22/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 dhjetor 1994

QEVERIA «E RE» MEKSI - 3 NË REANIMACION

NE PARLAMENT: QEVERIA «E RE» MEKSI - 3 NË REANIMACION - Miratohet si gjilpërë nga deputetët e kuadralit heqja e disa ministrave dhe vënia e disa të tjerëve - Asgjë nuk ka ndryshuar. Meksi vazhdon t’i fryjë fyellit që ia mban ai tjetri, ndërsa Shqipëria pa dritë, pa ujë, e rikthyer në radhët e bukës. - Ali Spahia i trembet votimit të fshehtë. Votat e robotëve nuk e shtyjnë dimrin e PD-së Përsëri Aleksandër Meksi - kryeministri i Shqipërisë-hipi dje në foltoren e ndëruar të Parlamentit. Kësaj radhe për të marrë votëbesim për «kukullat» që do ta shoqërojnë atë në ngrohjen e karrigeve qeveritare, në udhëtimet turistike jashtë Shqipërisë, por jo në zgjidhjen e halleve të popullit... Gjithsesi, e papëlqyeshme për më se 70 për qind të popullit i cili nuk votoi ligjin themelor të hartuar prej tij z. Meksi mbeti dje përsëri «i pëlqyeshëm» për ata që sipas një karikature të gazetës «Aleança» i fusin fyellin në gojë që ai t’i fryjë. I emëruar një ditë më parë si kryetar i shtabit qeveritar për të përballuar situatën e jashtëzakonshme energjetike i kish marrë masat që godina (Vijon në faqen 2) Një kryeministër që nuk ka respekt për parlamentin nuk respekton as popullin që e ka zgjedhur këtë parlament Nuk është e rastit që kryeministri Meksi shpreh mungesë respekti për Parlamentin shqiptar, ashtu si nuk shqiptar, ashtu si nuk për Parlamentin shqiptar, ashtu siç nuk është e rastit që ai i bën bisht shqetësimeve dhe halleve të mëdha të popullit. Deputetët i ka zgjedhur populli zoti kryeministër. Prandaj edhe nëse nuk do apo edhe nëse nuk di t’i respektosh je i detyruar ta bësh një gjë të tillë. Mirëpo Meksi është Meksi. Seanca e Qeshemë e Kuvendit Popullor shpreh në thelb shqetësimin e deputetëve për qeverisjen e vendit i cili sa vjen e shkon më katastrofike, shpreh angazhimin e tyre për të gjetur rrugët e daljes nga bataku dhe kriza e thellë ku e ka zhytur Berisha me qeverinë e tij të Meksit. Mirëpo zoti Meksi nuk ju dha përgjigje pyetjeve të tyre, duke provuar edhe njëherë bindshëm se ai nuk e meriton vendin ku e kanë vënë pikërisht të mos folur ashtu siç nuk e meriton ky popull qeverinë e Berishës. Pa dashur të zgjatemi në komente, po botojmë të gjitha pyetjet që deputetët i bënë kryeministrit, me qëllim që lexuesi të nxjerrë vetë përfundim dhe më të njohë më mirë se cilët njerëz e qeverisin. Po ndërkaq një gjë e themi me bindje. as popullin që e ka zgjedhur këtë parlament. Dhe kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

KËRKOHET LIRIMI I FATOS NANOS

Promemorie nga një grup deputetësh Drejtuar Presidentit të Republikës Zoti Sali Berisha Për dijeni kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor Zoti Pjetër Arbnori Ka kaluar një vit e gjysëm që prej arrestimit dhe dënimit me burgim të deputetit të Partisë Socialiste. Fatos Nano. Kjo çështje ka cuar në acarimin e jetës politike shqiptare dhe në dobësimin e imazhit ndërkombëtar të demokracisë shqiptare. Lidhur me këtë çështje janë shprehur në forma të ndryshme Parlamenti Europian, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, Këshilli i Unionit Ndërparlamentar Botëror. Ky i fundit, me propozim të Komitetit për të drejtat e njeriut të parlamentarëve të botës, i cili duke u mbështetur në katër ekzaminime të hollësishme që i bëri “çështjes Nano” (Gjenevë, Paris, Kopenhagen, me 17 shtator 1994), aprovoni një rezolutë ku në thelb Këshilli i Unionit Ndërparlamentar Botëror shprehet: - Nuk mund të kuptojë se si veprimet ose mosveprimet e zotit Nano, për të cilat bën fjalë vendimi i Gjykatës së Faktit të Tiranës, provon fajësinë e zotit Nano dhe shpreh dyshimet e tij për përmbajtjen logjike e drejtësinë e vendimit të lartpërmendur të Gjykatës; - Shpreh shqetësimin e tij serioz për pretendimet e paraqitura ndaj qëndrimit të njëanshëm të Gjykatës lidhur me administrimin e provave, në veçanti lidhur me pretendimet për heqjen e dokumenteve të rëndësishme; shfrytëzimin nga gjykata të provave të parregullta; përdorimin e dokumentave e provave jo të plota ose të papërshtatshme, pretendimit që vendimi jep një version të shtrembëruar të dëshmive të dëshmitarëve: - Tërhiqet vëmendja me këtë rast, se Shqipëria është palë në Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Politike dhe Qytetare, si dhe në Konventën Evropiane mbi Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore të tij, prandaj ajo është e detyruar që mbi këtë bazë të respektojë dhe të garantojë të drejtat për gjykim të rregullt. - Kërkon të dijë për mundësinë e zotit Nano për të takuar kolegët dhe avokatët e tij si dhe perspektivën e lirimit të tij. Nisur nga dëshira dhe obligimi që ne kemi për zhvillimin normal të demokracisë në Shqipëri; Duke besuar se zgjidhja e «Çështjes Nano» do të ndikojë ndjeshëm në krijimin e klimës më të përshtatshme për mirëkuptim, paqe sociale dhe zgjerimin e dimensionit human; Duke shprehur se lirimi i deputetit Fatos Nano, do të ndikojë në përmirësimin e imazhit demokratik të Shqipërisë përpara opinionit ndërkombëtar; Kërkojmë prej jush, i nderuari zoti President, ushtrimin e kompetencave tuaja kushtetuese për lirimin e z. Fatos Nano. Me konsideratë deputetët e Kuvendit Popullor GRAMOZ PASHKO TEODOR KEKO. KOSTA MAKARAJDAHI THOMA MIÇO PERIKLI TETA. LUSHI PËRPALI. THEODHORI BEJ, SHAQIR VUKAJ. ERMELINDA MEKSI, MUSA ULQINI MEHMET LOCI. FEHMI ABDIU ANASTAS ANGJELI. DRITERÒ AGOLLI. YLLI BUFI NDRE LEGISI. SABIT BROKAJ. ALFRED PALOKA. ILIR META, BASHKIM ÇAKA. TEFIK JAZAJ. PANDELI MAJKO, VLADIMIR METANI, MIRI HOTI. BARDHYL AGASI, MOIKOM ZEQO. IBRAHIM BAÇI ADEM ZYBERI. BASHKIM KOCI. MAQO LAKRORI. SHKELOIM ÇANI. GRAMOZ RUÇI. SËRVET PËLLUMBI. ETHEM RUKA. NAMIK DOKLE. XHEVAT LLOSHI. BASHKIM ZENELI. LEONTIEV ÇUÇI. HALIL LALAJ. LUAN HAJDARAGA. MITRO ÇELA. RIDVAN PESHKEPIA. PASKAL MILO. GJERGJ RAKAJ. VASIL GJIKA, ARBEN IMAMI.

Nuk duhet lejuar që të prishet dhe shpërbehet Akademia

16 AKADEMIKË I DREJTOHEN ZOTIT SHABAN DEMIRAJ

Pyetje drejtuar kryeministrit Meksi

Fehmi Abdiu 1. Cilat janë kriteret mbi të cilat janë ndërtuar marrëdhëniet me qeverinë? 2. A hyni «garant» në parlament dhe në popull se qeveria e juaj nuk është e korruptuar? 3. Si i konsideroni këto ndryshime, si ndryshime personale apo si ristrukturime, si ndryshime qeverisëse? 4. Çfarë ndryshimesh lidhjesh vini re në mes të qeverisë së re dhe gjendjes së Tiranës pa bukë, pa energji e pa ujë? 5. Çfarë mendime keni ju. Përse Presidenti i Republikës nuk ka shpjeguar, arsyetuar asnjë ndryshim? 6. A njihen ligjërisht këto struktura? 7. Çfarë mendimi keni, qeveria juaj është monokolo apo shumë partiake? 8. Për secilin ministër të larguar: A betohen para parlamentit se largohen të pastër nga këto funksione? Namik Dokle 1. A jeni i sigurtë se në listën e emrave të ministrave të rinj nuk figuron asnjë ish spiun i ish sigurimit të shtetit? 2. A ka dosje korrupsioni për ata që largohen (Vijon në faqen 4)

KUSH E KA SHITUAR ENERGJINË ELEKTRIKE?...

Shqipëria në krizë për energji elektrike. Vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme. Forcat e Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë të ditur Nr. ... Kyqet ... ... Qytetarët kërkojnë me të drejtë furnizim normal me energji elektrike. Atyre nuk ju intereson as komisioni dhe as dekretet. Presidenti sepse na ... Këtu nuk është fjala për një shaka, po për mungesë të plotë përgjegjësie. Alibia e mungesës së reshjeve nuk bën është aq bindëse, saqë çdo fshat e vërtetë që muajt e fundit reshjet nuk ka patur. Por ama u gjithë vendi dëshpëruar ... Kriza energjetike tregon mësimet se qeveria Meksi e Berishës nuk është në gjendje të qeverisë vendin, s’di ... të bëjë makzahin, sido që i ndërrojnë perukët. BLEDA DRINI

Nuk duhet lejuar që të prishet dhe shperbehet Akademia e Shkencave të Shqipërisë

16 AKADEMIA E DREJTËSISË 2000 SHKABAN... [teksti i vijës së sipërme pjesërisht i prerë] Nuk duhet lejuar që të prishet dhe shperbehet Akademia e Shkencave të Shqipërisë Zofi Shaban Demiraj Ju drejtohem juve si personi i ngarkuar me punët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe drejtimin e tyre. Siç dihet ka disa muaj që ka kaluar në Qeveri dhe është miratuar Statusi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, Statuti, ndonëse i pashqyrtuar dhe miratuar nga Asambleja e Akademisë ka hyrë në fuqi dhe është bërë i detyrueshëm. Me t’u miratuar Statuti, siç do të ishte e natyrshme dhe e rregullt, kemi pritur që të mblidheshin Asambleja e Akademisë dhe sa bashku të mendonim për masat që duhen marrë për zbatimin e tij. Fatkeqësisht, ju këtë nuk e bëtë. Prandaj ne po detyrohemi të ndërmarrim këtë hap dhe, në përputhje me normat e Statutit, të kërkojmë që të mblidhet Asambleja për të diskutuar për problemet që dalin para saj dhe për të filluar kështu të punojmë normalisht. Në të kaluarën, Akademia jonë ka vuajtur nga ndërhyrjet dhe paragjykimet partiake. Nuk duhet lejuar që sot, në kushtet e lirisë së mendimit dhe të pluralizmit, kjo të përsëritet, nuk duhet lejuar që të prishet dhe të shperbehet Akademia e Shkencave të Shqipërisë, që ka qenë dhe është rezultat i përpjekjeve, mundit, ëndrrave dhe aspiratave të një armatë të tërë studiuesish dhe shkencëtarësh. Është në nderin e të gjithë shoqërisë dhe demokracisë që të mbështeten shkencat dhe shkencëtarët shqiptarë dhe të mos katandiset Akademia e Shkencave të Shqipërisë në gjendjen tragjike të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Goditja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si vatra më e rëndësishme e shkencës dhe e kulturës sonë kombëtare, nuk bën veçse gjithmonë të kombit tonë. Nuk na takon neve tua japim atyre këtë qëllim. Emrat e antarëve dhe antarëve korrespondentë të Akademisë së Shkencave që e kanë firmosur kërkesën: Alfred Uçi Bedri Dedja Besim Daja Dhimtër Shuterqi Hajredin Kumbara Hamit Beqja Hekuran Mara Luan Omari Mentor Përmeti Petraq Pilika Petrit Gace Selaudin Bekteshi Skënder Gjlnushi Tekë Biçoku Ylli Popa Zija Xholi

Shkodër

Kanë mbetur edhe 4 kufoma pa u gjetur Arriti në 8 numri i viktimave të tragjedisë në liqenin e Shkodrës, që është bërë e ditur më parë, u mbytën në dallgët e këtij liqeni në mëngjesin e 15 dhjetorit: tek po lundronin për në kalim në Mal të Zi. Dje u bë varrimi i bashkëshortëve Xhelal e Fatime Leka nga fshati Shtoj i Vjetër, prindër të tre fëmijëve. Gjithashtu u varros edhe Enver Borsani; 28 vjeç nga fshati Golem. Pritet gjetja e 4 kufomave të tjera. M. R.

Greva nuk i takon një salle, por një qyteti

Greva e urisë e 113 pletarëve të familjeve të cilëve u është përmbytur toka nga ndërtimet e veprave të mëdha të dritës mbi lumin Drin, ka hyrë në ditën e saj të 20-të. Ndërkohë me kalendar sot kemi hyrë në dimër. Pra këta njerëz, përfaqësues të qindra familjeve të tokave të përmbytura, duke zgjedhur rrugën e grevës së urisë kanë marrë parasysh se të përballojnë një situatë të jashtëzakonshme, përfshirë jo vetëm mospranimin e ushqimit, por dhe temperaturat e ulëta. Megjithatë grevistët po i bëjnë ballë kësaj situate paradoksale, kur shëndetit që dobësohet i shtohet indiferenca e pakëputme e qeveritarëve. Çdo njeri me logjikën më të thjeshtë para kësaj gjendje pyet: çfarë do të bëhet më tej? Greva nuk mund të vazhdojë në pafundësi. Qeveritarët dhe vetëm ato janë të detyruar t’i japin një zgjidhje problemit, rrugëzgjidhje që do të jetë në përputhje me interesat e grevistëve dhe familjeve të cilëve u janë përmbytur tokat, por edhe me mundësitë aktuale e të perspektivës që ka shteti për plotësimin e këtyre kërkesave. Duke sjellë për 19 ditë në faqet e gazetës situatën e grevës, ne nuk kemi mbështetur asnjë kërkesë të paarsyeshme. Por ama, indiferenca që mbahet e zgjashet gjysmake që propozohen janë të papërfillshme. Është pikërisht kjo situatë e turbullt që ka ngritur tensionin social në Kukës. Grevistët dhe mbarë qytetarët e Kukësit e ndiejnë veten si të braktisur nga pushteti qendror, për ... problemeve lokale të tyre s’ka interesim të plotë. Ka një bllokim të informacionit, e rrëne shqip ka mbyllje sysh, me inde se (Vijon në faqen 2)

SPJEGIM VOTE «KUNDER» I NENKRYETARIT TE PS NAMIK DOKLE

Për të diskutuar këtë dekret, zoti Meksi i vinte nga vizitat jashtë shtetit. Si erdhi dhe nuk ju përgjigj pyetjeve të deputetëve. Është e kotë pra të flasësh për këtë qeveri dhe për këtë kryeministër që s’di t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve; pa lo më të vogël shqetësim. Pse nuk qëndroi në Kavajë? Si shpjegim vote do të lexoja vetëm fundin e diskutimit tim, që tregon Meksin jashtë, sa sa për brenda (Vijon në faqen 2)

nuk respekton as popullin që e ka zgjedhur këtë parlament