14/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 dhjetor 1994

GREVA E KUKËSIT - AKUZË PËR PRESIDENTIN

Indiferenca qeveritare, hipokrizia dhe mosmbajtja e fjalës, fyen më e rëndë për grevistët e urisë, për familjarët e tyre dhe gjithë banorët e Kukësit Greva e urisë në Kukës vazhdon. Vazhdon edhe indiferenca e qeveritarëve. Këmbëngulja për plotësimin e kërkesave dhe vendosmëria drejt vetëflijimit gjenden përballë mosmbajtjes së fjalës së dhënë dhe hipokrizisë se atyre që kanë në dorë zgjidhjen e problemit. Premtime pafund. Dekrete e vendime të propaganduara me bujë në RTv. Buzëqeshje mingjeth dhe lumë fjalësh. Dhe pastaj asgjë, Greva vazhdon. Qeveria bën armine. Kryeministri në Paris. Ministrat e rinj ndjehen rehat në makinat e sapomarra. Disa prej tyre nuk kanë shtëpi. Projektet në dorë. Me sa duket nuk do ta kenë të gjatë. Pas vitit të ri do të ketë ndryshime të tjera... Grevistët të sëmu[rë] dërgohen në spital. Shqetësimi sa vjen e rritet. E drejta revolta gjithashtu. Është hera e dytë brenda pak muajsh. Kukësjanët e adershëm e të duruar nuk mund të durojnë që dikush t’i tallet me ta, nuk mund të durojnë njerëz të qenës me vuajtjen e tyre dhe të shesë me makinë luksoze mbi plagën që dhemb pa pushim... Kujtesa e tyre nuk harron. Zemra e gjerë e malësorit të fal, të mëshiron Sidomos kur ngre duart lart dhe kërkon besë. Por ajo nuk duron dhe nuk fal pabesinë. Grevisët e Kukësit nuk kërkojnë para. Ata duan që Qeveria e Berishës t'i dëgjojë, të ulet e të kuvendojë me ta dhe bashkërisht të gjejnë një rrugëzgjidhje. Duan që Shqipëria të informohet për hallin që kanë, që ajo të mësojë të vërtetën për grevën e tyre. Duan që ata që nuk zbatuan dekretin e Presidentit dhe vendimin e qeverisë të përgjigjen ligjërisht. Grevisët e Kukësit nuk duan dhunë, por mërikëtipum. Ata nuk duan t'i gënjejnë njëri. Grevisët e Kukësit akuzojnë. Akuzojnë Presidentin e Republikës dhe qeverinë e tij të paaftë, akuzojnë administratën shtetërore. Presidenti vajti në Kukës. Por vajti kur kishte hallin e vet. Le të shkojë edhe tani që kanë hall kukësjanët. Ata e presin. LUAN M. BAMA

DIALOGU ME GREVISTËT RRUGËZGJIDHJE PËR TË SHMANGUR KATASTROFËN

Këshilli i rrethit të Kukësit mbështet grevën e urisë Pas mbledhjes së jashtëzakonshme me pjesëmarrjen e drejtuesve të forcave politike në rreth dhe të Prefektit ai miraton një deklaratë drejtuar: Presidentit të Republikës Sali Berisha Kryetarit të Kuvendit Popullor Pjetër Arbnori Kryetarit të Këshillit të Ministrave Aleksandër Meksi Prefektit të Kukësit Selim Agolli Radiotelevizionit shqiptar dhe Radio Kukësit. Dhe ku kërkon. Ndërhyrjen e Presidentit, të Parlamentit dhe Qeverisë për të mos lejuar që greva të shkojë drejt flijimit; Plotësimin e kërkesave të drejta ekonomike të grevistëve; Nxjerrjen e përgjegjësisë për moszbatimin e dekretit të Presidentit Nr. 886, datë 12.7. 1994 dhe Vendimit të Qeverisë Nr. 306, datë 30.6.1994. Pasqyrim dhe informim të saktë nga Radiotelevizioni shqiptar dhe Radio-Kukësi. Këshilli i rrethit të Kukësit më datë 12 dhjetor 1994 në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme së bashku me drejtuesit e forcave politike të rrethit ku mori pjesë edhe Prefekti i Kukësit, analizoi me shqetësim dhe përgjegjësi problemet e krijuara nga greva e urisë së banorëve të fshatrave të përmbytur nga ndërtimi i H C të Fierzës. Të gjithë këshilltarët dhe të ftuarit, pa paragjykime politike; diskutuan gjërësisht dhe me preokupacion gjendjen e krijuar dhe, në përfundim unanimisht, me pjesëmarrjen e deleguesve të fshatrave ka një vendim qeverie dhe një dekret të Presidentit për zgjidhjen e këtyre problemeve; këshilli i rrethit quan të realizueshme kërkesat e grevistëve. 2. Greva e urisë e datës 3.12.1994 është e dyta për të njëjtin problem dhe është shkaktuar gjithashtu nga zvarritjet e qeverisë për ta nuancë dhe për të zgjidhur këtë problem. Për këtë çështje ka dalë vendimi nr. 306 datë 30.6.1994 dhe Dekreti i Presidentit nr. 886 datë 12.7.1994. Por kanë kaluar mbi 5 muaj, dhe asgjë deri më... asnjë detyrë nuk është zbatuar. Këshilltarët dhe forcat politike janë të shqetësuar nga mungesa e preokupacionit të Qeverisë dhe nga ngarkesa e saj për zgjidhjen e kërkesave si dhe në heshtjen e RTVSH-së (Vijon në faqen 2) në heshtjen e RTVSH-së (Vijon në faqen 2)

«Rusia dhe Shqipëria nuk do të kthehen kurrë në rrugën e vjetër»

Intervistë e ish presidentit të Bashkimit Sovjetik Mihail Gorb[a]çov dhënë posaçërisht për «Zërin e Popullit». - Bashkimi Sovjetik nuk e shkatërrova unë... - - Intervistë e ish presidentit të Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbaçov dhënë posaçërisht për «Zërin e Popullit». - Bashkimin Sovjetik nuk e shkatërrova unë... - «Ndjehem i kënaqur dhe ju falenderoj që më jepni mundësinë të komunikoj nëpërmjet “ZËRIT TË POPULLIT” me popullin shqiptar të cilin e respektoj dhe ndjej për trimërinë, për atdhedashurinë, dhe pavarësinë e vet. Transmetojmë ndjenjat e simpatisë time të sinqertë». MË GJERËSISHT DO TË LEXONI NË NUMURAT E ARDHSHËM TË «ZËRIT TË POPULLIT».

Prej një viti në Banjë nuk punohet më

— Mbi 100 mijë dollarë pajisje e makineri janë në mëshirë të fatit — Ndërtuesit e famshëm të hidrocentraleve, ose siç janë quajtur ndryshe, të veprave të dritës, në përfundim tonë, përherë kanë patur tyrën më të madha. Ata kanë çarë shkëmbinj, kanë hapur tunele, kanë devijuar lumenj, kanë punuar me përkushtim të pashembullt, edhe me heroizëm. Pasi ndërtuan hidrocentralet e kaskadës së Drinit, së fundi ata zbritën në një peisazh të butë. Ikën nga grykat e maleve dhe u vendosën në krahat të Devollit, kësaj here për të ndërtuar një vepër hidroenergjitike komplekse, edhe hidrocentral, edhe vepër ujitëse. Mirëpo, tani ata ndjehen të braktisur, të harruar. Në qytetën-fantazmë të Banjës jemi tre kolegë gazetarë që kemi shkuar për të vizituar banorë e atjeshëm, sepse punë nuk ka më. Bëhen 150 familje që jetojnë këtu, kryesisht të ardhur nga rrethet e Veriut. Shumë prej kryefamiljarëve kanë deri në 25 vjet që shërbejnë nga njëra vepër në tjetrën, por tashmë ndjehen të braktisur plotësisht. Kjo ka ndodhur sepse prej një viti në Banjë nuk punohet më. Vetëm 6-7 punëtorë, roje objektesh, janë të punësuar. Ata marrin rrogë minimale, megjithatë të lëj[r]et që “paguhen” me 2500 lekë në muaj, i kanë zili. Me të ardhurat e mëparshme jetojnë mesatarisht 5-6 pjesëtarë të një familjeje. Dikush nga kolegët gazetarë e krahas[o]n qytezën me një kamp refugjatësh. Krahasimi është i goditur. Kthina magazinash, bunkerë e tunele, baraka prej dërrase e elementë të betonit dhe banesat e dhjetra familjeve të ndërtuesve të hidrocentraleve. Njëri prej kryefamiljarëve, Mehmet Allaraj, nga Kukësi, tregon: - E kam nisur punën që 17 vjeç, në hidrocentralin e Ulzës e pastaj në disa hidrocentrale me radhë. Që prej 8 vjetësh ndodhem këtu në Banjë. Jetoj në një dhomë 3x4 m me 4 fëmijët dhe gruan. Nuk përfitojmë as përkrahje sociale e asnjë lloj ndihme tjetër ekonomike. Edhe kur u janë drejtuar zyrave të pushtetit për ndonjë lloj ndihme, ndërtuesve të veprave të dritës iu kërkohet lejëbanimi. Dhe thonë këta ndërtues: «E ku mund ta kemi lejëbanimin në një kohë që shtetëzuar nga njeri skaj i Shqipërisë në tjetrin?». Ndërsa puna është «ar[r]ifatur», sic thonë punëtorët, mbi 100 mijë dollarë pajisje dhe makineri të reja importi dergjen magazinave e rrëzëkohen të shkatërrohen. Po ashtu e tërë dëshirë e denjimi politik jo vetëm për veprën e (Vijon në faqen 3)

Mbështetje kërkesave ekonomike të grevistëve të urisë

Deklaratë e Kryesisë së Partisë Socialiste të rrethit Kukës Rrethi i Kukësit ndër më skajoret e vendit, si gjithë treva verilindore e Shqipërisë gjatë fazës së tranzicionit po përjeton vështirësi serioze. Mjaft ndërmarrje metalifere si Gjejan, Kalimash, Rexhepaj ku ishte inkadruuar fuqia më e madhe punëtore thuajse është paralizuar, për rrjedhojë papunësia kap shifra drastike. Po kështu privatizimi spontan i ekonomisë me të famshmet borde të qeverisë Meksi ka bërë që pasuria e krijuar me mundin e djersën e kuksjanëve, të (Vijon në faqen 2) gjerësisht dhe me preokupacion gjendjen e krijuar dhe, në përfundim vendosën unanimisht të deklarojnë: 1. Greva e urisë e fshatarëve që u është përmbysur toka: shtypët e tij, të Kukësit e zonave të tjera është shkakuar nga gjendja tejet e rëndë ekonomike. Këto kërkesa këshilli i rrethit i quan të drejta dhe i mbështet plotësisht. Nga ana tjetër, për-

KRYESIA E KOMITETIT KOMBËTAR TË VETERANËVE PROTESTON KUNDËR DHUNËS NDAJ KRYETARIT TË SAJ, SHOQATËS PIRRO DODDIBA

Protesta i drejtohet zotit Sali Berisha President i Republikës së Shqipërisë dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Kryesia e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ mësoi me indinjatë për dhunën arbitrare që u përdor ndaj familjes së Kryetarit të Komitetit tonë, shoku Pirro Dodbiba, të cilit më 12 dhjetor 1994 i thyhen derën e shtëpisë e i nxorën plaçkat në rrugë, ndërsa ai ishte në spital për ekzaminim urgjent kardiak. Ne protestojmë në mënyrë energjike kundër këtij akti antiligjor e antihuman. Ky veprim është në kundërshtim dhe me dispozitat ligjore në fuqi që trajtojnë çështjen e të strehuarve në banesat e refugjatëve dhe të drejtë të qëndrimi në to deri në dhjetor të vitit 1995 dhe pas sistemimit të tyre në banesa të tjera nga shtet; siç është dhe rasti i tij. Pra- Kryesia e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ i konsideron Kombëtar të Veteranëve të LANÇ i konsideron atë si akt dhune të egër e denigrimi politik jo vetëm ndaj Kryetarit tonë Kom-bëtar e jo vetëm ndaj Kryetarit tonë por edhe ndaj tërë Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it nga forca të errëta të caktuara që i kundërvihen punës sonë fisnike për mbrojtjen e idealeve të shenjta të LANÇ. Për këtë arsye kërkojmë që kjo shkelje flagrante e të drejtave të njeriut të riparohet sa më parë; të anullohet menjëherë veprimi i mësipërm antiligjor dhe të vihen para përgjegjësisë autorët e tij.

ZOTËR TË VEHTES E TË VENDIT JANË TË GJITHË SHTETASIT E REPUBLIKËS

Intervistë e Dr. Mago Lakrorit, deputet dhe anëtar i Kryesisë së PSSH, dhënë gazetarit tonë Ardian Myslimi DISA NGA MESIMET E 6 NENTORIT ’94 Për referendumin e 6 nëntorit është shkruar e folur mjaft. Keni gjë për të shtuar? — Po, kam. Mësimet e dhëna nga dy milionë persona me PO-të, me JO-të, me mëdyshjet në vlerësim dhe me mosmarrjen pjesë në votim, janë rësim dhe me mosmarrjen pjesë në votim për të gjithë madje. Do të ishte mungesë realizimi për cilindo individ ose forcë politike sikur të pretendonte që të ketë kuptuar gjithçka me menjëherë. E keni fjalën për z. Berisha, nismëtarin e referendumit të tillë? — Nuk është fjala vetëm për një njeri, qoftë ky edhe presidenti i Republikës. Referendumi i 6 nëntorit 1994 në tërësi me gjithë shumicën e votave është reflektim i gjithë shoqërisë shqiptare. Një mësim i rëndësishëm është se ai nuk e përmbysi thelbin e demokracisë në Shqipëri, kështu veçmas e për- sidenti, as 140 deputetë, as qeveria, e as dhjetë apo njëzet kryesi apo kryetarë partish, etj., - nuk ka të drejtë ta konsiderojë e ta trajtojë Shqipërinë dhe popullin shqiptar si pronë vetjake apo partiake. Për mendimin tim ky është mësimi politik e moral më themelor e më jetëgjatë i 6 nëntorit. Ai dëshmon e nxit emancipimin e shqiptarëve. Keq për atë ose ata që nuk e kuptojnë këtë. Cilin do të konsideronit mësim gjithashtu të rëndësishëm? — Më 6 nëntor populli tha që në demokraci ligji dhe institucionet qëndrojnë mbi cilindo individ dhe jo anasjelltas. Por ligjet i bëjnë njerëzit, edhe institucionet me njerëz janë; mos ka një kontradiktë ky interpretim? — Aspak. Këtu çështja shtrohet për marrëdhëniet bazë. Kur individi president, parlamentar, qeveritar, partiak, etj. sillet ndaj individëve të tjerë sipas kompetencave ligjore (statutore) të institucionit përkatës, atëherë shoqëria, përmes tij, është në marrëdhënie me ligjin e me institucionin - kjo, për mendimin tim, është themelore për një demokraci. kraci. Por kur ai ose ata, shehkin ligjin, uzurpojnë institucionin dhe ushtrojnë pushtet personal mbi individët e tjerë e mbi shoqërinë në tërësi - atëherë ecim drejt diktaturës. Shembujt e hidhur, të hershëm e të tashëm, për të ilustruar këtë ide, nuk na mungojnë. Më 6 nëntor populli u kërkoi përfaqësuesve të tij në parlament, presidentit dhe partive politike ku shtetutë që të sanksionojnë sovranitetin e vet (popullit) e jo kushtetutë që të ligjërojë një sovran për popullin. Gjithashtu kërkoi ligje të mira e institucione të fuqishme demokratike, zbatuese të këtyre ligjeve, e jo fuqizim të individëve uzurpatorë të institucioneve e shkelës së ligjeve. Me këtë tregoi që jo vetëm e kupton dhe e interpreton të kaluarën e tij, më mirë se çdo lloj politikani, por edhe përcakton qartë drejtimin bazë për të ardhmen. Megjithatë procesi për përgatitjen e kushtetutës ka mbetur në vend, në vazhdim të jemi pa kushtetutë. Kush pengon e ç'duhet bërë? — Parlamenti duhet të punojë sa më parë për kushtetutën, 6 nëntori i riktheu atij të drejtën e mohuar për këtë çështje. Por në plan të parë, me formulën tashmë të vjetërsuar, «direkt në referendum», si pengues ka dalë përsëri presidenti. Si e shpjegoni këtë, a thua nuk ka nxjerrë mësim prej 6 nëntorit? — Me sa duket nuk është lehtë që të jesh nxënës i përhershëm në politikë. Megjithatë, ndryshe nga sa mund të mendojnë disa, unë jam i prirur të besoj që Berisha - president ndoshta i detyruar nga të tjerë. Në ç'kuptim - i detyruar nga të tjerë? — 6 nëntori i dikton realizëm e jo aventurë e-presidentit të Republikës (sovrania? popull ka të drejtë t'u diktojë të zgjedhurve të tij), pra edhe të zgjedhurit prej tij të zgjedhurve të tij. Unë do të të pyesja që Berisha - president, ta përfshihendës takimet shumëpalëshe partiake që kanë filluar për këtë çështje, madje edhe t'i ftoje vetë ato. Ai duhet të gjejë forcën e nevojshme për ta bërë këtë. Për çfarë - forca e keni fjalën? — Për forcën e argumentit e të arsyes. Ai mund ta gjejë atë edhe tek 6 nëntori. Mendoj se i duhet (Vijon në faqen 3)

GREVA E URISË SY-NOHET TË MBYLLËT ME INDIFFERENTIZ-MIN SHTETËROR

Ashtu siç kemi njoftuar gjithë këto ditë, të 113 të ngujuarit në grevën e urisë në rrethin e Kukësit, dje hynë në ditën e 11. Numri i të shtruarve në spital dje arriti në 9 vetë, ndërsa të ngujuarit e tjerë në sallën e shtëpisë së kulturës të rrethit vazhdojnë, të gjithë pa përjashtim; të marrin mjekimet e nevojshme të përcaktuara nga mjekët. Dje para dite kryetari i këshillit të rrethit të Kukësit; Uk Todaj shkoi në sallën e grevës dhe u komunikoi të ngujuarve vendimin e këshillit të rrethit dhe subjektet të tjera politike se e përkrahin plotësisht grevën e urisë, e quajnë atë të ligjshme dhe se kërkesat e tyre janë të arësyeshme e plotësisht të realizueshme nga qeveria. Grevistët janë shumë të vendosur në kërkesat e tyre dhe duke parë se qeveria dhe presidenti akoma po heshtin: ata po përpiqen të bëjnë një takim me përfaqësues të Bashkimit dhe të Parlamentit Evropian. Duke biseduar me kryetarin e Partisë Socialiste të rrethit të Kukësit Muhamet Bela: ai na tha se në përkrahje të grevës së urisë tani janë të gjithë banorët e komunave të Shtinit dhe të trevave përreth; si dhe këshilli sindikal, grupi i këshilltarëve socialistë; si dhe banorë të komunave të rrethit të Hasit. Por le... është e udhështëme: tha ai: që RTVSH si dhe radio-Kukësi tregohen tepër indiferente lidhur me grevën e urisë. Vetë fakti që në sallën ku janë ngujuar, sallë pa ngrohje; nuk ka ndur asnjë telekronist për këtë problem; e dëshmon një gjë të tillë. Pra greva kërkohet të mbytet me indiferentizmin shtetëror. Nuk ka si të ndodhë ndryshe: kur 113 të ngujuarit në grevë, që përfaqësojnë 30 mijë banorë të tokave të përmbysura nga liqeni i Fierzës; janë braktisur nga qeveria Meksi duke mos u plotësuar kërkesat e tyre. Grevistët janë të vendosur në kërkesat e tyre dhe kjo nuk mund të kalojë në heshtje. Është mjaft e habitshme; përfundon Muhamet Bela; që kabineti i zotit Meksi; të angazuar i cili nuk kanë ardhur në sallën ku janë ngujuar grevistët e të komunikojë me ta; të dëshdojë shtruar e lirshëm; por qëndrojnë në heshtje të plotë, sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë. Korresp i «Zërit të popullit».

KRYESIA E KOMITETIT KOMBËTAR TË VETERANË-

DISA NGA MESIMET E 6 NENTORIT ’94