokle nga Partia Socialiste, Vasil Melo dhe Kosta Makarja-dhi nga Partia Bashkimi për të drejtat e njeriut, Ali Spahia nga PD dhe Sabri Godo nga PR për gatë dy orë diskutuan dje në lidhje me miratimin sa më parë dhe në rrugë ligjore të Kushtetutës së re të Shqipërisë. Mikro, ndërsa republikanët njehën disa të lëkundur Ali Spahia me sa duket ndëghet e vendosur në mbrojtje të rrugës së detyruar një herë në referendum e 6 nëntorit. Sërvet Pëllumbi dhe Namik Dokle, theksuan edhe një herë qëndrimin e vendosur të Partisë Socialiste në mbrojtje të kushtetutshmërisë së procedurave, në mbrojtje të rolit dhe nderit të Parlamentit i cili është organi i vetëm legjislativ i vendit, përkatësisht edhe organi suprem që du-het të diskutojë dhe të vendosë për miratimin e Kushtetutës së Shqipërisë me dy të tretat e votave. Qëndrim të njëjtë mbajtën për këtë problem edhe përfaqësuesit e PSD-së, të PAD-së, dhe të PBDNJ-shit qëndrimi konstruktiv dhe i hapur i të cilave shpreh angazhimin e tyre real për të mbrojtur demokracinë në Shqipëri, për të respektuar ligjet dhe institucionet legale të shtetit demokratik. Gjithçka do të shkonte më së miri nëse do të tejpej edhe konsensusi i Partisë Demokratike, përfaqësuesi i së cilës Ali Spahia pasi mba[?] një leksion teorik për vlerat demokratike të referendumit u largua nga takimi kur zoti Arben Imami përmendi si shembull referendumin e presidentit rus Boris Jelcin, dhe goditjen me top të parlamentit të vendit të tij. Shqipëria pret Kushtetutën. Shumica e partive politike janë gati të bashkëpunojnë. Këtë e dëshmon edhe tryeza e rrumbullakët që po mbahet e cila do të mblidhet përsëri ditën e mërkurë në ora 10. Korresp. i «Zërit të Popullit».

PARTITË POLITIKE PËR NDRYSHIMET NË QEVERI

TRE PYETJE DREJTUAR KRYETARËVE TË PARTIVE POLITIKE 1, Cili është mendimi juaj, për ndryshimet e fundit në qeveri? 2, Cili është mendimi juaj për koalicionin qeveritar? 3, A mendoni se ndryshimet e fundit do të sjellin zgjidhjen e problemeve, dhe cilat janë sugjerimet tuaja? PARTIA SOCIALISTE Prof. Dr. SERVET PELLUMBI PARTIA SOCIALDEMOKRATE SKENDER GJINUSHI

Vazhdon greva e urisë e banorëve të tokave të përmbytura

Informacioni i fundit nga Kukësi Greva e urisë e filluar ditën e shtunë nga pjesëtarë të familjeve që duhej të shpërnguleshin në rrethet e tjera të vendit, si pasojë e përmbytjes së tokave të tyre nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës; sipas informacionit të fundit që kemi nga Kukësi vazhdon për të tretën ditë radhazi. Në grevë janë futur deri tani 113 vetë. Me grevistët kanë shprehur solidaritetin e tyre edhe qytetarë të tjerë nga Kruma e Topoja të cilët kanë deklaruar se duan të shkojnë në Kukës për t’u ngujuar në grevë. Para pallatit të kulturës ku janë ngujuar grevistët në çdo orë të ditës ka plot qytetarë si shprehje e përkrahje që u japin ata zgjidhjes në rrugë të drejtë të kërkesave të grevistëve të urisë. Grevistët janë të vendosur të vazhdojnë grevën e tyre, ndonëse nga organet e rendit ka patur forma të ndryshme presioni për ndërprerjen e saj. Grevistët kanë deklaruar se nuk dalin nga greva pa u plotësuar kërkesat e tyre. Ata nuk u besojnë më premtimeve të qeveritarëve; të cilët i detyruan t’i rikthehen këtij mjeti të fundit të protestës, grevës së urisë, duke treguar se janë kundër zgjidhjes gjysmake që u janë premtuar. Të gjithë kanë marrë kontakt me grevistët kryetari i këshillit të rrethit, UKë Todaj, dhe kryetari i bashkisë Qemal Përllaku, të cilët i kanë siguruar grevistët se ndërmjetësit e ka bërë pushteti lokal me tërë nivelët qeveritar për zgjidhjen e problemit të tyre. Po grevistët janë shprehur se neve kemi probleme me Qeverinë dhe ajo duhet të na zgjidhë kërkesat tona, s’pas aktmarrëveshjes që kemi bërë më të. Korresp. i «Zërit të popullit»

PARTIA SOCIALISTE

Prof. Dr. SERVET PELLUMBI Jo thjesht ndryshim ministrash, por i mënyrës së qeverisjes 1. Mbas rezultatit të referendumit të 6 nëntor, u bë e qartë për të gjithë se elektorati shqiptar nuk votoi thjeshtë dhe vetëm kundër projekt kushtetutës, por edhe në shenjë proteste për veprimet e këqija të Partisë Demokratike. Prandaj, që në ditët e para pashim ndryshime të thella në qeverisje, ashtu siç pritëshin edhe dorëheqje të personaliteteve të shquara që mbanin përgjegjësitë për shkeljet e ligjit kushtetues për fushatën e njëanshme dhe përzierjen e ministrave, kryeministrit e Presidentit në fushatën e referendumit, për qëndrimin e RTV-së shpërdorimet arbitrare e bën etj. Një gjë e tillë nuk ndodhi dhe solli atë në ndryshimin e disa personave në qeverinë Meksi, e mendojmë se themelore nuk është ndryshimi i disa ministrave por ndryshimi i mënyrës së qeverisjes. Ajo që kërkohet sot nga elektorati, është një qeverisje me e aftë, kompetente, e vendosur për të luftuar korrupsionin në radhët e veta dhe korrupsionin në qeveri dhe administratë, për miratimin e kushtetutës së së shpejti me këto ndryshime të bër[a?] për të bërë ndryshime politike dhe jo ndryshime personash. Ndryshimet e tanishme në qeveri tregojnë se koalicioni qeveritar tradicionalisht është një koalicion fikiv, një parti e shubër[?] i qëverisë në PD-ja me dy qeveri një nga partia e tjera. Pra PD dëshmon kënaq[?] atë se ka një krizë të plotë identi- dhe që shpjegohet me faktin që ajo nuk qëllë[?] anëtarë partie e cila të bashko[?] këpër[?] me të për krijimin e një qeverie të qeverisë koalicion. 2. Koalicioni qeveritar PD, PSD e PR edhe deri tani ka qenë formal, por me ndryshimet e bëra ky koalicion nuk ekziston më. Kjo flet për atë që PD-ja me politikën që ka ndjekur deri tani me zbatimin e konceptit të partisë shtet ia ngushtoi edhe dhe me tej mbështetjen sociale qeverisjes së vendit. Partia Demokratike është sot një forcë politike e izoluar nga forcat e tjera. Ky është një argument tjetër që na bën të quajmë ndryshimet e bëra thjeshtë, një arn[?] dhe që të jemi më skeptikë për efektshmërinë e tyre. 3. Cdo ndryshim sado i thellë e i goditur të jetë, në vetvete nuk i zgjidh problemet. Njëherësh duhet thënë se zgjidhja e problemeve është trezues i një qeverisje të mirë. Por ndryshimet që u bënë në qeveri nuk mund të mënjanojnë re- (Vijon në faqen 2)

PARTIA SOCIALDEMOKRATE

SKËNDER GJINUSHI Nuk mund të jesh optimist për qeverinë e re. PD dhe Berisha preferojnë koalicionin? demagogjik në vend të koalicionit të vërtetë. Strukturat e një qeverie nuk janë përcaktuese në efikasitetin e qeverisjes së një vendi. Por edhe ato kanë rëndësinë e vet. Po ta marrësh nga ana formale, ristrukturimi i disa ministrive mund të merrte edhe si diçka pozitive, në kuptimin që qeveria jonë ka patur shumë ministri. Por praktikisht vërehet një krizë e dhe në këtë pikëpamje, sepse brenda një kohe shumë të shkurtër ka hapje dhe mbyllje ministrish dhe disa ministri nuk argumentohen se përse krijohen. Madje duket sikur kjo ndërmerren me tepër për të gjetur portofolë personash, sesa për efekt të organizimit dhe drejtimit të punëve. Pra kemi disa ministra të sajuara në një farë kuptimi. Sidoqoftë, ulja e numrit të ministrive është pozitive. Përsa u takon ministrave të rinj, në tërësi mendoj që për herë nuk mund të jepet ndonjë konsideratë. (Vijon në faqen 2)

ALIANCA DEMOKRATIKE

NERITAN CEKA Ndryshimet në qeveri janë përpjekjet për të forcuar pozitat e presidentit Berisha. Nuk mund të flitet për strukturë të re të qeverisë, sepse kjo qeveri është e re kryeministrit. Është një qeveri e emëruar drejtpërdrejt nga presidenti Berisha, ku kryeministri është një figurë pa peshë në sektorin para rendit. Përsa u përket ministrave të rinj, ata nuk janë zgjedhje të reja në krahasim me ata që kanë qenë karrierë, përveç ministrit të jashtëm i cili vjen prej jashtë. Berisha, domethënë, po përpiqet të japë qeverisë e kuptuar se qeveria do të jetë e tij, por është për të marrë në pushtet edhe nga ata, të cilët i kanë votuar PD duke e bërë re- (Vijon në faqen 2)

PARTIA REPUBLIKANE

SABRI GODO: Koalicioni politik trepartiak ka mbetur së qeni 1. Kam deklaruar në emër të Partisë Republikane të dielën kryeministri nuk kushtet e krijuara të rikonstru-kimit të qeverisë dhe duke qenë se nuk janë marrë parasysh shumë nga kërkesat tona lidhur me funksionimin e koalicionit qeveritar, ne nuk e shohim të mundshme pjesëmarrjen e mëtejshme në koalicion. Kështu, e thënë me fjalë të thjeshta ne jemi ja- është qeverisë dhe ne do të bëjmë një opozicion konstruktiv ndaj qeverisë, duke e përkrahur sa herë ajo të bëjë gjëra të duhura për të dalë nga kjo gjendje e vështirë në të cilën ndodhet vendi. Janë bërë disa diskutime, por nuk është aq çështja e shtevë dhe e per- (Vijon në faqen 2)

PARTIA E BASHKIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

VASIL MELO PD-ja përsëri e izoluar si më parë 1. Rikonstru-kimi i qeverisë; me ndryshime ministrish e ministrash; shpreh në mënyrë të qartë se PD-ja dhe qeveria ende nuk kanë bërë një analizë të plotë e të thellë të situatave të krijuara pas 6 nëntorit. Të gjitha opinionet që u shprehën gjatë kësaj periudhe nga përfaqësues të partive e personalitete politike në vendet dhe nga mjetet e komunikimit ide në gjë-ja e referendumit drejt ato nga përfaqësues të partive e personalitete politike në vendit dhe nga mjetet fokuso[n?] idenë e një referendumi drejt- arbitraren me anën e të cilave u tërr- kua t’i imponoh[e?] vendit r[a?]timi i Kushtetutës dhe përmbyllja e saj, por ishte edhe një shprehje e mospranimit të politikës kërcëruese të de- ritalizme[?] në ndik[u?] nga qeveria. Në këtë rikonstru-ksion të qeverisë shpresonin një hapje (Vijon në faqen 2)

MBIJETESA E ZHULALIT NË QEVERI, MUND TË SHKAKTOJË MOSMARRËVESHJE MIDIS PRESIDENTIT BERISHA DHE DEPUTETËVE TË PD

- Koment i BBC-së - Presidenti shqiptar Sali Berisha largoi tetë ministra të kabinetit qeveritar, me shumë se gjysmën, vetëm një muaj pasi projektoi i tij i kushtetutës pësoi një humbje të papritur në referendum. Ma mbas zotit Berisha bëri fajtor për këtë paaftësinë dhe korrupsionin e qeverisë. Po a do ta ndryshojë këtë fakt, situatën? Specialisti i BBC-së Gabriel Partosh analizon hapat e fundit të Presidentit shqiptar. Gjatë fushatës së tij presidenti Berisha e kishte cilësuar referendumin e 6 nëntorit si ditën më të madhe në historinë e Shqipërisë. Por, siç di, votimi sinjalizoi humbje si për të, ashtu edhe për partinë Demokratike në pushtet, pasi 54 përqind e pjesëmarrësve në referendum, votuan kundër projektit të paraqitur për kushtetutën e re të vendit. Votimi shihet jo vetëm si kundërvështrim ndaj disa neneve në projektin e- (Vijon në faqen 4)

Trupat speciale mësyjnë Lazaratin

Dëshmitari i ngjarjes tregon: Duke u gdhi e shtuna në orën 5 të mëngjesit, forcat speciale nga Tirana, pajisur me gjithëçka e plumbit dhe municion, bënë operacion me arrestimi e municion mbrojtëse kundër plumbit, dy mitrolozë të ngritur, 8 makina policie, radio e të tjera hynë në fshatin Lazarat, u ndanë në tre drejtime sipas pozicioneve ku ishin shtëpitë e piketuara dhe bënë arrestime mbi të vëllezërit Bra- hmi dhe një kushëririn e parë të (Vijon në faqen 4)