GJENDJE ALARMANTE:
SHQIPËRIA PA DRITË
Kriza energjetike - treguesi më domethënës i krizës së përgjithshme në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare. Asnjë justifikim nuk mund të fshehë përgjegjësinë e Qeverisë. Shqipëria që më 25 tetor 1971 elektrifikoi edhe fshatrat më të largët, në fundin e vitit 1994 ka të paelektrifikuar kryeqytetin.
Edhe pa mbledhjen e djeshme të qeverisë situata energjetike ishte alarmante, gjendja ishte e jashtëzakonshme. Prandaj në këtë kontekst ajo s'ka asnjë vlerë, sepse nuk zgjidhi asgjë.
Mbledhja e djeshme duhej të ishte bërë që në pranverë, ndoshta në prill ose në maj. Sepse kjo gjendje pritej. Problemi nuk lindi dje. Ai ka plot 4 vjet që shqetëson jetën shqiptare, ndonëse që qeveria Meksi nuk ka marrë asnjë masë.
Është viti i katërt që qytetarët e kalojnë pjesën më të madhe të dimrit pa drita. Çfarë është bërë? Ku janë premtimet; ku janë investimet? E pra, të gjithë e dimë se ekonomia nuk punon, ç'ka do të thotë se nuk punojnë konsumatorët e mëdhenj të energjisë elektrike. Vetëm qytetarët e kafeneve e kanë shkaktuar gjendjen e vështirë? Pak si e vështirë të besohet. Qytetarët nuk duan fjalë, por duan veprime të shpejta e konkrete për të kapërcyer gjendjen e vështirë.
Zëvendëskryeministri Shehi që është emëruar edhe kryetar i komisionit qeveritar për furnizimin me energji elektrike duhet të dijë se po qeveria e partisë së tij ka krijuar edhe para dy vjetësh një komision të tillë të kryesuar nga Bashkim Kopliku, por nuk zgjidhi asgjë. Jo vetëm kaq, por gjendja u bë edhe më e vështirë. Me këtë nuk duam të shepëhemi kundër masave të jashtëzakonshme, por ama ato duhet të jenë të përgjigjura dhe jo gjithçka të lihet për në minutën e fundit.
Shqipëria është anëtare e sistemit ndërkombëtar energjetik me rrjetin e saj dhe nuk ka pritur që këtë ta zgjidhë zoti Shehi me mbledhjen e djeshme. Prandaj asnjë justifikim nuk mund të fshehë përgjegjësinë e madhe që ka qeveria. Është viti i tretë i saj në pushtet. Të paktën këtë problem duhej ta kishte zgjidhur. Qytetarët janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të japin ndihmesën e tyre, sepse ishin shqiptarët që bënë elektrifikimin e vendit deri edhe në fshatrat më të largët më 25 tetor 1971.
Teoria e zbritjes në nivelin zero këtu të çon. Dhe një qeveri që punon për zeron zero do të marrë.
Shqipëria është pa drita. A e di qeveria dhe Parlamenti këtë fakt?...
«Emergjencë» qeveritare në palcë të dimrit
- E vetmja zgjidhje – Kursimi i energjisë elektrike -
Dje në edicionin e lajmeve të orës 16 në RTV dëgjuam se ishte bërë një mbledhje urgjente e qeverisë për të diskutuar gjendjen jashtëzakonisht të vështirë në sistemin tonë energjetik.
Pastaj na doli në TV zëvendëskryeministri Bashkim Shehi, i cili tha ... janë rënë. Para gati një muaj qeveria jonë mori në diskutim furnizimin e popullatës me energji elektrike dhe për ngrohjen. A nuk duheshin që liqenet tanë të hidrocentraleve kishin rënë në nivelin mesatar të duhur e të ...? Kjo situatë nuk erdhi brenda një ... jemi do të ndërpritet prodhimi nga industria. Për çfarë industrie bëhet fjalë? Uzina e fabrikat kanë pushuar me kohë nga prodhimi dhe energjinë që mund ta harxhonin tani e kanë marrë kioskat e shumta që janë ndërtuar në tërë vendin. U tha se do të vihen në funksionim termoecentralet. Po me sa dimë edhe ato nuk funksionojnë, sepse minierat tona të qymyrgurit nuk prodhojnë më. Gjithashtu me sa jemi në dijeni edhe hidrocentralet lokale të disa rretheve nuk punojnë se janë katandisur në një gjendje jo të mirë. Ju bëjnë thirrje popullatës që të kursejë e ...
TAKIM NË SELINË E PARTISË SOCIALISTE
Dje paradite nënkryetari i PSSH dhe kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme Ilir Meta dhe anëtari i Kryesisë së PSSH Dr. Maqo Lakrori pritën në selinë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS, Roger Mogert, përfaqësues i Rinisë Socialdemokrate të Suedisë.
Dje paradite nënkryetari i PSSH dhe kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme Ilir Meta dhe anëtari i Kryesisë së PSSH Dr. Maqo Lakrori pritën në selinë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS, Roger Mogert, përfaqësues i Rinisë Socialdemokrate të Suedisë, i cili po bën një vizitë dyditore në vendin tonë i ftuar nga Forumi i Rinisë Eurosocialiste. Ata vunë në dukje njëri-tjetrin për zhvillimet në vendet përkatëse dhe u ndalën veçanërisht në mundësitë që ofron alternativa e socializmit demokratik për përparimin e shoqërisë, sipas kushteve të secilit vend.
Grevistët janë të vendosur në kërkesat e tyre
KUKËS
Grevistët janë të vendosur në kërkesat e tyre
- Dy javë greve. 16 vetë të shtruar në spital -
Dje u mbushën 15 ditë që grevë e urisë në rrethin e Kukësit vazhdon. Pra u mbushën plot dy javë që të 113 vetë e ngujuar në të po lufojnë me të gjitha forcat për të fituar të drejtat e tyre, për t'iu plotësuar kërkesat që kanë bërë. Ata nuk janë dakort edhe me mendimet që shfaqin dhe diskutojnë qeveria me përfaqësues të pushtetit lokal të Kukësit padrejtë. Ata u njohën me këtë bisedë nëpërmjet televizorit si dhe nga takimi që bëri Uk Todaj me grevistët mbrëmë. Grevistët janë të vendosur në plotësimin e kërkesat të presidentit dhe vendimin të qeverisë. Gjendja e të ngujuarve sa vjen e rëndohet më tepër. Dje u shtruan edhe 4 vetë të tjerë, pra u bënë të shtruar në spital 16 vetë. Njëra prej tyre është operuar nga apendeciti. Majt frejtyre po vuajnë nga stomaku dhe me temperatura të larta. Çdo ditë të ngujuarit në grevë marrin medikamente të ndryshme nga mjekët, që vijne vazhdimisht tek grevistët.
Dje pasdite erdhën në Kukës edhe deputeti i PD-së Ali Spahia, këshilltari i presidentit Fatos Harizi si dhe disa persona të tjerë të grevistët nuk i njohin. Në këtë takim u bisedua për problemet që u ngritën këto ditë në qeveri. Por të ngujuarit e grevës nuk ranë dakord, bënë një diskutim të zjarrtë dhe ngulën këmbë në plotësimin e kërkesave të tyre, në atë që marrin paratë në dorë, për kredi dhe toka t'i njihen si truall. Njëkohësisht grevistët ngulën këmbë që të jenë të shkojë vetë presidenti për të biseduar e qarë hallet së bashku lidhur me kërkesat që kanë. Ali Spahia dhe të tjerët që erdhën këtu shtuan po ato probleme që janë thënë edhe herë të tjera nga qeveritarët. Por grevistët janë të vendosur dhe nuk dalin nga greva pa u plotësuar kërkesat e tyre. Kështu që u la për t'u bërë një takim tjetër dhe grevistët do të vendosin përsëri se çfarë do të bisedohet. Dhe këtë guxim e vendosmëri atyre ua forcojnë më tepër edhe banorët e fshatrave të zonave të përmbytura që rrijnë jashtë grevës.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Forumi Eurosocialist drejt konsolidimit të plotë të strukturave të tij
Tiranë
Forumi Eurosocialist drejt konsolidimit të plotë të strukturave të tij
MERR PJESË DHE PËRSHËNDET PËRFAQËSUESI I RINISË SOCIALDEMOKRATE SUEDEZE
Diskutimi për situatën e sotme politike të vendit dhe departamentizimin e takimit të dytë kombëtar të Forumit Eurosocialist Shqiptar më 15 janar 1994, u bë objekt i mbledhjes së komitetit drejtues të Forumit Eurosocialist Shqiptar dje në Tiranë. Duke hapur mbledhjen, kryetari i këtij forumi Pandeli Majko, theksoi se situata politike është e favorshme dhe detyra jonë është që ta shfrytëzojmë atë me efektivitet. Sot vazhdoj ai forumi jonë i jep tempin jetës së rinisë shqiptare. Rezultatet konkrete që kemi arritur në veprimtarinë tonë janë një siç shpjegojmë më të bindur rëndësisht të cilat jemi të bindur se do t’i realizojmë me sukses-Tha ai.
Për të marrë pjesë në këtë takim kishte ardhur edhe përfaqësuesi i rinisë Social Demokrate Suedeze Roger Mogert. Duke marrë fjalën ai tha se: «Jam i lumtur që ndodhem këtu jo vetëm për faktin se jam përfaqësues i parë suedez, dhe se ndodhem në një nga organizatat më të fuqishme në Shqipëri, por edhe për t’u përshëndetur për anëtarësimin e plotë në Internacionalen Socialiste.
Në diskutimin e tij nënkryetari i Forumit Ilir Zela u ndal në rezultatet e arritura në 6 nëntor 1994 në referendum për kushtetutën dhe punën që bën rinia eurosocialiste në këtë ngjarje. Situata është e tillë ma ai që ne duhet t’i përgëzojmë me iniciativa të reja politike. Duke marrë fjalën përfaqësuesi të rinisë eurosocialiste nga rrethe të ndryshme të vendit; evidentuan rezultatet e arritura në punën e tyre, duke nxjerrë edhe mangësi të vërejtura. U theksua nevoja e një disipline rigoroze në jetën e organizatave në përputhje me programin dhe statusin e Forumit. Në lidhje me këtë u vendos që të gjithë ata eurosocialistë që kanë vepruar ndësh me vendimet e marra si Forum apo me programin e statusin e saj të çrregullohen menjëherë nga radhët e saj.
Organizimin e takimit të dytë kombëtar të Forumit më 15 janar 1994 nënkryetari i FRESSH-it Ilir Meta e quajti tepër të rëndësishëm dhe theksoi se kjo datë përkon me 3-vjetorin e krijimit të Forumit Eurosocialist shqiptar. Tashmë vazhdoi, ai, rinia eurosocialiste është prezantuese, ar denjësisht jo vetëm brenda vendit por edhe në arenën ndërkombëtare duke merituar një vend dinjitoz në institucionet demokratike europiane e më gjerë. Në këtë takim me rastin e kësaj e ku aktivka të përcaktuara qartë duke evidentuar rolin që ka dhe duhet të luaj ky forum në jetën politike të vendit. Njëkohësisht theksohet edhe nevoja e përsosjes së statutit dhe programit të Forumit. Vetëm duke marrë masa efektive përfundoj, ne do të jemi në gjendje të realizojmë detyrat që do të dalin.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
energji[s]ë elektrike -
Dje në edicionin e lajmeve të orës 16 në RTV dëgjuam se ishte bërë një mbledhje urgjente e qeverisë për të diskutuar gjendjen jashtëzakonisht të vështirë në sistemin tonë energjetik.
Pastaj na doli në TV zëvendëskryeministri Dashamir Shehi, i cili tha se kjo gjendje që ka arritur sistemi ynë energjetik nuk ka bërë vaki prej 100 vjetësh.
Shumë shpejt u kujtua qeveria të diskutojë këtë problem. Dihet se ka disa muaj që rreshje në vendin tonë e në disa vende të tjera nuk kanë nuk dihej se duhur të ujit? Kjo situatë nuk erdhi brenda një dite apo një jave. Kjo gjendje dihej që para disa muajsh. Por mund të themi se qeveria gjatë asaj kohe ka qenë e zënë me përgatitjen e Kushtetutës dhe mbledhjet e shumta për referendum.
U tha se tani me këtë gjendje që shkaktojnë dhe kulturën që hap për shqiptarët e Maqedonisë dyert e disa fakulteteve; të filologjisë, filozofisë, shkencave natyrore e matematikë, juridike dhe ekonomike dhe atij të arteve.
Mjetet financiare të këtij Universiteti fillimisht mendohet të sigurohen në mënyrë vullnetare.
... të vihen në funksionim termo centralet. Por me sa dimë edhe ato nuk funksionojnë, sepse mijëra se janë katandisur në një gjendje jo të mirë. U bë përsëri thirrje popullatës që të kursejë energjinë elektrike për gatim dhe ngrohje e të përdorin më shumë sobat e vajgurit dhe to me dru. Por dihet se çmimi i një racioni drush është rritur dyfish e më shumë në krahasim me muajt kolrik e gusht.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
NGJARJE E SHENUAR: Themelohen Universiteti i Tetovës në gjuhën shqipe
NGJARJE E SHENUAR:
Themelohen Universiteti i Tetovës në gjuhën shqipe
Dje në Tetovë u themelua universiteti në gjuhën shqipe. Për shkak të rrethanave pol[?]ore përurimi nuk u bë në godinën e Universitetit, një pjesë e të cilit në Tiranë nga buxheti e policisë, por në një mjedis tjetër, në praninë të përfaqësuesve të forcave politike shqiptare në Maqedoni.
E përbashkëta këtë ngjarje të shënuar për shqiptarët e Maqedonisë
BROZI POHON KORRUPSIONIN E PUSHTETAREVE
- Sipas «Zërit të Amerikës» -
Gjatë një vizite në SHBA Zef Brozi kryetari i gjykatës së kasacionit në një intervistë me «Zërin e Amerikës» midis të tjerash tha:
Me interes, edhe takimi me ambasadorin Rikard Çifter në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, i cili shprehu interesim për standartet e sotme të drejtësisë në gjykatat shqiptare. Përsa u përket zhvillimeve të kohëve të fundit në Shqipëri, zoti Brozi tha se koha, do të tregojë, se sa serioz janë vendimet e qeverisë për të luftuar korrupsionin. Zoti Brozi tha: Dua të them se një ndër shkaqet që përkako[n?] dhe fatin negativ të projektkushtetutës ka qenë dhe korrupsioni i pushtetarëve të sotëm. Populli sot sheh, populli vëzhgon, populli s'të fal. Në radhë të parë është mirë ta bëjnë këtë luftë: prokuroria shqiptare; ta bëj vetë qeveria dhe parlamenti.
Bullgarët në zgjedhje të parakohëshme parlamentare
PARTIA SOCIALISTE BULLGARE: TË NDALOJMË SHKATËRRIMIN, TË PËRTERIJMË BULLGARINË
Brëth 6 milionë votues do të shkojnë në kutitë e votimit të dielën në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.
Këto janë zgjedhjet e teta që nga viti 1990, kur u zhvilluan zgjedhjet e para shumëpartiake në Bullgari.
Zgjedhjet e tanishme zhvillohen një vit para afatit të zakonshëm, gatë 1 vit para afatit të zakonshëm, siç? Ato u shkaktuan nga kriza e thellë politike që përfshiu vendin pas rrëzimit të qeverisë së kryeministrit Beron në zgjedhjet e vitit 1991 morën fitoren demokratët. Por qeveria e Forcave demokratike e Fitol Bashkimi randen parlamentare e filloi me? [vijim i paqartë].
... social dhe të ardhurat e vendit. Në zgjedhjet e vitit 1991 ...
Ditën e premte me mitingjet e njëkohëshme të dy partive kryesore Sofie dhe me prononcimet e fundit të partive në Televizion, përfundoi fushata e cila, sipas vëzhguesve që e ndoqën atë gjatë një muaj, u zhvillua e qetë dhe pa eksese. Temperatura politike gjatë kësaj kohe u zhvillua me vëllim në lajçet e gazetave të dy partive kryesore. «Duma» e PSB dhe «Demokracia» e BPD, ditën e premte gazetat e tjera ku kushtojnë më shumë publikimet futbollistit Stoickov, i cili ishte shpallur për të pestin vit radhazi futbollist, se sa fushatës elektorale. Televizioni shtetëror e pasqyroi përgjithësisht me paanshmëri fushatën.
Tre janë formacionet kryesore politike që konkurrojnë në këto zgjedhje: Partia Socialiste Bullgare në krye me Bashkimin Agrar; Bashkimi i Forcave Demokratike ku bëjnë (vijon në faqen 6)
Jo vetëm për ekonomi tregu por edhe për cilësi në treg
Me një investim fillestar prej më shumë se 200 mijë dollarë vetëm për rikonstruksion, një tregtar shqiptar arrin të hapë një supermarket.
Kështu merkato e vjetër e 21 Dhjetorit, pranë bllokut të ambasadave rifiton fizionominë e saj, të humbur prej kohësh. Në një hapësirë rreth 600 metër katrorë janë ekspozuar më shumë se 700 artikuj ushqimorë, pije alkoolike, detergjentë, artikuj kozmetikë, si dhe fruta e perime të gjitha në reparte, më vete. Për përfaqësuesin e firmës «Vefa» çmimet rreth 10 për qind më të ulta sesa njësitë e tjera tregtare, do të tërheqin të gjithë kategoritë e klientëve. Produktet e ekspozuara janë të markave të ndryshme italiane, hungareze, hollandeze, belge, greke, turke, por nuk mungojnë edhe mallrat më cilësore të prodhuara në vend.
Korresp. i «Zërit të popullit»
MIHAIL GORBAÇOVI NË «ZËRIN E POPULLIT»
MIHAIL GORBAÇOVI
NË «ZËRIN E POPULLIT»
A fle i qetë Gorbaçovi?
A ia trondisin shpirtin gjynahe, të fshehta, prapaskena të kurdisura pas shpinës së ish-kampit socialist?
Si e shpjegon ish-shefi i Kremlinit zhdukjen e madhe që bën shtypi dhe propaganda
Të gjitha këto do t'i mësoni në intervistën ekskluzive që Mihail Gorbaçovi i ka dhënë në Moskë Gazetarit PAVLLO GJIDede e cila do të botohet ditën e martë më datë 20 Dhjetor.
Po për Shqipërinë çfarë ka menduar dhe si e sheh ai perspektivën e marrëdhënieve të saj me Rusinë?
BROZI POHON KORRUPSIONIN E PUSHTETARËVE
- Sipas «Zërit të Amerikës» -
Njoftim për agjensitë e shpërndarjes së shtyplit dhe KD të PS në rrethe
Nga data 20 dhjetor deri në datën 20 dhjetor 1994 bëhet lidhja e kontratave për shitjen e gazetës për vitin 1995. Të gjithë personat juridikë dhe fizikë që kanë bërë marrëdhënie më parë me gazetën, apo edhe të tjerë që duan të fillojnë tani këtë aktivitet, duhet të paraqiten në redaksitë brenda datave të sipërshënuara. Të interesuarit duhet të kenë:
1. Një autorizim nga Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të rrethit përkatës ku shprehet pëlqimi i saj për këtë lidhje kontrate.
2. Licensën përkatëse që lejon kryerjen e një veprimtarie të tillë.
3. Konfirmim bankar që vërteton shlyerjen e llogarive me gazetën deri në datën e mësipërme.
4. Gazetat e mënjura pa shitur. Nuk do të lidhet asnjë kontratë sikur të mungojë ndonjë prej këtyre dokumenteve të kërkuara.
REDAKSIA
LAJMERIM
Ditën e Martë datë 20.12.1994 ora 10.00, zhvillohet mbledhja e KPD të Partisë Socialiste me këtë rend dite:
«Probleme e detyra për përfaqësuesit socialistë në pushtetin lokal në stadin aktual».
Në mbledhje ftohen të marrin pjesë deputetët e PS, kryetarët e këshillave të rretheve e të bashkive. Në rrethet dhe bashkitë ku PS-ja s’ka mazhorancën, ftohen përgjegjësit e grupit të këshilltarëve socialistë.
Kryesia e PS të Shqipërisë.