Interpelancë me Ministrin e Brendshëm Agron Musaraj
6 nëntori u përgjak. Z. Musaraj ende “nuk di gjë...”
- Mos donte zoti Ministër që njerëzit e rrahur e të gjakosur të vinin në Parlament?
Interpelanca me Ministrin e Rendit Agron Musaraj, kërkuar nga grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, synonte të hidhte dritë rreth dhunës së ushtruar nga forcat e rendit, mbi anëtarë dhe simpatizantë e PS-së gjatë fushës për zhvillimin e Referendumit. Deputeti Gramoz Ruçi parashtroi edhe një herë problemet për të cilat mund dhe duhej të jepte shpjegime përkatëse Ministri i Rendit. Pyetjet ishin të qarta; të drejtpërdrejta, pa sjellë asnjë hamendësi rreth përgjegjësisë të Ministrisë së Rendit Publik. Pra, me dy fjalë kërkesa ishte: Kish apo nuk kish dijeni zoti ministër për dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar në disa rrethe të vendit nga forcat e rendit. Dhe në se po, ç’masa kish marrë ndaj shka[t]arëve si drejtues kryesorë i Ministrisë së Rendit Publik? Është e çuditshme; por duhet thënë se për çdo shfaqje për 6 nëntorin e përgjakur gati gjithçka nuk kishte ndodhur. Sipas tij organet e rendit publik para referendumit dhe gjatë procesit të zhvillimit të tij ishin impenjuar seriozisht për të ruajtur qetësinë, për të marrë në mbrojtje rendin, dinjitetin dhe personalitetin e njerëzve. Madje, për zotin ministër në të gjitha analizat e bëra për periudhën në fjalë nuk rezultonte qoftë dhe një fakt për veprime të paligjshme! Ndërkohë dhe i vogël, që sipas reagimit të Ministrit të Rendit dukej si nuk duket sikur nuk kish ndodhur në Shqipëri por në Hololulu, nuk kishte të bënte fare me diktatoren e tij, por me pushtetin lokal. Mos ndoshta ky zëri don’t të ishte në Parlament të vinim të gjithë ata që u rrahën, e u gjakosën nga forcat e rendit në mënyrë që të bindej? Por më skandaloz ishte deklarata “Unë them se policia ka mbajtur një qëndrim dinjitoz”. Në një farë mënyre ai kërkoi nga Parlamenti, ndoshta dhe nga zoti Arbnor-i, që t’i jepnin një fletë nderi për sakrificën që kishin bërë për ruajtjen e rendit të diktaturës dhe të gjithë njerëzve që kanë marrë pjesë në mbrojtje. Përfundimisht, dje në Parlament Ministri i Rendit e hodhi lumin turbullt, pa u lagur fare. [Fragmenti mbyllet]
Dhuna politike dhe policore tipar themelor i shtetit të sotëm
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Gramoz Ruçi
Z. Kryetar, Të nderuar deputetë!
Z. Kryetar,
Të nderuar deputetë!
Grupi Parlamentar i PS ka kërkuar në interpelancë pranë këtij Kuvendi, Ministrin e Rendit Publik, z. Agron Musaraj për të na dhënë përgjigjeme për mjaft veprime ant ligjore e antidemokratike të organit që ai drejton. Konkretisht:
1. Grupi Parlamentar i PS do të dijë se përse deget e Rendit në mbi 85 për qind e tyre kërkesave të subjektit tonë për tubime e manifestime u është përgjigjur negativisht duke mos i lejuar të zhvillohen në terrene e sheshe të caktuara të njohura për tubime, por i lejojnë vetëm në ambiente të mbyllura dhe këto të fundit edhe kur vetë rendi i ka autorizuar po nga vetë Policia është bllokuar e penguar zhvillimi normal i aktiviteteve.
2. Grupi Parlamentar i PS dhe jo vetëm ai do ta dijë se në mjaft tubime me anëtarë e simpatizantë të saj, persona të njohur, pushtetarë kanë ushtruar veprimtari ant ligjore, antidemokratike, antinjëzore.
- A janë evidentuar këta persona?
- A mund të na thoni motivet që i kanë shtyrë për kryerjen e këtyre veprimeve?
- Ç’masa ligjore dhe administrative janë marrë nga organet e rendit ndaj organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtyre veprimeve?
3. Para datës 6 Nëntor ambiente të PS, përfaqësues të PS në Parti, në pushtetin lokal dhe në komisionin për referendum janë ndaluar nga disa degë rendesh, u është bërë presion, u është privuar liria si qytetarë pa asnjë motiv të përligjur. - Ç’masa janë marrë nga kjo Ministri për të vënë para përgjegjësisë shkatarrët e vërtetë që zbatojnë antialigjin në emër të ligjit?
4. Në datën 6 Nëntor në disa rrethe të vendit e në mjaft qendra votimi është ushtruar në kundërshtim të plotë me ligjin dhuna fizike e psikologjike e deri në manipulime të rezultatit të Referendumit drejtpërdrejtë nga përfaqësues të organeve të rendit. A njihen këto raste nga ju dhe mbi të gjitha në emër të kujt kanë vepruar, ç’masa janë marrë ndaj tyre? Kjo veçanërisht për rrethet Mallakastër, Berat, Fier, Lushnjë.
5. Para, gjatë dhe pas referendumit, militantë e simpatizantë të PS janë ndaluar nga organet e rendit deri 48 orë, janë rrahur e keqtrajtuar barbarisht e janë dënuar administrativisht, sa është numri i tyre dhe shkallë vendi? Si i konsideroni ju si Ministër? Në se i quani të drejta na thoni arsyet dhe motivet ligjore. Në se i quani të padrejta na thoni masat që keni marrë për t’i vënë para përgjegjësisë ligjore dhe administrative shka[t]arët.
Fjala e Gramoz Ruçit pas interpelimit të ministrit të brendshëm
E dëgjova me shumë vëmendje atë ç’ka tha ministri i brendshëm z. Musaraj. Por më çudit fakti që ai nuk parashtroi para këtij parlamenti argumente a fakte mbi të cilat mund dhe duhet të kishte bërë analiza përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore e asaj administrative shkelësit e ligjit.
Dy janë arsyet për mendimin tonë, ose ai si di ose i di dhe i mbulon.
Cilado qoftë arsyeja ato ngarkojnë me përgjegjësi pas këtij raportimi, z. Musaraj.
Para se të parashtroj faktet dhe argumentat për t’ju dhënë përgjigje problemeve që parashtrova në fillim, edhe njëherë publikisht dëshiroj të mbajtur një qëndrim fyese ndaj miqve e të mirave shqiptare të cilët kanë përjetuar realisht banditizmin e forcave të rendit në mjaft rrethe të vendit. Pyetja që bëhet nga këta njerëz të ndershëm është: Mirë që zoti Musaraj nuk paska vajtur asnjë informacion në dikaster për ndodhitë skandaloze, po skena e Vorës, e Fushës, Sarandës që ia ka dhënë RTV-ja e tij tëra herë në ditë në emisionet e lajmeve, nuk i ka parë? Po informacionet që ka përcjellë shtypi për masakrat në Berat; Lushnjë, Pogradac; të shoqëruara edhe me fotografi nuk i ka lexuar? Është turp për një ministër Rendi i cili dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve të tij, që pretendojnë se e ka marrë në mbrojtje i del në krah të rrugaçërisë. Megjithatë, aq më keq për Ministrin Musaraj. Aq më keq edhe për z. Arbnori, i cili i ndërrreu fjalën deputetit G. Ruçi, në kohën që ai bënte ekspozën e masakrave të policëve të Musarajt.
Mbi 15 për qind të kërkesave tona policia iu [Vijon në faqen 3]
EVROPA KËMBËNGUL: ÇËSHTJA NANO PËRSËRI NË REND TË DITËS
Të hënën në Tiranë delegacioni i Komitetit të Unionit të Gjenevës
- Nëse reagimi vazhdon zero, në Mars në Madrid tjetër shqyrtim i çështjes Nano. -
Ditën e hënë mbërrin në Tiranë një delegacion i Unionit Ndërparlamentar për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Deputetëve i cili kryesohet nga Kryetarja e Komitetit të këtij Unioni, zonja Zhosi Mejer.
Pas shqyrtimit për disa herë me radhë në disa takime të tij si në Gjenevë, Paris, Kopenhagën, të çështjes më të bujshme të politikës shqiptare, Çështjes Nano, Unioni për Mbrojtjen e Lirive të Deputetëve dërgon së fundi në Tiranë një delegacion të tij që me takime të tjera do të kontaktojë drejtpërdrejtë dhe me zotin Nano.
Lidhur me këtë vizitë nënkryetari i Partisë Socialiste Luan Hajdaraga, Kryesues i delegacionit të PS në të gjitha takimet e Unionit tha dje për gazetën:
Me datën 19 dhjetor vjen në Tiranë një delegacion i Komitetit të Mbrojtjes së Lirive dhe të Drejtave të Deputetëve i kryesuar nga zonja Zhosi Mejer e cila është kryetare e Komitetit të këtij Unioni. Ajo shoqërohet nga një ekspert i probleme- (Vijon në faqen 2)
Grevistët duan zgjidhje, jo konstatime, aq më pak mashtrime të tjera
- Prononcim i nënkryetarit të PS dhe kryetarit të grupit parlamentar Namik Dokle.
Pyetje: - Dje parlamenti shqiptar votoi që të hyjë në rend të ditës seanca e pyetjeve për kryeministrin Mečksi e kërkuar nga grupi i PS ndërkohë që greva hynë në ditën e 13-të saj.
Ju ishit në Kukës, u takuat me grevistët. Çfarë konstatuat? Përgjigje: Çfarë konstatova?! Më duket se edhe ju po e shtroni pyetjen si ndonjë ministër i qeverisë Meçksi. Ajo çfarë po e rëndon situatën është pikërisht konstatimi, të cilit i mungon zgjidhja. Ndërsa grevistët duan zgjidhje dhe jo konstatime. Ata u ngopën me konstatime, por u mungon buka e tokës së tyre. Ata u «ngopën» me dekretin Nr. 886 të Presidentit, i cili akoma, pas kaq muajsh ende s’ka filluar të zbatohet. Ata u «ngopën» me vendimin Nr. 306 të qeverisë, nëntë pikë e të cilit kanë mbetur akoma në letër. Pra, po t’i përgjigjem pyetjes tuaj drejtpërdrejtë, konstatoVa se grevistët kanë plotësisht të drejtë, se ata janë tepër të durueshëm e tolerantë, se ata i njohin edhe vështirësitë reale të qeverisë dhe i kanë reduktuar kërkesat e saj tane të vendosur t’u japin fund «konstatimeve» dhe të arrijnë në një zgjidhje përfundimtare. Pyetje: - Duke pasur parasysh përvojën e hidhur të grevës së parë ku u përdor dhunë ndaj grevistëve e më pas ata dolën duke patur si garanci dekretin e presidentit Berisha, çfarë prisni nga kjo interpelancë dhe a mendoni se do të zgjidhen ndonjëherë kërkesat e këtyre njerëzve? Përgjigje: Është pozitiv fakti se nuk shikojmë ndonjë përpjekje të qeverisë, apo të segmenteve të saj për të përdorur dhunën. Megjithëse, ndonjë përfaqësues i qeverisë i ka kërcënuar grevistët se do t’u nxjerrin si ish - të burgosurit- shikojë se pakët disa të tjerë tashmë kanë nxjerrë një mjeshtëri: populli s’mund të kërcënohet me polici dhe as me Shik. Më duket gjithashtu pozitiv fakti që edhe deputetët e Kukësit, pas takimit që ne bëmë me grevistët, janë bashkuan zërit tonë për t’u dhënë fund drejt grevistëve. Edhe presidenti bëri mirë që lëvizi nga vendi. Por duke marrë parasysh edhe përvojën e hidhur të grevës së Majit, mashtrimin e madh që u bë nga qeveria dhe qeveritarët, qeveritarë paaftësinë e presidentit ta vënë në lëvizje një dekret të çi-druaj se problemi mund të futet përsëri në ingranazhet e mashtrimit e të zvarritjes. Për mua s’ka rëndësi se ç’do të bë-në Meksi në interpelancën që kanë kërkuar. Unë do të pranoja që ai as mos të më përgjigjej fare mua, nëse ç’tua zgjidhte hallet banorëve të atyre zonave Kjo do të ishte inter-pelanca më e mirë.
Shqipëri - Maqedoni
Qeveria e Maqedonisë ndalon hapjen e universitetit në gjuhën shqipe
A do të flasë Presidenti
Mund të jemi në një vështirësi e shpërthimi të një konflikti, ashtu mund të jemi në vështirësinë e një pranverë ndërkombëtare në Maqedoni. Shkak për këtë mund të bëhet hapja ose ndalimi i Universitetit të gjuhës shqipe nga autoritetet e Maqedonisë, për të cilin shqiptarët kërkojnë: të punojnë, sistemit dhe me mjete demokratike. U bë e shprehur më 16 korrik 1994 dhe shurdhërisht e autoriteteve maqedonase-ja, hapja e Universitetit të gjuhës shqipe nga autoritetet e Maqedonisë. Nëse çështja në mënyrë do të bëhet... [teksti i imazhit i paqartë] ...
Ya Shqiptarët dhe ana. Tirana [pjesërisht e palexueshme] ...
Miratohet projekt-rezoluta për situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë
Në Sesionin e 49-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Miratohet projekt-rezolula për situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë
Me 105 vota pro, 3 kundër dhe 30 abstenime, Komiteti i Tretë i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, miratoi kështu me shumicë votash Projekt-Rezolutën për Situatën e të Drejtave të Njeriut në Kosovë. Ajo u kon sponsorizua nga 28 shtete: Shqipëria, Italia, Gjermania, Austria, Danimarka, Turqia, Bosnja-Hercegovina, Kroacia, Norvegjia, Pakistani, Portugalia, etj. Ko-sponsore të projekt-rezolutës, pas paraqitjes së saj, janë edhe SHBA, Kanada, Franca etj.
Votuan kundër Federata Ruse; Tanzania dhe India; ndërsa midis shteteve që abstenuan ishin edhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqia, Sierra Leone, Kameruni etj. Sipas tyre, ekziston një projekt-rezolutë për situatën në ish-Jugosllavi dhe nuk ka nevojë të miratohet një rezolutë tjetër për një pjesë të territorit.
Komiteti i Tretë i rekomandoi Asamblesë së Përgjithshme miratimin e rezolutës, që pritet të bëhet javën e ardhshme. Kjo prapë një moment i rëndësishëm.
(Vijon në faqen 4)
Ngjarje tragjike: 10 të vdekur në liqenin e Shkodrës
Shkodër - Malësi e Madhe
Ndërsa opinioni në rrethin e Malësisë së Madhe priste të mësonte për misterin e zhdukjes së katër banorëve të fshatit Grizhë që prej 20 ditëve në një tjetër ngjarje e dhimbshme dhe tragjike pasoi dje përsëri në këtë rreth.
Dallgët e liqenit të Shkodrës për-pinë në mënyrë jetën e 10 vetëve. Ishin 14 vetë që në orën 7 të mëngjesit hypën në një lundër në breg të liqenit në afërsi të fshatit Kosan pa Bazës për të kaluar kufirin për në Mal të Zi. Pas janë larguar rreth 2 kilometra nga bregu, dallgët e liqenit të tërbuara egërsisht nga erërat e forta iu frynin pa pushim, e kanë përpirë lundrën dhe bashkë me të edhe jetën e dhjetë njerëzve. Katër të tjerët arritën të shpëtojnë duke notuar dhe në saje të ndihmës së një varke që është ndodhur afërsiisht.
Njoftimi për këtë ngjarje tragjike dhe të dhimbshme u përhap brenda pak orësh në rrethin Shkodër dhe
(Vijon në faqen 2)
Greva e urisë akuzohet
- Situata e rënduar mund të dalë jashtë kontrollit
- Grevistët pranojnë takim vetëm në Kukës. Ata kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave ekonomike
:
- Toka e përmbytur të njihet vetëm si tokë-truall.
- Kompensimin e tokës me lekë në dorë dhe me tokë bujqësore të kategorisë së parë,
- Kredia të jepet me lekë në dorë dhe vetëm pranë bankave të rretheve Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë në masën 100 përqind.
- Mbi 100 grevistë e urisë dhe përkrahësit e tyre protestojnë edhe kundër RTVSH-së.
Kërkesa e tyre i është drejtuar Presidentit të Republikës Sali Berisha,
Kryetarit të Parlamentit Pjetër Arbnori,
Kryetarit të Këshillit të Ministrave Aleksandër Meksi
RTVSH-së.
Më datën 13 dhjetor 1994, në ditën e njëjtë me takimin tonë në grevën e urisë, ndodëm si zakonisht me intervistim lajmet në televizion, ku konstatua-am se - Presidenti i Republikës në takimin që kishte rezervuar me deputetët e zonave të përmbytjes kishte kërkuar nga Qeveria që të zbatoheshin dekreti nr. 886, dt. 2.7.94. “Mbi dhënien e kredisë popullsisë së përmbytura”, e cila kish caktuar fondin prej 200 milion lekësh këto dispo-zicion të entit kombëtar të banesave në lidhje kredie si dhe një komision qeveritar që do merret me këtë problem.
Nuk pranojmë të na jepen toka in-produktive e tepër të varfëra siç janë: Beth Lushnjë, Durrës apo rrethin tjetër. Toka që na është përmbytur të na jepet vetëm si tokë truall e në një objekte e jo si tokë bujqësore. Mbi këtë bazë kërkojmë bujqësore të kategorisë së parë në zonat Durrës (Xhafzotaj), Durrës-Vorë, Vorë - Tiranë dhe Fushë-Krujë.
- Kredinë e kërkojmë me lek në dorë dhe të plotë pranë bankave të rretheve Kukës, Has, Tropojë e Pukë në masën 100 për qind. Asnjë alternative të tjerë nuk pranojmë. Kredinë përmes entit kombëtar të banesave nuk pranojmë tu marrim, pasi shtëpitë i ndërtojmë vetë sipas planeve rregulluese dhe ligjeve të shtetit.
- Çdo lloj bisede për zgjidhjen e kërkesave tona e pranojmë vetëm në Kukës. Theksojmë se kërkesat tona janë vetëm ekonomike dhe kërkojmë zgjidhjen sa më urgjent të tyre. Gjendja është tepër e rënduar dhe mund të dalë jashtë kontrollit.
- Protestojmë ndaj televizionit Shqiptar për mos pasqyrimin e grevës dhe kërkesave tona në mënyrë të rregullt.
Në emër të mbi 100 grevistëve të urisë të Kukësit
Komisioni:
1. Jahir Trota, Rrasnik Oruci Fadil Shehu, Rasim Sopi
2. Etem Cengu Hysen Kabashi Haxhi Braha
Kukës, më 14 dhjetor 1994
drejtpërdrejtë, konstatoja reale të qeverisë dhe i kanë reduktuar kërkesat. Ata sa janë një zgjidhje përfundimtare. Në këtë kontekst do të thosha se futja në rendin e ditës për të zhvilluar me z. Meksi seancën e pyetjeve të bëra nga grupi ynë parlamentar është shenjë pozitive, por, nuk e di, me ç’mendje do të vijë zoti Meksi; të justifikohet apo të parashtrojë zgjidhjet?!
Sado e paaftë që është qeveria, ka mundësi ta zgjidhë këtë problem. Mja-
Njoftim për agjensitë e shpërndarjes së shtypit dhe KD të PS në rrethe
Nga data 20 dhjetor deri në datën 26 dhjetor 1994 bëhet lidhja e kontratave për shitjen e gazetës për vitin 1995.
Të gjithë personat juridikë dhe fizikë që kanë futur marrëdhënie me këtë gazetë, apo edhe të tjerë që duan të fillojnë tani këtë aktivitet, duhet të paraqiten në redaksi brenda datave të sipërshënuara të interesuarit, d.m.th të kenë:
1. Një autorizim nga Komiteti Drejtues i partisë Socialiste i rrethit për të bërë lidhje kontrate, apo një akt tjetër që shpreh cilësitë, i saj për këtë lidhje kontrate, 2. Licensa përkatëse që lejon kryerjen e një veprimtarie të tillë. 3. Konfirmant bankare që vërteton shlyerjen e llogarive me gazetën deri më datën e mësipërme.
4. Gazetat e mbetura në shitje. Nuk do të lidhet asnjë kontratë sikur të mungojë ndonjë prej këtyre dokumenteve të lartpërmendura.
REDAKSIA