20/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 dhjetor 1994

Takim me ambasadorin e SHBA në Shqipëri z. Joseph Lake

Dje, në Selinë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, zëvendëskryetari i Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi dhe Kryetari i grupit parlamentar Namik Dokle u takuan me ambasadorin e SHBA në Shqipëri, z. Joseph Lake. Biseda u përqendrua rreth situatave politike në Shqipëri dhe rajon. Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësambasadori i SHBA në Shqipëri z. Douglas R. Smith.

STUDENTËT PËRSËRI NË PROTESTA

NGA DHJETORI NË DHJETOR: STUDENTËT PËRSËRI NË PROTESTA - Mungesa e dritave dhe e ujit si dhe radhët e mëdha për bukë provokojnë protesta në mjediset e studentëve Dhjetor 1994. Në mjediset studentore përsëri nuk ka qetësi. Studentët thyejnë terrin e natës dhe protestojnë. Sepse njësoj si katër vjet më parë ata nuk kanë drita, nuk kanë ujë. Dhe bukën me vështirësi e sigurojnë. Të parët u ngritën në protestë studentët e fakultetit të inxhinierisë së Ndërtimit. Dhe pastaj të tjerët... Këtu nuk është fjala për të hequr paralele midis dhjetorit të vitit 1990 dhe dhjetorit të këtij viti. Por ama studentët e studentëve vjetëm që nuk janë përmirësuar, por janë përkeqësuar edhe më tepër. Qeverinë dhe Partia Demokratike nuk ka mbajtur asnjë premtim. Prandaj dhe studentët protestojnë për ta bërë të mundur. Dhe do të protestojnë përsëri... Sepse ata nuk mund të gëzohen, nuk mund të mastrohen më... Forcat e policisë me shkopinjtë e gomës përseri vunë në rrethim studentët si për të treguar që shteti është i gatshëm, është vigjilent për të mbrojtur rendin. Mirëpo, a mund të mbahen me polici një popull i tërë që kërkon dritë? Që kërkon bukë dhe ujë? Kurrsesi. Dhjetori i këtërt i PD-së, që studentët rrethohen me polici. Shteti kërcënon. Shteti tregon dobësinë e vet. Shteti paralajmëron fundin. Reformat e dështuara të qeverisë Meksi nuk mund të maten me vizitat jashtë shtetit, nuk maten me mitingjet e Berishës dhe përkrahjen e Ibrahim Rugovës që nuk shqetësohet kur nga vila e tij në Tiranë sheh Tiranën të zhytur në terr, të mbuluar me natë. Sepse qeveria nuk është në gjendje të sigurojë të pakten ndriçimin e kryeqytetit. Studentët paralajmërojnë...

Delegacioni i Unionit Ndërparlamentar në Tiranë

Dje arriti në Tiranë delegacioni i Unionit Ndërparlamentar Botëror i kryesuar nga kryetari i Komitetit të Drejtave të Njeriut për Deputetët e Unionit zonja JOSI MEIR. - Sot delegacioni do të shkojë në Tepelenë për të takuar Fatos Nanon Dje arriti në Tiranë delegacioni i Unionit Ndërparlamentar Botëror i kryesuar nga kryetari e Komitetit të Drejtave të Njeriut për Deputetët e Unionit zonja JOSI MEIR. Qëllimi i delegacionit është zhvillimi i kontakteve me forcat politike dhe autoritetet zyrtare lidhur me Rezolutën e Këshillit të Unionit Ndërparlamentar për “Çështjen Nano”, në të cilën siç dihet, kërkohet edhe perspektiva e lirimit të Fatos Nanos. Dje pasdite delegacioni zhvilloi takime të veçanta me përfaqësues të Partisë Socialdemokrate, të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Nga PS morën pjesë në takim Namik Dokle dhe Luan Hajdaraga. Sot delegacioni do të shkojë në Tepelenë, ku do takohet me Kryetarin e Partisë Socialiste, deputetin Fatos Nano. Korresp. i «Zërit të Popullit»

Universiteti i Tetovës - një ngjarje e madhe për kulturën kombëtare shqiptare

- Intervistë e nënkryetarit të Partisë Socialiste Ilir Meta dhënë gazetarit Lulzim Çota - Çrëndësi paraqet për ju në vetvete akti i Themelimit të Universitetit në Gjuhën Shqipe në Tetovë? Për ne socialistët, ashtu si për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë Shqipërisë, kudo që jetojë, ky akt përbën një ngjarje të madhe për kulturën kombëtare. Ky Universitet i Tetovës do t’u shërbejë gjeneratave të reja të shqiptarëve që jetojnë në Republikën ish Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) për transmetimin e kulturës kombëtare sot dhe në të ardhmen në gjuhën shqipe. Në këtë kuptim themelimi i Universitetit të Tetovës është një fitore historike për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në FYROM dhe për të gjithë ne. Na gëzoi shumë fakti që të gjitha partitë shqiptare në FYROM u bashkuan për themelimin e këtij universiteti duke mbajtur një qëndrim unik, i cili ndihmoi në realizimin e këtij akti historik. Ne socialistët urojmë që ky bashkëpunim i partive shqiptare në FYROM të vazhdojë edhe më tej në përpjekjet e tyre për të mbrojtur të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre. Ky është një mesazh i freskët që këtön për bashkëpunimin të gjitha forcat politike shqiptare kudo që janë për të zgjedhur ... (Vijon në faqen 4)

FITORE BINDËSE E SOCIALISTËVE BULLGARË

- 20 për qind vota më shumë se Bashkimi i Forcave Demokratike - Rezultatet e zgjedhjeve në Bullgari tregojnë se socialistët kanë arritur një fitore të rëndësishme duke marrë 20 për qind vota më shumë se rivalët e tyre të Bashkimit të Forcave demokratike. Një gjë e tillë do të thotë se fitorja e socialistëve është e madhe se ç’ishte parashikuar. Analisti i Bi Si-Si Steven Eshli nga Sofia midis të tjerave thotë se në bazë të rezultateve duket se Bullgaria iu bashkua valëve së majtë evropiane, e cila filloi në Lituani dhe Greqi, ku socialistët arritën një fitore të rëndësishme. Edhe pse rezultatet përfundimtare nuk do të shpallen përpara fundjavës është e qartë se parlamenti i ri do të dominohet nga socialistët. Sondazhet e fundit të opinionit parashikonin një fitore me 10 për qind për partinë e Zhan Vidanovit. Sidoqoftë shumë votues të lëkundur kaluan në krahun e ... (Vijon në faqen 4)

GJIROKASTER: Për-lagërim për grevë

Pas vendimit të qeverisë sindikala e pavarur e spitalit kërcënon me grevë Në mbledhjen e djeshme të këshillit të rrethit, që zhvillohet me dita ndëzur në mes të ditës, u lexua edhe një telegram i sindikatës së pavarur të spitalit që vlerëson se në datën 21 dhjetor do të hidhet në grevë në shenjë proteste për ndërmarrjen e e-nergjes. Në mbledhjen e djeshme të këshillit të rrethit, që zhvillohet me dita ndëzur në mes të ditës, u lexua edhe një telegram i sindikatës së pavarur të spitalit që vlerëson se në datën 21 dhjetor do të hidhet në grevë në shenjë proteste për ndërmarrjen e energjisë. S’bëhet fjalë për ngrohje e ndriçim, bëhet fjalë për rezikimin e jetës së njerëzve në operacionet e ditës. rrezikimin e jetës së njerëzve në operacionet e ditës. Përkeqësimi i gjendjes nga dita në ditë shihet. Vendimi është që të konsumohet një e katërta e energjisë së derisotme. Këshilltarët që folën thanë se në shtëpi rrimë me banat[e] në kokë. Ata u lutën të paktën natën të mos na pritet dritat. Në mbledhje u tha: do ngrithet shtab ngrohjeje, një shtab energjie e të tjera e të tjera. Mund të ngrihet edhe shtab vajgu-e rë gazi, veçse me sa duket, kjo s'do të sjellë ndonjë rrezë drite në këtë krizë errësire dhe të ftohti. THANAS DINO

Shqiptarët nën ankthin e errësirës!

Kriza ekonomike po bëhet aq e ndritshme sa e errësirës Është Shqipëria në mbrëmje — Ansambli qeveritar «Rritja Ekonomike» këndon gëzueshëm «Lum si ne që rrojmë pa drita». — Që prej orës 1.00 të së dielës Shqipëria ndodhet nën «gjendje të jashtëzakonshme» të shpallur vetëm disa orë më parë nga qeveria shqiptare për shkak të situatës së rëndë energjetike. Kështu pra vetëm në ditët e fundit të dhjetorit. Qeveria shqiptare kupton se situata është e jashtëzakonshme. Ndërkohë efektet e lajmit për gjendje të jashtëzakonshme janë shfaqur menjëherë. «E gjithë kjo situatë që vetëm një zgjidhje - uljen në mënyrë drastike të konsumit në 50 për qind - ka qenë zgjidhja që zëvendëskryeministri i sapoemëruar, ekonomisti agrar Dashamir Shehi u la konsumuar shqiptarëve të strukur në errësirë. Dhe çdo gjë ka funksionuar më së miri: janë ulur thikat dhe pa korent në errësirë për mëse 20 orë në ditë që nga e diela. Mijëra njerëz shihje dje në rrugët me pluhur e plehra të Tiranës që ecin e ecin - mbase për të shfrytëzuar rrjetet e dritat. Drita jo, ujë jo, bukë jo. Edhe pse Shehi ka thënë se energjia nuk do të ndërpritet nëpër stacionet e pompimit, ujit, ka sjellë në shpëtim shqiptarëve e tmerrin spak komod të pisllëkut mizor e pse jo kolerës, vend endemik i së cilës rrezikojmë të bëhemi! Edhe furrat e bukës nuk kanë pasur korent që nga e diela. Qenia private dhe në mes banesave të qytetarëve ka u privuar edhe atyre të drejtën e punës e më pas të furnizimit të shqiptarëve me ushqimin e domosdoshëm elementar, bukën. Në Tiranë janë kthyer radhët e bukës. Çudia e së dielës në mbrëmje të bëntë të qeshje. Njerëz që mbajnë radhë për të blerë «hamburger» në kioskat e qendrës sepse bukë nuk ka - kjo ishte pamja e dhimbshme e paparë që prej 3 vjetësh në Tiranë. Ndërkohë konsumi i makaronave ka njohur pikun e tij. Pikun ka arritur edhe konsumi i qirinjve. Vetëm në Tiranë mbi 100 mijë në ditë me një çmim 200 lekë. Kësaj radhe Shqipëria arrin tjetër vend të parë. Pra vendin e parë për konsum bananesh; vendin e parë në Lindje e në Evropë për rritje ekonomike, vendin e parë për konsum qirinjsh.

Nxirret jashtë Komuniteti Mysliman Shqiptar

Të vendosur në një godinë të cilës i ka dalë pronari administrata me e lartë e Komunitetit Musliman vazhdimisht e ka ndjerë përkohëshmërinë e vet. Drejtuesit e këtij komuniteti kanë kërkuar zgjidhjen e këtij problemi ku interesi i tyre është përcjellë zyrtarisht dhe gojarisht deri tek presidenti i republikës dhe kryeministri i qeverisë shqiptare. Por, duke qenë në pritje të një zgjidhje të drejtë dje ka ndodhur e kundërta. Pra, dje paradite siç na informuan në gazetë, në ora 10 në zyrat e këtij komuniteti i cili ndodhet aktualisht në sheshin «Avni Rustemi» ka mbërritur pronari i godinës së bashku me përfaqësueses e policisë dhe zyrës së përmbarimit. Ardhja e tyre për zbatimin e vendimit që i kthente godinën ish pronarit që e ka patur dikur ka bërë çnënjë sit e Komunitetit Musliman të dalin jashtë në rrugë së bashku me tavolinat e punës dhe çdo lloj tjetër kancelarie që ndodhen njër administratë. Dalja e administratës së Komunitetit Musliman në rrugë të madhe ka ardhur për faktin se akoma nuk ka një lidhje të kthimit e pronave komunitetëve fetare. Faktikisht Komuniteti Musliman ka kërkuar të jepet për zyra pune godina e bibliotekës së vjetër kombëtare e cila ndodhet në fillim të rrugës së Elbasanit. Faktikisht, që mesuam, këtu problem i duhej dhënë rrugë nga Bashkia e Tiranës ku është kryetar... (Vijon në faqen 2)

Kufizohet me 40 për qind energjia elektrike

Shkodër Edhe pse Shkodra mban pehenë e problemeve energjisë elektrike me dy hidrocentrale. Vau i Dejës, dhe Komanin, tani me masa të jashtëzakonshme që shpallen nga qeveria, do të kufizohet vetëm me 40 për qind, gjë të kësaj se nevojshme. Ose nga 1 milion e 100 mijë kwh, minimumi u duhet bre-500 ... (Vijon në faqen 2)

RADHDA TE GJATA PARA FURRAVE TE BUKES

TIRANE: Bukë dhe policë - Konfuzion i madh para Fabrikës së bukës në Tiranë. - Vështirësi të mëdha për furnizimin me bukë në Tiranë. Që nga ... dhe kur një fuqi gjendja e jashtëzakonshme për shkak të situatës së rëndë energjetike - banorët ... janë përballuar me vështirësi të mëdha në sigurimin e bukës. Si pasojë e vendimit të qeverisë për shkurtimin në mënyrë drastike deri në 50 për qind të furnizimit me energji elektrike furrat e bukës që punonin pikërisht me këtë lloj energjie nuk kanë aktivitetin e tyre. Kjo ka bërë që nevojat e popullsisë së Tiranës plotësohen. Duke parë situatën e ditës së djeshme mijëra tiranas që në orët e para të ditës së djeshme u janë rritur radhët e bukës. Por vendimi qeveritar për furnizimin me ... furrat e bukës - ato me dru zjarri - janë përgjegjësi e ... Ndërkohë që shumë njerëz ju rikthehen makaronave e pilafit. Konfuzion i madh ishte dje dhe para se vërtet fabriku bukë ... në Tiranë. Njerëz të mbledhur dy e nga mungesë arritën ... mesdije - koha kur doli prodhimi - në disa mijëra vetë që kërkonin të blinin bukë në dy pika të hapura nga vetë fabrika nën ruajtjen e policisë. Po kjo fabrikë nuk mundi të plotësojë të gjitha nevojat e Tiranës për vetë faktin se edhe ajo nuk punon me kapacitet të plotë. Komunikune me turut private e ... dhe furrat e bukës, e detyron atë të shk... tronta në një vendet e punës duke nxjerrë në asistencë qindra punëtorë dhe duke ulur në mënyrë të konsiderueshme prodhimin. Natyrisht që edhe këtu si në të gjitha administratat shtetërore nuk paraqiti ku ... një situatë e tillë. Gjithësesi deri në orët e vona të mbrëmjes kur errësira ka sfumuar gjithçka paria furrave të bukës janë parë ... pas ... (emër i paqartë) TIRANE ÇELA (Vijon në faqen 2)

GJENDJE E RËNDË SHËNDETËSORE E GREVISTËVE

KUKES - Qeveria bën shurdhmëmecin - KUKES GJENDJE E RËNDË SHËNDETËSORE E GREVISTËVE - Qeveria bën shurdhmëmecin - Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve të dhjetorit, deri në minus 8 gradë, e kanë vështirësuar shumë jetën dhe shëndetin e të ngujuarve në grevën e urisë. Të cilët hyjnë dje në ditën e 17-të të tyre. Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e po keqësohet edhe më shumë, 18 veta janë të shtruar në spital, ndërsa 9 të tjerë, me që nuk ka vend në spital, marrin mjekime të ndryshme. Me gjithë keqë ... nga shteti po mbahet një heshtje e çuditshme, thotë nënkryetari i grevës së urisë Besnik Oruçi. Në sallën e grevës po bëjmë mbledhjen e komisionit me përfaqësues të fshatrave të përmbytura dhe në rast se Parlamenti nuk do të prononcohet, ne do të marrim vendimet përkatëse. Edhe televizioni vazhdon të heshtë nuk po merr dot guximin apo urdhërin për të ardhur këtu dhe të filmojë e të bisedojë lirshëm e konkretisht me kërkesat që kemi ne. Dje dhe pardje asnjë takim, asnjë bisedë. Asgjë. Korresp. i «Zërit të popullit»

SOT NË «ZERIN E POPULLIT» MIHAIL GORBAÇOV

SOT NË «ZERIN E POPULLIT» MIHAIL GORBAÇOV Ish-shefi i Kremlinit për herë të parë i intervistuar nga një gazetar shqiptar ekskluzivisht për «Zërin e Popullit»

Kriza ekonomike po bëhet aq e ndritshme sa e errët

Intervistoi nga një gazetar shqiptar ekskluzivisht për «Zërin e Popullit».

Lexuesi shqiptar ka rastin të mësojë opinionet, gjykimet dhe mendimet e tij për zhvillimet e sotme. (LEXONI NË FAQEN 3)

Njoftim për gjendësitë e shpërndarjes së shtypit dhe KD të PS në rrethe

Nga data 20 dhjetor deri në datën 21 dhjetor 1994 bëhet lidhja e kontratave për shitjen e gazetës për vitin 1995. Të gjithë personat juridikë dhe fizikë që kanë patur marrëdhënie më parë me gazetën, apo edhe të tjerë që duan të fillojnë këtë aktivitet, duhet të paraqiten në redaksinë e gazetave të sipërshënuara. Të interesuarit duhet të kenë: 1. Një autorizim nga Komiteti Drejtues i partisë Socialiste të rrethit përkatës ku shprehet pëlqimi i saj për këtë lidhje kontrate. 2. Licensa përkatëse që lejon kryerjen e një veprimtarie të tillë. 3. Konfirmat bankare që vërtetojnë shlyerjen e llogarive me gazetën deri në datën e nënshkrimit. 4. Gazetat e mbetura pa shitur. Nuk do të lidhet asnjë kontratë sikur të mungojë ndonjë prej këtyre dokumentave të kërkuara. REDAKSIA