27/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

27 dhjetor 1994

«PROCESI ARSIDI» KËRKON TË TJERË...

EDITORIAL: «PROCESI ARSIDI» KËRKON TË TJERË... - Në prag të gjyqit, peshkaqenët ende nuk janë shfaqur... - Ish-ministri i qeverisë Meksi-1, Osman Shehu paralajmëron... Mundet që në ditët e fundit të këtij viti, mëase më datë 29, të nisë gjyqi për të ashtuquajturin “Procesi Arsidi” i cili deri tani mban nëpër gojë emrat e Agron Salunit, Agim Tartarin, ish-guvernatorin e përgjithshëm të bankës Ilir Hoti dhe zëvendësin e tij Ardian Xhyheri dhe ish-shefin e policisë Wilson Ahmeti. Jo vetëm për problemin e mprehjes së skandalin e madh, por edhe për njerëzit e implikuar në këtë vendim mafioz Procesi në fjalë nuk ka se si të mos tërheqë vëmendjen e opinionit. Prandaj është me vend pyetja: Çfarë do të zbulojë ky proces? A do të arrijë ai të vërë pikën mbi i? Dhe mendja menjëherë të shkon tek pjesa e padukshme e ajsbergut të cilën përpiqet ta zbulojë me deklaratën e vet zoti Osman Shehu. Ish-Ministri i turizmit në qeverinë Meksi 1, i cili sado që shprehet “vetëm po pyet, nuk po akuzoj” shpalos vetëm një pjesë “nga shqetësimet e mëdha” të qeverisë së Partisë Demokratike për të zbuluar hallet e mëdha të popullit. Prononcimi i zotit Shehu pikërisht tani në prag të fillimit të gjyqit nuk duket i rastit. Ai sigurisht që nuk merret për të zbuluar arsyen apo motivin e dekorimit të Sali Berishës me dekoratën kallp të kortezisë franceze, dhënë pikërisht nga miku i pushtetit Arsidi dhe shefi qëllimisht mund të ketë dekoratë më shumë të Arsdit për t’u bërë prona-ri i hotel “Tiranës”. Ai as arsyen se përse Berisha nuk i a hedh publikisht siç edhe e mori atë dekoratë nuk e thotë sepse nuk ka nga ta dijë një gjë të tillë, por, sipas tij, ai thotë atë që di. Dhe në pamje të parë ato nuk duken pak. Meksi dhe Ruli rezultojnë të kenë qenë të interesuar drejt për drejtë për të mirën e Arsdit. Këtë përfundim arrin gjithsecili kur përfundon se lexuari deklaratën e Osman Shehut, i cili tregon edhe se mendim ka Meksi për Musarajn, për Gazideden e të tjerë. Pa dashur ta paragjykojmë zotin Shehu shtrojnë pyetjen se a i di prokuroria ato që ai thotë në deklaratën e vet, e cila do të vihojë edhe në numërin e ardhshëm të gazetës «Di-a Informacion»? Nëse jo përse dhe nëse po a është thirrur Meksi dhe Ruli për t’u pyetur si dëshmitarë? Apo kjo i është lënë gjykatës ta bëjë gjatë seancave të hetimit gjyqësor? Çfarë do përgjigjet? Kush tjetër do të përfundojë në burg?... U përfol për burgosje të Rulit pas largimit të tij nga posti i Ministrit të financave. Mërepo sipas zotit Shehu rezulton se me të ka bashkëpunuar edhe Aleksandër Meksi, që është akoma kryeministri i Shqipërisë. Çfarë do të thonë këta të dy? Le të presim. Po ndërkaq mund të bëjmë edhe ndonjë supozim. Mundet që zoti Shehu parandjenë rrezikun, ndaj dhe u detyrua të vetëmbrohet duke iu drejtuar opinionit. Që nëse të thotë «e hëngra sepse denoncove Rulin dhe Meksin». Mirëpo deklarata e tij nuk është vetëm para-randjenjë ajo është edhe paralajmërim. Meksi dhe Ruli sigurisht nuk do të rrinë duarkryq. Ata do të mbrohen. Dhe do të mbrohen duke qenë në pushtet. Meksi duhet të japë dorëheqjen menjëherë, edhe po qe se dëshmitë e zotit Shehu nuk janë të vërteta. Sepse ai duhet t’i nënshtrohet hetimit. Vetëm organet e drejtësisë mund ta sqarojnë atë aq më tepër po të kemi parasysh edhe faktin që opinioni është pritur i besojë edhe kur nuk janë të vërteta fjalët e thëna në adresë të pushtetarëve. Ndërsa heshtja e Rulit të tremb po aq sa edhe siguria e tij. Meksi është në krye të qeverisë 3. Berlusconi ia dha shembullin e qy-tetarit dhe të njeriut që respekton etikën e politikanit.

Errësira informative nuk e mbulon dot të vërtetën për «çështjen Nano»

Lidhur me takimet e delegacionit të Unioni Ndërparlamentar Botëror Ditët e fundit me ftesë të Kryesisë së Kuvendit Popullor dhe personalisht të vetë zotit Pjetër, erdhi në vendin tonë një delegacion «Unionit Ndërparlamentar Botëror», kryesuar nga kryetarja e Komitetit për mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, për deputetët zonja Josi Meier. Vizita për vetë objektin e saj ishte e rëndësishme. E planifikuar si vizitë pune, përsëri ishte e detyrueshme që aktiviteti i tyre të shoqërohej dhe publikohej sipas protokollit zyrtar. Por çuditërisht, veç lajmit për ftesën e bërë, mjetet kryesore të informimit zyrtar heshtën... Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ditën e mbërritjes në aeroportin e Rinasit, nuk kishin dalë as për të pritur delegacionin pikërisht ata që e kishin ftuar. Shkaku i indiferencës dhe mungesës së transparencës tashmë është i njohur. Delegacioni vinte për të kontaktuar me autoritetet e vendit, lidhur me zbatimin nga ana e palës shqiptare të pikave të Rezolutës, që miratuar muaj më parë për «Çështjen Nano». E ndërkombëtarizuar jashtë çdo parashikimi të pushtetareve, kjo çështje u hodh në tavolinën e politikës europiane duke marrë prej saj një përgjigje interesimin dhe këmbënguljen e tyre në favor të deputetit Nano, për të mbërthyer në aktet finale tashmë të njohura. Programi i takimeve dhe veprimtarive të tjera të delegacionit ishte i ngjeshur dhe synonte të kontaktonte me ato hallka partiake dhe shtetërore të cilat ishin marrë apo pronocuar në lidhje me çështjen e deputetit Fatos Nano. Kështu, ishin planifikuar dhe u realizuan takime me përfaqësues të grupeve parlamentare, me Prokurorin e Përgjithshëm, me Ministrin e Drejtësisë, me Kryetarin e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit dhe ... padyshim edhe me vetë zotin Pjetër që ishte ftuar. Përveç përmbajtjes së çfarë u tha e çfarë u kërkua në këto bisedime ia vlen të ripërsëritet edhe njëherë, që delegacioni kishte ardhur tepër i përgatitur, dhe i informuar, duke mos harruar edhe administrimin e një dokumentacioni të plotë e të hollësishëm, të cilin e kishin në vete. Por, si u bënë takimet që ishin planifikuar sipas programit dhe çfarë është diskutuar me to? Është e vërtetë që të japësh një përgjigje të saktë, derisa mjetet kryesore të informimit zyrtar (duke përjashtuar vetëm dhënien e lajmit të takimit me Ministrinë e Drejtësisë, nuk transmetuan asnjë njoftim. Lidhur me këtë u interesuam fillimisht pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, zotit Dragoshi, por, që në paradhomën më-suam nga sekretarja se prokurori ka qenë urdhër të mos presë asnjë gazetar. Po sipas programit, delegacioni duhet të jetë takuar edhe me zotin Blerim Çela. Kryetar i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, Përse! heshtje. Kërkuam takim me të, përgjigjja ishte pak «më e butë» se e Prokurorit: Ishte shumë i ngarkuar me punë dhe mund t’iu presë pas vitit të Ri. Ndoshta, zoti Blerim ka menduar se e deshëm për problem e shtëpisë së re, që ka marrë. Sidokofe, «tij që i ka qof kryeministrat», do t’i shkojmë edhe pas vitit të Ri, do ta pyesim dhe do të shohim nëse do të presë. Ngjitur me zyrat e Blerimit; ndod-het edhe ajo e zotit Pjetër. Deputetët ndoshta e kujtojnë se gjatë

Tregëtarët spekullojnë

Pragfeste:

Pengohet ndarja e tokës për Kashnjetin!

Sërish, në mbledhjen e Këshillit të rrethit të Lezhës, këshilltarët socialistë... Sërish, në mbledhjen e Këshillit të rrethit të Lezhës, këshilltarët socialistë ...

Tregëtarët spekulllojnë

Blerësit përballë rritjes galopante të çmimeve Njësoj si një vit më parë pragfesta e vitit të Ri sjell me vete edhe rritjen galopante të çmimeve që janë të detyruar të përballojnë blerësit e shumtë, të cilët pavarësisht nga mungesat e shumta dhe vështirësitë që po kalojnë, po përpiqen që festën e vitit të Ri ta gëzojnë me familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Është e natyrshme që festat të kenë diçka më tepër nga ditët e zakonshme. Aq më tepër festa e vitit të Ri. Por kjo nuk do të thotë që tregëtarët të spekullojnë dhe të rrisin çmimet sipas qejfit, sepse ekonomia e tregut ka rregulla e veta. Organet e specializuara shtetërore nuk duhet të bëjnë sehir në të tilla raste, por të marrin masa. Festa është për t’u gëzuar, jo për të rrjepur njerëzit. FUAT MAKAJ

Konferenca e veteranëve

Korçë: Dje e fundjavë në një nga sallat e Hotelit “Turizmi” në Korçë u zhvillua punimet e saj Konferenca e Këshillit të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në analizën e aktivitetit e së kryer gjatë periudhës së kaluar u evidentuan ... (pjesa e mbetur e tekstit është e paqartë në imazh). (Vijon në faqen 2)

Pengonët ndarjen e tokës për Kashnjetin!

Sërish, në mbledhjen e Këshillit të rrethit të Lezhës, këshilltarët socialistë kërkuan me këmbëngulje llogari përse nuk i jepet 240 ha tokë banorëve të Kashnjetit, për të cilën ka vendosur që në muajin shkurt të këtij viti këshilli i rrethit dhe e ka miratuar vetë Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit. socialistë kërkuan me këmbëngulje llogari përse nuk i jepet 240 ha tokë banorëve të Kashnjetit, për të cilën ka vendosur që në muajin shkurt të këtij viti këshilli i rrethit dhe e ka miratuar vetë Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit. Gjatë këtyre 10 muajve kjo çështje është ngritur disa herë jo vetëm në këshillin e rrethit, por edhe në prefekturë, në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit. Edhe në shtyp disa herë. 380 familje të kësaj zone malore me pak tokë janë në prag të një zgjidhjeje të madhe. Dhe, siç doli, nga analiza në këshillin e rrethit, për të cilën do të ndalemi më poshtë, autori apo shkaktari i këtij zëngjinimi po bëhet deputeti “i importuar” Tonin Alimihlli, kryetar i komisionit të bujqësisë në parlamentin shqiptar. Pa u ndalur te detaje, do të veçojmë disa pohime, të kryetarit të këshillit të rrethit, zotit Gjergj Gjoni: «S’kemi patur mbështetje politike e shtetërore. Deputeti T. Alimihlli (i partisë së tij) bën politikë personale, pasi iu premt on ...» (teksti pjesërisht i paqartë). Edhe shoku Pashk Luka, kryetar i komunës së Kashnjetit tha: «Fajet janë jashtë Pashk Lukës. Më kanë penguar prefekti, dhe, sidomos deputeti T. Alimihlli. As kam patur mbështetje, përkundrazi pengesa të jashtëzakonshme. Nuk e gënjej më popullin». Sidoqoftë këshilli i rrethit, me një preokupim e përgjegjësi më të lartë vendosi që të rifillojë ndarjen e 240 ha tokë për të patokët e Kashnjetit, për 380 familje që janë në pritje «një zgjidhjeje të madhe». Gjithashtu sugjeroi të thërrasë deputetin në një takim në Lezhë, me përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë e të Ushqimit, të Presidencës etj. Le të shpresojmë në zgjidhjen e këtij problemi, por që nga kryetari i rrethit, këshilltarët me radhë dhe, vetë kryetari i komunës janë të ftohtë në shpresat e tyre. KUJTIM DASHI Kryetar i PS të rrethit, këshilltar

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën 49/204 për Situatën e të Drejtave të Njeriut në Kosovë

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë votash në seancë plenare Rezolutën 49-204 për Situatën e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, e cila iu rekomandua javën e kaluar Asamblesë nga Komiteti i Tretë i saj. Është hera e parë që organi më i lartë politik i Kombeve të Bashkuara miraton një rezolutë të veçantë për Kosovën. Rezoluta i votimit - 114 vota pro, 2 kundër e 40 abstenime, u vlerësua shumë pozitiv nga delegacionet pjesëmarrëse në seancë, pohuan për Agjencinë Telegrafike Shqiptare diplomatë të Ministrisë së Jashtme shqiptare - anëtarë të delegacionit shqiptar, që siç dihet është iniciuese e kësaj rezolute. Me miratimin e rezolutës, Asamble- (Vijon në faqen 4).

Antishqiptarizëm konstant i pushtetit maqedon

Lajmi për arrestimin e deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës në Maqedoni si dhe i disa kolegëve gazetarë në Bllindë u përhap dhëmbë më të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni si dhe në diasporë. A që nuk e bëri pushteti serb e bënë autoritetet e Gjollgovit, i cili e bënte për disa herë në mënyrë të tillë Shqipëri. Që prej më shumë se dy vjetësh, personat e arrestuar kanë qenë të detyruar të jetojnë nëpër ... (pjesë e paqartë). Në të vërtetë antishqiptarizmi maqedon është i njohur, shqiptarët me gjykim realist politik në të dy anët e kufirit nuk kanë dyshuar në këtë politikë, prandaj dhe nuk kanë pohuar ndonjëherë në një drejtim të njohjes së të drejtave ... (pjesë e paqartë). (Vijon në faqen 4)

Incident tragjik në afërsi të brigjeve të Koruzit

Sipas organeve kompetente greke në mesnatën e 24 dhjetorit një motobarkë shqiptare u nis nga brigjet e Sarandës me destinacion brigjet e ishullit të Korfuzit, në Greqi. Njëmëndë bëhet fjalë për një motobarkë ndërmarrin kështu një tjetër udhëtim drejt të panjohurës, duke shpresuar ndoshta, së fundi, të do të sillte një fillim të ri në jetën e tyre. Për shkak të stuhisë së papritur dhe dallgëve të mëdha motorr-i i motobarkës u fik dhe emigrantët klandestinë të frikësuar u hodhën në ujët e detit. Forcat e ujërave bregdetare të Korfuzit mundën të nxjerrin nga uji dy shtetas shqiptarë, Harrillaq Lepa dhe Gena Shoni, të cilët tashmë janë në gjendje të mirë. Ata gjithashtu nxorrën edhe një kufomë, Fatos Gjoli. Burimet e portit të Korfuzit konfirmuan, se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tetë emigrantëve të tjerë shqiptarë, që ndodheshin në bord-in e motobarkës. Kërkimet në bregdetin shqiptar u kryen nga informatori portit u Sarandës. Shteti i Karabollonisë portit të Korfuzit deklaroi për shtypin, se ekzistojnë shumë shpresat, që të paktën, emigrantët e tjerë të kenë mundur të shpëtojnë dhe të ndodhen diku afër brigjeve të ishullit. Kalimet e paligjshme të kufirit tokësor dhe detar nga shtetas shqiptarë për në Greqi dhe incidentet e tilla këtë kalime janë një fenomen i zakonshëm këto vite e fundit. (BI BI BI)

Po na i vrasin djemtë...

Një hall i madh më solli tek ju në gazetë nga Skrapari. Erdha, pasi trokit a në shumë dyer nëpërmjet letrave që i shkruam ministrit të rendit dhe Presidentit të Republikës, prej të cilëve nuk morëm asnjë përgjigje. Erdha, sepse mendova se, duke trokitur për këtë hall timin, kam trokitur për një çështje, që nuk ka lidhje vetëm me mua skraparllinun e lodhur, por dhe me shumë shqiptarë, me demokracinë në Shqipëri. Është fjala për Ligjin, për lirinë dhe të drejtat e njerëzve, që mendoj se i kemi fituar e për të cilat nga pushtetarët po flitet kaq shumë. Por e vërteta nuk është kështu. Ja përse. Para rreth një muaji, djali im u ngatërrua me B. Alçiçaj nga qyteti i Skraparit. Ai u godit pa shkak dhe pa faj prej tij. Pas kësaj atë e mori policia, e cila pasi konstatoi se ishte i pafajshëm, e gjobiti me 150 lekë. Menduan se kjo gjë ndodhi u harrua me kaq. Por megjithë B. Alçiçaj kishte njerëz të tij të afërm të veshur me uniformën e policisë në organet e rendit, kurdisi veprimet hakmarrëse duke angazhuar për këtë njerëz. Kështu, një ditë, kur djali shkoj në qytet për punët e tij, i dolën përpara persona të veshur me pushtet policor dhe i kërkuan shpjegime për ngjarjen e ndodhur. E rrahën dhe e kërcënuan për vdekje. Skandali arriti deri atje sa atij i mohuan dhe paratë në xhepa. Pas kësaj e dërguan pa ndjenja në spital. U ank uam tek kryetari i rendit, tek i cili gjetëm angazhim të plotë. Ai erdhi dhe në spital, bashkë me prokurorin e rrethit ku deklaroi për pafajësinë e djalit tonë dhe i kërkoi prokurorit që të ndërhynte në emër të drejtësisë. Dhe unë nuk kërkoj asgjë më shumë veçse drejtësi. Nëse djali im do të ishte fajtor le të përgjigjej para ligjit, por në të kundërtën, kur deklarohet pafajësia e tij, unë bëj familja dhe të gjithë të afërmit shumën të pajtohemi me këtë veprim që ka kërcënuar jetën e djalit tonë pse ai e pa shkak nga persona të veshur, vetim e veçan se kanë uniformën, pushtetin e policës. Kush janë këta që po na i vrasin djemtë, pa shkak dhe pa faj? Shkruan Pelivan Kushova nga Skrapari

Për festën e Krishtlindjeve

SHKODER Për festën e Krishtlindjeve Megjithatë dritat u fikën Veprimtaritë për festën e Krishtlindjeve filluan që ditën e premte. Në mbrëmjen e kësaj dite u dha një program nga kori në teatrin «Migjeni», i cili u ndoq nga shumë mesha. Pasditen e së shtunës e në orët e mbrëmjes radioja lokale transmetoi një montazh të përgatitur posaçërisht për këtë festë. Ndërsa në orën 24 filloi celebrimi i meshës në kishën katedrale. Fillimisht u lexua urimi që drejtoi me rastin e kësaj feste kardinali i parë shqiptar, Eminenca e Tij Mikel Koliqi. Në praninë e besimtarëve meshën e celebruan arqipeshkvi i Shkodrës Mon Sinjor Fr. L. Uria dhe ndihmësi Ipeshkëv Imzot Zef Simoni. Mesha u transmetua direkt nga valët e radios lokale. Në këtë mbrëmje morën pjesë edhe ambasadori ynë në Vatikan, zoti Vil Kamsi. Gjatë ditës së dielë, edhe përkundër shiut e shumtë që ra, sidomos në orët e paradrekës, vazhduan ngrohtësisht vizitat e qytetarëve te tre besimtarëve në shenjë urimi për këto festa. Me rastin e kësaj feste, prefekti i zonës, zoti Iljaz Vrioni, kishte urdhëruar që të mos ndërpritet furnizimi me energji elektrike nga dita e shtunë deri në ditën e hënë. Megjithatë dritat u fikën. Sipas informacioneve nga ndërmarrja elektrike, kjo ndodhi për shkak të mbingarkesës së transformatorëve. MUSA KUTUMA

Letër në Redaksi

Po na i vrasin

shëm, me Ministrin e Drejtësisë, me ||