15/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 dhjetor 1994

Qeveria në vorbullën e çoroditjes së 6 Nëntorit

QEVERIA E ARRNUAR NË PARLAMENT KRYEMINISTRI MEKSI: ME QAN BURRIN SE UNË KAM PAK PUNË QEVERIA E ARRNUAR NË PARLAMENT KRYEMINISTRI MEKSI: ME QAN BURRIN SE UNË KAM PAK PUNË - Fehmi Abdlu, PS - Ne nuk kemi vendosur që parlament të krijohen hallka qeverisëse, siç janë krijuar. Qoftë edhe për këtë kryeministri duhet të japë shpjegime. - Eduart Selami, PD - Ne si parlament kemi të drejtë të themi se zv. kryeministri Vrioni i porsae-mëruar nuk mund të përfaqësojë dot zotin Meksi. - Petrit Kalakula, PDD - Unë kërkoj që kryeministri të na thotë për ministrat e shkarkuar; janë të korruptuar apo të paaftë? - Perikli Teta, PAD - Për ministrin e drejtësisë, zotin Frashëri thonë se është dënuar si bixhozçi. Zoti Meksi mund të na sqarojë si është e vërteta. Me sa duket diskutimi për mira- timin e rendit të ditës të parlamentit u bë një shkak real që deputetët e të gjitha grupeve parlamentare të shprehnin një të vërtetë që «zien», por që nuk i ishte dhënë rasti të shpërthente. Sapo zoti Pjetër Arbnori caktoi që të futet për miratim në rend të ditës dekreti i presidentit për emërimet në qeveri, filloi debati i shumëpritur, i cili duhet tërheqë në skenë jo pak «mallë» e «pakënaqësi» rreth praktikave në të gjitha planin qeverisës. Deputeti Kalakula, ndër më të papërmbajturit për të denoncuar pakënaqësitë e cilësoi si të domosdoshëm ardhjen e zotit Meksi në parlament për të thënë Masa dhe kryeministrit në parlament për të dhënë shpjegimet përkatëse. Kalakulën do të ishte diktim që ai Abdiu kthimi i kryeministrit dhe dëgjimi i tij ishte domosdoshmëri. Nëse parlament nuk kemi vendosur për të krijuar hallka qeverisëse siç janë krijuar, tha ai, qoftë dhe për këtë zoti Meksi duhet të shpjegojë në parlament. Ishin argumentet e zotit Abdiu ndoshta që menjëherë pas tij e mori fjalën kryetari i PD-së, deputeti Eduart Selami, i cili kërkeseën e deputetëve paralelës që zoti Meksi të vinte në parlament e konsideroi të arsyeshme. Më tej zoti Selami «goditi» me fort kur tha kryeministri Dyler Vrioni nuk mund të përfaqësojë dot zotin Meksi». Edhe Selami, ashtu si Meksi, kërkoi konsensus në shkeljen e ligjit lidhur me kohën e miratimit të dekretit, të presidentit ndërkohë që për deputetin e PS Abdiu nuk kishte asnjë shkelje ligji. Sërën e problematikës për kryeministri duhej të përgjigjej para parlamentit e zgjeroi deputeti i PAD Perikli Teta. Për deputetin Teta Meksi duhet të sqaronte, qoftë edhe për opinionin disa gjëra që përfliten për ministrin e drejtësisë, zotin Frashëri Thonë, tha ai, se zoti Frashëri është dënuar si bixhozçi. Është apo nuk është e vërtetë, këto të sqarohen nga kryeministri. Pas hedhjes në votë u vendos gati në unanimitet që dekreti i presidentit të futej në rendin e ditës, por të diskutohej e miratohej pasi kryeministri të vinte në parlament për të dhënë spjegimet e kërkuara. BASHKIM KOÇI kula, ndër me Masardhja e kryeministrit në parlament për të dhënë spjegimet përkatëse ‘r Kalakulën do të ishte diktim që ai të linte sallën e parlamentit Kryetari i kryesisë Pjetër Arbnori, duke ndjerë reagimin total të deputetëve në sallë hodhi për «shpëtim» autorizimin e zotit Meksi që rreth këtyre problemeve që shqetësojnë deputetët të përgjigjej zv. kryeministri i posaemëruar, Dylber Vri-oni. Deputeti i PD-së, Minga ndoshta për të mos u shfaqur fare hapur që zoti Meksi të vinte në parlament kërkoi të gjendej konsensusi për ta shtyrë kohën e miratimit të dekretit, duke pritur aq sa kryeministri të kthehej nga shërbimi jashtë shtetit. Linjën e lëvizjes të zotit Meksi Rinas-Paris-Kajro-Rinas dhe detyrimin në parlament e bëjnë edhe më të domosdoshëm argumentet që solli deputeti PS, Fehmi Abdiu. Për

Dajë e nip - ministra të qeverisë Meksi

— Nepotizmi në radhët e pushtetarëve të sotëm të Partisë Demokratike nuk njeh asnjë cak e asnjë skrupull. — Pas shpalljes së ndryshimeve të treta në qeverinë Meksi, që u konsideruan nga analistët si një tërmet në qeverisjen e PD-së, shumëkush u çudit sesi është e mundur që një ministër që ka drejtuar dikasterin e Punës e të Emigracionit (ndonëse për tre vjet s’ka patur as punë e as emigracion), ngrihet në përgjegjësi e bëhet zëvendëskryeministër. Dhe çuditë s’kanë të sosur. Për më tepër, ish-ministri që ka ndenjur darkur për tre vjet dhe që ka diplomën e ekonomistit agrar, drejton sot dikasterin e ndërtimit e të turizmit! Akoma më shumë u çuditën njerëzit kur mësuan se në të vetmin vend të botës, në Shqipëri, ministri i financave nuk është as financier e as ekonomist, por inxhinier mekanik. Nuk u tha kurrë në diskutua në parlament problemi i ndryshimeve në qeveri: përse nuk bashkojmë Ministrinë e Mbrojtjes me Ministrinë e Shëndetësisë? Ishte një akuzë therëse, ekstremiste, por që shprehte një realitet faktin që qeveritarët tanë në shtabin drejtues të PD-së, përfshirë edhe Presidentin, pas dëshpimit të referendumit të 6 nëntorit, nuk dinë ç’të bëjnë me pushtetin. Ata sillen me të si mbalo… Fakti i fundit që tregon se deri ku ka arritur kriza pushtetare e PD-së, është ky: ministri i parë-samëruar i dikasterit të Punës, Emigracionit dhe Përkrahjes Sociale, zoti, Engjëll Dakli, është tamam nipi, ose më saktë, djali i së motrës së ministrit të Burimeve Energjitike e Minerare, Abdyl Xhaja. Përseri në Shqipëri u arrit një rekord: nip e dajë janë anëtarë të një kabineti qeveritar. Kjo tregon se nepotizmi ka pushtuar çdo qelizë të mendimit të Partisë Demokratike, partinë në pushtet. Një burim nga Elbasani thotë se emërimi i zotit Engjëll Dakli si ministër u bë pas pakënaqësive të shprehura nga dega e PD-së së këtij rrethi se kuadrot elbasanas nuk po vlerësohen. Saqë, ky emërim është pritur me konsideratë, por edhe me një farë çudie se perse e pranoi zoti Dakli këtë post gati honorifik. Dikush e vlerëson ngritjen e tij në përgjegjësi si paralajmërim për uljen e dajës nga pozita e ministrit, për më tepër që ka kapërcyer pa dhe pa efikasitet Qeverinë e stabilitetit të Ylli Bufit, atë teknike të Vilson Ahmetit dhe Qeverinë Meksi të retushuar disa herë. ELSA SANI.

ZGJIDHJE REALE TË PROBLEMEVE, JO «LETRA ME VLERË»

ZGJIDHJE REALE TË PROBLEMEVE, JO «LETRA ME VLERË» - Grevistët në ditën e 12-të të grevës kërkojnë mbështetje - Parmbërëm RTV-ja në emisionin e lajmeve tha se do të bëhet kompensimi i plotë i banorëve të zonave të përmbytura dhe se u ngrit grupi i punës për financimin e familjeve të tyre. Lidhur me këtë problem dje u lidhëm në telefon me kryetarin e këshillit të rrethit UK Todaj, i cili na tha se greva e urisë vazhdon. Grevistët e dëgjuan me vëmendje TV-në dhe janë të pakënaqur nga informacioni i dhënë. Grevistët i qëndrojnë besnik dy kërkesave të tyre: kredinë ta marrin 100 për qind në Kukës në dorë dhe që toka t’u quhet tokë trualli. Si dhe kërkojnë që presidenti të vijë në Kukës për të biseduar me grevistët. Dje përfaqësia e grevës u takua me përfaqësues të Komunitetit Evropian përfaqësues me qendër në Kukës, ku u bisedua për kërkesat që shtron greva ata. Përfaqësuesit e KE u shprehën se do të insistojnë në të gjitha organet kompetente për zgjidhjen definitive të kërkesave të tyre. Lidhur me këtë takim si dhe me vazhdimin e mëtejshëm të grevës, biseduam edhe me nënkryetarin e saj Besnik Oruçi si dhe me kryetarin e Partisë Socialiste të rrethit, Muhamet Bela. Përfaqësia e grevës nxorri dje një komunikatë, pasi ata nuk janë të kënaqur me ato që u thanë në TV dhe se ditën e premte paradite, para pallatit të kulturës së rrethit do të zhvillohet një miting. Sipas komunikatës së përfaqësisë së grevës, ata kërkojnë zgjidhjen konkrete të problemeve të ngritura sipas dekretit të presidentit të muajit korrik dhe vendimit të qeverisë dhe jo letra me vlerë, siç i quajnë ata letrat me vlerë në kuadrin e privatizimit të hidrocentralit. Të bën përshtypje, thotë Muhamet Bela mosardhja e qeveritarëve për dialog mes grevistëve. Njëkohësisht grevistët distancohen nga çdo veprim që mund të kryhet dhe «grevëvullnetarë» që mund të lindin në mbarevajtjen e veprimtarinë jetësore të njerëzve në fshat e në qytet. Ata kërkojnë solidarizimin dhe mbështetje sepse janë në ditën e 12 të grevës së urisë dhe asnjë hap nuk po bëhet për bisedime me grevistët. Kukësi nuk është larg për qeveritarët që të vijnë e të zgjidhin hallet me ta, të vizendojnë lirshëm. Grevistëve u kanë ardhur mjaft letra e telegrame solidarizimi nga fshatra të rretheve Kukës, Has e Tropojë. Bile në fshatin Fierze mjaft përfaqësues të familjeve që u është përmbytur toka janë futur edhe ata në grevë urie. Jashtë sallës, para pallatit të kulturës, ka plot njerëz, banorë të qytetit e të fshatrave, që mbështetin grevistët. Shumë prej tyre qëndrojnë edhe natën pranë zjarreve të ndezur, sepse bën ftohtë dhe ka mjegull të madhe. Grevistët falenderojnë të gjithë ata që i mbështetin dhe solidarizohen me ta. Gjithashtu edhe partia Socialiste në rreth nuk është dakort me informacionin që dha TV-ja parmbërëm, sepse thotë Muhamet Bela, ndryshe nga para fushatës së referendumit e ndryshe po veprohet tani. Shuma e caktuar për të bërë kompensimin e banorëve të zonave të përmbytura nuk i përballon nevojat e grevistëve dhe ajo jo vetëm jopejt nëpërmjet enteve të banesave sepse ata të mbajnë tatime të ndryshme. Nga maja e piramidës gjendja kështu nuk niset fare, por të ulim këmbët në tokë për të zgjidhur dialog me grevistët dhe të zgjidhen hallet e tyre sa më shpejt. Korresp. i «Zërit të popullit»

TË PAKTËN EDI E DI SE ÇFARË ËSHTË

Edhe dje lexuam me mallëngjim të thellë shkrimin e më të thellit të PD - Edi P: (P do të thotë Palokë, në njëjës- me titullin «Ç’[?] laj kam unë «ignoranti»); Aty Edi P. e tregon realist dhe e pohon me gojën, me shkrimin dhe firmën e tij se është ignorant dhe nuk ka asnjë faj që nuk i kupton ato që shkruhen në gazeta: Gjenë e mirë! Edi duhet përgëzuar për sinqeritetin dhe guximin: Të di se çfarë është! Dhe kjo nuk është pak. Se ka të tjerë Edër, që nuk e dinë se çfarë janë. Psh, mund ta dinë veten kryetar partie dhe janë vetëm kukulla butaforike. Kështu, Edi P. ka bërë përparim. I urojmë suksese në njohjen e mëtejshme të vetvetes: E. P.

KËNGETARJA E MIQËSISË

Na shkruajnë refugjatët KËNGETARJA E MIQËSISË - Kushtuar këngëtares së mirënjohur greke Marinela - Janë vitet ’70-’80. Një vajzë e re greke përhap në Europë me sukses këngët e popullit të saj të lashtë. Me këtë popull ne gëzime shmë afër po dhe shumë larg njëkohësisht. Edhe plot suksese në vendlindje e në sallat e Europës ajo kalon edhe oqeanin, ahkon në Amerikën e largët dhe prej atje erdhi në qytetin më të dashur për ne, në Tiranë, duke u bërë një ndër ato artiste që thyen akullin e marrëdhënieve të ftohta midis dy vendeve. Çështje e vërteta ftesa e atëhershme na ana e shtetit fqinj, e besojmë Marinela. Por ky qe dhe tasi Marinelen, që në këto vite të vështira, të nxirrte në pah dhe një obligim i ri për karrierën e mëtejshme. Ora e ditës të tjera e shqetëson me frek… [?] kristalizimit të muzës? [?] për të kërkuar artistike apo fond? Për dhjetë vjet rënkime, për të mos bërë? [?] Nga këto thashetheme… [?] Por ajo ka qenë […] Marinela a një vajzë këngëtare greke, me zërin e saj karakteristik. Një vajzë e re me individualitetin artistik e popullaritetin që gëzon, ndonëse kanë kaluar shumë vjet nga vizita e saj në Shqipëri, është shumë e njohur midis nesh. Zërin e saj shumkush e ka në kaseta magnetofoni, këngët e saj, si mesazhe miqësie, shumëkush i këndon në gëzime. Por pak kush di që gruaja burrë? [?] prej tre vjetësh në shtëpinë e saj një çift refugjatësh shqiptarë. Këta janë një çift të rinjsh nga jugu i Shqipërisë, që hal[i] i ka hedhur në Greqinë fqinje. Tek Marinela ua kanë gjetur mikën dhe prindin, kanë gjetur sjelljen korrekte e shembullin e sjelljes së mirë. Le të ilustrojmë këtë me një shembull të thjeshtë, por shumë kuptimplotë, që më mirë se kushdo e ndjenë emigrantët. Kur shtrëhet fryrja për të ngrënë, nëse një [?] ka gjuhë edhe dy shqiptarët. Me një përkujdesje fine, aspak vekanët? [?] harrojnë se je i huaj në shtëpinë e Marineles. Megjithatë, pothuajse kjo shtëpi bëhet në duar e të refugjatëve vetëm e një? e saj për arsye të ngarkesës së madhe është larg nga puna e punëve të përditshme. Turneu i saj pranverën që shkoi përfshinte disa koncerte në Qipro, dhe pati një sukses të madh. Tani ajo po përgatitet për një udhëtim në Kanada. Ndonëse e ngarkuar me plot punë ajo gjen kohë të merret me të rinj nga Shqipëria, që fillimisht nuk kishin fare haber për gjuhën greke. Komunikimi shembullor i Marineles i bënte më të harreshem ato minuta apo ato orë që ato rrijnë bashkë. Vijët në verë çift i refugjatëve shqiptarë shkoj për pushime në Shqipëri. Pasi u mallën me prindërit me miqtë, u nisën prapë për Athinë. Në Kakavijë, Lika, gruaja, kaloi pa probleme, ndërsa Çetja, burri, jo vetëm që s’kaloi por u gjtha dokumentat dhe viza ju grisën. Marinela u shqetësua dhe me menjëherë, që të nesërmen, nisi për në Kakavijë me tre bashkë me shoferin, që vetë nuk kishte mundësi. Sepse lek dy shqiptarët kishin gjëte? [?] të zemrës. Por e bënte edhe sepse ajo është (Vijon në faqen 3)

Prefekti i Lezhës kundër Presidentit dhe Parlamentit (!)

Edhe para pak ditësh nëpërmjet një shkrese ishte tërhequr vëmendja lidhur me zvarritjet e pajustifikuara në zgjedhjen e këshillave dhe kryepleqve të fshatrave. Ka dy muaj që pleqësive dhe kryepleqve u ka mbaruar mandati, në këtë mënyrë abuzohet hapur me votën e lirë të popullit. Le ta marrim për një moment si të mirëqenë (megjithëse nuk është e tillë) justifikimin e drejtuesve të rretheve: «Kemi qenë të zënë me mbledhjet e Referendumit». Nga 6 Nëntori kanë kaluar mbi një muaj. Përse zvarritet zbatimi i kësaj detyre; e cila duhet të ishte përfunduar që në fillim të muajit Tetor? Në këshillin e rrethit të Mirditës tek pushtimin mbi ecurinë e kryerjes së kësaj detyre, njihemi me një fakt jo pak të çuditshëm. Prefekti i Lezhës, noti Esat Hasani në shkresën e tij nr. 10 dt 16.11.1994 urdhëron këshillin e rrethit të Mirditës që zgjedhja e pleqësive dhe kryepleqve të anullohet gjër më një urdhër të tydytë. Kush është arsyeja e lëshimit të këtij urdhëri? Në këshillin e rrethit të Mirditës justifikohen: «Urdhëri i prefektit është i detyrueshëm për t’u zbatuar»; pavarsisht se edhe ata e dinë fort mirë arsyet e kësaj zvarritjeje, por ja që këtë urdhër e përdorin si «çadër mbrojtëse». «Korresp. i “Zërit të Popullit”»

Një humbje që nuk e meritojmë...

FUTBOLL Një humbje që nuk e meritojmë... SHQIPËRIA 0 – GJEORGJIA 1 Është mbyllur përsëri me humbje gjeorgjianëve, edhe ndeshja e tretë e ekipit tonë përfaqësues në kuadrin e eliminatoreve të kampionatit evropian. Pas lojërave të pëlqyeshme në Uells dhe Tiranë kundër përfaqësuesve të Uellsit dhe Gjermanisë, pritej me të drejtë jo vetëm rritja në lojë por ajo që është më e rëndësishmja, fitorja kundër njëmëbëdhjetëshes gjeorgjiane në ndeshjen e djeshme që u zhvillua në stadiumin kombëtar «Qemal Stafa». Miërpo gjithçka është fiksuar që në minutën e 18 të pjesës së parë pas golit të vetëm të shënuar pas një aksioni të rrjedhshëm të gjeorgjianëve. Njëmëbëdhjetëshi i Bajkos pas rasteve të krijuara që në fillim të ndeshjes, nuk arriti t’i impononte kundërshtarit gjat 45 minutave të pjesës së parë, për t’u shfaqur në 45 minutat e dytë krejtësisht i ç’penguar, i organizuar dhe ç’ka është evidente i rrjedhshëm. Që në fillim të pjesës së dytë ekipi ynë e nisi lojën sikur e kishte harruar rezultatin e pjesës së parë, me synimin e qartë drejt portës së gjeorgjianëve. Ndërmjet të detyruarve të Vatë e Lekbelos nuk e zbehën lojën, madje aktivizimi i Shukut dhe Majos e gjallëroi atë. Mjeshtri Demollari u bë zotërues i plotë i mesfushës, madje me dy goditje standarte që tronditën shtyllën ishte njeriu më pranë golit, por edhe me pafat njëherësh. Gjithsesi loja që e pëlqyeshme dhe dëmtimet që luajtën meritojnë përgjegjësi; pa harruar këtu gjithë stafin drejtues të kombëtares me trajnerin Bajko në krye dhe gjithë ekipin e dashamirësit e shumtë të ekipit kombëtar që nuk munguan edhe për këtë ndeshje. Të dielën, më 18 dhjetor në ora 15.30 Bajko do të jetë në Gjermani me përballë Berti Vogtsit për të dytën herë në gati një muaj. Kombëtarja jonë ka dalë të luajë me dyfishin edhe në Gjermani, madje e ka detyruar trajnerin e atëhershëm Jup Derual [?] të ngrihet nga bankina për t’iu hedhur topat lojtarëve, pas golit të çmuar të Tomorrit. «Korresp. i “Zërit të Popullit”»

Mbledhje e Komitetit Drejtues të FRESSH-it

Ditën e shtunë më datë 17 dhjetor 1994 në ora 11 në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të FRESSH-it. Zëdhënësi i FRESSH-it.