30/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 dhjetor 1994

RIHAPET «DOSJA ARSIDI»

TANXHENTOPOLI SHQIPTAR NË GJYKATË: TË PANDEHURIT KËRKOJNË ARDHJEN PARA GJYKATËS TË NIKOLA ARSIDIT, LEORENT SIMON DHE AVOKATIT CARTERON - Asnjë dokument origjinal nuk ndodhet në dosje - Ish prokurori Haxhia avokati i Ilir Hotit dëshmon se procesi do të devijojë anash. TANXHENTOPOLI SHQIPTAR NË GJYKATË: RIHAPET «DOSJA ARSIDI» TË PANDEHURIT KËRKOJNË ARDHJEN PARA GJYKATËS TË NIKOLA ARSIDIT, LEORENT SIMON DHE AVOKATIT CARTERON - Asnjë dokument origjinal nuk ndodhet në dosje - Ish prokurori Haxhia avokati i Ilir Hotit dëshmon se procesi do të devijojë anash. Filloi dje në mëngjes në gjykatën e faktit Tiranë procesi që lidhhet me të shumëfolurin skandali Arsidi. Bosët e financave shqiptare Ilir Hoti 37 vjeç i diplomuar në ekonomi ish guvernatori i Bankës së Shtetit, Agron Saliu rreth 40 vjeç i diplomuar në fizikë e financë ish-drejtor i Bankës Tregtare, Agim Tartari 57 vjeç i diplomuar në ekonomi e jurisprudencë ish ndërmjetor i Bankës Tregtare, Ardian Xhaheri 30 vjeç i diplomuar në ekonomi, ish drejtori i Bankës Tregtare, -si dhe 43 vjeçari i diplomuar në inxhinieri Vilson Ahmeti ish kryeministër i Shqipërisë - u paraqitën dje në gjykatën e Tiranës përballë akuzës së përvetësimit të pasurisë shtetërore në vlerën 123 milion e 275 mijë lekë ku 60 milion kanë mbetur në tentativë. Ndërsa akuzën e shtetit do ta paraqesin e mbrojnë shefat e prokurorisë së Tiranës Arben Qeleshi e Genc Gjokutaj, pafajësinë e të pandehurve do ta mbrojnë avokatët më në zë të Tiranës, Përparim Sanxhaku, Maks Haxhia, Artan Gjylbegu, Pajtim Hoxha, Fatmir Broka. Do të ruaj ekuilibrin në peshoren e drejtësisë trupi gjykues i kryesuar nga nënkryetari i gjykatës së Tiranës z. Andi Çeliku. Shumë njerëz binin në sy në orët e para të mëngjesit në ambientet e gjykatës për procesin. Kryesisht familjarë e gazetarë të shtypit të pavarur e opozitar. Për këtë të fundit gjithçka e sotme e lidhur edhe me vazhdimin e denoncimit të ish ministrit Shehu e që ka përsëritur në qendër «Arsidi», procesin më të bujshëm që do të mbyllë këtë fundvit. Rreth orës 9 e 30 minuta pas ritualit strikt të prezantimit trupi gjykues kërkon «votbesim» nga palët në proces për drejtimin e këtij gjykimi. Deklarohen «pro» Hoti, Xhyherri, Tartari ndërkohë që Sanxhaku në emër edhe të Saliut spejgon se më 27.12.94 i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së kasacionit për gjykimin e çështjes nga një gjykatë e një rrethi tjetër. Përdërisa nuk kemi marrë përgjigje kërkoj ndërprerjen e procesit - tha avokati Sanxhaku. Ndërsa gjykatësi Çeliku kërkoi të njihej me motivet e kësaj kërkese z. Sanxhaku nuk i bëri ato të njohura. Por burime pranë tij bëjnë të ditur se motivet nuk lidhen me trupin gjykues por me kryetarin e gjykatës që ka caktuar këtë trup gjykues e që sipas tij duhet të thirrej si dëshmitar i çështjes. Ky fakt vë në dyshim pavarësinë e gjyqtarëve. E dhe avokati i z. Ahmeti, P. Hoxha, paraqiti rezervat lidhur me gjykimet e mëparshme, ndryshimin e masës së sigurimit për klientin e tij për të cilën ai ka bërë ankim dhe ende nuk ka marrë përgjigje. Trupi gjykues me vendim të ndërmjetëm i rrëzoi poshtë këto kërkesa të avokatëve dhe vendosi të vazhdojë gjykimin e çështjes. Seanca vazhdoi me kërkesat paraprake të akuzuarve dhe avokatëve të tyre. Ky moment i parë si moment i nxehte i procesit filloi kundërsht. e para të prokurorisë se paku në efektin e shkeljeve të Kodit të Procedurës Penale të materializuar në dosje. Avokatët kërkuan që të depozitoheshin në dosje origjinalet e mandatave, kambialeve, marrëveshjeve të honorarëve ose njoftimin e fotokopjeve që ndodhen në dosje nga autoritetet e drejtësisë shqiptare paraqitjen në sallën e gjyqit me cilësinë e dëshmitarit të Nikola Arsidit, Leorent Simon si dhe të avokatit mbrojtës të interesave të shtetit shqiptar z. P. Hoxha. Lidhur me këtë kërkesa avokati Haxhia u shpreh se pa tu marrë në shqyrtim çështja gjyq. Haxhia tha se kjo çështje ka përkur shtyellën kurrizore të shtetit. Që ta marrë vesh Shqipëria, seç ndodh këtu, kush është parapërgjegjës e kush personaliteti i lartë është përfshirë në korrupsion kërkoj që ky proces të transmetohet në TV - tha ish-prokurori i përgjithshëm i Republikës Maks Haxhia. Gjithsesi ai shprehu dyshimin se gjyqi do të devijojë anash problemit. Artan Gjylbegu edhe ky avokat i z. Ilir Hoti shprehu habinë (Vijon në faqen 2) ... Të gjithë e kemi vënë re, madje kemi ndjerë se si tregtarët tanë këto ditë në prag të Vitit të Ri, kanë rritur dhe po i rrisin çmimet. Mollët p.sh. nga 30 e 40 lekë u bënë 50 e 60, 70 e tash 80 lekë. Po kështu u rritën pa pritur çmimet e portokalleve, pulave, pijeve etj. Mos vallë ky është një rregull i ekonomisë së tregut që ne nuk e dimë? ... Shqafje shqetësuese të mosbindjes ndaj tij. Aktet e rrugëçërrisë, të gjallërimit të vetëgjyqësisë, të banalizimit janë shtuar tani së fundi në mënyrë të dukshme. Përballë këtyre fenomeneve, qytetarët janë të kërcënuar në realizimin normal të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka qenë thirrje në radhë të parë organizatave shtetërore të të gjitha niveleve, të përballojë me një ndjenjë më të lartë përgjegjësie detyrat e shumta e delikate që u ngarkohen. Ky fund viti është dhe një moment për të bërë bilancin e arritjeve, por edhe të detyrave që dalin para shoqërisë shqiptare. Le të pritet viti i ri 1995 me një ndjenjë optimizmi e shprese, me vendosmërinë për përpjekje këmbëngulëse që vendi të vazhdojë përparimin drejt demokracisë dhe begatisë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit Tiranë, 29 Dhjetor 1994

Edhe presidenti nuk e ka kuptuar çështjen

- Deklaron deputeti Gramoz Pashko - Deputetët e PD me përgjegjjen që dhanë ndaj promemorjes së hartuar dhe firmosur nga ne, një grup deputetësh të të gjitha partive, tregojnë se nuk kanë kuptuar thelbin e çështjes, duke deklaruar se ne i kemi kërkuar lirimin. Përkundrazi, kemi kërkuar ushtrimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit të republikës. Së pari ky parlament i hoqi imunitetin deputetit Nano jo për faktin se ai ishte socialist, por sepse dyshohej se kish kryer një krim. Po këtij parlamenti i takon detyrimi që një kolegu, i cilësdo parti qoftë kur është burgosur t’i jepet shansi të provojë pafajësinë e vet. Pra në promemorjen tonë ne çmojmë pavarsinë e drejtësisë por pikërisht kërkojmë zbatimin rigoroz të drejtësisë. Së dyti, Ne deklaratën tuaj zotërinj të PD thuhet se ju nuk pajtoheni me korrupsionin duke akuzuar se ndërhyrja jonë për lirimin e zotit Nano mbështet korrupsionin. Nuk dua të hyj në mijëra mbështetje korrupsionin. Nuk dua të hy në mijëra e mijëra diskutime për korrupsionin tim apo tuajin dhe ende besoj se ai mund të luftohet por a jemi me të vërtetë të bindur se procedura gjyqësore ndaj zotit Nano, dhe mbyllja e rrugëve për të parë edhe një herë çështjen në se vërtetë ndaj tij është i drejtë apo jo është modeli i luftës kundër korrupsionit? Së tretë, kërkesa nuk u drejtohej juve si grup, por thjesht atyre individëve në këtë sallë të cilët e ndjejnë veten të çliruar nga frika. Çdonjëri është i lirë të firmoste apo jo. Nuk kish nevojë për komente aq më tepër për të gjykuar veprimet e deputetëve të tjerë. Dhe në fakt përpjekjet me ligjet kushtetuese të Shqipërisë, kërkesa i drejtohen Presidentit të republikës, të cilit neve vetë i kemi dhënë në kompetencë ekskluzive atributin e faljes, si për të falur vjedhësit, vrasësit, e përdhunuesit ordinërë po ashtu ai ka të drejtën ekskluzive të gjykojë vetë se sa ja vlen të falet Nano apo jo. Përse kërkoni ta privoni presidentin nga kjo e drejtë? Pra do të ishte në nderin tuaj ta linit presidentin e Republikës të vendosë ai vetë pozitivisht apo negativisht, nën përgjegjësinë e tij personale, pa ndërhyrjen tuaj. Por për fat të keq këtë radhë ju ndërhytë negativisht, e paravërsisht nga absurditeti i ndërhyrjes suaj dhatë edhe një provë të re intolerance dhe i kujtoni presidentit se edhe në se ka dëshirë ta falë zotin Nano jeni ju që nuk e lejoni. Nuk do të desha të fyje kërkënd por desha t’ju ritheksoj se duhet të kuptoni se fjala që presidenti i republikës duhet t’i bëjë Nanos nuk është as në dëm të zotit president dhe as në dobi të zotit Nano. Ajo është në dobi të Shqipërisë, ajo do të jetë prova se Shqipëria jo vetëm ka nevojë për drejtësi por se di ta ndërtojë atë. GRAMOZ PASHKO

Me përpjekje të të gjithëve drejt kapërcimit të vështirësive

(Thirrje e Komitetit Shqiptar të Helsinkit) Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se situata në vend karakterizohet nga acarimi i skajshëm i luftës politike, nga gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga qeveria për shkak të mungesës së energjisë elektrike si edhe nga vështirësi të tjera të periudhës që po kalojmë. Kjo gjëndje e rënduar ka bërë që në disa sektorë, sidomos në administratën lokale, të vërehen raste flagrante të mosfunksionimit të aparatit shtetëror si dhe shfaqje shqetësuese të mosbindjes ndaj tij. Aktet e rrugaçërisë, të rrahjes, gjallërimit të vetëgjyqësisë, të banditizmit këtyre fenomenave, të njeriut dhe të lirive themelore. Forcat e opozitës politike po ashtu pritet të tregojnë një ndjeshmëri më të madhe dhe të angazhohen seriozisht, jashtë paragjykimeve partiake, për funksionimin e rregullt të makinerisë shtetërore. Në këto rrethana të jashtëzakonshme janë të domosdoshëm me tepër se kurrë mirëkuptimi dhe gatishmëria e gjithë qytetarëve, të cilët duhet t’i kryejnë detyrat e tyre si shtetas duke respektuar rigorozisht ligjin dhe duke iu bindur rregullave që bëjnë të mundur një bashkëjetesë paqësore dhe një qeverisje normale. një ndjenjë

Prokurori nuk njeh ligjet

Liga panime e ditës së djeshme të Kuvendit Popullor Dita e fundit për vitin ’94 e punimeve të Kuvendit Popullor u mbyll me shqyrtimin, veç të tjerash të kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës për heqjen e imunitetit të kryetarit të Gjykatës së Kasacionit Zef Brozit. Diskutimi mbeti në çështjen a duhej futur mos në rendin e ditës, pasi kërkesa e paraqitur nuk ishte kompetencë për tu shqyrtuar nga Parlamenti. Komisioni i mandateve, rregullores dhe imunitetit, i mbledhur urgjentisht para seancës kishte konkluduar se kërkesa e Prokurorit nuk mbështetej në ligj. Deputetët At Bregu, Strato... (emra pjesërisht të palexueshëm), kërkuan që të mos futet në rendin e ditës, ndërsa për krye, Kom... Parlamenti, për këtë ... është kompetencë e Kuvendit Popullor të shqyrtojë heqjen e imunitetit të kryetarit të Gjykatës së Kasacionit dhe të heqë imunitetin të tij. Shkarkimi i kryetarit bëhet vetëm në dy raste, kur kryen vepër të rëndë penale të arsyetuar me ligj ose kur është i sëmurë psikologjikisht. Këmbëngulësia e kryetarit të Kuvendit Popullor zoti Arbnor ... [?] për të vënë në rendin e ditës pasi Parlamenti nuk do të shkarko... pa qenë bindur për veprën. Ju përgjigjën deputetët vetëm ... Spahia ... pozitive, veçanërisht për ... diskutimi i deputetëve A... Hajdari ... po në atë moment ... Kuvendi Popullor ... besimin e ... që ... drejtu... Kë... u shpreh ... nga prokurori ... prokurorit të kërkesës së imunitetit ... (teksti vijon dhe pjesërisht është i palexueshëm). (Vijon në faqen 6)

Prokurori i Përgjithshëm i kërkon Parlamentit heqjen e imunitetit për Kryetarin e Gjykatës së Kasacionit

Megjithëse konferenca e shtypit e kryetarit të Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi ishte e papritur për gazetarët; pjesëmarrja e tyre në këtë ishte gjë e gjallë. Ndryshta nëpër redaksitë e gazetave kishte mbërritur telefoni i debatit, gjashtë të papritur të zhvilluar po dje para dite në parlament për të hequr imunitetin e zotit Broza me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm. Në fillim të konferencës së shtypit zoti Brozi bëri një deklaratë gojore në të cilën shprehte pikëpamjet e tij rreth kërkesës së Prokurorit për heqjen e imunitetit të zotit Brozi. Deklarata e të botonte më pak shkurt, me mendimin e nga fjale të gjallë Brozi mund të zbulohesh diçka nga ajo çfarë pritet të zhvillohet më vonë. Duke iu konsideruar juve ... (pjesë e palexueshme) ... (Vijon në faqen 4) BROZI: «Sot shënohet fillimi i luftës të Zef Brozit kundër padrejtësive të pushtetarëve» ... thashka. E di se mund të jetë synuar prej disa muajsh që Zef Brozi të eliminohet nga skena, që kur Presidenti dhe Prokurori i Përgjithshëm kërkuan që Kryetari i Gjykatës së Kasacionit të japë llogari për dëmtimin e pafajësisë së gazetarëve, që kur diso nuk ishin dakord me ndryshimet në punën e gjykatave drejt një pavarësie, që kur disa, që për fat të keq janë në poste shumë të larta shtetërore, i tremben pavarësisë së gjykatave, i tremben korrektësisë së Zef Brozit në zbatimin e ligjit, për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve, i mbrohen të drejtat e veta, ata që i tremben ballafaqimit me Zef Brozin, ata që me mënyra intriga­n­te prej disa muajsh po kërkojnë një biografi e Brozit, si dhe pas humbjes së referendumit. Edhe dje në një intervistë në gazetën “Koha Jonë” unë e kam thuar presidentin, kryetarin e Parlamentit dhe të qeverisë dhe këto janë të gjitha mbi një debat televiziv ku është shprehur pikëpamjet e veta. Unë nuk mund të bëj kompromis me askënd në dëm të qytetarëve, të drejtave e të cilëve po për-

Ngjarje e rëndë tragjike

- Nga një aksident automobilistik humbën jetën katër vetë. 9 të tjerë në gjendje tejet të rëndë - Pardje rreth orës 14.30 ka ndodhur një ngjarje tragjike, tejet e dhimbshme. Si rrjedhojë e një aksidenti automobilistik, Automjeti i drejtuar nga shoferi Naim Matjani, i cili udhëtonte nga Rrësheni për në Kaçinar, në vendin e quajtur Ura e Kaçajve, ka shkarë nga ura, duke rënë rreth 25 m. poshtë saj. Më këtë au[tomjeti] udhëtonin 16 pasagjerë nga të cilët 4 vetë kanë gjetur vdekjen, ndërkohë që 9 të tjerë ndodhen në spitalin e Rrëshenit, disa prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë. Kjo ngjarje ka tronditur mbarë banorët e Mirditës. D. V.

Respekti për veteranët e Luftës së Dytë Botërore është, në të njëjtën kohë, vigjilencë ndaj neofashizmit

- Intervistë e Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar Pirro Dodbiba. Shoku Pirro cilat janë lidhjet e organizatës suaj me Federatën Botërore të Veteranëve të Luftës Organizata jonë që prej dy vjetësh mbanë lidhje të rregullta me Federatën Botërore të Veteranëve të Luftës. Në vitet 1993 dhe në pranverën e vitit 1994 morëm pjesë përkatësisht në konferencat e Stambollit dhe të Lisbonës, që organizonte Federata. Tani shkojmë në Kongresin e Bordosë me mendimin dhe besimin se ky forum i lartë do të na pranojnë në gjirin e tij jo thjeshtë si vëzhgues, por me të drejta të plota, çka do të ishte një nder i madh për tërë veteranët e organizatës sonë, por, ndërkohë ky do të përbënte një hallkë më tej në integrimin e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare. Cili qe rendi i ditës i Kongresit të 21-të të Federatës Botërore të Veteranëve Rendi i ditës së Kongresit lidhej me masat, rrugët dhe format e punës që do të përdorëshin për të festuar me ma shumë madhështi 50-vjetorin e

Vdiq Haki Toska

Pas një sëmundje të rëndë vdiq Haki Toska, njëri prej ish-udhëheqësve komunistë të Shqipërisë për një periudhë të gjatë, ish-partizan dhe drejtues i formacioneve partizane të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Paralele Kur vjen Viti i Ri - Itali, Greqi, Maqedoni, Turqi -

Të gjithë e kemi vënë re, madje e kemi ndjerë se si tregëtarët tanë këto ditë në prag të Vitit të Ri, kanë rritur dhe po i rrisin çmimet. Paralele Kur vjen Viti i Ri - Itali, Greqi, Maqedoni, Turqi - Të gjithë e kemi vënë re, madje e kemi ndjerë se si tregëtarët rregull i ekonomisë së tregut c që ne nuk e dimë? Le tu referohemi disa vendeve fqinj. Në merkaten e Romës, e themeluar qysh në vitin 1924 e cila i ngjan një qyteti të gjelbër grumbullohen gjithë frutat dhe perimet që do të tregtohen në qytet. Grumbullimi fillon në orën 12.00 të natës e vazhdon deri në orën 6 të mëngjesit. Tarifat janë përcaktuar nga vetë tregtarët privat. Shteti kontrollon. Për Vitin e Ri, kuptohet prodhimi është i madh, edhe blera është më e madhe. Në mënyrë që të shitet sa më shumë, shoqata e tregtarëve i ul çmimet. Pothuajse të gjitha frutat dhe perimet në prag të Vitit të Ri në Itali kushtojnë 20 për qind më pak se ditët e tjera. Është fjala për cilësinë e parë. Kështu, tregtarët e qytetit të Romës që furnizohen pikërisht në këto magazina e askund tjetër blejnë dhe shesin me çmime të unifikuar. Policia financiare kontrolli sanitar, përfaqësuesi i bashkisë të gjithë, i kanë zyrat në këtë magazinë. Sa për kuriozitet, edhe furnizimi i Romës me fruta e perime bëhet nga ora 03 e natës deri në orën 06 të mëngjesit, as kësaj ose fjalën e kanë njësitë e shitjes. Ndryshe qytetarët tanë nuk e dinë se tregtarët shqiptar i blejnë mollët në Maqedoni me të njëjtën lekë. Dmh me 1 DM blejnë 5 kg mollë dhe çfarë mollësh se shumë prej tyre, që bëhen lëngari për të fituar sa më shumë i marrin edhe më lire dhe i ngarkojnë me lopata në makinë. Mirëpo këto janë mollët jashtë standardit që përdor industria. Dhe vinë këtu e na i shesin me 80 lekë kilogramin?! Në Greqi, kudo nga shqiptarët di se sa të shtrenjta janë portokallet që këtu në këtë prag të Vitit të Ri na shiten gat 1 dollar kg. Dhe akoma më tej në Turqi, pikërisht në prag të Vitit të Ri të gjithë tregtarët pas bëjnë balancin vjetor, 20 për qind u fillojnë e shpërndajnë dhurata për detajet e vogla e të varfër. Tregtarët me të mëdhenj - ku titull kam milion me shpërndarjen së dhuratave ngrënë dhe një objekt kulti ose bamirëse. Ata thonë se 20 për qind nga 1 kg tha fitimi për cilindo tregtar është haram, prandaj edhe duhet t'i kthehet popullit. Po tregtarët tanë, kur do kuptojnë se rritja të tilla të çmimeve në prag të Vitit të Ri është haram? Një vjedhje në masa të ulta ku qeveria bën sehir!

KURBANET E BERISHËS PËR VITIN E RI

- Lista e të akuzuarve - 1. Zef Brozi, Kryetar i gjykatës së Kasacionit 2. Rexhep Uka, ish zëvendës kryeministër, ministër i bujqësisë, ministër i pushtetit lokal, deputet i PD-së. 3. Genc Ruli, ish ministër i financave, deputet i PD-së 4. Agron Hoxha, ish ministër i tregtisë dhe i bashkëpunimit me jashtë 5. Fatos Bitincka, ish ministër i transporteve 6. Albert Gajo, ish këshilltar i kryeministrit Meksi 7. Mahmut Xhelili, ish Drejtor i Drejtorisë së Pyjeve.

Mirditë